Albatlanta

Hollbruk: Pavarėsia e Kosovės ruhet nga NATO
Arkitekti i paqes nė Ballkan flet nė emisionin "Exclusive"

Diplomati i njohur amerikan, i cili njihet si njė nga arkitektėt e paqes nė Ballkan, pikėrisht ish-ambasadori i SHBA nė OKB, Riēard Hollbruk, deklaroi se Kosova sė shpejti do tė njihet nga vende tė tjera, ndėrsa do tė duhet kohė tė pranohet nė organizatat ndėrkombėtare si OKB, Banka Botėrore etj. Duke folur pėr emisionin "Exclusive" nė "Top Channel", Hollbruk kritikon edhe administratėn e Bush...

Z. Hollbruk, nė fillim doja t‘ju kėrkoja njė vlerėsim tuajin, se si ju e patė Kosovėn tani, krahasuar me atė ēfarė ėshtė pritur nga komuniteti ndėrkombėtar? Unė mendoj se situata politike pėr nėntė muajt e fundit ka qenė shumė e vėshtirė. Populli i Kosovės ka njė meritė tė madhe pėr mėnyrėn paqėsore qė e shpalli pavarėsinė dhe pėr faktin qė grupet minoritare kėtu, e nė veēanti serbėt, nuk janė dėmtuar dhe as objektet e tyre fetare nuk janė dėmtuar. Bota duhet ta vlerėsojė lart Kosovėn pėr kėtė aspekt. Pėr sa i pėrket situatės ekonomike, ajo nuk ėshtė e mirė dhe krijon shumė probleme.

Ju keni folur shumė gjatė vizitės nė Kosovė rreth konfliktit nė Gjeorgji dhe tendencave pėr ta krahasuar me Kosovėn, por pyetja ime ėshtė nėse kėto konflikte, si ai i Kosovės, Gjeorgjisė etj., a po e kthejnė sėrish nė skenė Rusinė, si dhe atmosferėn e "Luftės sė Ftohtė"? Ne nuk kemi tani njė "Luftė tė Ftohtė". Ajo ėshtė njė betejė mes dy ideologjive dhe dy kampeve tė armatosura rėndė, qė kanė zhvilluar njė garė nė tė gjithė botėn. Ajo situatė nuk ekziston mė tani. Ne kemi njė aneksim nga ana e Rusisė tė vendeve fqinj tė saj dhe ky ėshtė njė problem shumė serioz. Rusia duhet tė largohet nga Gjeorgjia dhe duhet tė njohė integritetin territorial tė saj, sovranitetin e saj dhe duhet tė ndalė presionet mbi qeverinė legjitime tė Tbilisit, pėrndryshe do tė ketė njė krizė tė madhe mes Rusisė dhe Perėndimit. Megjithatė, unė mendoj se nuk do tė ketė njė luftė tė re tė ftohtė. Askush nė administratėn e Bushit nuk e kishte parashikuar se si do tė sillej Rusia nė Gjeorgji pas shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės?

Ėshtė pikėrisht kėshtu. Administrata e Bushit nuk i pa veprimet qė do tė ndėrmerrte Rusia dhe nė fakt do tė duhej ta bėnte kėtė, pasi Moska e ka paralajmėruar prej shumė muajsh. Por gjėja e rėndėsishme, qė unė desha tė theksoj, ėshtė se rusėt thonė shpesh se ata po bėjnė nė Oseti atė ēfarė ka bėrė Perėndimi nė Kosovė. Kjo nuk ėshtė e vėrtetė. Situata ėshtė tėrėsisht e ndryshme dhe ata do ta kishin bėrė kėtė me apo pa Kosovėn.
Gjatė procesit tė pavarėsimit tė Kosovės, Rusia bllokoi procesin nga Kombet e Bashkuara, duke kėrcėnuar me veto pėr "Planin Ahtisari". A mendoni ju se diplomacia amerikane nuk i kishte parashikuar mirė lėvizjet e diplomacisė ruse?
Rusėt gjithmonė kanė thėnė se ata do tė pėrdornin veton, kėshtu qė unė nuk mendoj se dikush ėshtė ēuditur. Gjatė procesit nė Grupin e Kontaktit, rusėt ishin shumė konstruktivėā€¦ Ata morėn pjesė nė hartimin e draftit tė planit. Madje, as qė kanė kundėrshtuar nė ndonjė pikė, por ka qenė gjithmonė e qartė se rusėt do tė reagojnė negativisht. Gjithsesi, mendoj se njerėzit nuk kanė menduar se rusėt do tė ishin kaq agresivė.

Si e shikoni anėtarėsimin e Kosovės nė organizatat botėrore si nė OKB, Bankėn Botėrore etj.?
Ky v e n d ėshtė njohur nga 46 vende tashmė. Kėto vende pėrbėjnė njė tė katėrtėn e Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara dhe mė shumė se gjysma e pasurisė botėrore apo GDP. Ky ėshtė njė progres i mirė, duke pasur nė konsideratė faktin se Rusia ka ndėrmarrė njė fushatė nė tė gjithė botėn kundėr njohjes sė pavarėsisė sė Kosovės. Numri 46 do tė ngrihet gradualisht.
Unė kam besim nė kėtė gjė. Sa pėr anėtarėsimin nė OKB, fatkeqėsisht, Rusia ka fuqinė e vetos, kėshtu qė kjo do tė marrė disa kohė. Por, tek e fundit, kjo s‘ka rėndėsi. Vende tė tjera kanė qenė tė suksesshme pa anėtarėsimin nė OKB.

Folėm pėr Rusinė, po Kinėn si e shikoni nė tė gjithė kėtė proces?
Unė mendoj se Kina nuk dėshiron tė pėrfshihet nė kėtė ēėshtje. Ata nuk duan ta njohin Kosovėn, sepse ata janė tė frikėsuar se kjo krijon precedent pėr grupet separatiste brenda territorit tė saj si nė Tibet, apo nė pjesėn perėndimore. Nė tė njėjtėn kohė, ata nuk duan tė pėrdorin forcėn e njė vendi kundėr njė vendi tjetėr, kėshtu qė Kina ėshtė tamam nė mes, dhe unė nuk mendoj se ata luajnė ndonjė rol tė madh kėtu.
Debati i madh ėshtė nėse Kosova ėshtė njė precedent apo jo. Nė fakt pse Kosova nuk ėshtė e tillė, siē e thotė dhe Perėndimi?
Kosova nuk ėshtė precedent, sepse statusi i saj final, ai i njė vendi tė pavarur, ka ardhur nė mėnyrė logjike, pasi Kėshilli i Sigurimit miratoi Rezolutėn 1244, mė 1999, ku ishte pėrfshirė edhe Rusia dhe nė kėtė rezolutė ka qenė e qartė sė statusi i Kosovės do tė diskutohej. Kosova nuk mund tė mbetej nėn Kombet e Bashkuara. Ky proces ėshtė shumė i kushtueshėm dhe kjo gjė ka zgjatur vėrtet shumė dhe ėshtė diēka e keqe pėr njerėzit. Kosova nuk mund tė kthehej nėn Serbi, sepse kjo gjė do tė ēonte drejt njė lufte tė re dhe deklarata e pavarėsisė ishte e vetmja mundėsi. Ne, amerikanėt, kemi eksperiencė me deklaratėn e pavarėsisė. Ne kemi njė tė tillė qė e mbajtėm mė 4 korrik 1776 dhe britanikėt thanė se ishte e paligjshme dhe dėshironin tė luftonin me ne. Por, ata e humbėn luftėn dhe ne u bėmė njė komb i pavarur. Nė Kosovė ishte e kundėrta. Nė fillim ishte lufta dhe mė pas deklarata e pavarėsisė. Por pėrfundimi ėshtė i njėjtė.

Ju thatė nė Kuvendin e Kosovės se kjo ditė, pra liria e Kosovės duhet tė ketė ardhur tė paktėn 4 vjet pėrpara. A mund tė na e shpjegoni kėtė?
Ju e paskeni dėgjuar me shumė kujdes fjalimin tim. Unė mund ta shpjegoj, ėshtė shumė e thjeshtė. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian duhej ta kishin filluar kėtė proces menjėherė pas luftės, nė vitin 2001. Kjo ishte koha kur Millosheviēi ishte rrėzuar nga froni dhe Xhinxhiēi ishte nė pushtet.
Pse ky proces nuk filloi atėherė?
Sepse administrata e Bushit nuk dėshironte tė punonte nė kėtė ēėshtje. Ata e hoqėn mendjen nga Ballkani dhe ky ishte njė gabim i madh.

Si e shpjegoni hezitimin e vendeve arabe qė nė bllok nuk e kanė njohur Kosovėn. A ishte pritur kjo sjellje e tyre nga SHBA-ja?
Unė nuk e di pse vendet arabe kanė qenė kaq tė ngadalta nė veprim. Unė shpresoj se do tė fillojnė tė lėvizin tani. Ata duhet tė konsultohen me njėri-tjetrin dhe mendoj se, nėse Kosova bisedon me ta nė mėnyrė tė arsyeshme dhe me durim. Unė besoj se ata do tė arrijnė nė pėrfundimin e drejtė. Kur ju thoni vendet arabe, unė po mendoj vendet myslimane, si Pakistani etj. Ju keni njohjen e Turqisė qė ėshtė njė gjė shumė e rėndėsishme dhe shpresoj se ju do tė njiheni nga Maqedonia, Mali i Zi, si dhe nga Portugalia, shumė shpejt. Por unė mendoj se gjėja mė e rėndėsishme pėr ju ėshtė Bashkimi Evropian.

A mendoni se njė nga arsyet qė vendet arabe nuk e kanė njohur deri tani pavarėsinė e Kosovė ėshtė njė ndjenjė antiamerikane qė ėshtė krijuar pėr shkak tė konflikteve qė po zhvillohen atje?
Unė kam dėgjuar pėr kėtė shpjegim tė mundshėm. Por, unė nuk e di, nuk kam folur me ndonjėrin prej tyre. Kėshtu qė, nuk e di pse vėrtet ata hezitojnė.

Si mendoni ju, se si mund tė dilet nga situata e krijuar kėtu nė Kosovė. UNMIK-u ka mbetur i cunguar, ndėrsa EULEX pritet tė vijė, pra njė situatė krejt kaotike?
UNMIK-u do tė zvogėlohet shumė, por ata nuk do tė jenė nė gjendje tė largohen krejtėsisht, sepse Rusia nuk e lejon kėtė. Dhe kjo ėshtė mėnyra se si funksionon Kėshilli i Sigurimit, por UNMIK-u tani ėshtė mjaft i madh dhe nė fund do tė mbesin aty vetėm pak njerėz. Dhe dy organizata e reja, ICO dhe EULEX, janė shumė tė mira. Kjo ėshtė asistenca qė ju keni nevojė dhe organizata mė e rėndėsishme qė ėshtė NATO, do tė qėndrojė e pandryshuar. Kėshtu qė pėr shkak tė statusit unik tė Kosovės, kėto institucione ndėrkombėtare do ta ndihmojnė dhe tė gjitha janė kėtu pėr ta ndihmuar. Ju mund tė mos pėlqeni ēdo gjė qė bėjnė ata, por ata janė kėtu tė gjitha pėr tė ndihmuar.

Sipas jush ėshtė e njėjta gjė dhe duke pasur parasysh kėtė situatė kaotike? Unė nuk mendoj se ėshtė kaq situatė konfuze, mbase do tė ketė konfuzion, por ju e dini, jeta ėshtė konfuze.

Ju thatė se BE-ja nuk duhet ta pranojė njė Serbi nė gjirin e saj, e cila nuk e ka njohur Kosovėn dhe se ky do tė ishte njė gabim i madh dhe shumė i rrezikshėm?
Unė mendoj se risku i sjelljes nė Bashkimin Evropian, tė njė vendi qė ka konflikt territorial ėshtė shumė gjė e keqe. Kjo gjė do tė ēonte drejt konfliktit dhe kjo do tė mundėsonte qė Serbia t‘i shkaktonte probleme Kosovės duke pėrdorur anėtarėsimin e saj.
Kėshtu qė, mendoj se mė e mira do tė ishte qė Kosova dhe Serbia tė anėtarėsoheshin njėkohėsisht nė BE, e po ashtu edhe Bosnjė-Hercegovina.

Ju po shikoni shenja nė BE qė mund ta anėtarėsojnė Serbinė pėrpara Kosovės?
Po ju e dini se Bashkimi Evropian ka thėnė se, nėse gjenerali Mlladiē dėrgohet nė Hagė, ata mund tė fillojnė procesin e anėtarėsimit. Unė mendoj se kur ata tė fillojnė kėtė proces duhet t‘ia bėjnė tė qartė mirė Serbisė se ajo nuk mund tė hyjė nė rast se nuk jep garanci se do ta pranojė Kosovėn si njė vend tė lirė e tė pavarur nė kufijtė e saj.

Ne shohim nė Serbi se Sheshejli ka ende pushtet tė fortė. Sipas jush, pse ekziston ky fenomen?
Pėr mua ai mund tė ketė pushtet, por ai ėshtė nė burg. Dhe ai ėshtė njė njeri shumė i keq dhe ai nuk duhet tė rrijė nė pushtet.

Po gjeneral Mlladiē, a mendoni se Serbia do ta arrestojė tani atė. Kur dihet se ai kontrollon gjithė sistemin e sigurimit?
Unė shpresoj se do tė arrestohet dhe dėrgohet nė Hagė. Transportimi i Karaxhiēit nė Hagė ėshtė njė ngjarje shumė e madhe, njė ngjarje historike, por historia nuk ka pėrfunduar derisa edhe gjeneral Mlladiē tė dėrgohet. Unė shpresoj se kjo do tė ndodhė shpejt.

Sipas disa informacioneve, Karaxhiē nuk ėshtė shumė i rėndėsishėm nė Serbi, ndaj u arrestua kaq lehtė, por arrestimi i gjeneralit Mlladiē ėshtė i vėshtirė... Unė nuk e di se si ėshtė nė Serbi, por mund t‘iu tregoj diēka. Nė Bosnjė nėse i pyet 100 veta se cili ėshtė mė i keq, Karaxhiē apo Mlladiē, 99 prej tyre do tė pėrgjigjen Karaxhiē. Mlladiē ėshtė njė vrasės mes shumė vrasėsve tė tjerė tė ushtrisė serbe tė Bosnjės, por Karaxhiē ishte ideatori unik i tė gjithė lėvizjes, njeriu qė predikonte urrejtje etnike dhe spastrimin etnik. Ai shpiku ndarjen e Republikės Serbe tė Bosnjės. Kėshtu qė, nėse mua do tė mė vinte dikush pėrpara zgjedhjes se vetėm njėri prej tyre do tė arrestohet, unė do tė thosha Karaxhiē ėshtė mė i rėndėsishėm. Nė fakt e kam thėnė kėtė shpesh.
Shqip | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com