Albatlanta

"Kryengritja" e prokurorise dhe liria jone
Andrea Stefani
Reagimi i ashpėr i Kryeministrit Berisha kundėr njė vendimi tė Prokurorisė, pėr tė marrė nė pyetje njė biznesmen boshnjak, qė sapo e kish shpallur publikisht mik tė tij, pėrbėn nė vetvete njė revolucion, lidhur me marrėdhėniet e prokurorisė me klasėn politike dhe nė veēanti me qeverinė. Nė gjithė kėto vite tranzicioni, asnjėherė prokuroria (por edhe mė gjerė drejtėsia) nuk ka qenė e lirė nga vargonjtė e politikės. Dhe jo vetėm kaq. Organi i hetimit dhe prokurorėt janė skllavėruar nga politika, kanė hetuar dhe pushuar hetimet me urdhėr tė politikės apo tė tė parit tė partisė nė pushtet. Shkurt, pėrmbysja e monumentit prej bronzi tė Enver Hoxhės, qė ishte simbol i diktaturės komuniste tė njė lideri tė vetėm, nuk u pasua edhe nga pėrmbysja e atyre raporteve tė partisė-shtet me prokurorinė dhe gjykatat, qė kishin ngjizur armėn e tmerrshme tė kėsaj diktature, "drejtėsinė" e Partisė. Ligjet e reja demokratike mbetėn vetėm nė letėr, ndėrsa prokuroria vazhdoi tė mbahej e lidhur fort pas pushtetit politik tė radhės. I vetmi "ndryshim", qė duket se solli pluralizmi, ishte pluraliteti i zinxhirėve. Ndryshe nga e kaluara komuniste, kur prokuroria ishte tėrėsisht nė shėrbim tė Partisė sė Punės, tani u shfaqėn prokurorė dhe gjykatės, qė i shėrbenin ose pushtetit tė PD, ose pushtetit tė PS, ose tė dy pushteteve sipas radhės. Partia e Punės u zhduk nga skena politike por punizmi, si skllavėrim i prokurorisė nga politika, mbeti. Kjo shpjegon edhe reagimin e sertė tė Kryeministrit Sali Berisha kundėr prokurorisė nė rastin e ēėshtjes "Fazliē". Eshtė reagimi i sulltanit tė pushtetit "demokratik" kundėr njė "province", qė ka guxuar tė dalė hapur kundėr vullnetit tė tij. Eshtė reagimi i Kryeministrit dhe ish-Presidentit, qė ėshtė mėsuar ta shohė prokurorinė vetėm nė shėrbim tė tij, duke hetuar vetėm armiqtė dhe kurrsesi miqtė e tij. Eshtė reagimi i njė pushteti tė korruptuar kundėr njė prokurorie, qė, mė nė fund, ka ngritur flamurin e pavarėsisė sė saj, njė prokurorie qė ka vendosur tė mos heshtė, tė mos i bindet mė pushtetit tė kujtdo, por vetėm ligjit.

***

Konflikti i Berishės, qeverisė dhe shumicės parlamentare me prokurorinė ėshtė nė thelb politik dhe nuk ka tė bėjė drejtpėrdrejt me faktin nėse boshnjaku Fazliē ka pastruar apo jo para nė Shqipėri. Kjo e fundit mbetet tė provohet nga hetimet. Por, fakti qė Kryeministri dhe ca ministra tė tij reaguan ashpėr kundėr thjesht shoqėrimit tė njė "miku" tė tyre, pa pritur ende rezultatet e hetimit, fakti qė policia pengoi nė mėnyrėn mė skandaloze dhe tė jashtėligjshme marrjen nė pyetje nga prokuroria tė njė personi, tregon qartė se kėtu lufta bėhet pėr njė marrėdhėnie, se pushteti po i bėn rezistencė kėputjes nga prokuroria tė vargonjve qė e lidhin me qeverinė dhe pushtetin politik.
Me tė drejtė, deputeti Ngjela e cilėsoi kėtė akt tė policisė si njė grusht shteti tė qeverisė kundėr pushtetit tė pavarur tė prokurorisė. Akti ėshtė shumė i rėndė dhe mė e pakta qė mund tė bėnte opozita politike (dhe nė radhė tė parė PS, ajo qė Edi Rama e quan lokomotiva e Shqipėrisė) ishte tė kėrkonte dorėheqjen e ministrit tė Brendshėm, Nishani.
Po ashtu, edhe pėr ministrin e Drejtėsisė, Alibeaj, qė thuajse organizoi njė reprezalje nė zyrat e prokurorisė me inspektorėt e tij. Asnjė ministėr, madje as edhe njė kryeministėr nuk do tė guxonin tė frymėzonin dhunime tė tilla pushtetesh nė njė shtet me demokraci liberale. Por, Shqipėria nuk ėshtė ende njė i tillė shtet.
Nė Shqipėri vėrtet u rrėzua diktatura e proletariatit, por mbeti diktatura e politikės. Diktatura e njė oligarkie mbi prokurorinė dhe gjyqėsorin, qė po e mbyt ligjin dhe demokracinė. Gjithsesi, akti i prokurorisė jep shpresė se dita e ēlirimit tė drejtėsisė nga politika po afron. Jep shpresė gjithashtu edhe mbėshtetja e fuqishme qė SHBA, OSBE dhe BE po japin nė sinkron pėr pavarėsinė e prokurorisė. Tashmė shihet qartė se pushteti politik dhe qeveria "Berisha", kanė hyrė nė njė konflikt qė nuk mund tė moderohet nė heshtje, por duhet zgjidhur. Sepse ata kanė hyrė nė konflikt me ato parime qė bėjnė tė mundur demokracinė liberale dhe drejtėsinė nė njė shtet.
Ambicia e sundimit dhe korrupsioni i dukshėm e ka futur Kryeministrin, qeverinė dhe shumicėn nė konflikt me parimet e ndarjes, kufizimit dhe balancės sė pushteteve, i ka konfliktuar me parimin e pavarėsisė sė prokurorisė dhe gjyqėsorit. Pa zbatimin e rreptė tė kėtyre parimeve nuk mund tė ketė as demokraci, as integrim, as NATO dhe as lėvizje tė lirė pėr shqiptarėt. Qeveria "Berisha" nuk ka hyrė nė sherr thjesht me prokurorinė dhe ndėrkombėtarėt. Ajo ka hyrė nė konflikt me shpresėn e shqiptarėve, pavarėsisht se disa prej tyre, pėr shkak tė padijes dhe fanatizmit tė verbėr politik, nuk e kuptojnė ende njė gjė tė tillė.

***

Guximi i prokurorisė pėr tė marrė nė pyetje njė mik tė Kryeministrit ėshtė njė kryengritje e ligjit kundėr njė skllavėrimi poshtėrues, tė paligjshėm dhe mbi tė gjitha tė rrezikshėm. Spartak Ngjela e ka shumė saktė kur thotė se edhe sikur, pėr rastin nė fjalė, hetimet tė mos e faktojnė dot pastrimin e parave, nė vetvete akti i prokurorisė ėshtė liberator, ēlirues. Eshtė njė akt qė mund tė sjellė njė revolucion, i cili do ta ēlironte shtetin shqiptar nga prangat e pushteteve politike tė imunizuara nga drejtėsia dhe pikėrisht pėr kėtė, tė ngjizura me njė mal korrupsioni dhe krimesh tė pandėshkuara qė rrezikojnė tė helmojnė, ose hedhin nė erė shtetin si njė Gėrdec. Sepse tragjedi si ato tė Gėrdecit nuk janė gjė tjetėr veēse dalja nė sipėrfaqe me gulēe e njė korrupsioni tė pandėshkuar qė ka kaluar ēdo masė.
Gėrdeci nuk u gatua nė dy apo tre vjet. Gėrdeci ėshtė sinteza e pėrgjakshme e 18 vjet qeverisjeje pa ligj, 18 vjet qeverisjeje pa drejtėsi, 18 vjet qeverisjeje pa prokurori. Nė Gėrdec shpėrtheu llava e arrogancės mbiligjore tė pushtetit, "baruti" i heshtjes totale tė institucioneve tė trembura ndaj paudhėsive tė njė pushteti kėrcėnues, shpėrthyen predhat e epshit pėr fitime tė paligjshme. Nė Gėrdec u hodh nė erė shteti. Por mbeti pushteti. Dhe njė Kryeministėr qė betohet tė bėjė "drejtėsi" dhe "antikorrupsion" duke i futur duart nė fyt prokurorisė dhe drejtėsisė. Ka mbetur nė pushtet njė klikė, qė nuk ka asgjė tė pėrbashkėt me shtetin ligjor, me demokracinė liberale, me lirinė. Ka mbetur njė pushtet qė pėr shkak tė korruptimit, mund tė mbijetojė vetėm duke shtypur "kryengritjen" e prokurorisė (dhe pėr kėtė do pėrpiqet deri nė fund) duke e detyruar atė tė heshtė. Ka mbetur njė pushtet qė nuk mund tė udhėheqė antikorrupsionin, sepse nxitet kundėr drejtėsisė jo vetėm nga instinkti autoritarist i sundimit, por edhe nga instinkti i vetėmbrojtjes i njė pushteti tė korruptuar.
Prandaj, sot, prokuroria ka njė mision historik pėr tė kryer nė emėr tė lirisė, drejtėsisė dhe demokracisė. Sot fati i demokracisė liberale ėshtė mė shumė se kurrė nė duart e prokurorėve. Mė shumė se kurrė e ardhmja jonė varet nga dedikimi i prokurorėve (dhe mė pas edhe e gjykatėsve) ndaj ligjit dhe vetėm ligjit. Sot, pėr herė tė parė nė historinė e Shqipėrisė, prokuroria ka guxuar tė sfidojė nė emėr tė ligjit dhe barazisė sė tė gjithėve para ligjit "pushtetin suprem", Kryeministrin, qeverinė.
Vullneti pėr drejtėsi ėshtė vėnė pėrballė vullnetit pėr pushtet. Pas kėsaj sfide, a do tė ketė njė vend nė historinė e Shqipėrisė pėr Kryeprokuroren dhe kolegėt e saj, njė vend nė njė histori tė stėrmbushur me emra politikanėsh? Ajo qė ambasadori Withers i tha Kryeprokurores Ina Rama, nuk ishte njė lėvdatė, por saktėsimi i kėtij vullneti thuajse fatal. Pėrballja do tė jetė e ashpėr.
A do tė ketė mė nė fund triumf tė drejtėsisė kundėr pushteteve tė korruptuara dhe pa lavdi tė politikės? Kjo mbetet tė shihet. Por, nėse pėr herė tė parė nė historinė e shtetit shqiptar, prokuroria do tė udhėheqė me sukses njė hetim kundėr korrupsionit tė qeverisė, ky do tė qe padyshim njė akt qė do tė mbetet nė historinė e shtetit tonė, si njė akt shpėtimtar emancipimi dhe lirie.
24-ore | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com