Albatlanta

Zotėrinj tė sė majtės, jeni tė lodhur dhe pa vizione!
Dr.Pėrparim Kabo
Muzika euroatlantike ka krijuar njė entuziazėm tė skajshėm, aq sa pastori anonim amerikan i mesvitit tė kaluar qė foli ashpėr pėr demokracinė nė Shqipėri, mbeti i fshehur jo pa qėllim. Kėmbanat bien fort nė delire optimizmi dhe me sa duket gjėrat po funksionojnė me “besė premtimesh” dhe luhet “simfonia kreshnike” e titulluar: “Unė e mbajė fjalėn”! Lypset njė alkimizėm politik qė tė zbėrthejė kėtė avaz kryeministror qė ka krijuar njė simbiozė tė gabuar dhe tė lodhshme mes anėtarėsimit nė NATO dhe aplikimit pėr njė status mė tė lartė, atė tė kandidatit nė BE; dhe tangos sė politikės shqiptare tė ēiftit pozitė-opozitė: Hapa para, hapa prapa dhe iluzionet nė mes! Tango iluzionesh dhe deziluzionesh, jo thjesht nė raport me anėtarėsimet, por nė lidhje me realitetin! “Kapitalizmi grabitqar” e i deformuar si shpėrndarje e gabuar e pronėsisė shtetėrore dhe asaj publike, tė krijuara me aq mund dhe nėn varfėri nė sistemin e djeshėm, nuk sollėn tek ne demokracinė nga kapitali, por prodhuan oligarkitė e hapura dhe tė fshehura pėr shkak tė abuzimit me pushtetin dhe vendimmarrjen; qė sa hap e mbyll sytė, pėrmes “akrobacive” krijojnė kapitalistė dhe operatorė tregu tė huaj dhe vendas qė shtihen nė dorė pasuritė tona kombėtare si pa gjė tė keq. Disa hijeshkurtėr i quajnė kėto shitje tė pasurisė kombėtare tek tė huajt, globalizėm. Po mirė, kush ėshtė i menēur kėtu dhe kush jo, ai qė po i blen kėto tregje dhe asete, apo ne qė po i shesim?! Si mund tė thuash se e shitėm ARMO-n sepse 3 milion $ vidheshin! Atėherė unė po tė pyes zoti Kryeministėr, pėrse nuk denoncohen kėta vjedhės? Dhe, gjithashtu po tė kumtoj se, privatizimi nuk qenkėrka strategji pėr zhvillimin ekonomik, por masė pėr ndalimin e abuzimit qė nuk e frenokemi dot! A mos vallė ata qė punojnė dhe drejtojnė nė tė njėjtėn ndėrmarrje tanimė private, nuk janė njerėz me interesa, apo tė huajt nuk vjedhin, vetėm shqiptarėt vjedhin, apo tek privatja nuk vidhet, tek shtetėrorja vidhet?! Kjo ėshtė logjikė e shkurtėr dhe jo ekonomike! Problemi ėshtė mė i thellė. Nė njė vend ku nuk mbrohet prona, cilado qoftė ajo nga vlera dhe pronėsia, ai shtet dhe ajo shoqėri nuk sigurojnė ende njė demokraci funksionale. Shitja e tregjeve nė ekonominė e sotme globale ėshtė njė gafė qė ka pasoja tė gjata dhe tė rėnda nė ekonominė e vendit. Globalizmi nuk mund tė shmanget, kjo ėshtė afėrmendsh. Puna ėshtė si tė menaxhohet ai, aq mė tepėr nė krizėn e sotme globale, sepse nė vendet nė zhvillim e tė varfra ka dy ēėshtje kyē. PABARAZIA dhe PASIGURIA! Kjo ėshtė sot tek ne tash e 19 vjet, “tangoja e fatit njerėzor”, qė nuk e sheh me sa duket vetėm “ēifti BATMAN”, POZITE-OPOZITE. Njė vend nė zhvillim qė hapet tek bota jashtė, sigurisht qė i vjel frytet e globalizmit, tė ėmblat dhe tė thartat. Edhe nėse GDP e tij rritet, ajo mund tė mos jetė e qėndrueshme dhe nėse vjen vetėm nga zhytja nė borxhe nga kreditimi i pakontrolluar, nesėr sjell katastrofė ekonomike. Qeveria e djathtė apo e majtė qoftė, “ka pėr detyrė tė mbajė stabilitetin e makroekonomisė, por edhe stabilitetin e ēmimeve, stabilitetin e prodhimit, stabilitetin e punėsimit, stabilitetin e rritjes”. (Citimi ėshtė nga Libri i Jozef Stiglitz “Ta bėjmė Globalizmin tė Punojė”, nobelistit nė ekonomi, kėshilltarit tė zotit Clinton dhe sot i zotit Sarkozi. Ky i fundit i tha: “Mė jep njė ide tė shpėtojė Francėn”. E jap kėtė sqarim qė mos kėrceni pupthi dhe tė sillni si argument se nuk ndėrhyhet nė treg. Po tė mos ishte ndėrhyrė nė tregjet bankare, sot do tė ishte bėrė kataklizmoja). Neoliberalizmi i djathtė ju dorėzuar “Rrugės sė tretė” tė sė majtės! Sot nė lojėn ekonomike globale janė 4 miliardė njerėz, kur 15 vjet mė parė ishin vetėm 1 miliard. Nė lojėn e transaksionit financiar e monetar janė tė gjithė, me apo pa dėshirėn e tyre. Brenda saj janė edhe qytetarėt e Shqipėrisė pa pėrjashtim, tė majtė apo tė djathtė, tė qendrės apo tė polit, besimtarė apo laikė, autoktonė apo minoritarė! “Tangoja politike” do tė duhet tė rivlerėsojė realitetet dhe detyrimet duke marrė pėrsipėr pėrgjegjėsitė kombėtare qė e kapėrcejnė gardhin e zgjedhjeve tė radhės pėr nė Kuvendin e Shqipėrisė. Drejtim i vendit nuk do tė thotė komandim, dhe “politikė e re” nuk do tė thotė fillim nga e para, sepse nė tė dy rastet mbeten jashtė institucionet dhe institucionalizmi, qė e sjell antropologjinė tonė nė skemėn medivale tė “Popullit-turmė dhe prijėsit-pushtet”. “Kapitalizmi si treg” apo “shoqėria kapitaliste pėr njerėzit”, kjo ėshtė ēėshtja pezull tek ne, mbi tė cilėn duhet vigjėluar pėr tė realizuar ndryshimet e nevojshme qė shoqėria tė zhvillohet dhe jeta tė prosperohet. Individi i kėsaj shoqėrie do tė duhet tė ketė tė siguruara tri liri themelore, atė tė jetės, tė pronės dhe tė shprehjes me tė gjitha format e njohura. “Ajo ē’ka ėshtė vėrtetė e re dhe e veēantė nė kapitalizmin e sotėm nuk ėshtė fakti se ai ėshtė global apo i pasur me informacion, apo teknologji tė lartė, gjė qė ka qenė e vėrtetė edhe mė parė nė histori, por sepse ai ėshtė demokratik…Pėr pasojė, pushteti ekonomik, i cili pėr shekuj me radhė mbahej nga grupe tė vegjėl biznesmenėsh, bankierėsh dhe burokratėsh, ėshtė zhvendosur pėrposhtė…Pėr njerėzit nė Perėndim, fjala demokraci nėnkupton “demokracinė liberale”; pra atė sistem politik qė karakterizohet jo vetėm nga zgjedhje tė lira e tė ndershme, por nga sundimi i ligjit, nga ndarja e pushteteve, si edhe nga mbrojtja e tė drejtave themelore tė lirisė sė shprehjes, tė grupimit, tė besimit, dhe tė PRONĖS….E megjithatė, demokracitė e reja si shumė shpesh po shndėrrohen nė demokraci tė shtirura, ēka sjell zhgėnjim, pėshtjellim, dhunė dhe forma tė reja tiranie”.( Farred Zakaria, ‘E ardhmja e Lirisė’, botimi shqip faqe 8,9,13).

***

Zgjedhjet e pėrgjithshme tė 28 qershorit 2009, pėrpos kujdesit in exstremis qė ato tė mos jenė si edhe ka ndodhur, njė katrahurė abuzimi, vetėm monitorimi elektronik i tyre do tė na kushtojė 1,4 milionė euro, e gjithė kjo sepse ndėrgjegjja civile nga lart-poshtė nuk ka dhėnė ende garanci besueshmėrie. Ja pėrse ėshtė e nevojshme tė arsyetojmė se ku ndodhet sot demokracia nė Shqipėri dhe se ēfarė traseje do tė projektojė parlamenti i ardhshėm! Polarizimi ekonomik i skajshėm dhe deformimi antropopasuror e ka sjellė realitetin e “tangos politike” nė njė vizatim tė tillė, ku tė pasurit manjatė bėjnė edhe politikat ligjvėnėse, por edhe tallen me ligjbėrjen, e cila shkon vetėm nė interes tė njė pakice. Klasa e mesme e munguar ka sjellė mosmbajtje pėrgjegjėsie pėr sovranitetet e deleguara. Njė pjesė zgjedhėsish i “shesin apo i dhurojnė” sovranitetet pėr interesa tė pjesshme (qė ju premtohen privatisht nė fushata), ndėrsa njė pjesė deputetėsh votojnė pa pikė turpi pėr kolegun qė mungon nė sallė duke zhvleftėsuar kuptimin dhe rėndėsinė e sovranitetit tė deleguar tė votuesit. Edhe ato segmente sociale tė profesioneve tė lira qė do tė duhej tė ishin themeli i kėsaj shtrese tė ekuilibrit shoqėror, si dhe balanca e njė antropologjie elektorale tė deideologjizuar, siē janė juristėt, mjekėt, profesorėt, mediatarėt, krijuesit e lirė etj; edhe kėta janė molepsur nė lojėn e ndyrė tė parasė, aq sa kanė humbur edhe fillin e jetės, vlerat e dinjitetit civil dhe thelbin human tė profesioneve. Ne u tronditėm kur njė fshatar goditi me thikė njė mjek nė klinikėn e tij private dhe politikanėt u shkulėn nė spital pėr tė pyetur e kujdesur pėr jetėn e tij. Ka kohė qė ai ka lėnė spitalin, por me tė dalė bleu njė vilė 750.000 $. Kėshtu ka prokurorė qė menaxhojnė pika karburanti apo gjyqtarė qė tallen me paratė duke ju blerė fėmijėve vetura me ēmime tė ēmendura! Qeverisja ka mbetur nė dorėn e nepotizmit, partitizmit e krahinizmit, por edhe tė ortakėrisė sė interesave qė vijnė nga tregu. Gjatė kėtyre viteve, Ministria e Mbrojtjes mund tė quhej, Ministria e Partisė Republikane, ajo e Shėndetėsisė fillimisht e Partisė Demokristiane, e pas tragjedisė sė Gėrdecit ju dha republikanėve. Ministria e Punės, Ēėshtjeve Sociale dhe Shanseve tė (pa)Barabarta mund tė quhet Ministria e Partisė sė tė Drejtave tė Njeriut. Ndėrsa, Bashkia e Tiranės mund tė quhet “institucioni i miqve dhe partnerėve tė tregut”! E kėshtu me radhė, aq sa njė kryetar komune nė Sarandė i thoshte nė klub, duke pirė kafe njė miku, se “komunėn nuk e lėshoj pa ja lėnė djalit tim”!
Monokracia dyfishe partiake dhe posedimi personal i institucioneve “kanė vrarė institucionalizmin” meritokratik. Ato nė krye tė 4 apo 8 viteve, sa herė ndėrrohen pushtetet, dezinfektohen sikur kanė pasur patologji vdekjeprurėse, ndėrsa Komisioni Shtetėror i Shėrbimit Civil nuk ėshtė nė gjendje tė mblidhet pėr shkak tė njė drejtimi inkompetent dhe jashtė kapaciteteve profesionale. I vetmi qė nuk arriti tė raportonte nė Kuvendin e Shqipėrisė, sa qė pėrflitet se do tė shkrihet! Burokracia shtetėrore, kjo pasuri kombėtare qė nisi tė ngrihej qysh nė kohėn e mbretėrisė dhe krijoi asete administrative tė rregullit, disiplinės dhe mbajtjes korrekte tė dokumentacionit nė sistemin e djeshėm, ėshtė rrėzuar. Sot duhet tė punosh pėr xhepat e mėdhenj tė atyre qė drejtojnė tė gjitha pushtetet dhe tregjet, apo tė njohėsh mediatarė qė shpenzojnė nga 800 euro nė ditė, qė tė lidhesh nė mekanizmat pare-prodhuese. Vlerat civile humane dhe tė kompetencės profesionale, konsiderohen tė kapėrcyera, pėrqeshen si naivitet dhe nostalgji puritanėsh. Edhe unite edukimi tė politikanėve tė rinj qė dėnohen nga institucionet ndėrkombėtare, janė tė tilla qė krijojnė dritė-hije dyshimesh qė tė shpien tek pengshqetėsimi pėr abuzime me fondet. Nė sajė kėtyre politikave tė mbrapshta tė tangos pozitė-opozitė e vice virsa, jemi sot nė situatėn kur ende nuk kemi tregues tė qėndrueshėm cilėsor tė antropo-institucionalizmit me pėrbėrėsit e vet si eurokratizmin, teknokratizmin, specialistėt e globalizmit tė tregjeve dhe monetarizmit, profesionalistėt e administratės, dhe mekanizmin operativ menaxherial. Gjithēka zotėrohet, komandohet, komentohet dhe urdhėrohet nga “krerėt” e ēiftit tė “monokracisė dyfishe”, aq sa flitet pėr modele tė nominuara me emra individėsh kryepartiak! “Buxheti-mileti-e dovleti”, do ta parodizoja ngjarjen me buxhetin e Bashkisė sė Tiranės. Ata qė vendosin atje nuk janė tė zgjedhur nominalisht, por tė emėruar nga zyrat partiake, ndaj demokracia qytetare vendimmarrėse nuk ekziston. Pėr mė tepėr, nė atė “parlament tė qytetit” ka edhe individė tė ekzekutivit tė lartė qė nė linjė shtetėrore e kanė nė varėsi pushtetin lokal. Nėse Partia Socialiste e ka seriozisht nismėn e “komisioneve qytetare” nė vendimmarrje, le ta sjellė atė nė nivelin e zgjedhjeve bashkiake tė vitit 2010, nė mėnyrė qė nė Kėshillat Bashkiake tė ardhshėm, nė gjithė Shqipėrinė, tė mos ketė mė njerėz qė vijnė nga zyra partish apo nga tregu i biznesit! Demokracia deliberative ėshtė termi dhe realiteti i tė majtės sė sotme botėrore, aq frekuente kjo tezė tek zoti Obama, qė e majta shqiptare e “madhe dhe e vogėl”, “efemere dhe inekzistente” reket t’i ngjajė, duke sjellė nė Shqipėri konsulenca elektro-fushatore, redaktime politike librash, apo ndonjė adoleshent qė thotė se ka qenė nė fushatėn e fundit pėr zgjedhjet presidenciale nė SHBA, nė krahun e presidentit aktual.
Ajo, e “majta” e para, nė kuadrin e “demokratizmit tė demokracisė” si objektivi themelor i “Rrugės sė tretė” (dhe jo pėrtej tė majtės dhe tė djathtės), ka pėr detyrim ta implementojė njė demokratizim tė tillė qė do tė rriste pėrgjegjėsinė e individit dhe komunitetit.”Gjithėpėrfshirja nė mundėsinė e vetėndryshimit duke krijuar bazėn ligjore dhe mbėshtetjen financiare”, ky ėshtė thelbi i demokracisė tė sė majtės sė sotme, Zotėrinjtė, Rama, Meta, Gjinushi!

“Duhet menaxhuar risku qė tė mos kthehet nė rrezik”. Kjo ėshtė teza e Anthony Giddens, zotėrinj tė sė majtės shqiptare, dhe kjo realizohet duke reformuar shtetin dhe shoqėrinė, drejt njė demokracie mė tė gjerė vlerash tė “komunitetit civil tė ligjit” qė duhet tė drejtohet me sloganin; “Nuk ka tė drejta pa pėrgjegjėsi, nuk ka autoritet pa demokraci”! Jeni larg zotėrinj udhėheqės tė sė majtės shqiptare! Jeni tė lodhur dhe pa vizione! Koha e gjatė nė drejtim nuk ėshtė shenjė zhvillimi! Zgjedhjet e tė dy niveleve dhe demokracia ende nuk kanė ardhur tek ne si njė binom funksional, sepse gjithnjė janė kontestuar, ka pasur sherre, ėshtė derdhur gjak dhe kanė rrudhur fytyrėn e tė deleguarve tė ODIHR-it qė vuajnė tė zgjedhin fjalėt pėr tė bėrė vėrejtje, por edhe pėr tė dhėnė OK e radhės, bashkėshoqėruar me psherėtimėn e pa thėnė (ah, kėta shqiptarėt, kush ėshtė djalli kush ėshtė engjėlli?!) .
Zgjedhjet, edhe nėse janė “free and fair” nuk prodhojnė automatikisht demokraci funksionale dhe institucionalizėm tė burokracisė racionale demokratike.
Zgjedhim, po kė?! Nėse do tė zgjidhen po ata qė kemi gati 20 vjet qė i shohim dhe dėgjojmė, apo pjesėrisht tė zėvendėsuar me njerėzit e parasė, atėherė ku ishim?! Asgjėkundi!!! Elektrokracia ėshtė njė formė e autoritarizmit dhe ajo rezulton e tillė nėse nuk ndryshon pėrbėrjen e uniteve tė demokracisė kolektive pėrfaqėsuese, duke sjellė nė to njerėz qė nuk drejtohen nga interesat dhe instinktet e tregut!
Po vijuam po me ata qė kanė injorancė tė shprehur nė etikėn e komunikimit e janė me aftėsi tė pamjaftueshme nė kompetencėn vendimmarrėse; apo mė keq akoma me ata qė po shpėrfaqen si njė valangė shterpėsie zyrash partiake qė nuk epet tė vjelli retorikė shpifjesh pėr kundėrshtarėt dhe mburrjesh me ditirambe pėr kryekapedanin e forcės sė tij politike, atėherė e vdekur po na vinkėrka edhe ėndrra. Kėta tė fundit janė pėr tė ardhur keq, sepse janė edhe tė rinj, por zelli pėr tė shėrbyer i largon nga arsyeja! Duken si mercenarė tė sė djeshmes, dhe jo misionarė tė njė tė ardhmeje ndryshe, tė lirė, dinjitoze, jo lindore autoritariste! Etėrit themelonjės tė demokracisė amerikane, ata qė krijuan “Kushtetutėn”, “Dokumentin e Federalizmit” dhe “Kartėn e Lirive dhe tė Drejtave tė Njeriut” shihnin si armik tė demokracisė autoritarizmin, dhe si formė tė shfaqjes sė tij edhe shumicat e ngurta qė bėhen arrogante. Ndaj George Washington, i pari pas dy mandatesh tha; Tani duhet tė largohem.

***

Po ju drejtohem fillimisht tė majtėve nė Shqipėri, pėr shkak tė pėrkatėsisė qė kanė me Partinė Demokratike amerikane, por edhe tė djathtėve tė pushtetit qė e kėrkojnė atė sėrish, madje me njė vanitet fodull, saqė nuk pranojnė as edhe njė vėrejte, me njė citim nga libri i Presidentit amerikan Barack Obama: “…Shtojmė se demokracia nuk do tė thotė vetėm tė organizohen zgjedhje. Nė vitin 1941, Franklin Delano Roosevelt tha se ai shpresonte shumė tė shihte njė botė tė bazuar nė katėr liri thelbėsore: lirinė e fjalės, lirinė e besimit, lirinė nga skamja dhe lirinė nga frika. Nga vet pėrvoja jonė, ne e dimė se kėto dy tė fundit - liria nga skamja dhe liria nga frika - janė parakushte pėr tė tjerat. Pėr gjysmėn e popullsisė sė botės, afro tre miliardė njerėz qė jetojnė me mė pak se 2 $ nė ditė, nė rastin mė tė mirė zgjedhjet mund tė jenė vetėm njė mjet dhe jo njė qėllim, njė pikėnisje jo njė ēlirim; kėta njerėz nuk janė nė kėrkim tė “elektrokracisė”, ata kanė mė shumė nevojė pėr elementet bazė, qė shumė nga ne i pėrcaktojmė si jetė tė mirė, ushqim, strehim, elektricitet, kujdes shėndetėsor bazė, shkollim pėr fėmijėt e tyre, dhe mundėsinė pėr tė ecur nė jetė pa pasur nevojė tė durojnė korrupsionin, dhunėn apo pushtetin arbitrar”. (Barack Obama, “Guximi pėr tė Shpresuar”, botimi shqip, faqe 375, shtėpia botuese ‘Dudaj’).

Kuptohet pėrse janė kallpė fjalėt se Shqipėria po ndryshon dhe atė qė bėmė nė fushė duke mundur varfėrinė do ta bėjmė edhe nė zonat malore, thotė pozita, dhe pas “Spikeres”, njė grup tė paditurish thėrrisnin nė njė miting lokal: “Shqipėria po ndryshon”. Po ata mund tė tregojnė pėr komunėn e tyre veriore, se sa e si ka ndryshuar, sepse ku i dinė ata se ēfarė ndodh nė tė gjithė vendin, apo e shohin tek TV kombėtare (private-partiake) ku emetohet si lajm pėr investime edhe njė rrugė nė Pėrmet nga spitali tek shkolla e mesme, qė rezultoi se nuk ekzistonte fare. Ndryshimi pėrmes investimeve qė vijnė nga buxheti i shtetit do tė thotė t’i kthesh taksapaguesit paratė qė i ke marrė, me korrektesė dhe transparencė, sepse janė mundi i tyre. Po qe se i ke marrė kėto fonde kredi, bėj sėrish kujdes, sepse po kėta njerėz do ta kenė barrėn nė breza pėr tė paguar detyrimin bankar dhe % e tyre nuk ėshtė fort e vogėl. Nuk ka kuptim tė thuash ne kemi bėrė kėtė, ju nuk e bėtė atė! E drejtė ėshtė tė thuash, ne kemi shėrbyer nė kėtė mėnyrė, ndėrsa ju ndryshe! Buxheti i shtetit janė taksat e mbledhura tė njerėzve, po ashtu kreditimi vjen po nga ky buxhet, brenda tė cilit janė mundi dhe tė drejtat e qytetarėve! Pėrballė ndryshimit qė nuk ėshtė zhvillim nė ēdo rast, sa herė qė siguron akomodimin social tė jetės, duhet tė themi se nė Shqipėri vetėm 23% e GDP vjen nga bujqėsia, kur 50% e popullsisė jeton nė fshat, ndėrsa deficiti tregtar ka shkuar nė 1-9. Shpiem jashtė euro dhe sjellim zarzavate…etj! Deficiti buxhetor pėr vitin 2008 vlerėsohet tė ketė arritur nė 5,7 % tė GDP, duke u thelluar me rreth 2,2 pikė % nė terma vjetorė. Niveli i borxhit publik shėnoi rritje gjatė vitit 2008, duke arritur nė 55,6% tė GDP, nga 52,2% njė vit mė parė. Deficiti i llogarisė korrente arriti nė 14,9 % tė GDP, i ndikuar kryesisht nga rritja e shpejtė e importeve dhe rėnia e eksporteve dhe zvogėlimi i dėrgesave tė emigrantėve pėr familjet e tyre qė duken si “rantierėt e pafuqisė”. Borxhi i jashtėm ka shkuar nė rreth 6200 euro pėr person, ritmi i rritjes sė kredisė ka ardhur nė ulje. Derdhjet nė banka u rritėn vetėm me 2% nė vitin 2008, kur njė vit mė parė shifra ishte 20%. Bankat nuk thithin mė likuiditete, dhe kjo dukuri duhet analizuar nė anatominė e atyre qė deri dje besonin tek ato apo qė kishin monedhė tė lirė e qė e investonin nė bankė. Interesi i bonove tė thesarit me maturim njėvjeēar kapi vlerėn maksimale prej 9,14 %, kur nė fund tė marsit 2008 kjo shifėr ishte 8,04 %, ēka ndryshe lexohet qė pėr njė vit norma e interesit tė bonove ėshtė rritur 13,7 % dhe kostoja e kredive ėshtė rritur 1-2%.

“Tangoja politike”, kėtu nuk funksionon. Pozita i shmanget kėtyre analizave qė e nxjerrin zbuluar. Opozita, nga ana e saj nuk prononcohet. Programi i ri qeverisės i saj, me fokusin pėr tė zhdukur varfėrinė pėrmes punėsimit dhe nxitjes sė prodhimit vendas, apo arsimit pėr integrim nė punėsim, ēka do tė sillte kohezion social nė tė gjithė vendin; janė njė pjesė e vogėl dhe e pamjaftueshme pėr njė program qė pretendon tė bėjė krejt ndryshe nga ato qė janė bėrė nė 18 vjet! Varfėria dhe arsimi janė vetėm dy nga “Objektivat e Mileniumit”. Ku janė projektet pėr energjinė, pėr monetarizmin, bankat e tregjet, pėr ujin, pėr ambientin dhe sėmundjet, dhe tė gjitha ato drejtime qė lidhen me atė qė thirret sot nė programin e “Rrugės sė Tretė”, “wellfair society”(shoqėria e mirėqenies)???

Personalisht nuk besoj se ky program mund tė sjellė zhvillim, sepse mungon ekspertiza e specializuar e monetarizmit dhe kreditimit, pasi tė gjitha ato ndryshime kanė njė faturė financiare qė nuk thuhet. Gjithashtu, “kasnecėt mediatikė” tė Partisė Socialiste, qoftė edhe ata tė “papėrdorur” deri dje, sot nuk bindin, as teorikisht, as si etikė, as si erudicion apo aksion politik. Duken si fidane tė “Qemal Stafa green house”, qė nuk solli as varietete bio, as tė modeluara gjenetikisht! Vlerat e vėrteta brenda asaj force politike nuk vlerėsohen, sa kohė qė lirinė e mendimit, dinjitetin civil, dhe energjinė e oponencės, nuk e kanė dorėzuar si “besė” pėr “liderin e fortė”, qė fatkeqėsisht ka ngatėrruar zgjedhjet parlamentare me ato presidenciale. Ata qė po ja “krehin bishtin” gati e kanė edhe helmin nesėr, nėse do tė humben zgjedhjet, sepse qė sot nėn zė flasin se ai ėshtė i padurueshėm, por na duhet se vetėm ai mund tė largojė Berishėn nga pushteti. Po tė kėshilloj sinqerisht Zoti Rama, me ato ē’ka shkruan Eduard Baladyr tek libri i tij, “Makiaveli nė Demokraci”: “Politikani ka frikė se mos virtytet morale janė veēse pengesa pėr suksesin. Ėshtė i besueshėm nė fjalėt qė thotė? Do tė gėnjehet. I sinqertė ? Do ta tallin. Konstant nė bindje? Tė gjithė oportunistėt do ta braktisin qė nė vėshtirėsinė e parė. (Korsivi ėshtė i imi P.K). Pėr tė do tė shpifin…”

Unė mendoj se zoti Edi Rama, qė ka merita tė padiskutueshme nė ndryshimin e Tiranės, nuk ka kapacitete pėr kryeministėr, sepse nuk e njeh ekonominė dhe kushtetutshmėrinė. Nėse zoti Obama u bė president i SHBA-ve, kjo sepse ai ėshtė specialistė i tė Drejtės Kushtetuese. Zoti Brown u zgjodh kryeministėr nė Angli, sepse ka ardhur nga eksperienca si ministėr i Financave, ndėrsa zoti Sarkozi erdhi nė krye tė ekzekutivit me eksperiencėn edhe si ministėr i Brendshėm edhe si ministėr i Ekonomisė. I sjell nė mėndje zotit Rama njė intervistė tek “Opinion”, kur pyetjes se ēfarė ndryshimesh rekomandoni ju si forcė politike nė “Ligjin pėr Buxhetin”, pėr tė cilin ai thoshte se ishin bėrė propozime pėr ndryshime thelbėsore, se ai nuk qe nė gjendje t’i pėrgjigjej, dhe i tha drejtuesit tė emisionit se, “t’i dėrgojė nesėr me shkrim”. Nuk ėshtė as turp, as gabim qė ekzekutivi i ardhshėm zoti Rama tė jetė i pėrbėrė dhe i drejtuar vetėm nga teknokratė. Kjo do ta shpėtonte demokracinė nė Shqipėri nga partitizmi dhe “riminishencat e partisė shtet”! Ju mund ta realizoni kėtė ndryshim, sepse e keni vullnetin dhe energjinė e nevojshme. Kėshtu mund tė hapet njė kapitull i ri nė demokracinė shqiptare!

***

Tango-politikė pa aftėsi dhe kulturologji institucionale pėr tė hartuar programe, do tė thotė mėnyrė drejtimi pa vizione; ėshtė patologji inherente vendimmarrjeje sot pėr nesėr, qė rezulton mungesė strategjish kombėtare tė zhvillimit, e pėr rrjedhojė nuk ka kontinuitet institucional kur ndodh kalimi i pushtetit nga njėra forcė politike tek tjetra, pavarėsisht nga ngjyrimi politik i tyre. Pėr kėto arsye, shoqėria shqiptare nė kėto 19 vite ėshtė njė e tillė jashtė sistemi. Tango iluzionesh e deziluzionesh!
Tangoja-politike ende vjen e ngatėrruar, sepse partnerėt e djathtė kanė veshur kėpucė tė majta, bile i kanė trashėgimi politike, ndėrsa partneret e majtė kanė veshur kėpucė tė djathta, sepse u dashuruan ēmendurisht me tregun, u puthėn me biznesin, u njėsuan me paranė dhe u shkrinė me hedonizmin ēshpirtėrues! Pyetja ende pa pėrgjigje ėshtė; kur do tė fillojė ndryshimi drejt “demokracisė funksionale” qė tė mbarojė tangoja e iluzioneve?! Pas 28 qershorit?!... Dyshoj!!!
Gazeta Shiptare | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com