Albatlanta

Gjuhė dhe Gjak
Ardian Vehbiu
Njė artikull para pak ditėsh i Arbėn Xhaferrit (“Nacionalizmi cinik”, “Shekulli”, 6 shtator 2008) mė rikujtoi sa tė tepruara, nė mos foshnjore, tingėllojnė ndonjėherė pretendimet e pėrsėritura tė fqinjėve tanė sllavo-maqedonas pėr lidhjet e tyre tė posaēme e tė privilegjuara me maqedonasit e lashtėsisė dhe bėmat e Aleksandrit tė Madh. Nė tė vėrtetė, pėrvetėsimi i njė tė kaluare tė imagjinuar - edhe pse jo domosdoshmėrisht imagjinare - pėr tė energjizuar krenarinė ose identitetin kombėtar, nuk ndeshet vetėm nė fqinjėt lindorė tė Shqipėrisė, as do marrė pėr simptomė kulturash tė reja, nė kėrkim tė ethshėm tė parėsh dhe heronjsh stėrgjyshorė.

Bullgarėt kanė kohė qė kujdesen pėr t’u identifikuar, njėfarėsoj, me fiset trake qė jetonin nė trojet e Bullgarisė sė sotme para se tė dyndeshin atje latinėt mė parė e sllavėt mė pas; edhe pse bullgarėt vetė sot flasin njė gjuhė tė grupit sllav dhe e kanė marrė emrin kombėtar nga njė fis turk qė zbriti nė Ballkan nė Mesjetėn e Hershme.

Turqit modernė, nga ana e tyre, pasi ia zhvoshkėn kulturės sė tyre koren osmano-arabe, gjithnjė tregojnė interesim tė veēantė pėr kulturėn e hititėve dhe rrėnojat qė kanė mbijetuar prej qytetėrimit tė kėsaj popullsie indo-evropiane, e cila jetonte nė Azinė e Vogėl mijėra vjet para se tė shfaqeshin atje fiset osmane.

Edhe egjiptianėt e sotėm, popull arab qė flet arabisht, nuk ngurrojnė tė gjejnė te egjiptianėt e lashtė tė faraonėve dhe tė piramidave stėrgjyshėt e tyre tė ligjshėm; dhe tė krenohen me piramidat, sfinksin dhe monumentet e tjera madhėshtore tė lėna nga kėta pararendės tė lavdishėm.

Pėr t’u kthyer nė Ballkan, nė veri tė Shqipėrisė, kroatėt e tanimė edhe boshnjakėt u kanė mėshuar fijeve tė shumta qė i lidhin me ilirėt e Dalmacisė, edhe pse tė dy kėta popuj flasin njė gjuhė sllave dhe u pėrkasin, etnikisht, sllavėve tė jugut - nė kulturė, tradita dhe histori.

Mė anėn tjetėr tė gadishullit tonė kaq multi-etnik, rumunėt, qė si popullsi dhe si gjuhė janė vazhdues tė latinitetit, sjellė e mbjellė prej Romės nė Ballkan, i selitin me pasion tė madh lidhjet e tyre tė mirėfillta e tė imagjinuara me dakėt, fis qė mund tė ketė qenė i afėrt me trakėt e bullgarėve, por mund edhe tė mos ketė qenė.

Sa duhen marrė pėr tė besueshme mitologji tė tilla? A duhen shpėrfillur si pėrpjekje fėminore tė kombeve tė reja pėr t’ia dhuruar, nė mos adhuruar, njė histori dinjitoze vetvetes? Kėtyre pyetjeve nuk u pėrgjigjesh dot lehtė. Megjithatė, nga ana tjetėr, nuk ka as arsye pse tė njėjtėsohet me ēdo kusht gjuha me popullin qė e flet, gabim ky qė ndonjėherė historiografia moderne nuk e ka shmangur dot.

Nuk ka dyshim, pėr shembull, qė rumanishtja ėshtė gjuhė romane, “motėr” e italishtes, frėngjishtes, spanjishtes e portugalishtes. Por kjo nuk do tė thotė qė rumunėt, etnikisht, janė medoemos “vėllezėr gjaku” me italianėt, francezėt, spanjollėt e portugezėt.

Ėshtė vėrejtur, bie fjala, se francezėt, si popull, kanė njė pėrbėrėse tė fortė kelte-galike, edhe pse kjo nuk duket shumė nė leksik e nė gramatikė tė frėngjishtes; rumunėt, nga ana e tyre, kanė edhe ata karakteristika tė spikatura, gjuhėsore dhe jogjuhėsore, qė i dallojnė nga popujt e tjerė neolatinė, e qė, pas gjase, pjesėrisht i kanė trashėguar nga popullsia vendase e dakėve, tė cilėt u asimiluan prej Romės.

Anglezėt e sotėm, po t’i gjykosh nga gjuha qė flasin, dalin gjysmė tė romanizuar - meqė leksiku i anglishtes moderne ka njė numėr shumė tė madh fjalėsh me prejardhje nga gjuhėt romane; por kėto fjalė i detyrohen kryesisht periudhės sė sundimit tė Britanisė sė Madhe nga aristokracia normane, e cila mbetej, pėrndryshe, numerikisht e papėrfillshme nė raport me popullsinė vendase anglo-saksone (gjermanike) dhe pjesėrisht ndoshta edhe kelte.

Po ashtu, greqishtja e re ėshtė qartazi vazhduese e greqishtes sė vjetėr, madje edhe asaj homerike, ēka ėshtė vėshtirė tė pohohet, me po aq siguri, pėr grekėt e sotėm si popullsi, tė cilėt nė rrjedhė tė mijėvjeēarėve kanė pėrvetėsuar trashėgimi tė gjenetike dhe kulturore tė shumėllojshme, prej sllavėve, vllehėve dhe sidomos arbėrorėve nė Mesjetė.

Nė Itali, dallimet e mėdha etnike dhe kulturore midis Jugut dhe Veriut kanė lidhje edhe me praninė e njė pėrbėrėseje tė qėndrueshme greke dhe arbėrore (bizantine) nė jug tė Gadishullit tė Apenineve, e cila i kundėrvihet njė komponenteje gjermanike nė veri tė gadishullit - pa pėrmendur pastaj nėnshtratin etrusk qė thuhet se paska mbijetuar deri edhe biologjikisht nė Toscana e nė Marche, nėnshtratin kelt nė Liguria, dhe tė tjera nėnshtrate italike jolatine.

Edhe Doruntina e legjendės sonė, po tė kish pasur fat tjetėr e tė kish lėnė pasardhės tė shumtė atje ku e kishin martuar, do tė kish pėrhapur gjenet e veta arbėrore nė Boheminė e largėt, pėr tė lėnė gjurmė, tė pashpjegueshme dhe enigmatike, nė hartat gjenetike tė ēekėve dhe ndoshta tė gjermanėve modernė. Pėrndryshe, siē njoftonte seriozisht “The National Geographic” para disa vjetėsh (2003), ka gjasa se rreth 0,5% e meshkujve sot nė botė, ose 16 milionė vetė, rrjedhin drejtpėrdrejt prej Ēengiz Khan-it; i cili, pėr ta thėnė me fjalėt e autorit tė artikullit nė revistė, jo vetėm qė krijoi perandorinė mė tė madhe tė botės, por ndihmoi edhe qė ta popullonte!

Raste tė tilla janė tė jashtėzakonshme, madje pėrjashtime, por e vėrteta ėshtė se shndėrrimet dhe ndėrrimet e gjuhėve jo gjithnjė pėrkojnė me lėvizjet dhe zhvendosjet e popujve. Edhe vetė pėrhapja e gjuhėve indo-europiane nė Eurazi nuk duhet kuptuar aq si shpėrthim demografik popujsh, sesa si zgjerim hapėsinor i njė kulture tė epėrme, e cila iu mbivendos, aristokratikisht, kulturave para-indoevropiane ekzistuese dhe, me kohė, i asimiloi.

Kjo don tė thotė se popujt mund edhe tė ndėrrojnė gjuhė. Rumunėt e sotėm nuk janė aq vazhdues kryeneēė tė kolonėve latinė nė Ballkan, sesa pasardhės tė stėrgjyshėrve tė tyre dakė tė asimiluar prej Romės. Francezėt, qė deri edhe emrin kombėtar e morėn nga fisi gjermanik i frankėve, pėrndryshe etnikisht i papėrfillshėm nė popullsinė frėnge, janė kryesisht pasardhės tė popullsive tė romanizuara kelte tė Galisė sė lashtė.

Suksesi i njė kulture, qė sjell me vete edhe suksesin e gjuhės pėrkatėse nė dėm tė gjuhėve humbėse, nuk shpie doemos nė zėvendėsimin fizik tė njė popullsie me njė tjetėr. Humbėsit mund tė pėrfundojnė demografikisht tė pafavorizuar, por kjo s’do tė thotė se janė shfarosur; pėrkundrazi, zakonisht mbijetojnė duke adoptuar kulturėn tjetėr; madje ndonjėherė hakmerren ndaj fitimtarėve duke i ripushtuar gjenetikisht. Ky proces ėshtė i ngjashėm me ēka ndodhi me romakėt nė lashtėsi, tė cilėt u pushtuan kulturorisht prej grekėve, pasi i pushtuan.

Edhe pėr zanafillėn e shqiptarėve dhe tė shqipes do tė vlente i njėjti arsyetim parimor: madje hipoteza e mbrojtur me ngulm prej shumė arkeologėve dhe historianėve, qė shqiptarėt e sotėm janė pasardhės tė drejtpėrdrejtė njė fisi ilirėsh tė jugut, tingėllon sot pėr sot mė e mbėshtetur se hipoteza tjetėr, qė gjuha shqipe ėshtė vazhduese e drejtpėrdrejtė e njė dialekti tė ilirishtes jugore.

Disa vėshtirėsi objektive qė ndeshin pėrkrahėsit e hipotezės sė dytė e qė kanė tė bėjnė mė tepėr me faktin qė kėtė ilirishte jugore as e njeh as e ka pėrshkruar kush, nuk mjaftojnė pėr ta zhvlerėsuar tė parėn; dhe zhvillimet gjithnjė e mė premtuese nė fushėn e gjenetikės sė popullsive njerėzore po e bėjnė gjithnjė e mė tė qartė nevojėn pėr t’i mbajtur tė ndara tė dy perspektivat.

Pėr fat tė keq, jo rrallė qėllon qė rezultatet, shpesh tė pėrkohshme dhe tė kufizuara tė kėrkimeve nė kėto fusha t’i komunikohen publikut me forma dhe zhargone tė huazuara nga teori mitologjike gjysmė-naziste, siē ėshtė rasti i trumbetuar sė fundi, i lidhjeve hipotetike midis pėrhapjes sė fibrozės cistike nė Shqipėri dhe pėrkatėsisė “ariane” tė shqiptarėve. Analizat gjenetike i ndihmojnė sė tepėrmi historisė sė zhvendosjeve tė popujve sidomos nė lashtėsi, por nuk mund tė shėrbejnė si bazė pėr tė zhvarrosur mite dhe doktrina qė ėshtė mirė tė lihen tė kalbura.

Pėrndryshe, kulturat pėrcillen edhe ato nė kohė, njėlloj si gjenet; madje gjuhėve mund t’u atribuohet njė rol i ngjashėm me atė tė gjallesave, tė cilat ndihmojnė pėr t’i transmetuar kėto bėrthama informacioni - kėtu biologjik, aty kulturor - nga njė brez nė tjetrin, nga njė shekull nė tjetrin, e nga njė mijėvjeēar nė tjetrin. Nė tė dy rastet, e reja ushqehet me kodet e sė vjetrės, duke i riformuluar, siē riformulon gjaku ujin e detit. Si ēdo popull tjetėr, edhe shqiptarėt janė produkt i sė shkuarės; por nuk ka asgjė nė kėtė tė shkuar, sado mitike e tė imagjinuar, qė t’ua diktojė me ēdo kusht tė ardhmen.
24-ore | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com