Albatlanta

Shqipėria midis Gazės dhe Preshevės
Afrim Krasniqi
Ministria e Punėve tė Jashtme e Shqipėrisė nxori pardje njė deklaratė pėr ngjarjet e fundit nė Lindjen e Mesme. Si institucioni kryesor kushtetues pėr ndjekjen dhe zbatimin e politikės sė jashtme tė shtetit shqiptar ky veprim buron nga praktika e shprehjes sė qėndrimeve lidhur me ngjarje e zhvillime nė botė, prandaj edhe zakonisht qėndrime tė tilla nuk pėrbėjnė lajm tė parė dhe nuk tėrheqin vėmendjen e opinionit publik. Por nė dallim nga kjo traditė, deklarata e fundit e MPJ tėrhoqi vėmendjen pėr disa arsye.

E para, ajo erdhi nga njė shtet qė nuk ka lidhje direkt me ngjarjet nė Lindjen e Mesme dhe nuk ka peshė specifike nė organizatat ndėrkombėtare qė kanė pėrgjegjėsinė e analizės dhe qėndrimeve ndaj kėtij rajoni. Mendimi se njė deklaratė e tillė mund tė jetė sugjeruar nga ndonjė shtet i rėndėsishėm perėndimor bie poshtė nėse shohim diferencėn nė detaje dhe qėndrime midis deklaratės sė MPJ tė Shqipėrisė dhe qėndrimit zyrtar, psh, tė SHBA-ve.

SHBA dhe shtetet europiane perėndimore dėnuan dhunėn dhe fajėsuan pėr ngjarjet kryesisht organizatėn ekstremiste Hamas. Nė deklaratėn e MPJ shqiptare pėrkundrazi mbahej njė qėndrim asnjanės dhe pėrgjegjėsia konsiderohej e njėjtė pėr dy palėt. E dyta, deklarata formalisht ishte e hartuar me shprehje standarde, pa ndonjė mesazh thelbėsor, por me shumė detaje kundėrthėnėse. Tė tilla janė psh, shprehjet “konflikti i armatosur”, “gjetėn vdekjen mbi 200 persona dhe u plagosėn qindra tė tjerė”, apo “palėt do tė dinė tė pėrmbahen duke iu rikthyer bisedimeve dypalėshe”, etj.

Se cila janė palėt ėshtė shumė e vėshtirė pėr tu pėrcaktuar sepse nė rastin konkret kemi shtetin irzaelit, autoritetin legjitim palestinez dhe organizatėn terroriste Hamas. Dy tė parėt janė mbėshtetės tė paqes dhe bisedimeve, e treta ka thyer armėpushimin dhe ėshtė kundėr ēdo zgjidhje diplomatike. Shqipėria ka marrėdhėnie shumė tė mira me shtetin izraelit dhe autoritetin palestinez, por nuk ka marrėdhėnie dhe nuk mbėshtet palėn tjetėr nė konflikt, organizatėn ekstremiste tė Hamas.

Kėshtu, derisa merret pėrsipėr pėr tė hyrė dhe dhėnė kėshilla pėr njė konflikt qė vjen nga njė histori e gjatė dhe e komplikuar do tė kishte qenė e udhės qė mesazhi i shtetit shqiptar pėr “palėt” tė mos ishte i njėjtė, pasi as shtetet kryesore europiane, SHBA, vendet e tjera tė Lindjes sė Mesme dhe vetė qytetarėt dhe media lokale e zonės sė konfliktit nuk i trajton tė tilla.
E treta dhe qė mendoj se mbetet edhe mė e rėndėsishmja ėshtė pėrcaktimi i prioriteteve tė politikės sė jashtme nga ana e diplomacisė shqiptare. Javėn e kaluar forcat speciale tė policisė serbe ndėrmorėn njė aksion tė dhunshėm dhe deri diku politik, kundėr popullsisė shqiptare nė Preshevė.

Njė numėr i madh shqiptarėsh u arrestuan, u dhunuan dhe aksioni u mediatizua ndėrkombėtarisht pėrmes medias dhe makinės sė propagandės serbe. Beogradi pretendoi se kishte arrestua terroristė shqiptarė pėrgjegjės pėr rrėmbimin dhe vrasjen e disa dhjetėra e qindra serbėve, njė akuzė me pasoja negative pėr imazhin shqiptar nė botė.
Ndaj kėtij akti tė pastėr politik tė autoriteteve serbe, tė cilat pėrdorėn metodat e vjetra tė arrestimeve, bastisjeve, dhunimeve dhe skenarėve pėr fajėsim kolektiv tė shqiptarėve, pati njė reagim tė ashpėr dhe tė menjėhershėm nga autoritetet politike shqiptare tė Preshevės, dhe nga tė gjitha autoritetet e partitė politike shqiptare nė Kosovė. I vetmi zė qė mungoi pėr ditė tė tėra dhe qė u dėgjua vetėm dje, njė ditė pas deklaratės pėr Lindjen e Mesme, ishte zėri i shtetit shqiptar dhe faktorit politik e diplomatik tė Tiranės zyrtare. Partitė e Tiranės qė bėjnė nga 3-4 konferenca shtypi nė ditė pėr cėshtje krejt tė parėndėsishme, nuk gjetėn kohė dhe argument pėr tė folur rreth asaj qė po ndodh nė Kosovėn Lindore. Qėndrimi i partive ėshtė zgjedhje e tyre, ato kanė pėrgjegjėsi morale pėrpara Kushtetutės, por heshtja e institucioneve zyrtare ėshtė krejt e pavend.

Ministria e jonė e Jashtme, e cila gjen kohė dhe argument, qė nė njė ditė pushimi tė hartojė deklarata pėr ngjarjet nė Lindjen e Mesme, ēuditėrisht nuk gjeti kohė nė asnjė nga katėr ditėt e fundit tė shprehė njė qėndrim zyrtar pėr ngjarjet nė Preshevė. Zyrtarisht opinioni publik deri dje pasdite nuk e dinte cili ėshtė qėndrimi i shtetit shqiptar ndaj aksionit policor dhe ofensivės politike serbe kundėr komunitetit shqiptar tė Preshevės apo kundėr shtetit e territorit tė pavarur tė Kosovės (njė pjesė e tė akuzuarve ishin nga Lipjani, Kosovė).

Nėse shteti shqiptar dyshonte se tė arrestuarit janė fajtorė mund ta thoshte mendimin dhe provat pėrkatėse. Nėse shteti shqiptar vlerėon se tė arrestuarit janė viktima politike pėr shkak tė kombėsisė sė tyre, gjė qė e thonė liderit politikė shqiptarė tė Preshevės, Tetovės dhe tė Prishtinės dhe vetėm tre ditė pas tyre reagoi edhe MPJ, atėherė kjo duhej thėnė hapur dhe zyrtarisht. Por heshtja, injorimi i ngjarjes dhe pėr mė tepėr, nxitimi pėr tė konsideruar mė prioritare njė zhvillim tjetėr politik krejt jashtė hapėsirave dhe interesave shqiptare, natyrisht lė shije tė hidhur.
Qytetarėt dhe opinioni publik shqiptar, me gjithė ndjenjat e larta tė solidaritetit pėr paqen nė botė, ėshtė para sė gjithash i interesuar pėr paqen nė rajon dhe sidomos pėr mbrojtjen e jetės dhe tė drejtave tė vetė shqiptarėve. Ky ėshtė edhe njė detyrim kushtetues i shtetit shqiptar.

Nė tė kaluarėn komuniste diplomacia shqiptare nuk reshti sė foluri pėr vėllezėr rusė apo kinezė dhe pėr miq nga Kosova. Kėto qėndrime ishin tė kuptueshme pėr njė regjim qė erdhi nė fuqi pėrmes marrėveshjeve politike qė pranonin heshtjen ndaj politikave represive antishqiptare nė Kosovė. Nė realitetin e sotėm kur kemi njė shtet demokratik shqiptar, sjellje tė tilla tė njėjta me tė kaluarėn, janė thjeshtė tė papėrgjegjshme. Shqiptarėt dhe shteti shqiptar vlerėsohen pėr rolin aktiv nė forcimin e paqes dhe stabilitetit nė rajon, por kjo lėvdatė nuk e cenohet, pėrkundrazi plotėsohet, nėse shteti shqiptar bėn dallimin midis asaj qė pėrbėn politikė fqinjėsie dhe stabiliteti dhe asaj qė vazhdimisht pėrbėn politikė konflikti dhe provokimi ndaj paqes dhe stabilitetit. Nė fund tė fundit, shteti shqiptar duhet vazhdimisht tė flasė qė ta dėgjojnė shtetasit e tij, bashkėkombėsit e tij dhe sidomos shtetet mike e partnere, si dhe media botėrore.
Deklarata e Ministrisė sė Punėve tė Jashtme pėr ngjarjet nė Lindjen e Mesme dhe mungesa e disa ditore e deklaratės pėr ngjarjet nė Preshevė lanė shije tė hidhur pėr diplomacinė shqiptare dhe sidomos pėr seriozitetin dhe ndjenjėn e pėrgjegjėsisė sė vetė shtetit shqiptar.

Shqetėsimi shtohet nėse i kthehemi retrospektivės dhe shohim se kėshtu ėshtė vepruar edhe nė rastin e shpalljes sė planit tė Ban Kin Moon pėr Kosovėn, nė rastin e padisė serbe ndaj Kosovės, nė rastin e votimit nė OKB pėr rezoluten serbe, nė rastin e akuzave tė Del Pontes pėr zhdukjen e serbėve nė Mat, apo nė rastin e zhvillimeve problematike para e paselektorale nė Maqedoni dhe tė arrestimeve paraelektorale nė Malin e Zi, etj.

Ministria e Jashtme ka njė pėrvojė rastesh pozitive, ka diplomatė me cilėsi dhe aftėsi tė provuar, ka kapacitete moderne informimi dhe reagimi, por siē duket, (nė rastin mė tė mire), asaj i mungon mekanizmi qė bėn lidhjen e kėtyre aseteve pėr tė kryer siē duhet detyrėn pėr tė cilėn e ngarkon programi i qeverisė, Kushtetuta, strategjia kombėtare e sigurisė dhe pėr tė cilėn, ajo paguhet nga taksapaguesit shqiptarė.
Shekulli | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com