Albatlanta

Aspiratat koloniale te Rusise
Nga Amir Taheri
Rusia sapo ka shpikur nje gjendje te re: ate ne te cilen shteti supozohet se eshte i pavarur por banoret jane qytetare te nje shteti tjeter. Javet e kaluara, Rusia njohu me solemnitet pavaresine e Abkhazise dhe Osetise se jugut, dy republika autonome qe kane qene pjese e Gjeorgjise prej viteve 1920'.

Se pari, Rusia u perpoq te justifikonte nderhyrjen e saj ushtarake duke pretenduar se ajo ishte perpjekur te mbronte qytetaret e saj atje. Perdorimi i forces per te mbrojtur qytetaret e vet nuk eshte asgje e re ne historine e shteteve nacionale. Megjithate, procesi normal eshte qe te shkohet ne territorin armik, te shpetoje qytetaret e saj dhe ti nxjerre ata jashte - perfundimi i historise. Sidoqofte, ne kete rast, ruset nuk i moren me vete qytetaret e tyre. Ata shkuan per ti dhene "pavaresine" Abkhazise dhe Osetise. Problemi eshte se shumica e atyre qe jetojne sot ne Abkhazi dhe Osetine e jugut jane qytetare ruse.

Ne Abkhazi, mbajtesit e pasaportes ruse perbejne 90% te rreth 200. 000 banoreve. Nje tjeter 5% jane gjeorgjiane ndersa armenet dhe popullsite e tjera kaukaziane perbejne pjesen qe mbetet. Me fjale te tjera, ne Republiken e re te pavarur te Abkhazise nuk ka abkhaziane! Nje situate e ngjashme ekziston ne Osetine e jugut ku mbajtesit e pasaportave ruse llogariten ne 95% te 75. 000 banoreve. Pjesa qe mbetet (5%) jane gjeorgjiane, cecen, ingushe, kalmuke dhe cerkeze. Serish nuk ka asnje oset! Kjo gjendje eshte nje rezultat i nje pjese me te hershme te mashtrimit rus.

Nga 2000, Moska i ka leshuar pasaporte ruse cilitdo qe e kerkonte ate ne Abkhazi dhe Osetine e jugut. I vetmi kriter ishte qe aplikanti te fliste rusisht. Kjo nuk ishte e veshtire sepse Kaukazi ishte pjese e Bashkimit Sovjetik deri ne 1991 dhe ishte rusifikuar per dy shekuj.

Presidenti rus Dimitri Medvedev pretendon se ushtria e tij hyri ne Abkhazi dhe Osetine e jugut per te mbeshtetur luften per clirimin kombetar. Por per cilat kombe jemi duke folur? Prej 2002, me shume se 90% e banoreve te Abkhazise dhe Osetise se jugut kane votuar ne te gjitha proceset zgjedhore ruse, duke perfshire edhe ate qe e beri Medvedevin president.

Perse abkhazet dhe osetet nxituan per te marre pasaportat ruse?

Arsyeja e pare eshte se te dy ata urrejne gjeorgjianet, me te cilet kane patur nje histori te gjate urrejtjeje dhe dhune, me shume sesa urrejne ruset. Ne 1991, presidenti gjeorgjian, Zviad Gamsakurdia, revokoi statusin autonom te Abkhazise dhe urdheroi shkaterrimin e qendrave kulturore dhe monumenteve historike abkhaze. Ne dhunen qe pasoi, me shume se 4000 abkhaze u vrane ndersa mijera te tjere u arratisen drejt Rusise.

Gamsakurdia drejtoi nje skenar te ngjashem ne Osetine e jugut ne 1990-1992. Me shume se 2000 osete u vrane dhe shume te tjere u detyruan te largohen nga fshatrat e tyre. Ne te dy rastet, abkhazet dhe osetet i shikonin pasaportat ruse si nje polise-sigurimi kunder masakrave te metejshme.

Megjithate ishte vetem pas 2006 kur abkhazet dhe osetet nxituan masivisht per te marre pasaportat ruse. Arsyeja ishte vendimi i Bashkimit Evropian per tu lejuar mbajtesve te pasaportave ruse qe te udhetonin lirisht ne Evrope, nje privilegj qe mbajtesit e pasaportave te Gjeorgjise nuk e gezonin.

Por perse Rusia eshte duke ndermarre nje strategji shume te rrezikshme per te kapur dy enklavat e vogla nga Gjeorgjia (Ablhazia mbulon nje territor prej 8600 km/katror, me e vogel se Libani, ndersa Osetia e jugut eshte akoma edhe me e vogel me 3900 km/katror). Levizja e Rusise eshte akoma edhe me e cuditshme per arsye se, ne 200 vitet e shkuara, Rusia gjithmone eshte rreshtuar me gjeorgjianet kunder abkhazeve dhe oseteve.

Abkhazet, nje popullsi turke, jane pare nga ruset si pro-otomane dhe anti-ruse. Osetet, nje popullesi iraniane, ishin te dyshuar per arsye se ata jane rreshtuar me Iranin ne lufterat qe cuan ne pushtimin e Kaukazit nga Rusia midis 1801 dhe 1830.

Keto jane tre arsyet kryesore perse Rusia veproi ne kete menyre.

Se pari eshte qe te sinjalizoje rikthimin e saj si nje fuqi e madhe e cila e konsideron Kaukazin si nje pjese te saj.

Arsyeja e dyte eshte qe te ndeshkonte Gjeorgjine per shkak te kerkeses se saj per nje marredhenie speciale me SHBA. Gjeorgjia, me nje popullsi prej rreth 4 milion banore, ka derguar me shume se 3000 trupa ne Irak. Ajo ka aplikuar per tu anetaresuar ne NATO dhe strehon nje mision te madh ushtarak amerikan. Presidenti Mikheil Saakashvili ka shkuar me tej duke bere presion per nje anetaresim ne Bashkimin Evropian.

Se treti, Gjeorgjia eshte pozicionuar veten si nje rruge alternative kyc per gazsjellesit dhe naftesjellesit qe lidhin burimet e Kaspikut me tregjet boterore permes Detit te Zi.

Kjo eshte nje sfide e hapur ndaj strategjise se Rusise per te kontrolluar te gjitha gazsjellesit qe shkojne drejt Evropes. Duke destabilizuar Gjeorgjine, Moska eshte duke i thene investitoreve perendimore qe te mendohen dy here perpara se te hedhin parate e tyre ne gazsjellesit gjeorgjiane.

Se fundi, qiraja e Rusise per shfrytezimin e portit te Sevastopolit, ne gadishullin e Krimese, perfundon ne 2017. Ka shume pak shanse qe Ukraina, e cila zoteron gadishullin, do te rinovoje kete qira. Kjo do ta linte floten ruse te Detit te Zi pa nje baze kryesore dhe me nje akses te veshtire ne ujerat e ngrohta, vecanerisht kur Turqia, nje vend anetar i NATO-s, kontrollon ngushticen e Bosforit, sipas Traktatit te Montreaux (1936).

Nje alternative e Sevastopolit eshte porti sirian i Latakias, dhe spekulimet mbi nje marrje me qira te tij nga marina ruse ekzistojne prej vitesh. Sidoqofte, Moska nuk mund te jete e sigurt se lidershipi sirian nuk do te ndryshoje ane, duke e lene floten e Detit te Zi serish pa shtepi.

Duke pushtuar Abkhazine, Rusia mund te zhvilloje portet e veta me uje te thelle ne nje baze te re per floten e saj. Pa nje baze te tille, marina ruse do te humbase statusin e saj te ujerave-blu, duke u shnderruar, faktikisht, ne nje roje bregdetare me rreze veprimi te kufizuar.

Ajo qe ne kemi qene deshmitare ne Abkhazi dhe Osetine e jugut eshte nje grabitje klasike koloniale e tokes, e lehtesuar nga naiviteti i udheheqesve gjeorgjiane, dhe nga dobesia e Turqise dhe Iranit, dy fuqive tradicionale te cilat jane perpjekur te kunder-balancojne Rusine ne Kaukaz.

Megjithate, keto dite, grabitja koloniale e tokes eshte e veshtire te shitet. Ja perse operacioni rus eshte paraqitur si nje levizje per te mbrojtur vete-vendosjen ne dy enklava.
Koha Jone | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com