Albatlanta

Rexhep Qosja: Sali Berisha, konflikt, trysni dhe dhunė
Musli Krasniqi
Nė momentin kur viti 2008 mbeti pas, dhe 2009 ngre shumė pikėpyetje pėr shqiptarėt, mendimet e akademikut Rexhep Qosja pėr njė varg ēėshtjesh delikate dhe parashikime mbi tė ardhmen, rezervojnė mjaft kėrshėri. Kush ishin pėrgjegjėsit e vėrtetė tė tragjedisė sė Gėrdecit dhe ē'lidhje ka mes kėsaj tragjedie dhe ligjit tė dosjeve, skandaleve si ai i rrugės Durrės-Kukės, aferės qeveritare mbi ēėshtjen e biznesmenit Damir Fazlliē, apo pėrballjeve tė dhunshme nė Parlament e nė sistemin e Drejtėsisė?
Si po shtrohet rruga e tė ardhmes sė Kosovės? Pse klasa politike qė solli ēlirimin e saj erdhi nė pushtet vetėm pas 8 vjetėsh? Sa mund ta pengojė funksionalitetin e shtetit tė Kosovės minoriteti serb dhe sa tė rastėsishme mund tė jenė pavarėsia e Kosovės dhe pranimi i Shqipėrisė nė NATO nė njė kohė kaq tė shkurtėr me njėra-tjetrėn? Nė kėtė intervistė, Rexhep Qose thellohet pėr tė gjithė kėto pyetje, duke u ndalur sidomos nė ēėshtje qė lidhen me debatet intelektuale qė po zhvillohen kėto kohė, si ai mbi librin Skėnderbeu tė Oliver Schmitt, apo "Arratisje nga burgje te kujtesės", tė Pirro Mishės, ku ngre kokė njė tjetėr pėrballje e tij me shkrimtarin Ismail Kadare. Kjo intervistė e gjatė do tė botohet nė dy numra tė gazetės, duke nisur nga sot.

Profesor, si e vlerėsoni vitin 2008 pėr shqiptarėt?
I shikuar historikisht, viti 2008 do tė shėnohet si vit i jashtėzakonshėm, i madh, nė historinė e popullit shqiptar. Dhe, do tė shėnohet si vit kėshtu i madh, historik, pėr arsye se kėtė vit u arrit ideali shekullor i popullit shqiptar: u arrit ēlirimi dhe pavarėsia edhe e njė pjese tė tokave shqiptare dhe tė popullit shqiptar: u arrit ēlirimi dhe pavarėsia e Kosovės. Por, kėtė vit iu hapėn dyert edhe Shqipėrisė shtetėrore pėr t'u bėrė anėtare e NATO-s. I shikuar nga pikėpamje shoqėrore, politike dhe ekonomike, viti 2008 nuk mund tė thuhet se ndryshon posaēėrisht prej viteve tė tjera pas rėnies sė komunizmit. Nė Shqipėrinė shtetėrore, si edhe gjatė shtatėmbėdhjetė viteve tė kaluara, viti 2008 ishte vit i politikės sė konflikteve politiko-partiake me tė njėjtit aktorė nė krye!
Nė Shqipėri dhe nė Kosovė viti 2008 ishte vit i korrupsionit financiar dhe politik pothuaj tė pafrenuar.
Nė Shqipėri dhe nė Kosovė viti 2008 ishte vit i shpėrfilljes sė krijimtarisė shpirtėrore dhe i mjerimit tė klasės intelektuale! Nė Shqipėri dhe nė Kosovė, viti 2008 ishte vit i ballafaqimit tė mendjes moderne, qė do tė donte qė populli shqiptar me gjuhėn standarde, me vetėdijen kombėtare dhe me ndėrgjegjen qytetare tė funksionojė si komb modern, dhe i mendjes patriarkale, feudale, primitive, qė do tė donte qė populli shqiptar tė copėzohet, tė ndahet e tė pėrēahet me gjuhė, me vetėdije shtetėrore krahinore nė dy kombe dhe me papėrgjegjėsi historike! Nė Shqipėri dhe nė Kosovė, viti 2008, ndėrkaq, ishte vit edhe i njė dukurie tjetėr, pasojat e sė cilės do tė shprehen posaēėrisht mė vonė: ishte vit i pėrqendrimit tė pasurisė, nė njėrėn anė, dhe i mjerimit social, nė anėn tjetėr!
Shpallja dhe njohja e pavarėsisė sė Kosovės dhe hyrja e Shqipėrisė nė NATO u vlerėsuan tė jenė tė arriturat mė tė mėdha tė vitit pėr shqiptarėt, por edhe pėr Ballkanin nė pėrgjithėsi. A ishte e rastėsishme qė tė dyja kėto ngjarje tė ndodhnin nė njė afėrsi tė tillė kohore?
Mund tė jetė qė kėto dy ngjarje nuk kanė ndodhur rastėsisht nė njė afėrsi tė dukshme kohore. Mund tė jetė qė nė Uashington ėshtė marrė vendim qė kėto dy ngjarje tė ndodhin nė kohė tė afėrt. Ka njė kuptim kjo. Pa dyshim.
A mund tė thuhet se Kosova e pavarur dhe Shqipėria nė NATO pėrfundimisht i bėn shqiptarėt faktor tė barabartė me popujt e tjerė nė Ballkan?

Shpallja e Kosovės shtet i pavarur dhe hapja e dyerve pėr pranimin e Shqipėrisė nė NATO nuk mund tė krahasohen, sepse nuk do tė kenė tė njėjtin vend nė historinė e popullit shqiptar. Ēlirimi dhe pavarėsia e Kosovės ėshtė arritje e madhe historike, shekullore, e popullit shqiptar, ėshtė liri e arritur, ėshtė pavarėsi e arritur, ėshtė Ngritje historike e popullit shqiptar si Komb. Hyrja e ardhshme e Shqipėrisė nė NATO-n ėshtė hyrje nė njė Aleancė ushtarake, shumė tė rėndėsishme, por aleancė, qė ėshtė sot e mund tė vendos vetė qė tė mos jetė nesėr, ėshtė hyrje nė njė Aleancė ushtarake, nė tė cilėn, si po shohim, mund tė hyjnė, dhe po hyjnė, tė gjitha vendet evropiane. Dhe, natyrisht, ballkanike. Po deshi, madje, edhe Serbia.
Me shpalljen e Kosovės shtet i pavarur dhe sovran shqiptarėt i afrohen synimit historik pėr t'u bėrė tė barabartė me popujt e tjerė ballkanikė, por tė barabartė me ta ende nuk janė. Plotėsisht tė barabartė me popujt e tjerė ballkanikė shqiptarėt nuk do tė mund tė quhen derisa do tė jenė tė ndarė siē janė, sidomos derisa Kosovės tė mos i lejohet qė tė bashkohet me Shqipėrinė. Dhe, derisa tė jenė ekonomikisht tė pazhvilluar siē janė. Hyrja e Shqipėrisė nė NATO nuk e di a e ndihmon a e pengon idealin historik tė popullit shqiptar: bashkimin e Kosovės me Shqipėrinė. Pas shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės pasuan edhe njohje ndėrkombėtare tė saj. Si e vlerėsoni kėtė proces tė njohjes sė shtetit tė Kosovės? Megjithėse Kosovėn shtet deri sot e ka njohur mė pak se njė e treta e shteteve anėtare tė Kombeve tė Bashkuara, nuk mendoj se duhet tė jemi tė pakėnaqur me procesin e njohjes. Kur them kėshtu, kam parasysh se Kosovėn shtet e kanė njohur SHBA-tė, shtetet kryesore tė Bashkimit Europian, Turqia dhe njė varg shtetesh tė tjera tė kontinenteve tė tjera, ndėr tė cilat edhe Japonia. Nuk ishte reale tė pritnim qė tė na njohin shpejt shumė mė tepėr shtete se ē'na kanė njohur. Njė numėr i shteteve nuk na kanė njohur ende pėr shkak tė lidhjeve tė tyre tė vjetra me ish-Jugosllavinė dhe tė lidhjeve tė reja me Serbinė; njė varg shtetesh nuk na kanė njohur ende pėr shkak tė pėrbėrjes sė tyre shumė etnike; njė varg shtetesh, sidomos islamike, nuk na kanė njohur ende pėr shkak tė sjelljeve tė papranuara ndaj fesė myslimane tė disa ish-mediokriteteve politike nė institucionet tona. Kurrė, asnjė shtet nuk ėshtė njohur shpejt e lehtė prej tė gjitha shteteve tė planetit. Ka mė shumė shtete sot qė nuk njihen prej tė gjitha shteteve. Njohja e njė shteti tė ri zakonisht ėshtė proces qė zgjat.

Gjashtė pikat e papritura
Si e shihni planin gjashtėpikėsh tė Ban Ki Munit pėr Kosovėn, dhe a mendoni se shqiptarėt mund ta evitojnė zbatimin e tij?

Po shoh e po dėgjoj se po flitet shumė rreth gjashtė pikave tė Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB-sė, Ban Ki Mun. Pėrpos njerėzve tė opozitės po flasin edhe qytetarė nė radiot e nė televizionet. Plani gjashtėpikash i Ban Ki Munit nė tė vėrtetė e mbulon me Misionin e EULEKS-it gjendjen politiko -organizuese tė Kosovės, domethėnė gjendjen faktike nė Kosovė. Nė disa pikėpamje kjo gjendje nuk ėshtė e dėshiruar, nuk e lejon Kosovėn tė jetė siē e kemi menduar, por ajo ėshtė gjendje e tillė? Pėr krijimin e kėsaj gjendje kemi luajtur rol dhe ne, por shumė mė tepėr ndėrkombėtarėt. Pėr shkak tė rolit tė ndėrkombėtarėve - tė SHBA-ve dhe Bashkimit Europian gjatė Luftės, ne kemi heshtur para disa masave qė kanė ndėrmarrė ndėrkombėtarėt nė Kosovė edhe kur ėshtė dashur tė jemi shumė mė tepėr tė zėshėm. Kemi harruar se Europa, fjala vjen, nė njėrėn anė ēliron, demokratizon, kurse nė anėn tjetėr urdhėron, natyrisht, nė mėnyrėn moderne! Nė deklaratat dhe debatet pėr Planin gjashtėpikėsh po dėgjoj se i bėhen shumė vėrejtje kryeministrit, kryetarit dhe kryetarit tė Kuvendit. Dhe, nė kėto vėrejtje kur e kur futen edhe vlerėsime e zhvlerėsime tė ashtuquajtura atdhetare. Nuk mendoj se kemi tė drejtė tė pretendojmė se e duam Kosovėn mė shumė se Fatmir Sejdiu a Hashim Thaēi, a Jakup Krasniqi. Harrojmė se nė ndėrtimin dhe nė zbatimin e politikės kombėtare nė Kosovė, ne nuk mund tė mos e mendojmė njė gjė: nuk mund t'i lejojmė vetes tė konfrontohemi me SHBA-tė dhe me BE-nė. Duhet tė dimė tė mos pajtohemi, kur duhet tė mos pajtohemi, dhe kėtė po e bėjnė institucionet tona, por konfrontimi politik me aleatėt, aq mė parė me aleatin tonė qė aq shumė ka bėrė pėr ne-me SHBA-tė nuk ėshtė menēuri politike.
Por, njė gjė do tė duhej t'u thuhej mė vendosmėrisht miqve ndėrkombėtarė: nuk mund t'u jepet serbėve nė Kosovė ēka nuk u jepet shqiptarėve nė Luginėn e Preshevės. Nė fund tė kėsaj pėrgjigje, unė nuk mund tė mos e shpreh kėtė shqetėsim timin: EULEKS-i nė tė vėrtetė ėshtė dėshmia pothuaj e paparaparė pėr njė qėndrim mė pak a mė shumė tė ndryshuar tė Europės, sidomos tė Europės ndaj pozitės sė Kosovės sot! Dua tė them: gjendjen tonė nuk e shoh tė mirė.
Rreth tre vjet mė parė keni hedhur idenė e lėvizjes sė kufijve ndėrmjet Kosovės dhe Serbisė, dhe lėvizjes vullnetare tė popullsisė, si zgjidhje mė e mirė e problemit me Serbinė. A qėndroni ende pranė kėsaj ideje, dhe ēka do tė fitonin e ēka do tė humbnin shqiptarėt nga njė variant i tillė? Nuk e quaj tė arsyeshme ta shpjegoj rishtazi idenė qė e kam shpjeguar sa herė nė mediat. Por, e them se me njė zgjidhje tė tillė, tė mundshme, tė cilėn, mjerisht, e mohojnė ndėrkombėtarėt, dhe siē ėshtė parė, edhe serbėt, edhe shqiptarėt, edhe serbėt do tė fitonin paqen dhe sigurinė pa drojė prej tė papriturave. Shqiptarėt, ndėrkaq, do tė fitonin edhe mundėsinė qė tė vendosin vetė, lirisht, pa kundėrshtime etnike brenda Kosovės, pėr ardhmėrinė e Kosovės: qė ta vazhdojė historinė si Kosovė e pavarur apo e bashkuar me Shqipėrinė.

Sa mund ta pengojė funksionalitetin e shtetit tė Kosovės minoriteti serb?
Si po shohim, Serbia nuk e ka ndėrmend tė pajtohet me vendimin e historisė: me pavarėsinė dhe sovranitetin e Kosovės. Kur ajo nuk pajtohet sot, nė kushtet e raportit tė forcave qė e kanė bėrė tė mundshėm atė vendim tė historisė, mund tė supozojmė se sa nuk do tė pajtohet nesėr po tė ndryshojė sadopak ai raport i forcave. Serbia edhe sot po e pėrdor pakicėn serbe nė Kosovė pėr t'i futur pyka rrotės historike tė Kosovės! Pėrpjekjet e Serbisė, tė ndihmuara prej ndonjė qeverie europiane, pėr ta bėrė pakicėn serbe tė Kosovės pakicėn mė tė privilegjuar nė Europė, pėr ta bėrė politikisht dhe kushtetutarojuridikisht pothuaj sovrane, nė radhė tė parė e synojnė pengimin e funksionit normal tė shtetit tė Kosovės. Kėto synime tė Serbisė duhet tė komprometohen dhe tė ndalen dhe ato mund tė ndalen nė radhė tė parė me ndihmėn e SHBA-ve dhe tė BE-sė. Ose, me protestat e popullit.

Profesor, zgjedhjet e vitit tė kaluar shėnuan fitoren e krahut politik qė doli nga lufta e UĒK-sė. Si e keni parė kėtė rotacion politik?
Nė zgjedhjet menjėherė pas luftės ēlirimtare nuk fituan forcat politike qė bėnė luftėn, nuk fituan partitė e krijuara prej pjesėtarėve tė UĒK-sė dhe pėrkrahėsve tė tyre, qė sollėn Konferencėn e Rambujesė, dhe mandej, NATO-n nė Kosovė, domethėnė nuk fituan ata qė i sollėn lirinė Kosovės, po forcat politike qė ishin kundėr luftės dhe UĒK-sė. Ky nė thelbin e vet ishte dėshtimi i vetėdijes sonė historike, i ndėrgjegjes sonė dhe i ndjenjės sonė elementare pėr tė drejtėn! Tani, pas tetė vjetėsh, u bė korrigjimi. Me njė vonesė, qė kushtoi, korrigjimi u bė dhe pendesa e rilindi ndėrgjegjen tonė. Mund tė supozojmė se sikur menjėherė pas luftės tė kishin fituar nė zgjedhje ēlirimtarėt, nė politikėn dhe nė jetėn tonė shoqėrore nuk do tė ngjanin disa tė kėqija tė pėrgjithshme qė kanė ngjarė. Po ēka tė bėsh? Bėhemi mė tė menēur e mė tė drejtė mbasi paguajmė ēmim tė caktuar!

Tė vėrtetat qė do tė vijnė
Si i keni parė nga prizmi juaj zhvillimet nė LDK pas vdekjes sė Ibrahim Rugovės (Kuvendi i Gjashtė Zgjedhor, ndarja, debakli nė zgjedhje, konfrontimet e tanishme...)?

Ato qė ndodhėn nė Kuvendin e Gjashtė Zgjedhor tė LDK-sė dhe po vazhdojnė tė ndodhin nė LDK-nė, nė tė vėrtetė janė shpėrthim i vonuar i kundėrthėnieve, i deformimeve, i shpėrfytyrimeve tė llojllojshme nė kėtė parti, qė dikur vetėm kushtimisht mund tė quhej parti. LDK-ja ishte vazhdim i Lidhjes Komuniste tė Kosovės me emėr tjetėr, por pa organizimin e saj, me kundėrthėniet dhe deformimet e saj tė trashėguara, tani, tė shprehura nė kushte tė tjera dhe me gjuhė tjetėr politike. Ajo, LDK-ja, nuk ishte parti e vėrtetė. Ajo nuk ishte, lėvizje, si e paraqisnin disa propagandistė tė saj dikur! Ajo ishte njė grup individėsh qė flisnin nė Prishtinė dhe disa grupe nėpėr komuna, qė flisnin nė emrin e saj - tė LDK-sė, dhe nė emrin e Kosovės! Udhėheqja e saj nuk mbante kuvende me dinjitet kuvendi, ajo nuk mbante zgjedhje tė kuadrove me dinjitet tė zgjedhjeve, ajo nuk mbante mbledhje me rend dite e me procesverbal. Ajo kishte njė kryetar qė shkonte, vinte e rrinte sa donte ku shkonte, ndėrsa udhėheqja tjetėr e saj as nuk dinte kur shkonte, as ku shkonte, as kur vinte ai. Vetėm njė gjė ishte organizuar mirė: mbledhja e parave nė Kosovė dhe mbledhja e parave nė diasporė, pėr pjesėn mė tė madhe tė tė cilave, qė kap shumė miliona, kurrė nuk ėshtė marrė vesh kush dhe pėrse i ka shpenzuar! Apo ku gjenden mbetjet e tyre. Edhe njė gjė bėhej "seriozisht" nga kjo udhėheqje: "zgjedhjet e lira e demokratike" me tė cilat zgjedhje nė thelb u thuhej faktorėve ndėrkombėtarė se, ja, shqiptarėt po ndėrtojnė "rend demokratik" nėn pushtimin e Serbisė, nėn dhunėn dhe terrorin e regjimit tė Millosheviēit! E tė tjera, e tė tjera. Sot po gėnjehet shumė, tepėr shumė, pėr politikėn tonė para luftės, pėr rolin e kėtij a tė atij nė atė kohė, pėr kėtė e atė parti nė atė kohė. Por, tė mos harrojmė se tė ashtuquajturat historitė e fshehta e tė rrejshme njė ditė do tė sqarohen. Mund tė besojmė se nė vitet e ardhshme do tė botohen edhe kujtime, edhe ditarė, edhe dokumente tė tjera tė ndryshme, qė do tė na i shpjegojnė tė vėrtetat pėr atė kohė. Pėr fat, ende jetojnė dėshmitarė tė asaj kohe.
Njėri prej kėtyre dėshmitarėve jeni edhe ju, pa dyshim...
Unė nuk jam vetėm dėshmitar, unė jam pjesėmarrės nė ngjarjet mė tė rėndėsishme tė asaj kohe.
Si e shihni fatin e mėtejmė tė kėsaj partie?
Po shihet se ardhmėria e saj ėshtė ardhmėri e tkurrjes gjithnjė e mė tė dukshme. Ēdo gjė qė vjen duke u tkurrur pashmangshėm shuhet. Privilegjet e tepruara
Cili ėshtė vlerėsimi juaj pėr punėn e institucioneve tė Kosovės?

E kam thėnė edhe mė pėrpara, se institucionet e tanishme kanė sjellė ide tė reja, kanė sjellė nisma tė reja nė politikė, se i kanė lėvizur gjėrat. Domethėnė, ndryshime pozitive nė funksionimin e institucioneve tona po vėrehen. Por, kjo nuk do tė thotė se nė punėn e tyre nuk po vėrehen edhe tė padėshiruara. Propozimi pėr shtimin e rrogave tė funksionarėve, i paraqitur nė Kuvendin e Kosovės, pėr shtimin e jashtėzakonshėm tė privilegjeve tė deputetėve, fjala vjen, ėshtė njė e padėshiruar qė ėshtė dėgjuar a lexuar me indinjatė prej shumė qytetarėve. Fakti se njė numėr deputetėsh marrin nga katėr pesė rroga, ėshtė njė fakt i padėshiruar shumė! Ėshtė njė veprimtari korruptive. Nuk mund tė ketė kurrfarė arsyetimi pėr kėto privilegje tė deputetėve dhe tė funksionarėve tė tjerė. Kosova me Shqipėrinė janė vendet mė tė varfra nė Europė, dhe kėtė nuk do tė duhej ta harrojnė njerėzit e politikės. Nė qoftė se e harrojnė kėtė tė vėrtetė, ata nuk ka dyshim se do ta harrojnė nė dėmin e vet! Kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi, e kundėrshtoi atė propozim, por privilegjet nė Kuvend vazhdojnė tė jenė tė mėdha.

Ē'mendim keni pėr politikėn qė po e bėn opozita karshi qeverisė?
Nuk ka demokraci pa opozitė. Demokracisė i nevojitet opozita. E ndihmon tė mos gabojė apo tė bėjė sa mė pak gabime. Por, opozita e mirė, e shėndoshė, ėshtė gjithmonė e gjithkund opozitė parimore. Jo tė gjitha partitė e opozitės sė tanishme janė apo pėrpiqen tė jenė parimore. Kur e dėgjoj si e luan rolin e opozitės kryetari i Lidhjes Demokratike tė Dardanisė, mė bie terr syve! E dėgjova kur nė emisionin 'Rubikoni' mė 18 dhjetor tha: "Kryetari dhe kryeministri tregojnė mosdije elementare pėr krijim shteti...As Kushtetuta, as Deklarata e pavarėsisė nuk janė shprehje e pėrvojės , e traditės, po akceptim i asaj qė vjen nga jashtė...Ata s'dinė tė menaxhojnė me shtetin..." Ēfarė gjuhe! Ēfarė gjykimi! Ēfarė gjuhe e njeriut qė si kryetar i Kuvendit tė Kosovės e tregoi se si do ta "menaxhonte" Kosovėn! Si do ta rripte e do ta fyente me marrėzitė e tij!

Politika e konfliktit
Dy kahet e politikės shqiptare nė Tiranė vazhdojnė pėrballjet. Ky vit u karakterizua me tragjedinė e Gėrdecit, me akuza pėr keqpėrdorime nė rrugėn Durrės-Kukės, me afera tė tjera qeveritare si ajo me serbo-boshnjakun Damir Fazlliē etj. A mund tė na e jepni njė koment rreth kėtyre zhvillimeve?
Fatkeqėsisht, qė tetėmbėdhjetė vjet nė Shqipėri vazhdon politika e konfliktit midis tė djathtės dhe tė majtės. Dhe, kjo politikė po i kushton shtrenjtė Shqipėrisė dhe po u kushton shtrenjtė shqiptarėve! Kundėrshtarėt e tė djathtės, natyrisht, nuk janė engjėj, por autori kryesor i politikės sė konfliktit nė Shqipėri padyshim ėshtė kryetari i Partisė Demokratike, Sali Berisha. Konflikti, trysnia, dhuna - kjo ėshtė natyra e tij. Anatomia e tij mendore, shpirtėrore, ndjenjore, ėshtė, si do ta quante Erih Fromi, anatomi e destruksionit. Ajo ėshtė thellėsisht kundėrdemokratike. Shembuj qė e dėshmojnė kėtė nė sjelljet e tij dhe, madje, nė gjykimet e tij politike, ai sjell pėr ditė. Ai e pėrdor Kuvendin pėr ndryshime thelbėsore nė Kushtetutėn qė ėshtė miratuar nė referendum! Ai i pengon hetimet e tragjedisė sė Gėrdecit pėr tė cilėn ėshtė vetė kryefajtori politik kurse, hetimet e prokurorisė duhet tė tregojnė a ėshtė faji i tij vetėm politik! Ai e shpartallon Akademinė e Shkencave dhe i anulon zgjedhjet dhunshėm! Ai thotė se kush akuzon tė dyshuarin pėr shpėrdorime nė tenderat pėr Rrugėn Durrės-Kukės-Morinė ka punė me mua! Ai thotė se Fazlliēin nuk e ka takuar, por, po ta kishte takuar, do ta ēonte nė Kuvend - si tė ishte Kuvendi i Shqipėrisė hani i tij! Ai shqipton gėnjeshtra, mashtrime, shpifje, pa u lodhur pėr pasojat qė shkaktojnė ato nė shoqėrinė shqiptare! Ai bėn pėrurime tė godinave arsimore ende tė paafta pėr punė dhe tė ujėsjellėsve ende pa pikė ujė vetėm e vetėm pėr tė mashtruar njerėzit! Ai fyen deputetė, politikanė tė tjerė tė opozitės, intelektualė, akademikė nga foltorja e Qeverisė dhe e Kuvendit tė Shqipėrisė si tė ishin ato foltore tė tij private! Ai akuzon sot pėr krime njerėz, tė cilėve dje u ka thurur lėvdat! Ai shpall heronj sot njerėz qė dje nė gazetėn e tij i ka quajtur vrasės dhe terroristė! Ai e heq prej kabinetit qeveritar fotografinė e themeluesit tė Shqipėrisė, Ismail Qemali, pa pyetur popullin nė referendum a deputetėt nė Kuvend! Pėr hir tė mbėshtetjes qė synon t'i jepet, ai sillet para ndėrkombėtarėve me pėrulje fyese pėr shtetin si tani sė fundi para kryeministrit italian, Berluskoni!
Shkurt: me sjelljet e tij, me dhunėn e tij, me trysnitė e tij, me gjuhėn e tij, me primitivizmin e tij ai po e komprometon idenė e demokracisė dhe kulturėn politike tė Shqipėrisė. Cili shtet demokratik nė Ballkan a nė Europė do tė duronte kryeministėr tė tillė? Asnjėri! Cila rini studentore do e shikonte dhe do e dėgjonte e heshtur dhe e qetė tragjikomedinė qė luan njė Sali Berishė nė shtetin e saj? Asnjė rini studentore nė Europė. Intelektualėt, nuk po i pėrmend. Ata qė nuk janė kthyer nė shėrbėtorė tė dhunėtarit, ata kanė heshtur si tė vdekur!
Ēfarė reflektimesh mund tė ketė nė politikėn shqiptare dhe nė shoqėrinė shqiptare nė pėrgjithėsi ligji pėr dosjet?
Mendoj se pėr shėndoshjen morale dhe, si fryt i shėndoshjes morale, pėr paqen shoqėrore tė shoqėrisė shqiptare hapja e dosjeve ėshtė e rėndėsishme. Duhet ta njohim veten drejtė, objektivisht nė tė sotmen dhe nė tė djeshmen. Dhe, kjo njohje, e drejtė dhe objektive, ėshtė kusht pėr ardhmėrinė tonė tė shėndoshė. Por, jo hapja e dosjeve me kriteret e Sali Berishės dhe pėr qėllimet e tij. Ēfarė cinizmi! Sekretari partiak, ja, qė bėnte ēmos pėr t'u futur nė familjen e Enver Hoxhės dhe ashtu pėr t'u ngritur nė hierarkinė pushtetore na flet tani pėr hapje dosjesh dhe pėr pastėrtinė e figurave politike! E dihet se sekretarėt e partisė nė stalinizėm ishin syri mbikėqyrės pėr tė cilin me kohė ka folur Bentami nė teorinė e tij mbi Panoptikonin. Do tė donte ta pastronte politikėn e sotme duke kursyer veten! Dhe, thotė se projekt-ligjin e propozuar e ka mbėshtetur nė ligjet e vendeve komuniste qė kanė hapur dosjet. Sidomos nė atė ēek. Mashtrim! Ndėr ata qė do tė donte tė pastronte ai hyjnė gjyqtarė, prokurorė, funksionarė, drejtorė, kryeredaktorė, por jo edhe sekretarėt e partisė! E dihet: nė shtetin-parti, nė partinė shtet, fajtor pse ky gjyqtar, prokuror, funksionar, kryeredaktor a drejtor mediesh ishte i kėtillė a i atillė, ishte partia-shtet, ishin sekretarėt e saj, ishin deputetėt e saj. E disa deputetė qė i kanė sjellė ligjet nė sajė tė tė cilėve kanė punuar gjyqtarėt, prokurorėt, Sigurimi, Sali Berisha po i dekoron, dhe po i glorifikon. Ku ngjet kjo nė botė, aman?! Nė ligjet e lustracionit nė vendet ish-komuniste mė sė pari janė "pastruar" sekretarėt e organizatave tė partisė, pastaj tė tjerėt. Por, pėr Sali Berishėn kjo nuk vlen. Kryesore ėshtė tė mėnjanohen prokurorėt dhe gjyqtarėt qė kanė nisur hetimin (dhe mund tė bėjnė gjykimin) pėr tragjedinė e Gėrdecit, shpėrdorimet eventuale rreth rrugės Durrės-Kukės-Morinė, pėr aferėn Fazlliē! Nuk ėshtė e ēuditshme, prandaj, pse Ambasada amerikane, ambasada angleze dhe OESB-ja e ndalėn turrin e ish-sekretarit! Shkurt, besoj! tė pėrsėris: dosjet ėshtė mirė, ėshtė e nevojshme tė hapen, jo vetėm nė Shqipėri, por edhe nė Kosovė. Tė hapen pėr hir tė viktimave. Tė hapen pėr hir tė shėndoshjes sonė morale. Tė hapen, ndėrkaq, duke mos u privuar nga mendja historike, qė pashmangshėm e thotė: fatzinj ishin mė nė fund jo vetėm tė pėrndjekurit, por nė njė mėnyrė edhe pėrndjekėsit e tyre. Tė gjithė ishin fatzinjtė e kohės tragjike nė tė cilėn ishin tė gjykuar tė jetojnė. Gjatė, shumė gjatė, kemi qenė viktima tė raporteve tė fuqive tė mėdha! Ishim viktima tė konflikteve tė tyre edhe nė kohėn e komunizmit.
Jam i vetėdijshėm sa tė kota janė kėto tė vėrteta qė po i shqiptoj. Jam i vetėdijshėm sa tė kota janė, madje, edhe pėrpjekjet e Ambasadės amerikane, tė Ambasadės angleze dhe tė OSBE-sė pėr ta ndalur turrin e kryeministrit tė Shqipėrisė nė qėrimin e hesapeve me ata, qė e kundėrshtojnė dhunėn e tij politike dhe psikologjike nė jetėn shqiptare sot. Tė gjithė po shohim se ai nuk ka parim elementar politik. Tė gjithė po shohim se ai nuk njeh moral elementar politik. Tragjedia e mendjes sonė demokratike dhe e ndėrgjegjes sonė pėr drejtėsinė nuk vjen vetėm prej veprimeve dhunėtare tė Sali Berishės. Jo. Tragjedinė e mendjes sonė demokratike dhe tė ndėrgjegjes sonė pėr drejtėsinė edhe mė tepėr e shtojnė ata qė heshtin pėr dhunėn e Sali Berishės, edhe ata qė e propozojnė atė ndėr dhjetė njerėzit e vitit, edhe ata qė nuk kursejnė fjalė tė zeza pėr t'ia kyēur gojėn 87-vjeēares Nexhmije Hoxha dhe nuk gjejnė fjalė sa ju duhen pėr tė ngritur nėnkryetarin e saj, shumėfish mė fajtor se ajo pėr paqen e "lumturinė" e popullit nė diktatur! (vijon)
Gazeta Shqip | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com