Albatlanta

Nacionalizem cinik
Arben Xhaferi
Cinizmi ėshtė vetėdije e rrejshme e arsimuar, thotė filozofi gjerman me prejardhje holandeze, Peter Sloterdijk, Pėrkufizimi i tij, aq i thjeshtė dhe aq i thellė i cinizmit m’u kujtua tani kur konfrontimet greko-maqedonase rreth emrit tė shtetit, mė saktė tė identitetit etnik tė maqedonasve tė sotėm, kanė arritur nė pikėn e vlimit dhe tė absurdit “tė arsimuar”. Sa mė banale bėhen pėrpjekjet pėr imponim tė njė pretendimi, nga tė dyja anėt, aq mė cinike bėhen motivet dhe arsyetimet e njė pretendimi tė tillė.

Fillet e kėtij cinizmi te pala maqedonase, duhet kėrkuar nė sferėn e politikės dhe tė psikologjisė, dikur dhe veēmas sot kur ky kontest ka marrė trajta paroksiste.

Tė gjithė e dinė se ky problem u nxit nė Kongresin e Berlinit (13 Qershor 1878) kur u abrogua Traktati i Shėn Stefanit (3 Mars 1878). Shpesh herė zgjidhjet e padrejta tė kontesteve tė ndryshme hapin shtegun pėr konflikte tė reja. Sipas kėtij traktati Maqedonia dhe pjesėt e Turqisė evropiane iu ndanė Bullgarisė, aleatit kryesor tė ekspansionizmit carist rus. Shtetet evropiane tė brengosura nga shtrirja ruse nė zona strategjike tė Ballkanit, e organizuan Kongresin e Berlinit dhe kėto toka tė pushtuara nga armata ruso-bullgare iu kthyen Turqisė, ndėrkaq Bosnja dhe Hercegovina u bė protektorat i Austro-Hungarisė.

Nė Maqedoninė e asaj kohe zhvillohej antagonizmi serbo-bullgar dhe grek lidhur me pėrkatėsinė e kėtyre territoreve, pėrkatėsisht tė popullatės sllavisht-folėse. Bullgarėt i trajtonin ata si bullgarė ndėrkaq serbėt si serbė. Ndėrkaq grekėt aty-kėtu bėnin pėrpjekje t’i asimilonin dhe arrinin sukses kryesisht te popullata vllahe.

Me mohimin e drejtės sė bullgarėve qė tė shtrihen nė pjesėt mė strategjike tė Ballkanit nuk u ndalėn pretendimet e tyre pėr pėrvetėsim tė kėtyre territoreve, por ndikuan qė ajo ta ndryshojė strategjinė. Kėto pėrplasje do tė nxisin luftėrat Ballkanike ku kundėr Bullgarisė do tė bashkohen serbėt, grekėt, rumunėt madje edhe turqit.

Strategjia bullgare pas Kongresit tė Berlinit pėr pėrvetėsim tė territoreve tė Maqedonisė zhvillohej mbi idenė e formimit tė njė Maqedonie nė trajtėn e Zvicrės ku nė barazi tė plotė do tė bashkėjetonin bullgarėt, shqiptarėt, vllehėt, turqit dhe tė tjerėt. Mekanizmi qė do ta realizonte kėtė ide u bė VMRO-ja (Organizata e Brendshme Revolucionare Maqedonase). Ideja parėsore apo doktrina nacionale e kėsaj organizate ishte me origjinė bullgare. Ajo kishte dy lloj strukturash: degėt e brendshme dhe degėt e jashtme.

Degėt e brendshme vepronin nė tokat e sunduara nga Turqia, ndėrkaq ato tė jashtmet vepronin kryesisht nė Bullgari.

Degėt e jashtme qė gėzonin siguri dhe liri veprimi ishin mė revolucionare se ato tė brendshmet qė shpesh herė ishin objekt i represionit osman. Kryengritja e Ilindenit (2 Gusht 1903) u nxit nga degėt e jashtme, ndėrkohė qė degėt e brendshme hezitonin. Kjo kryengritje arriti qė tė formojė Republikėn e Krushevės qė u shua pas 15 ditėsh me ndėrhyrjen energjike tė ushtrisė osmane. Ēuditėrisht ushtria osmane i sulmoi kryesisht lagjet vllahe dhe ato sllave thuajse nuk i preku fare. Disa analistė thonė se ideja e krijimit tė Maqedonisė ka qenė vllahe, ngaqė vetėm kjo popullatė proto-ballkanike nuk arriti ta krijojė shtetin e vetė. Nė Maqedoninė e Pirinit qė sot gjendet nė Bullgari sipas burimeve bullgare me nocionin “gjuhė maqedonase” ėshtė nėnkuptuar gjuha vllahe.

Sipas kėtyre interpretimeve befasuese, nė Maqedoninė e sotme mbiemrat me prapashtesėn “ski” u takuakan elementit vllah. Ky pohim ndėrlidhet me trajtat e mbiemrave rumune, bie fjala Petresku, Iliesku, Ēaushevsku, Ionesku etj.

Pėrplasjet ndėrmjet degėve tė jashtme me ato tė brendshme tė VMRO-sė kishin vetėm njė dallim: degėt e jashtme kėrkonin bashkimin e Maqedonisė me Bullgarinė, ndėrkaq degėt e brendshme pas tragjedisė, pėrvojės sė hidhur nga Republika e Krushevės u pėrcaktuan pėr pavarėsinė e Maqedonisė. Nė esencė nė mes tyre nuk kishte dallim pėr pėrkatėsinė etnike tė banorėve tė territorit qė e mbante emrin Maqedoni. Sipas tyre ata ishin bullgarė.

Situata u komplikua kur pas luftėrave ballkanike dhe Luftės sė parė Botėrore, Maqedonia e sotme u pushtua nga Serbia tė cilėt filluan t’i trajtojnė banorėt sllavisht-folės tė kėtij territori si serbė.

Rivaliteti serbo-bullgar pėr pėrvetėsim tė kėtij elementi, ishte i ashpėr nė tė gjitha periudhat e formimit tė kėtyre shteteve.

Grekėt u implikuan nė kėtė kontest pėr shkak tė ambicieve ruso-bullgare tė fundshekullit XIX dhe nė fillim tė shekullit XX qė tė kenė dalje nė Detin Egje (qė ata e quanin Bello More - Deti i Bardhė, si antipod i Detit tė Zi), nė zonėn e Kavallės qė i takon territorit tė Maqedonisė antike. Nga kėto pėrvoja tė hidhura, ambicieve sllave qė tė kenė dalje nė Selanik apo Kavallė, grekėt filluan ta perceptojnė me dyshim formimin e Maqedonisė sė sotme si pretendim pėr zgjerim nė tėrė territorin e Maqedonisė antike, prandaj ata sot kėrkojnė tė bėhet njė dallim i qartė nė mes tė Maqedonisė antike dhe asaj tė sotme.

Komunistėt jugosllav menduan se arritėn tė gjejnė zgjidhje pėrfundimtare pėr kėtė ēėshtje duke krijuar njė komb tė ri me emrin maqedonas dhe duke krijuar njė Republikė tė veēantė me emrin e Maqedonisė qė pas shpėrbėrjes sė ish-Jugosllavisė, sipas vendimit tė Komisionit tė Badinterit u bė shtet i pavarur. Nė vijė tė kėtij projekti, tė krijimit tė njė populli dhe tė njė shteti tė veēantė me emrin maqedonas dhe Maqedoni u kodifikua gjuha e veēantė maqedonase nga njė dialekt i sllavishtes dhe u zgjodh alfabeti i veēantė cirilik qė do tė krijonte njė distancė tė padiskutueshme nga bullgarishtja. Por, disa zgjidhje, si pasojė e ndėrhyrjes sė politikės, janė tė ēuditshme. Bie fjala, alfabeti maqedonas e ka shkronjėn “nj“, ndėrkaq nė fjalor nuk figuron kjo shkronjė, ngaqė asnjė fjalė nuk fillon me kėtė shkronjė. Shpjegimi duhet kėrkuar prapė nė sferėn e politikės: prapashtesat e fjalėve tė gjuhės maqedonase duhet t’u gjasojnė atyre tė serbishtes qė pėrfundojnė me “nj” dhe tė dallojnė nga ato tė bullgarishtes qė pėrfundojnė me “ie”. Ndėrkaq, edhe pse kanė fjalė qė fillojnė me shkronjėn “ė” (‘rci), ajo nuk figuron nė alfabet, ashtu si nė atė tė bullgarishtes. Autori i kėtij projekti ishte shkrimtari i njohur maqedonas, Bllazhe Konevski.

Nga aspekti politik ky projekt nuk do tė ishte kontestues sikur tė mos ndėrthurej me pretendime psikologjike tė grandomanisė. Si ēdo njeri qė synon tė ketė njė tė kaluar tė fisme, ashtu edhe ēdo popull kėrkon tė ketė njė tė kaluar tė lavdishme. Pas krijimit tė Maqedonisė, pėrkatėsisht tė kombit maqedonas u hap shtegu pėr rikrijim tė historisė, kėshtu qė ideologėt e kėsaj zgjidhjeje filluan tė pėrvetėsojnė ēdo personalitet dhe ēdo ngjarje qė u zhvillua nė tė kaluarėn nė kėtė territor ku ėshtė krijuar shteti i sotėm maqedonas tė trajtojnė si histori maqedonase. Sipas kėtij botėkuptimi, tashmė tė ideologjizuar, bie fjala Aleksandri i Madh, Konstantini i Madh, Cirili dhe Metodi, Samoili, Nėna Terezė janė maqedonas. Ky dimension psikologjik, uria pėr njė prejardhje tė famshme, fisnike, pėr njė rol tė jashtėzakonshėm historik dhe kulturor pėrhapet me njė vetėdije cinike, duke kėrkuar argumente tė ēfarėdo lloji qė tė trashėgohet ēdo gjė. Kėtė vetėdije, nė mėnyrė mė cinike e pėrkufizoi ish-ministri, profesori i Fakultetit Juridik, L.Fėrēkovski duke thėnė se maqedonizmi ėshtė njė licencė e fuqishme historike Nė kuadėr tė kėtij rrėfimi, nė variantin mė serioz, maqedonasit e sotėm janė pasardhės gjenetik tė maqedonasve antik dhe njėkohėsisht djepi i krishterimit dhe gjuhės sllave, ndėrkaq sipas varianteve jo serioze, befasisht naive, maqedonasit dhe gjuha maqedonase paskan njė vazhdimėsi prej kohėrave para historike e deri nė ditėt e sotme. Ideologjizimi i njė pretendimi gjithmonė e dhunon realitetin, ngaqė e ndjek logjikėn e brendshme dhe jo tė vėrtetėn. Prandaj, nėse Aleksandri i Madh paska qenka maqedonas (nė kuptimin e sotėm tė fjalės), Ptollomeu, gjenerali i tij qė mori trashėgiminė mbi Egjiptin po ashtu, atėherė, sipas kėsaj metode tė interpretimit tė historisė nxirret pėrfundimi se edhe mbesa e tij, Kleopatra, qenka maqedonase. Kėto shembuj nuk janė ironizime dashakeqe, por pohime tė botuara, tė shkruara nė tekstet e autorėve tė ndryshėm. Nė kuadėr tė kėsaj manie pėr famė, sivjet nė nivelin mė tė lartė shtetėror u pranua njė delegacion i njė fisi nga Himallajet, Hundėsve qė pretendohet se janė pasardhės tė ushtarėve tė Aleksandrit tė Madh. Princin dhe princeshėn, “dėshmitė e gjalla” pėr kėto pretendime jo serioze i pranoi vetė kryeministri Gruevski, arki-episkopi i Ohrit, Stefani, kryetari i Shkupit, Kostovski, akademikėt, gjuhėtarėt etj.

Nė kėtė proces tė pėrvetėsimit sistematik tė sė kaluarės sė popujve tė tjerė bėhen qėllimisht apo nga mosnjohja disa gabime elementare metodologjike:

- projektimi i koncepteve tė sotme nė tė kaluarėn;
- mos dallimi nė mes tė historisė sė njė territori dhe njė populli;
- trajtimi i shtetit dhe kombit si kategori jashtė kohore, metafizike, qė gjithmonė kanė ekzistuar si nė formė ashtu edhe pėrmbajtje;
- reinterpretimi i fakteve historike etj.

Nėse njė veprimtar i periudhės kur filloi tė brumoset ēėshtja maqedonase, ka deklaruar se ėshtė bullgar, sot thuhet se ai s’ ka qenė i vetėdijshėm se ka qenė maqedonas, ose kur dikush tjetėr qė herė thotė se ėshtė bullgar, herė se ėshtė maqedonas thuhet se ka qenė nė buzė tė asimilimit. Pėr ta qartėsuar kėtė dilemė duhet tė marrim njė shembull nga realiteti shqiptar ku kėto punė janė tė qarta. Me siguri shumė veprimtarė politikė kosovarė, duke filluar prej Isė Boletinit e deri te Adem Jashari, me mija herė kanė pohuar se janė kosovarė, duke mos vėnė asnjėherė nė dyshim pėrkatėsinė e tyre shqiptare.

Kontesti aktual greko-maqedonas lidhur me emrin ka marrė njė kahe tė gabuar. Shtrohet si dilemė e tė drejtės sė individit apo tė popullit pėr vetė pėrcaktim, pėr vetė identifikim. Qasja e vėrtetė, ku edhe mund tė gjendet zgjidhja ėshtė analiza shkencore e etnogjenezės sė popullit maqedonas. Kjo qasje nė asnjė mėnyrė nuk nėnkupton se duhet tė mohohet drejta e njė populli, rrjedhimisht edhe i popullit maqedonas pėr vetė pėrcaktim, por tė kundėrtėn, vėnien e kėtij pretendimi mbi baza tė shėndosha. Siē dihet popujt formohen dhe zhduken gjatė historisė dhe fare nuk ėshtė me rėndėsi kur ėshtė formuar vetėdija e veēantė e njė populli, por ēfarė vlerash do tė prodhojė ai nė tė ardhmen.

Helenėt e vjetėr kishin njė fjalė tė urtė: Tė kaluarėn mund ta ndryshojnė vetėm hyjnitė, ndėrkaq njeriu mund ta ndryshojė tė ardhmen. Siē shihet nga intensifikimi i kontestit greko- maqedonas lidhur me emrin, nė Maqedoni s’ ka njeri qė e kupton urtėsinė e kėtij mesazhi. Problemi nuk ka tė bėjė me polemikat akademike, por me interesat vitale tė qytetarėve tė Maqedonisė, veēmas tė shqiptarėve qė nuk dėshirojnė mė tė jenė peng e pretendimeve jo reale, tė njė grandomanie qė me vetėdije cinike projektohet.

Kėto probleme kohėt e fundit janė bėrė mė tė mprehta dhe njėherėsh mė tė rrezikshme, pėr shkak tė botėkuptimeve dhe ambicieve tė kryeministrit riosh, Gruevski. Ai pandeh se me qėndrime sa mė rigide do tė arrijė ta lodhė dhe gjunjėzojė Greqinė, ta ndryshojė tė kaluarėn sikur tė ishte zot, ta anulojė Marrėveshjen e Ohrit, t’i restaurojė marrėdhėniet ndėretnike para kėsaj marrėveshjeje, tė sigurojė njė zhvillim ekonomik, tė krijojė njė opozitė luajale, ngjashėm si pėrpjekjet e idhullit tė tij, Putinit. Nė Bukuresht, kur vendosej anėtarėsimi i Maqedonisė nė NATO, ai udhėtoi pėr tė refuzuar kėtė ofertė, ngaqė nuk dėshiron tė hyjė nė histori si vrasės i iluzioneve aq tė kėndshme qė gudulisin krenarinė, sedrėn kombėtare. Ministri i tij pėr punė tė jashtme, Milloshovski kėto ditė deklaroi se nuk beson se ky kontest mund tė zgjidhet nė kėtė mandat. Pra, ata refuzojnė me arrogancė anėtarėsimin nė NATO dhe pėrshpejtimin e procesit pėr tė hyrė nė UE, vetėm e vetėm pėr ta imponuar interpretimin e tyre pėr tė kaluarėn. Ėshtė e qartė se nė Maqedoni aq shumė ėshtė zhvilluar dhe thelluar ky koncept i identitetit simbiotik maqedonas, si trashėgues tė Maqedonisė antike dhe tė qenit djep i krishterimit dhe arsimit sllav, saqė ai nuk mund t’ i lejojė vetes qė tė bėhet shkaktar qė mija libra, analiza, hulumtime, manifestime, krijime artistike tė hidhen si mbeturina tė pa vlera. Ai do tė shkojė deri nė fund me kėto qėndrime, madje do ta radikalizojė situatėn. Filloi me pagėzimin e aeroportit me emrin “Aleksandar Veliki” (kurrė nuk kuptova pse pėrdoret mbiemri nė trajtėn serbe, “veliki” dhe jo nė atė maqedonase “golemi”), vazhdoi me vendosjen e skulpturave antike para ndėrtesės sė qeverisė, sipas sugjerimeve tė arkeologut tė tij personal qė s’ pushon sė gėrryeri tokėn pėr ta gjetur dėshminė pėr pretendimet maqedonase dhe pale ku do tė pėrfundojė. Por, diēka ėshtė e sigurt: ai tashmė perceptohet si hero, si sfidues, si theomah dhe jo si njė riosh i frikėsuar qė s’ mund tė mbajė barrėn e pėrgjegjėsisė politike

Nė raport me shqiptarėt kjo mendėsi maqedonase, ky nacionalizėm cinik, peng i tė cilit ėshtė bėrė edhe kryeministri Gruevski, inicion njė varg problemesh:

nxit angazhimet pėr pėrvetėsim tė trashėgimisė kulturore shqiptare, Skėnderbeut, Nėnės Tereze e cila trajtohet si bijė e Maqedonisė, apo si shkupjane (kėto ditė u realizua ideja qė paraprakisht u pat penguar e dorėzimit tė skulpturės 3 m tė Nėnės Tereze, Papės Benediktit tė XVI qė pritet tė ekspozohet nė Vatikan);

-modifikon marrėveshjen e Ohrit;
- paralajmėron se nuk do ta respektojė ligjin pėr amnisti;
- krijon probleme me Shqipėrinė dhe Kosovėn me vendosjen e vizave, apo taksave pėr sigurim social;
- pengon procesin e integrimeve nė strukturat e NATO-S dhe UE-sė;
- ndėrhyn nė organizimin politik tė shqiptarėve, duke shkaktuar pėrēarje...
Ndėrhyrja e fundit nė PDSH paralajmėron se ngjashėm do tė veprojė edhe me BDI-nė,
duke i shndėrruar deputetėt nė material shpenzues. Ai do tė vazhdojė me pėrpjekjet qė pėrmes shantazheve tė krijojė njė opozitė luajale, por diēka thelbėsore nuk kupton: ai mund t’i detyrojė disa deputetė shqiptarė t’ia mbajnė anėn, por kurrsesi nuk mund ta blejė luajalitetin e popullit shqiptar pėr projektin e tij. Humbje kohe!
24 ore | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com