Albatlanta

QEVERISJA EKSTORSIONISTE- QEVERISJE TIPIKE MAFIOZE !
Nga Hamdi Dega - Nju Jork
- Kercenimi politik, The Political Extortion , krim politik e tradheti kombetare
- Nga Hamdi Dega Nju Jork

Deklaratat e sinqerta te kryeministrit shqiptar Sali Berisha para Kuvendit Popullor te Shqiperise ne seancen e 6 tetorit 2008 jane tronditese per cdo qytetar shqiptar.

Me nje ton triumfalist te tipit Eureka ai iu hakerrye deputeteve te parlamentit shqiptar se do tu sillte aty Damir Fazlicin, kryemafiozin dhe terroristin serbo - boshnjak, agjentin dhe nipin e kryeterroristit numer dy antishqiptar te te gjithe kohrave Stanishic, i cili ndodhet ne burgun e Hages edhe per krimet pafund dhe genocidin, per strategjine e "tokes se djegur" kunder vellezerve e motrave shqiptare ne Kosove.

Kryeministri Sali Berisha jo vetem pranon se e njeh biznesmenin e shume perfolur Fazllic por pohon hapur se e ka mik . "Ju falenderoj per kerkesen per mocion me debat. Madje ju sjell Fazllic ketu po te doni. Vetem pergatituni per transparence se nuk do hesht me. Jam detyruar ta mbaja kete heshtje, por mezi e kam mbajtur", theksoi Berisha para deputeteve.. "Beni sa te doni mocione mosbesimi, por juve s'jua mban. Por ta dini se do te jete dita e transparences, e do te flas. Mos thoni pastaj se nuk flet keshtu nje kryeminister, se do te sjell te verteta e fotografi. Une di shume gjera, po nuk i them", paralajmeroi Berisha, pa permendur emra apo fakte te tjera, por vetem se ka dosje.

Asnje halabak nga ata te Brakes nuk do te vepronte ne kete menyre me nje qytetar te thjeshte e jo me deputetet e Kuvendit Popullor, altarit te demokracise shqiptare, nese me te vertete Shqiperia do te ishte demokraci .

Ky eshte poshterimi me i madh qe i eshte bere ndonjehere nje parlamenti. Kjo eshte perdhosja me e madhe qe i eshte bere ndonjehere altarit te demokracise shqiptare. Para tyre sharjet dhe kercenimet ndaj deputetit te opozites Balla jane nje limonate. Sikur te behej fjale jo per nje kriminel apo terrorist si Damir Fazlic, por per baballaret e demokracise boterore Uashingtoni apo Xhefersoni nuk mund te perdoresh nje gjuhe e tille halabake. Aq me pak nga kryeministri i Shqiperise. Nese eshte thjeshte nje lajthitje e castit apo nje shperthim emocional, gjeja e pare qe duhet te beje nje politikan eshte qe emocionet ti lere ne shtepi tek niperit a mbesat apo neper motele dhe jo ne altarin e demokracise.

Nese kryeministri i Shqiprise di dhe njeh fakte kriminale ose shkelje ligjore dhe nuk i denoncon ato atehere ai ben nje krim te dyfishte. Si veprimi ashtu edhe mosveprimi perballe nje sheklje ligjore ose nje krimi eshte krim dhe denohet teper ashper ne cdo shtet ligjor demokratik.

Po aq ne mos edhe me ashper ndeshkohet presioni, kercenimi, ekstorsioni politik ndaj cdo qytetari e aq me teper ndaj deputeteve te Kuvendit Popullor te Shqiperise, qofshin te krahut te djathte apo krahut te majte.

Eshte fakt i mirenjohur se jo vetem Sali Berisdha, por edhe ish- kryeministri socialist Fatos Nano disa here kane tundur dhe kane bere presione ndaj deputeteve te ketij vendi me dosjet e ish- Sigurimit te Shtetit komunist apo te ish- SHIK-ut te Gazidedes per te siguruar perfitime politike e deri edhe vota jetike per politiken e tyre te mbrapshte.

Por te shfrytezosh dosjet, fotografite apo filmimet e nje shtetasi te huaj, per me teper te nje ish- agjenti te UDB-es, te nje terroristi serbo - boshnjak si nipi i ish- shefit te UDB-es serbe Stanishic , Damir Fazlic kjo eshte jo vetem krim politik por edhe akt tradhetie kombetare, eshte shkelje flagrante e Kushtetutes se Republikes se Shqiprise, per cka cilido shtetas e aq me teper Kryeministri i Shqiperise duhet te pergjigjet deri ne konsekuencen e fundit ligjore.

Cfare e pengon kryeministrin shqiptar te hape zemren e barkun ndaj drejtesise e Kushtetuets se vendit te tij!?

Kush dhe cfare e detyron kryeministrin e Shqiperise te mbaje te fshehtat e nje terroristi e krimineli te arrestuar dhe akuzuar per krime qe shkojne nga ekstorsioni ekonomiko- financiar e deri tek kontrabanda e armeve !?

Cfare kryeministri mund te jete ai qe fsheh serkete dhe dosje te agjenturave te huaja per deputetet apo cilindo shtetas shqiptar !?

Kush e ka kapur kryeministrin e Shqiperise qe nuk guxon te denoncoje krimin!? Nese ato qe thote kryeministri nuk jane te verteteta, atehere ai perseri ben nje krim tjeter presion, shterngim, extorsion politik.

Ekstorsioni qofte ekonomik, qofte politik eshte perseri krim. Ai eshte perdorur e perdoret gjithnje nga Mafia per perfitime e favore politike, per qeverisje pa qene ne qeveri. Kur ai perdoret edhe nga qeveria atehere kjo qeverisje eshte jo vetem eksorsioniste por edhe mafioze ! Si e tille duhet ti beje sherbimin e fundit vendit te vet , te largohet nje minute e me pare nga skena politike dhe ti dorezohet drejtesise!
BalkanWeb | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com