Albatlanta

Godo: Lajthitja e Dules pėr ēamėt
Sabri Godo
Politikani i njohur reagon pas deklaratės sė kryetarit tė PBDNJ-sė: E gjithė bota e di se ata i kanė pronat e tyre atje, nė Greqi

Republikani Sabri Godo i kthen pėrgjigje kreut tė PBDNJ-sė, Vangjel Dule, i cili ėshtė bėrė palė me Athinėn zyrtare, duke deklaruar publikisht se ēėshtja ēame nuk ekziston. Godo i cilėson marrėzira deklaratat e Dules, duke i kthyer pėrgjigje "dhėmbė pėr dhėmbė" kėtij tė fundit me tė njėjtėn monedhė. "Nuk ekziston problemi i minoritetit grek nė Shqipėri, ndėrkohė qė gjithė bota e di se ēamėt janė shpėrngulur nga Greqia dhe kanė pronat e tyre atje", tha Godo.
Presidenti i nderit tė asamblesė sė PR-sė denoncoi edhe heshtjen afatgjatė tė qeverisė shqiptare lidhur me ēėshtjen ēame. Sipas tij, nuk ekziston asnjė dokument, asnjė lloj deklarate dhe asnjė lloj letre e palės shqiptare nė Parlamentin Evropian, nė Kėshillin e Evropės, nė OSBE-nė, nė struktura tė tjera qė tė ketė formėn e njė ankimi nga ana jonė pėr ēėshtjen ēame. "Mbase ndonjė deputet evropian e ka ngritur me iniciativėn e tij kėtė ēėshtje, por nuk ka qenė shqiptar dhe nuk ka qenė as nga Shqipėria", theksoi Godo.

Zoti Godo, qeveria greke nė mėnyrė tė pėrsėritur mohon ekzistencėn e ēėshtjes ēame, ndėrkohė qė Tirana zyrtare tregohet indiferente ndaj kėtij qėndrimi. Si e komentoni kėtė fenomen?

Ne duhet tė pranojmė se qeveritė greke, pavarėsisht se nė cilin krah kanė qenė, kanė pasur njė qėndrim tė njėjtė dhe konsekuent pėr ēėshtjen ēame. Domethėnė kanė refuzuar tė pranojnė se ekziston ky problem. Kjo mbrohet si ide nga krerėt e atij vendi, qeveria, Presidenti dhe forcat politike.
Ne kemi ndenjur urtė ndaj kėtij qėndrimi, jemi tėrhequr. Ndokush mund tė krenohet se ka thėnė ndonjė fjalė, por realisht nuk ka thėnė asgjė. Asnjėherė nuk u kemi thėnė grekėve haptas se ne e konsiderojmė kėtė problem tė hapur dhe duhet ta diskutojmė ndėrmjet nesh dhe nėse ndėrmjet nesh nuk e gjejmė fjalėn, atėherė duhet tė kėrkojmė arbitrimin e institucioneve ndėrkombėtare evropiane qė kanė kompetencėn pėr tė thėnė fjalėn e tyre nė raste tė tilla.
Nė vend qė tė mbanim njė qėndrim tė tillė dhe tė bėnim pėrēapjet e duhura nė kėtė drejtim, e thėnė me fjalė tė thjeshta kemi ulur kurrizin, gjoja duke u nisur nga interesa kombėtare dhe interesa tė emigracionit. Ky ėshtė qėndrimi ynė nė kėtė ēėshtje, njė qėndrim i padenjė, ėshtė njė risi e neveritshme qė nė themel nuk u kontribuon marrėdhėnieve tė mira mes shqiptarėve dhe grekėve, por i dėmton ato. Sepse kjo ēėshtje mes fqinjėve duhet tė diskutohet dhe tė synohet qė tė arrihet nė njė zgjidhje dhe nė njė marrėveshje.
Ajo qė ėshtė nė thelb ėshtė fakti qė nuk ekziston asnjė dokument dhe asnjė lloj deklarate, apo asnjė lloj letre e palės shqiptare nė Parlamentin Evropian, nė Kėshillin e Evropės, nė OSBE-nė, nė struktura tė tjera qė tė ketė formėn e njė ankimi nga ana jonė pėr ēėshtjen ēame. Mbase ndonjė deputet evropian e ka ngritur me iniciativėn e tij kėtė ēėshtje, por nuk ka qe shqiptar dhe nuk ka qenė as nga Shqipėria. Tė gjithė kėtė unė e konsideroj tė dėmshme dhe kjo u jep tė drejtė grekėve qė tė ngrenė ēėshtjen se nuk ekziston problemi ēam. Dhe kjo bie nė kundėrshtim me tė drejtat e njeriut, tė shkruara nė tė gjitha kartat ndėrkombėtare, qė nga deklaratat e Kazablankės, nėnshkruar nė 1945, nė tė gjitha kartat evropiane, duhet tė ngrenė tė drejtat e minoriteteve.
Nė fakt, Greqia ėshtė i vetmi vend nė Evropė qė nuk njeh asnjė lloj minoriteti. Nė qoftė se nuk njeh minoritetet e tjera, kur vjen puna pėr ēamėt ajo as qė e pėrfill kėtė ēėshtje fare. Kjo ėshtė ajo qė mund tė pėrmblidhet si histori e kėsaj ēėshtjeje.

Ēfarė duhet tė bėjė qeveria shqiptare nė mbrojtje tė interesave tė ēamėve dhe ajo qė ėshtė bėrė deri tani a konsiderohet e mjaftueshme pėr t`u faktuar grekėve se ēėshtja ēame ekziston?

Mė e keqja ėshtė se unė nuk shoh edhe sot e kėsaj dite ndonjė lloj tentative pėr t‘ia bėrė tė qartė Greqisė zyrtare se kėta janė shtetas grekė, por janė me kombėsi shqiptare dhe ne nuk mund tė heqim dorė nga detyrimet qė kemi pėr mbrojtjen e kėrkesave tė tyre.

Cila ėshtė arsyeja pse Tirana zyrtare hesht pėr ēėshtjen e ēamėve? Ēfarė fshihet pas kėsaj heshtjeje?

Sepse, sipas meje, me naivitet gjithė kohės, me ndrojtje se kjo do tė acaronte marrėdhėniet me Greqinė dhe pastaj kopanėt do tė binin mbi emigracionin. Pėr mua ky rrezik nuk ekziston. Mbase pala greke mund tė reagonte dhe tė pėrdorte fshesėn nė mėnyrė tė pjesshme, siē ka ndodhur edhe herė tė tjera kur ka pasur ndonjė ndikim ndaj Shqipėrisė.
Emigracioni ynė atje ėshtė njė faktor qė ndihmon nė favor tė Greqisė. Paguhen mė pak dhe punojnė mė shumė dhe nuk janė atje se grekėt kanė dashur t‘u japin njė strehė tė ngrohtė, por sepse janė njė faktor nė zhvillimin e Greqisė.

Athina zyrtare, por tashmė edhe partitė politike nė Shqipėri, shfaqen hapur kundėr ēėshtjes ēame, duke mos njohur ekzistencėn e tyre. Rasti mė i fundit ishte kur kreu i PBDNJ-sė, Vangjel Dule, nė "Deja Vu", ėshtė shprehur se ēėshtja ēame nuk ekziston. Si e gjykoni kėtė?

Unė besoj se zoti Mustafa Nano, apo cilido shqiptar tjetėr nė kėtė rast mund t‘i thoshte zotit Dule se nuk ekziston problemi i minoritetit grek nė Shqipėri. Ne s‘mund tė flasim marrėzira tė tilla. Dhe e di gjithė bota qė ēamėt janė shpėrngulur prej andej, e di gjithė bota qė ata kanė pronat e tyre. Ne nuk mund tė kalojmė nė retorikė. Prona ėshtė pronė nė ēdo pikė tė dheut qė tė jesh.

Vendimi mė i fundit i qeverisė "Karamanlis" ėshtė qė tė gjithė personat e huaj qė kanė prona nė Greqi duhet t`i regjistrojnė ato nga e para brenda njė afati tė caktuar, ēka ka sjellė kundėrshtime nga Partia pėr Drejtėsi dhe Integrim dhe shoqata "Ēamėria" nė Tiranė. Cila ėshtė tendenca qė ka qeveria greke pėr hipotekimin e pronave nga e para?

Tė privosh ēamėt nga e drejta e pronės, apo tė bėsh atė qė kanė bėrė grekėt, qė kanė lėnė afat deri nė fund tė tetorit pėr ata qė duan tė deklarojnė pronat, duke e ditur shumė mirė qė ēdo ēam nuk ka mundėsi tė paraqitet nė ambasadėn greke dhe tė marrė njė vizė, nuk ėshtė gjė tjetėr vetėm mungesė vullneti pėr ta zgjidhur kėtė ēėshtje. Ata do tė pengohen qė nė hapin e parė. Nuk do tė arrijnė dot tė shkojnė atje. Por edhe sikur tė jetė, mua mė duket e pamundur qė me afate tė tilla javore tė arrinte ēdokush tė provonte me dokumentacionin e duhur tė drejtėn e pronėsisė.
Kėshtu qė pėrdorin metoda tė tilla arbitrare krejt tė padrejta, qė t‘i shpronėsojnė ēamėt nga e drejta e tyre. Them qė jo vetėm ēamėt duhet tė ankohen nė Gjykatėn e Strasburgut pėr kėtė, por them qė duhet tė mendojė edhe qeveria shqiptare pėr kėtė popullsi prej 200 mijė vetash qė jetojnė kėtu e qė kanė pronat e tyre nė Greqi. Janė pronat e etėrve tė tyre dhe duhet tė njihen si zotėr tė kėtyre pronave, ndryshe shkelen nė mėnyrė flagrante tė drejtat e njeriut.
Tani qeveria shqiptare duhet tė ketė arsyet e saj strategjike, por asnjėherė nuk i ka shpalosur kėto publikisht, qė ne tė bindemi se duhet tė heqim dorė nga njė e drejtė qė na takon. Troket nė njė derė tė shurdhėt, por s‘tė pėrgjigjet askush.

Diplomacia shqiptare ka njė qėndrim tė heshtur pėr marrėdhėniet greko-shqiptare pėr ēėshtjen e ēamėve, ndėrkohė qė nga ana tjetėr ėshtė njė marrėveshje e fshehtė mes Tiranės dhe Athinės zyrtare pėr ndėrtimin e varrezave greke nė Shqipėri...

Mund tė deklaroj me njė farė kompetence qė nuk ka marrėveshje. Pala greke nguli kėmbė qė tė arrihet njė marrėveshje dhe kėrkon katėr varreza nė Shqipėri. Kėtu ka pasur edhe ushtri tė tjera tė huaja dhe nuk kanė ardhur si grekėt pėr varrezat.
Ne me grekėt kemi qenė krah pėr krah nė luftėn kundėr fashizmit. Ushtrive tė tjera qė kanė ardhur kėtu dhe kanė lėnė tė vrarėt e tyre nuk u ėshtė njohur e drejta tė kenė varrezat. Edhe francezėt nė Luftėn e Parė Botėrore s`kanė varreza. Duhet tė lejohet qė tė bėhet edhe njė monument nė Greqi, sepse duhet tė nderohen tė rėnėt shqiptarė. Qė t`i shpėrndash varrezat greke nė tė gjithė territorin, kjo mua mė duket njė lloj agresiviteti politik.
Disa reminishenca, disa fakte tė sė kaluarės qė dikur ėshtė thėnė se aty ku ka rėnė ushtari grek, aty ėshtė tokė greke, ky veprim ka ekzistuar dhe ėshtė i njohur. Nėse ka ende njerėz me ndikime politike greke qė kanė ndjesi tė tilla dhe duan tė arrijnė objektive tė tilla, unė duhet tė them se ka kaluar koha e atyre, pėr sa kohė njė varrezė, e shumta dy varreza, duhet tė pėrqendrohen nė dy vende jo mė shumė.

Mos ndoshta heshtja e palės shqiptare ka tė bėjė me shmangien e ndonjė presioni tė mundshėm nga pala greke pėr firmosjen e MSA-sė pėr Shqipėrinė?

Ai qė drejton politikėn e shtetit ka detyrimin t‘i dijė tė gjitha dhe tė kurojė interesat e vendit nga ēdo vend. Edhe ky ėshtė njė fakt. Duhet vota e grekėve qė ne tė pranohemi nė paktin e Atlantikut, aq mė tepėr pastaj pėr tė hyrė nė Komunitetin Evropian.
Po ajo qė dua tė them ėshtė se kjo nuk mund tė na detyrojė ne qė tė heqim dorė nga disa gjėra nga tė cilat nuk mund tė heqim dorė, sepse shkelim tė drejtat e njeriut. Duhet tė pėrpiqemi qė nė bazė tė marrėveshjeve tė parashtrojmė arsyet tona dhe tė kėrkojmė pastaj edhe ndihmėn e strukturave evropiane.
Shqip | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com