Albatlanta

Miku i Berishes, Fazlic, nipi i ish-shefit te UDB-se
Damir Fazlic, “miku” i Berishės, me tė cilin kryeministri u krenua nė parlament, jo vetėm ėshtė njė njeri i afėrt me klanin e Zemunit, po njėkohėsisht edhe nipi i ish-shefi i UDB, Jovica Stanishic.

TIRANE
- Mafiozi serbo-boshnjak, Damir Fazliç i cili ka shtrirë aktivitetin e tij të biznesit në Shqipëri, është njëkohësisht nip i ish-shefit të UDB-së, Jovica Stanishiç. “Miku” i Berishës, me të cilin kryeministri u krenua në parlament, jo vetëm është një njeri i afërt me klanin e Zemunit, po njëkohësisht edhe djali i motrës së famëkeqit, Stanishiç i cili po gjykohet nga Haga për krime kundër njerëzimit.
E ëma e tij, Jovanka është motra e Stanishiç dhe ka punuar si sekretare e të vëllait deri nga fundi i viteve ‘80-të, kur familja u shpërngul dhe emigroi në Londër.
Lidhja e afërt klanore me njeriun më të pushtetshëm të regjimit të Sllobodan Millosheviçit, shpjegon arsyen pse Fazliç rezulton si një ndër biznesmenët me rrjetin më të gjerë dhe më të fuqishëm të njohjeve në Ballkan.
Mediat boshnjake, që prej vitesh kanë investiguar aktivitetin e tij, pretendojnë se Fazliç është shndërruar në një nga njerëzit më të pushtetshëm në rajon pikërisht për faktin e përdorimit të dosjeve sekrete të UDB-së, shef i të cilit për vite me radhë ka qenë daja i tij, Stanishiç.

Kosova
Jovica Stanishiç drejtoi Shërbimin Sekret Serb midis viteve 1991 dhe 1998. Ai akuzohet nga Tribunali i Hagës për vrasjen e kroatëve dhe myslimanëve në Bosnjë-Hercegovinë dhe Kroaci gjatë konfliktit të viteve 1992-1995. Ndërkohë që cilësohet si arkitekti i masakrave më të përgjakshme ndaj popullsisë shqiptare në Kosovë. Stanishiç është një nga kriminelët më të urryer nga kosovarët, për shkak se ai ka ideuar vrasjet e qindra-mijëra shqiptarëve duke dhënë urdhra direkt për shfarosjen në masë të tyre e dëbimin etnik nga territoret.


Berisha
Kryeministri Berisha pohoi publikisht dy ditë më parë në Kuvend miqësinë e tij dhe të familjarëve të tij me nipin e Stanishiçit, Damir Fazliç. Duke shprehur gatishmërinë për t’u ballafaquar me opozitën për akuzat që i janë ngritur në lidhje me këtë miqësi, Berisha shtoi se në këtë përballje ai do të sillte në Parlament dhe vetë Fazliç për të zbardhur të gjitha të vërtetat e dosjeve të politikanëve të së majtës. “Kam dosje, filmime të vërteta, fotografi të vërteta, prandaj mos më ngacmoni”, - ishte deklarata kërcënuese që Kryeministri Berisha lëshoi ndaj opozitës shqiptare. Referuar mediave boshnjake, që pretendojnë se Fazliç e ka ngritur perandorinë e tij të biznesit në Ballkan, pikërisht me dosjet e UDB-së, nuk është çudi se ato që lidhen me shqiptarët ai t’ia ketë vënë në dispozicion Berishës. Mendohet se Kryeministri i Shqipërisë e ka pasur fjalën pikërisht për dosjet e UDB-së kur iu drejtua socialistëve në Kuvend; “pranojeni që Fazliç t’ju dëgjojë se ai ka harxhuar shumë kohë me ju. Po s’e doni e nëse keni frikë prej tij, unë nuk e sjell”.
Gazeta Shqip/Ballkanweb | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com