Albatlanta

Kritika e Withers dhe "diversiteti" i Berishes
Andrea Stefani
Kryeministri Berisha ka dėshmuar edhe njėherė, tashmė nė konfrontim edhe me aleatėt mė tė rėndėsishėm pėr Shqipėrinė, se parimet e demokracisė dhe demokracia vetė, janė pėr tė njė fjalė goje, njė gjethe fiku, pėr tė maskuar hallatet e autoritarizmit. Duke iu kundėrpėrgjigjur kritikave tė ambasadorit tė SHBA-sė nė Tiranė, Withers, Kryeministri shqiptar (ndoshta ish-komunisti i vetėm nė Lindje i toleruar ēuditshėm deri mė sot tė zbatojė praktikat autoritariste tė partisė shtet nė demokraci), zgjodhi si mjet mbrojtės "diversitetin". Nėnteksti ishte ky: Ambasadori Withers nuk ka tė drejtė, ato qė ai thotė nuk janė tė vėrteta, por ne jetojmė nė njė botė plot larmi pikėpamjesh dhe askush nuk e ka monopolin e sė vėrtetės pra, as Withers. Avokatia ėshtė banale, sepse debati po zhvillohet mbi tė vėrtetėn rreth parimit tė ndarjes sė pushteteve dhe jo pėr njė tė vėrtetė universale qė kėrkon tė monopolizojė tė gjitha tė vėrtetat e kėsaj bote. Edhe kur flet pėr tė vėrtetėn Berisha gėnjen. Por, pėr hir tė sė vėrtetės duhet thėnė se ambasadori Withers kritikoi ca hapa tė qeverisė, qė cenojnė ndarjen e pushteteve dhe nė radhė tė parė pavarėsinė e prokurorisė. Demagogjikisht Berisha u kundėrpėrgjigj se pavarėsinė e institucioneve nuk e kėrcėnon qeveria, por korrupsioni. Njė pyetje Kryeministrit: Po nėse qeverisja ėshtė e korruptuar? Pra, qė tė bindemi se nuk ėshtė qeveria ajo qė kėrcėnon pavarėsinė e institucioneve duhet tė bindemi qė ajo i ka vėrtet duart e pastra. Dhe kjo nuk arrihet pa hetime tė pavarura, qė qeveria po pėrpiqet t‘i pengojė duke ngjallur kritika si ato nga SHBA-ja dhe ambasadori i saj nė Tiranė. Por nuk po ndodh asgjė e re. E gjithė karriera politike e Berishės, tregon se parimet e demokracisė vihen nė gojėn e tij pikėrisht nė ato momente kur mund tė manipulohen pėr tė justifikuar praktika antidemokratike, fjala e demokracisė pėr tė maskuar veprėn kundėr demokracisė, qeverisja - sundimin, "demokracia" - autoritarizmin, shumica - tiraninė, vota - vjedhjen e votės, "antikorrupsioni" - korrupsionin, "duart dhe paratė e pastra" - ato tė pistat, vullneti popullor - vullnetin e Berishės, zemėrimi popullor - grushtin e shtetit tė Berishės, "reformat" - antireformat, "patriotizmi" - kontrabandėn, "pavarėsia e institucioneve" - kapjen e tyre, stabiliteti - skllavėrimin, liria - nėnshtrimin dhe sė fundmi "diversiteti" - unitetin monolit jo vetėm tė partisė, por edhe tė shtetit e popullit rreth njė Kryeministri qė i ka hipur nė kokė tė bėhet Zot i shtetit, pra edhe i popullit.

***

Po ēfarė tha ambasadori Withers qė e ka zemėruar, por edhe dobėsuar kaq shumė Berishėn sa e bėri tė braktisė pėr njė moment arrogancėn e tij tipike dhe t‘i referohet diversitetit tė pikėpamjeve dhe tė vėrtetave? As mė shumė dhe as mė pak, por njė kritikė qė pėrforcoi njė shqetėsim jo vetėm tė tij dhe qeverisė sė SHBA-sė, por edhe tė pėrfaqėsuesve ndėrkombėtarė, tė mjaft aktorėve politikė dhe tė shoqėrisė civile nė vend, lidhur me njė turravrap nervoz tė ndėrmarrė nga Berisha, ministrat dhe shumica e tij parlamentare pėr tė bėrė zap kryeprokuroren Ina Rama dhe krejt organin e hetimit. Ambasadori Withers kritikoi nė thelb pikėrisht tendencėn konstante tė Berishės pėr tė mos lejuar as diversitetin nė shtet, diversitetin e institucioneve tė shtetit me pushtetin. Nė kėtė moment, hipokrizia politike e Berishės arrin paroksizmin e vet. Ai nis e mbrohet pikėrisht me atė qė urren mė shumė, me diversitetin, apo me larminė e tė vėrtetave. Po cila ėshtė e vėrteta e Berishės lidhur me diversitetin? Edhe sot e kėsaj dite nuk ka parti nė Shqipėri dhe jo vetėm parti, por edhe koalicion qė t‘i jetė nėnshtruar Berishės si PD, apo aleatėt e tij. "Diversiteti" nė kampin berishist ngjason me heshtjen e fijeve tė barit mbi varrin e vetė diversitetit. Asgjė s‘pipėtin atje. Dėgjohet vetėm zėri, vullneti, urdhri i njė njeriu tė vetėm, Berishės. Kush prish heshtjen prishet me Berishėn dhe flaket si "karrigethyer". Kėshtu u flakėn dikur Ruli, Pashko, Pollo, Shehu, Zogaj dhe tė tjerė qė mė pas u rikthyen te Berisha pėr ta ndihmuar pėr turp nė mashtrimin e tij tė dytė me "demokraci". E ndihmuan tė paraqiste si ndryshim pandryshueshmėrinė e tij, fiksimin ndaj autoritarizmit. Pėr faj tė diversitetit u flak sė fundmi edhe Ngjela. Kėshtu pritet tė ndodhė edhe me Mustafajin. Pse? Sepse ka shfaqur ca diversitete ndaj Berishės dhe pėr kėtė ka bėrė njė tradhti. Pėr Berishėn, tashmė Besniku nuk ėshtė mė besnik, ndaj duhet flakur. Nėse nuk do tė jetė shumė oportune (pėr imazh) ka forma tė tjera lufte. Pėrballė diversitetit tė rrezikshėm tė Besnik Mustafajit, lideri Berisha do tė vendosė "demokracinė" nė parti. Ushtria e skllevėrve tė Berishės nuk do ta votojė Mustafajin dhe ai do tė humbė. Dhe bashkė me tė edhe diversiteti qė Berisha e reklamon sot si "fryt tė demokracisė". Kjo marrėdhėnie e Berishės me diversitetin nė PD ėshtė njė pėrrallė e vjetėr. Asnjė kamp politik sot nė Shqipėri nuk i ngjason mė shumė, pėr nga monoliciteti, sesa kampi berishist, unitetit tė ēelniktė komunist tė PPSH-sė rreth diktatorit. Berishizmi ėshtė enverizmi nė "demokraci", enverizmi i kohės sonė. Ironikisht ky unitet i ngjizur me interesa korruptive dhe epshe sundimi (qė tė ngjason edhe me njė piramidė mafioze qė kulmon me Kumbarin e pazėvendėsueshėm) sot tenton tė shtrihet edhe nė shtet. Kemi njė pushtet tė akuzuar seriozisht pėr korrupsion dhe lidhje mafioze qė kėrkon tė kapė prokurorinė, ose tė paktėn tė bllokojė hetimet e saj rreth njė biznesmeni, miku i dyshimtė i Kryeministrit (por jo vetėm kėtė hetim), duke i paraqitur si tė paligjshme. Ja edhe njė rast tjetėr, kur Berisha pėrpiqet tė pėrdorė ligjin kundėr drejtėsisė. Sofizmi ėshtė sa radikal aq edhe skandaloz. Por ai denoncon edhe vendosmėrinė e klanit berishist pėr tė penguar hetimet dhe bashkė me tė, edhe njė implikim tė frikshėm. Do tė jetė njė konflikt pėr jetė a vdekje me drejtėsinė.

***

Dhe ja ku jemi sot, pėrsėri me po tė njėjtin Kryeministėr qė po hyn si dikur nė konflikt me Perėndimin, pėr shkak tė korruptimit qeverisės dhe mendėsisė sė tij orientale prej sundimtari. Njė zhvillim qė kėrcėnon procese jetike integrimi pėr shqiptarėt dhe demokracinė nė Shqipėri. Sintezė e kėtij konflikti gjithnjė e mė tė gjerė ėshtė bėrė pėrplasja Withers-Berisha. A do tė ketė ngushėllim mes tyre? Duket mjaft e vėshtirė. Sepse ėshtė pėrplasja e parimeve tė demokracisė, tė ligjit dhe lirisė nė njėrėn anė, me ca interesa korruptive nė harmoni me prirje autoritariste nė anėn tjetėr. Shkaqet qė e bėjnė Berishėn dhe ca kukulla tė tij nė qeveri tė reagojnė me arrogancė autoritariste kundėr kryeprokurores dhe institucionit tė saj, nuk janė mė thjesht ideologjike, nuk janė mė thjesht instinkte autoritariste qė pulsojnė nga genet mendore tė njė tė kaluare, nga e cila Berisha nuk ėshtė shkėputur dot, duke mos arritur as statusin e njė ish-komunisti. Kėrcėnimi tiranik i prokurorisė me hetim nga shumica parlamentare (gjė qė solli edhe kritikat e pėrsėritura tė SHBA-sė dhe ambasadorit tė saj nė Tiranė) shfaqet mė shumė si njė pėrpjekje pėr tė penguar njė hetim tė pavarur, qė do ta vinte nė pozitė tė pashpresė vetė Berishėn. E reja nė kėtė konflikt tė dytė me SHBA-nė ėshtė se impulset e Berishės nuk janė mė thjesht ato tė njė autoritaristi, por edhe tė njė qeveritari tė korruptuar qė pėrpiqet tė pengojė veprimin e ligjit. Prandaj, ėshtė nė konflikt edhe me lirinė. Se liria dhe ligji, liria dhe drejtėsia janė njė. Himni i SHBA-sė thotė: Amerikėā€¦ besoja ligjit lirinė! Kjo i duhet sot Shqipėrisė dhe kėtė po kėrkon edhe Withers. Mjerisht, nė personin e Kryeministrit Berisha sot mishėrohet aleanca mė perfekte dhe e rrezikshme e korrupsionit dhe autoritarizmit kundėr lirisė.

***

Berisha nuk mund tė tėrhiqet nga pozicioni i tij pėr tė bllokuar hetimet e pavarura pėr ēėshtjen e Gėrdecit, Rrėshen-Kalimashit, Fazliēit, zhdukjen e Remzi Hoxhės dhe tė tjera skandale. Do t‘i vinte fundi dhe Berisha e di mirė kėtė. Po nga ana tjetėr nuk mund tė tėrhiqen as ndėrkombėtarėt, as Withers, as OSBE-ja apo BE-ja. Sepse pėr ta, sikundėr deklaroi Withers, demokracia ėshtė njė gjė shumė serioze, jo vetėm njė fjalė, por edhe njė vepėr, jo njė "gjethe fiku" sikundėr po e pėrdor Berisha, jo njė gėnjeshtėr. Dhe pa pushtete tė ndara, pa prokurori tė pavarur, pa hetime tė pavarura, tė guximshme, por edhe tė pakomanduara nga partia dhe pushteti (hetimet e komanduara nga partia ishin jo vetėm thelbi, por edhe arma e tmerrshme e stalinizmit dhe enverizmit) as mund tė ketė demokraci dhe liri. Pra, as mund tė mendohet qė Shqipėria tė marrė ftesėn pėr nė NATO. E kemi parathėnė qė kjo pėrplasje do tė vinte njė ditė, kemi protestuar duke parė Berishėn tė ecte me kokėfortėsi drejt kėtij momenti tragjik, duke shpresuar naivisht se edhe ndėrkombėtarėt nuk e kanė demokracinė nė Shqipėri seriozisht, se do tė ēalonin nė standardet e saj pėr interesa tė tjera (gjė qė nuk ėshtė se nuk ka ndodhur nė ēėshtje tė shkėputura), se do tė mbyllnin sytė pėrgjithnjė pėrpara kapjes sė pushteteve nga njė dorė e hekurt si kjo e Berishės, e cila do tė sillte njė stabilitet tė dėshiruar nga ndėrkombėtarėt, pavarėsisht se do tė qe njė stabilitet pa liri, pa ligj, pa drejtėsi. Berisha nuk e kupton se njė stabilitet pa liri do tė thotė stabilitet pa ligj, pa drejtėsi pra, njė stabilitet i korruptuar qė nuk mund tė mos prodhojė destabilitet edhe mė tė rrezikshėm. Edhe njėherė po provohet sesa pak e njeh ky politikan i stėrvjetėr dhe patriarkal, botėn e Perėndimit dhe lidhjen "fatale" tė kėsaj bote me lirinė, me ligjin dhe drejtėsinė. Nė Shqipėri duhet qė mė nė fund, jo liderėt (kushdo qofshin ata), por ligji tė bėhet ylli polar i lirisė pėr shqiptarėt. Kjo nuk i intereson Berishės, kultit tė tij lirivrasės dhe korrupsionit qė ka akumuluar qeverisja e tij. Prandaj kundėrshton. Kryeministri po del fshatrave dhe kėrkon qė ta maskojė shkeljen e ligjit me asfalt dhe beton autostradash. Por tė pengosh hetime tė pavarura si nė rastin e rrugės Rrėshen-Kalimash, do tė thotė qė bashkė me kėtė vepėr, vėrtet tė rėndėsishme pėr vendit, tė betonizosh duke e bėrė tė paprekshme edhe autostradėn e korrupsionit qė qėndron e fshehur brenda saj. Do tė ishte njė autostradė e rrezikshme pėr atdheun, demokracinė dhe integrimin e tij me botėn e lirisė.
Shqip | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com