Albatlanta

Feste
Andrea Stefani

Qė nga rėnia e komunizmit nė politikėn shqiptare ka pasur zakonisht dy kryeliderė. Njėri i ka pėrkitur Partisė Demokratike dhe tjetri Partisė Socialiste. Por, ndėrsa kryelideri i PS, Fatos Nano, ėshtė rivalizuar edhe nga zėra tė tjerė pėr t‘u larguar nga kreu i partisė pas humbjes sė zgjedhjeve nė vitin 2005, krejt e kundėrta ka ndodhur me kreun e kampit tė demokratėve, Sali Berisha. Njė komunist (qė nuk ėshtė bėrė dot njė ish-komunist) me profesion kardiolog, ėshtė shndėrruar pėr Partinė Demokratike si zemra pėr njė organizėm tė gjallė. Tashmė, 20 vjet pas krijimit, Partia Demokratike nuk mund tė konceptohet dot pa Berishėn. Lidhja ėshtė kaq organike, sa atė e pranojnė hapur edhe nė PD. Berisha ėshtė partia dhe partia ėshtė Berisha. Ky raport i betonuar i liderit me partinė ka qenė historikisht, sikundėr ka treguar edhe Robert Michels, tipik pėr partitė e majta socialiste qė nė shekullin XIX. Sipas Michels, nuk ishin tė pakėt ata qė habiteshin kur dėgjonin se edhe pasi kishin kaluar 30 vjet, lideri i Partisė Socialdemokrate gjermane ishte po prapė Karl Libkneht. Sot, rreth njė shekull pasi publikua ky konstatim, e njėjta gjė ndodh me atė qė u vetėquajt Partia Demokratike nė raportet me liderin e saj.

Askush nuk do ta besonte se partia "e djathtė" qė udhėhoqi pėrmbysjen e kultit tė diktatorit komunist, do tė krijonte brenda pak vitesh njė kult po aq absolut, po aq tė pakundėrshtueshėm, po aq robėrues brenda gjirit tė saj tė krahasueshėm vetėm me atė tė Enver Hoxhės pėr Partinė e Punės. Por, ky ėshtė njė raport qė shpreh thelbin e njė partie, prandaj nuk mund tė neglizhohet sikundėr edhe mjerisht po ndodh me segmente tė politikės dhe diplomacisė perėndimore. Tė flasėsh sot pėr largimin e Berishės nga kreu i PD tingėllon si donkishotizėm. Kulti Berisha arriti t‘i imponohet edhe Perėndimit, si njė realitet kokėfortė thuajse shkėmbor. Tashmė Perėndimi dhe diplomatėt e tij nė Tiranė nuk janė tė fokusuar mė nė emancipimin e situatės partiake mes demokratėve, por e marrin Berishėn si njė faktor konstant. E vetmja gjė qė bėjnė kur bie fjala pėr njė anomali tė tillė, qė s‘bie aspak erė demokraci, ėshtė ta justifikojnė me mendėsinė e prapambetur dhe patriarkale tė shqiptarėve, Berisha ėshtė festja qė meritojnė shqiptarėt.

Kėshtu, fenomeni Berisha, njė zhvillim krejtėsisht jo demokratik dhe i realizuar nė sajė tė mungesės sė demokracisė nė PD, ia ka arritur tė imponohet si njė pashmangėsi. Shumė shkaqe qėndrojnė nė rrėnjėt e kėtij zhvillimi ogurzi pėr lirinė dhe demokracinė, por njėri ka tė bėjė me "kalorėsinė" e habitshme tė kundėrshtarėve kryesorė tė Berishės nė momentet mė kritike pėr liderin e ashpėr "demokrat", qė po tė kish qenė nė vendin e tyre do t‘i kish rrasur, pa as edhe mė tė voglėn mėdyshje, 7 pash nėn dhe. Natyrisht ka tė bėjė edhe me sistemin e drejtėsisė, qė nuk ka pasur kurrė njė axhendė tė pavarur nga politika, prandaj u ėshtė bindur edhe gjesteve "kalorėsiake" tė politikės, duke sakrifikuar ligjin dhe lirinė e vet.

***

Kulti i Berishės ėshtė nė konflikt me rrethanėn apo stinėn e demokracisė ku ai ėshtė rritur dhe po reziston. Krejt ndryshe kulti i Enver Hoxhės ka "justifikimin" e vet historik. Ai u krijua nė njė epokė kur partia shtet me superliderin e saj ishte modė politike nė thuajse gjysmėn e botės. Prandaj ėshtė pak si e komplikuar (ndonėse nuk duhet lėnė pa bėrė) t‘i fajėsosh shqiptarėt pėr krijimin e njė kulti tė tmerrshėm si ai i diktatorit Hoxha. Sa mė e prapambetur tė ketė qenė e kaluara e tyre dhe sa mė e fortė stina e totalitarizmit komunist, aq mė tė shfajėsuar janė ata. Por ndryshon puna sot, kur totalitarizmi nuk ėshtė mė njė modė e pėrhapur politike, kur moda politike nuk kėrkon qė lideri tė jetė partia dhe partia tė jetė lideri, kur kėrkohet qė liderėt dhe elitat tė ndėrrohen sa mė shpesh nė sajė tė konkurrencės, kur epėrsia e sistemit qėndron jo te lideri i pėrjetshėm dhe kasta rreth tij, por pikėrisht te ndėrrimi i lidershipėve dhe rifreskimi i vizioneve. Asgjė nuk i justifikon shqiptarėt dhe nė radhė tė parė "demokratėt", pėr kultivimin nė rrethanat e postkomunizmit tė kultit alla bolshevik dhe antidemokratik tė Sali Berishės, asgjė pėrveē prapambetjes sė mentalitetit tė tyre politik qė kėmbėngul si njė atavizėm i totalitarizmit nė epokėn e demokracisė.

Kjo prapambetje vėrehet jo vetėm nė masat e rėndomta apo fanatike tė partisė, por edhe nė zėra intelektualėsh qė vazhdojnė ta cilėsojnė fenomenin Berisha si "njė dukuri normale shqiptare". Me "normale" ata kuptojnė atė qė mund tė shprehet lakonikisht nė njė thėnie tė vetė shqiptarėve "sipas kokės festen". Me njė fjalė Berisha ėshtė festja qė meritojnė shqiptarėt pėr "kokėn" apo mendėsinė qė kanė. Tė tjerė e cilėsojnė tė gabuar fokusimin e kritikės te kulti i Berishės, duke nėnvizuar "se mė shumė se individi rėndėsi ka sistemi". Ata e kritikojnė Berishėn me aksioma oksidentale, ndėrkohė qė ai vė nė zbatim praktika dhe struktura orientale nė themel tė tė cilave ėshtė sundimi i liderit mbi sistemin, ose mė saktė, ku lideri ėshtė vetė sistemi. Ata e shohin diktatorin e ri qė marshon lakuriq para tyre, por kanė frikė ta denoncojnė, vetėm sepse Ai thotė qė ka veshur rrobe "demokratike". Ata ose janė verbuar, ose bėjnė sikur nuk shikojnė se kulti i Berishės ėshtė njė lungė kancerogjene autoritariste brenda organizmit foshnjor demokratik dhe se Berisha po zhvillon njė luftė konstante kundėr sistemit tė demokracisė.

Ai nuk rivalizon thjesht pėr kapjen apo mbajtjen e pushtetit, por pėr kapjen e gėlltitjen e shtetit dhe tjetėrsimin e sistemit tė demokracisė nėn maskėn e demokracisė. Ka qenė pikėrisht kjo orvatje konstante uzurpuese e Berishės qė e ka nxjerrė PS, qė nė momentet e para pas rėnies sė komunizmit, nė njė pozicion politik shumė mė demokratik se ē‘pritej prej traditave tė saj totalitare. Partia Socialiste gjeti te demokracia tė vetmen mburojė pėr tė ruajtur ekzistencėn nga sulmet asgjėsuese tė berishizmit. Ishte strategjia autoritariste e Berishės ajo qė i shndėrroi socialistėt nė "demokratė" dhe demokratėt nė "socialistė". Por, nė tė dyja rastet, metamorfoza nuk qe thelbėsore. Demokracia ishte vetėm goma e shpėtimit dhe socialistėt e flakėn atė sapo dolėn nė breg. Nė luftė me kultin e Berishės ata krijuan kultin e Fatos Nanos, qė me papėrgjegjshmėrinė e vet jo vetėm e mbajti nė skenė Berishėn, por edhe i dha shans pėr t‘u rikthyer nė pushtet. Tani sė fundi po ngrenė kultin e Edi Ramės. Kohėt po provojnė se mendėsitė dhe pasionet autoritariste gurgullojnė nė kazanėt e lidershipėve tė tė dy partive. Janė pikėrisht kėto pasione qė i bėnė tė bashkohen te reformimi tiranik i Kushtetutės.

***

Historia njeh disa organizime politike tė tipit lindor, ku kryelideri ėshtė gjithkush, kurse gjithkush ėshtė asgjė. Nė fakt kjo e dallon Lindjen nga Perėndimi. Nė Lindje lideri ėshtė gjithēka, ndėrsa sistemi asgjė, kurse nė Perėndim sistemi ėshtė gjithēka, ndėrsa lideri asgjė. Nėse do t‘u shkaktosh disfatė kėtyre organizimeve, qoftė nė fushėn ushtarake dhe qoftė nė atė politike, duhet t‘i shkaktosh disfatė kokės sė organizimit qė ėshtė kryelideri, faraoni, mbreti, shahu, kryetari i partisė. Aleksandri i Maqedonisė e mposhti perandorinė persiane me shumė mė pak ushtarė se Dari, sepse nxori jashtė loje Darin. Konkuistadori spanjoll, Francisko Pizarro, me vetėm 168 ushtarė vuri nėn kėmbėt e tij njė perandor si Atahuallpa, qė kishte njė ushtri prej 80 mijė ushtarėsh. Si u bė e mundur njė gjė e tillė? Sepse arrestoi qė nė fillim Atahuallpėn dhe bashkė me tė edhe shtetin inkas. Sepse shteti ishte perandori dhe perandori ishte shteti.

Kundėrshtarėt e Berishės kanė vepruar krejt nė kundėrshtim me kėtė pėrvojė. Ata nuk i kanė dhėnė Berishės goditjen pėrfundimtare politike kur ai ndodhej i kėrrusur nga barra e njė disfate apo njė katastrofe. Kėshtu ka ndodhur nė mars ‘97, kur atij iu shkėrmoq shteti, sepse kish refuzuar (dinakėrisht dhe pėr qėllime pushteti) tė ndėrhynte pėr tė bllokuar nė kohė piramidat financiare, nė shtator ‘98, kur ai dėshtoi pasi frymėzoi njė grusht shteti tė tipit nazist, apo nė 2008 pas tragjedisė sė Gėrdecit ku korrupsioni qeverisės varrosi jetė qytetarėsh tė pafajshėm. Gjithnjė nė kėto raste, kundėrshtarėt nė vend qė t‘i jepnin grushtin dėrrmues Berishės, i kanė rėnė shpatullave ose i kanė rregulluar thilenė e xhaketės. Dhe Berisha ėshtė ringritur duke u bėrė njė precedent i kultit qė qėndron mbi ēdo ligj apo rrethanė historike, mbi ēdo mėkat tragjik. Edhe kur bėn korrupsion, dhe kur bėn kontrabandė, dhe kur shpėrfill drejtėsinė, thuhet se ai e bėn "pėr tė mirėn e Atdheut". Ajo qė pėr kėdo tjetėr do tė qe njė krim i rėndė, pėr Berishėn kthehet si me magji nė njė akt lavdie. Si monarkėt e dikurshėm ai qėndron tani mbi ligjin, mbi sistemin.

Por e keqja e tė gjitha tė kėqijave, rrėnja e tyre, ėshtė se nuk ka qenė nė gjendje tė japė njė goditje kundėr fajeve tė Berishės as sistemi i institucioneve tė drejtėsisė, qė deri mė sot ka qėndruar nė pritje tė asaj qė do tė diktojė politika, si ajo qė zhvillohet nė Tiranė ashtu edhe ajo e Brukselit apo e Uashingtonit. Nė fakt, te kjo vartėsi e sistemit tė drejtėsisė edhe nga direktivat e Brukselit apo Uashingtonit, "ndėrkombėtarėt" duhet tė perceptonin dėshtimin e tyre nė Shqipėri, dėshtimin e "sistemit" tė demokracisė qė ata pėrpiqen ta importojnė prej rreth 20 vjetėsh. Vetėm kohėt e fundit, po i dėgjojmė tė flasin gjithnjė e mė me theks pėr pavarėsinė e gjyqėsorit. Por mė mirė vonė se kurrė. Sepse pavarėsia e gjyqėsorit ėshtė sot jetike pėr sistemin e demokracisė. Drejtėsia ėshtė sot pėrballė disa superskandaleve korruptive (Gėrdec, Rrėshen-Kalimash, Fazliē) tė qeverisjes Berisha, hetimin dhe gjykimin e tė cilave kulti i Berishės, presionet, shantazhet, intrigat, sistemi berishist, po pėrpiqet t‘i bllokojė. Dhe deri tani jo pa sukses. Por nėse punėt do tė vazhdojnė kėshtu, atėherė Berisha do tė triumfojė mbi sistemin, padrejtėsia dhe korrupsioni mbi drejtėsinė. Dhe vetėm kur tė mbeten pėrballė arrogancės sė kultit tė Berishės nė praninė e sistemit tashmė tė ngordhur, disa intelektualė ndoshta do ta kuptojnė se sa e rėndėsishme ėshtė pėr "sistemin" qė t‘i shtypė, nė kohėn e duhur, kokėn bollės qė e mbėshtjell ngadalė dhe pėr vdekje, ndėrsa rritet nė gjirin e tij.

***

Vite mė parė, shqiptarėt lexonin ilegalisht "Princin e Vogėl" tė Exyperi-sė. Regjimi komunist nuk e kish ndaluar rastėsisht kėtė "pėrrallė" qė depėrton nė zemėr tė dukurive tė njerėzimit tė mbetur pa zemėr. Nė kėtė novelė tė mrekullueshme ka njė vizatim qė shoqėron edhe kėtė artikull (vizatimi nr. 1) ndaj dhe lexuesi mund ta shohė dhe t‘i pėrgjigjet pyetjes: Ēfarė tregon ky vizatim? Exyperi vetė shkruan se shumica e njerėzve kanė thėnė pa ngurrim, shpejt e shpejt, se kemi tė bėjmė me njė kapelė. Kam pėrshtypjen se edhe shumė shqiptarėve ashtu do t‘u duket, si njė kapelė, si njė "feste". Por, nė fakt, kemi tė bėjmė me njė gjarpėr boa qė ka gėlltitur njė elefant (vizatimi 2 lehtėson kuptimin) kemi tė bėjmė me "individin" qė ka gėlltitur "sistemin".

Duket si e pabesueshme, por ka ndodhur, madje, na ka ndodhur edhe ne shqiptarėve qė nuk dimė tė mėsojmė nga pėsimi. Boa e Enverit gėlltiti gjithė Shqipėrinė dhe e treti nė bark dhe izolim tė plotė pėr mbi 40 vjet. Tani ėshtė boa e Berishės qė tenton ta gėlltisė. Pas saj ėshtė rreshtuar me gojė hapur boa e Edi Ramės. E megjithatė, na duket pėrsėri e pamundur qė njė boa tė gėlltisė njė elefant, qė individi tė gėlltisė sistemin. Prandaj sa e shohim vizatimin e Exyperi-sė nxitojmė tė pėrgjigjemi: ėshtė njė kapele! Edhe nėse Exyperi do tė na pyeste a jemi tė frikėsuar nga vizatimi do t‘i thoshim siē kanė bėrė shumė tė tjerė para nesh: Tė frikėsuar? E pėrse duhet tė frikėsohet njeriu nga njė kapele? Sepse boa qė po mbyt sistemin do tė mbetet pėrfundimisht pėr ne njė "kapele". Edhe Berisha ėshtė veēse njė individ, njė "kapele". Ėshtė, jo pėr fat tė keq, por pėr "meritė", festja qė prej shumė shekujsh i rri mė mirė kokės sė pandreqshme tė shqiptarėve.
24 Ore | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com