Albatlanta

Ministrat shqiptare raportonin perpara Fazllicit per ceshtjet e sigurise
Besnik Bakiu per Gazeten "Shqip"
Besnik Bakiu, njė nga ish-funksionarėt e lartė tė Policisė sė Shtetit: Ministrat shqiptare raportonin perpara Fazllicit per ceshtjet e sigurise

Besnik Bakiu, njė nga ish-funksionarėt e lartė tė Policisė sė Shtetit: Ministrat shqiptare raportonin perpara Fazllicit per ceshtjet e sigurise

Duket se 33-vjeēari serbo-boshnjak, Damir Fazliē, nuk ka qenė "i dashuruar" me Shqipėrinė vetėm pėr tė bėrė biznes, por edhe pėr tė qenė sa mė brenda ēėshtjeve delikate tė shtetit tonė, siē janė ato tė sigurisė kombėtare.
Ish-funksionari i lartė i Ministrisė sė Rendit Publik, Besnik Bakiu, nė njė intervistė pėr gazetėn "Shqip" rrėfen pėr njė takim tė nivelit mė tė lartė qė mund tė organizojė njė shtet, pėr sa i pėrket diskutimit pėr ēėshtje tė sigurisė sė kufijve, porteve, aeroporteve etj., ku ministra, gjeneralė e drejtorė tė pėrgjithshėm janė "rreshtuar" para tij. Lulzim Basha, Fatmir Mediu, Sokol Olldashi, shefi i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė ushtrisė, drejtori i Pėrgjithshėm i Policisė, drejtorėt e Pėrgjithshėm tė Aviacionit dhe Porteve, nė mars tė vitit 2006, nė zyrėn e Fatmir Mediut, kanė raportuar e i kanė vėnė nė dispozicion informacion tė klasifikuar, pikėrisht nipit tė kreut tė UDB-sė serbe, Damir Fazliē-it, nė periudhėn kur ky shėrbim sekret famėkeq pėr gjithė kombin shqiptar ishte shndėrruar nė armėn mė tė fuqishme dhe mė tė financuar nga Milosheviēi, kundėr Kosovės dhe Shqipėrisė.

Nuk dihet se ēfarė u bė dhe ku e destinoi kėtė informacion tė bollshėm dhe sekret Fazliē. Por zelli i tepruar i pėrfaqėsuesve mė tė lartė tė shtetit pėr tė dorėzuar pikat e dobėta tė sigurisė sė vendit tonė te njė njeri i dyshimtė, i paverifikuar nga shėrbimet tona tė inteligjencės, vetėm e vetėm sepse paraqitet si pjesėtar i njė "ekipi tė lartė amerikan" (i pashoqėruar nga asnjė pėrfaqėsues i ambasadės sė SHBA-sė nė Tiranė), duket se pėrbėn njė skandal pėrtej "pastrimit tė parave tė pista" nga Qipro nė Shqipėriā€¦

Zoti Bakiu, ditėt e fundit ju kemi parė shpesh nė kronikat arkivore tė televizioneve nė njė takim tė zhvilluar nė Ministrinė e Mbrojtjes, ku i pranishėm ka qenė edhe zoti Fazliē, tashmė personazh mjaft i pėrfolur nga media dhe politika shqiptareā€¦

Ka qenė ditė e diel paradite, nė mos gaboj data 4 ose 5 mars 2006, kur mė telefonon drejtori i Pėrgjithshėm i Policisė nė atė kohė, Bajram Ibraj, i cili mė kėrkoi tė pėrgatisja urgjentisht njė material informativ tė gjerė pėr ministrin mbi gjendjen e sigurisė nė kufi, pasi vinte njė delegacion shumė i rėndėsishėm amerikan.

Pasi pėrgatita materialin e zgjeruar dhe e dorėzova, zoti Ibraj mė thotė se nė takim duhet tė merrja pjesė edhe unė. Fillimisht refuzova, pasi nė thashethemnajėn e korridoreve tė ministrisė, unė "pėr nevoja pune isha shkarkuar nga detyra" (gjė qė u vėrtetua shumė shpejt), por kur mėsova prej eprorit tim se delegacioni qė pritej ishte shumė i rėndėsishėm pėr ecurinė e reformave, pranova.

Pėrse u organizua ky takim dhe kush merrte pjesė nė tė?

Fillimisht nuk kishim dijeni (as drejtori i Pėrgjithshėm) pėr pėrbėrjen dhe axhendėn e bisedimeve tė delegacionit "shumė tė rėndėsishėm" amerikan (evidente kjo nė atmosferėn e tensionuar pėr seriozitetin dhe rėndėsinė e takimit nė ambientet e Ministrisė sė Mbrojtjes). Kur pyetėm pėr mė shumė hollėsi, na u tha se bėhej fjalė pėr njė delegacion tė nivelit shumė tė lartė amerikan, i cili do tė kryesohej nga ish-sekretari i Sigurisė nė SHBA zoti, Tom Rige. Na u tha gjithashtu se nė atė mbledhje do tė diskutohej pėr sigurinė aeroportuale dhe kontrollin e kufijve tanė.

Takimi u zhvillua nė zyrėn e ministrit tė Mbrojtjes, zotit Fatmir Mediu. Pėrveē Mediut, tė pranishėm ishin edhe ministri i Brendshėm, Sokol Olldashi e ministri i Transportit, Lulėzim Basha. Nė takim merrnin pjesė gjithashtu edhe drejtori i Pėrgjithshėm i Aviacionit Civil, Gazmend Dibra; drejtori i Pėrgjithshėm i Porteve, Osman Metalla; shefi i Shtabit tė Pėrgjithshėm, Pėllumb Qazimi; drejtori i Pėrgjithshėm i Policisė sė Shtetit, Bajram Ibraj; kapiteni i Pėrgjithshėm i Kapitanerisė sė Porteve, njė drejtor drejtorie nė Shtabin e Pėrgjithshėm dhe unė. Nė mes tė takimit erdhi edhe kėshilltari i Kryeministrit, zoti Glori Husi. Ndėrsa nga pala amerikane, nė mos gaboj, ishin zoti Tom Rige, zotėria qė na paska qenė Damir Fazliē dhe njė zonjė. Mbaj mend qė nga ana e organizatorėve ishin marrė masat qė ky takim tė kishte njė pasqyrim sa mė tė gjerė mediatik.

Ēfarė u diskutua nė takim?

Nė takim u diskutua ose mė saktė u raportua nga ministrat respektivė pėr masat e mara nga dikasteret respektive, gjendjen e sigurisė dhe problemet e vėshtirėsitė nė fushėn e sigurisė nė kufi, porte e aeroporte. Pas bisedės u organizua edhe njė vizitė nė ambientet e qendrės operative tė gatishmėrisė sė Shtabit tė Pėrgjithshėm.

Ēfarė ju bėri pėrshtypje nė kėtė takim?

E para ishte ardhja me njė vonesė tė konsiderueshme nė takim e delegacionit amerikan (gjė qė mė bėri nervoz, pasi njė mikut tim i kishte ndodhur njė fatkeqėsi familjare dhe unė duhet t‘i gjendesha atij).
E dyta, mosshoqėrimi nga asnjė punonjės i ambasadės amerikane i kėtij "delegacioni tė lartė", sidomos kur tek unė kishte lenė njė shije jo tė mirė shoqėrimi (i pamotivuar protokollar) qė i kishte bėrė njė zyrtar i lartė i kėsaj ambasade gazetarit Nikolas Gejxh gjatė takimit me politikanė tė nivelit tė lartė.
E treta, vetėsiguria e zotit Basha (i cili mbėrriti vetėm disa minuta pėrpara se tė vinte delegacioni) dhe servilizmi i paprecedent pėr t‘u bėrė sa mė i pėlqyer i zotit Olldashi.
E katėrta, entuziazmi i pajustifikuar i anėtarėve tė delegacionit pėr "reformat e shkėlqyera", qė kishim bėrė nė fushat e mėsipėrme dhe lehtėsia qė ata "pranonin" pėr t‘u gėnjyer.

Sot qė e keni marrė vesh se "amerikani" Fazliē paska qenė njė serbo-boshnjak i akuzuar nga drejtėsia jo vetėm nė vendin e tij, si ndiheni?

Personalisht ndihem i fajshėm (nė mirėbesim ministror) dhe institucionalisht i skandalizuar. Duke respektuar parimin e prezumimit tė pafajėsisė, sikur edhe 1% e atyre qė janė botuar nė median shqiptare pėr zotin Fazliē tė jenė tė vėrteta, ėshtė e papranueshme qė ministrat dhe titullarėt e institucioneve kryesore shtetėrore tė sigurisė kombėtare raportojnė pėr problemet e sigurisė dhe masat e marra pėr luftėn kundėr trafiqeve dhe terrorizmit pėrpara njė personi tė tillė.

T‘i tregosh pikat e dobėta tė sigurisė sė kufijve tė tu njė personi tė tillė, ėshtė... Mė falni, por gjuha shqipe ėshtė e varfėr pėr ta thėnė. Populli thotė "t‘i varėsh ujkut mėlēitė nė qafė". Shteti nė kėtė rast ėshtė mė shumė se i paqenė.

Unė, i ndodhur thuajse rastėsisht nė atė takim kohė mė parė, tani ngre supet, vė pikėpyetjet e mia dhe kur lexoj ato qė thuhen nė faqet e shtypit, tronditem dhe mbetem i pagojė...

Si e shpjegoni sot shoqėrimin qė zoti Fazliē i bėnte ish-sekretarit amerikan tė sigurisė, zotit Tom Rige?

Pėr sqarim, tė paktėn unė personalisht (siē m‘u tha), e mora zotin Fazliē si zyrtar tė lartė amerikan. Kurse pėr sa i pėrket pyetjes tuaj, nuk arrij ta kuptoj dot kėtė shoqėrim.
Pėr tė zgjeruar pyetjen tuaj, dua tė evidentoj me shqetėsim njė keqpėrdorim qė i bėhet miqėsisė dhe dashurisė qė populli shqiptar ka pėr SHBA, nga ana e politikanėve shqiptarė, duke paraqitur mendimet personale tė disa individėve me shtetėsi amerikane, si qėndrime zyrtare tė politikės amerikane. Kjo ėshtė spekulative, madje e dėnueshme.
Kėta politikanė duhet ta dinė mirė se SHBA janė miku mė i madh i popullit shqiptar, duke na ndihmuar e mbėshtetur nė ecurinė e reformave demokratike, dhe nuk ėshtė nė filozofinė e tyre si kampionė tė demokracisė, preferencat pėr politikanė tė veēantė.

Meqenėse doli ky problem, si e gjykoni thirrjen e ekspertit amerikan pėr ēėshtjen "Trebicka"?

Pėr mua ishte e panevojshme, pasi ekspertiza qė ju kėrkua ishte njė veprim i thjeshtė rutinė, qė ekspertėt shqiptarė e kryejnė pėr fat tė keq si pasojė e numrit tė lartė tė aksidenteve rrugore, shpesh herė.
Problem tjetėr ishte qė kjo ekspertizė u krye kur nė vendngjarje (pėr shkak tė kohės) kishin ndodhur jo pak ndryshime. Shqetėsim ėshtė edhe pozicioni procedural i kėtij eksperti.
Pra, edhe kjo ngjarje tregoi mungesėn e dinjitetit dhe integritetit personal e profesional tė institucioneve ligjzbatuese. Me "ekspertizėn e postuar" prokuroria dhe policia lanė duart si Pont Pilati.
Gjithashtu, duke njohur organizimin dhe funksionimin e agjencive tė sigurisė nė SHBA dhe legjislacionin ndėrkombėtar tė fushės, jam i paqartė pėr organin qė ju dėrgua kėrkesa dhe pėr mėnyrėn e pėrzgjedhjes dhe caktimit tė zotit Teter nga policia e Verxhinas, si ekspert nė kėtė ēėshtje.

Para disa ditėsh, me anė tė medias, ju i jeni drejtuar me njė letėr tė hapur Prokurores sė Pėrgjithshme, zonjės Ina Rama. Ēfarė do t‘i shtonit kėsaj letre, nė dritėn e zhvillimeve tė fundit?

Nuk heq asgjė nga ato qė i kam shkruar zonjės Rama, por do t‘i sugjeroja institucionit tė Prokurorisė sė Pėrgjithshme qė minimalisht jo vetėm pėr detyrim institucional, por pėr atė qytetar (u bė rreth njė javė qė "ēėshtja Fazliē" ėshtė kryetema e ditės nė shoqėrinė shqiptare, duke eklipsuar verbėrisht rezolutėn kundėr pavarėsisė sė Kosovės qė u votua nė Asamblenė e Pėrgjithshme tė OKB-sė dhe kur gjithė bota po merret me krizėn ekonomike), tė kishte bėrė sikur tė merrte nė pyetje zotin Fazliē (edhe nėse ishte e nevojshme t‘i paguante 1 orė vonesė ēarterin).
Ai erdhi, foli, iku, i shoqėruar me bodigardė tė njė lloji tė veēantė. I mungonte vetėm tapeti i kuq. Nėse nuk kanė staturė pėr t‘u bėrė Rudolf Xhuliani apo Di Pietro shqiptar, tė tentojnė t‘i afrohen prokurorisė tė shtetit mė tė brishtė ballkanik, atij tė Bosnjės.

Si e komentoni ardhjen dhe largimin e zotit Fazliē nė Tiranė dhe akuzėn e opozitės pėr rrėzim tė institucioneve tė sigurisė kombėtare?

Nuk dua tė bėj komente politike, pasi shpirtėrisht dhe juridikisht jam i depolitizuar. Megjithatė, duke qenė ithtar i politikave institucionale, mendoj se ngritja e komisioneve hetimore parlamentare ėshtė njė nga rrugėt mė efikase pėr njė shoqėri normale dhe njė Republikė Parlamentare. Si qytetar, duke njohur e respektuar tė drejtėn e ēdo individi tė flasė dhe mbrohet pėr akuzat qė i bėhen, e quaj tė justifikuar; kurse pėr sa i pėrket mėnyrės sė ardhjes dhe sidomos pėrcjelljes sė tij, e vlerėsoj tė panevojshme dhe pa tė motivuar. Ēdo tejkalim i masės ėshtė i dėmshėm.

Nė pėrfundim, si ekspert nė ēėshtjet e sigurisė kombėtare, si e vlerėsoni situatėn e krimit tė organizuar nė Shqipėri?

Lufta kundėr tij ėshtė njė nga detyrimet qė ne kemi pėr integrimin euroatlantik. Pėr kėtė mjafton tė lexosh raportet ndėrkombėtare pėr Shqipėrinė. Por mė shumė se sa detyrim ndėrkombėtar, ky ėshtė njė detyrim pėr vetė ne shqiptarėt, pėr tė ardhmen e kėtij vendi.
Nė kėtė kuadėr desha tė theksoj disa shqetėsime:
E para, informaliteti i shoqėrisė shqiptare (jo vetėm financiar), ėshtė njė nga faktorėt qė e minon kėtė luftė.
E dyta, brishtėsia, paqėndrueshmėria dhe politizimi i institucioneve pėrgjegjėse nė kėtė luftė.
E treta, inkriminimi verbal i politikės shqiptare. Historia e dosjeve (pa zbardhur asgjė) nuk na ėshtė ndarė nė kėtė periudhė postdiktature. Politikanėt shqiptarė nuk e kanė pėr gjė tė akuzojnė njėri-tjetrin pėr lidhje kriminale nga mė tė frikshmet. Ky superinflacion i pėrdorimit tė kėtyre akuzave dhe mosshoqėrimi me ndėshkime penale, pėrbaltja e tė gjithėve nga tė gjithė, ka bėrė qė njeriu i ndershėm tė vetėpenalizohet si i pazot se nuk qenka i tillė.
E katėrta, strategji-ligjomania. Po tė shikosh web site-n e institucioneve tė sigurisė kombėtare, lodhesh nga numri i madh i strategjive kombėtare e ndėrsektoriale (nė jo pak raste tė panevojshme); kurse po tė bėsh njė monitorim tė thjeshtė tė zbatimit tė detyrave, do tė ngelesh i zhgėnjyer.
E njėjta gjė mund tė thuhet edhe pėr ligjet, pa u verifikuar efikasiteti i zbatimit tė tyre dhe problematika qė nxjerr pėrditshmėria, fillon amendimi dhe ndryshimi tėrėsor i tyre.
Gazeta SHQIP | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com