Albatlanta

Misteri Trebicka, krimi dhe politika qe vret drejtesine
Andrea Stefani
A ėshtė vdekja e Kosta Trebickės njė aksident apo njė vrasje? Dhe nėse ėshtė njė vrasje, kush janė autorėt e saj dhe motivet e tyre? Mos vallė janė mafiozė qė, tė pleksur me qeveritarė, duan tė mbulojnė tė vėrtetėn e tmerrshme tė tragjedisė po aq tė tmerrshme tė Gėrdecit? Kėto janė dilemat qė vėrdallosen si rrallė herė kėto ditė nė publik dhe nė media, duke e mbuluar me njė mjegull dyshimi tė gjithė, shtetin, qeverinė dhe drejtėsinė.

Kriza e mosbesimit ėshtė totale. Dhe nuk do tė ishte kėshtu nėse nė kėto 18 vjet tranzicion do tė ishin krijuar institucione tė pavarura, njė drejtėsi dhe prokurori e pavarur nga politika. Por kjo e fundit, politika dhe liderėt e saj, ka bėrė tė pamundurėn pėr tė mos lejuar lindjen dhe rritjen e njė drejtėsie tė pavarur. Janė po kėta liderė tė fillimit tė tranzicionit, si Sali Berisha, qė po vazhdojnė me fanatizėm ēmendurak veprėn e tyre (projektligji skllavėrues pėr prokurorinė ėshtė njė tjetėr provė) tė mbajtjes sė drejtėsisė dhe prokurorisė nėn zinxhirėt e politikės, si njė qen dhe pėr ta pėrdorur si njė qen tė frikshėm qė mbron tė zotin, duke ju skėrmitur tė drejtės dhe lehur kundėr saj.

Prandaj historia e tranzicionit nė Shqipėri ėshtė e mbushur me vrasje dhe zhdukje qytetarėsh dhe politikanėsh (Azem Hajdari, Remzi Hoxha, Gjovalin Ēekini) krime pėr tė cilat njė pjesė e opinionit akuzon politikanė dhe pushtete, dyshime dhe akuza qė njė "drejtėsi" lolo e politikės dhe qeverive, nuk ka mundur t‘i fashisė. Prandaj ka dhe ka shumė hamendje, dyshim dhe mosbesim edhe pėr vdekjen e Trebickės, dėshmitarit kryesor pėr tragjedinė e Gėrdecit. E vrau apo nuk e vrau politika, mafia apo qeveria, apo tė gjitha bashkė, kjo ndoshta nuk do tė zbulohet kurrė. Por e keqja mė e madhe ėshtė se njerėzit nuk kanė besim "te shteti", nuk kanė besim se qeveria nuk ėshtė e pėrzier me krimin, sepse qeveria dhe politika nuk kanė lejuar tė ngrihet njė prokurori dhe drejtėsi qė tė gėzojė besimin absolut tė publikut si e pavarur nga qeveria dhe politika. Skllavėrimi i drejtėsisė dhe prokurorisė nga politika nė tėrė kėto vite, po i kthehet politikės si njė bumerang. Por edhe qytetarėve, lirive, tė drejtave dhe jetės sė tyre.
* * *
Ngjarje tė rėnda si vdekja e biznesmenit Kosta Trebicka, shėrbejnė pėr tė bėrė mė tė dukshme krizėn e sistemit. Pėr tė hetuar shkaqet e vdekjes po kėrkohet edhe asistencė nga jashtė vendit. Madje edhe nga vetė prokuroria. Dhe nuk duket se bėhet fjalė pėr mungesė ekspertize. Por pikėrisht pėr tė kompensuar disi mungesėn e besimit qė ekziston sot nė publik pėr vetė organin e prokurorisė dhe pėr njė polici tepėr tė politizuar dhe tė stėrmbushur me militantė partiakė. Ndėrkohė qė opozita ka aluduar madje edhe akuzuar pėr njė vrasje shtetėrore tė tipit mafioz, ministri i Brendshėm, Nishani, bėri thirrje qė tė priten konkluzionet e ekspertėve. Logjika e tij ėshtė e drejtė, por nuk mbėshtetet nga gjendja reale e gjėrave, nga mbushja e radhėve tė policisė me "ekspertė" qė nuk gėzojnė besimin publik se mendojnė me kokėn e ligjit dhe jo me kokėn e partisė dhe qeverisė nė pushtet. Po ashtu thuhet se edhe Kryeministri Berisha dha porosi tė pėrfshihen nė gjetjen e sė vėrtetės ekspertėt mė tė mirė. Po a mund tė shtojė optimizmin dhe davarisė skepticizmin njė lajm i tillė, kur dihet se ē‘kupton Berisha me "ekspertėt" mė tė mirė? Troē, kupton ata qė dinė t‘i pėrpunojnė tė dhėnat jo si ėshtė e vėrteta, por si ja do interesi politik Kryeministrit. Nė Shqipėri, e drejta dhe e vėrteta nuk ka ende ekspertėt e saj, hetuesit e saj, gjykatėsit e saj tė lirė nga politika dhe korrupsioni dhe prandaj pėr gjetjen e shkaqeve tė vdekjes sė njė qytetari, kėrkohen ekspertė tė huaj, hetues qė tė jenė tė distancuar nga kthetrat e qeverisė shqiptare aq sa ėshtė e distancuar nė kilometra Shqipėria prej Amerikės. Por, edhe pėr sa kohė do na vijė shpėtimi prej aq larg? Dhe a mund tė mbrohen tė drejtat dhe liritė e qytetarėve nė kėtė shtet duke importuar tė drejtėn nga jashtė? Nėse vdekja e njė dėshmitari si Trebicka e mundėson njė mobilizim tė tillė tė pazakontė, ēfarė ndodh me krimin dhe ndėshkimin e tij nė jetėn e pėrditshme tė miliona qytetarėve? Pėr atė lumė ēėshtjesh qė fryhet pėrditė nuk mund tė ofrosh ekspertizė tė huaj.
Atėherė si i bėhet kur nuk ekziston besimi te drejtėsia dhe akoma mė shumė, mbrojtja qė ajo duhet t‘i bėjė qytetarit tė thjeshtė pėrballė orekseve tė pushteteve gjithnjė e mė tė fuqishme politike dhe jo politike ose oligarkive tė dala nga bashkimi i tyre? Ka njė shpėtim. Vėrtet nuk mund tė importojmė drejtėsinė dhe prokurorinė e SHBA, por mund tė importojmė frymėn e pavarėsisė sė drejtėsisė. Asnjė zgjidhje nuk ka, asnjė shpėtim tjetėr pėr qytetarėt e kėtij vendi, nėse drejtėsia dhe prokuroria nuk krijon Di Pietrot e saj, Silvia Kontėt dhe Katanėt e vet, heronjtė e ligjit tė aftė tė deheroizojnė edhe heronjtė dhe kultet e politikės, nėse kjo ėshtė e drejtė.
Nuk ka shpėtim pėr qytetarėt dhe demokracinė pa prokurorė dhe gjykatės me devocion pėr tė mbrojtur ligjin, qytetarin, liritė dhe tė drejtat, jetėn dhe pronėn e tij kundėr lakmive tė pushteteve politike mjaft tė korruptuara dhe mafieve. Prandaj sot kur pėr faj tė agresionit tė politikės, dyshimi pėr pavarėsinė e prokurorisė ėshtė nė klimaks, pikėrisht sot, ėshtė momenti qė prokuroria tė dėshmojė sė ėshtė e aftė tė ēlirohet nga thonjtė e politikės. Gėrdeci, Rrėshen-Kalimashi, rasti "Trebicka" janė guri i provės pėr ēlirimin e drejtėsisė nga prangat e njė politike, korruptimi i sė cilės nuk ka nevojė tė komentohet, por ėshtė jetike pėr shtetin qė tė ndėshkohet nga ligji i shtetit.
* * *
Kjo ėshtė gjendja (por edhe sfida pėr drejtėsinė), nė tė cilėn e kanė katandisur liderėt tanė politikė qė po na qeverisin prej 18 vjetėsh, shtetin. Njė shtet pa shtet. Sepse njė shtet pa institucione drejtėsie tė lira, tė guximshme dhe tė afta qė ta zbulojnė dhe denoncojnė krimin edhe kur ai i ka rrėnjėt nė majat mė tė larta tė politikės, njė shtet i tillė nuk ėshtė shtet. Aq mė pak njė shtet me liri. Kjo gjendje e njė pushteti drejtėsie tė skllavėruar, tė trembur, tė kėtij pushteti pa pushtet, ėshtė prova mė e trishtė e dėshtimit tė tranzicionit qė premtoi t‘ia bashkonte Shqipėrinė familjeve tė shteteve perėndimore, ku nuk sundon qeveria, ku nuk sundon kryeministri, ku nuk sundon shumica parlamentare, por vetėm Kushtetuta dhe Ligji.
Tė gjithė kėta tė tjerėt vetėm duhet tė qeverisin brenda parcelave tė pushteteve qė ju ka njohur Kushtetuta dhe Ligji po jo tė sundojnė. Mjerisht nė Shqipėri ka sunduar dhe sundon ose Kryeministri ose Presidenti (varet se cilin nga kėto poste kanė pasur dhe kanė liderė si Berisha apo Nano), tė cilėt kanė bėrė si kanė dashur me drejtėsinė. Pra, edhe me krimin. Dhe nėse krimi dhe korrupsioni lulėzojnė sot tė lirė nė Shqipėri nė pėrmasa tė llahtarshme, kjo ėshtė rrjedhojė pikėrisht e "burgosjes" sė drejtėsisė nga kėta sundimtarė tė politikės. Prandaj shpėtimi i demokracisė dhe lirisė sot ėshtė nė duart e prokurorėve dhe gjykatėsve. Sepse lidershipi i vjetėr politik ka nė dorė vetėm fatin e Shqipėrisė, por fatin e saj tė zi. Ai do vazhdojė nė rrugėn e mohimit (me vepra dhe jo me fjalė) tė rolit tė pavarur tė drejtėsisė nė shtet. Prandaj nuk ėshtė njė rastėsi, por shfaqje e kėsaj mendėsie totalitare, antievropiane, antiperėndimore, antiliri dhe pro korrupsionit, njė tallje e vėrtetė me ndarjen e pushteteve tė shtetit dhe me shtetin vetė, spoti i shėmtuar, hipokrit dhe populist i Kryeministrit Sali Berisha qė si shpėtim nga korrupsioni i fton qytetarėt tė denoncojnė korrupsionin nė celularin e Kryeministrit!

Nuk ka formė mė elokuente tė pohimit se shteti ka marrė fund, se drejtėsia ka marrė fund, se institucionet kanė marrė fund dhe se pėr qytetarėt ka mbetur vetėm njė shpėtim. Dhe ky ėshtė Kryeministri qė shfaqet si mishėrim i shtetit qė ai vetė e ka vrarė duke vrarė lirinė e drejtėsisė, tė Kryeministrit qė, pasi nuk u ngop duke pėrhapur idenė perverse "shteti jam unė", tani tallet me qytetarėt, duke publikuar po me paratė e qytetarėve spote vulgaro-narciste, ku i thotė vetes dhe atyre "drejtėsia jam unė"!
Shqip | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com