Albatlanta

Perballja e agresivitetit nacionalist
Xhavit Haliti
Eshtė e vėshtirė tė mbahet nėn "fre" agresiviteti nacionalist nga shteti dhe ligji. I nxitur nga gjuha, besimi fetar, kultura, legjendat dhe mitet, nacionalizimi ekstremist, jo rrallė, e tejkalon politikėn shtetėrore. Nė rastin konkret, nė mbijetesėn dhe agresivitetin e shfaqjeve nacionaliste tė qytetarėve serbė tė shtetit tė Kosovės janė tė pranishėm dhe veprues tė gjithė faktorėt e sipėrpėrmendur. Bashkėqytetarėt tanė serbė nė Kosovė, nėn trysninė politike e fetare, e kanė tė vėshtirė tė pajtohen si qytetarė tė barabartė nė shtetin e pavarur e sovran tė Kosovės, kur pėr dekada janė ndjerė dhe kanė qenė politikisht, ekonomikisht, historikisht dhe nė rrafshin arsimor e kulturor superiorė nė raport me mbi 95% tė shqiptarėve banorė etnikė tė Kosovės. Kjo ndjesi, e rrėnjosur ndėr ta pėr gati njė shekull, i ngjan bumerangut-arm, qė, nėse nuk e godet kundėrshtarin i rikthehet dhe mund tė vrasė pėrdoruesin. E them kėtė sepse nacionalizmi agresiv, natyrshėm, ngjall kundėrveprimin, nxit, organizon dhe fuqizon nacionalistėt nė Kosovė. Ura e Ibrit nė Mitrovicė, me ose pa dashje, ėshtė shndėrruar nė njė kapėrcyell mes "trimėrisė" serbe e asaj shqiptare dhe, me terma demokratikė, mes nacionalizmit serb dhe atij shqiptar.

Demonstrimi i nacionalizmit serb nė kundėrvėnie tė pavarėsisė dhe sovranitetit tė shtetit tė Kosovės ėshtė shfaqur pa ekuivokė dhe nė vazhdimėsi. Ai ėshtė shfaqur me protesta tė dhunshme ndaj institucioneve legale tė shtetit tė Kosovės, ndaj rezidencave tė institucioneve tė drejtėsisė nė Mitrovicė, ndaj zbatimit tė projekteve tė qeverisė sė Kosovės pėr pėrmirėsimin e jetesės sė komuniteteve tė etnisė shqiptare, duke penguar e duke mos lejuar edhe furnizimin e tyre me ujė tė pijshėm, ndaj jetės dhe pronės sė shqiptarėve etj. Demonstrimi i kėtij nacionalizmi kulmoi nė mėnyrė mė tė hapur dhe mė provokative me Kuvendin dhe deklaratėn e miratuar prej tij nė Zvecan, pikėrisht mė 17 shkurt, nė pėrvjetorin e parė tė Shpalljes sė Kosovės shtet i Pavarur.

Sa pėrmendėm, por edhe veprime e qėndrime tė tjera tė serbėve me karakter agresiv nacionalist antishtet dhe antishqiptar ngjalli, natyrshėm, reagimin kundėrshtues, dėshirėn dhe prirjen e qytetarėve tė etnisė shqiptare tė Kosovės pėr t‘u pėrballur e pėr tė kundėrvepruar ndaj tyre. Kėtė e dinė dhe e ndjejnė bashkėqytetarėt tanė serbė; kėtė e dinė edhe shtetarėt dhe hierarkėt fetarė tė shtetit serb, siē dinė mirė qė pėrballja e nacionalizmave nė ekstrem ēon pashmangėsisht nė luftė mes tyre. Kėtė pėrfundim jo vetėm e dinė mirė tė gjitha institucionet e organizmat shtetėrorė dhe jo shtetėrorė serbė, por edhe pėrpiqen me tė gjitha mėnyrat pėr tė provokuar shqiptarėt qė tė pėrligjin fillimin e njė lufte tė re. Kjo nuk ėshtė njė hamendje dhe kurrsesi njė parashikim ogurzi, por ėshtė njė synim imediat i nacionalistėve serbė me pushtet, qė u konfirmua ndėrkombėtarisht edhe nga ministri i Punėve tė Jashtme tė Rusisė, Lavrov, nė trajtimin e "ēėshtjes" Kosovė me znj. Klinton, me thėnien: "Njohja e shtetit tė Kosovės do tė destabilizojė rajonin". Ky pėrfundim i aleatit mė tė madh e mė tė fuqishėm tė Serbisė bie ndesh hapur me vlerėsimet qė iu bėnė me rastin e njėvjetorit tė Pavarėsisė autoriteteve mė tė larta tė shtetit tė Kosovės nga SHBA, BE dhe shtete tė tjerė tė bashkėsisė ndėrkombėtare si "faktor stabiliteti" gjatė vitit 2008 nė Ballkan. Nisur nga kjo mbėshtetje e deklaruar, por edhe realisht e shfaqur edhe nė rrafshin politik dhe ekonomik, ne, shqiptarėt etnikė, qė kontribuuam me privatcione, sakrifica dhe dhėnien e mijėra jetėve pėr ēlirimin dhe krijimin e shtetit sovran tė Kosovės, tė pavarur nga Serbia, nuk duhet tė biem pre e provokacioneve me karakter ekstrem nacionalist. Tė pėrpiqemi maksimalisht pėr tė frenuar ndjenjat tona kundėrvepruese ndaj kėtyre provokacioneve, duke mbajtur kurdoherė parasysh: Ekstremistėt nacionalist serbė, me autoritet nė pushtetin politik, fetar e publik nė Serbi, duke shfrytėzuar nė mėnyrė abuzive ndikimin mbi komunitetin e qytetarėve serbė tė Kosovės dhe mbi disa personalitete pėrfaqėsuese tė tyre, po insistojnė nė synimin pėr ta zhbėrė arritjen tonė; Shpalljen e Pavarėsisė dhe njohjen, tashmė faktike ndėrkombėtarisht tė shtetit tė Kosovės. Po pėrpiqen tė zhbėjnė tė bėrėn por "i munduri", "i humburi", bėhet nervoz dhe e humbet arsyen. Ėshtė njė anormalitet, qė duhet pėrballur me qetėsi. Ėshtė e vėrtetė qė pa i vėnė fre njė anormali, ai tė vret. Por, ėshtė po aq e vėrtetė qė kėtė pengesė atij mund t‘ia vėrė vetėm njė normal. Dhe ne, shqiptarėt, shumica dėrrmuese e qytetarėve aktualė tė shtetit tė Kosovės, kemi mundėsinė qytetare, morale, shtetėrore dhe mbėshtetjen ndėrkombėtare qė ta bėjmė kėtė. Mendoj dhe besoj se do ta pėrballojmė e zhvlerėsojmė nacionalizmin ekstrem serb nė "shpėrthimet" nė Kosovė, jo me logjikėn e njė ligji tė lashtė "sy pėr sy dhe dhėmb pėr dhėmb", por pėrmes besimit e bindjes nė palėkundshmėrinė e pavarėsisė e sovranitetit tė shtetit tė Kosovės.

Ne, qytetarėt shqiptarė tė Kosovės, pas pėrjetimit tė ngjarjeve tė 1999-ės, synojmė, dėshirojmė dhe jemi pėrpjekur e po pėrpiqemi pėr tė shmangur konfliktet nacionale nė Kosovė dhe nė rajon. Kush dėshiron, synon dhe vepron pėr tė realizuar tė kundėrtėn ėshtė pėrgjegjės, sė pari, ndaj qytetarėve tė vet dhe ndaj bashkėsisė ndėrkombėtare. Kėtė e dinė mirė edhe shtetarėt e lartė tė Beogradit, tė cilėt, nė njė mėnyrė apo nė njė tjetėr, veprojnė e deklarohen nėn trysninė nacionaliste.
24-ore | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com