Albatlanta

Mbertheckat qe mberthejne Pangon
Andrea Stefani
Mbrojtja qė ish-ministri Pango pėrpiqet t‘i bėjė vetvetes ėshtė njė tjetėr sinjal i rrezikimit tė frikshėm tė standardeve morale tė opinioneve. Nėse nuk do tė qe kėshtu, ish-ministri nuk do tė guxonte tė mbrohej publikisht pėr atė qė nuk mund tė mbrohet. Por ai beson se gėrryerja e moralit ėshtė e thellė dhe e shtrirė jo vetėm nė klasėn politike tė kalbur, por edhe nė elektoratin qė e voton prej vitesh kėtė klasė politike. Shpresa e tij e mbetur, fija shpėtimtare e barit ku ėshtė mbėrthyer me tė dyja duart Pango, ėshtė njė bjerrje e mundshme masive e moralit, njė tolerancė masive, "demokratike" ndaj imoralitetit. Dhe nė kėtė pikė intuita e tij duket se nuk gabon shumė. Ėshtė thuajse evidente qė ne jemi njė shoqėri qė po kalon njė periudhė krize morale. Kemi braktisur njė sistem politik, por nuk kemi ndėrtuar ende plotėsisht tjetrin. Pėrpiqemi tė lėmė pas patriarkalizmat, ndrydhjet e trashėguara tė shoqėrisė dhe karaktereve, por nuk kemi mundur tė pėrqafojmė ende vlerat morale tė lirisė, sepse nuk i kemi ende kushtet pėr tė qenė plotėsisht tė lirė. Na mungojnė pėr kėtė shumė faktorė, por mbi tė gjitha drejtėsia dhe begatia. Jemi tė varfėr dhe prangat e varfėrisė na detyrojnė tė trokasim nė dyert e shtėpive tė mė tė fortėve, tė mė tė pasurve, tė mė tė pushtetshmėve, qė janė bėrė tė tillė duke dhunuar ligjin dhe moralin. Sepse nuk ka drejtėsi. Dhe pasi janė bėrė tė pushtetshėm me padrejtėsi, kėta politikanė, ofiqarė apo biznesmenė, e ushtrojnė kėtė pushtet mbi viktimat e varfėrisė pėr tė kėnaqur epshet e tyre.

***

Ajo vajza qė trokiti nė shtėpinė e ish-ministrit tė Kulturės, Pango, u bė (edhe pse duke investiguar si gazetare), pėrfaqėsuesja e atyre qindra mijėra shqiptarėve qė nevojat e egėrsuara dhe shpresat e zvetėnuara nga mjerimi i shtyjnė t‘u bėjnė temena politikanėve, zyrtarėve, t‘i votojnė dhe t‘u brohorasin mitingjeve, tė trokasin dyerve tė tyre. Tė gjithė nuk janė njerėz tė lirė, por janė "libertė", domethėnė si skllevėrit romakė qė kur jua falnin lirinė, vazhdonin tė ushqeheshin dhe jetonin me kotheret qė ju falte ish-skllavopronari. Dhe ky i fundit i pėrdorte politikisht pėr tė shtuar numrin e mbėshtetėsve tė tij kur votoheshin ligje nė Forumin e Romės. Ajo qė ndodhi e shėmtuar me Pangon, por qė pa dyshim ndodh edhe me dhjetėra zyrtarė tė tjerė tė lartė tė kėtij shteti shumė tė korruptuar, nuk do tė ndodhte sikur nė kėto 20 vjet politika dhe qeverisjet t‘u kishin ofruar shqiptarėve punė, drejtėsi dhe liri. Sepse puna ėshtė lirim, liria ėshtė drejtėsi dhe drejtėsia dinjitet. Politikat dhe qeverisjet e dėshtuara, duke mbjellė papunėsi dhe varfėri, i kanė goditur shqiptarėt nė dinjitetin e tyre, nė lirinė e tyre. Ajo qė ndodhi atė natė nė shtėpinė e njė ministri tė Kulturės, ėshtė njė dramė me shumė akte qė ėshtė luajtur dhe vazhdon tė luhet nė shumė pragje pushtetesh, ministrash, drejtorėsh, kryetarė bashkish apo komunash.

Nuk ka rėndėsi nėse vajza qė trokiti nė derėn e njė ministri nė kėrkim tė njė pune qe apo nuk qe gazetare e "Fiks"-it. Nuk ka rėndėsi si qe veshur. I rėndėsishėm ėshtė fakti (dhe kėtė e perceptuan tė gjithė teleshikuesit) qė ministri Pango u pėrpoq ta zhvishte deri edhe duke u pėrleshur me "mbėrtheckat" e saj. Pango mbrohet dhe thotė se u provokua dhe u josh nga njė "dekolte e ekzagjeruar" dhe "treēereku i gjoksit jashtė"? Aha, por kjo mund tė jetė avokatia e ēdo zyrtari tė lartė qė pranon njė ryshfet apo zarf parash! Kushdo nga kėta zyrtarė tė korruptuar mund tė thotė se e provokuan, duke i treguar zarfin dhe se ai nuk mundi ta pėrballojė tundimin, ndaj i futi paratė nė xhep. Mos vallė paratė janė pėr njeriun mė pak tunduese sesa seksi? Aspak! Aq mė tepėr kur seksi mund tė blihet edhe me para. Paraja e mposht seksin dhe e shndėrron atė nė mall. Por po ashtu edhe pushteti (qė pjell para) e shndėrron seksin nė mall, nė kėmbim tė njė rroge pra, tė parave. Prandaj "logjika" e provokimit fatal nuk e shpėlan nga mėkati i korruptimit Pangon, pavarėsisht se edhe Oskar Wilde thotė qė "burri ėshtė triumfi i logjikės mbi moralin". Por nuk e thotė pėr ministrin apo politikanin. Prandaj nuk ka vlerė pėr skandalin "Pango". Aq mė tepėr nė kėto kohė, kur morali i shtetit dhe shoqėrisė rri pezull mbi humnerėn e njė degjenerimi shkatėrrues dhe vendit i duhen ministra dhe qeveritarė qė pėrfaqėsojnė triumfin e moralit mbi "logjikėn".

***

Por morali nuk shėndoshet pa drejtėsi. "Sexgate" i Pangos ėshtė njė tjetėr skandal qė denoncon kalbėzimin qė i ndodh qeverisjes dhe administratės, kur mungon drejtėsia. Kur Partia Demokratike dhe qeveria e "duarve tė pastra" erdhėn nė pushtet, mediat afėr tyre nisėn tė denoncojnė me tė madhe shndėrrimin e administratės nė "kuplarara" tė ish-qeveritarėve socialistė. Janė pėrmendur deri edhe prezervativėt "rozė" tė flakur nėpėr koshat e mbeturinave. Dhe ēfarė shohim pas katėr vjetėsh tė njė qeverisjeje qė premtoi "ndryshim"? Shohim sesi ministri i Kulturės sė qeverisė sė "ndryshimit" pėrpiqet qė "me duar tė pastra" tė zbėrthejė mbėrtheckat e kėmishės sė njė vajze 30 vjet mė tė re se ai, pėr tė parė "ndryshimin"(?) e saj nė peshė! Dhe ka paturpėsinė tė mbrohet me sofizma banalė me plot kontradiksione logjike. Nė njė rast Pango thotė qė nėse befas tė shfaqet njė gocė vonė nė derė tė shtėpisė, "edhe mund ta shikosh" nė trup. Por ėshtė po ai qė pranon se e kapi nga "mbėrtheckat", sepse u provokua nga qė ajo e kish "treēerekun e gjoksit jashtė". Pango duhet ta sqarojė publikun nėse tentoi t‘ia zbėrthejė gocės mbėrtheckat, sepse "i ra nė tru", apo se i lejohej ta shihte nė trup pėr tė vlerėsuar nėse bėnte pėr panair. Nėse e bėri pėr hatėr tė qejfit, apo pėr hatėr tė "detyrės"? Njeri pohim kundėrshton tjetrin. Cilin nga ata do tė mbajė? Por Pango mund t‘i mbajė tė dyja. Sepse nuk ėshtė qeveritari i parė pėr tė cilin detyra ėshtė seks dhe seksi ėshtė "detyrė". Po sikur tė thotė se goca "i ra nė tru", ndėrsa e zbėrthente pėr ta parė nėse vlente pėr panair? Atėherė na mbetet vetėm tė pohojmė se ministri i Kulturės ka pasur njė detyrė shumė tė vėshtirė. Dhe jo vetėm do ta falim, por do i lutemi tė na falė. Madje, tė bėhet prapė ministėr dhe tė rifillojė me "zbėrthimet".

***

Do tė qe mė e ndershme qė Pango tė heshtte. Orvatja e tij pėr t‘u mbrojtur ėshtė sfidė ndaj moralit tė shoqėrisė, tė vėrtetės dhe drejtėsisė. Ajo ėshtė shprehje e asaj arrogance tė verbėr qė nuk njeh asnjė kufi dhe qė ka mbėrthyer sot njė politikė qė nuk kontrollohet nga ligji, por kontrollon ligjin, qė nuk kontrollohet nga drejtėsia, por e bėn si ia do qejfi "drejtėsinė". Njė politikė qė pikėrisht pėr shkak se nuk ka drejtėsinė mbi kokė punėson, ē‘punėson, amendon, josh, frikėson, pallon, vret, rrėnon, poshtėron, mashtron, korrupton, pronėson, ē‘pronėson jo vetėm individė, por njė popull tė tėrė. Politika dhe pushtetet e saj tė gjithėfuqishme dhe tė pakontrolluara nga asnjė pushtet tjetėr, janė e keqja e tė gjitha tė kėqijave qė kanė pllakosur Shqipėrinė. Njė e keqe e tillė janė kultet e liderėve tė mėdhenj qė sundojnė duke dalė mbi institucionet, Kushtetutėn dhe vullnetet popullore, kulte qė pėrvetėsojnė si arritje tė tyren ēdo meritė, por qė largojnė nga vetja ēdo pėrgjegjėsi pėr skandalet e politikanėve tė korruptuar qė ata vetė i bėjnė ministra. Sepse arroganca qė inkurajoi ministrin Pango tė fusė duart deri te "mbėrtheckat" e njė vajze, ėshtė e ushqyer nga kulti i paprekshėm i Kryeministrit Berisha, nga fryma e sundimit tė liderit, pushtetit dhe politikės mbi gjithēka dhe qė i jep vetes lirinė tė bėjė gjithēka. Ėshtė njė frymė krejt nė kundėrshtim me modestinė, pėrulėsinė e njė politike qė ka ardhur nė pushtet tė shėrbejė dhe jo qė t‘i shėrbejnė. Ėshtė krejt nė kundėrshtim me frymėn e njė sistemi ku vėrtet politika qeveris, por ėshtė drejtėsia qė sundon. Skandali "Pango" ėshtė njė nga ata ēibanė tė njė korrupsioni qė ka vite qė marshon lakuriq para syve tė shqiptarėve, por qė askush (si nė pėrrallėn e Andersenit) nuk e denoncon se ėshtė lakuriq. Njė heshtje prej skllevėrish qė ėshtė thėrrmuar vetėm nga shpėrthime tė pėrgjakshme dhe rrėnuese si ai i Gėrdecit apo nga denoncime tė medias, tė tilla si ky i "Fiks Fare". Por denoncimet e medias duhen mbėshtetur nga drejtėsia dhe opinioni publik. Sepse ka ca kohė qė politikanėt po pėrpiqen tė zhvillojnė ca "morale" apo politikėra "tė reja" pėr t‘u mbyllur gojėn medias dhe gazetarėve qė i kritikojnė. Dhe mendoni se ē‘mund tė bėjnė qeveritarėt pa qenė nėn vėzhgimin e medias dhe nėn gjykimin e drejtėsisė. Nuk do tė linin "mbėrtheckė" pa zbėrthyer.
24-ore | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com