Albatlanta

Edi Rama: Kryeministri kampion ne korrupsion, paaftesi e varferim te shqiptareve
Kryetari i PS Edi Rama gjate konferences se shtypit Nje dite pas daljes se gjate publike te kryeministrit Berisha per prezantimin e arritjeve te qeverise ne luften kunder korrupsionit, Partia Socialiste ka shperthyer ne akuza te ashpra ndaj kreut te qeverise.
Kryetari socialist Edi Rama duke bere nje ballafaqim te shifrave ka deklaruar se kryeministri genjen shqiptaret dhe se qeveria aktuale eshte kampione e varferise e korrupsionit. “Dje ne oret e darkes, kryeministri hyri direkt ne shtepite e shqiptareve ne nje konference shtypi qe do ta kishte patur zili edhe Fidel Kastro”, u shpreh Rama. Kreu socialist, sqaroi se Berisha u tall me buxhetoret e pensionistet, duke genjyer per rritjen e rrogave dhe pensioneve. “Berisha flet per rritje, kur ato para ua merr buxhetoreve dhe pensionisteve, me rritjen e taksave dhe me vendosjen e pagesave per sherbimet ndaj qytetareve, kur ato duhet te jene falas”, u shpreh Rama. Kreu socialist e konsideroi qeverine si kampione ne papergjegjshmeri dhe ne korrupsion

Dje nė orėt e darkės kryeministri hyri direkt nė shtėpitė e shqiptarėve me njė konferencė shtypi qė do ta kishte pasur zili edhe Fidel Kastro, qoftė pėr nga ora e zgjedhur, qoftė pėr nga kohėzgjatja e jashtėzakonshme dhe qoftė pėr nga thellėsia e hendekut ndarės mes atyre qė Sali Berisha tha dhe realitetit tė keqqeverisjes sė tij.
Sali Berisha derdhi mbrėmė njė lumė gėnjeshtrash, faktesh tė rreme, shifrash tė pavėrteta. Ndėr tė tjera foli pėr hipjen e Shqipėrisė drejt majave tė botės pėr arritjet kundėr korrupsionit, pėr futjen e Shqipėrisė ndėr 10 tė parat e botės pėr arritjet nė reforma, pėr qeverinė e tij si kampione e botės nė njė betejė ku nė fakt qeveria e Sali Berishės ėshtė "turpi i botės".
Sali Berisha u pėrpoq mbrėmė tė kapej si i mbyturi pas fijes sė barit nė fakte dhe shifra tė deformuara tėrėsisht, pėr tė mbuluar me tym propagandistik faktet rrėqethėse tė jetės sė pėrditshme shqiptare, qė kanė tė bėjnė drejtpėrdrejt me Sali Berishėn personalisht e me qeverinė e tij tė kapur nė rrjetėn e interesave personale, klanore e klienteliste tė kryeministrit e tė ministrave tė tij.
Sali Berisha u tall mbrėmė me 104.625 punonjėsit buxhetorė duke gėnjyer pėr rritjen e rrogave tė tyre pa llogaritur ato qė pasi ua quan si rritje, ua merr drejtpėrdrejtė me taksėn e sheshtė, ua merr ēdo ditė me mė shumė tatim mbi vlerėn e shtuar pėr ēdo kg bukė, pėr ēdo litėr vaj, pėr ēdo kilovat energji elektrike, pėr ēdo litėr naftė, ua merr me librat e fletoret e fėmijėve qė deri dje i merrnin falas dhe me analizat e me ilaēet qė spitalet e Sali Berishės e kanė pėr detyrė t'i ofrojnė falas, por qė nuk gjenden dhe nuk bėhen dot falas nė asnjė prej spitaleve tė tij.
I kujtoj gėnjeshtarit tė pandreqshėm Sali Berisha qė nėqoftėse pėrpara hipjes sė tij nė kurrizin e tyre punonjėsit buxhetorė paguanin 6 mijė lekė tatim nė muaj, tani paguajnė 42 mijė lekė nė muaj! Sali Berisha u tall mbrėmė me 45.000 punonjės tė arsimit, me 12.000 mijė infermierė e me 4.300 mjekė, duke gėnjyer pėr rritjen e rrogave tė tyre pa llogaritur taksėn e sheshtė, rritjen e tatimit tė vlerės sė shtuar pėr ēdo kg bukė, pėr ēdo litėr vaj, pėr ēdo kilovat energji, pėr ēdo litėr naftė, rritjen e shpenzimit pėr ēdo libėr e fletore dhe ēdo analizė e ilaē nė spitalet pa ilaēe dhe pamundėsi pėr tė bėrė asnjė analizė falas.
I kujtoj gėnjeshtarit tė pandreqshėm Sali Berisha se mėsuesi apo mėsuesja prind ēon nė shtėpi 320 mijė lekė, ndėrkohė qė familjes mesatare prej katėr personash nė Tiranė i duhen 840 mijė lekė vetėm pėr tė shtyrė muajin dhe nė pjesėn tjetėr tė vendit 690 mijė lekė vetėm pėr tė shtyrė muajin. Pra, dy rroga mėsuesish nuk i dalin njė familjeje normale pėr tė jetuar pa borxhe e pa lista nė Shqipėrinė e Sali Berishės.
Sali Berisha u tall mbrėmė me tė gjithė pensionistėt e pensionistet e qytetit e tė fshatit, duke gėnjyer pėr rritjen e pensioneve tė tyre pa llogaritur shtrenjtimin e papėrballueshėm pėr ta tė energjisė elektrike, tė ushqimeve bazė dhe tė ilaēeve tė parimbursueshme.
I kujtoj gėnjeshtarit tė pandreqshėm Sali Berisha se dy pensionistė nė qytet marrin sot tė dy bashkė 260 mijė lekė, ndėrkohė qė pėr tė mbijetuar u duhen nė Tiranė 400 mijė ndėrsa nė pjesėn tjetėr tė vendit 340 mijė lekė nė muaj. Pra, nė Tiranė pensionisteve dhe pensionistėve, u mungojnė 140 mijė lekė pėr tė kapur fundin e muajit, kurse nė pjesėn tjetėr tė vendit 80 mijė lekė pėr tė kapur fundin e muajit pa borxhe, pa u shkruajtur nė listat e dyqaneve tė bukės e tė ushqimeve dhe pa lėnė mangut ilaēet e domosdoshme pėr shėndetin e tyre tė brishtė.
Sali Berisha u tall mbrėmė duke gėnjyer pėr vendin me taksat mė tė ulėta nė botė pa llogaritur se, tatimin mbi tė ardhurat personale e ka rritur dy deri nė tre herė, tatimin mbi transferimin e pasurisė sė patundshme e ka rritur dy deri nė tre herė, se akcizat i ka rritur mbi 50%, dhe se atė mė shumė TVSH qė ka mbledhur nga biznesi nė fakt ua merr nga xhepi tė gjithė shqiptarėve duke gjunjėzuar ekonominė e tyre tė dobėt familjare.
I kujtoj gėnjeshtarit tė pandreqshėm Sali Berisha se ndėrkohė sipėrmarrėsit e kėtij vendi, tė mėdhenj e tė vegjėl, i ka dhunuar papushim duke ndryshuar tetė herė ligjin pėr procedurat tatimore, nėntė herė ligjin pėr tatimin mbi tė ardhurat, shtatė herė ligjin pėr tatimin mbi vlerėn e shtuar dhe gjashtė herė ligjin pėr akcizėn.
Kjo rrėmujė nė legjislacionin tatimor tė vendit, tipike pėr rrėmujaxhiun e paditur e tė papėrgjegjshėm qė kemi tash tre vjet kryeministėr, i ka shkatėrruar planet vjetore tė biznesit dhe rėnduar kostot e ēdo sipėrmarrjeje duke i detyruar tė marrin pėrherė e mė shumė kredi pėr mjete financiare qarkulluese.
Kjo ėshtė Shqipėria nė rritje e Sali Berishės. Kėto janė shifrat dhe faktet qė nuk janė marrė as nga listat e statistikave tėrėsisht tė deformuara, por as edhe nga nevoja pėr tė deformuar njė realitet, qė ėshtė i prekshėm, i dukshėm dhe konkret.
Kėto janė shifra dhe fakte qė janė marrė nga jeta e pėrditshme e shqiptarėve dhe shqiptareve, janė marrė nga tė dhėnat e ekonomisė familjare tė punonjėsve buxhetorė, e ekonomisė familjare tė mėsuesve, e ekonomisė familjare tė infermiereve dhe mjekėve, e ekonomisė familjare tė pensionisteve dhe pensionistėve, e ekonomisė familjare tė shqiptarėve, qė sot rrojnė mė keq dhe me mė pak shpresė, pėr shkak tė Sali Berishės dhe tė keqqeverisjes sė tij, qė e pėrsėris ėshtė kampione, nė padituri, nė papėrgjegjshmėri dhe pa asnjė dyshim, nė korrupsion.
Pyetje: pėr sulmin ndaj drejtėsisė Ky nuk pėrbėn lajm dhe pa asnjė dyshim Kryeministri ėshtė i paaftė pėr ta fshehur urrejtjen e tij ndaj njerėzve tė drejtėsisė dhe qėllimin e tij tė pa ndryshueshėm, qysh nė krye tė herės, pėr ta vėnė sistemin e drejtėsisė nėn kontrollin e tij. Deri dje, thjesht dhe vetėm, pėr arsye tė mendėsisė sė tij komuniste, kurse sot edhe pėr arsye tė problemeve tė tij personale me drejtėsinė.
24-ore.com | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com