Albatlanta

Damir Fazlliē: Bizneset dhe lidhjet e mia me politikėn nė Shqipėri
Intervistuar nga Blendi Fevziun
Damir Fazlliē: Bizneset dhe lidhjet e mia me politikėn nė Shqipėri

version i printueshėm  deroja nje miku
Biznesmeni boshnjak Damir Fazlliē, i kthyer nė VIP tashmė pėr mbarė publikun shqiptar dhe atė ballkanas, ka sqaruar pozicionet e tij lidhur me politikėn shqiptare dhe bizneset nė vendin tonė. Gjatė njė interviste pėr Blendi Fevziun, ai jep detaje mbi lidhjet e ngushta miqėsore qė ka me kryeministrin Berisha dhe disa funksionarė tė tjerė tė lartė shqiptarė. Nė pėrgjigje tė pyetjeve tė Fevziut, ai ėshtė pėrpjekur tė sqarojė tė gjitha dyshimet e hedhura nga opozita. Mė poshtė po japim intervistėn e tij tė plotė pėr emisionin Opinion:


BLENDI FEVZIU: Zoti Fazlliē miresvini ne opinion.

DAMIR FAZLLIĒ: Mirėmbrėma. Jam i gėzuar qė ndodhem kėtu sot. Ju kam ndjekur shumė herė. Shqipja ime nuk ėshtė aq e mirė sa tė kuptoj gjithshka, por ju kam ndjekur.

BLENDI FEVZIU: A flisni shqip?

DAMIR FAZLLIĒ: Pak

BLENDI FEVZIU: A kuptoni shqip

DAMIR FAZLLIĒ: Pak

BLENDI FEVZIU: Pak

DAMIR FAZLLIĒ: Po

BLENDI FEVZIU: Gjithsesi jeni bėrė kaq popullor nė Shqipėri sot

DAMIR FAZLLIĒ: Mė duket se po, nė njė mėnyrė a njė tjetėr

BLENDI FEVZIU: Do doja t’ju pyesja dukė huazuar njė shprehje tė famshme tė njė filmi nė Shqip: Cili jeni ju zoti Sorge? Pra cili jeni ju Zoti Fazlliē?

DAMIR FAZLLIĒ: Jam prind krenar i Harris Fazlic, djalit tim tė mrekullueshėm 2 vjec e gjysėm.

BLENDI FEVZIU: Cfarė nėnshtetėsie keni?

DAMIR FAZLLIĒ: Kam nėnshteėsi tė dyfishtė, boshnjake dhe britanike

BLENDI FEVZIU: Boshnjake dhe tė Britanisė sė madhe?

DAMIR FAZLLIĒ: Po

BLENDI FEVZIU: Ku keni lindur

DAMIR FAZLLIĒ: Kam lindur nė Bosnjė tė ish Jugosllavisė, nė atė pjesė qė u bė Bosnja e sotme mbas lufte.

BLENDI FEVZIU: Jeni familje muslimane?

DAMIR FAZLLIĒ: Familja ime ėshtė product i gjithė Jugosllavisė sė vjetėr, e pėrzierė. Babai im ėshtė mysliman kurse nėna serbe - boshnjake.

BLENDI FEVZIU: Kur jeni larguar nga Bosnja?

DAMIR FAZLLIĒ: Jam larguar nga Bosnja, kam qėnė nė shkolė nė Angli kur filloi lufta dhe familja ime, pėr shkak tė pėrzjerjes fetare, u bė e padėshiruar nė pjesėn lindore tė Bosnjės, ku n e jetonim atėhere, kėshtu qė atu u bėnė refugjatė dhe erdhėn e u bashkuan me mua nė Angli, ndėrkohė qė plani ishte qė unė tė mbaroja shkollėn e tė kthehesha nė ish Jugosllavi.

BLENDI FEVZIU: Nė cfarė viti e latė Bosnjėn?

DAMIR FAZLLIĒ: Jam larguar mė 1991 pėr tė vazhduar shkollėn nė Angli

BLENDI FEVZIU: Cfarė moshe kishit atėhere

DAMIR FAZLLIĒ: Tani jam 33. Isha 16 atėhere.

BLENDI FEVZIU: 33 vjec?

DAMIR FAZLLIĒ: Po

BLENDI FEVZIU: Dhe ju jetoni nė Londėr? Adresa kryesore ėshtė nė Londėr?

DAMIR FAZLLIĒ: Unė tani jetoj midis Uashingtonit dhe Londrės. Kompania ime kryesore ėshtė nė Londėr, kėshtu qė shumica e lidhjeve tė mia tė biznesit janė nė Londėr, por familja ime jeton nė Uashington

BLENDI FEVZIU: Familja juaj jeton nė Uashington, ju jetoni shumicėn e kohės nė Londėr dhe ju udhėtoni shumė nė Bosnjė, Shqipėri, Serbi?

DAMIR FAZLLIĒ: Unė jetoj shumicėn e kohės nė Uashington DC. Udhėtoj shumė nė botė dhe udhėtoj shumė nė Europėn Lindore, ku janė disa prej bizneseve tė mia. Por zhvilloj shumė aktivitet biznesi edhe nė Londėr gjithashtu.

BLENDI FEVZIU: Me cfarė biznesi merreni?

DAMIR FAZLLIĒ: Jam investitor, kam disa kompani.

BLENDI FEVZIU: Nė cfarė investoni?

DAMIR FAZLLIĒ: Unė investoj, unė kėrkoj pėr mundėsi investimi nė fusha qė kanė leverdi fitimi dhe nuk jam i kufizuar gjeografikisht. Pėr shak tė sė shkuarės sime, kam kuptuar qė mund tė investoj mė shpejt se njė biznesmen normal amerikan qė nuk kupton kulturėn dhe historinė e Europės Lindore. Unė kam kuptuar qė unė mund tė investoj mė shpejt dhe tė reagoj mė shpejt nė Europėn Lindore.

BLENDI FEVZIU: Ku janė bizneset e tua aktualsiht, gjeografikisht?

DAMIR FAZLLIĒ: Gjeografikisht mund t’i gjeni nė Uashington DC, nė Gjenevė tė Zvicrės,

BLENDI FEVZIU: Keni investime nė Uashington DC?

DAMIR FAZLLIĒ: Po, investime nė pasuri tė patundshme.

BLENDI FEVZIU: Pasuri tė patundshme?

DAMIR FAZLLIĒ: Po, Pasuri tė patundshme nė Uashington DC. Jam duke shqyrtuar disa mundėsi tė reja investimi nė Florida tani. Pėr shkak tė krizės financiare nė SHBA ka mundėsi tė ngjashme me ato qė gjenden kėtu edhe nė SHBA tani. Pra, kam biznese gjithashtu nė Londėr, nė Gjenevė. Nė Europėn Lindore pothuajse nė tė gjitha vendet e Europės Lindore, nga Sllovenia nė Shqipėri

BLENDI FEVZIU: Kėto biznese pėrqėndrohen nė?

DAMIR FAZLLIĒ: Kryesisht nė pasuri tė patundshme dhe energji.

BLENDI FEVZIU: Ku nė cfarė vendesh nė Europėn Lindore?

DAMIR FAZLLIĒ: Ndoshta unė kam shumicėn e investimeve nė Bosnjė dhe Shqipėri.

BLENDI FEVZIU: Nė Bosnjė dhe Shqipėri?

DAMIR FAZLLIĒ: Po

BLENDI FEVZIU: Nė shqipėri ju keni vetėm 4 kompani, Zoti Fazlliē me njė total prej 4 mijė dollarėsh?

DAMIR FAZLLIĒ: Po

BLENDI FEVZIU: Ky ėshtė investimi juaj?

DAMIR FAZLLIĒ: Jo. Njė nga kompanitė e mija dhe kam mėsuar se ka patur shumė keqkuptime rreth kėsaj kompanie nė media, ėshtė Croun Acquisition, e cila ėshtė ende nė pronėsinė time. Kjo kompani iu shit ligjėrisht pėr 1,7 milionė euro njė kompanie qipriote tė quajtur Altaria Research ltd e cila gjithashtu ėshtė nė pronėsinė tim. Mė lini t’jua shpjegoj kėtė gjė. Unė kam investuar nė Shqipėri nė fushėn e pasurive tė patundshme ende tė pashfrytėzuara, nė fakt kam investuar shumė nė pasuritė e patundshme tė pashfrytėzuara, pėrreth Tiranės dhe nė vėnde tė tjera me vizionin pėr ti zhvilluar kėto pasuri tė patundshme. Kur bleva kėto pasuri tė patundshme nė Shqipėri, i kam blerė nėn kompaninė Croun Acquisitions, nė pronėsi tė Damir Fazlliēit. Tani qė po synoj zhvillimin e kėsaj pasurie tė patundur, kam nevojė pėr burimet qė kam nė kompaninė time qipriote pėr tė menaxhuar investimet e ardhshme nė Shqipėri.

BLENDI FEVZIU: Pse?

DAMIR FAZLLIĒ: Sepse kam njerėz qė janė punėsuar atje, kam njerėz qė menaxhojnė investimet e mia tė ardhshme nė botė qė drejtohen nga kompania nė Qipro. Kėshtu, qė sa tė fillojmė investimin fizik, rigjallėrimin e pasurisė sė patundshme qė kemi blerė, pėr ta vėnė atė nė shfrytėzim ne do tė kemi njėrėzit qė do tė punojnė nė Tiranė, qė do tė menaxhojnė kėto investime. Tani pėr tani, kėta janė nėn kompaninė time qipriote pėr shkak se do na duhet ta zhvillojmė kėtė tokė. Pėr ta zhvillaur kėtė tokė na duhet tė paguajmė arkitektė, studimet gjeometrike, studimet e nevojshme, dhe meqė ra fjala, kėto studimet e nevojshme 90 pėrqind po realizohen nga staf lokal kėtu dhe paguhen nga kompania mėmė nė Qipro.

BLENDI FEVZIU: Zoti Fazlliē ju ja keni shitur kompaninė tuaj, vetvetes. Ky ėshtė pastrim i pastėr parash apo jo?

DAMIR FAZLLIĒ: Absolutisht jo. Le tė kthehem edhe njėherė e tė ta shpjegoj se si ndodhi. 1, 7 milionė euro..

BLENDI FEVZIU: Pėr njė kompani qė ka 4 mijė dollarė kapital?

DAMIR FAZLLIĒ: Jo, tė ftoj ty dhe cdo gazetar tjetėr tė shkojė nė zyrėn e tatimeve dhe tė shohė se cfarė zotėron kjo kompani nė pasuri tė patundshme. E bėra vetė. i kėrkova dikujt qė tė shkojė fizikisht nė zyrėn e taksave dhe tė kėrkojė bilancin. Do ta shihni se bilanci i kėsaj kompanie reflekton saktėsisht 1,7 milionė euro shumė pėr tė cilėn u shit tek kompania mėmė, me qėllim zhvillimin e tokės. Kur ta shes kėtė kompani Croun Acquisition, dikur nė tė ardhmen, nėse planet qė kam ndėrtuar shkojnė mirė dhe nuk kam arsye pėr tė dyshuar, do ta shes, le tė shpresojmė, pėr shumė mė tepėr para. Dhe atėhere do tė jem nė gjėndje ti paguaj shtetit taksėn pėr diferencėn. Pra…

BLENDI FEVZIU: A i keni paguar taksat pėr kėtė transaksion?

DAMIR FAZLLIĒ: Absolutisht po. Tė gjitha taksat pėrkatėse pėr blerjen e tokės dhe tė gjitha transaksionet nė kompanitė e mia janė tė realizuara.

BLENDI FEVZIU: Sipas Zyrės sė regjistrimit tė Biznesit nė Shqipėri, ju keni 4 kompani me njė kapital total prej 4 mijė dollarė? 1 mijė dollarė secila. Cila ėshtė pasuria juaj e vertetė nė Shqipėri?

DAMIR FAZLLIĒ: Pasuri ime e vėrtetė nė Shqipėri? Po jua shpjegoj edhe njėherė. Kam investuar nė pasuri tė paluajtshme tė pazhvilluara. Arsyeja qė e kam bėrė kėtė gjė ėshtė sepse besoj qė qeveria e Sqhipėrisė po bėn veprimet e duhura pėr tė tėrhequr investitime tė huaja serioze nė Shqipėri. Qeveria e Shqipėrisė ka ulur taksėn nė nivelin e sheshtė prej 10 pėrqind qė ėshtė shumė i favorshėm pėr investimet e huaja direkte. Nėse kthehemi tek 4 mijė dollarėt, ky ėshtė kapital fillestar qė duhet pėr tė filluar njė kompani. Nėse kompania fillon aktivitetin ajo mund tė sigurojė pasuri tė patundshme e cdo gjė tjetėr…,

BLENDI FEVZIU: Cila ėshtė pasuria juaj nė Shqipėri?

DAMIR FAZLLIĒ: Shpresoj qė bizneset e mia nė Shqipėri tė vlerėsohen nė mė shumė sė 50 milionė euro. Vecanėrisht nė pasuri tė patundshme. Mbasi tė zhvillohet shpresoj se do tė ketė njė vlerė mė tė lartė.

BLENDI FEVZIU: Jeni ndihmuar nga administrata shqiptare dhe kryeministri i Shqipėrisė nė kėtė pasuri Zoti Fazlliē?

DAMIR FAZLLIĒ: Ndihmuar? Besoj se administrata dhe qeveria shqiptare ndihmon cdo investitor tė huaj qė vjen kėtu me…

BLENDI FEVZIU: Ndoshta ndihmuar nuk ėshtė fjala e duhur. A jeni favorizuar?

DAMIR FAZLLIĒ: Favorizuar? Nga kush?

BLENDI FEVZIU: Kryeminsitri?

DAMIR FAZLLIĒ: Absolutisht jo.

BLENDI FEVZIU: Si jeni bėrė kaq i pasur. Ju ikėt 16 vjec tani jeni 33 vjec. 33 vjec dhe kaq i pasur?

DAMIR FAZLLIĒ: Faleminderit zotit. Unė kam studiuar nė ato qė i konsideroj 3 shkollat mė tė mira tė shkencave politike dhe ekonomisė nė botė. Kam frekuentuar Harrou School for Boys, pastaj kam studiuar nė Shkollėn Londineze tė Ekonomisė dhe shkencave politike, gjithashtu kam studiuar nė Shkollėn e Qeverisė Kenedi nė Universitetit Harvard nė SHBA. Nė Angli studiova vetėm pėr dy vjet dhe pastaj fillova tė punoja Kam studiuar nė tė njėjtin vėnd ku studioi edhe George Soros dhe e mbarova shkollėn pėr aq kohė sa i ishte dashur edhe atij. Na u desh e njėjta kohė pėr ta pėrfunduar shkollėn. Kėshtu qė kam filluar tė punoj qė kur kam qėnė 19 vjec. Fillova tė punoja pėr Bankėn Britanike mė tė madhe tė investimeve nė vlerė. Pra kam punuar, dhe besoj se kam patur fat gjithashtu.

BLENDI FEVZIU: Ju jeni shumė i pėrfshirė nė politikė, jo drejtpėrsėdrejti, por ndoshta indirekt. Cila ėshtė balanca juaj midis biznesit dhe politikės?

DAMIR FAZLLIĒ: Cdo kush ėshtė i pėrfshirė nė politikė indirekt. Ēdokush. Dhe kjo jo vetėm nė Ballkan. Ju mund tė shihni Senatorin McCain dhe Senatorin Obama qė debatojnė tani nė SHBA se kush ka marrė mė shumė para nga biznese apo interesa tė tjera. Politika ėshtė ajo ku drejtohen sytė e cdo biznesmeni, pėrpara se tė investojė nė njė rajon tė caktuar. Dhe mė lejoni t’i kthehemi Shqipėrisė. Do tė shihni dallime tė qarta midis qeverisė suaj tė mėparshme dhe qeverisė sė re pėrsa i pėrket investimeve tė huaja. Unė isha dikush qė e konsiderova Shqipėrinė mė 2004 dhe mendova qė klima e promovuar nga qeveria e atėhershme nuk ishte e pėrshtatshme pėr mua.

BLENDI FEVZIU: Pyetja ime ėshtė saktėsisht ajo. Pse vendosėt tė investoni nė Shqipėri mbas ardhjes nė pushtet tė Partisė Demokratike mė 2005 e jo mė parė?

DAMIR FAZLLIĒ: Kam pėrgjigje fare tė qartė. Sė pari sepse, besoj se qeveria e re filloi tė promovonte ligjet e duhura pėr tė nxitur investimet e huaja. Sė dyti, biznesi sikurse edhe politika ėshtė i gjithi perceptim. Perceptimi nė Europėn Perendimore dhe nė Shtetet e Bashkuara pėr qeverinė tuaj tė mėparshėm ishte: korrupsion.

BLENDI FEVZIU: Dhe tani ėshtė?

DAMIR FAZLLIĒ: Nuk ėshtė mė.

BLENDI FEVZIU: Sepse Berisha ėshtė miku juaj?

DAMIR FAZLLIĒ: Jo

BLENDI FEVZIU: Kur keni qėnė pėr herė tė parė nė Shqipėri?

DAMIR FAZLLIĒ: Nė fund tė 2004-s.

BLENDI FEVZIU: Fundi i 2004-s?

DAMIR FAZLLIĒ: Po

BLENDI FEVZIU: Me kompaninė BG&R?

DAMIR FAZLLIĒ: Jo. Erdha pėr tė parė mundėsi tė ndryshme investimi. Sic thashė kompanitė e mia kanė bėrė biznes nė kėtė rajon, kompanitė e mia private. Erdha nė Shqipėri pėr tė parė mundėsi tė ndryshme tė pasurive tė paluajtshme.

BLENDI FEVZIU: Cila ishte pėrshtypja juaj?

DAMIR FAZLLIĒ: Pėrshtypja ime ishte se ky vėnd kishte tė ardhme, por nė atė kohė ishte duke u keqqeverisur. Nė atė kohė, pėrshtypja ime, thjesht pėrshtypja ime, ishte qė njerėzit nė pushtet ishin mė tė preokupuar pėr tė qėndruar nė pushtet sesa pėr tė ēuar pėrpara Shqipėrinė. Mė lejoni t’ju them edhe diēka tjetėr. Unė kam mbėrritur nė Tiranė rreth 1 orė e gjysėm mė parė. U ula dhe udhėtoja rrugės pėr nė Tiranė. Mė vjen kaq mirė tė shohėsh sa shumė ėshtė bėrė e nė fakt po mendoja, pėr shaka tė gjithė kėtyre gjėrave, po mendoja pėr herėn e parė qė erdha nė Tiranė dhe herėn e parė qė udhėtova nga aeroporti nė qytet, ėshtė njė ndryshim kaq i madh. Dhe kjo ėshtė tregues i nuhatjes sime prej biznesmeni sepse qė nė fillim mendova qė kur tė kishte njė qeveri tė re, ajo do tė bėnte dicka dhe mė duket se ata kanė bėra dicka.

BLENDI FEVZIU: Zoti Fazlliē, vizita juaj e parė nė Shqipėri ishte nė fund tė 2004s. Ėshtė e saktė?

DAMIR FAZLLIĒ: Mund tė ngatėrroj datėn por ėshtė mė 2004.

BLENDI FEVZIU: Ju i hapėt kompanitė tuaj nė Shqiėpri mė shtator 2005. Nė tė njėjtėn kohė kur Berisha u bė Kryeminisitėr. Si e kuptuat nė 2 muaj, nga 3 korrik kur Berisha fitoi zgjedhjet deri nė shtator, se qeveria e Berishės nuk ishte i korruptuar?

DAMIR FAZLLIĒ: Mė lėr ti pėrgjigjem kėsaj duke bėrė pak histori. Mė 2004 unė u takova me Zotin Berisha.

BLENDI FEVZIU: Ku?

DAMIR FAZLLIĒ: Ku? Nė Tiranė. Herėn e parė qė u takuam ai dhe unė folėm natyrisht pėr politikėn. Unė jam njė republikan i zjarrtė, pėr qeverisjen e vogėl, qeveria nuk duhet tė ndėrhyjė nė biznes apo nė jetėt e njerėzve, dhe gjeta nga ana tjetėr e tavolinės dikė me tė cilėn, ndoshta pėr herė tė parė nė Ballkan, isha dakord 100 pėrqind pėr mėnyrėn se si duhet tė funksionojė qeveria.

BLENDI FEVZIU: Diskutimi ishte pėr politikėn apo biznesin?

DAMIR FAZLLIĒ: Oh, absolutisht pėr politikėn. Unė nuk kam folur kurrė, dhe mos mė pyet pėrsėri a jam i sigurtė, por merre kėtė si fakt: unė nuk kam folur kurrė me Sali Berishėn nė opozitė pėr biznes. Kam folur pėr biznes me tė si Kryeministėr vetėm kur mė ėshtė dashur t’i paraqes qeverisė projekte potenciale. Dhe jam pėrpjekur tė ndihmoj mikun tim Kryeminsitėr duke i sjellė investitorė tė ndryshėm amerikanė dhe europianė.

BLENDI FEVZIU: Do ju pyes mė vonė pėr kėtė. Por Zoti Fazlliē ēfarė ndodhi nė Sarajevė tė shtunėn mbasdite?

DAMIR FAZLLIĒ: Le ti saktėsojmė datat dhe e kuptoj se cfarė do tė thuash tani. Ndodhi tė enjten, jo tė shtunėn. Tė premten isha nė Londėr, tė dielėn isha nė Londėr. Tė enjten gjatė ditės po haja drekė me disa miq nė njė restorant nė Sarajevė. Gjysėm ore pasi kishim filluar drekėn. Ėshtė njė restorant i vjetėr tradicional, kur shkoj nė Sarajevė mė pėlqen tė shkoj nė njė restorant tė vogėl tradicional ku shėrbejnė ushqim boshnjak. Pra unė shkova atje pėr drekė me miq tė mi dhe gjysėm ore mbasi kemi filluar drekė njė person qė ishte ulur nė tavolinėn ngjitur me ne u arrestua. Ishte njė skenė si ato tė filmave, kur ata erdhėn, forcat speciale, nuk e kam idenė kush ishin

BLENDI FEVZIU: Me fytyra tė mbuluara?

DAMIR FAZLLIĒ: Po. Arrestuan personin, e nxorrėn atė jashtė restorantit dhe na kėrkuan ne tė qėndronim aty sepse duhet tė jepnim dėshmi. Mė vonė morrėm vesh qė personi ishte arrestuar pėr shantazh financiar dhe policia donte tė na pyeste nėse kishim parė njeri tė hynte brėnda, tė dilte jashtė, qė kishte dhėnė para apo ēfarė ndodhi. Kėshtu qė na mbajtėn atje pėr 1 orė. Dolėm jashtė. Shkuam nė rajonin mė tė afėrt tė policisė dhe dhamė dėshminė tonė. Njė orė mė pas ne ishim nė rrugė.

BLENDI FEVZIU: U arrestuat, apo u ndaluat?

DAMIR FAZLLIĒ: Thjeshtė dhamė njė dėshmi!

BLENDI FEVZIU: Ju ishit ulur ngjitur, nuk ishte ulur nė tavolinė e tij?

DAMIR FAZLLIĒ: Jo absolutisht.

BLENDI FEVZIU: Ky burrė ishte Zoti Oric?

DAMIR FAZLLIĒ: Po

BLENDI FEVZIU: A e njihni Zotin Oric?

DAMIR FAZLLIĒ: Po e njoh. Cdo njeri nė Bosnjė e njeh Zotin Oric.

BLENDI FEVZIU: Jeni miq?

DAMIR FAZLLIĒ: Do tė thoja jemi mė shumė tė njohur. Po. Por pėrsėri, e njoh atė, nė atė momėnt nuk ishim ulur bashkė, por e njoh.

BLENDI FEVZIU: Pse policia ju ndaloi?

DAMIR FAZLLIĒ: Ne ishim dėshmitarė, sepse, edhe njėherė ėshtė restorant i vogėl, ishin 2 tavolina, ne ishim tė ulur nė tavolinėn ngjitur me tė dhe ishim tė vetmit dėshmitarė. Ishim 3 veta nė tavolinėn tonė dhe 3 tė tjerė 2 tavolina mė tutje. Dhe tė gjithėve na u kėrkua tė shkonim nė rajon. Polica qe shumė, shumė e sjellshme. Unė jam marrė dikur me politikė nė Bosnjė. Ata e dinin kėtė gjė, kėshtu qė me mua ata ishin mė shumė, e pėrshpejtuan dėshminė time dhe thanė na vjen keq, e dimė qė media do bėjė zhurmė rreth kėsaj. Madje njė ditė mė vonė ose dy ditė mė vonė, nuk ishte raportuar ende kėtu apo mė mirė tė them keqraportuar kėtu, prokuri publik doli nė publik, sepse kishte shumė blogues nė internet qė po flisnin pėr cfarė kishte ndodhur dhe deklaroi saktėsisht kėtė.

BLENDI FEVZIU: i Bosnjės?

DAMIR FAZLLIĒ: Po. Prokurori i pėrgjithshėm doli nė publik dhe tha kemi arrestuar Zotin Oric dhe mė duket 2 persona tė tjerė dhe 4 personat e tjerė u thirrėn nė rajon si dėshmitarė.

BLENDI FEVZIU: Zoti Fazlliē, pėr herė tė parė po dėgjoj qė nėse jeni nė njė tavolinė ngjitur me njė djalė qė po arrestohet ju shkoni nė rajonin e policisė?

DAMIR FAZLLIĒ: Unė kam parė shumė gjėra pėr herė tė parė nė Ballkan.

BLENDI FEVZIU: Dhe autoritet policore tė Bosnjės mund tė garantojnė deklarimin tuaj?

DAMIR FAZLLIĒ: Ne c’kuptim garantojnė? Qė unė isha dėshmitar?

BLENDI FEVZIU: Po

DAMIR FAZLLIĒ: Padyshim!

BLENDI FEVZIU: Shqiptarėt ju panė nė televizion qė u larguat i shoqėruar nga forcat speciale?

DAMIR FAZLLIĒ: Mė lini t’ju pyes dicka. Cila ėshtė shenja pėrcaktuese qė ju jeni arrestuar? Njė shenjė qė tregon se dikush ėshtė arrestuar?

BLENDI FEVZIU: Kur dėrgohet nė rajon policie dhe i deklarohet kjo!

DAMIR FAZLLIĒ: Jo, jo. Mund tė shkosh nė rajon policie si dėshmitar. Njė shenjė pėrcaktuese ėshtė qė ke pranga. Nėse shikoni atė video do tė shihni se unė nuk kam pranga. Edhe njėherė, unė isha pjesė e politikės nė Bosnjė nė vitin 2000. Mė lėr tė them qė politika nė Bosnjė ėshtė shumė e ngjashme me politikėn nė Shqipėri. Kėshtu qė disa nga kundėrshtarėt e mi tė dikurshėm politikė e pėrdorėn kėtė pėr t’u pėrpjekur qė ta paraqesnin sikur unė isha arrestuar, ndoshta. A ja kanė dalė? Absolutisht jo. Edhe njė herė, nėse dėshironi patjetėr qė mund t’ju jap njė kopje tė dėshmisė sime qė aktualisht e thotė kėtė gjė nė krye tė dokumentit.

BLENDI FEVZIU: Zoti Fazlliē, a ka ndonjė hetim kundėr jush nė Bosnjė?

DAMIR FAZLLIĒ: Absolutisht jo. Absolutisht, absolutisht, pas asnjė lėkundje. Unė nuk jam hetuar kurrė nė jetėn time, nė asnjė vend tė botės. Asnjė kompani qė kam nė pronėsi nuk ka qėnė asnjėherė nė ndonjė hetim nė asnjė vend tė botės. Pra absolutisht jo. Ndėrkohė qė unė e kuptoj kuriozitetin e medias me disa nga kėto gjėra, ndonjėherė e vėcnaėrisht kėtė herė, media e ka tepruar vėrtet. Ndaj ndieva nevojėn pėr tu shpjeguar dhe kjo ėshttė arsyeja qė kam ardhur pėr t’ju takuar. Lufta politike ėshtė njė gjė, po kėto lloj deklarime false abusive dhe denigruese. Mė duhet ta pėrsėris nė mėnyrė absolute dhe tė palėkundėr, nuk kam qėnė hetuar ndonjėherė, nė asnjė lloj gjykatė, nė asnjė vėnd tė botės.

BLENDI FEVZIU: Zoti Berisha tha nė Parlament, 3 ditė mė parė, qė ai mund t’ju sjellė ose… ai tha qė unė mund ta sjell Zotin Fazlliē kėtu pėr tė folur me ju?

DAMIR FAZLLIĒ: Oh, do tė mė pėlqente shumė kjo.

BLENDI FEVZIU: Pas incidentit nė Sarajevė, po e quaj incident, a keni folur me Zotin Berisha?

DAMIR FAZLLIĒ: Kam folur me atė 1 herė.

BLENDI FEVZIU: Dhe pėr cfarė folėt?

DAMIR FAZLLIĒ: i telefonova pėr ta pyetur cfarė ėshtė gjithė kjo gje qė po ndodh nė Shqipėri. Ai qeshi e mė tha ėshtė denigrim politik e mė pyeti si ėshtė familja ime.

BLENDI FEVZIU: A njihni personalsiht politikanė tė tjerė shqiptarė pėrvec Zotit Berisha?

DAMIR FAZLLIĒ: Po, patjetėr. Kur erdha kėtu gjatė fushatės sė Partisė Demokratike, miku im mė prezantoi me shumė tė rinj qė ishin kthyer nė Shqipėri nga vende tė ndryshme tė botės, nga shkolla shumė tė mira, pėr tu bėrė pjesė e kėsaj, nuk mė pėlqen tė pėrdor fjalėn lėvizje, por ajo ishte dicka qė vėrtet ngjante me njė lėvizje politike. Kaq me energji, mė duket se quhej KOP. Ishin kaq me energji, donin tė ndryshonin vendin dhe po e them pėrsėri qė kanė bėrė njė punė shumė tė mirė pėr ta ndryshaur vendin, dhe i kam takuar tė gjithė. Kam kaluar shumė kohė pothuaj me tė gjithė nė KOP. Pėr shėmbull Lulin apo Ministrin Basha. Kam lexuar disa nga gjėrat qė kanė shkruar, kjo ėshtė….

BLENDI FEVZIU: Do tė tė pyes mė vonė pėr zotin Basha. Do tė doja tė tė pyesja tani cilat janė lidhjet tuaja me kompaninė amerikane BGR?

DAMIR FAZLLIĒ: Barbėr, Grifith and Roxhėrs, ėshtė votuar pėr 5-6 vjet rrjesht si firma kryesore lobiste republikane. Sic ju thashė unė jam republikan i shpallur publikisht. Pronari i Barbėr, Grifith and Roxhėrs, Ed Roxhėrs ėshtė njė mik i dashur i imi. Dhe kjo ėshtė e vetmja lidhje qė unė kam me BGR. Unė nuk kam punuar kurrė pėr BGR. Nuk kam qėnė kurrė konsulent pėr BGR dhe s’kam qėnė asnjėherė, si i thonė asaj fjalės sė bukur nė shqip, ndėrmjetės pėr BGR.

BLENDI FEVZIU: Nuk ishit ju ndėrmjetėsi pėr ardhjen e BGR nė Shqipėri?

DAMIR FAZLLIĒ: A isha unė ndėrmjetėsi pėr ardhjen e BGR. Jo. BGR u kontraktua nga Partia Demokratike e Shqipėrisė. Partia Demokratike mė pati pyetur mua se cila mund tė ishte firma mė e mirė qė mund t’i ndihmonte ata nė promovimin e mesazhit tė tyre dhe po, mes tė tjerave ju thashė BGR.

BLENDI FEVZIU: A keni pėrfituar nga kontrata e BGR me Partinė Demokratike?

DAMIR FAZLLIĒ: Jo, absolutisht jo!

BLENDI FEVZIU: Po atėherė pse njė biznesmen si ju, me shumė biznese dhe shumė gjėra pėr tė bėrė, lė cdo gjė mė 2005 dhe qėndron nė Shqipėri pėr zgjedhjet?

DAMIR FAZLLIĒ: Jo nuk i lashė.

BLENDI FEVZIU: Ju keni ishit shumė i pranishėm nė Shqipėri?

DAMIR FAZLLIĒ: Isha nė Shqipėri gjatė 3 muajve tė verės para zgjedhjve, kohė kur shumica e punėve bien nė qetėsi. Isha i kėnaqur qė tė isha i mundur pėrmes ndihmės sė cdo lloji, ndihmės intelektuale tė cdo lloji.

BLENDI FEVZIU: Njė biznesmen qė lė gjithshka pėr tė ndihmuar Partinė Demokratike nė Shqipėri?

DAMIR FAZLLIĒ: Sė pari, unė besoja nė atė kohė qė kjo Parti e drejtuar nga Zoti Berisha do ta ndryshonte vendin nė mėnyrė tė ndjeshme e pėrsėri e besoj se kjo ndodhi.

BLENDI FEVZIU: Ju jeni njė biznesmen, pse kujdeseshit pėr kėtė gjė?

DAMIR FAZLLIĒ: Po vij tek kjo pikė. Nė vitin 2004 sic ju thashė e takova Zotin Berisha. Mė pėlqyen idetė e tij, mė pėlqeu ai si njeri, dėshiroja ta ndihmoja atė si njeri dhe tė ndihmoja Partinė Demokratike qė tė vinte nė pushtet dhe tė fillonte tė realizonte gjėrat nė mėnryėn e duhur qė ky vėnd tė hapej. Nuk kishte shumė mundėsi nė rajon. Nėse ky vend do hapej mė 2005, sic edhe ndodhi, atėhere do tė kishte mė shumė mundėsi ku tė investohej. E pėrsėris unė nuk i lashė kompanitė e mia dhe erdha pėr tė jetuar nė Shqipėri. Jo nuk e kam bėrė kėtė.

BLENDI FEVZIU: Ju keni qėnė i pranishėm nė Shqipėri shumė herė, gjatė fushatės elektorale pėr tė ndihmaur KOP - in atėhere, ju jeni parė me njerėit e BGR nė tryeza tė pėrbashkėta. Do doja t’ju pyesja, kishit ndonjė marrėveshje me Zotin Berisha qė nėse ai do tė fitonte zgjedhjet ai do t’ju ofronte mundėsi nė biznes?

DAMIR FAZLLIĒ: Kjo ėshtė qesharake.

BLENDI FEVZIU: Ėshtė normale?

DAMIR FAZLLIĒ: Jo, nuk ėshtė normale. Ēdo kush qė e njeh Berishėn dhe unė kam arritur ta konsideroj atė mik, do ta dinte qė kjo lloj marrėveshje me Sali Berishėn ėshtė qesharake. Dhe pėr t’ju pėrgjigjur direkt pyetjes suaj: absolutisht jo. Nuk kam patur asnjėherė asnjė lloj marrėveshje me Berishėn tė tipit qė amerikanėt e quajnė flakė pėr flakė, unė do tė jap kėtė, ti do mė japėsh kėtė. Kurrė.

BLENDI FEVZIU: A e keni ndihmuar Partinė Demokratike me ide apo me para?

DAMIR FAZLLIĒ: Me ide. Ndonjėherė idetė janė shumė mė tė rėndėsishme sesa paratė.

BLENDI FEVZIU: Sa shumė u pėrfshitė nė fushatėn elektorale nė atė kohė. Djemtė e lėvizjes Mjaft tė asaj kohe kanė thėnė qė ju e akuzuat atėhere Mjaftin pėr testimin e opinionit qė ata kishin bėrė?

DAMIR FAZLLIĒ: E ke fjalėn kur Majfti solli Gallupin fallso? Ajo ishte fantastike.

BLENDI FEVZIU: Pse u pėrfshive nė kėtė?

DAMIR FAZLLIĒ: E dashuroj politikėn. Dhe pėrsėri unė nuk isha kėtu gjatė gjithė kohės, kjo ėshtė njė tjetėr sajesė e medias, por nė lidhje me njerėzit e Mjaftit. Nė rajon ju gjeni gjithmonė njerėz tė rinj qė e fillojnė si tė palidhur me asnjė politikan, qė duan tė ndryshojnė botėn dhe pėrfundojnė nė xhepin e njėrit apo tjetrit politikan. Kjo gjė fatkeqėsisht ndodhi me Mjaftin.

BLENDI FEVZIU: Zoti Fazlliē, cilat ishin idetė tuaja pėr Partinė Demokratike?

DAMIR FAZLLIĒ: Oh, kaq shumė. Ishte ndryshimi. Ne e sollėm parrullėn NDRYSHIM mė pėrpara se Barak Obama. Kjo ishte njė nga idetė. Mė lėr tė them dicka tjetėr. Unė kam marrė pjesė nė 11 fushata elektorale pėrmes biznesit tim tė konsulencės politike. Ne Bosnjė, nė Serbi, nė Mal tė Zi, nė Kroaci, dhe nė Kongo.

BLENDI FEVZIU: Cilat janė marrėdhėniet tuaja me Zotin Basha? Ai ishte njė djalė i ri mė 2005, ėshtė ministėr aktualisht, ishte minsitėr shumė i rėndėsishėm mė 2005?

DAMIR FAZLLIĒ: Me duhet tė them qė ėshtė ministėr shumė i mirė. Ai ėshtė njeri i zgjuar i shkėlqyer me njė familje tė mrekullueshme. Ai dhe gruaja e tij kishin kėto punė fantastike jashtė Tiranė. E braktisėn tė gjithė kėtė, u kthyen, sepse ai pa tek ky njeri mė i madh nė moshė, Zoti Berisha, atė qė edhe unė pashė, vullnetin pėr ti formėsuar gjėrat, pėr tė ndryshaur vendin. Pėrsėri unė kthehem tek zgjedhjet nė Amerikė. Shikoni tė dy, Mekkeinin dhe Obamėn. Pėr cfarė po flasin ata? Pėr t’i shkundur gjėrat dhe pėr t’i ndryshuar. Tė dy ata. Praktikisht janė duke konkuruar kush mund t’i shkundė gjėrat mė shumė dhe t’i ndryshojė.Kjo ėshtė ajo c’ka sipas mendimit tim, Berisha bėri nė Shqipėri.

BLENDI FEVZIU: Zoti Fazlliē, ju thatė Zoti Basha ishte mik i juaji…

DAMIR FAZLLIĒ: Ėshtė, ėshtė

BLENDI FEVZIU: Ėshtė shok i mirė. Por pse kunati i tij Zoti Isufi ishte administrator i katėr kompanive qė ju keni nė Shqipėri?

DAMIR FAZLLIĒ: Unė bėj biznes bazuar mbi besimin. Njė pjesė e madhe e biznesit tim ėshtė e bazuar mbi besimin. E takova Erionin mė 2005-n dhe i kėrkova….

BLENDI FEVZIU: Pėrmes Zotit Basha?

DAMIR FAZLLIĒ: Nuk e mbaj mėnd. A e takova pėrmes Zotit Basha? Natyrisht. Direkt apo indirekt nuk di. Por ai ėshtė njė djalė i ri shumė i zoti dhe i zgjuar. i kėrkova nėse mund tė mė ndihmonte me disa nga bizneset. Ai mė ndihmoi. Punuam sė bashku. Ai nuk qe asnjėherė partner nė biznes. Ai ishte administrator i njė kompanie. U pėrpoqėm tė bėnim disa gjėra me atė kompani, por mori mė shumė seē e kisha menduar nė fillim. Ishte njė mundėsi potenciale pėr investime nė pasuri tė patundshme. Dhe njė ditė ai vjen e mė thotė qė do tė donte, nė fakt ai bėri atė qė do tė bėja edhe unė po tė isha nė pozicionin e tij. Ai donte tė ndiqte biznesin e tij personal. Ai ėshtė njė djalė i ri shumė i zoti dhe besoj qė ka pėr tė qėnė i sukseshėm nė tė ardhmen.

BLENDI FEVZIU: Por cfarė duhet tė mendojnė shqiptarėt kur administratori i 3 prej 4 kompanive tuaj ėshtė kunati i njė ministri, njė ministri shumė tė rėndėsishėm?

DAMIR FAZLLIĒ: Ok. Le tė kthehenmi nė vitin 2005 kur zoti Basha drejtonte ministrinė e transportit, rrugėve dhe punėve Publike. Do doja tė pėrfitoj nga kjo mundėsi pėr t’i kėrkuar cdo anėtari tė parlamentit nga Partia Socialiste qė tė gjejė 1 cent, 1 lek, dollar, apo paund qė ndonjė nga kompanitė e mia ka bėre me ministrinė e drejtuar nga Lulzim Basha. Vetėm 1 tė vetėm. Prandaj para se tė dalin e tė bėjnė kėto akuza kaq shumė, shumė tė egzagjeruara, tė bazuara 100 pėrqind mbi gėnjeshtra, ata duhet tė gjejnė vetėm 1 rast, njė dokument tė vetėm, ta nxjerin e tė thonė: ja ku ėshtė. Prandaj unė e besoj qė miku im Berisha kishte tė drejtė kur tha qė ja u sjell Damirin dhe ju mund t’i bėni pyetje. Do tė doja kaq shumė qė tė ulesha pėrballė kėtyre personave dhe t’ju thoja: unė i kuptoj qėllimet tuaja politike, por mos mė ngatėrroni mua me to. Dhe meqė ra fjala, nėse kjo ėshtė politika e sė ardhmes, atėhere nuk e di c’mund tė quhet politikė e vjetėr!

BLENDI FEVZIU: Zoti Fazlliē, media ka thėnė qė ju keni qėnė i pėrfshirė nė lobimin pėr rrugėn Durrės-Kukės-Morinė, qė ėshtė njė investim shumė i madh nė Shqipėri dhe ju keni qėnė ndėrmjetės midis minsitrisė shqiptare tė transporti dhe Bektel. A ėshtė e vėrtetė?

DAMIR FAZLLIĒ: Pėrsėri, gėnjeshtėr totale dhe e jashtėzakonshme. Unė nuk kam marrė pjesė nė qoftė edhe njė takim tė vetėm, bisedė telefonike, apo ndonjė gjė tjetėr midis qeverisė shqiptare, ndokujt nga ministria dhe kujtdo nga Bektel. Dhe mė lejoni t’ju jap ju njė fjalė kujdesi nga Uashingtoni. Uashingtoni ėshtė praktikisht njė qytet lobimi. Bektel ėshtė ndoshta e vetmja kompani nė Shtetet e Bashkaura qė nuk paguan lobistė. Kjo ėshtė dicka qė ndoshta nuk ėshtė raportuar kėtu. Po e pėrsėris, Bektel ėshtė e vetmja kompani nė Shtetet e Bashkaura qė nuk paguan lobista.

BLENDI FEVZIU: Por a keni patur ju ndonjė ndėrhyrje pėr pjesėmarrjen e Bektelit?

DAMIR FAZLLIĒ: Zero absolutisht.

BLENDI FEVZIU: Ju thatė qė nuk keni marė pjesė nė tenderat apo ēdo gjė qė ėshtė zhvilluar nga ministria e transporteve kur zoti Basha ishte ministėr. A keni marrė pjesė nė tendera tė tjerė publikė nė Shqipėri?

DAMIR FAZLLIĒ: Jo. Asnjė nga kompanitė e mia.

BLENDI FEVZIU: Tani do ju pyes a jeni i sigurtė?

DAMIR FAZLLIĒ: Jam i sigurtė. Jo, jo, jo, Asnjė nga kompanitė e mia, pra asnjė nga kompanitė e mia. Dhe kjo ėshtė ajo qė mė nervozon nė gjithė kėtė fushatė shpifjesh tė medias dhe kėtė sjellje politike prej atentatori: ata dalin nė public duke mė akuzuar mua nė mėnyrė tė ashėpr pėr pothujase cdo gjė nė botė dhe nuk kanė sjellė asnjė fakt tė vetėm. Pse nuk del qoftė edhe njė deputet i vetėm socialist i aprlementit me njė copė letėr ku ai apo ajo tė thto kjo ėshtė kompania e zotit fazlliē dhe ja se c’ka bėrė me qeverinė. i sfidoj tė gjithė ata publikisht qė ta bėjėn kėtė gjė. i kėrkoj gjithė partisė socialiste me cdo njeri mqė ata kanė qė tė gjejnė njė cent, dollar, lek mes kompansiė sime dhe qeverisė. Partia socialiste, tė gjitha anėtarėt e saj, gjeni njė, silleni nė parlament dhe diskutojeni atė. Mos sajoni gjėra. Mos u pėrpiqni tė dėmtoni Berishėn, Partinė Demokratike duke sajuar gjėra rreth meje. Kjo ėshtė lojė politike. Kjo ėshtė komunizėm. Kur Berisha erdhi nė pushtet dhe Rama mori nė dorė Partinė Socialiste mendova se ky vėnd ka njė tė ardhme, ka njė udhėheqės tė ri, plot interesa dhe kur Berisha tė dalė nė pensionin politik, ndoshta nė 5 vjet, Rama do tė bėhet Kryeministėr, nėse ai i pėrdor kėto vite nė opozitė pėr tė pėrparuar politikisht dhe pėr tu maturuar. Dhe unė mendoja qė ai do tė shikonte pėrpara dhe kjo do tė ishte njė parti qė do tė drejtohej nga dikush qė nuk pėrdor politikėn e stilit tė vjetėr. Ata kanė shkuar tek metodat komuniste. Kjo ėshtė njė pėrzjerje midis komunizmit dhe propagands hitleriane.

BLENDI FEVZIU: Mė fal. Ju thatė qė unė mund tė gjej qoftė edhe njė copė letėr qė tregon se ju keni marrė pjesė nė tenderat publikė. Por nė media ėshtė thėnė qė ju jeni partner apo lobist pėr Rudnapin, njė kompani e cila shet energji KESH-it shqiptar pėr 34 milionė euro?

DAMIR FAZLLIĒ: Pėrsėri asnjė copė letėr, asgjė qė provon qė unė kam lidhje me…

BLENDI FEVZIU: E njihni kėtė kompani?

DAMIR FAZLLIĒ: Po e njoh. Rudnap ėshtė kompani e madhe serbe.

BLENDI FEVZIU: A jeni partner nė tė?

DAMIR FAZLLIĒ: Jo.

BLENDI FEVZIU: Keni ndonjė lloj bashkėpunimi me kėtė kompani? A keni bėrė ndėrmjetėsim nė administratėn shqiptare pėr tė fituar tenderin pėr kėtė kompani?

DAMIR FAZLLIĒ: Jo. Absolutisht asnjė. Dhe mė lėr tė komentoj fare shkurtimisht pėr procedurat e reja tė prokurimit qė qeveria e re ka vendosur. i kam parė kėto procedura. Cdo kush qė mund t’ju thotė qė mund tė influencojė prokurimet me vlerė mbi 10 mije dollarė qė kjo qeveri apo agjensitė e saj blejnė, gėnjen. Edhe njėherė. Absolutisht asnjė kontakt apo interes financiar nė Rudnap.

BLENDI FEVZIU: Nė media ėshtė lidhur emri juaj me trafikimin e armėve?

DAMIR FAZLLIĒ: Tė armėve?

BLENDI FEVZIU: Po. Dhe me tragjedinė e Gėrdecit?

DAMIR FAZLLIĒ: Nėse kjo tragjedi nuk do tė ishte kjo qė ndodhi as qė nuk do tė denjoja tė komentoja mbi kėtė gjė. Por, kjo ėshtė gjėja mė e nevritshme. Qė mė bėn pėr tė vjellė, qė dikush tė konsiderojė qė tė mė vendosė mua nė kontekstin e Gėrdecit. Nuk kam bėrė kurrė, kurrė asnjėgjė nė jetėn time me armėt nė asnjė vėnd tė botės. Unė nuk kam qėnė kurrė nė Gėrdec. Nuk njoh asnjė nga njerėzit.

BLENDI FEVZIU: As nė tregtinė e armėve?

DAMIR FAZLLIĒ: As nė tregtinė e armėve. Asgjė. Zero. Kurrė.

BLENDI FEVZIU: Cilat janė lidhjet tuaja me Zotin Mediu, ministrin e mėparshėm tė mbrojtjes?

DAMIR FAZLLIĒ: Ai ėshtė mik i mi.

BLENDI FEVZIU: Dhe zoti Delijorgji?

DAMIR FAZLLIĒ: Dikush mė pyeti pėr kėtė para disa ditėsh. Nuk e kam dėgjuar kurrė kėtė emėr. E kam lexuar, nuk e di ku ishte nė Nju Jork Taims apo diku tjetėr, njė artikull i gjatė rreth kėsaj. Unė nuk ekam parrė kurrė, asnjėherė kėtė person, nuk e di kush ėshtė dhe nuk kam folur me tė, kurrė, asgjė. Thjesht nuk e di kush ėshtė ky person. Ndonjėhere dhe pėrsėri derisa akuzat nuk kalojnė njė cak. Profesori im Kisinxher gjithmonė thoshte: asnjėherė mos u zhyt nė llucė me derrat, sepse deri gjithmnė fiton. Mjafton qė tė zhytesh nė baltė pėr tė luftur me dėrrin, dhe dėrri fiton. Tani, njė nga dėrrat qė ėshtė kėtu e ka fillaur tė gjithė kėtė gjė. Dhe nuk doja tė futesha nė baltė me atė dėrr. Por tashmė akuzat janė bėrė kaq tė shfrenuara sa ndjeva qė disa gjėra kishin nevojė pėr shpjegim.

BLENDI FEVZIU: Zoti Fazlliē, le tė kthehemi tek zoti Isufi, kunati i zotit Basha. Pse u largua nga kompanitė e tua?

DAMIR FAZLLIĒ: Ai bėri atė gjė qė do tė bėjė unė. Qė do tė thotė asjėherė nuk pasurohesh duke punaur pėr dikė tjetėr. Pasurohesh duke punuar pėr vete. Dhe ai si njė djalė i ri i zgjuar ka fillaur bizneset e tija private.

BLENDI FEVZIU: A e njihni Zonjėn Argita Berisha?

DAMIR FAZLLIĒ: Po e njoh. Argita Malltezi.

BLENDI FEVZIU: Vajzėn e zotit Berisha. Cfarė lidhjesh keni?

DAMIR FAZLLIĒ: Kemi miqėsi dhe ajo gjithashtu si avokate trajton njė pjesė tė punėve tė tė mia nė ligjore nė Shqipėri.

BLENDI FEVZIU: Ju keni pėrdorur firmėn e zonjės Malltezi pėr tė pėrgatitur dokumente dhe cdo gjė?

DAMIR FAZLLIĒ: Po, njė pjesė tė tyre. Nuk kam vetėm njė avokat.

BLENDI FEVZIU: Ėshtė kjo e vetmja marrėdhėnie qė keni?

DAMIR FAZLLIĒ: Dhe jemi miq.

BLENDI FEVZIU: Po flisni pėr kėto raste apo edhe pėr favorizime nga tenderat publikė?

DAMIR FAZLLIĒ: Hahaha Thashė mė parė qė, e di qė do thuash a jeni i sigurtė hahahah, tė thashė mė parė qė unė nuk kam marrė pjesė kurrė nė ndonjė tender publik apo dhe cdo gjė tjetėr qė ka tė bėjė me fondet publike nė Shqipėri.

BLENDI FEVZIU: Le tė kthehemi edhe njė herė tek kjo Altari riserch limited. A mund tė ma shpjegosh edhe njė herė transaksionin tuaj?

DAMIR FAZLLIĒ: Patjetėr. Altaria risėrch limited ėshtė kompania nė qipro.

BLENDI FEVZIU: Sa kompani keni nė botė?

DAMIR FAZLLIĒ: Nė botė? Mė shumė se 20 mė pak se 50. Altaria riserch limited ėshtė nė pronėsinė time. Emrat qė u shfaqėn nė shtyp kėtu nuk janė pronarė tė kompansiė, ata janė drejtorė. Lur kompania ėshtė me pėrgjegjėsi tė lufizuar ju nuk jeni i detyruar qė tė tregoni pronarėt, kėshtu qė nuk mund tė shkohs nė internet dhe tė gjes pronarėt. Mund tė shkosh ėn internet e tė gjesh drejtorėt. Kjo ėshtė kompania ime nė qipro, e cila ka blerė kompaninė time kraun Akuizishėns, me vlerėn e bilancit, pra as mė pak as mė shumė. Sepse tė dyja si mė shumė si mė pak do tė kishin qėnė tė taksueshme ėpr rastin mė shumė ose nė thyerje tė ligjti tė tajsave pėr mė pak. Pra ne nuk kemi bėrė asnjerėn, e kemi blerė me vlerėn e saktė tė bilancit. Sespe ne tani do ta zhvillojmė kėtė pasuri tė patundshme tė pazhvilluar dhe kjo me shpresė do tė nėhet njė sukses qė diku nė tė ardhmen tė mund tė shitet 10, 20, 30 herė mė shumė. Do tė shohim.

BLENDI FEVZIU: A jeni i sigurtė qė nuk ėshtė pastrim aprash?

DAMIR FAZLLIĒ: Jam i sigurtė.

BLENDI FEVZIU: Do ju bėj pyetje tė tjera. Ju kemi parė nė televizor me zotin Berisha dhe zotin Tom Rixh. Cilat janė marrėdhėniet tuaja me Zotin Rixh?

DAMIR FAZLLIĒ: Zoti Rixh ėshtė mik i imi.

BLENDI FEVZIU: Nga Uashington DC?

DAMIR FAZLLIĒ: Po, nga Uashington Dc. Ai ka qėnė sekretari i parė i sigurisė kombėtare tė Shteteve tė bashkuara, njė njeri i madh, dhe njė patriot i madh i shteteve tė bashkuara. Me tė jemi duke eksploruar disa mundėsi investimi nė Europėn qėndrore.

BLENDI FEVZIU: Praniė e tij nė shqipėri ndodhi me ndėrhyrjen tuaj?

DAMIR FAZLLIĒ: Jo. Herėn e parė qė ai erdhi nė Shqipėri, erdhi me mua. Dhe ai u takua me Zotin Berisha. Ėshtė njeri i madh dhe njė politikan shumė i realizuar dhe natyrisht qė zoti berisha qe i lumtur qė u takua me tė dhe folėn pėr shumė gjėra dhe si rezultat zoti rixh ndihmoi pėr aplikimin tuaj shumė tė sukseshėm nė NATO dhe gjėra tė tjera nė fushėn e sigurisė. Por kjo ka qėnė punė e zotit Rixh dhe nuk ka aptur asnjė lidhje me mua.

BLENDI FEVZIU: Pse ka nevojė njė biznesmen qė tė ketė gjithė kėto lidhje me politikėn sikurse ju? Ėshtė pasioni juaj apo?

DAMIR FAZLLIĒ: Sic thashė nė fillim, jam i apsionuar me politikėn. Sė dyti, nuk di shumė njerėz qė nuk do tė donin ta njihnin sekretarin e parė tė sigurisė kombėtare tė shteteve tė bashkaura dhe nuk shoh ndonjė gjė tė keqe me kėtė. Pėrsėri, ai ėshtė njeri i mahd nga i cili kam mėsuar shumė dhe jam shumė krenar qė mund ta quaj mik.

BLENDI FEVZIU: Sipas medias, prokuroria shqipatre ka filluar njė hetim. Jeni nė dijeni?

DAMIR FAZLLIĒ: Jo nuk e di. Pėr cfarė bėhet fjalė? Do tė doja qė tė gjitha kėto cėshtje tė shqytoheshin krejtėsisht sepse ngaa to qė apshė nė media shumica, shumica e atyre gjėrave ishin absokutisht gėnjeshtra tė sajuara krejtėsisht. Dhe ėprsėri do tė doja ti kthehesha Gėrdecit sepse ajo tragjedi po pėrdoret nga APrtia Socialiste pėr fushatė pėrfitimesh tė ulta politike, stilin e sė cilės mund ta gjesh vetėm nė kohėn e komunizmit nė Shqipėri Jugosllavi dhe disa vendeve tė tjera. Kjo nuk ėshtė politika e sė ardhmes.

BLENDI FEVZIU: Ju nuk mund t’i jepni leksioni politike partive tė opozitės nė Shqipėri Zoti Fazlliē?

DAMIR FAZLLIĒ: Pse jo? Pse jo? Pra ata mund tė dalin nė publik, duke filluar qė nga kryetari i partisė socialiste, Zoti Edi Rama, dhe mė fal pėr mosnjohjen e emrave tė tė tjerėve. Pra ata mund tė dalin nė publik dhe tė thonė gjithė kėto gjėra…

BLENDI FEVZIU: E njihni personalisht Zotin Rama?

DAMIR FAZLLIĒ: Mendoj qė e kam takuar njėherė. Por mė lėr tė mbaroj. Pra pse nuk mundem unė tė them dicka pėr ta? Njė nga gjėrat rreth politikaneve si ata tė partisė Socialiste ėshtė qė ata pėrdorin postet e tyre pėr tė zgjedhura pėr tė thėnė cdo gjė dhe pėr kėdo dhe sepse kanė imunitet nga persektumi ata kanė tė drejtė qė tė mė quajnė mua cdo gjė qė duan dhe unė nuk mundem as tė bėj njė koment? Mendoj qė kjo nuk ėshtė e ndershme, pėr tė thėnė mė tė paktėn.

BLENDI FEVZIU: Ju jeni akuzuar nė lidhje me vrasjen e Kryemisnitrit serb Zoran Gjingjic. Ka qėnė njė nga kėshilltarėt e tij qė ka thėnė?

Kėshillatri qė ishte akuzuar vetė. Nuk e di si mė ka akuzuar. Fakti ėshtė qė nuk mė ka akuzuar mua pėr ndonjė gjė direkte por qė njihja dikė. Mė lėr tė komentoj mbi kėtė. 4 vjet mė parė, shumica e njerėzve qė u akuzuan pėr vrasjen e tė ndjerit Zoran Gjingjic, u kapėn. Gjatė kėtyre 4 vjetėeve janė zhvillaur 19 gjyqe tė ndryshme, gjatė tė cilėve, tė gjithė sėbashku kanė dhėnė mė shumė se 400 vjet burg. Kur mbledh zgjatjen e proceseve kanė qėnė mė shumė se 7 mijė orė gjyq dhe e di keto nurma sepse kam pyetur sa kohė duhet pėrti aprė dokumentat, ka patur mė shumė se 1 mijė emra tė ėprmėndur gjatė kėtyre gjyqeve. Damir Fazlliē nuk ėshtė ėprmėndur kurrė gjatė sejcilit prej gjyqeve, nga askush prej njerėzve gjatė 7 mijė orė gjyqe. Dhe tė gjitha kėto gjyqe tashmė kanė konkluduar. Askush asnjėherė, nga prokuroria serbe nuk mė ka kėrkaur dhe unė e vizitoj serbinė pėr biznes, nuk mė ka kėrkaur tė mė pyesė ndonėj gjė.

BLENDI FEVZIU: A ka qėnė zoti Legija, njė nga tė akuzuarit kryesor pėr kėtė vrasje, mik i juaji?

DAMIR FAZLLIĒ: Absolutisht jo. Nuk e kam parė kurrė nė jetėn time kėtė njeri.

BLENDI FEVZIU: S’e keni takuar kurrė?

DAMIR FAZLLIĒ: Nuk e kam takuar kurrė, nuk e kam parė kurrė.

BLENDI FEVZIU: A e keni njohur personalisht zotin Gjingjic?

DAMIR FAZLLIĒ: Po e kam njohur.

BLENDI FEVZIU: Zoti Fazlliē, a ėshtė e vėrtetė qė ju jeni nipi Shtanishic, kreu i shėrbimeve sekrete serbe?

DAMIR FAZLLIĒ: Absolutisht jo. Absolutisht jo. Dhe pėrsėri mė duket njė gjė shokuese qė dikush ulet para kompjuterit, shkruan dicka nė njė bllog dhe kjo gjė merret nga media nė Tiranė.

BLENDI FEVZIU: A keni ndonjė lidhje familjare? Ndoshta jo nipi por dicka tjetėr?

DAMIR FAZLLIĒ: Asnjė. Zero. Asnjė.

BLENDI FEVZIU: A keni insistuar me qeverinė e serbisė pėr kėshillim nga BGR?

DAMIR FAZLLIĒ: Absolutisht jo. Absolutisht jo.

BLENDI FEVZIU: Cfarė mendoni pėr pavarsinė e Kosovės, Zoti Fazlic?

DAMIR FAZLLIĒ: Pavarsia e Kosovės ishte njė pėrparim i natyrshėm nė momentin qė u Jugosllavia u ēpėrbė.

BLENDI FEVZIU: Jeni nė favor?

DAMIR FAZLLIĒ: Po

BLENDI FEVZIU: Do t’i vazhdoni bizneset tuaja nė Shqipėri?

DAMIR FAZLLIĒ: Sigurisht

BLENDI FEVZIU: Do vazhdoni tė jeni mik i zotit Berisha?

DAMIR FAZLLIĒ: Sigurisht

BLENDI FEVZIU: Do tė vazhdoni tė kėshilloheni nga Argita MAlltezi Berisha?

DAMIR FAZLLIĒ: Sigurisht

BLENDI FEVZIU: Do tė vazhdoni tė jeni mik i zotit Basha?

DAMIR FAZLLIĒ: Po

BLENDI FEVZIU: Cfarė do tė bėni nėse Zoti Rama do tė bėhet Kryeminsitėr i Shqipėrisė?

DAMIR FAZLLIĒ: Do tė mendoj se cdo tė bėj sepse nga ajo qė shoh tė ketė politikė tė sė ardhmes tek ato qė bėjnė individėt e partisė socialiste dhe tek zoti rama. Ka shumė shumė gjėra tė sė shkaurės. Si biznesmen do t’i peshoj mirė opsionet e mia.

BLENDI FEVZIU: Do ta vazhdoni biznesin?

DAMIR FAZLLIĒ: Shpresoj qė po.

BLENDI FEVZIU: Dhe nėse Prkurorja e pėrgjithshme e Shqipėrisė do t’ju ftojė pėr tė shpjeguar pozicionin tuaj, a do tė jeni i pransihėm kėtu?

DAMIR FAZLLIĒ: Sigurisht

BLENDI FEVZIU: Tė falenderoj shumė pėr kėtė intervistė prej 1 ore e 5 minuta.
10/10/2008 18:24
Intervista ne emisionin Opinion | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com