Albatlanta

Kundėr tolerancės, pro bashkėjetesės fetare
Blendi Kajsiu
Nė pamje tė parė mund tė duket se kemi tė bėjmė me njė lojė fjalėsh nė rastin mė tė mirė, ose njė paradoks nė rastin mė tė keq bashkėjetesa fetare nėnkupton tolerancėn fetare dhe anasjelltas, prandaj nuk mund tė jesh kundėr tolerancės dhe pro bashkėjetesės.Megjithatė, logjikisht koncepti i tolerancės nėnkupton tolerimin e diēkaje qė nuk na pėlqen. Kėshtu ne mund tė tolerojmė veset e njė prindi, miku, bashkėshorti apo komuniteti, por kjo nuk do tė thotė aspak se i aprovojmė ato, pėrkundrazi. Prandaj kur flasim pėr tolerancė fetare automatikisht theksojmė se palėt nuk aprovojnė ekzistencėn e njėra-tjetrės ndonėse e tolerojnė atė. Ky ėshtė njė dimension problematik i konceptit tė tolerancės qė ėshtė trajtuar me hollėsi nga njė sėrė autorėsh dhe filozofėsh perėndimor qė nga Derida deri tek teoricienia politike Wendy Brown.

Njė tjetėr dimension i nėnkuptuar i konceptit tė tolerancės ėshtė ideja e dominimit. Toleranca nėnkupton tolerimin e dikujt ndaj dickaje si njė zgjedhje dhe jo thjesht si domosdoshmėri. Imagjinoni p.sh., dikė qė e ka bezdi tymin e duhanit. Nėse shkojmė nė shtėpinė e kėtij individi dhe ndezim njė cigare, pasi i kemi marrė leje atėherė ai ose ajo ėshtė duke na e toleruar vesin tonė tė duhanpirjes. Ama i njėjti individ nė njė lokal plot tym cigareje nuk ėshtė duke e toleruar sjelljen e tė tjerėve, por ėshtė thjesht duke e pėrballuar atė. Ky ndryshim ėshtė i rėndėsishėm pėr tė nxjerrė nė pah faktin qė tolerimi mund tė bėhet vetėm nga pozitat dominuese, pra atėherė kur ke mundėsi tė vendosėsh. Pėr pasojė tolerimi ėshtė njė tipar i njė shumice dhe jo pakice sociale. Ėshtė shumica qė toleron pakicėn dhe jo anasjelltas. Kėshtu kur ne themi se duhet tė tolerojmė minoritetet etnike nėnkuptojmė pozicionin tonė dominues si shumicė. Imagjinoni sa pa kuptim do ishte sikur t’i kėrkonim minoritetit Rom apo Grek nė Shqipėri qė tė ishte tolerant ndaj komunitet shqiptar. Nė kėtė pikė dimensioni konceptual i tolerancės fetare lidhet me dimensionin e tij historik, ēka nė fakt ėshtė e vėrtetė pėr ēdo koncept. Koncepti i tolerancės fetare ėshtė njė produkt historik evropian qė buroi nga luftėrat shkatėrruese tė reformimit dhe kundėr-reformimit mes protestantėve dhe katolikėve qė pėrfunduan me paqen nė Westphalia nė 1648. Toleranca si koncept fetar nėnkuptonte njė fe dominuese qė toleronte njė fe minoritare. Ky koncept ishte produkt i realitetit tė ri evropian pas luftėrave fetare, ku nė ēdo shtet kishte njė fe dominuese (katolike ose varietete tė ndryshime tė protestantizmit) dhe shpesh tė paktėn edhe njė fe minoritare. Kjo pėr faktin se luftėrat fetare krijuan shtete ku feja e princit/mbretit ishte edhe feja dominuese e territorit. Kėshtu doktrina e famshme e tolerancės e John Lock (nė A Letter Concerning Toleration shkruar mė 1689) argumentonte se duheshin toleruar sektet e ndryshme fetare (me pėrjashtim tė katolikėve, myslimanėve dhe ateistėve) nė njė kohė kur nė Britani feja dominuese ishte anglikanizmi. Ndėrhyrja e Lock ndodhte nė kuadrin e njė realiteti historik ku Kisha kombėtare Anglikane persekutonte sektet e tjera (Anabaptistė, Luterianė, Presbiterianė, Kueikėrs, etj) qė pėr pasojė largoheshin drejt kolonive pėr tė themeluar mė pas SHBA-tė.
Fakti qė ēdo territor kishte edhe njė fe dominuese do tė thoshte, qė kjo fe do tė luante njė rol tė rėndėsishėm edhe nė procesin e kombformimit. Pra, me lindjen e nacionalizmit besimi fetar nė Evropė ndėrthuret edhe me identitetin kombėtar. Kėshtu pėrballė anglezėve anglikanė kemi spanjollėt katolikė, apo holandezėt protestantė. Feja mbetet e rėndėsishme edhe nė kombe tė mėvonshme si Italia apo edhe tek fqinjėt tanė ballkanikė, ku kisha kombėtare ortodokse ka qenė njė nga shtyllat e kombformimit qoftė pėr grekėt, serbėt, apo bullgarėt. Nė kėtė kontekst historik tolerance fetare bėhet gjithnjė e mė e rėndėsishme pasi feja dominante e armatosur edhe me misionin kombėtar lehtėsisht abuzon me minoritetet fetare qė tashmė mund tė persekutohen edhe si antikombėtare, kėtu mjafton tė kujtojmė fatin tragjik tė hebrenjve nė Evropė. Kėshtu persekutimi i katolikėve nė Angli apo Holandė ėshtė bėrė edhe nė kuadrin e njė nacionalizmi anglikan apo protestant. Edhe sot Kisha Anglikane, qė ėshtė tejet tolerante, ėshtė kisha zyrtare apo kombėtare nė Britani, ku mbretit apo mbretėreshės ende nuk i lejohet martesa me njė katolik. Toleranca pra i referohet tolerimit tė njė feje minoritare nga njė fe dominuese. Krejt ndryshe nga ky realitet kombformimi shqiptar ėshtė bėrė mbi bazėn e idesė se asnjė fe nuk ėshtė dominuese dhe asnjė fe nuk ėshtė minoritare. Nė fakt tė katėr komunitetet fetare nė Shqipėri janė tė barabarta nė raport me kombformimin shqiptar. Nė kėto kushte nė Shqipėri ndryshe nga ēdo vend evropian nuk mund tė flitet pėr njė fe dominuese. Pikėrisht pėr kėtė arsye koncepti i tolerimit ėshtė sa i papėrshtatshėm aq edhe i padobishėm pėr realitetin shqiptar. Nė rastin e Shqipėrisė nuk mund tė flasim pėr tolerancė fetare si njė proces ku njė fe dominuese toleron njė apo disa fe minoritare. Kėshtu nuk mund tė themi se feja Islame toleron fenė Katolike, Ortodokse apo Bektashinjtė. Po kėshtu nuk mund tė themi as se Ortodoksėt tolerojnė fenė Islame (Sunit), Katolike apo Bektashinjtė, dhe anasjelltas. Por kjo ndodh jo pėr faktin se feja nuk ka pasur rėndėsi nė procesin e kombformimit shqiptar. Tė besosh Vaso Pashėn kur thotė se feja e shqiptarit ėshtė shqiptaria do tė thotė ta trajtosh propagandėn e Rilindjes kombėtare si fakt historik. Vetė fakti qė Vaso Pasha i bėnte thirrje shqiptarėve tė mos shihnin ‘kisha e xhamia’ do tė thotė se ata po e bėnin diēka tillė, pėrndryshe nuk kish se pėrse Vasoja t’u bėnte thirrje mos ta bėnin. Kjo ide mė pas u pėrdor nga regjimi komunist pėr tė justifikuar ndėrtimin e njė shteti ateist duke fshirė nga historia rolin themelor tė klerikėve katolikė, ortodoksė, sunitė apo Bektashinj nė procesin e kombformimit shqiptar.

Arsyeja se pėrse asnjėra fe nuk mund tė jetė dominuese nė Shqipėri ėshtė sepse asnjėra nuk mund tė pretendojė ekskluzivitetin e identitetit shqiptar, siē ndodh p.sh., me fenė anglikane nė Angli, me fenė protestante nė vendet nordike, me atė katolike nė Itali, Spanjė apo Poloni, apo me fenė ortodokse nė Rusi, Greqi, Serbi apo Bullgari. Kjo ndodh sepse secila fe ėshtė dhe ka qenė njėsoj e domosdoshme dhe e paeleminueshme nė identitetin shqiptar. Kėshtu pa fenė katolike zor se mund tė ruhej njė identitet historik dhe linguistik shqiptar. Dhe kėtu nuk e kam fjalėn thjesht pėr faktin se heroi ynė kombėtar Skėnderbeu ishte kampion i katolicizmit, por pėr klerikė tė tipit Gjon Buzuku apo Pjetėr Bogdani, qė pėr arsye fetare dhe jo kombėtare dokumentuan gjuhėn e shkruar shqipe. Mjafton kaq dhe pa pėrmendur figura si At Gjergj Fishta, apo qendra tė qytetėrimit shqiptar si Shkodra apo Lezha, pėr tė kuptuar rėndėsinė e fesė katolike nė ruajtjen dhe krijimin e identitetit shqiptar. Kjo natyrisht nuk do tė thotė se Shqipėria ėshtė njė vend katolik, ndonėse ndokush mund ta dėshirojė kėtė me zemėr. Tė paktėn numerikisht popullata mbi tė cilėn u investua identiteti shqiptar ishte dhe ėshtė nė njė pjesė tė mirė myslimane. Ndonėse edhe gjuha edhe identiteti shqiptar u ruajt fort tek komunitete fetare si ai katolik, ai u ruajt dhe u zhvillua edhe tek komuniteti Islamik si brenda edhe jashtė kufijve shtetėror nė Kosovė apo Maqedoni. Po kėshtu vėshtirė se mund tė flitet pėr identitet shqiptar edhe pa komunitetin Bektashi, mjafton tė pėrmendim kėtu vėllezėrit Frashėri qė ishin pjesė e kėtij komuniteti. Sė fundi, por jo pėr nga rėndėsia, identiteti shqiptar nuk mund tė krijohej dhe ekzistonte pa fenė dhe komunitetin Ortodoks roli i tė cilit nė formimin dhe konsolidimin e kombit shqiptar ėshtė tejet i qartė. Mjafton tė pėrmendim shkollėn e parė nė gjuhėn shqipe tė ngritur nė Korēė, apo Imzot Fan Nolin qė nė fund tė fundit ishte peshkop Ortodoks, pėr ta kuptuar kėtė. Natyrisht nė tė gjitha kėto komunitete mund tė gjejmė plot shembuj kur feja i ėshtė kundėrvėnė apo ka shėrbyer edhe si njė pengesė e formimit tė identitetit shqiptar, por kjo nuk duhet tė na bėjė tė harrojmė rolin e secilės fe si pjesė e identiteti shqiptar. Ky ekskursion i shkurtėr historik besoj se mjafton pėr tė treguar se nė kuadrin e shtetit dhe identitetit shqiptar asnjėra fe nuk mund tė pretendojė se po toleron tjetrėn, pasi askush nuk mund tė pretendojė se ėshtė feja dominuese nė raport me identitetin dhe shtetin shqiptar. Jo thjesht se shteti shqiptar ėshtė laik, pasi laike janė edhe shumė vende evropiane, por identiteti i tyre kombėtar tė paktėn historikisht ėshtė i lidhur ngushtė mė njė fe tė caktuar. Por sepse vetė identiteti shqiptar nuk ėshtė produkt i njė feje tė vetme. Kėshtu komuniteti mysliman ėshtė vėrtetė numerikisht superior, por kjo nuk e bėn fenė Islame pėrcaktuese tė shtetit apo identitetit shqiptar dhe as Shqipėrinė njė vend islamik. Pėr tė njėjtėn arsye edhe sikur nesėr shumica e shqiptarėve tė dalin tė krishterė (me konvertimet pafund qė kanė ndodhur nė Greqi apo Itali) kjo nuk do tė thotė se Shqipėria do bėhet vend i krishterė apo Islami njė fe minoritare. Po kėshtu heroi dhe simboli ynė kombėtar Gjergj Kastrioti Skėnderbeu mund tė jetė katolik, por kjo nuk do tė thotė se identiteti ’real’ shqiptar ėshtė thjesht katolik. Shqipėria nuk ėshtė as e katolike, as ortodokse, as islamike (as Bektashiane), ajo ėshtė edhe katolike, edhe bektashiane, edhe ortodokse edhe myslimane. Koncepti i tolerimit nuk e rrok dot kėtė realitet qė nėnkupton barazi dhe jo thjesht tolerancė mes kėtyre komuniteteve. Ndaj njė koncept mė i dobishėm do ishte ai i bashkėjetesės, ku askush nuk toleron askėnd por tė gjithė e pranojnė ekzistencėn e tjetrit si tė barabartė dhe jo thjesht si minoritet. Kjo nuk do tė thotė se ekziston ndonjė harmoni fetare pėrrallore; paragjykimet mes komuniteteve fetare nė Shqipėri ekzistojnė dhe kanė ekzistuar historikisht. Por asnjėri komunitet fetar nuk pretendon ekskluzivitetin e pėrfaqėsimit kombėtar apo tė tolerojė komunitetet e tjera pasi ėshtė vetė dominues. Dhe kėtu qėndron ndryshimi themelor me situatėn nė Evropė.

Ky ėshtė njė realitet qė ne si shqiptarė e kemi shumė tė vėshtirė t’ia shpjegojmė Evropės, e cila si pasojė e historisė sė saj e ka tė pamundur tė kuptojė bashkėjetesėn dhe barazinė e katėr komuniteteve fetare nė njė identitet kombėtar. Pėr mė tepėr ėshtė njė ėshtė njė realitet qė nuk mund tė shprehet nė mėnyrė statistikore. Prandaj ne ndihemi keq kur evropianėt e pėrshkruajnė Shqipėrinė si 70% myslimane, 20% ortodokse dhe 10% katolike. Dhe problemi kėtu nuk ėshtė thjesht tek pasaktėsia e kėtyre tė dhėnave, tek injorimi i popullatės ’sė pėrzier’ fetare, apo i shumicės dėrrmuese jo-fetare. Problemi ėshtė se njė statistikė e tillė krijon pėrshtypjen e gabuar tė fesė dominuese dhe fesė minoritare qė mė shumė se realitetin shqiptar reflekton eksperiencėn evropiane, nga ku ka buruar edhe vetė koncepti i tolerancės fetare. Prandaj shumė evropianė e shikojnė realitetin fetar shqiptar nė mėnyrė thjesht statistikore duke konkluduar se feja dominuese nė Shqipėri ėshtė ajo islame, ndėrkohė qė vetė komuniteti islamik tek ne ndihet tėrėsisht i injoruar. Tė kompleksuar nga ky keqkuptim ne nxitojmė t’i themi Evropės dhe vetes se ne nuk jemi aspak myslimanė, ose se myslimanėt tanė janė aq tolerant saqė nuk besojnė fare tek zoti. Pėr pasojė shfaqja e shenjave tė besimit Islam na trondit duke shkaktuar reagime ekstreme, siē ėshtė pėrjashtimi i vajzave me shami nga shkollat publike. Justifikimin pėr kėtė e gjejmė nė zemėr tė Evropės, duke marrė Francėn si shembull, njė vend me problematikė dhe traditė krejt ndryshe nga e jona. Edhe pse nė Evropė ka edhe vende si Anglia ku nė universitetet publike lejohen vajzat dhe djemtė me mjekėr, turban, shami, apo perēe. Kjo nuk do tė thotė se ne duhet tė imitojmė Anglinė apo Francėn, por se duhet tė shikojmė dhe zhvillojmė dhe mbrojmė traditėn tonė tė bashkėjetesės fetare ku fetė nuk janė as tė dominuara as tė toleruara por tė barabarta. Realitetin fetar shqiptar nuk kemi pėrse t’ia pėrshtatim keqkuptimeve qė vijnė nga jashtė si pasojė e komplekseve qė kemi ne brenda. Nė kėtė mėnyrė nė vend qė tė importojmė probleme nga Evropa mund t’i eksportojmė asaj zgjidhje. Fatkeqėsisht kjo nuk ndodh sepse integrimin evropian ne e kemi kuptuar thjesht si proces tė imitimit tė Evropės. Kėshtu nė vend qė tė krenohemi dhe zhvillojmė kompleksitetin e identitetit tonė ne vuajmė pėr njė identitet ‘tė pastėr’ fetar si ai i fqinjėve tanė qė fenė e kanė tė sanksionuar nė kushtetutė, siē kishim ne tė sanksionuar mungesėn e saj dje. Nė vend qė tė ruajmė sistemin tonė tė bashkėjetesės bazuar mbi barazinė mes komuniteteve fetare, ne pėrpiqemi tė imitojmė tolerancėn fetare tė Evropės qė nė thelb bazohet tek njė marrėdhėnie e pabarabartė mes komuniteteve fetare. Dhe meqenėse kjo marrėdhėnie e pabarabartė nuk ekziston, ne pėrpiqemi ta krijojmė atė, si nė Evropė.
Panorama | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com