Albatlanta

Lufta absurde kundėr opozitės "Rama"
Mimoza Dervishi
Lufta absurde kundėr opozitės "Rama" Mimoza Dervishi Qė Berisha shpesh sillet si nė opozitė dhe kur ėshtė nė pushtet, kjo nuk pėrbėn mė lajm. Po qė tė luftohet opozita, sikur ėshtė ajo nė pushtet, kjo ėshtė njė nga risitė bizare tė botės mediatiko-analitike shqiptare. U bė kohe tashmė qė analiza dhe opinione merren vetėm me mėnyrėn si duhet tė bėjė luftėn opozita dhe totalisht po harrohet si duhet ta qeverisė vendin mazhoranca. Parė me njė vėshtrim dashamirės, s‘ka asgjė tė keqe nėse i jepet njė dorė ose njė mendje pėrpjekjeve tė njė opozite ndryshe, pėr tė bėrė mė tė mirėn dhe pėrgatitur terrenin pėr tė ardhur nesėr aty ku aspiron, nė krye tė vendit. Por nuk ėshtė kėshtu. Opozita kritikohet sot pėr ēdo gjė, me shkak dhe pa shkak dhe po mos e kesh haberin fare tė situatės nė Shqipėri, po thjesht si njė lexues rastėsor tė bie radha tė hapėsh gazetat, tė krijohet pėrshtypja se opozita ėshtė shkaktare dhe fajtore pėr ēdo mbrapshtėsi qė ndodh rrotull, madje ėshtė ajo qė drejton dhe kabinetin qeveritar. Situatė mė tė rehatshme pėr kryeministrin dhe mazhorancen nuk ka. Puna i ėshtė lehtėsuar sė tepėrmi nga LSI-ja, po dhe njė kor gazetarėsh, qė ēuditėrisht janė tė mirorganizuar dhe tė sinkronizuar me partinė e Metės, sikur tė ishin zėdhėnės tė kėsaj partie. Parti qė meriton respektin e njė partie jo tė vogėl si ato qė kodi i ri zgjedhor i nxori jashtė loje me tė drejtė, po as nuk mund tė quhet parti e madhe, frontale dhe e vetmja qė po bėn opozitė sot nė Shqipėri. Pėr vendin qė ka, meriton respektin e nevojshėm qė e ka krijuar pa nevojėn e lajmit tė fundit nga Kashari. Ēdo aspirim pėr mė tepėr, as fantazi s‘mund tė quhet. Por i takon tė fantazojnė dhe aspirojnė atyre qė aderojnė nė kėtė parti, pėrndryshe ē‘kuptim do kishte organizimi nė njė lėvizje. Mėnyra pastaj si synojnė tė arrijnė tė bėhen forcė e parė ose tė paktėn ta propagandojnė kėtė ėndėrr, ėshtė e diskutueshme dhe gjithmonė temė e hapur pėr debat, qė flet shumė pėr vizionin dhe principet e atyre qė e drejtojnė dhe e ideojnė kėtė parti. Kaq pėr LSI-nė. Problemi mė i dukshėm sot dhe qė nė fakt po bėhet shqetėsues, ėshtė opinioni mediatik, qė ėshtė rreshtuar nė tė njėjtėn llogore me LSI-nė. Nuk besoj tek analistėt qė blihen me para, por as dhe te naiviteti apo papjekuria e tyre, sepse nuk janė as nga ata qė shiten e blihen, por as naivė dhe tė pazgjuar. Pėrkundrazi. Mendoj thjesht qė i ka kapur dallga. Dallga e rrezikshme e lodhjes pėr tė kritikuar Berishėn, pasi kjo ka ndodhur pėr 17 vjet me radhė, paēka se ai ėshtė akoma Kryeministėr i Shqipėrisė dhe qeverisja e tij ėshtė njė qeverisje e dobėt sa s‘ka. Dalldia e kritikave ndaj Partisė Socialiste, ose mė saktė ndaj Edi Ramės, ngjan me njė alibi tė shpikur me zor nė njė natė tė zbrazėt vere, dhe si njė lodėr komode, ku secili po derdh trutė dhe s‘provon dorėn, madje pse jo po provon veten e tė qenit nė politikė. Kjo vihet re dendur kur jepen mend pa fund e pa anė si mund ta bėnte ndryshe opozitėn Rama, ēfarė bėri mirė dhe ēfarė keq, ose mė saktė ēfarė po bėn vetėm keq. Pothuajse gjithēka. Qė nga Gėrdeci deri tek i shumėfamshmi bashkėpunim me Berishėn. Nė fakt e kuptoj pse ėshtė shokuese pėr terrenin shqiptar qėndrimi i opozitės ndaj Gėrdecit dhe me ‘Gėrdec‘ kam parasysh postngjarjen e llahtarshme. Deri mė tani, pėr ngjarje mė pak makabre ose dhe tė ngjashme, opozita nuk ėshtė quajtur opozitė pa bojkotuar parlamentin. Kjo nuk ndodhi kėsaj radhe. As ajo tjetra nuk ndodhi, qė Edi Rama tė rrėmbente njė tank dhe t‘i vinte grykėn Kryeministrisė. Pėr gjithė "nostalgjikėt" e kėsaj epoke (nuk besoj se ka tė tillė), ky ėshtė lajmi: ky kapitull i shėmtuar me sa duket ėshtė mbyllur dhe nė qofshim me fat, mos u haptė mė. Eshtė koha ta mbledhim mendjen dhe tė mėsohemi me realitetin e ri. Qė opozita bėhet nė parlament dhe obligimi mė i vogėl i opozitės ėshtė tė paktėn mos e braktisė atė sallė. Po kėshtu jemi mėsuar pėr tash sa vite, me kryetarin e shtetit qė bėn dhe policin dhe prokurorin, ku gjykatat dhe drejtėsia nuk funksionojnė. Kjo ėshtė kultura e Berishės, qė ėshtė pėr tė ardhur keq, por ja ka ngjizur nga pak tė gjitha shtresave tė shoqėrisė shqiptare, pėrfshirė dhe medias. Dhe pėr t‘u ndalur te kjo e fundit, media duhet thėnė qė mban njė pėrgjegjėsi dhe peshė jo tė vogėl, pėr moszbulimin e minės me sahat, qė flinte nė Gėrdec, njė vend jo dhe aq larg kryeqytetit tė zhurmshėm tė kafeneve tė politikės dhe gazetarisė. Ishte detyra dhe puna e medias ta zbulonte dhe parandalonte njė kasaphanė tė tillė. Nuk u bė, turp pėr ne tė gjithė. Por mė pas, pasi plasi c‘kishte pėr tė plasur, nuk u pa ndonjė investigim i hajrit pėr t‘i shkuar deri nė fund fundit, ku ka shumė aktorė nga ata qė shtypi do kishte informacion tė dobishėm pėr vite me radhė. Tė merresh vetėm me deklaratat e Berishės, Mediut apo "New York Times" qė po investigonte pėr hesapin e vet, dhe mos luash as gishtin e vogėl pėr tė zbuluar ēfarė fshihet pas gjithė atij makabriteti, ėshtė turpi numėr dy i medias. Dhe nė fund tė ditės, gėlojnė zėrat qė opozita s‘po bėn asgjė pėr Gėrdecin. Nė njė shtet ligjor fjalėn e fundit nė tė tilla raste e ka drejtėsia, cilado qoftė ajo. Do ishte njė plus i madh nėse ndihmohej nga informacioni investigativ mediatik, ku nė njė vend si Shqipėria aktivitetet korruptivo-kriminale bėhen fare sheshit. Ndaj mendoj qė para se t‘i hakėrrehet opozitės, media duhet tė kthejė vėshtrimin nga vetja dhe tė mėsojė si tė bėjė punėn e saj. Opozita, pėr mirė a pėr keq, nė fund tė mandatit tė qeverisė aktuale, do ta bėjė luftėn e saj. Sepse ėshtė paradoksale dhe totalisht idioteske tė mendosh se Rama dhe Berisha kanė bėrė pazar. Pazar pėr ēfarė? Pėr tė ndarė pushtetin nė zgjedhjet e ardhshme? Kushdo qė i bėn vetes njė pyetje naive, e di pėrgjigjen dhe e ka tė qartė se ēfarė do ndodhi ne vitin 2009. I pėrfoluri pazar nuk ėshtė as motiv, as vizion pėr tė bėrė opozitė mbi opozitė, siē po pėrpiqet tė bėjė partia, pėr tė cilėn folėm nė fillim tė kėtij shkrimi, dhe njė tufė e madhe njerėzish tė mirėnjohur tė opinionit publik. Dhe sa pėr tė larė merakun e kompromisit Berisha-Rama. Historikisht Berisha ka provuar qė kur do tė bėjė ndryshime nė Kushtetutė, nė kod zgjedhor, nė prokurori, presidencė e parti, i bėn pa i marrė dorėn askujt dhe fatkeqėsisht, as opozita, as media s‘ia kanė ndalur dot dorėn. Nė kėtė kontekst, bazuar dhe mbi eksperiencat e paraardhėsve, Edi Rama s‘ka bėrė gjė tjetėr, veēse ka gjetur njė shteg pėr tė pėrfituar nė kuptimin mė maksimal tė fjalės disa lėshime tė dobishme dhe tė shumėnevojshme nesėr. Mendoj qė nė situatėn tipike berishiste, ėshtė mė mirė t‘i zhvatesh sa tė mundesh, sesa mos i marrėsh asgjė dhe ta lejosh tė bėjė ē‘tė dojė. Kjo ėshtė politika dhe pėr gjithė ata qė kishin dyshime nėse Rama ėshtė apo jo politikan, kjo hamendėsi duhet tė jetė fashitur tashmė. Nė fund tė fundit, kjo ėshtė edhe mė demokratike sesa qarjet pa kuptim, se me ikjen e partive tė vogla nė Shqipėri po bėhet hataja dhe mori fund demokracia. Vetėm rol demokratik s‘kanė pasur partitė e vogla. Asnjėherė dhe askush nuk mban mend qoftė dhe njė rast tė vetėm kur ndonjė parti e vogėl, tė ketė luftuar pėr parime, as demokratike dhe ca mė keq akoma, as morale. Ēdo parcelė politike e quajtur parti, thjesht ka luftuar si tė marrė njė zv.ministėr a njė zv.drejtor, si tė rregullojė fisin e tarafin dhe faktet pėr kėto janė tė panumėrta. Kėshtu lufta e kotė pėr Kodin Zgjedhor dhe "rrėmbimin" e demokracisė nga pakti Berisha-Rama nuk mendoj se u bė pikėrisht pėr parime demokratike nga partitė e vogla apo tė rangut tė mesėm. Por besoj qė parimisht e bėnė kėtė luftė disa opinionistė idealistė, tė cilėt seriozisht merakosen pėr demokracinė nė Shqipėri. Por po tė shohin se njė vend i madh si SHBA-ja ka vetėm dy parti dhe demokraci e pakte mes "armiqsh" me bollėk, do t‘u qetėsohet shpirti me tė parėn. Ndaj nuk ėshtė vonė tė kujtohen se me afrimin e zgjedhjeve, fabula e paktit Berisha-Rama nuk do qėndrojė dot mė. E vetmja gjė qė mendoj gjithė kėto kohė, ėshtė qė miqtė e mi tė vyer gazetarė, kritikat ndaj PS-sė po i bėjnė thjesht pėr tė stėrvitur penėn. And that‘s fine. Otherwise we‘re in trouble...
Shqip | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com