Albatlanta

Agresori vazhdon
Arben Xhaferri
Nė njėrėn nga gazetat ditore qė botohen nė gjuhėn shqipe nė Maqedoni, lexova, mbase me vonesė, artikullin, "Koha pėr tė heshtur, koha pėr tė folur". Artikulli ishte i pėrshkuar me brengėn, njėherėsh edhe dilemėn lidhur me akuzėn gjithnjė e mė tė orkestruar nga ana e mediumeve serbe pėr krimet e shqiptarėve tė UĒK-sė ndaj serbėve, qytetarė tė Kosovės ose ushtarėve serbė tė zėnė rob. Akuzat e kėsaj gjenerate tė shpifjeve tė reja kanė tė bėjnė me tregtinė me qenie dhe organe njerėzore. Kjo temė, njė kohė tė gjatė nuk hiqet nga faqet e para tė gazetave serbe, por edhe jashtė Serbisė, qė edhe mė parė e kanė mbėshtetur haptazi kauzėn serbe.

Autori, ndonėse me ndrojtje, me kujdes maksimal, sugjeron idenė qė tė hapet debati pėr kėtė temė, tė paktėn pėr ta qetėsuar ndėrgjegjen tonė. Ēdo popull i qytetėruar nuk do t'i ikte ballafaqimit me njė imputim, apo tė vėrtetė tė tillė, por me kusht qė tė pėrfillen argumentet. Zakonisht, ata qė shpifin, veēmas nėse bėhet fjalė pėr shpifje institucionale, me qėllime armiqėsore, atėherė, nė raste tė tilla, argumentet, faktet, nuk bėjnė punė. Por, kundėrvėnia ndaj shpifjeve tė kėtilla monstruoze nuk bėhet vetėm nė relacion me burimin e imputimit, mediumet dhe institucionet politike dhe shtetėrore serbe, por edhe pėr shkak tė objektit tė njollosjes, me kėtė rast tė vetė shqiptarėve, tė cilėt duhet tė jenė tė bindur se periudha e krenarisė sė tyre, epopeja e UĒK-sė, ėshtė e dėlirė. Nuk mjafton vetėm tė konstatohet se qėllimi i propagandės sė shfrenuar serbe qenka formimi i opinionit negativ ndėrkombėtar pėr shqiptarėt, si dhe interiorizimi i fajit nė vetėdijen kolektive tė tyre.
Kjo dihet. Nė situata tė kėtilla nuk mjafton as qetėsia tipike pėr tė pafajshmit, ose injorimi neveritės i njollosjes dashakeqe, ngaqė propaganda serbe, e ndihmuar nga ajo ruse, tashmė ka arritur tė depėrtojė nė kokat e njerėzve me reputacion dhe besueshmėri ndėrkombėtare, duke filluar nga Kryeprokurorja e Tribunalit tė Hagės, Karla del Ponte, e deri te filozofi amerikan, Noam Ēomski.

Nėse do tė analizoheshin tė gjitha shtrembėrimet, shpifjet e botuara, tė lexuara, tė thėna takime kokė mė kokė, sekrete apo publike, do tė shihej se kundėr nesh Serbia ka nisur njė fushatė, qė ka efektet e njė agresioni. Faktori serb nė kėtė periudhė e vazhdon luftėn kundėr shqiptarėve me mjete tjera. Vazhdimi i kėsaj politike, tė njė lufte tė ftohtė, dėshmon se ata kanė qėllime tė njėmendta armiqėsore. Sa jemi tė vetėdijshėm pėr kėtė kanosje? Do tė thosha me zhgėnjim, aspak!

Vala e re e armiqėsisė qė manifestohet si satanizim i shqiptarėve, dėshmon se serbėt nuk pajtohen me interpretimin e shkaqeve tė luftės nė Jugosllavi dhe me rezultatet pėrfundimtare. Ata pranojnė vetėm opsionin e ngrirjes sė luftės dhe presin momentin pėr rifillim tė armiqėsive. Deri sa tė vijė ky moment, ata vazhdojnė ta ushqejnė popullin serb me gėnjeshtra qė pėrputhen me paragjykimet e tyre, sa pėr ta mbajtur gjallė vrerin dhe mllefin, tashmė tė gjeneratave tė reja. Kėtė e bėjnė si tė moderuarit ashtu edhe radikalėt. Ky plan sheshazi ekziston. Nuk janė naive deklaratat identike tė parisė politike serbe, se ata kurrė s'do ta pranojnė pavarėsinė e Kosovės. Kėtė pėrfundim tė sotėm tė ēėshtjes sė Kosovės ata e trajtojnė si shkas pėr luftė (casus belli). Sė kėndejmi, ne nuk mund tė sillemi nė trajtėn e verbėrisė psikologjike, tė shikojmė dhe tė mos shohim, ta mohojmė atė qė qarkullon nė mediumet lokale dhe ndėrkombėtare, tė sillemi se kėto janė broēkulla serbe dhe asgjė me tepėr. Nė kėtė fazė mund tė konstatojmė vetėm faktin se gazetaria shqiptare, kudo qė zhvillohet ajo, nuk ka kapacitete investiguese (hetuese), prandaj ajo nuk mund tė marrė qėndrim pro ose kundėr, por vetėm nė mėnyrė pėrshkruese tė konstatoj se lajme tė kėtilla qarkullojnė. Prandaj, kėrkesa nga disa pjesėtarė tė organizatave joqeveritare, qė synojnė tė luajnė rolin qė e ka znj. Natasha Kandiē nė shoqėrinė serbe, mė duken tė hezituara nga shkaku se kopjohet forma e jo pėrmbajtja. Si mund tė mbėshtetet dyshimi pa investigime elementare, si mund tė relativizohet faji pa e konstatuar atė. Propaganda serbe pėrdor metodėn e akuzimit pa argumente dhe pastaj kėrkon prej tė pandehurit qė tė dėshmojė se s'ka faj. Ky agjitim intensiv kundėr shqiptarėve ka njė parahistori tė hershme, me qėllime vazhdimisht antishqiptare, por, hėpėrhė, pėr ne ėshtė me rėndėsi qė ta analizojmė kapitullin e fundit qė pėrfundoi me shpėrbėrjen e Jugosllavisė. Roli shpifarak i mediumeve, ushqimi i paragjykimeve tė vjetra me rrėfime tė reja tė sajuara, demagogjia politike, populizmi ishin faktorėt qė e shkėrmoqėn Jugosllavinė, idenė e saj.

Ky kapitull fillon me vdekjen e Titos, pėrkatėsisht me demonstratat e shqiptarėve nė vitin 1981. Siē dihet, Titoja arriti ta ruajė harmoninė nė mes tė sllavėve tė jugut pėrmes parimit qė, "secili ta pastrojė oborrin e vet", ose ēdokush tė flasė pėr nacionalizmin e vet dhe jo tė tjetrit. Njė segment i shoqėrisė serbe, qė gjithmonė e kanė perceptuar kauzėn serbe si e drejtė pėr hegjemoni, e kishin tė qartė se pa e shembur kėtė parim titist, nuk mund ta ndryshonin pozitėn e serbėve nė Jugosllavi. Pra, problemi kryesor pėr ta ishte si tė fitohet e drejta qė ta kritikojnė tjetrin, tė ndėrhyjnė nė oborrin e tjetrit. Duhej tė zgjidhej njė faktor i padhembshėm, qė nuk do tė krijojė gjithaq shqetėsim nė pjesėt e tjera tė Jugosllavisė. Kėtė rol, prej fillimit tė formimit tė Jugosllavisė, ua patėn ndarė shqiptarėve. Duke i dhunuar ata, arrihej njėherėsh frikėsimi, disiplinimi i popujve tė tjerė tė Jugosllavisė.

Strategjia propagandistike serbe pėr ndryshim tė pozitės dhe raporteve brendapėrbrenda Jugosllavisė u zhvillua nė tri faza:
- Faza e parė zgjati prej vitit 1981-1987, pra prej demonstratave tė Kosovės e deri te mbledhja e tetė, ajo e famshmja e KQLK-sė sė Serbisė (e mbajtur mė 23-25 shtator tė vitit 1987). Kjo fazė karakterizohet me ndryshimin e trashėgimisė sė Titos, i cili krijoi njė sistem tė barazisė qė nuk u konvenonte serbėve. Kjo fazė pėrfundoi me zgjedhjen e Millosheviqit si realizues i projektit pėr ripėrkufizim tė pozicioneve.
- Faza e dytė zgjati prej vitit 1987 e deri mė vitin 1990. Propaganda ishte nė funksion tė arsyetimit tė ndryshimeve strukturore, pra ndryshimit tė statusit tė krahinave autonome tė atėhershme, tė Kosovės dhe Vojvodinės.
- Faza e tretė ėshtė e pėrshkuar me arsyetime pėr mbrojtje tė tezės "Serbia e fortė- Jugosllavi e fortė", ose shpėrbėrja e saj qė serbėt e quanin si zgjidhje e madhe dhe kapėrcimi nė idenė e zgjidhjes sė vogėl, krijimit tė Serbisė sė Madhe.

Qėllimi i kėtij artikulli nuk ėshtė vlerėsimi i procesit historik, por analiza e keqpėrdorimit vulgar propagandistik tė mediumeve pėr qėllime politike, e pėrshkuar me imputime monstruoze. Nė kėtė fushatė u pėrdorėn mediumet e shkruara dhe elektronike, sidomos ato qė kishin paraprakisht njė kredibilitet tė veēantė, siē ėshtė gazeta ditore "Politika", pastaj edicionet e saja, siē ėshtė "Politika e ilustruar" (revistė javore qė shtypej nė shkronja cirilike dhe i destinohej kryesisht faktorit serb) dhe TV Politika. Themeluesit e kėsaj gazete (diku nė fillim tė shek. XX) nuk ishin serbė, por slloveni, Vlladisllav Ribnikar, kroati Tjeshimir Starēeviq dhe njė serb, Stanoje Stanojeviq. Tė tre kėta kishin bindje jugosllave dhe donin qė kjo gazetė tė afirmojė kėtė ideal, por ajo pastaj do tė shėrbejė pėr mohim tė kėtij ideali. Misioni i ri i kėsaj gazete, dikur shumė serioze dhe e besueshme, ishte formimi i bindjes qė rolin e Partisė Komuniste (multietnike) ta marrė populli (serb), ose zėvendėsimi i ideologjisė komuniste me populizėm (nacionalizėm). Gjithė kjo fushatė filloi nė rubrikat e parėndėsishme tė gazetės, "Jehona dhe reagime", ku botoheshin letrat e lexuesve. Goditja e parė ishte njė shkrim humoristik sarkastik kundėr akademikut serb, Gojko Nikolish, me titulli pėrqeshės "Vojko i Savle"(Vojku dhe Savle). Duke i pėrqeshur qėndrimet e tija, nė fakt u dha sinjali pėr disiplinim tė intelektualėve, tė elitės serbe. Pas kėsaj filloi njė proces tjetėr, qė aso kohe u quajt organizimi i spontanitetit ose ndodhja e popullit (dogadjanje naroda). Filloi procesi i zėvendėsimit tė partisė me popullin, ose bartja e arbitrazhit nga partia nė popull. Titujt e shkrimeve ishin shumė karakteristike: "Popullit nuk i duhet pėrkrahja", "Populli di mė mirė ēka i duhet", "Populli i hoqi maskat e atyre qė nuk patėn vesh pėr gjėmėn e nėnave, tė vajzave tė dhunuara nė Kosovė", "Nuk humbet autonomia, por kolltuku", "Kushtetuta do tė hartohet sipas dėshirės sė popullit" (natyrisht atij serb), "Ai qė i frikėsohet popullit tė vet nuk duhet ta pėrfaqėsojė atė", "Kaloi koha e fjalėve, tash ėshtė koha e pėrgjegjėsive", "Nuk pranojmė asnjė afat, pos atė -menjėherė!", "Vendit nuk i duhen aspirina, por ndėrhyrje kirurgjike", "Tė jesh indiferent do tė thotė tė jesh pjesėmarrės nė faj", etj. Kėto tituj dėshmojnė qėllimin qė tė instalohet njė kategori e re arbitruese-populli, qė nė emėr tė njė farė urgjence dhe interesi kombėtar, nė tubime folklorike, merrte tė drejtėn t'i disiplinojė gazetarėt, duke i detyruar tė vihen nė shėrbim tė politikės ditore. Nė vazhdim tė kėsaj fushate populiste, do tė kalohet nė argumente edhe mė forta, qė do tė dėshmojnė fajin konkret tė njė kategorie tė popujve tė Jugosllavisė, konkretisht tė shqiptarėve. Mė 3 shtator tė vitit 1987, tri javė para mbledhjes sė tetė tė KQLKS-sė, ku Millosheviqi ngadhėnjen, pėrhapet lajmi se nė kazermėn e Panēevės, njė ushtar shqiptar, Azis Kelmendi paska vrarė, pa kurrfarė arsyeje, katėr ushtarė dhe ka plagosur pesė tė tjerė. Tė vrarėt dhe tė plagosurit ēuditėrisht u takonin tė gjithė etnive jugosllave. Ky incident i konstruktuar u vlerėsua si "Shtėnie mbi rininė jugosllave". Reagimet e orkestruara nuk vonohen, madje erdhi edhe lajmi se fshati i lindjes sė Azis Kelmendit, Dushanova, afėr Prizrenit, e paska lėēitur familjen e "dorasit". Kėsaj ngjarjeje tragjike, qė e pat tronditur Jugosllavinė nė atė periudhė, i parapriu njė fjalim promovues i Millosheviqit, i mbajtur mė 4 prill 1987 nė Fushė Kosovė, ku ai u premtoi serbėve se tash e tutje askush nuk do tė guxojė t'i rrahė ata. Tė gjithė kėto shembuj ishin nė funksion tė ndryshimit tė strukturės udhėheqėse serbe. Kjo ndodhi nė mbledhjen e famshme tė tetė tė KQ-sė, ku Millosheviqi u zgjodh duke e mposhtur mentorin e tij, Ivan Stamboliqin, i cili u vra gjatė bombardimeve NATO-s tė vitit 1999, nga atentatorė tė angazhuar nga regjimi. Kufoma e kėtij njeriu serioz, kryetarit mė stabėl tė serbėve tė periudhės sė komunizmit, u gjet nė njė pyll afėr Beogradit, nė njė gropė, sikur tė ishte qen. Ky rast flet pėr kapacitetet shtetformuese tė serbėve, por sipas standardeve afrikane.

Me ndėrrimin e kuadrit filloi procesi i rikonstruktimit tė Jugosllavisė. Siē dihet, mė 1989-ėn u abrogua Kushtetuta e Kosovės dhe Vojvodinės. Kėtyre krahinave iu morėn atributet e vendimmarrjes autonome. Por, pėr kėtė shkrim ėshtė me rėndėsi manipulimi i njė grupi tė interesit me mediumet, qė do tė kulmojė me idealizim dhe mitizim tė sė kaluarės, si dhe me kritikė mohuese tė tjetrit dhe afirmim jokritik tė vetes. Me kėtė ndryshim tė ligjėrimit u varros tėrėsisht parimi i shėndetshėm i Titos, ai i vetėkritikės. Qė tė arrihej ky ndryshim duhej katėrēipėrisht tė rritej doza e shpifjeve. Ja disa shembuj tipikė: njė baba rri mbi varin e djalit tė vetėm dhe i drejtohet prijėsit: "Millosheviq, floriri ynė, eja" dhe ai vinte plot bujė, qė, pėr pasojė, kishte rrėnimin dhe tragjeditė. Njė skenė tjetėr mė llahtarshme e pėrshkruar nė gazetėn javore "Duga", paraqet njė nėnė serbe qė i sheh shqiptarėt teksa e vrasin djalin e saj tė vetėm: "Eh plaga ime! Dy tė mbanin o bir, i treti tė binte me shkop nė kokė. Pa frymė u hodha pėr tė tė mbrojtur, por ata edhe mua m'u vėrsulėn me shkop. Pastaj, Ferati, i mallkuar qoftė sa ėshtė jeta, e nxori revolen dhe tė qėlloi nė zemėr". Krahas kėtyre rrėfimeve tė sajuara, qė s'kanė ndodhur asnjėherė paraqiten tentativat pėr dhunim tė murgeshave plaka tė manastireve nga tė rinjtė shqiptarė, si ėshtė rasti i inkriminimit tė policit, Ahmet Latifi, i cili paska tentuar ta dhunojė njė murgeshė plakė nė manastirin e Graēanicės, apo paraqitja e njė murgeshe tjetėr, Tatjana Todoroviq, qė me armė nė krah e mbron nderin e saj. Nė kėtė periudhė, shqiptarėt dhe armiqtė e tjerė tė serbėve, si kroatėt, janė gjithmonė nė pėrpjekje pėr tė bėrė krimin, por vigjilentėt serb, nė ēastin e fundit e parandalojnė krimin. Kėta vigjilentė janė njėsitet paramilitare tė udhėhequr nga kriminelėt ordinerė tė tipit tė Arkanit. Nė vijė tė planit pėr minimizim tė vlerės morale tė kombeve tė tjerė, asnjėherė nuk thuhet se kroatėt vetė kanė tentuar tė bėjnė diēka, por gjithnjė nė bashkėpunim me Gjermaninė dhe Vatikanin, qė paraqiten si formacione satanike. Kauza serbe, e kuptuar si njė mision hyjnor, identifikimi i parapėlqyer me idenė se janė popull qiellor, mitizimi i gjithēkaje serbe, shenjtėrimi i personazheve dhe ngjarjeve, identifikimi mjeshtėror me rolin e viktimės, krijoi hapėsirė pėr implikimin e kriminelėve nė politikė. Ata i kryenin punėt qė ndalohen me norma ndėrkombėtare, ndėrkaq politikanėt i lanin duart si Poncie Pilati.

Propaganda serbe ėshtė mjeshtėrore dhe nuk ka skrupuj moralė. Ajo gjithmonė ėshtė nė funksion utilitar, nė funksion tė sė vėrtetės sė ideologjizuar. Ai qė vret, krijon njėsite paramilitare pėr pastrim tė territorit nga elementi i huaj, ai qė gjithmonė dhe kudo pėrdor tė njėjtėn metodė tė veprimit, ai s'mėrzitet pėr shpifje. Dikur shpifej se shqiptarėt janė krijesa me bisht, se janė turq qė duhet tė shpėrngulen nė Turqi, pastaj se janė kundėrrevolucionarė, nacionalistė, irredentistė, fundamentalistė, kontrabandistė dhe kohėt e fundit tregtarė me armė, me qenie dhe organe njerėzore. Epitetet ndryshojnė sipas modės, por armiqėsia kundėr shqiptarėve mbetet si konstantė. "Pyka pykėn e nxjerr", - thotė populli.
24 ore | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com