Albatlanta

Kur bashkim therret edhe Ramiz Alia
Andrea Stefani
E majta ėshtė katandisur aq "copė-copė" sa ditėt e fundit thirrjeve pėr bashkimin e saj iu shtuan edhe ato tė ish-presidentit tė fundit komunist, Ramiz Alia. Bashkim po pėrse? Qė e majta tė fitojė nė zgjedhjet e ardhshme. Kėshtu janė pėrpjekur ta pėrligjin thirrjen pėr bashkim dhe kėshtu bėri edhe Alia. "E majta duhet tė bashkohet qė tė jetė njė bllok, qė tė udhėheqė shqiptarėt drejt fitores" - shkroi ish-presidenti nė tė pėrditshmen "Panorama". Dhe ėshtė e vėrtetė qė e majta vėshtirė se fiton nė zgjedhjet e ardhshme me njė antagonizėm kaq tė egėr nė gjirin e saj, ndonėse pėr fitoren nuk ėshtė kusht qė ajo tė jetė e bashkuar si "njė bllok". Pluralizmi nė gjirin e sė majtės, ashtu si edhe nė gjirin e ēdo krahu politik, nuk ėshtė asnjėherė i dėmshėm, madje pėrkundrazi, bėhet i dobishėm nėse partitė dhe liderėt ndajnė disa vlera themelore tė pėrbashkėta. Dhe bėhet fjalė nė radhė tė parė pėr ato vlera qė e bėjnė njė shtet e qytetarėt e tij tė lirė dhe i mbajnė tė lirė. Bėhet fjalė pėr vlera tė tilla si ndarja, kufizimi dhe baraspeshimi i pushteteve qė bėjnė tė mundur demokracinė liberale dhe e jetėgjatėsojnė atė. Por e keqja ėshtė se nė gjirin e sė majtės kanė lindur sė fundmi divergjenca tė forta, pikėrisht pėr vlera tė tilla bazė.

Sepse vlera tė tilla themelore, shoqėritė, popujt, partitė dhe politikanėt e tyre qė aspirojnė liri, i fiksojnė nė kushtetuta dhe pėrdorin kushtetutat pėr t‘i mbrojtur. Mjerisht, partia mė e madhe e majtė, ose mė saktė lidershipi i saj dhe Edi Rama, u bė bashkautor me Sali Berishėn pėr disa amendime autoritariste nė Kushtetutėn e vendit, amendime qė nuk ushqejnė lirinė, por autoritarizmin. Kėshtu, pavarėsisht nga motivet fillestare tė shemėrisė mes Ramės dhe Metės, tashmė ndarja mes tyre ėshtė qartazi parimore. Ndaj dhe thirrjet pėr bashkim qė anashkalojnė verbėrisht kėto divergjenca, janė tė dėnuara tė mbeten nė rrafshin moralistik, por nuk i vlejnė fare politikės dhe as bashkimit tė sė majtės. Pėrfshirė edhe thirrjen e Alisė.

***

Ramiz Alia shkruan pėr tė majtėn se, "ėshtė e vėrtetė qė ‘ēarja‘ ėshtė e madhe, jo aq pėr idetė e ndryshme, pėr programin, sesa pėr ēėshtje qė lidhen me grindje personale, me synime individuale". Pikėrisht kjo nuk ėshtė plotėsisht e vėrtetė nė stadin e tanishėm tė pėrplasjes brenda sė majtės dhe kryesisht mes PS dhe LSI. Tashmė, pasi kanė ndodhur disa ndryshime tė Kushtetutės, qė sipas deklarimeve tė jo pak konstitucionalistėve, figurave tė njohura tė politikės dhe shoqėrisė civile, kanė cenuar rėndė ndarjen dhe balancėn e pushteteve, qė i japin mundėsi shumicės sė nesėrme tė zgjedhė njė President nga oborri i vet, qė kanė pėrforcuar ato motive qė e bėjnė njė shumicė parlamentare mė tė nėnshtruar ndaj Kryeministrit, qė e kanė bėrė pakicėn edhe mė tė pafuqishme kundrejt Kryeministrit, qė kanė shtuar mundėsinė qė shumica tė kapė gjyqėsorin nėpėrmjet Presidentit dhe ia kanė shtuar po ashtu edhe mundėsitė pėr presion mbi kryeprokurorin, tashmė ēarja nuk mund tė jetė as thjesht dhe as kryesisht pėr "grindje personale".

Por ne nuk mund tė presim qė ish-presidenti komunist, Alia, tė kuptojė dhe aspirojė thellėsisht parimin demokratik tė ndarjes sė pushteteve, kur dihet qė ai ka qenė pėr dekada tė tėra nė drejtim tė njė shteti totalitar, ku institucionet ishin "bllok" rreth partisė dhe liderit. Nė kėtė kuptim ėshtė e natyrshme qė atij tė mos i tingėllojnė fort alarmonjėse edhe amendamentet e Kushtetutės, qė nė njėfarė mėnyre synojnė ta shndėrrojnė jo vetėm njė tė majtė fituese, por edhe Parlamentin madje, edhe shtetin nė njė si "bllok" rreth Kryeministrit tė ardhshėm. Liria e fjalės detyron ta pranosh Alinė me atė mendėsi qė trashėgon. Por ndėrkaq, nuk mund t‘i falet autorėsia e reformave dhe strategjive tė tilla tė mbrapshta (qė kishim besuar se rrotulloheshin vetėm nė kokėn e autoritaristit Berisha) njė lideri si Edi Rama, qė pretendon tė jetė i ri jo vetėm nė moshė, por edhe nė mendėsi e politikė. Mjerisht, ėshtė e para herė pas 18 vjetėsh, qė nga rėnia e komunizmit, qė partia mė e madhe e sė majtės i rikthehet njė formule autoritariste, duke ia rrėmbyer kėtė ekskluzivitet lidershipit berishist.

***

Tė mos zgjatemi pėr padrejtėsinė e hapur qė iu bė partive tė tjera me reformėn zgjedhore dhe aq mė tepėr me Kodin Zgjedhor. Pasi dhunoi parimet e lirisė nė Kushtetutė, lidershipi i PS dhe Rama u bashkua pėrsėri me Berishėn edhe nė njė tjetėr "konsensus" pėr dhunimin e parimit bazė tė demokracisė, qė ėshtė barazia e konkurrimit. Pra, as me lirinė dhe as me demokracinė. Kjo ėshtė rezultantja e tmerrshme e ndjekur nga lidershipi i Ramės vitin qė po mbyllet. Dhe kėtu Ramiz Alia ka tė drejtė. E gjitha kjo reformė nė bashkėpunim me Berishėn, qė nė fakt e ka bėrė thuajse tė papajtueshme sherrnajėn brenda sė majtės, po bėhet pėr qėllime tė ngushta pushteti tė Ramės dhe tė njė klani tė grupuar rreth tij. Kohėt dhe faktet po tregojnė se nė kėtė skenar mund tė kenė dorė edhe ca "ndėrkombėtarė", qė pėr momentin priren mė shumė nga stabiliteti me pėrqendrim pushtetesh se sa nga puna mjaft e vėshtirė e montimit dhe pėrsosjes sė mekanizmit tė lirisė qė i ndan pushtetet.

Por ata mund tė justifikohen fare mirė me prapambetjen e politikės shqiptare (pra me ca politikanė si Berisha apo Rama) qė nuk iu dhanė mundėsi tė avanconin sa duhet pėr 18 vjet, nė instalimin e institucioneve tė demokracisė dhe prandaj tė viheshin sė fundmi, nė kėrkim tė zgjidhjeje mė pak demokratiko-liberale tė detyruar edhe nga emergjenca dhe pėrparėsi mė globale. Kjo ėshtė nė fakt, ajo qė bashkėsia ndėrkombėtare e quan "realpolitikė". Po liderė si Rama si do tė mund tė justifikohen para shqiptarėve pėr kėtė devijim tė vendit tė tyre nga trajektorja e lirisė, pėr kėtė devijim nga "idealet e dhjetorit", pėr kėtė largim nga liberalizmi kushtetues drejt autoritarizmit? Mos vallė do tė thonė se kėshtu deshėn ndėrkombėtarėt?

Pas 18 vjet tranzicion, ka ardhur koha qė edhe ndėrkombėtarėt t‘i bėjnė gjeopolitikat dhe strategjitė globale duke e llogaritur Shqipėrinė si pjesė e demokracive liberale. Kėtė duhet t‘ua imponojė atyre njė politikė vėrtet e re, njė e majtė (por edhe njė e djathtė) e lidhur shpirtėrisht dhe idealisht me parimet e lirisė, me liberalizmin kushtetues. Nuk duhet tė jetė autoritarizmi, por demokracia liberale ajo qė duhet t‘u imponohet ndėrkombėtarėve (gjė qė pa dyshim do ta pranonin me kėnaqėsi) si njė real-politikė nė Shqipėri. Ky duhet tė jetė qėllimi me i lartė i jetės politike shqiptare dhe pėr momentin, ėshtė vetė cikli politik qė nxjerr nė vijė tė parė tė kėtij qėllimi (pėr shkak tė pushtetit autoritarist tė Berishės) ndonėse jo ekskluzivisht, opozitėn e majtė. Prandaj e majta duhet t‘u rikthehet me urgjencė parimeve tė lirisė, tė tradhtuara nga amendamentet e 21 prillit. Vetėm mbi bazėn e njė korrektimi (dhe ky ėshtė nė thelb propozimi i fundit i LSI dhe PS‘91) tė tillė e majta do tė mund tė bashkohet, duke u mbetur besnike parimeve tė lirisė. Dhe po nė kėtė kuptim fitorja e saj do t‘ia vlente pėr tė gjithė shqiptarėt. Sepse do tė ishte njė fitore e parimeve tė lirisė mbi tendencat autoritariste.

Ndryshe ē‘vlerė do tė kish pėr shqiptarėt njė fitore e sė majtės, qė do tė na ēonte nga autoritarizmi berishist nė autoritarizmin ramist, pra nga autoritarizmi nė autoritarizėm? Pra, fitorja e vėrtetė nuk ėshtė thjesht tė mposhtėsh njė pushtet autoritarist, qoftė ky edhe pushteti i Berishės. Fitorja e vėrtetė e lirisė ėshtė tė mposhtėsh autoritarizmin nė Shqipėri. Dhe kjo nuk arrihet, nėse jo nėnshtrimi, por liria bėhet fryma mbizotėruese e njė shoqėrie. Gjė tepėr e vėshtirė (por jo e pamundur nėse ka institucione tė lira) qė nuk arrihet as duke bėrė sikundėr thotė Konica: tė marrėsh shpatėn dhe t‘u ēash kokėn gomarėve qė na udhėheqin dhe t‘u kėllasėsh nė tru se ē‘ėshtė liria!
Shqip | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com