Albatlanta

Thoti fliste Shqip
Nga:Prof.Skender Rizaj
Thoti fliste Shqip



(-Esse pper librin e Giuseppe Catapano "Thot-Tat Parlava Albanese")


Thoti ishte krijues i shkences antike. Ai dhe dijetaret e tjere, flitnin shqip qysh para 12000 vjeteve, ajo periudhe historike(parahistorike) konsiderohej si ere ilire, apo kulture pellazgjiko-ilire e shqiptareve te lashte.Filologu i shquar nga Roma Giuseppe Catapano, botoi, si rezultat i punes se tij kerkimore-shkencore 40-vjecare,nje veper kapitale nga fusha e shkencave filologjike, te ciles i vuri nje titull mjaft interesant:THOT-TAT PARLAVA ALBANESE(Thoti fliste shqip). Eshte hartuar ne italishte ne forme proze dhe poezie,madje ne italishte dhe arberishte.Sic shihet nga vepra autori,per studimin e vet delikat dhe te veshtire, eshte mbeshtetur kryesisht ne veprat e shkrimtareve antike dhe ne permendoret e egjiptianeve,hititeve,grekevedhe romakeve te vjeter, respektivisht dhe ne shkrimet e ilireve-shqiptareve te lashte. Duhet theksuar qe ne fillim se pohimet e Giuseppe Catapanos jane ne harmoni me pohimet e shume filologeve, historianeve dhe arkeologeve angleze, franceze, turq, arabe dhe shqiptare.Qellimi im themelor eshte qe me kete shkrim t'ju prezantoj lexuesve nje veper vertet me rendesi kolosale, e cila i dedikohet kultures se lashte te ilireve shqiptareve. Nga ana tjeter,shpresojme se kjo do ta nxise kritiken shkencore ne keto fusha te dijes, e cila per fat te keq, deri ne ditet tona nuk ka arritur te jete ne nivelin e duhur. Sipas mendimit te Catapanos, shqipja, me drejte ilirishtja, po u flitka me teper se 12000 vjet, ndersa sipas Horald Whitehall, profesor i linguistikes anglo-gjermane ne universitetin Indiana(SHBA), shqipja eshte dega me e vjeter e trungut te familjes se gjuheve indoevropiane. Si e tille ajo nuk eshte degezuar me tutje, por ka mbetur si gjuhe e pare dhe e vetmuar. Kemi lexuar dhe degjuar per hieroglifet e egjiptianeve te lashte, te cilat si skalitje te shenjta, jane krijuar 4000 vjet para e.s., por deri ne ditet tona nuk kemi ditur se hieroglifet egjiptiane kane domethenie shqipe. Kete dukuri na e zbuloi filologu Giuseppe Catapano ne vepren e tij "Thoti-Tati fliste shqip". Po kush ishte Thot-i? Thot-i (TOT-i) (lat.,gr. Thoth; egjip. Tehuti ishte perendia e mesimit, e shkathtesise se te shkruarit, e shkences dhe e magjise se egjiptianeve te lashte; ishte mates i kohes dhe zbulues i numrave dhe perpilues i hieroglifeve. Ai pershkruhej si qenie me trup te njeriut dhe me koken e Ibisit, perkatesisht te shqipes(shqiponjes). Nderkaq sipas Catapanos, Thot-i, i cili e "fliste shqipen", perpiloi hieroglifet, alfabetin fonetik te egjiptianeve te lashte, duke u mbeshtetur ne gjuhen e vete amtare, ne gjuhen shqipe.Jo vetem kaq, konstaton Catapanoja, nga hieroglifet egjiptiane u formuan edhe alfabetet, shkronjat e tjera, ato te shqipes(te cilat njihen si shkronja latine) te hebraishtes, samaritano-palestinishtes, sirianishtes, arabishtes dhe te greqishtes. Thoti ishte edhe krijues i shkences antike. Ai dhe dijetaret e tjere, flitnin shqip qysh para 12000 vjeteve, meqe ajo periudhe historike(parahistorike) konsiderohej si ere ilire, apo kulture pellazgjiko-ilire e shqiptareve te lashte. Sipas Giuseppe Catapanos,emertimi Thot, padyshim, rrjedh nga folja e shqipes:Thom, thua, thote=me thene, besim, lajm, etj... me kuptim "lajmetar i zotave". Per me teper emri Thot, ne gjuhen shqipe ka edhe domethenien:me i thene, te gjitha diturite(urtesite) e Atlantides Atlasit-Atlashit, e cila po ashtu, shpjegohet, nga autori ne fjale, me shqipen: At=at-baba, dhe LASH(TE) = i vjeter, qe do te thote: stergjysh. Por cfare paraqiste Atlantida? Ajo sipas Platonit(427-347p.e.s.) ishte vend i madh dhe i fuqishem, i cili, 9000 vjet para tij, ishte mbytur ne oqeanin Atlantik. Sipas G.Catapanos, Atlasi-Atlantida ishte nje nga vendet me te zhvilluara te stergjysheve te shqiptareve te sotem, te cilet, pas zhdukjes se saj(Atlantides) para 12000 vjeteve, atlantidasit e mbetur gjalle kaluan ne luginen e Nilit, ku e krijuan nje kulture te re , kulturen e egjiptianeve te lashte, e cila, si duket qe vazhdim i kultures se Atlantides. Ne te mire te ketij mendimi flasin edhe rezultatet shkencore te punes shumevjecare te G.Catapanos, i cili, perkitazi me kete ceshtje, thote: Atlantida quhej edhe Borei, d.m.th. e bardhe, nga fjala iliro shqipe Bore. Kjo fjale perdorej tek egjiptianet e lashte ne forme borea; ne frengjishte te vjeter si bore, kurse ne italisht si borea. Nga ana tjeter borea ne Egjiptin e lashte identifikohej me sfingen. Sfinga ne Egjipt ishte nje embleme guri, adhurues i DRITES, qe e personifikonte Zotin. Prandaj Thoti, sipas gjykimit te Catapanos, nuk i takonte eres egjiptiane, por asaj te Boreo-s, d.m.th., te eres se Atlantides. Sepse Thoti konsiderohej krijues i doktrines VERBALO-DRITES, qe u manifestua ne Toke. E DIELLI, ishte simbol i NJE PERENDIE, ATUM ose TEM, terma keto qe kane shpjegim iliro-shqip.Mendimi mbi prejardhjen e njejte te shqiptareve, hebrenjve dhe arabeve eshte valle fakt historik, apo fantazi? Ne veshtrim te pare duket si enderr, por nese merren parasysh burimet historike, kerkimet arkeologjike, te dhenat gjuhesore dhe Bibla e Kur'ani, atehere mund te bindemi mjaft edhe per kete pohim jo aq te zakonshem.Kjo lidhje e shqiptareve me popujt me te lashte te Afrikes dhe te Azise se Aferme jane shume te hershme, me te hershme se sa eshte menduar deri tash, cka tregon fakti se perendia THOT(stergjysh i shqiptareve), e barti, pas katastrofes se Atlantides, qe ndodhi para 12000 vjeteve, kulturen ilire-shqiptare ne Afrike, sigurisht edhe ne Azi. Kurse, para 6000 viteve Thoti krijoi edhe sistemin e hieroglifeve ne baze te ilirishtes-shqipes, sistem ky qe sherbeu si moster per perpilimin e sistemeve te tjera te alfabeteve, si ai i shqipes, qe gabimisht e njohim si alfabet latin, i hebraishtes, samaritaro-palestinishtes, sirianishtes, arabishtes dhe greqishtes! Ky fakt tregon se iliret, si stergjysher te shqiptareve, nga gjuha e zakonet shtrihesin qe moti, jo vetem ne gjithe Siujdhesen Ballkanike, por edhe ne Siujdhesen Apenine, ne ishujt e Detit Mesdhe, Egje e Azine e vogel, ne Siujdhesen Arabike, ne Gadishullin e Pirenejve. Shkurt kultura iliro-shqiptare, si kulture e qyteterimit te pare te ketij ambienti, shtrihej nga Irani ne lindje, deri ne Atlantik ne perendim dhe nga Alpet ne veri, deri ne Afriken veriore ne jug.Ne kete pjese te veshtrimit tim -nenvizon Catapanoja- u demostrua vetem Thoti, i cili e krijoi alfabetin hieroglifik fonetik, me celes te shqipes(te ilirishtes-S.R.), qe u muar per cdo hieroglif te tingullit te pare, vokali ose konsonanti, te qenies se emrit shqip kuptim ky qe zbulon shpjegimin e sigurt, i cili nuk mund te mohohet:1. Qe origjina ilire na shpie ne kohe me te vjetra, histori kjo qe na mahnit, apo histori qe na shpie ne Neolit(koha e re e gurit). Ndoshta origjina e civilizimit neolitik fillon me zhdukjen e Atlantides(para 12000 vjeteve) epoke kjo qe solli nevojen e krijimit te Thot-it ne Egjipt, si menyre e shpjegimit te fillimit te punes.2. Ky studim, si pohim i se vertetes, korrigjon daten e historise, korrologjise(disipline qe studion ndarjen gjeografike), etnologjise dhe filologjise.3.Rishikimi i Thot-it zgjeron kufijte e shkencave qe deshem s'deshem ndikon ne metafiziken e cila eshte me rendesi per njeriun dhe njerezimin sepse arrihet rishtazi ne kuptimin e mendimit se ndjenjes se te vertetes per jeten qe eshte vertete natyre shpirterore, eshte ere e vertete e shkelqimit te lavdishem te DRITES SE PARE, perfundon G.Catapano.Rezultatet shkencore te arkeologeve angleze, amerikane, gjermane dhe turq, J.E.Gauter me 1894,R.Campbell-Thompson me 1910, E.Pitard me 1927, Kurt Bittel me 1831, Shevket Aziz Konsu, Kilic Kokten, Enver Bostanci, Muzaffer Shanyurek, Fikret Ozansoy, qe mga viti 1936 e tutje,Halet Cambel John Brandwood me 1968, etj... pasqyrojne ne menyre plastike ne veprat e tyre kete ceshtje. Sipas mendimit te ketyre dijetareve kuptojme:- se vala e pare e furishme e dyndjes se hiititeve te cilet perfaqesonin nje fis te vecante te ilireve, ose i takonin njerit nga fiset e shumta te dardaneve, u shperngulen, kuptohet ne disa faza nga Ballkani i Eperm, apo nga Dardania, kah brigjet perendimore dhe veriore te Detit te zi, kah Kaukazi per ne Anadolline Qendrore;- se kjo shperngulje u be ne kohen e paleoollitikut, mezelitikut dhe halkolitikut;- se hititet e sollen teknologjine e xehettaarise dhe te metalurgjise nga Ballkani ne Anadoll;- se kah 2000-vjetshi para e.s. filloi perriiudha historike ne Anadoll, e cila nga shkencetaret u quajt "periudha e hititeve"(2000-700 para e.s.)- se ne shekullin XII para e.s. permenden ttre perandore me emrin Arnuvanda I,II,III, prej te cilit emer si duket, u krijua, sipas ligjit te metastezes, njeri prej sinonimet per shqiptaret-arnavude;- se ne vitin 3000 para e.s. shkaktohet vaalla e dyte e furishme i dyndjes se ilireve dardane, prej te cileve u krijua Troja, dhe me emrin e dardaneve u emertuan: njera dere e Trojes Dardanos. Ngushtica detare mes Anadollit dhe Ballkanit-Dardanelet, dhe nje qytet Dardania apo Dardanos ne veri te Trojes.-se me 1200 para e.s. ndodh vala e trete eee dyndjeve se ilireve frigas nga Dardania e Ballkanit, prej te cileve u krijua Mbreteria Frigase(750-546 para e.s.) ne Anadollin Perendimor;- dhe se, me da duket, nga koha e dyndjes se hititeve daton historia e nje krahine ne Kaukaz, e cila quhej ne kohen antike ALBANIA, kurse banoret e saj albane, sigurisht nga emri i nje fisi te ilireve te Ballkanit, te cilet quheshin albane.Tani per tani di t'i ve ne pah edhe disa fjale hitite qe kane ligje me shqipen e sotme, fjale keto qe jane zbuluar ne plisat(tullat) e pjekura, te cilat kane sherbyer si mjet per te shkruar, me shkronjat e veta karakteristike kunjore dhe hieroglife.Ni = tani Asht = asht-i Ata = ati,baba Maje = ngritje,rritjeMat = mas, matje Njoj = njoh Wit = vit-i Ane = Ane-aGjun = gju-ri Qend = qind ili = yll-i, zoti Bait = oborrEt = etje,a Lule = lul:e,ja Est = eshte Dor = doreGurta= Kala(me gure) Mial = mjalte Wesha = veshje,a Miel = miell-iShur = rane,renishte Urim = urim-i Turija = turi-ri Nakt = nateAra = te lashtat Sojoti = site:e,-a Shkal = shpoj, shperthej Hur = uri.-aLeiht = lehte Lissi = lis,-i,sh,-aSipas G.Catapanos edhe vete Moisiu ka folur shqipen e Thotit dhe se emri hebrej- jevrej, per izraelitet rrjedh nga shqipja iliro hitite:JHVE=TI JE VET: JE VE(T). H e cekur ne hebraishten e vjeter eshte shqiptuar edhe si E.Disa historiane arabe mendojne se shqiptaret dhe arabet kane prejardhje te perbashket qysh nga kohet me te hershme. Kurse Elvia Celebiu(1611-82) ve ne pah se nga fisi Kurejsh, nga i cili rrjedh Muhamedi, profeti i islamizmit, rrjedhin edhe shqiptaret. Mirepo, orighinen e perbashket te shqiptareve dhe te arabeve, nese keto pohime kane baze shkencore, duhet kerkuar qe nga koha e lashte ilire, se paku para 4000 vjeteve, d.m.th. qysh nga koha e profetit Ibrahim, prej te cilit, thuhet ne boten arabe e hebreite, rrjedhin arabet dhe hebrejt. Ndersa Willy Borgeaud-i thore se palestinezet(filistinet) kane emer ilir, dhe se Argolida dhe Elida ne Greqi jane vatra te rendesishme ilire ne pjesen e mesdheut. E sipas mendimit te Faik Reshit Unatit, pelestinezet(filistinet) u terhoqen nga Kreta per ne Palestine rreth vitit 1200 para e.s. Palestinezet ishin banoret e ish qytetit ilit Paleste- Palasa e sotme ne Himare.Ne fund do ti ve ne pah disa konstatime te Giuseppe Catapanos lidhur me lashtesine e gjuhes shqipe. Sipas tij, kerkimet e ndergjegjshme apo studimi komparativ i gjuheve te vjetra llojllojshme, na shpien te "ESKUERA" baskist(E-SHKUERA, qe ne shqipen do te thote gjuhe e shkuar- e kaluar), d.m.th. na bien te shqipja, hititishtja, hebraishtja, arabishtja, arameikishtja(gjuhe semite perendimore e folur ne kohen e lashte ne Siri, Mesopotami, Palestine) dhe koptishtja - gjuhe liturgjike e te krishtereve te Egjiptit, qe do te thote gjuhe e Thotit.Kete e deshmojne faktet qe vijojne:-Shprehja PAN-AMEN, perbehet nga Zoti Amonnn, emer i perbere nga fjalet shqipe:A= AT= babe M = ME = meme ON = ONE= yn = yni (joni)mos te harrohet se eshte nje ZOT.Kjo shprehje perdoret te te gjithe popujt dhe ne te gjitha gjuhet ne dy forma:AMEN ose AMIN.- THOTI, qe eshte atribut i te gjitha shkeenncave antike, nga Nili e shtiu driten ne te gjithe boten, sepse ne Egjipt u krujua civilizimi i perparuar.- Prania e ilireve ne Egjipt mund te datioohhet para 12000 vjeteve, periudhe kjo qe perputhet me zhdukien e Atlantides, e cila u pershkrua nga Platoni ne dialogun e "TIMEO"-s dhe te "Crizia"-s.- Shqipja flitej para 12000 vjeteve, jo veettem ne token e Nilit, por edhe gjetiu, duke qene se:1. Ilirishtja ishte shume me e vjeter se sa mendohej deri me sot.2. Kultura e lashte e POPULLIT TE LIRE(iliro ne Egjipt ishte e vjeter, se paku 12000 vjet.- Emri POSEIDON, emertim i zotit te detevee dhe te termeteve i cili qe vellau i Zeusit(ZOTIT), shpjegohet me shqipen: PO SI - E - DON = me kuptimin: shume e deshiron.- Emri FARAON, me kuptim I NJEREZISHEM, poo ashtu rrjedh nga shqipja: FARA - JONE.- THOTI eshte lajmetar i perendive.- THOTI konsiderohet gjithashtu si personaalitet me i ditur, "me i urti prej te urteve" i te gjitha koheve me te vjetra, nga dokrina e te cilit dolen fillet e medha te humanizmit, sikurse RAMA, KRISHMA, MOISIU, ORFEU, PITAGORA, PLATONI, te gjithe:lajmetare, sub velo, te DRITES SE ARDHSHME, ekzistues te perhershem, DIVIN LOGOS FIGLIO DI DIO(ARSYEJA HYJNORE BIRIT TE ZOTIT), qe do te misherohej per clirimin e njeriut dhe shpetimin e botes.THOTI eshte themelues i religjionit te DRITES dhe i shkencave sekrete(oculte) te mistereve dhe eshte gjithashtu ne pergjithesi shpikes i shkrimit.Prandaj,bazuar ne shenimet e sipershenuara mund te konkludohet:- se pellazget - iliret ishin stergjysheriitt e shqiptareve;- se pellazget - iliret, me emra te ndryshhem,d.m.th. me emra te fiseve pellazgo-ilire(gege, toske, albane, arber, arnaute, dardane, maqedone, hetite a hitite, trojane, egjiptiane a etruske,etj ,etj.) jetonin ne nje siperfaqe shume me te gjere ne tri kontinente: ne Evrope, Afriken Veriore dhe ne Azi, deri ne Iran dhe Indi;- se ilirishtja-shqipja, si dega me e vjetter e familjes se gjuheve indoevropiane, eshte celes i qyteterimit njerezor;- se nga gjiri i ilireve dolen shume perennddi, profete,perandore e dijetare;- se stergjyshet e shqiptareve, pellazget--iiliret, me kulturen e tyre te larte kontribuan jo vetem ne civilizimin e popujve te tjere, te cilet i sundonin, por, me ane te asimilimit, kontribuan ne krijimin e shume kombeve dhe kulturave(feve,gjuheve,shkrimeve) te vecanta ne tri kontinente;- se shkaterrimi i pallazgeve-ilireve te sshhumte u shkaktua jo vetem nga katastrofat natyrore, por edhe nga luftrat e brendshme qe u shvilluan mes fiseve te tyre, lufte kjo qe vazhdoi, tradicionalisht, edhe ne ditet tona;- se nga berthama e pellazgeve-ilireve shuumme te lashte-vetem shqiptaret mbeten pa u shkrire ne popuj apo kombe te tjera- ne greke, hebrej, arabe, italiane, austriake, sllave te jugut, turq, etj;- se vetem geget, ne nje mase te konsideruueeshme, e kane ruajtur shqiptimin e ilirishtes-shqipes se lashte;- dhe se fjalen vendimtare, perkatese me cceeshtjet e shtruara, duhet ta japin ne rradhe te pare, filologet, arkeologet dhe etnologet.



Nga:Prof.Skender Rizaj

| View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com