Albatlanta

Shqipėria nė NATO, nga strategji nė realitet
Prof.Elmas LECI*
Tashmė nuk na mbeten, veēse pak ditė nga Samiti i 60-vjetorit tė krijimit tė NATO-s dhe ditės sė pranimit tė Shqipėrisė nė NATO. Pėr ne shqiptarėt dėshira apo aspirata pėr t’u anėtarėsuar nė NATO ka qenė njė proces i gjatė ...i nisur menjėherė pas fitores sė Demokracisė. Jo vetėm pėr ne shqiptarėt, por duhet thėnė se pothuajse pėr tė gjitha vendet e PfP-sė,(Partneritet pėr Paqe) anėtarėsimi nė NATO ka qenė dhe ėshtė njė proces shumė i ndėrlikuar. Kjo sepse vendet dėshiruese pėr t’u bėrė anėtare tė NATO-s, pa dyshim qė duhet tė pėrmbushin standarde tė larta pėrsa i pėrket sistemeve demokratike tė zgjedhjes, qeverisjes, zhvillimit ekonomik, tė tregut tė lirė, luftės kundėr korrupsionit dhe transformimit tė Forcave tė Armatosura.

NATO ėshtė njė aleancė ku anėtarėsia arrihet me konsensus, sepse ėshtė njė njehsim e vendim tė barabartėsh. Ēdo vend qė bėn kėrkesė pėr t’u anėtarėsuar nė NATO, duhet tė miratohet prej Parlamentit tė secilit nga vendet aktualisht anėtare. Kėtė rrugė e kėtė proces kaloi edhe kandidatura e Shqipėrisė. Secili vend qė dėshiron tė jetė anėtar i ri i NATO-s duhet t’i bindė me vepra tė gjithė anėtarėt e Aleancės se i ka plotėsuar standardet politike dhe ushtarake pėr tė qenė njė partner i barabartė nė mes tė barabartėve.
* * *
Rruga e Shqipėrisė pėr t’u bėrė anėtare e NATO-s, nuk ka qenė e lehtė, madje goxha e zgjatur. Kjo betejė filloi menjėherė pas zgjedhjeve tė 22 marsit 1992 dhe pikėrisht nė prill tė po atij viti, kur Shqipėria u pranua anėtare e Kėshillit tė Bashkėpunimit tė Atlantikut Verior. Kjo, pėr kohėn ishte njė arritje e rėndėsishme qė iu dha Shqipėrisė si meritė e vendosjes sė demokracisė, por edhe si aspiratė e saj pėr anėtarėsim nė Aleancė Euroatlantike. Le tė sjellim nė memorie se akti pėr anėtarėsim u ndėrmor nga Kuvendi i Shqipėrisė, ndėrsa vlerėsimi u bė nga organizmat e NATO-s, duke sanksionuar se koncepti strategjik shqiptar deri nė atė kohė i mbrojtjes se vendit me forcat e veta ishte donkishotesk, kurse pjesėmarrja nė Aleancėn e NATO-s ishte domosdoshmėri. Nė kėtė kuadėr, nga politika shqiptare u gjykua se reformimi i Forcave tė Armatosura, kryesisht nė aspektin doktrinar dhe mė pas edhe nė atė tė modernizimit, ishte bėrė imperativi i kohės, ndėrsa rruga mė racionale u gjykua padyshim anėtarėsimi nė NATO. Anėtarėsimin e plotė tė Shqipėrisė nė NATO, e lehtėsuan shumė faktorė permanentė, strategjikė e politikė, tė kohės e tė kaluar, por edhe tė perspektivės. Koncepti i sotėm determinues pėr mbrojtjen ėshtė sigurimi i saj nė bashkėpunimin e nė integrimin e ndėrsjellė tė problemeve tė mbrojtjes e nė radhitjen e Forcave te Armatosura nė organizmat e NATO-s. Pikėrisht ky koncept ideopraktik pėrshkon dhe i shėrben ēėshtjes kombėtare shqiptare, pėr t’i dhėnė frymėmarrje tė plotė ēėshtjes mbarėshqiptare, pėr t’u konturuar nė periudhėn e pasluftės sė ftohtė, pėr tė ēarė “frontet” dhe pėr tė siguruar mbėshtetjen e nevojshme tė Komunitetit Euroatlantik pa paragjykime e paramendime, por gjithnjė nė bazė tė normave ndėrkombėtare, si Aktit tė Helsinkit e parimeve tė OSBE-sė, Kartės sė Atlantikut e asaj tė OKB-sė.
* * *
Eshtė e domosdoshme tė theksohet se anėtarėsimi nė NATO, nuk varej thjesht nga dėshira shqiptare. Gjatė vizitės nė Tiranė, ish-presidenti amerikan Xhorxh Bush, deklaroi se “anėtarėsimi nė NATO nuk vjen vetėm me vullnet tė mirė, por janė disa standarde qė duhen plotėsuar. Nevojiten mė shumė reforma politike dhe ushtarake, mė shumė progres nė luftėn kundėr krimit tė organizuar dhe korrupsionit. Nėse populli shqiptar dėshiron tė anėtarėsohet nė NATO, atėherė politikanėt duhet tė punojnė pėr pėrmbushjen e standardeve”. Dhe ashtu u bė. Shqipėria plotėsoi standardet, ēka u shpreh nė tė gjitha vendimet e parlamenteve tė vendeve anėtare tė NATO-s, qė ratifikuan dhe u shprehėn njėzėri pėr pranimin e Shqipėrisė nė familjen e madhe euroatlantike.
Anėtarėsimi nė NATO pėr Shqipėrinė mbart nė vetvete disa pėrparėsi. Dihet se sot Ballkani ėshtė njė nga pikat mė nevralgjike tė Evropės. Nė kėtė kuadėr, anėtarėsimi i Shqipėrisė nė kėtė Aleancė, pėrbėn njė faktor tė qėndrueshėm dhe garancie, duke ekuilibruar edhe raportin e forcave nė gadishull. Nga ana tjetėr, do tė krijohen edhe shumė mundėsi, qė kanė tė bėjnė me ristrukturimin politik, ekonomik pse jo edhe ushtarak nė rajon. Ē’ėshtė e vėrteta, FA kanė qenė nė pararojė tė plotėsimit tė standardeve pėr anėtarėsim nė NATO. Ky ėshtė njė vlerėsim jo vetėm i yni, por dhe i partnerėve. Kjo tregon pėr njė punė e pėrpjekje vitale, e cila nisi qė nė dhjetor 1992, kohė kur realizohet pėr herė tė parė kontakti nė nivelin mė tė lartė midis Shqipėrisė dhe Aleancės. Dy muaj pas zgjedhjeve pluraliste, Shqipėria pranohet anėtare e Kėshillit tė Bashkėpunimit tė Atlantikut tė Veriut, tė quajtur shkurtimisht NACC dhe nė mars tė vitit 1993, erdhi pėr vizitė nė Shqipėri ish-sekretari i Pėrgjithshėm i NATO-s, Manfred Vėrner, i cili mbajti edhe njė fjalim-mesazh nė Kuvendin e Shqipėrisė. “Kam ardhur,- theksoi ai qė t’ju shtrij dorėn e miqėsisė. Ne, qė tė gjithė nė Aleancė, admirojmė kurajėn dhe vendosmėrinė, qė ka treguar Shqipėria pėr tė kapėrcyer problemet e veta. Shqiptarėt janė tė mirėnjohur pėr vendosmėri dhe elasticitet. Kėto veēori kanė ruajtur pavarėsinė e vendit tuaj gjatė viteve tė konfrontimit. Besoj, qė kėto mund tė aplikohen me sukses pėr detyrėn e modernizimit tė vendit tuaj dhe pėr integrimin e tij nė Komunitetin Perėndimor...”.
Pas kaq vitesh qė e citojmė kėtė fjalim, hidhemi nė retrospektivėn e marrėdhėnieve tė Shqipėrisė me NATO-n. Menjėherė Aleanca dėrgoi grupe ekspertėsh, duke i dhėnė Shqipėrisė asistencė teknike pėr kryerjen e reformės nė Forcat e Armatosura dhe ristrukturimin e tyre sipas modeleve tė vendeve anėtare tė NATO-s. Shkėmbimet dhe bashkėpunimi midis Aleancės dhe Shqipėrisė nė kėto 17 vjet janė zhvilluar progresivisht. Po t’i hedhim njė sy kalendarik veprimtarive tė njėanshme apo tė shumanshme nė partneritet, Shqipėria dhe Forcat e saj tė Armatosura kanė bėrė shumė, ashtu si edhe NATO-ja ka bėrė shumė pėr Shqipėrinė.
Nė fillimet e vitit 1994, me pėrpunimin e konceptit tė Partneritetit pėr Paqe (PfP) tė NATO-s, Shqipėria ishte nga shtetet e para, qė e pėrkrahu kėtė nismė, si rrugėn mė tė natyrshme tė aderimit si anėtar i plotė nė Aleancė. PfP-ja u konsiderua si periudhė e domosdoshme pėr t’u pėrgatitur pėr anėtarėsim tė plotė nė NATO. Prandaj, nė shkurt tė vitit 1994, Presidenti shqiptar Sali Berisha nėnshkroi me NATO-n (Bruksel) “Dokumentin Kuadėr tė Partneritet pėr Paqe”. Duke e konsideruar PfP-nė si integrim aktiv nė NATO dhe duke punuar gjithanshmėrisht e me vendosmėri pėr tė plotėsuar detyrimet, synimi i Shqipėrisė mbeti gjithnjė integrimi dhe anėtarėsimi i plotė nė Aleancėn e Atlantikut Verior.
Duke qenė njė nga vendet e para, qė u anėtarėsua nė Partneritetin pėr Paqe(PfP), Shqipėria u orientua thellėsisht drejt pėrmbushjes sė parimeve dhe objektivave tė shprehur nė dokumentin kuadėr tė PfP-sė. Kjo pjesėmarrje aktive u konkretizua nėpėr vite ndėrmjet tė tjerash nė stėrvitje tė ndryshme shumėpalėshe e dypalėshe, ku Forcat e Armatosura tė Shqipėrisė kanė treguar tė gjitha mundėsitė e tyre pėr t’u transformuar nė njė forcė ushtarake moderne tė tipit perėndimor. Kėto arritje na forcojnė bindjen se aftėsitė tona nė evolucion e sipėr nė fushėn e mbrojtjes dhe pozicioni strategjik i vendit tonė, kanė kontribuar nė rritjen e efektivitetit tė Aleancės, duke e bėrė atė njėherėsh edhe mė fleksibėl pėr kryerjen e misionit tė saj tradicional atė tė mbrojtjes kolektive dhe atij tė ri tė menaxhimit tė krizave rajonale.
Forcat e Armatosura Shqiptare, tė pėrfshira nė veprimtaritė e PfP-sė, kanė pasur njė rol mjaft aktiv nė kėtė nismė. Ato, vetėm gjatė vitit 1995 u angazhuan nė mėse 12 stėrvitje, ku pėr herė tė parė nė histori ushtarakėt shqiptarė morėn pjesė nė stėrvitje jashtė shtetit, nė SHBA, Greqi dhe Itali. Organizimi dhe zhvillimi me sukses nė vendin tonė i stėrvitjes “Shqiponja Paqėsore ‘96" dhe ajo e vitit 1998 ku morėn pjesė forca nga shumė shtete, deri te ajo “Cooperative Longbow and Lancer” e vitit tė kaluar dėshmojnė ecurinė politike dhe ushtarake tė strukturave shqiptare mbrojtėse dhe afirmimin nė praktikė tė politikės sė Sigurimit dhe tė Mbrojtjes tė Republikės sė Shqipėrisė.
* * *
Pėrse u kėrkua me aq ngulm dhe u bėnė aq pėrpjekje tė mėdha pėr t’u anėtarėsuar nė NATO? Pėrgjigja e pyetjes mund tė jepet nė mėnyra tė ndryshme, por me thelbėsorja gjendet te preambula e NATO-s, ku thuhet se ajo ėshtė mbrojtėse e vlerave njerėzore. Kjo ka qenė dhe ėshtė deviza e saj qė nga krijimi e deri mė sot. Kjo ėshtė edhe vlerėsimi dhe pėr kėtė janė bėrė edhe pėrpjekjet maksimale pėr anėtarėsimin. Si rezultat i pėrgjigjes sė pyetjes sė parė, bėhet pyetja tjetėr: “Si i ka mbrojtur kėto vlera njerėzore NATO?” Pėrgjigjja do tė jetė: “Gjithnjė, por Kosova ėshtė rasti mė unikal. Nėse Partneriteti pėr Paqe (PfP-ja) kontribuoi pėr stabilitetin nė vendet e Evropės Qendrore e Lindore, rasti i marrjes nė Mbrojtje tė popullsisė nė Kosovė e ēlirimi i saj, tregoi qartė se NATO ėshtė mbrojtėse e vlerave mė tė larta njerėzore, vetė jetės sė lirė. Ja cila ėshtė domethėnia, ja ē’vlera universale tė mbrojtjes sė tė drejtave tė njeriut manifeston e mbron NATO-ja. Kjo ishte njė fitore e vlerave dhe e parimeve demokratike perėndimore qė qėndron nė themel tė Aleancės, shprehimisht e sanksionuar nė nenet e Traktatit tė Uashingtonit, ku thuhet se vendet anėtarė tė NATO-s janė tė vendosura tė mbrojnė lirinė e pėrbashkėt dhe trashėgiminė e civilizimit perėndimor tė bazuar nė demokraci dhe liritė individuale nė shtetin e sė drejtės. Pėr tė arritur kėtė objektiv global gjeopolitik, ekonomik e ushtarak, NATO-ja qė me tė drejtė quhet Aleanca mė e suksesshme e historisė sė mbrojtjes njerėzore, nė rastin e Kosovės investoi pėr lirinė shumė resurse njerėzore e materiale.
* * *
Shqipėria me kohė e bėri tė qartė se anėtarėsimi nė Aleancėn e Atlantikut tė Veriut ėshtė prioritet strategjik, i cili me punė tė pandėrprerė u kthye nė realitet. Shqipėria ka kontribuar si nė pėrgatitjen e forcave pėr operacionet paqeruajtėse, ashtu edhe nė fushat e planifikimit tė mbrojtjes, tė buxhetit, tė ristrukturimit tė forcave duke u mbėshtetur shkallė–shkallė nė pėrvojat, procedurat dhe standardet e NATO-s. Takimet, seminaret dhe stėrvitjet e pėrbashkėta kanė luajtur njė rol tė rėndėsishėm nė ecurinė e deritanishme tė reformave nė fushėn e Mbrojtjes. Shqipėria, si ish-vend aspirant, nė kuadrin e Planit tė Veprimit pėr Anėtarėsim shfrytėzoi tė gjitha mundėsitė qė janė ofruar pėr t’u pėrgatitur pėr detyrimet si anėtare e NATO-s.
Forcat e Armatosura kanė qenė dhe janė njė nga institucionet mė tė pėrkushtuara dhe tė konsoliduara tė Shqipėrisė. Ato tashmė kanė bėrė njė pėrparim tė madh nė pėrmbushjen e kritereve tė anėtarėsimit qė u arrit. Reforma synon t’i transformojė ato nė plotėsisht forca profesioniste, moderne dhe tė mirėtrajnuara. Shqipėria do tė vazhdojė tė japė kontributin e saj nė operacionet paqeruajtėse si nė Bosnje Hercegovinė, nė Afganistan dhe ku te impenjohet NATO. Shqipėria ka vullnetin e vendosmėrinė pėr tė ecur nė rrugėn demokratike. Vendimet e saj kanė qenė nė unison me Aleancėn, si nė pėrfshirjen nė koalicionin antiterror, ashtu edhe nė detyrimet e tjera qė rrjedhin nga Karta e Atlantikut. Dhe nga mė tė rėndėsishmet ėshtė se pėr kėtė politikė nė unison me NATO-n, nė Shqipėri ekziston njė mbėshtetje e gjerė mbarėpopullore. Tashmė pas sakrificave sublime dhe plotėsimit tė standardeve, Shqipėria ėshtė anėtare e Aleancės sė NATO-s, aleancės sė lirisė, aleancės sė mbrojtjes sė tė drejtave njerėzore. Ne jemi krenarė pėr kėtė zgjedhje se tashmė i pėrkasim vendeve perėndimore dhe politikave mė demokratike. Synimi madhor u arrit, Shqipėria nė NATO, nga ish-strategji, tashmė realitet.
* * *
Pas marrjes sė ftesės pėr anėtarėsim nė NATO nė vitin 2008 nga Samiti i Bukureshtit, Shqipėria pėr asnjė ēast nuk i ndali reformat. Ato kudo u thelluan dhe njohėn zhvillime tė reja sipas standardeve tė NATO-s. Sondazhet serioze kanė treguar se 96 pėr qind e shqiptarėve janė pro anėtarėsimit nė NATO, shifėr kjo mė e larta se nė tė gjitha vendet e Kartės sė Adriatikut. Ftesa e bėrė pėr anėtarėsim nga Samiti i vitit tė kaluar ėshtė konsideruar si njė ndarje pėrfundimtare e Shqipėrisė me tranzicionin dhe bazė pėr pėrshpejtimin e ritmeve drejt integrimit euroatlantik.
Pas marrjes sė ftesės pėr anėtarėsimin mė 9 korrik, po tė vitit tė kaluar, u nėnshkrua protokolli qė mori pėlqimin e anėtarėve tė NATO-s pėr ftesėn pėr pranimin e Shqipėrisė nė Aleancė. Periudha pothuajse njėvjeēare ishte njė periudhė e ngjeshur aktivitetesh pėr Shqipėrinė, vlerėsimesh e rivlerėsimesh nga shumė personalitete tė NATO-s e partnere, ratifikimesh parlament pas parlamenti tė vendeve anėtarė tė NATO-s, proces qė nisi pėr Shqipėrinė qė mė 18 tetor 2008 dhe pėrfundoi me konsensus e sukses tė plotė mė 17 shkurt tė vitit 2009 me ratifikimin e Holandės e tė Greqisė. “Pėr ne ky ratifikim i protokollit tė anėtarėsimit ėshtė shprehur Kryeministri Berisha nė vizitėn e presidentit slloven nė Shqipėri,- ėshtė njė moment historik,… Hyrja nė NATO ėshtė veēanėrisht e rėndėsishme dhe historike pėr ne, sepse i jep Shqipėrisė njė siguri qė nuk e ka pasur mė parė”.
Tė gjithė personalitetet mė nė zė tė botės euroatlantike janė shprehur gjatė periudhės sė provės nga Samiti i Bukureshtit deri nė kėtė tė Strasburgut, me vlerėsimet mė pozitive pėr Shqipėrinė e reformat e saj euroatlantike. Kėtė e tregoi edhe njė herė takimi i 19-20 shkurtit 2009 i ministrave tė Mbrojtjes tė vendeve tė NATO-s nė Krakovė tė Polonisė. Samiti i 3-4 prillit 2009 nė Strasburg/Kėln ėshtė pėrfundimi i suksesshėm i rrugėtimit 17-vjeēar tė Shqipėrisė pėr anėtarėsimin nė NATO. Shqipėria me vullnetin e plotė dhe dėshirėn e saj pėr herė tė parė bėhet pjesė e Aleancės mė tė madhe e mė tė suksesshme tė sė gjitha kohėrave qė ka njohur bota. Me njė ecuri tė tillė, rruga e Shqipėrisė nėn ombrellėn e NATO-s bėhet mė e afėrt dhe mė e sigurt pėr nė Bashkimin Evropian.
*Rektor i Universitetit Ushtarak “Skėnderbej”
Panorama | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com