Albatlanta

Humori i zi i Sali Berishės
Shkruan: Akademik Rexhep Qosja

Njė humor qė bėri kėto ditė kryeministri Sali Berisha pothuajse kaloi nė heshtje megjithėse ky humor tregon si sundohet, nė tė vėrtetė si despotohet Shqipėria sot dhe cili ėshtė qėllimi i sundimtarit. U harrua se me humor jo rrallė janė paralajmėruar tragjedi apo tragjikomedi tė mėdha politike. Pikėrisht nė fillim tė prillit tė vitit 2009 e quajti tė arsyeshme kryeministri Sali Berisha qė shqiptarėt e Shqipėrisė shtetėrore, shqiptarėt e Kosovės, shqiptarėt e tė gjitha viseve shqiptare dhe shqiptarėt e diasporės t'i gėzojė me premtimin: "Siē po mė thotė parandjenja ime dhe siē e thashė edhe nė Parlament, le tė pėrgatiten qė Sali Berisha do tė mbetet edhe pėr 35 vjet nė politikė, nėse nuk mė thėrret i Gjithėfuqishmi"! Dėgjuesit qė e duan dhe dėgjuesit qė nuk e duan, por nuk kanė guxim bash tė hapėt tė tregojnė pėr ē'arsye krejt nuk e duan, e bėnė hesapin: kryeministri premton se do tė mbetet nė politikė deri nė vitin 2044! Natyrisht, nė qoftė se s'ēohet kundėr tij i Gjithėfuqishmi, i cili deri tani vetėm nė vitin 2007 ia ka shqiptuar njė dėnim tė vogėl prej tė cilit ē'ėshtė e vėrteta,e ka liruar shpejt, duke i dhėnė ashtu mundėsi qė tė kthehet prapė ku ishte: nė fronin nga i cili po e sundon Shqipėrinė. Shumė shqiptarė u habitėn si i gjithėfuqishmi e lejoi Sali Berishėn tė kthehet nė fronin e Shqipėrisė! Si fryt i zi i politikės sė tij, nė vitin 1997 u vranė mbi 2500 shqiptarė dhe u bėnė shumė shkatėrrime nė Shqipėri!

Nuk e di sa shqiptarėt i gėzoi dhe sa shqiptarėt i pikėlloi ky premtim i kryeministrit. Dhe, nuk e di cilėt shqiptarė i gėzoi e cilėt i dėshpėroi mė shumė: ata tė Shqipėrisė shtetėrore, apo ata tė Kosovės? Sidoqoftė, e rėndėsishme nė kėtė mes ėshtė se kjo nuk ėshtė hera e parė dhe sigurisht nuk do tė jetė as hera e fundit qė kryeministri i gėzon dhe i dėshpėron shqiptarėt me kėso premtimesh. Edhe para njė kohe u premtoi shqiptarėve, pa caktuar sa vjet, se do tė mbetet nė politikė derisa tė mos e thėrrasė i Gjithėfuqishmi nė detyrė tjetėr! Kėsaj radhe, prapė, e denjėsoi tė Gjithėfuqishmin, duke ia pėrmendur emrin, por e pėrkujtoi: mos nxitoi, tė them unė ty, se nė politikėn e Shqipėrisė dua tė mbetem edhe rrum 35 vjet, domethėnė deri nė vitin 2044. I Gjithėfuqishmi u tregua i dėgjueshėm! E ka kuptuar edhe ai tė vėrtetėn: i nėnshtrohet Partia Demokratike me partitė e koalicionit! I nėnshtrohet Qeveria! I nėnshtrohet Kuvendi! Pse tė mos i nėnshtrohet, nė tė vėrtetė, ku ta marrė guximin e tė mos i nėnshtrohet, edhe Ai, i Gjithėfuqishmi, pavarėsisht pse ashtu, i Gjithėfuqishėm, e quajnė shumė qytetarė!

Premtoi se do tė mbetet nė politikė edhe 35 vjet, domethėnė deri nė vitin 2044, kryeministri sigurt mendoi se do ta drejtojė, do ta sundojė a do ta despotojė Shqipėrinė herė si kryeministėr, herė si kryetar, herė si kryetar i Kuvendit - se mė poshtė ai nuk zbret - dhe gjithnjė si kryetar i Partisė Demokratike.

Kryeministri i sotėm i Shqipėrisė, Sali Berisha, ėshtė i lindur nė vitin 1945 dhe deshi s'deshi i Gjithėfuqishmi, sivjet ai i mbush 64 vjet. 64 vjet, sa do tė ketė sivjet, plus 35 vjet tė ardhshme, sa premton se do tė mbetet nė politikė, bėjnė 99 vjet. Kryeministri i sotėm i Shqipėrisė, Sali Berisha, premton kėshtu se do ta drejtojė, do ta sundojė e do ta despotojė Shqipėrinė deri nė moshėn kur tė gjitha krijesat e tjera njerėzore, tė cilat i Gjithėfuqishmi i ka dėnuar tė jetojnė aq gjatė, detyrohen ta presin urdhrin e tij, tė tė Gjithėfuqishmit, me mjekė, me infermiere, me aparate pėr zemėr, pėr frymėmarrje, pėr evakuim dhe me havruz afėr.

Mund tė dalė ndonjė lexues dhe tė mė thotė: mos nxito ti me atė ironinė tėnde qė tė nxjerrėsh pėrfundim tė paqėndrueshėm. A nuk je nė gjendje tė kuptosh se kryeministri ka bėrė humor? Bash humor. Kohėve tė fundit kryeministri ynė ėshtė plot humor! Pse nuk do tė shohėsh se gėzimi dhe humori janė tė pandashėm nė shpirtin e tij tė tejndjeshėm!

Dakord, i pėrgjigjem, mund tė ketė bėrė humor kryeministri. Mund tė ketė bėrė shaka kryeministri. Humor dhe shaka me opozitėn! Dhe, pse jo: humor dhe shaka me shumė votues shqiptarė! Por, tė mos harrojmė se humori qė pėrsėritet dy herė e tenaltė zakonisht mbėshtetet nė dėshirat e humoristit tė cilat ai, humoristi, do tė bėjė ēmos qė t'i sendėrtojė, kuptohet, nė qoftė se e lejojnė votuesit e, sidomos i Gjithėfuqishmi. Kėtė mėsim na e jep edhe historia e vjetėr dhe historia e re. Ta lėmė tė vjetrėn e ta kujtojmė tė renė. Shoku Stalin, shkruajnė jetėshkruesit e tij, ishte shumė shakaxhi. Nė Kremlin, nė daēėn e tij, nė mbledhje tė Politbyrosė, tė Qeverisė, tė Sovjetit Suprem ai dinte tė bėnte humor vetė, ndonjėherė duke premtuar se nuk e ka ndėrmend tė vdesė fare, se ėshtė i pėrjetshėm si Urali, por dinte tė kėrkonte edhe prej tė tjerėve qė tė bėnin humor. Nė ndejat e gjata, nė Kremlin e, sidomos nė daēėn e tij afėr Moskės, qė zgjasnin deri nė mėngjes, nganjėherė, kur kishte sulme humori, si kryeministri ynė viteve tė fundit, kėrkonte prej disa bashkėpunėtorėve tė vallėzonin gopek - se e donte gopekun. Posaēėrisht shpesh, thuhet, me urdhrin e vallėzuesit e stoliste bashkėvendėsin e tij, shefin e NKVD-sė Berinė, qė e mbante gjithė afėr edhe pse e pėrbuzte shumė.

Nuk e di a u ka premtuar shqiptarėve kryeministri se do tė jetė nė politikė edhe 35 vjet, deri nė moshėn 99 vjeēare pėr seriozitet apo pėr humor, por e di se premtimi i kryeministrit, Sali Berisha, se do tė jetė nė politikėn shqiptare deri nė moshėn 99-vjeēare flet shumė, shumė dhe qartė , seriozisht dhe humorshėm pėr gjendjen politiko-morale tė tij; pėr gjendjen politiko-morale tė shoqėrisė shqiptare; pėr veēoritė e pushtetit shqiptar, dhe pėr nivelin e demokracisė shqiptare. Ashtu siē flasin shumė, shumė dhe qartė pėr kėtė gjendje vetjake dhe pėr kėtė gjendje kombėtare, edhe veprimet e tij tė tjera sa humoristike aq edhe tragjike si, fjala vjen, kėto: premtimi se herėn tjetėr, deputetit tė opozitės, XY - nit, do t'ia bėrė fytyrėn kėpucė - pikturė surrealiste! Premtimi se mister Fazlliēin do ta sillte nė Kuvend, qė t'i drejtohet Kuvendit tė Shqipėrisė, po ta kishte takuar nė Tiranė! Diagnoza qė i bėn kryetarit tė opozitės, nė njė mjedis ku kishte edhe fėmijė - filloristė, se duket ėshtė i tredhur. E shaka tė tjera, tė zeza numri i tė cilave premton tė rritet edhe mė shumė ditėve tė ardhshme tė fushatės!

Humori ėshtė bėrė shprehi dhe dhunti e vonė e kryeministrit Sali Berisha. Prej ditės sė parė kur ėshtė futur nė politikėn shqiptare pas komuniste - se ai bėnte pjesė edhe nė politikėn komuniste - kryeministri i sotėm, Sali Berisha, ishte shumėēka po jo humorist: i hallakatur, i vrazhdė, i egėr dhe, sidomos, kėrcėnues. Ishte edhe shpesh puthadorės ndaj tė huajve, natyrisht, po, jo humorist! Mund tė shkruajmė sa tė duam pėr tė! Mund tė bėjmė emisione nė radio e nė televizione sa tė duam pėr tė! Mund tė bėjmė sa tė duam hulumtime politikologjike, psikologjike dhe sociologjike pėr tė dhe pushtetin e tij, nė tė vėrtetė pėr suksesin e tij marramendės dhe maratonik nė politikėn shqiptare, por njė pohim do tė mbetet i vėrtetė: suksesi i tij marramendės nė politikėn shqiptare u detyrohet pikėrisht hallakamės, vrazhdėsisė, egėrsisė dhe kėrcėnimeve tė tij. Pse jo? E njeh mirė ai mentalitetin e bashkėkombėsve, "mentalitetin islamik", "mentalitetin oriental", si e quan pėr qejf racist Maks Velo mentalitetin e bashkėkombėsve dhe e di ai, kryeministri Sali Berisha, bashkė me diagnostifikuesin e kėtij mentaliteti, Maks Velo, se ky mentalitet ende mund tė sundohet e tė despotohet vetėm ashtu siē po e sundon ai partinė e tij dhe Shqipėrinė tonė: me dhunė politike dhe pushtetore!

Dhuna politike ėshtė e pėrmbajtur nė gjuhėn e tij politike! Dhuna politike ėshtė e pėrmbajtur nė humorin e tij! Dhuna politike ėshtė e pėrmbajtur, mė nė fund, nė vendimet dhe premtimet e tij! Tani e 18 vjet ai sillet, vepron nė jetėn politike kombėtare vetėm me kėtė teknologji politike: me teknologjinė e dhunės politike. Si vėzhgues i sjelljeve dhe i gjykimeve tė tij politike kam parė se dy tre vjetėve tė fundit ai ka filluar gjithnjė e mė shpesh t'i stolisė me humor gjykimet, sjelljet, vendimet e tij politike! Pse? Nga vjen ky humor. Nga vjen tani sė voni humori nė sjelljet dhe nė gjykimet e tij politike? Kam vetėm njė pėrgjigje: vjen prej sigurisė qė ndjen ai. Vjen prej epėrsisė qė ndjen ai! Vjen prej megalomanisė qė ka ai! Ka pasur mjaft kohė qė tė bindet ai se sa rrafsh janė rrafshuar bashkėpunėtorėt e tij nė partinė e tij! Ka pasur mjaft kohė tė bindet ai se sa shumė janė pėrēarė dhe se sa shumė janė zvogėluar kundėrshtarėt e tij nė opozitė. Ka pasur mjaft kohė tė bindet ai se sa tė heshtur janė bėrė studentėt! Ka pasur mjaft kohė tė shohė ai se sa puthadorės janė bėrė jo pak krijues artistikė e shkencorė! Ka pasur mjaft kohė tė bindet ai se sa shumė janė dėshpėruar nė politikėn shqiptare qytetarėt shqiptarėt. Me tė dėgjueshmit, me tė pėrēarėt, me tė zvogėluarit, me puthadorėsit, me tė dėshpėruarit ėshtė e lehtė tė bėsh ēka tė duash! Ēka tė duash e si tė duash! T'ju thuash se ua bėn fytyrėn kėpucė! T'ua pėrgojosh e fyesh familjarėt! T'i quash tė tredhur! T'ua ndėrrosh nė Kuvend Kushtetutėn e miratuar nė referendum! T'ua pėrmbysėsh kryeprokurorin! Tė miratosh ligje qė janė nė kundėrshtim me njė varg paragrafėsh tė Kushtetutės! Tė marrėsh me vete nė OKB ministrin qė ėshtė nėn hetimet e Kryeprokurorisė! Tė marrėsh nė mbledhje tė NATO-s edhe kryetaren e Kuvendit - ēka nuk e parashihte protokolli! Tė sundosh i paprekur edhe mbastragjedisė sė Gėrdecit zhduket njė fshat, vriten 26 burra, gra e fėmijė dhe plagosen e sakatosen mbi 200 vetė! Tė shantazhosh dhe tė kėrcėnosh shpesh prokurorėt, gjyqtarėt, politikanėt qė s'i ke pėr qejfi!

Tė pėrndjekėsh me argatėt tu, qė janė bėrė pronarė mediash e firmash tė tjera, intelektualė qė nuk ngurrojnė tė demaskojnė regjimin e despotit.

Tė prodhosh shpifje, denoncime, gėnjeshtra, fyerje, mė shumė se asnjė qytetar nė tokat shqiptare sot dhe mė shumė se asnjė njeri i politikės nė historinė e popullit shqiptar! Tė pengosh, suksesshėm, zbardhjen e tė bėrave tė dyshimta, korruptive, nė tė cilat janė pėrzier besnikėt tu, madje edhe nė korrupsionin kolosal tė rrugės Durrės-Kukės! Tė thuash, prej kabinetit kryeministror, se si duhet tė rishkruhet historia e popullit dhe e shtetit, si dhe historia e arteve! Tė tregosh, prapė prej kabinetit kryeministror, si duhet tė jetė gjuha standarde pėr tė cilėn s'ke as dije tė njė maturanti!

Gjuhė, shfytyrime, sjellje, veprime tipi despotike qė fyejnė demokracinė!

Pse jo?

Qė tė jetė nė politikė edhe 35 vjet, deri nė moshėn 99 vjeēare, ai, Sali Berisha, varet vetėm prej tė Gjithėfuqishmit tė Qiellit po jo prej askujt tjetėr, sidomos jo prej kujtdo nė tokėn shqiptare. Jo dhe jo! As prej Partisė sė tij! As prej opozitės sė Shqipėrisė! As prej Kuvendit tė Shqipėrisė! As prej sovranit tė Shqipėrisė - popullit tė Shqipėrisė. Qė tė jetė edhe 35 vjet nė politikė, deri nė moshėn 99 vjeēare ai, Sali Berisha, varet vetėm prej Atij nė Qiell dhe prej Sali Berishės! Ky ėshtė humori i tij! Kjo ėshtė logjika e tij e gjithnjėshme politike! Dhe, kjo ėshtė "demokracia" e tij tribaliste!

Humori, e kanė thėnė studiuesit e tij, ėshtė brezi me tė cilin notojmė nėpėr detin e jetės. Nuk bėn humor kryeministri Sali Berisha pėr kėtė qėllim: pėr tė notuar sadopak mė lehtė nėpėr detin e turbullt politik shqiptar! Jo. Nuk i duhet humori atij! Humori nuk ėshtė dhuntia e tij. Ai bėn humor, bėn shaka, pėr tė treguar se sa tė vegjėl, ndoshta se sa kurrkush, janė ata qė e dėgjojnė atė humor!

Humori i tij ėshtė humor shumė i zi!

Le tė vazhdojė tė bėjė kėsi humori mbasi e lejojmė!

Prishtinė, 3.4.2009

Nene Shqiperi | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com