Albatlanta

Kosova kurrė nuk ka qenė pjesė e Serbisė sipas tė drejtės ndėrkombėtare
Shemsi Ajvazi
Kosova kurrė nuk ka qenė pjesė e Serbisė sipas tė drejtės ndėrkombėtare
Shkruan: Shemsi Ajvazi, specialist i historisė sė marrėdhėnieve ruso-shqiptare dhe i politikės ruse

Shumė shkrime publicistike dhe analitike nė vitet e fundit i janė kushtuar shpėrbėrjes sė Jugosllavisė, kurse janė tė rralla ose edhe nuk ka fare shkrime qė flasin pėr formimin e saj. Pasi qė Kosova nė njė periudhė relativisht tė shkurtėr nė aspektin historik ka qenė brenda kėtij shteti ėshtė me rėndėsi tė dihet se si u formua ky shtet, kush e formoi dhe pėr se, si dhe a u arsyetuan qėllimet pėr formimin e tij. Nėse analizohet kjo periudhė e historisė sė kėtij shteti bėhet e qartė se Jugosllavinė e kanė krijuar Fuqitė e Mėdha (Kėtė e vėrtetojnė edhe vetė historianėt serbė, si Ekmexhiē etj.) pas shkatėrrimit tė Perandorisė Austro-Hungareze dhe tėrheqjes sė Perandorisė Osmane nga kėto treva. Kjo u bė me qėllim qė nė mėnyrė sa mė tė pranueshme tė integrohen pjesėt qė i takonin mė parė Austro – Hungarisė, si: Sllovenia, Kroacia, Bosnja e Hercegovina dhe Vojvodina, si edhe pjesėt e Perandorisė Osmane, si: Kosova, Sanxhaku dhe Maqedonia Veriore nė njė shtet shumėkombėsh me qėllim qė tė evitohen konfliktet ndėretnike me anė tė vendosjes sė barazisė sė popujve.

Mirėpo, kėto qėllime nuk u ralizuan pėr shkak tė mossinqeritetit tė qarqeve qeveritare tė Serbisė dhe politikės sė saj hegjemoniste ndaj popujve tė tjerė. Kėshtu, ky projekt ndėrkombėtar dėshtoi plotėsisht. Edhe pas Luftės sė sė Dytė Botėrore Fuqitė e mėdha pėr tė njėjtat qėllime e pėrkrahen projektin e ri federal tė Jugosllavisė. Ky projekt ishte deridiku mė i suksesshėm se i pari, por mė nė fund, jemi dėshmitarė se edhe ky projekt dėshtoi mu pėr shkak tė politikės sė njėjtė hegjemoniste e shovene tė elitės serbe ndaj tė tjerėve. Tė dhėnat pėr kėtė periudhė janė marrė me qėllim nga veprat e Akademisė sė Shkencave tė Bashkimit Sovjetik “Historia e Jugosllavisė”, e botuar nė Moskė mė 1963 nė dy vėllime.Kėto tė dhėna janė tė rėndėsishme, sepse askush nuk mund t‘i vė nė dyshim se kanė pėr qėllim t’ua mbajnė krahun shqiptarėve, pasi qė ėshtė e ditur se ēfarė qėndrimi kanė mbajtur rusėt tradicionalisht ndaj shqiptarėve dhe ēfarė ndaj serbėve. Por, megjithatė, Akademia e Shkencave qė e ka botuar kėtė vepėr nuk ka mundur tė injorojė faktet historike, pasi qė ajo ėshtė institucioni mė i lartė shkencor dhe ėshtė krejt normale qė e ruan autoritetin e vet. Pas analizės sė veprės “Historia e Jugosllavisė” tė botimit tė Akademisė ruse edhe nė njė vepėr tjetėr tė kėtij institucioni, siē ėshtė “Historia e Diplomacisė”, e botuar mė 1945 nė Moskė nė tri vėllime, dėshmohet e njėjta gjė dhe bėhet krejtėsisht e qartė se Serbia kurrė nuk ka pasur legjitimitet ndėrkombėtar mbi Kosovėn. Prandaj, mbėshtetja e Serbisė nė faktet e drejtėsisė ndėrkombėtare ėshtė plotėsisht e pabazė, ėshtė falsifikim i fakteve historike.

Pėr fat tė keq, shumė qarqe ndėrkombėtare e marrin si tė vėrtetė kėtė falsifikim tė pėrsėritur pandėrprerė, gjė qė vėrteton se njė pjesė e bashkėsisė ndėrkombėtare aplikon standarte tė dyfishta kur ėshtė nė pyetje Kosova dhe shqiptarėt dhe bėjnė ēmos pėr ta pėnguar realizimin e tė drejtave tė kėtij populli. Pėr ta dėshmuar mė qartė kėtė konstatim pa i radhisim faktet historike, tė paraqitura nė dy veprat e pėrmendura mė parė: Serbia ėshtė pranuar si shtet i pavarur nga Fuqitė e Mėdha nė bazė tė vendimeve tė Kongresit tė Berlinit (1878), por kjo Serbi nuk pėrfshin asnjė pėllėmbė tė Kosovės sė sotme, e madje as tė Preshevės e Bujanovcit, as tė Sanxhakut e as tė trevave tė tjera shqiptare nė Maqedoni. (Kjo shihet edhe nga harta ilustruese e Serbisė qė ėshtė botuar nė kėtė vepra) Serbia e legalizuar ndėkombėtarisht ėshtė vetėm ajo qė doli nga Kongresi i Berlinit. Gjatė luftėrave ballkanike (l912 – 1913) Serbia e okupoi Kosovėn, trevat e Sanxhakut dhe viset e Maqedonisė veriore, por kurrė nuk mundi t’i legalizojė kėto territore si pjesė tė shtetit serb. Nė periudhėn 1912 - 1919 Kosova ka qenė nė okupimin serb, bullgar austro-hungarez, por asnjėri nga pushtuesit e saj nuk ka arritur ta legalizojė tė drejtėn pėr Kosovėn si pjesė tė shtetit tė vet. Prandaj, kjo periudhė pėr Kosovėn nė bazė tė fakteve historike ėshtė periudhė e okupimit dhe kolonializimit tė saj me forcė, gjė qė nuk mund tė jetė dėshmi pėr tė drejtėn ndėrkombėtare se ajo i pėrket Serbisė. Pas Kongresit tė Berlinit (1878) e deri te Konferenca e Paqes nė Paris , mė 1919 ( kur u pranua Jugosllavia si shtet i pavarur), nuk ka pasur vendime as konferenca ndėrkombėtare, tė cilat e kanė caktuar fatin e kėtyre trevave. Konferenca e shumėpėrfolur e Ambasadorėve nė Londėr (1913) nuk ka marrė kurrėfarė vendimesh tė prera, por ato kanė qenė vendime preleminare, pasi qė, siē vėrtetohet nė veprat e pėrmendura, ajo nuk mori fund dhe u ndėrpre pa vendime pėrfundimtare. Ndėrkaq, edhe vetė niveli i saj, tregon se ajo (nė nivelin e ambasadorėve) ka qenė nė nivelin e ulėt ndėrkombėtar dhe nuk mund tė merret si dėshmi e tė drejtės ndėrkombėtare. Me rastin e formimit tė Jugosllavisė, mė 1919, Fuqitė e Mėdha, me insistimin e presidentit amerikan, Vilson, kanė kėrkuar qė tė japin pėlqimin tė gjithė popujt qė do ta pėrbėnin Jugosllavinė. Ky fakt dėshmon se Jugosllavia sipas normave tė sė drejtės ndėrkombėtare ėshtė shtet plotėsisht i ri, prandaj Serbia nuk ka tė drejtė tė pretendojė nė trashėgiminė e tij. Kjo u vėrtetua edhe tash vonė, kur u shkatėrrua Federata Jugosllave dhe tė gjitha pjesėt e saj pėrbėrėse u pranuan si shtet tė pavarura, pėr ēka ka tė drejtė edhe Kosova nė bazė tė sė drejtės ndėrkombėtare. Pėr ta dėshmuar kėtė qė u tha mė lartė, po japim, pa komente edhe disa citate nga veprat e pėrmendura tė Akademisė ruse. Ja, se ēka shkruan nė to, kur flitet pėr luftat ballkanike: “Aleanca e monarkive ballkanike u pėrkah nga Rusia, Franca dhe Anglia me qėllim tė shfrytėzimit tė saj pėr qėllime vetiake, pjesėrisht nė luftėn e tyre kuindėr dėpėrtimit tė Gjermanisė dhe Austro –Hungarisė (Historia e Jugosllavisė, v. I, f. 641).

Qėllimet e Serbisė nė luftėrat ballkanike pėrshkruhen si vijon: “Gazeta e partisė borgjeze radikale serbe “Samouprava” dhe gazetat e tjera serbe propagandonin se lufta me Turqinė ėshtė e domosdoshme dhe nė kėtė rast nėn parullėn e ēlirimit tė vėllezėrve nga zgjedha turke nuk qėndronin vetėm tendencat ēlirimtare. Qarqet qeveritare nacionaliste dhe shtypi i Serbisė pas kėsaj parulle shihnin tendencat e tyre grabitēare ekspansioniste ndaj Shqipėrisė dhe Maqedonisė…Ndikim tė madh nė Serbi kishte inteligjenca nacionaliste dhe elementet shoviniste e militariste” (po aty, 641). “ Si rezultat i luftėrave balkanike nė Serbi rritet roli i militarizmitr dhe i qarqeve shoviniste” ( Po aty , f. 657) Dhe, ja, si pėrshkruhet politika kolonialiste serbe, pas pushtimit tė trevave ashqiptare: “Tė gjitha partitė e Serbisė nė pushtet dhe ato tė opozitės e pėrkrahin kursin militaro-nacionalist te monarkisė dhe tė partisė radikale nė krye me N. Pashiqin. Ato miratonin politikėn e serbizimit, tė cilėn e zbatonin oficerėt serbė dhe nėpunėsit nė regjionin e Kosovės…, tė Shqipėrisė Veriore dhe tė Maqedonisė” (po aty, f. 545). Kėto tė dhėna mund tė merren si bazė e dėshmisė pėr tė drejtėn ndėrkombėtare, qė tė gjykohet se periudha 1912 – 1919 ėshtė periudhė e okupimit dhe e kolonializimit dhe kurrėsesi nuk i jep tė drejtė Serbisė tė ketė pretendime ndaj Kosovės si territor i saj. Dhe po ashtu, mund tė konkludohet se tė gjithė zėrat e tjerė , pėrveē Serbisė, qė shpesh e pėrshkruajnė Kosovėn si pjesė tė Serbisė, duke pohuar se Serbia po e humb Kosovėn, janė pjesė e manipulimit dhe politizimit, e lojėrave strategjike tė Fuqive tė Mėdha dhe nuk kanė kurrėfarė baze nė tė drejtėn ndėrkombėtare. Prandaj, Kosova ka tė drejtė tė plotė tė bėhet e pavarur si nė bazė tė parimit tė vetėvendosjes sė popujve si parim universal i Kartės sė Kombeve tė Bashkuara, por edhe nė bazė tė sė drejtės ndėrkombėtare. Prandaj, ēdo kushtėzim, ose formė e mbikėqyrjes, qė e kufizon pavarėsinė, vėrteton aplikimin e standarteve tė dyfishta ndaj Kosovės, qė janė nė kundėrshtim me tė drejtėn ndėrkombėtare.
Nene Shqiperi | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com