Albatlanta

Shqiptaret dhe OKB-ja
Bamir Topi
Eshtė njė kėnaqėsi e veēantė pėr mua t‘i drejtohem Sesionit tė 63-tė tė Asamblesė sė Pėrgjithshme tė Kombeve tė Bashkuara. Mė lejoni t‘Ju uroj, z. President, pėr zgjedhjen Tuaj nė kėtė post tė lartė. Shqipėria mirėpret bashkėpunimin me Ju dhe, me kėtė rast, dėshiroj t‘Ju siguroj pėr mbėshtetjen e plotė tė vendit tim. Shpreh vlerėsimin tim tė lartė pėr Sekretarin e Pėrgjithshėm, z.Ban Ki-moon, pėr pėrpjekjet e tij tė vazhdueshme pėr tė gjallėruar dhe pėr tė reformuar organizatėn tonė, Kombet e Bashkuara.

Mė lejoni tė konfirmoj angazhimin e Shqipėrisė pėr njė OKB tė fuqishme dhe koherente, tė aftė pėr tė pėrballuar me sukses sfidat e reja, me tė cilat po ndeshemi aktualisht. Ne mbėshtesim plotėsisht nismat dhe veprimet e pėrbashkėta pėr tė forcuar paqen dhe sigurinė kolektive, pėr tė arritur zhvillimin e qėndrueshėm e afatgjatė, pėr tė promovuar tė drejtat e njeriut dhe bashkėpunimin ndėrkombėtar. Ne e shikojmė reformimin e Organizatės nė tė gjitha aspektet e saj vetėm nėpėrmjet bashkėpunimit, dialogut dhe konsensusit.
***
Lufta globale kundėr terrorizmit, veēanėrisht, nėpėrmjet garantimit tė njė pėrgjigjeje efektive ndaj kėtij kėrcėnimi kolektiv kėrkon qė OKB-ja tė vazhdojė tė luajė njė rol shumė tė rėndėsishėm. Shqipėria ka pėrmbushur nė mėnyrė aktive detyrimet dhe pėrgjegjėsitė e saj nė luftėn globale kundėr terrorizmit nė zbatim tė Strategjisė Kundėr Terrorizmit tė Asamblesė sė Pėrgjithshme tė OKB-sė, tė miratuar unanimisht mė 8 shtator 2006.
Shqipėria vazhdon tė mbetet faktor stabiliteti nė rajon dhe mė gjerė nėpėrmjet politikės sė saj tė moderuar dhe konstruktive. Ajo kontribuon me trupa paqeruajtėse nė kuadrin e OKB-sė dhe tė organizatave tė tjera tė sigurisė si nė Afganistan, Irak, Gjeorgji, Bosnjė dhe Hercegovinė dhe, kohėt e fundit dėrgoi 68 trupa nė pėrbėrje tė EUFOR-it nė Ēad. Shqipėria po punon pėr rritjen e kapaciteteve tė brendshme kombėtare, pėr njė prezencė mė tė madhe nė ndihmė tė paqes e sigurisė globale nėpėrmjet thellimit tė bashkėpunimit me Kombet e Bashkuara, nė fushėn e operacioneve paqeruajtėse.
***
Shqipėria ėshtė bėrė tashmė pjesė e sistemit tė Koherencės Gjithėpėrfshirėse pėr reformimin e OKB-sė, duke iu bashkuar vullnetarisht Programit "Njė OKB". Ajo mbėshtet plotėsisht kėtė projekt dhe bashkėpunon aktivisht me agjencitė e OKB-sė, pėr mėnyra tė reja partneriteti nė fushat e zhvillimit, asistencės humanitare dhe mjedisit. "Njė OKB" po zhvillohet nė respekt tė plotė tė sovranitetit kombėtar, pronėsisė kombėtare tė zhvillimit dhe nė pėrputhje me nevojat dhe prioritetet e vendit tonė, sidomos integrimit nė Bashkimin Evropian dhe arritjes sė Objektivave tė Zhvillimit tė Mijėvjeēarit. Si vend pilot, ne ndjejmė pėrgjegjėsi dhe do tė bėjmė gjithēka ėshtė e mundur ta shndėrrojmė kėtė nismė nė njė sukses tė prekshėm.
Nė vendin tim, Objektivat e Zhvillimit tė Mijėvjeēarit nuk shihen vetėm si objektiva zhvillimi, por si mundėsi pėr zhvillim. Shqipėria ka "kombėtarizuar" OZHM-tė, duke hartuar dhe ndjekur zbatimin hap pas hapi tė strategjive zonale tė zhvillimit, si dhe ka shtuar njė objektiv mė tepėr, atė tė qeverisjes sė mirė. Nisur nga pėrvoja e deritanishme, arritja e OZHM-ve nė vendet me tė ardhura tė vogla e tė mesme kėrkon mbėshtetje tė vazhdueshme nga lidershipi kombėtar dhe pėrdorim mė efikas tė burimeve, njė partneritet tė ngushtė mes gjithė lojtarėve-qeverisė, komunitetit ndėrkombėtar dhe shoqėrisė civile.
Ne jemi shumė aktivė nė kuadėr tė Aleancės sė Qytetėrimeve dhe kemi bindjen se tashmė kjo nismė pėrbėn njė instrument politik tė Kombeve tė Bashkuara pėr tė ndėrtuar paqen, nė kuptimin mė tė gjerė tė kėtij termi. Nė vijim tė kėtij angazhimi, Shqipėria ka pėrpiluar njė Strategji Kombėtare tė Dialogut Ndėrkulturor, e cila reflekton traditėn shumėshekullore tė harmonisė fetare dhe mirėkuptimit tė plotė.
***
Ndryshimi i klimės pėrbėn njė shqetėsim dhe kėrcėnim global dhe si i tillė ndikon edhe vendin tim. Shqipėria e konsideron kėtė si ēėshtje prioritare, duke e vlerėsuar edhe nė kuadėr tė zbatimit tė programit "Njė OKB". Ajo i bashkohet me vendosmėri komunitetit ndėrkombėtar nė sfidėn kundėr ndryshimeve globale tė klimės dhe modestisht kontribuon nė reduktimin e kuotave tė emisionit pėr njė tė nesėrme mė tė mirė dhe mė tė zhvilluar.
Kriza botėrore e ushqimit vazhdon tė jetė njė nga sfidat mė komplekse me tė cilėn pėrballet njerėzimi. Kjo krizė nuk prek vetėm shėndetin dhe mbijetesėn e miliona njerėzve nė gjithė botėn, por kėrcėnon direkt stabilitetin politik e ekonomik global dhe vė nė pikėpyetje serioze arritjen e OZHM-ve. Shkaqet e kėsaj krize janė tė shumta dhe komplekse dhe si tė tilla kėrkojnė njė pėrgjigje shumėplanėshe, koherente dhe tė mirėkoordinuar. Vendi im pėrshėndet themelimin nga ana e Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB-sė tė Task Forcės sė Nivelit tė Lartė mbi krizėn botėrore tė ushqimit.
***
Shqipėria ka ndėrmarrė njė program tė plotė reformash institucionale, ekonomike dhe ligjore. Nėpėrmjet tyre ne synojmė shndėrrimin e saj nė njė vend tėrheqės pėr investimet e huaja, me njė treg tė hapur pėr iniciativėn e lirė. Kam kėnaqėsinė tė pohoj se raporti i fundit i Bankės Botėrore e rendit Shqipėrinė tė dytėn mes vendeve qė kanė kryer reforma tė suksesshme pėr tė lehtėsuar bėrjen e biznesit gjatė periudhės 2007-‘08. Shqipėria ka marrė statusin e vendit me tė ardhura tė mesme dhe beson se ky progres duhet tė konsolidohet nė pėrputhje me sfidat e reja tė zhvillimit. Strategjia Kombėtare pėr Zhvillim dhe Integrim ka pėrcaktuar vizionin tonė pėr 7 vitet e ardhshėm: Njė vend me standarde tė larta demokratike, me garanci tė plotė pėr liritė themelore tė njeriut, me zhvillim ekonomik dhe social tė qėndrueshėm me perspektivėn integruese nė NATO, nė BE dhe tė harmonizuar me OZM-tė, njė vend me njė jetė mė tė mirė dhe mė tė sigurt pėr brezat e ardhshėm.
Me Bashkimin Evropian, Shqipėria ka njė marrėdhėnie solide dhe tė pakthyeshme. Marrėveshja e Stabilizim-Asociimit ėshtė udhėrrėfyesi ynė dhe objektivi parėsor, ėshtė mbyllja e procesit tė ratifikimit brenda kėtij viti. Vendet e BE-sė dhe Komisioni Evropian kanė investuar nė mėnyrė tė konsiderueshme nė Shqipėri. Ne i jemi pėrgjigjur kėtij kontributi jo vetėm me mirėnjohjen e natyrshme, por me angazhime konkrete, me programe pune tė pėrbashkėta e tė bashkėrenduara si nė fushėn e mirėqeverisjes, funksionimin institucional, zhvillimin ekonomik, luftėn kundėr kriminalitetit dhe korrupsionit etj.
Rruga e Shqipėrisė drejt integrimit tė plotė euroatlantik ėshtė e mbėshtetur gjerėsisht nga publiku shqiptar dhe i gjithė spektri politik. Nė veēanti, marrja e ftesės pėr anėtarėsim nė NATO nė Samitin e Bukureshtit, nėnshkrimi i protokolleve tė aderimit nė Aleancė mė 9 korrik 2008, procesi nė vazhdim i ratifikimit shėnon njė arritje historike pėr Shqipėrinė, njė vlerėsim tė realitetit tė ri dhe tė prekshėm shqiptar. Shqipėria do t‘i pėrgjigjet kėtij vlerėsimi me mė shumė pėrgjegjėsi dhe vendosmėri ndaj detyrimeve qė lindin nga anėtarėsimi me tė drejta tė plota nė Aleancė, i cili do t‘i shėrbejė sigurisė dhe paqes jo vetėm nė rajonin ballkanik, por edhe nė hapėsirėn mesdhetare dhe mė gjerė.
***
Shqipėria i kushton njė vėmendje tė veēantė forcimit tė marrėdhėnieve shumėpalėshe rajonale. Ajo nxit seriozisht procesin e bashkėpunimit rajonal, duke qenė pjesėtare aktive nė tė gjitha nismat qė veprojnė nė rajonin e Evropės Juglindore. Ky angazhim po i shėrben promovimit tė fqinjėsisė sė mirė, forcimit tė sigurisė, ndėrtimit tė besimit mes vendeve tė rajonit, stabilitetit si dhe integrimit tė plotė tė tė gjitha vendeve tė rajonit nė strukturat euroatlantike. Sfida tė tilla si lufta kundėr terrorizmit, krimit tė organizuar, pėrhapjes sė armėve dhe menaxhimi i kufirit kanė karakter ndėrkufitar dhe mund tė pėrballohen vetėm me veprime, nisma e angazhime tė pėrbashkėta. Ne do tė vazhdojmė tė luajmė tė njėjtin rol konstruktiv pėr tė mirėn tonė dhe tė tė gjithė rajonit.
Shqipėria e konsideron krijimin e shtetit tė pavarur e sovran tė Kosovės si ngjarjen historike dhe zhvillimin mė tė rėndėsishme politik tė kėtij fillim shekulli nė rajonin tonė. Kosova e pavarur dhe demokratike, e orientuar drejt integrimit euroatlantik, ėshtė zgjidhja mė e drejtė dhe mė e qėndrueshme, pėrbėn simbolin e investimit mė tė suksesshėm tė komunitetit ndėrkombėtar drejt zbatimit tė shtetit tė sė drejtės, pėr stabilitet, paqe afatgjatė e zhvillim nė Ballkan e mė gjerė.
Pavarėsia e Kosovės e ēliron pėrfundimisht kėtė pjesė tė Evropės nga makthi i luftės, i konflikteve ndėretnike, i spastrimeve e gjenocidit etnik, pėrmbush dhe respekton vullnetin e lirė tė njė populli pėr t‘u shkėputur nga zgjedha politike, nga padrejtėsia historike, nga pamundėsia pėr zhvillim. Kosova nuk udhėhiqet mė nga Jugosllavia e dėshtuar, as nga jugosllavėt e rinj tė moderuar, por nga parimet e Evropės sė civilizuar dhe tė OKB-sė sė universalizuar.
Shqipėria ka inkurajuar dhe inkurajon popullin dhe Qeverinė e Kosovės nė pėrkushtimin e tyre pėr ndėrtimin e njė shoqėrie demokratike dhe shumetnike ku, pavarėsisht nga pėrkatėsia etnike, ēdo banor i saj e ndjen veten qytetar tė lirė nė shtėpinė dhe pronėn e tij. Kushtetuta e re e Kosovės dhe Paketa Ahtisari pėrmbush standardet mė tė larta tė tė drejtave tė njeriut dhe ofron mbrojtje tė gjerė pėr tė gjithė komunitetet qė jetojnė nė Kosovė, nė veēanti, pėr serbėt e Kosovės.
Ne jemi tė bindur se, nė vijim tė udhėzimit tė Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB-sė, do tė ndėrmerren tė gjitha veprimet e duhura pėr pėrfundimin, sa mė shpejt qė tė jetė e mundur, tė rikonfigurimit tė pranisė sė OKB-sė dhe shtrirjen e Misionit EULEX nė tė gjithė territorin e Kosovės, duke shmangur kėshtu ēdo vakum pushteti, ēdo mbivendosje kompetencash dhe parandaluar ēdo tentativė regresive kundėr kėtij procesi euroatlantik pavarėsisht nga dirigjohet ajo.
Shqipėria i konsideron tė pabaza pėrpjekjet pėr tė vendosur paralele midis Kosovės dhe rajoneve tė Gjeorgjisė, Abkhazisė dhe Osetisė sė Jugut. Argumente tė panumėrta historike, juridiko-kushtetues, politike, demografike, etj., dėshmojnė se rasti i Kosovės ėshtė unik, sui generis, dhe zgjidhja e zbatuar pėr tė ėshtė unike. Si i tillė, ai nuk shėrben, as nuk mund tė shėrbejė si model pėr zgjidhjen e konflikteve tė tjera as nė rajon, as jashtė tij.
Ēdo ndėrmarrje kundėr shėndoshjes sė shtetit tė Kosovės, politike, ekonomike, ushtarake apo diplomatike nuk ėshtė veēse pėrpjekje e pashpresė kundėr proceseve integruese, nė NATO e nė BE tė rajonit tonė, investim regresiv kundėr investimeve dhe progresit, pėr tė cilat kemi kaq shumė nevojė dhe aq mė pak, ajo nuk mund tė shitet si vlerė e Bashkimit Evropian. Ėndrrat historike nuk duhet tė errėsojnė vizionin pėr tė ardhmen.
Shqipėria ėshtė e bindur se njohja e shtetit tė ri tė Kosovės ėshtė nė interes tė Kosovės, tė Shqipėrisė, tė Serbisė dhe tė gjithė fqinjėve tė afėrt ose tė largėt tė saj, tė Evropės dhe tė hapėsirės mesdhetare. Prandaj Kosova, ky realitet i ri politik, ekonomik dhe social, meriton plotėsisht tė jetė sa mė parė anėtar i Organizatės sonė tė Kombeve tė Bashkuara. Ju bėj thirrje tė pranoni me realizėm kėtė zhvillim tė pakthyeshėm, duke e njohur dhe e mbėshtetur Republikėn e Kosovės.
Shqipėria vazhdon tė mbetet e angazhuar pėr tė bashkėpunuar nė arritjen e idealeve tė OKB-sė, duke besuar plotėsisht nė rolin aktiv tė komunitetit ndėrkombėtar nė pėrballje me sfidat e sotme globale. Pėr tė realizuar kėtė mision ne, tė gjithė sė bashku, duhet t‘i japim gjithė mbėshtetjen e gatishmėrinė tonė kėsaj Organizate, e cila mishėron bashkimin jo vetėm tė vlerave, por edhe aspiratave universale tė njerėzimit.
Shqip | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com