Albatlanta

A duhet dėnuar Skėnderbeu se u pėrdor nga Enveri?
Historiani Kristo Frashėri: Argumentet e mia kundėr Schmitt-it
Kristo Frasheri

Jehona e monografisė
Ndryshe nga monografitė e autorėve tė tjerė evropianė, kushtuar Skėnderbeut, tė cilat nė pėrgjithėsi janė pritur nė heshtje nga shqiptarėt brenda dhe jashtė vendit, - trajtesa e historianit zviceran, Oliver Jens Schmitt, pati reagime nė median shqiptare. Disa u solidarizuan me trajtesėn, por mė tė shumtėt nuk u pajtuan madje, e kritikuan pėrmbajtjen e saj. Ata qė e kritikuan ndoqėn traditėn, pa na sjellė ndonjė gjė tė re nė fushėn e studimeve skėnderbegiane. Pėrkundrazi ata qė u solidarizuan me shpėrfytyrimin e Skėnderbeut nga historiani zviceran, meritojnė tė shqyrtohen ngjyrimet dhe arsyetimet e ngjyrimeve tė shfaqura prej tyre. Kjo pėr arsye se kemi tė bėjmė me personalitetin mė tė shquar qė ka nxjerrė kombi shqiptar gjatė shekujve. Ka edhe njė arsye tjetėr. Me rastin e trajtesės sė Schmitt-it, u vunė nė qarkullim koncepte dhe perceptime ideologjike dhe metodologjike mbi Skėnderbeun dhe mbi ngjarje ose procese tė historisė sė Shqipėrisė.

Me sa dimė, monografia e O. Schmitt-it mbi Skėnderbeun pati reagime vetėm nė shtypin e kryeqytetit. Jashtė Tiranės, botimi deri tani duket se ka kaluar nė heshtje. Heshtja tregon se hapėsira mbarėshqiptare ka vetėm njė vatėr kulture shkencore. Veē kėsaj, edhe nė kryeqytet reagimi ndaj monografisė me pretendime shkencore u kufizua kryesisht nė radhėt e "analistėve" tė medias - tė analistėve qė nuk janė historianė. Nė hapėsirėn mbarėshqiptare ka disa institute qė merren me historinė e Shqipėrisė. Ka gjithashtu njė mori universitetesh, tė cilat kanė departamente tė historisė sė Shqipėrisė. Ka pra historianė skėnderbegianė. Deri sot vetėm dy historianė kanė thėnė se nuk pajtohen me kėndvėshtrimin e historianit zviceran pėr Skėnderbeun. Megjithatė, kėtė heshtje e thyen deri diku "analistėt" tanė tė medias, tė cilėt edhe pse nuk janė historianė morėn si zakonisht guximin tė japin gjykime edhe mbi pėrmbajtjen e monografisė sė pėrmendur. Tre prej tyre u entuziazmuan nga kėndvėshtrimi i historianit zviceran; Ardian Klosi, Artan Lame, Fatos Lubonja. Ata e konsideruan veprėn e O. J. Schmitt-it si njė zbulim tė ri shkencor. Si rrjedhim, ata kėrkuan tė hiqet dorė nga vlerėsimi qė ka shprehur deri tani historiografia shqiptare dhe botėrore mbi Skėnderbeun. Madje, kėta shkuan aq larg sa e konsideruan historinė e deritanishme tė Skėnderbeut, nė pajtim me O. Schmitt-in, njė mit, pėr mė tepėr njė mit tė farkėtuar nga Enver Hoxha. Pra, nga vlerėsimi i tyre lindi kėshtu njė ēėshtje e parrahur deri sot nė historiografi: se Skėnderbeu, ashtu siē e ka trajtuar historiografia shqiptare, rrjedhimisht dhe historiografia botėrore, ėshtė mit dhe jo histori e vėrtetė. Ky vlerėsim ka prekur natyrisht jo vetėm historianėt shqiptarė qė janė ende gjallė, por ka ngacmuar edhe eshtrat e historianėve tė vdekur, mbasi tani ata po mėsojnė se janė mashtruar nga dokumente historike, tė cilat flasin se Skėnderbeu i trajtuar prej tyre qenka njė mit, pra njė pėrrallė dhe jo njė histori e vėrtetė.

Ardian Klosi, nė prapashpinė tė trajtesės sė O. Schmitt-it, tė pėrkthyer prej tij, shkruan: "Oliver Jens Schmitt ka njė stil mbėrthyes pėr t‘iu afruar personazhit dhe ngjarjeve aq pranė, sa tė bėn tė jetosh me to si nė njė vepėr letrare a film me kontraste tė fuqishme. Tė gjitha kėto na lehtėsojnė rrugėn drejt tė vėrtetave, pėr tė cilat kemi aq shumė nevojė". Pra, nėpėrmjet Schmitt-it, thotė ai, ne njohim Skėnderbeun e vėrtetė.
Nė intervistėn qė ai, Ardian Klosi, dha pėr gazetėn "Shqip" (10 nėntor 2008, fq. 19), tha: "Janė njė numėr gjėrash qė na kanė bėrė pėrshtypje, madje edhe na kanė tronditur. Por kryesorja, kam ndier gjithė kohės njė si zemėrim tė heshtur: si ka mundėsi qė na i kanė mėsuar kaq shumė gjėra mbrapsht? Tė gjitha mbrapsht: marrja e Krujės, kuvendi i Lezhės, mosakordimi me Huniadin, i ashtuquajturi shtet i Skėnderbeut, marrėdhėnia e tij me mbretin e Napolit, marrėdhėniet me Aranitin, me Dukagjinėt, me Venedikun, katastrofa e Beratit, deri dhe armėt e pėrkrenarja qė gjoja ndodhen nė Vjenė. Tė gjitha do t‘i gjeni tė zbėrthyera nė mėnyrė mė tė plotė, tėrheqėse sa dhe shkencore, nė librin e Schmitt-it".
Nėse A. Klosit sapo lexoi veprėn e O. J. Schmitt-it i kanė bėrė pėrshtypje deri nė zemėrim tė thellė njoftimet "e mbrapshta" qė paska mėsuar nga historiografia shqiptare, ne nuk ngurrojmė tė shfaqim habinė tonė pėr kėtė "analist", i cili me tė lexuar njė autor gjerman revoltohet, pa u thelluar, ndaj historiografisė shqiptare, tė cilėn me lehtėsinė mė tė madhe, pa qenė historian dhe pa na sjellė asnjė argument tė materializuar dokumentarisht, e hedh pa ngurrim nė shportė. Ėshtė shumė interesant zemėrimi qė ai paska marrė ndaj Skėnderbeut, i cili tani po mėson nga Schmitt-i se e paska marrė Krujėn me dredhi me njė ferman tė rremė, gjė qė dihet prej shekujsh. Ai kujton se lufta u bėka sipas kohėve, vetėm me heshta dhe shigjeta apo me pallė dhe me kordhė, apo me pushkė e me top, apo me avion e kryqėzor. Ēuditemi si nuk e ditka se lufta bėhet dhe me mjete tė tjera - me shantazhe dhe me krahėmarrje, me dredhi dhe me diplomaci, me sulm ballor, por edhe me kolonė tė "pestė". Dredhia (nė frėngjisht ruse de guerre) nė tė gjitha format e ka shoqėruar historinė e luftėrave qė kur ato janė shfaqur nė histori, tė paktėn qė nga Kali i Trojės dhe deri te Shėrbimi Informativ i ditėve tona.
Ardian Klosi gjithashtu thotė se me veprėn e O. J. Schmitt-it kemi tė bėjmė me njė vėshtrim tė ri tė figurės sė Heroit tonė, njė vėshtrim qė paraqitet nė fushėn e historiografisė pėr tė parėn herė (sic!). Nė qoftė se kėtė reklamė A. Klosi e nxori nga xhepi i vet ne po ia falim, sepse ai nuk ėshtė historian dhe nuk e ditka se ka historianė tė tjerė qė kanė shprehur, sikurse do tė shihet, tė tilla vegime romanceske. Nėse kėtė reklamė e ka bėrė me gjithė mend vetė zoti Schmitt, atėherė le tė na falė pėr pėrshtypjen qė ai na lė se nuk e njeh ose bėn sikur nuk e njeh historiografinė skėnderbegiane.
Ndėrkaq, nuk mund tė rrimė pa thėnė se njė dėshmi tė varfėrisė kulturore tė A. Klosit nė fushė tė historisė e ka dhėnė vetė A. Klosi nė sulmin qė i bėn zonjės Mira Meksi, e cila nuk u pajtua me kėndvėshtrimin e historianit zviceran mbi Skėnderbeun. Analisti ynė, A. Klosi, nė vend qė tė pėrdorė argumente shkencore, i pėrgjigjet me njė arsyetim banal se ajo zonjė i kundėrvihet historianit zviceran nga inati qė ka me pėrkthyesin (A. Klosin) se ky e paska kritikuar dikur nė njė ēėshtje tjetėr. Pra, ajo zonjė nuk e dashka autorin nga inati qė paska me pėrkthyesin. O tempora! O mores!

Sapo vepra e O. Schmitt-it doli nė qarkullim, Artan Lame, analist i njohur nga rubrika bulevardeske "Shqypni Tavolinash"(!), pohoi se ėshtė tepėr i kėnaqur nga vepra e historianit zviceran, mbasi mė nė fund nė sajė tė tij ai thotė se e njohu Skėnderbeun e vėrtetė. Tani, shton ai, qė mori vesh se Skėnderbeu paska luftuar kundėr dy sulltanėve si hakmarrės pėr vrasjen e tė atit; tani qė u bind se paska pėsuar vazhdimisht disfata pas disfatash; tani qė mėsoi se Heroi ynė u braktis nga tė gjithė zotėrit e tjerė tė Shqipėrisė; tani qė mėsoi se e paska kthyer atdheun e tij nė njė grumbull gėrmadhash; tani qė sheh se kapedani shqiptar vdiq i braktisur nga tė gjithė si refugjat nė tokėn venedikase - tani, pėrkundrazi, ai do ta dojė mė tepėr se mė parė kur kishte mėsuar nė shkollė se Skėnderbeu luftonte pėr lirinė e Shqipėrisė, se kishte krijuar shtetin shqiptar, se nuk e dorėzoi asnjėherė kryeqytetin, Krujėn dhe se me luftėn e tij ēlirimtare kishte mbrojtur qytetėrimin evropian. A. Lame thekson ndėr tė tjera: "Nė situatėn mjerane nė tė cilėn gjendet sot shkenca shqiptare nė pėrgjithėsi dhe shkencat albanologjike nė veēanti, e shoh si dhuratė tė perėndisė daljen e njė gjermani tė ftohtė qė bie nė dashuri me kombin tonė dhe t‘i kushtojė tėrė jetėn dhe studimet e veta". Mė tej, "nėse dikujt Skėnderbeu i Schmitt-it i duket si kaēak, ky pastaj ėshtė problemi i tij dhe jo i Skėnderbeut".(!)
Tri javė mė vonė ("Shqip", 9 dhjetor 2008) A. Lame shfaqet aq tepėr i entuziazmuar nga Skėnderbeu i Schmitt-it, saqė turret me egėrsi kundėr lexuesve shqiptarė qė nuk pajtohen me historianin zviceran. Kėtė radhė ai shkruan: "Deri para se tė lexoja Schmitt-in..., Skėnderbeun e trajtoja paksa si njė krijesė tė largėt, joreale, si njė statujė mitike mbi gur. Schmitt-i ma zbriti nga shkėmbi, i shkriu bronzin qė e kish ngrirė, ma bėri njeri prej vėrteti, me halle e sherre, tė mira tė liga". Pėrsėri: O tempora! O mores! Nėse Schmitt-i e bėri Skėnderbeun "njeri prej vėrteti" ose nėse e ka shfronėsuar si prijės, kėtė do ta shohim mė tej.
Analisti tepėr i njohur, Fatos Lubonja, shkon edhe mė tej. Ai e pėrgėzon tej mase historianin zviceran qė po e shkallmon mitin e Skėnderbeut. Sipas Lubonjės, miti ishte i dobishėm nė shek. XIX, nė periudhėn e Rilindjes Kombėtare, por qė pas shpalljes sė Pavarėsisė u bė i dėmshėm, sidomos gjatė regjimit komunist, mbasi atė si mit e shfrytėzoi Enver Hoxha nė interes tė diktaturės komuniste. Si rrjedhim, thekson ai, Skėnderbeu u shndėrrua nė njė mit nacional komunist. Si i tillė, Skėnderbeu, mendon F. Lubonja, e ndihmoi Enver Hoxhėn tė na rrėmbente lirinė, tė na shtypte pa mėshirė, tė na burgoste dhe tė na internonte nė masė, madje dhe tė na vriste pa gjyqe. Pėr kėtė arsye, pėrfundon analisti ynė, ne duhet ta "dekonstruktojmė" mitin e Skėnderbeut (jemi kuriozė tė dimė se ku e ka gjetur fjalėn "dekonstruktim", mbasi e kemi kėrkuar nėpėr fjalorė, por nuk e kemi ndeshur). E marrim me mend se e ka pėrdorur nė kuptimin destruksion, pėr shembje. Me kėtė kėndvėshtrim, F. Lubonja nuk e gėlltiti dot pohimin e Ismail Kadaresė, i cili, duke aluduar pėr veprėn e O. Schmitt-it, tha: "Tė ēmitizosh figurėn e Gjergj Kastriotit do tė thotė tė bėsh sulm kundėr konceptit tė lirisė". Nė tė vėrtetė, pohimi i shkrimtarit tonė tė shquar, me ndonjė korrigjim, buron nga realiteti ynė historik. Ėshtė fakt tashmė i shuguruar nga shekujt nė shkallė ndėrkombėtare se Skėnderbeu me popullin e tij luftuan si kreshnikė pėr njėēerekshekulli me radhė pėr lirinė. Madje, lufta e tij pėr liri u bė shembull pėr tė gjithė brezat e ardhshėm, jo vetėm pėr lirinė nga zgjedha e huaj, por edhe pėr lirinė nga shtypja e despotėve tė brendshėm. Kaspar Hedio, njė dijetar frėng, shkruante mė 1537: "Nė qoftė se nuk do tė luftojmė si shqiptarėt dhe nė qoftė se princat nuk do tė shquhen si Skėnderbeu kam frikė se brenda njė kohe tė shkurtėr do t‘i shkruajmė njė epitaf lirisė". Veē kėsaj, Skėnderbeu nuk u shqua vetėm si Promete i lirisė nga zgjedha e huaj. Me shpirtgjerėsinė e pashembullt pėr Mesjetėn qė ai tregoi ndaj bashkėluftėtarėve tė vet kur e tradhtuan, ai u shqua edhe si njė humanist i mirėfilltė. Nė qoftė se E. Hoxha e shfrytėzoi Skėnderbeun nė interes tė pushtetit tė vet autoritar - pėrgjegjės nuk ėshtė Skėnderbeu. Nuk ka mė pėrse tė dėnohet Skėnderbeu. Po tė pranojmė kėtė kriter tė F. Lubonjės, atėherė duhet tė dėnojmė tė gjitha ato figura tė historisė sė Shqipėrisė qė i ka lavdėruar Enver Hoxha, mbasi edhe ata duhet t‘i kenė shėrbyer diktaturės komuniste. Veē kėsaj, nuk duhet tė harrojmė se Skėnderbeun nuk e shfrytėzoi vetėm Enver Hoxha, por edhe shtetarė tė tjerė shqiptarė, si Ismail Qemali, Fan Noli, Ahmet Zogu, po tė doni edhe Benito Musolini, tė cilėt nuk mund tė akuzohen kurrsesi pėr nacional-komunizėm.

Fatos Lubonja nuk ėshtė historian. Kjo kuptohet, sepse ai flet me mllefe, siē flet njė militant politikan. Historiani, kur gjykon ngjarje, zhvishet nga mllefet dhe i jep Cezarit atė qė i takon Cezarit dhe e kritikon Cezarin atje ku ka gabuar. Qė nuk ėshtė historian kjo kuptohet kur ai lėshon pėrcaktime tė nxitura nga mllefi, si njė ish i burgosur politik, sidomos kur flet pėr ngjarje tė periudhės sė regjimit komunist. Regjimi komunist ka mjaft mėkate pėr ta kritikuar dhe pėr ta dėnuar, por ka edhe ngjarje tė cilat nuk duhen medoemos nxirė apo denigruar. Edhe mėkatet, edhe meritat duhen argumentuar. Fatos Lubonja kritikon E. Hoxhėn pėr mitizimin e Skėnderbeut dhe e stigmatizon regjimin e tij si njė regjim nacional-komunist. Por, nuk na shpjegon se ku qėndron mitizimi i Skėnderbeut nga Enver Hoxha. Gjithashtu, nuk na shkoqit se ku qėndron karakteri nacional i regjimit tė tij komunist. Nėse ai nuk ėshtė nė gjendje tė japė shpjegime se pėrse regjimin e Enver Hoxhės e quan nacional - komunist, tė cilin e pėrsėrit vazhdimisht me vend dhe pa vend - le tė na lejojė ne t‘i themi se e ka gabim, - megjithėse ka rrezik qė ai tė pėrgjigjet me sulmet e tij emotive. Themi vend e pa vend mbasi duket se ai dhe jo vetėm ai, por edhe plot analistė tė tjerė, nuk e kanė tė qartė dallimin midis nacionalizmit dhe patriotizmit.

Tė dyja janė rryma, por me karakter ideologjik dhe pėrmbajtje politike tė ndryshme. Nacionalizmi nėnkupton rrymėn ideologjike qė synon tė pėrfshijė brenda kufijve tė shtetit kombėtar tė gjitha trojet etnike shqiptare, madje edhe ato troje ku popullsia me pėrkatėsi etnike shqiptare pėrbėn pakicėn. Jo vetėm kaq. Nacionalizmi nuk synon, por edhe pėrpiqet tė realizojė me ēdo mjet, pavarėsisht nga rrethanat, bashkimin e mbarė trojeve etnike nė njė shtet tė vetėm kombėtar. Pėrkundrazi, patriotizmi synon dhe lufton tė mbrojė shtetin kombėtar shqiptar kur ai kėrcėnohet nga njė fuqi e huaj ose synon dhe lufton tė ēlirojė atdheun kur ai ėshtė i pushtuar nga njė fuqi e huaj.
Kėtu fillon debati nėse regjimi komunist kishte karakter patriotik ose racionalist. Filli pėr tė zbardhur ēėshtjen nėse regjimi komunist kishte karakter racionalist ose patriotik, na ēon nė vitet e Luftės sė Dytė Botėrore.
Si nė mbarė Evropėn e pushtuar nga agresorėt fashistė, edhe nė Shqipėri, rezistenca kundėr Italisė fashiste dhe Gjermanisė hitleriane kishte karakter patriotik, mbasi synonte ēlirimin e atdheut dhe vendosjen pas ēlirimit tė njė regjimi demokratik nė Shqipėri. Edhe pse nė krye tė Luftės Antifashiste Nacional-Ēlirimtare u vu Partia Komuniste, ajo nuk e humbi karakterin patriotik. Dėshmi ėshtė fakti se platforma politike qė ajo shtroi nuk synonte as vendosjen e regjimit komunist, as nuk pėrmbante synime nacionaliste. Nė tė gjitha aktet themelore dhe anėsore qė dolėn gjatė Lėvizjes Nacionalēlirimtare spikat jo ideologjia komuniste dhe autoritariste, por ideologjia patriotike dhe demokratike. Madje, njė nga kritikat mė tė ashpra qė i bėhej Partisė Komuniste Shqiptare nga kundėrshtarėt e saj tė brendshėm ishte heshtja qė ajo tregonte ndaj trojeve etnike qė ndodheshin jashtė kufijve tė Shqipėrisė, pra pėr mospėrfilljen e saj tė parimit themelor tė nacionalizmit shqiptar. Tė gjithė partizanėt qė rrėmbyen armėt dhe tė gjithė dėshmorėt qė dhanė jetėn, ishin tė bindur se luftonin pėr ēlirimin e atdheut dhe pėr vendosjen e regjimit demokratik. Si rrjedhim, Skėnderbeu, i cili shėrbeu si frymėzim historik i ēetave patriotike rilindėse, mbeti burim frymėzimi edhe pėr partizanėt e Luftės sė Dytė Botėrore. Kėtė e dėshmon kėnga e ēetave rilindėse: "O trima luftėtarė, - o bij tė Skėnderbeut, - kėrkoni ju shqiptarė - lirinė e mėmėdheut", - tė cilėn e kėndonin dhe partizanėt e Ushtrisė Nacionalēlirimtare.
Puna e do qė me ēlirimin e atdheut nga zgjedha e huaj dhe me vendosjen nė Shqipėri tė regjimit komunist, parimisht Skėnderbeu, krejt i huaj pėr doktrinėn marksiste, nuk kishte pėrse tė trajtohej si Hero Kombėtar. Por ai vazhdoi tė shfrytėzohej edhe nė atdheun socialist si burim frymėzimi. Pėrse?
Pas luftės, Partia Komuniste e shfrytėzoi frymėn patriotike kundėr pretendimeve tė qarqeve shoviniste greke, tė cilat kėrkonin aneksimin e trojeve jugore tė Shqipėrisė. Edhe orvatjet qė ndėrmorėn fuqitė perėndimore pėr tė pėrmbysur me anėn e diversantėve regjimin stalinist nė Shqipėri, Partia Komuniste i propagandoi si orvatje qė synonin tė preknin pavarėsinė kombėtare tė atdheut. Nė kėto rrethana, pėr tė pėrballuar rrezikun e jashtėm, pėrveē sigurimit tė aleatėve me peshė, siē ishte pėr disa kohė Bashkimi Sovjetik dhe krahas pėrgatitjes ushtarake, tė cilat thithėn pjesėn mė tė madhe tė buxhetit shtetėror, Partia Komuniste kėrkoi ndihmė edhe te tradita patriotike shqiptare. Me fjalė tė tjera, kėrkoi ndihmė te historia nė pėrgjithėsi, tek ato ngjarje tė veēuara, tė cilat pėrmbanin karakter patriotik, siē ishin epopeja e Skėnderbeut, Lidhja e Prizrenit, ēetat rilindėse, shpallja e pavarėsisė, Lufta e Vlorės etj. Mbi kėtė truall ideologjik dhe politik lindi edhe historiografia shqiptare e pasluftės, e cila pajtohej me frymėn patriotike rilindėse, e si rrjedhim nuk ka pėrse ajo tė akuzohet si historiografi marksiste. Kėtė karakter historiografia shqiptare e periudhės komuniste e ruajti deri nė fund tė regjimit punist. Madje, pėr hir tė frymės patriotike, ajo vazhdon ta ruajė, me ndonjė pėrjashtim tė rrallė, edhe sot e kėsaj dite. Shkurt, akuza qė i bėhet regjimit komunist si regjim nacional-komunist, nuk ėshtė e saktė, mbasi ai regjim nuk e shtroi asnjėherė platformėn e bashkimit tė mbarė trojeve shqiptare nė njė shtet tė vetėm kombėtar. Nuk e shtroi jo se nuk e dėshironte bashkimin e mbarė trojeve etnike nė njė shtet tė vetėm kombėtar, por se nuk kishte pėrkrahje ndėrkombėtare pėr ta realizuar kėtė synim. Rrethanat ndėrkombėtare e detyruan Shqipėrinė komuniste tė qėndronte nė mbrojtje - tė mbronte vetveten. Dėshirėn qė kishte pėr tė realizuar bashkimin shtetėror kombėtar, E. Hoxha e shfaqi nė vitin 1968, jo siē thotė O. Schmitt-i me rastin e 500-vjetorit tė vdekjes sė Skėnderbeut, por kur pėrkrahu publikisht demonstratat pėr tė drejtat kombėtare qė shpėrthyen nė Kosovė kundėr shtypjes titiste jugosllave. Me fjalė tė tjera, regjimi komunist shqiptar, i cili pretendonte se nga pikėpamja ideologjike mbėshtetej te parimet klasike tė marksizmit, pra tek i ashtuquajturi "internacionalizėm proletar" dhe te zhdukja e kufijve politikė midis shteteve, - kaloi nė tė kundėrtėn. Nėn shembullin e Bashkimit Sovjetik, edhe Shqipėria u mbyll nė vetvete. Ajo u izolua aq tepėr, sa kufijtė e saj u kthyen nė mure kinezė. Kontaktet e Shqipėrisė u bllokuan jo vetėm me vendet kapitaliste, por edhe me vetė vendet socialiste. Si rrjedhim, parimi themelor i "internacionalizmit proletar" - u shndėrrua nė njė patriotizėm ekstrem.
Kjo ėshtė arsyeja pėrse nė fushėn e trajtimit tė historisė sė Shqipėrisė, ngjarjet patriotike shqiptare zunė vendin kryesor nė ideologjinė politike tė Partisė sė Punės sė Shqipėrisė. Pra, historianėt shqiptarė tė periudhės komuniste, tė cilėt i trajtuan ngjarjet nė bazė tė kriterit patriotik, nuk ka pse tė kritikohen pėr nacional-komunizėm. Nėse regjimi enverian ishte regjim nacional-komunist, kėtė kritikė duhet ta bėjnė marksistėt ortodoksė, besnikė tė platformės sė Karl Marksit dhe jo nacionalistėt shqiptarė, tė cilėt duhet tė fėrkojnė duart nga kėnaqėsia qė Enver Hoxha, pavarėsisht nga regjimi komunist, nuk e dobėsonte, por e forconte patriotizmin shqiptar.
Fatos Lubonja e ka treguar nė tė gjitha shkrimet publicistike dhe nė tė gjitha emisionet e veta televizive se ėshtė njė adhurues i paepur i lirisė. Tė paktėn kėtė pėrfytyrim kemi ne pėr tė. Por, kur vjen puna te Skėnderbeu, ai nuk e ēmon idealin e lirisė, pėr tė cilėn luftoi heroi ynė. Nė kėtė kontekst, nuk kuptohet pėrse ai turret si Gjergj Elez Alia kundėr Ismail Kadaresė kur ky e identifikon me tė drejtė Skėnderbeun me lirinė. Ai do tė kishte tė drejtė nėse shkrimtari ynė i shquar do tė kishte ngritur nė mit njė farkėtar tė robėrisė, siē ishte p.sh. Sulltan Murati II. Pėr fat tė keq tė Fatos Lubonjės, ai mbron Skėnderbeun, kėtė "kampion" tė lirisė, siē e kanė quajtur me dhjetėra e dhjetėra historianė, shkrimtarė, filozofė, madje edhe politikanė evropianė perėndimorė. Ndoshta Fatos Lubonja shtyhet nga urrejtja qė ai ka me tė drejtė ndaj E. Hoxhės. Por "urrejtja" le tė fokusohet ndaj E. Hoxhės dhe jo ndaj Skėnderbeut, i cili nuk i ka asnjė faj. Me tė drejtė N. Machiavelli thoshte se "urrejtja ėshtė njė kėshilltar i keq pėr njeriun e ditur". Si rrjedhim, kur F. Lubonja pėrfshin nė luftėn kundėr miteve edhe Skėnderbeun dhe kur kėrkon atė qė ai e quan "dekonstruktimin" e mitit tė Skėnderbeut, ai del jashtė kontekstit tė pikėpamjeve tė veta.
Fatos Lubonja me tė drejtė shkruan se miti i Skėnderbeut ėshtė njė konstrukt historik, i ndėrtuar nė njė kohė tė caktuar dhe nė njė kontekst tė caktuar luftash dhe urrejtjesh nacionale. Pėr kėtė arsye, ai ėshtė konstruktuar si mit disa herė. Herėn e parė, si mit nė emėr tė krishterimit, kur u mbiquajt "kalorės i krishterimit", kurse 2-3 shekuj mė vonė u rimor nė emėr tė nacionalizmit. Pastaj na degdis te historiania frėnge Natalie Calyer, e cila pėrmend disa vegime politike tė shfaqura herė pas here - herė si pro malazez, herė si antimalazez, herė si pro italian, herė si antiturk. Ato qė thotė historiania frėnge nuk kanė qenė lėndė e parė e historisė sė Shqipėrisė. Ato janė thjesht kuriozitete historike - janė vegime meteorike, ose episode tė izoluara qė s‘kanė lėnė gjurmė nė identitetin kombėtar tė shqiptarėve, natyrisht as nė nacionalizmin shqiptar, pėrfshi kėtu edhe nė tė ashtuquajturin nacionalizmin komunist. Nėse duhet tė "dekonstruktojmė" tė ashtuquajturin mit tė Skėnderbeut vetėm se atė e shfrytėzoi Enver Hoxha pėr interesat e veta, atėherė duhet tė "dekonstruktojmė" edhe tė ashtuquajturin mit tė Ismail Qemalit, apo tė Abdyl Frashėrit, Sami Frashėrit, apo Luigj Gurakuqit, Isa Boletinit, apo Bajram Currit dhe tė figurave tė tjera tė shquara tė historisė sė re tė Shqipėrisė vetėm se ato figura i ka shfrytėzuar Enver Hoxha pėr interesat e pushtetit tė vet. Si do tė jetė atėherė historia e Shqipėrisė?
Shembullin pra se si do tė ishte nė kėtė rast historia e Shqipėrisė na e jep, sipas F. Lubonjės, historiani zviceran O. Schmitt, i cili na e paraqet Skėnderbeun si njė komitaxhi qė ka pėsuar disfata pas disfatash, si njė bir sllavi qė i ēoi malėsorėt nė mjerim, si njė dritėshkurtėr qė u mashtrua nga papėt, si njė "kapedan" qė u braktis edhe nga shokėt e vet dhe si njė prijės qė vdiq i vetmuar si refugjat politik nė Lezhėn venedikase. Si pasojė e vlerėsimit qė historiani zviceran i ka bėrė heroit tonė, F. Lubonja pret qė Skėnderbeun hipur mbi kalė ta heqim nga sheshi qendror i Tiranės, sepse ashtu si e ka skalitur Odhise Paskali, shkruan ai, "del njė luftėtar i egėr mbi kalė, shumė i ndryshėm nga imazhi qė ka qarkulluar nė vendet evropiane: ai i njė plaku tė urtė e tė ditur, njeri i armėve sigurisht, por edhe i qytetėruar dhe i formuar". Jemi kurioz tė dimė se ku F. Lubonja i ka psonisur kėto tipare, mbasi nė sheshin qendror tė kryeqytetit Skėnderbeu i hipur mbi kalė i O. Paskalit (i cili nuk ėshtė i vetmi autor, por bashkautor me Janaq Paēon dhe Andrea Manon), paraqitet jo si luftėtar i egėr, por si njė kapedan nė pozicion parade, pra nė pozicion paqeje, kurse tani po mėsojmė se Evropa e paska pėrfytyruar Skėnderbeun si njė plak i urtė e i ditur, njeri i armėve sigurisht, por edhe i qytetėruar dhe i formuar. Pra, Evropa nuk e paska pėrfytyruar Skėnderbeun sipas tipareve qė i jep O. Schmitt-i, si njė kaēak apo komit, si njė hakmarrės i egėr pėr vrasjen e tė atit, si njė komitaxhi qė bredh maleve pėr tė shpėtuar kokėn, por siē thotė me dorėn e vet Lubonja, si njė plak tė urtė e tė ditur, si njė njeri i qytetėruar dhe i formuar. Tė themi tė drejtėn, disa nga kėto pohime tregojnė varfėrinė qė ka analisti ynė nė fushėn e metodologjisė shkencore tė trajtimit tė historisė, madje edhe paqartėsinė qė ai ka pėr rrjedhėn e historisė sė Shqipėrisė. Kjo paqartėsi tė bie nė sy nė mėnyrė tė veēantė kur ai, kėtė e them me keqardhje, e lidh mitin me identitetin kombėtar, lidhje kjo artificiale, e cila shpjegon se ai nuk e njeh, siē do tė tregohet mė tej, as pėrmbajtjen e mitit, as pėrmbajtjen e identitetit kombėtar.
Gjithnjė sipas Lubonjės, meqenėse tani shqiptarėt aspirojnė si dhe turqit pėr tė hyrė nė Evropė, duhet tė mos i zėmė mė nė gojė luftėrat qė zhvilloi Skėnderbeu kundėr sulltanėve osmanė. Nuk dimė ē‘thonė pėr kėtė kėndvėshtrim vetė austriakėt, tė cilėt siē po dėgjojmė nuk janė shumė tė gatshėm pėr tė pranuar Turqinė nė lagjen evropiane. Vallė, historianėt austriakė nuk i zėnė fare nė gojė luftėrat e tyre heroike pėr mbrojtjen e Vjenės?
Sipas F. Lubonjės, sot ka ardhur dita e bekuar qė tė ndėrmerret fushata e "dekonstruksionit" tė miteve nacional-komuniste, midis tyre edhe tė mitit tė Skėnderbeut. Kjo do tė thotė se ka ardhur koha tė shemben edhe mitet e figurave tė tjera tė historisė kombėtare, duke e kthyer kėshtu historinė e Shqipėrisė, Ruajna o Zot, nė njė histori ēapaēulėsh. Pastaj, duket se ka harruar atė qė ka shkruar nė njė faqe, pasi nė njė faqe tjetėr shkruan se ēmitizimi i Skėnderbeut nuk ka lidhje me historinė e shekullit XV, por me njohjen e historisė sė shek. XIX, pra me tėrė atė proces identitet-ndėrtues nė shek. XIX, qė e nxori Skėnderbeun nga historia nėpėrmjet njė procesi selektiviteti dhe e ktheu nė mit e simbol. Nuk arrijmė ta kuptojmė se si pajtohet pikėpamja e Lubonjės, se "dekonstruktimi" i mitit tė Skėnderbeut nuk ka lidhje me historinė e shek. XV, me pikėpamjen qė pėrmban trajtesa e O. Schmitt-it, i cili gjithė arsenalin e vet e pėrqendron nė "dekonstruktimin", apo nė shpėrfytyrimin e figurės sė Skėnderbeut tė shek. XV? Nė njė vend tjetėr Lubonja thotė se nuk e ka fjalėn pėr "dekonstruktimin" e figurės sė Skėnderbeut tė shek. XV, as pėr mitin e Skėnderbeut qė u krijua nė kohėn e Rilindjes Kombėtare, mit qė pėr atė kohė ai e gjen tė argumentuar, por me "dekonstruktimin" e mitit tė krijuar nga regjimi komunist(!). Mė tej, ai shkruan gjithashtu se "shqiptarėt, ndonėse me vonesė, filluan ta ndajnė mitin nga historia, gjė qė pėrbėn, shton ai, njė hap pėrpara drejt njohjes". Kjo do tė thotė se shqiptarėt mė vonė u shkėputėn nga miti i Skėnderbeut dhe u futėn nė truallin e historisė. Kur ndodhi kjo shkėputje? Ai lė tė kuptohet se kjo shkėputje po ndodh tani, pas pėrmbysjes sė regjimit komunist. Shprehėsit e saj janė, sipas tij, ata qė kėrkuan njė histori tė Skėnderbeut ndryshe nga ai qė ėshtė trajtuar nė regjimin komunist. Pra, njė histori shkencore pėr kohėn e Skėnderbeut. Po ashtu njė histori pėr ngjizjen e mitit tė tij nė kohėn e Rilindjes, pastaj njė histori tjetėr tė Skėnderbeut tė hartuar pėr kohėn komuniste, mė tej njė histori tė Skėnderbeut pėr periudhėn e demokracisė. Pra, deri kėtu, tė paktėn katėr histori tė ndryshme pėr Skėnderbeun. Kushedi, mund tė dalė nevoja pėr njė histori tė Skėnderbeut pėr shqiptarėt e Kosovės, njė tjetėr pėr shqiptarėt e Maqedonisė, ndoshta njė tjetėr pėr shqiptarėt e diasporės. Kėshtu, lum Skėnderbeu qė do tė ketė kaq shumė histori. © Gazeta Shqip - 2006-2008
Shqip | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com