Albatlanta

A ėshtė gati Lideri global IV?
Veton Surroi
1.
Duhet tė dukej si njė mungesė tipike sinkronizimi mes shqiptarėve dhe historisė, kėso here mė fatlume.
Nė qershor tė vitit 1991 , nė Prishtinė, mbėrriti urgjent ftesa pėr takim me sekretarin e shtetit amerikan , James Baker, nė Beograd, ku do tė shkonte me ndjenje tė theksuar alarmi pėr shkak tė paralajmėrimeve pėr zhbėrjen e Jugosllavisė. Sipas ftesave, tė pėrcaktuara me emėr, nė Beograd do tė shkonim Ibrahim Rugova, Adem Demaēi dhe unė. Do tė kėrkonim pėrkrahje pėr tė drejtat tona brenda Jugosllavisė sė atėhershme; ai do tė na ofronte njė pėrkrahje, tė papėrcaktuar. “Nuk kemi qen pėr kėtė dyluftim”, do tė shprehet , me thėnien nga Teksasi qė duhej tė tregonte se nuk do pėrzier nė kėtė telashe, nė fund tė vizitės nė Jugosllavi, nga e cila sllovenėt e kroatėt do tė ndjenin se nuk e kanė pėrkrahjen amerikane, por as shenjėn e stopit pėr pavarėsinė e tyre, e Serbia do tė nxjerrte interpretimin se Amerika ishte ende pėr ruajtjen e Jugosllavisė. Do tė plaste lufta.
Dy muaj mė vonė , ruajtja e shteteve multietnike , tė Bashkimit sovjetik dhe Jugosllavisė , do tė ishte pjesė e shprehur e doktrinės sė presidentit tė atėhershėm Bush. Nė fjalimin e mbajtur nė Ukrainė nė gusht tė vitit 1991, pėrkundėr shenjave tė shembjes sė Bashkimit sovjetik , Bush i tha turmės sė mbledhur independentiste se “liria nuk ėshtė e njėjtė si pavarėsia. Amerikanėt nuk do t[i pėrkrahin ata qė kėrkojnė pavarėsi pėr tė zėvendėsuar tiraninė e largėt me despotizmin vendor. Nuk do t[i ndihmojnė ata qė promovojmė njė nacionalizėm vetėvrasės tė bazuar nė urrejtjen etnike”.
Fjalimi, i njohur tashmė nė histori , si “Chicken Kiev speech” (Fjalimi frikacak i Kievit), nuk ishte i rastėsishėm , sikundėr qė nuk ishin as pėrpjekjet pėr ruajtjen e ish Jugosllavisė, shkruan nė librin e tij njohėsi mė i mirė amerikan i gjeopolitikės , ish kėshilltari i sigurisė kombėtare i presidentit Carter, Zbigniew Brzezinski nė librin e tij brilant “Shansi i dytė” (Perseus Books, New York, 2007). Qenė pjesė e dy zbulimeve tė menjėhershme pėr presidentin e atėhershėm Bush. Njė, se me rėnien e Murit tė Berlinit po binte edhe Perandoria sovjetike, qė do tė thoshte se SHBA-tė ishin superfuqia e vetme globale. Dy, se kėtė situatė tė re historike do shfrytėzuar nė atė formė qė tė mos rikthehej gjendja e luftės sė ftohtė me Moskėn ; e pjesė e njė marrėdhėnie tė re do tė duhej tė ishte pėrkrahja pėr integritetin e Bashkimit sovjetik.
(Nė margjina tė marrjes me tema tė mėdha, siē janė shtetet multietnike dhe baraspesha e forcave pas shembjes sė Perandorisė sovjetike, Baker do tė vizitojė Tiranėn, do tė ndeshet me qinda mija shqiptarė tė entuziazmuar dhe qė atėherė nė analizat e State Departmentit Shqipėria do tė ketė vulėn e njėjtė tė proamerikanizmit siē e kishin deri atėherė prijėsit nė kėtė fushė, polakėt).
Nė tė lexuar librin, bilansi i politikės amerikane ndaj shqiptarėve mė 1991 do tė ishte pėrafėrsisht : Kosova nė Jugosllavinė e reformuar dhe demokratike, Shqipėria tė fillojė me reformat e veta ekonomike, NATO-ja mbetet nė kufijtė e atėhershėm, pjesa mė lindore e tė cilėve do tė ishin ato tė ish Republikės Demokratike gjermane. Por, ndonėse pa sinkronizim me politikėn e atėhershme amerikane, shqiptarėt megjithatė , pas gati njėzet vjetėsh do tė pėrfundonin me Kosovėn shtet tė pavarur dhe Shqipėrinė nė NATO.

2.
Nė fakt, problemi kryesor ,nuk ėshtė mungesa e sinkronizimit mes shqiptarėve dhe historisė. Siē shpjegon nė librin e tij Brzezinski, nuk ka ekzistuar njė sinkronizim mes politikės amerikane dhe historisė. Duke analizuar tre presidentė qė marrin rolin e Liderit Global (Bush I, Clinton, Bush II) , pas shembjes sė Murit tė Berlinit , pra momentit ku e tėrė Bota e shikon me admirim superfuqinė e vetme, ai konstaton defektet serioze nė presidencėn amerikane qė sollėn shtetin nė njė gjendje ku “shikohet gjerėsisht nė botė me armiqėsi”, me “besueshmėrinė e bėrė copė” dhe me “ish aleatėt duke u distancuar”.
Dhe , ndonėse defekti kryesor i tė tre presidentėve ishte , mungesa e njė ideje prijėse qė do tė definonte rolin e ri amerikan si superfuqia e vetme e mbetur , ēdo njėri prej tyre kishte tė arriturat dhe dėshtimet personale (Bush II, sipas autorit mbetet nė histori vetėm me dėshtime). Kėshtu Bushi I do tė merrte nota tė larta pėr menaxhimin e dy krizave, atė tė zhbėrjes sė Perandorisė sovjetike dhe atė tė Luftės nė Gji. Nė tė parėn , presidenti amerikan do tė udhėheq vetė me politikėn e jashtme pėr tė krijuar njė tranzicion paqėsor drejt shembjes sė Perandorisė sovjetike , duke pėrfshirė kėtu edhe bashkimin e Gjermanisė pėrkundėr rezervave tė theksuara franceze dhe britanike. Nė tė dytėn , presidenti amerikan do tė krijojė njė koalicion tė gjerė shtetesh ,pėrfshi edhe ato myslimane , qė do tė dėbonin Irakun nga Kuvajti. Por, nga ana tjetėr , Bushi I nuk do tė dijė tė kapitalizojė kėto dy fitore. Nė tė parėn , nuk do tė arrijė tė krijojė kushte pėr demokratizimin e Rusisė, por pėrkundrazi , me keqmenaxhim tė privatizimit tė shpejtė , do tė krijojė oligarki tė reja antidemokratike. Nė Lindjen e Mesme, pas fitores impozante nuk do tė krijojė kushte pėr largimin e Sadam Huseinit nga pushteti e as tė fillojė zgjidhjen e konfliktit palestinez.
Bushi I ėshtė i njohur pėr nocionin e “rendit tė ri botėror”, por kjo formulė, sipas autorit mbeti vetėm fjalė e thatė. Por, megjithatė, nga profesori Brzezinski merr notėn 4 (nė shkallėn prej 1-5)

3.
Presidenti Clinton, nė librin e profesorit, vuan nga tri probleme nė politikė tė jashtme. I pari ėshtė se e sheh politikėn e jashtme si vazhdim tė asaj tė brendshme, nė tė cilėn i fitoi zgjedhjet duke avokuar hapje tė vendeve tė reja tė punės me globalizim tė tregjeve. Pra rrjedhimisht , nuk qe i interesuar pėr krizat politike anėkėnd botės. Problemi i dytė ishte natyra “kaffeklatsch” (“thashėthėme me kafe”) e debatit tė politikės sė jashtme nė mbledhjet e kėshillit tė sigurisė kombėtare, ku hyn e del kush tė dojė, ku nuk dihet kur fillon e kur mbaron mbledhja. I treti ėshtė zėnia me “probleme private” (dmth. me aferėn Lewinsky, nė njė pjesė tė konsiderueshme tė mandatit).
Clinton merr notė pozitive (3) nė politikėn e tij tė jashtme falė marrėdhėnieve me Yeltsinin por poashtu nė masė tė madhe falė ndėrhyrjes nė Ballkan, fillimisht nė Bosnje e pastaj nė Kosovė. Por, pėr kėtė notė do falėnderuar nxėnėsen e profesorit , sekretaren Albright , e cila kishte instinkt mė tė theksuar nė njė ēėshtje strategjike, zgjerimin e NATO-s , i cili pastaj do tė krijonte kushtet pėr zgjerimin e BE-sė. Zonja Albright, thotė autori , pėrdori zgjerimin e NATO-s pėr tė krijuar koalicionin pėr luftė nė Kosovė dhe ky koalicion forcoi mė tutje rolin Atlantik nė Evropė.
Megjithatė, Clinton poashtu merr kritika, pėr vitet e para , kur mbylli sytė ndaj gjenocidit nė Ruandė e nė veēanti ndaj Lindjes sė Mesme , ku u ndikua nga lobi izraelit nė SHBA, duke mos e trajtuar ēėshtjen palestineze.
Tė gjitha mangėsitė qė mund t[i kenė pasur dy paraardhėsit megjithatė zbehen me politikėn e Bush II, tė cilėn autori e vlerėson si “katastrofale”. E udhėhequr nga ideologjia neokonservatore pas 11 shtatorit, dhe me ndikim tė jashtėzakonshėm nga lobi izraelit, presidenti Bush akuzohet se ka shėnuar dėshtim pas dėshtimi, prej luftės nė Irak e deri te kontrolli i mospėrhapjes sė armėve bėrthamore. Baza ideologjike e “luftės kundėr terrorit” u shndėrrua nė njė luftė me cak tė padefinuar kundėr botės islame, duke prishur jo vetėm relacionin me kėtė pjesė tė botės, por njėkohėsisht duke dėrmuar edhe Aleancėn transatlantike. Lista e dėshtimeve ėshtė edhe mė e gjatė por pėrmblidhen nė fjalinė : “Bushi keqkuptoi momentin historik , dhe vetėm nė pesė vjet dobėsoi nė formė tė rrezikshme pozitėn gjeopolitike amerikane” .Duke e shpjeguar kėtė listė tė gjatė tė dėshtimeve , profesori i ka vėnė notėn mė tė dobėt, 1. (Mund tė dalė ironi e kohės, a mungesė sinkronizimi, se gjatė mandatit tė presidentit mė tė dobėt nė kėtė periudhė tranzicioni Kosova fitoi pavarėsinė e Shqipėria ftesėn nė NATO, por besoj qė interpretimi i saktė tė jetė se kėto zhvillime ishin pjesė e njė procesi tė iniciuar qė mė parė , tė bashkimit tė Evropės , tė cilat nuk u identifikuan qartazi nga presidenti Bush I por megjithatė erdhėn nė shprehje gjatė mandatit tė sekretares Albright).

4.
Proceset qė mbetėn pa u kuptuar nga tre presidentėt, si kriza qė do tė kėrkojnė vėmendjen amerikane, Brzezinski i vė nė njė zonė tė gjerė , qė e quan “Ballkani global”, qė fillon nga Kanali i Suezit nė Perėndim e pėrfundon nė provincėn Xinjiang nė Kinė, qė zhvillohet nga Kazakistani nė Veri e deri nė Detin arabik nė jug. Ėshtė njė zonė prej 500 milionė banorėsh , “tė ngarkuar me jostabilitet tė brendshėm tė derivuar nga tensionet etnike apo fetare, varfėria dhe qeveritė autoritare”. Pėrballė “Ballkanit global” duhet tė qėndrojė, thotė autori, komuniteti i bashkuar Atlantik , pra i SHBA-NATO-BE, i cili ka 13 pėr qind tė popullatės botėrore, 63 pėr qind tė Bruto prodhimit Botėror dhe 77 pėr qind tė shpenzimeve ushtarake globale. Dhe, kėtij komuniteti mund t[i prijnė SHBA-tė , vazhdon autori , me njė shans tė dytė, pas dėshtimeve qė bėnė tre presidentėt e kaluar. Por, pėr tė bėrė kėtė duhet marrė parasysh vėrejtjen e politikologut francez Raymond Aron, i cili duke shkruar pėr SHBA-tė para tridhjetė vjetėsh konstatoi se “nė shekullin XX, forca e njė fuqie tė madhe zvogėlohet nėse braktis tė shėrbyerit njė ideje”. Ēėshtja fundamentale , pra, vazhdon autori, ėshtė se ēfarė mund tė jetė ideja sė cilės do i shėrbejnė SHBA-tė, pas 1776-shit kur i dhanė botės idenė e lirisė dhe shekullit XX kur i dhanė botės idenė e demokracisė si rend pėr tė gjithė? Ideja gjendet nė sfidėn e shekullit XXI. Brzezinski parasheh se kemi hyrė nė shekullin e njė zgjimi politik i cili ėshtė “masiv nga aspekti social, radikal nga ai politik dhe universal nga ai gjeografik”. Fjala ėshtė pėr njė lėvizje politike globale pėr dinjitet njerėzor, paralajmėron autori, njė lėvizje pėr barazi politike , ekonomike e sociale nė pėrmasa globale, qė do tė shkund rendin e deritanishėm botėror. Kjo ėshtė sfida pėr Liderin Global IV, paralajmėron autori mė 2007, duke shtuar , gati me profeci , se kjo sfidė do tė ishte katastrofave pėr Amerikėn , po qė se ndodh brenda njė krize financiare, qė do ta godiste pikėsėpari shtetin qė merr hua pjesė dėrmuese tė kursimeve botėrore, pra vet SHBA-tė. 5. Libri i Brzezinskit ėshtė shkruar pėr publikun e gjerė , por ėshtė botuar pothuajse njėkohėsisht kur edhe u shpall pėrkrahja publike e autorit pėr kandidatin e atėhershėm presidencial Barack Obama. Kėshtu, libri ka mundur tė jetė njė udhėzues gjeopolitik pėr kandidatin , gjegjėsisht , presidentin e ri. Nė tė , janė tri vija tė trasha pėr zhvillimin e politikės sė jashtme amerikane: njė, kontrolli i marrėdhėnieve globale tė forcės drejt ndėrtimit tė njė sistemi global ; dy , trajtimi i konflikteve , duke pėrfshirė kėtu paqėruajtjen , luftėn kundėr terrorizmit, etj ; dhe tre: trajtimi i ēėshtjeve zhvillimore, nė radhė tė parė pabarazia zhvillimore. Brenda njėqind ditėshit tė qeverisjes sė presidentit Obama, tashmė po ravijėzohet njė politikė e jashtme e cila ka marrė parasysh disa nga mėsimet kyēe tė kėtij libri.
Nė fushėn e ekonomisė , administrata e re e cila menjėherė e ka adresuar krizėn financiare nė vend poashtu e ka vendosur atė nė njė kontekst global, dhe pėr ta luftuar nė njė nivel global e ka vėnė brenda njė strukture tė re vendimmarrėse. Nė vend tė mbledhjes tradicionale tė G-7, tė vendeve tė pasura, kriza u shqyrtua nė mbledhjen e G-20 , tė vendeve ku marrin pjesė vende tė pėrjashtuara deri tani si Kina, India e Brazili. Ky mund tė jetė paralajmėrim i njė rregullimi tė ri nė koordinim ekonomik botėror, duke respektuar realitetet e reja, posaēėrisht ngritjen e Kinės , Indisė pastaj Brazilit , Afrikės jugore etj. Nė fushėn e sigurisė administrata e re qė nė fillim ka adresuar pikat neuralgjike. Nė “Ballkanin global” ka vendosur qė ndryshojė raportet : ka ndėrmend tėrheqjen e trupave nga Iraku, fillimin e shtendosjes me Iranin, fillimin e negociatave pėr Palestinėn , lidhjen e stabilitetit tė Afganistanit me atė tė Pakistanit, dhe rrjedhimisht me atė tė Indisė....Nė tėrė kėto objektiva , ka ndėrmend qė tė ndėrtojė njė koalicion mė evropianėt.
Dhe , pėr atė qė do tė lexojė se si influencon libri gjestet, do shėnuar dy pika ndalje tė presidentit Obama nė turneun e tij evropian. Nė librin “Shansi i dytė”, autori thekson se Lindja e Mesme , nė shekullin XXI e ka peshėn gjeopolitike pėr SHBA-tė, sikundėr e kishte Evropa Qėndrore gjatė luftės sė ftohtė. Presidenti Obama, pasi qė vizitoi Pragėn, nė zemėr tė Evropės Qėndrore, shkoi nė Stamboll , hyrjen evropiane pėr nė Lindje tė Mesme, pėr tė dėrguar mesazhin se hyrja nė stabilitetin e kėtij regjioni do tė bėhej sė bashku me myslimanėt, jo kundėr tyre.
Mbi shpatullat e Obamės , nė kėtė fillim tė politikės sė jashtme, ka rėnė njė barrė e rėndė. Brzezinski, nė libėr thotė se ky ėshtė shansi i fundit. Nuk ka shans tė tretė.
24-ore | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com