Albatlanta

Mėma e latinishtes dhe greqishtes sė lashtė ėshtė gjuha Shqipe
MUZAFER XHAXHIU

Veshtrim sinoptik i tezes se prejardhjes

se shqiptareve nga pellazgėt

Pėr studjuesin Myzafer Xhaxhiu ėshtė e qartė: shqiptarėt janė pasardhės te ilireve. Pėr te, si studjues, ngrihet pyetja, qe e shqeteson shumė mjedisin akademik, se a janė pellazgėt njė hallke, ne zinxhirin e vijimesise ilire-shqiptare. "Mund te permendim disa gjurme te botės pellazge, qe kanė lidhje me problemin e etnogjenezes se shqiptareve. Dhe kėto, jo vetėm ne Ballkan, por me thelle ne lindje te tij", shkruan studjuesi

Qe shqiptarėt janė pasardhės te ilireve, kjo tanime ėshtė provuar katerciperisht nga shkenca e arkeologjise e gjuhesise dhe nga shkenca te tjera.

Mbetet, ndėrkohė i hapur problemi, a janė pellazgėt njė hallke ne zinxhirin e vijimesise ilire-shqiptare. Pėr kėtė janė shfaqur mendime qe se lashti nga autore greke e romake, pėr te vazhduar ne rrymen e shekujve dhe pėr te ardhur te studiues te ndryshėm shqiptare dhe tė huaj te ditėve tona.

Ne shkrimet pėr pellazgėt si pararendes te ilireve dhe shqiptareve, botuar ne gazeten "Drita" dhe ne organe te tjera te shtypit, autori ėshtė perpjekur te qemtoje ku ka mundur, te dhėna te grimcuara qe priten te hedhin sado pak drite mbi atė zbrazetire te mjegullt te botės mendore dhe shpirtėrore (me perjashtim te luftrave dhe piraterise) te epikes ilire, pėr te arritur ne kohėt me te vona, ku fatmiresisht shumecka nga parailiret (t'i quajmė kėta pellazge) na ėshtė bėrė e njohur nga autoret antike dhe te kohėve te mevona, nga gjetjet arkeologjike, nga ritet, kultet, etj., te ruajtura ne legjenda, ne kėngėt epike, ne simbolike, ornamentike, e madje, edhe pse e fundit, jo mė pak e rėndėsishme, ne gjuhe.

Hapesira gjeografike e pellazgeve

Autoret greke dhe romake i shtrijne pellazgėt qe nga bregdeti i Azise se Vogel, ne pellgun e Egjeut, ne Krete, ne Thesali, Epir, Peloponez deri ne gadishullin italik.

Nga kanė ardhur pellazgėt? Ka studiues qe thonė se duhet te kenė ardhur nga Azia Qendrore dhe janė dukur ne viset qe u pėrmenden me sipėr aty nga mesi i neolitit, rreth 3500 vite para eres se re. Shkenca jonė arkeologjike shenon se nga mesi i mijevjecarit IV deri rreth viteve 2600 ka ekzistuar njė qyteterim neolitik i njė popullsie qe greket e quajtėn me emrin "Pellazg", qe duket se kishin diēka te veēantė ne pamjen fizike, ne mėnyrėn e tė folurit ne "s" te zgjatur (Lissos, Issa, Larissa etj.) (Neritan Ceka, "Ilirėt", T 2000, f.33).

Historiani francez Fystel de Kulanzh, ne vepren e tij "Qyteti-shtet antik" 1864), duke folur pėr greket, romakėt, hinduset e te tjerė, shenon se te gjithė kėta "i perkisnin te njejtes race; te paret e tyre ne njė epoke shumė te largėt kanė pase jetuar ne Azine Qendrore. Pikėrisht aty zune fill besimet dhe ritet ne kėta popuj".

Edhe dijetari ynė i shquar Sami Frasheri, duke folur pėr pellazgėt thotė: " Duket se kėta erdhen me pare se te gjithė prej mesit te Azise ne Evrope".

"Niebuhr i bėnte pellazgėt popullin me te perhapur ne Evrope, pėrpara se te fillonte historia e Greqise" (G.Dottin. Popuj te vjetėr te Evropes. P.1916, f.129).

Mjaft studiues janė te mendimit se pellazgėt kanė qenė njė popullsi e madhe, qe ka mbuluar Azine e Vogel, Greqine, Ballkanin deri ne pellgun danubian, njė pjesė te gadishullit italik etj., ku lane gjuhėn e tyre dhe hyjnite, qe helenet dhe italiket i pervetesuan.

Babai i historisė se Greqise, Herodoti, i quan pellazgėt popullsi autoktone qe ka banuar ne Greqi, pėrpara ardhjes kėtu te heleneve. Fisi helen, sipas Herodotit, pėrfaqėson valen e emigranteve. Po tė kemi parasysh, pėrhapjen e pellazgeve ne brigjet e Mesdheut, ne Ballkan, ne Azi te Vogel, ne gadishullin italik e gjetke, nga mijevjecari IV deri ne mijevjecarin II, koha kur fiset helene erdhen dhe u vendosen ne jug te Ballkanit, territori i Hellades ka qenė mjaft i rrudhur, ne krahasim me hapėsirėn, qe zinin fiset pellazge. Sipas Skyllaksit, Hellada fillonte nga gjiri i Ambrakise e poshte. Edhe Straboni shenon se ajo nga ana perendimore dhe veriore kufizohet me fiset epirote dhe ilire, ndėrsa nga lindja me fiset maqedone deri ne Bizant.

Historiani i lashtė grek Tuqididi, duke folur pėr Helladen, thotė se ajo nuk ekzistonte me pare dhe se "emrin asaj ia dhanė, sipas emrave tė tyre, fiset e ndryshme, me tepėr pellazgėt".

Shkendijime pellazge ka edhe ne popuj te Kaukazit. Duket, te ardhur nga Azia Qendrore, kanė bėrė ndalesa tė ndryshme duke lėnė kudo gjurme tė tyre. Studiuesi grek M.B.Saqellariu ne vepren "Popuj helene me origjinė indoevropiane" shenon se pellazgėt kanė hyrė ne Maqedoni nga veriu. Njė tradite e lashtė ruan kujtesen se ne Maqedoni kanė banuar edhe frigjet, fis pellazg ne Azine e Vogel, ku kishte edhe fise te tjera pellazge si lidianet, karianet, likianet, trojanet. Shumė hyjni te panteonit mitologjik, qe greket i moren nga pellazgėt (Herodoti) i gjejmė edhe ne popujt e Azise se Vogel, shumė me pare kolonizimit tė tyre nga greket.

Ka studiues, qe i ngacmon disi termi pellazg. Bukur! Le t'i quajmė pellazgėt protoilire, preilire, s'ka rėndėsi. Puna ėshtė tė ecim ne njė rrugė, qe na lejon te shtyhemi sa me thelle, ne kerkim te lashtesise se rrenjes nga e cila kemi dalė!

Le ta shohim problemin me shkoqur. Ėshtė provuar tanime katerciperisht mbi baza shkencore se shqiptarėt janė pasardhės te ilireve, te asaj popullsie te madhe te pjeses perendimore te Ballkanit, qe shtrihet nga gadishulli i Istries... etj. etj., deri ne gjirin e Ambrakise (gjiri i Artes). Sipas Fjalorit Enciklopedik Shqiptar pėrmenden shumė emra fisesh, por emri i perbashket ilire, del vetėm ne shekullim V para eres se re, i pėrmendur nga Herodoti, I.196.

Ta pranojmė se kultura ilire del ne drite aty nga epoka e bronzit te vonė (2100-1200) para eres se re; del pyetja; qe nga kjo epoke deri ne shekullin V, kur lindi shteti ilir dhe formohen qytetet ilire, ēka ndodhur, me se ėshtė mbushur kjo hapėsirė kohore, me poceri, me qeramike, me farketim shpatash, heshtash, hanxharesh, me disa gloza te trasheguara si sika (thika), peli (pleq), aspetos (i shpejte), apo me disa emra gjeografike e njerėzore qe shpjegohen me fjalėt shqipe si Dardania (dardhe), Dalmaci (dele, delme), Bardhyl (bardhe).

Pėr toponimin Ulqin jepet shpjegimi me fjalėn ujk (Fjalori Enciklopedik Shqiptar) ne fakt duhet ulk (thuhet ne Gjirokaster), kendej dhe ulkonje. Por nuk duhet ndalur kėtu. Ne greqisht lykos (likos) ėshtė ujku, ne serbokroatisht vuk, ne rusisht vollk, bullgarisht vellk. Kjo analogji gjuhėsore ėshtė mbi bazen e origjines indoevropiane. Por kėtu ėshtė fjala pėr lidhjen me mitin pellazg. Sipas tij Likaoni ishte biri i Pellazgut dhe i pari qe civilizoi Arkadine, njė nga banimet me te njohura te pellazgeve. Kėtė kujtese mitike e gjejmė sot ne emrin e pervecem njeriu, Uk, ne veri te Shqipėrisė, madje dhe te ilirėt e sllavizuar ne Mal te Zi Vuk. Ēka na vjen se lashti nga mitologjia pellazge: Zeus lykaeos. Tė romakėt kemi Luperka, emėr i njė hyjnie te lashtė, qe, sipas legjendes, ushqeu Romulin dhe Remin (nga fjala latine lupus, ujk).

Duke vezhguar qyteterimet e tejlashta parahistorike te popujve te ndryshėm qe kanė pase jetuar ne Azine Qendrore dhe pas njė shpernguljeje te madhe kanė levizur ne drejtime tė ndryshme drejt Evropes, Azise se Aferme, Afrikes dhe me gjerė, te krijohet pershtypja se je pėrpara njė pluhuri nebuloz kozmik, qe duket si njė re e stermadhe me konture te papercaktuara, pas se cilės fshihen yjet qe leshojne veē njė drite agu te muget, mezi te dallueshme. Turma njerezish primitive te paleolitikut, e madje dhe me herėt, u ngjizen shkalle shkalle ne fise dhe popuj ne amalgame te njė trungu te perbashket, qe me kohe leshoi degezime, njė prej te cileve duhet te jetė ajo popullsi e madhe qe njihet me emrin pellazge, ne gjirin e se cilės gjelluan fise tė ndryshme.

Ndarja e kėtyre popujve ne grupe te veēanta gjuhėsore, sipas vecorive morfologjike e fonetike ėshtė njė konvencion linguistik, por kjo nuk na pengon te dallojme atė c'kanė te perbashket ne mėnyrėn e perceptimit fantastik te botės, mitet, kultet, ritet, zakonet, bestytnite etj., ēka qenė kushtėzuar nga ngjashmeria ne zhvillimin e tyre lendor, shpirtėror e konceptual.

Studimi i gjuhės ne zhvillimin historik te saj ka rėndėsi te veēantė pėr te hedhur drite mbi shumė ēėshtje, qe kanė lidhje me etnologjine, me stadet e zhvillimit te kulturės materiale e shpirtėrore te njė kombi, por kjo nuk duhet te pengoje pėr ta pare, ta zėmė, njė fjale te caktuar, te analizuar ne laboratorin linguistik, pėrtej ligjeve gjuhėsore.

Le tė marrim si shembull fjalėn dru, pėr te cilin pellazgėt kishin kult, i cili si i tillė ka arritur deri ne ditet tona. Sipas leksikologjise, kėtė fjale, si indoevropiane qe ėshtė, e gjejmė ne disa gjuhe: ne rus. djerevo ne gr. e vjetėr, drys (dushk, por dhe ne pėrgjithėsi dru, pemė), ne ser.- kroat, drvo (lexo dervo), ne fiset kelte gjejmė druide, prifterinj, qe gjenin veti misterioze te disa lloje druresh.

Druri, ne mėnyrė te veēantė lisi, ėshtė thjesht kult i pellazgeve, qe ne, pasardhesit e tyre, e kemi trashėguar te gjallė deri ne ditet tona. Legjenda tregon se hyjnesha Dija, qe shkaktonte shiun dhe qe mund te jetė dielli, e bashkuar me Apollonin, qe te dy hyjni pellazge, linden Dryopin. Alegoria, pra, ėshtė e qartė: shiu i bashkuar me diellin linden druret, bimesine. Nga frika e t'et, Dija e fshehu femijen ne njė lis te zgavruar. Dija lidhet me emrin e Iksionit, hero i kultit te lisit, pinjoj te te cilit mbaheshin Lapitet dhe Kentauret. Kėta kanė qenė fise primitive malore ne veri te Greqise. "Pasardhes te kėtyre racave te lashta neolitike, shkruan studiuesi Robert Grevs ne vepren "Mitet greke" (1972, v.I, f.364) janė ruajtur ne malet e Arkadise dhe ne Pind deri ne periudhėn klasike, kurse gjurmet e gjuhės se tyre parahelene i gjejmė ne Shqipėrinė e sotme". Pėr kėtė argument, mund tė shkruhen faqe te tera, siē ėshtė bėrė edhe ne ndonjė shkrim me pare. Po shenojme shkurt:

- Ne tempullin e Dodones pellazge ekzistonte kulti i lisit. - Dryadat, nimfat e pyjeve, Qariatidat, nimfat e arres (nga fjala shqipe qarr). Ashtu si Driadat, nimfat qe mbronin pyjet dhe pemėt, kemi ne mitologjine shqiptare nimfat Jashteme.

Kulti i drurit ka qenė i perhapur te pellazgėt dhe me gjerė. Ne dramen "Vilhelm Teli" Shileri tregon se zviceranet besojnė se po t'i presėsh drute me late (sepate e vogėl) u del gjak. Druret kanė magji. "Kujtdo qe atyre u bėn dem / Pas vdekjes i del dora jashtė varrit".

Autore te ndryshėm kumtojne se hyjnesha Artemide i dha anijes Argo pėr direk njė nga lisat fatthenes te Dodones pellazge ne ekspediten e argonauteve te prire nga Jasoni pellazg. Tė gjitha kėto dhe te tjera na shtyjne te besojme se kemi te bėjmė me njė nenshtrese parahelene dhe parailire, pra pellazge, ēka ka rrezatuar gjerė dhe ėshtė trashėguar e gjallė ne shumė elemente te saj me prirje te dukshme pėr te vėrtetuar prejardhjen e ilireve dhe te shqiptareve nga pellazgėt hyjnore, siē i ka quajtur Homeri.

"Pėr kėtė substrat te tejlashte, pėr kėtė popullsi indoevropiane te Ballkanit Perendimor te epokes se eneolitit a mund te pėrdoret njė emėr i pervecem? Termi pellazg, qe trashegojme nga burimet antike dhe qe mendojmė se gjen mbeshtetjen pjeserisht nga te dhenat arkeologjike, mund te pėrdoret ne kuptimin konvencional, me njė pėrmbajtje e domethėnie te caktuar. Kėshtu, bashkėsia e gjerė kulturore e kultike dhe pjeserisht etno-gjuhėsore, qe u formua gjatė eneolitit ne Ballkanin Perendimor, mund te quhet pellazgjike". (Muzafer Korkuti. Parailiret Ilirėt Arberit. T.2003, f.23).

Ky vėshtrim i arkeologut M.Korkuti mendoj se ėshtė me mjaft interes, sepse le shteg pėr ta kapercyer atė hije skepticizmi, qe ėshtė dukur aty kėtu lidhur me problemin ne fjale, veēse duhet shtuar kėtu se bashkėsia kulturore e kultike, qe u formua gjatė eneolitit ne Ballkanin Perendimor, nuk ėshtė e njekohshme pėr te gjithė popujt. Pellazget ne kėtė mes kanė pjesen e tyre te veēantė, qe shtyhet shumė me pėrpara eneolitit. Po hyjnite, te cilėt ne epoken e thelle prehistorike nderoheshin ne formėn e tyre totemike theriomorfe (ne pamjen e kafsheve ne pėrgjithėsi te egra) si gjarpri, ujku, dhia e eger, shqiponja etj., apo sendet, dukurite natyrore si deti, qielli, toka, etj., qe u hyjnizuan dhe moren emra te pervecem, apo druri, lisi, guri, uji etj, te cilėt u shnderruan ne kulte, pėr te ardhur me vonė te hyjnite antropomorfe si Kroni, Urani, Zeusi, Hera, Atena, Dhemetra, Afrodita, Artemida, Apolloni e shumė te tjerė; tėrė ky univers fantastik mos valle u ngjiz ne kohėn e bronzit? Tė gjitha kėto, zune fill mijėra vite me pare se epoka e eneolitit, kur njeriu primitiv jetonte nėpėr shpella. Shumecka nga ky univers i sterlashte: hyjni, kulte, rite, zakone, i kemi ruajtur dhe i kemi mbajtur gjallė ne rrjedhen e shekujve deri ne ditet tona, me shumė ne viset malore, thuajse te pashkelura nga dyndje fisesh e popujsh.

Le tė shohim njė fakt pėr te hedhur paksa drite mbi hyjni dhe heronj te njohur te lashtesise. Ne Dodonen pellazge, Zeusi Dodonas (Homeri) me Eginen lindi Ajakun ose Eakun. Nga ky bashkim lindi Peleu, i cili me hyjneshen Tetis lindi Akilin, nga Telamoni lindi Aiaksi. Kendej zuri fill fisi i Pelideve dhe i Aiakideve, te cilėt kishin te shenjtė kultin e lisit te Dodones, i cili me feshferimen e gjetheve te tija jepte orakujt, qe interpretoheshin nga prifterinjte te quajtur Sele. Ne Dodone heroin e luftės se Trojes, Akilin, e quajne me gjuhėn e vendit aspetos, siē e quan Homeri kembeshpejte.

Ėshtė me interes te shenojme se emrin e Akilit e gjejmė jo vetėm ne Dodonen e Thesprotise iliro-epirote, por edhe me ne veri te saj, te fisi ilir i Enkeleasve. Ne shėnimet e Gjon Muzakes, lėnė ne formė testamenti lexojmė ne njė vend se ne ishullin e liqenit te Prespes ishte njė kishe, ku ndodhej trupi i Shen Arkelaut, qe, sipas perkthyesit Dhori Qiriazi, studiuesi K.Hopf e lexon "Trupi i Shen Akilit". Ėshtė pėr t'u shėnuar se emri Arkela (ne gr.Ahilevs, pa r), ne formėn Arqile dhe Arkile e gjejmė rendom ne Shqipėri.

Odisea, para se te kthehej ne atdhe, ne Itake, pas rrenimit te Trojes, shkon ne Dodone te marrė vesh nga gjethet e lisit te Zeusit se c'fat do tė kishte gjatė udhetimit te tij. Penelopa, gruaja e tij, i quan thesprotet dodonas "Miqte tanė me bese" ("Odisea", kenga VI, vargu 524).

Njė pikė referimi me rėndėsi, qe konvergon drejt ndricimit te problemit ne fjale, ėshtė ishulli i madh Kreta, e banuar qe ne periudhėn e neolitit, aty nga mijevjecari IV dhe III. Ne Krete u dynd njė popullsi e ardhur nga Lindja, te cilėt ndertuan njė qytet me mure qiklopike, te njohur ndryshe dhe pallazgjike, Gortynin, ne kembet e malit Ida. Vete toponimi dhe mitet flasin pėr pranine e pallazgeve ne Krete, para shfaqjes se heleneve ne jug te gadishullit ballkanik.

Kėtu dhia Amaltea ushqeu Zeusin me qumeshtin e saj. Amaltea: nga shqipja tamel, qumėsht. Tjetėr element pellazg ne Krete ėshtė fakti se veshja e grave te Kretes se lashtė ėshtė njė me atė te Malesise se Shkodrės (Encik.greke, volumi XV, f.171, Athine, 1931). Tė gjitha kėto, janė argumenta me shumė rėndėsi dhe elemente qe dėshmojnė se Kreta u banua, qe nga epoka neolitike prej paraheleneve qe ishin vete pellazgėt.

Prof.E.Cabej mendon se njesia ballkanike ekziston edhe ne Lindjen e aferme, ne Siri dhe ne Palestine. Kėto ndoshta mund te kenė lidhje shumė te vjetra (Studime gjuhėsore, vell. V. f.209).

Kur vihesh tė shkruash pėr pellazgėt te duket se po tė sulmon njė ortak marramendes qe, duke u perplasur nėpėr shkembinjte e kohėve, dizgregohet ne mijėra grimca, pas te cilave fshihet "njė mister", qe xixellon te rizbulohet pėr t'u salduar ne njė kohezon tanime te tronditur ne rrymen e shekujve. Tė vijnė ne mendje njė mori te dhenash, faktesh reale apo te hamendesuara, qe nuk ėshtė e lehtė t'ua gjesh fillin pėr njė lidhje te brendshme ndermjet tyre. Nocioni "pellazg" ėshtė njė univers ne njė shtrirje te gjerė gjeografike e kohore, i rreshqitshem dhe hipotetik, gjithsesi real dhe bindes me aq shumė te dhėna te natyrave tė ndryshme dhe me atė informacion qe na vjen nga autoret antike dhe nga studiuesit e kohėve moderne.

Janė me dhjetra, historianet e Greqise se lashtė dhe te Romes, qe kumtojne se pellazgėt ne trevat e Ballkanit kanė qenė para grekeve, madje duke i lokalizuar ne vise tė ndryshme te Greqise dhe me gjerė ne Ballkan, ne Azi te Vogel, ne Azine Qendrore, ne gadishullin italik etj.

Mund te permendim disa gjurme te botės pellazge qe kanė lidhje me problemin e etnogjenezes se shqiptareve. Dhe kėto, jo vetėm ne Ballkan por me thelle ne lindje te tij.

Profesor Fossati, historian i artit te Lindjes se Larget ne Universitetin e Gjenoves, mė ka bėrė te ditur gojarisht se ka njė vazo te epokes neolitike ne Muzeun Historik Kombėtar, Tiranė, rreth 4000 vite para eres se re, qe ėshtė identike me vazot kineze. Mendova se do tė jetė tip vazoje e ndonjė kulturė te vjetėr hinduse, kufitare me kulturėn kineze, ēka do tė fliste pėr Hindine, si njė nga djepet e lashta te pellazgeve, ashtu siē mund te kenė qenė shumeret, popullsi indoevropiane, te vendosur ne Mesopotamine e Poshtme, me njė qyteterim qe vjen nga mijevjecari i katėrt para eres se re. Ne mitologjine e tyre gjejmė kulte te pėrbashkėta me ato tonat si ai i shqiponjės, i diellit etj. Ne krahun tjetėr te bregut veriperendimor te detit Kaspik, ku kanė banuar shumeret, ne bregun lindor te Kaspikut ka qenė treva e emeruar Albania kaukaziane, ku kanė banuar albanet (Plutarku, Lukuli 26, Pompeu 34 etj.). Sot kjo treve korrespondon me Lezgistanin, banoret e te cilit, lezginet, e quajne veten lezgijar. Ėshtė pėr t'u shėnuar si karakteristike prapashtesa -ar ne analogji me gjuhėn shqipe fshat - ar, kepuc-ar, kolonj-ar. Deri ne vitin 1928 gjuha lezgine shkruhej me alfabetin latin, dhjetė vite me vonė u kthye mbi bazen e alfabetit cirilik.

B. Terracini ne vepren e tij "Toponomastika sarde, f. 112, duke folur pėr shumesin e disa fjalėve qe mbarojne me -ar, sjell si shembull clan, shumesi clenar, shenon se njė dukuri e tillė verehet edhe ne gjuhėt kaukaziane.

Ne njė vrojtim qe bėn G. Dottin ne vepren "Popujt e vjetėr te Evropes, P. 1916" pėr fjalėn oior (njeri) e cila ne shumes bėn enarees (njerėz) ne gjuhėn e skitheve, shohim njė analogji te pastėr me gjuhėn shqipe. Por kjo dhe te tjera te natyres gramatikore ndodhin ngaqė janė te rrenjes indoevropiane. Ndryshe ėshtė kur takojme toponime, etnonime, antroponime e te tjera qe na kujtojnė iliro-pellazgėt.

Pėr pėrhapjen gjeografike tė tyre takojme toponime si kėto dhe shumė te tjera qe flasin ne gjuhėn shqipe: Dacia maluensis-Dakia malore (Mark Aureli), Dacia ripensis-Dakia me male rrypa-rrypa, te thepisura (Diokleciani). Ne Atike njihej njė komune malore me emrin Skambonidhe-vis shkembor (A. Bailly. Fjalori Greqisht (e vjetėr) - Frengjisht, Paris, 1950). Ne kufirin midis Cekise dhe Polonise kemi vargmalet Karpate-shqip karpe, shkrep; malet Beskide-shqip bjeshke. Ka folur E. Cabej pėr kėto te fundit.

Tė c'epoke janė kėto emertime? Problem i vėshtirė, por qe ngacmon. Pėr kėtė dhe te tjera duhet tė merren ekipe studiuesish pėr t'i ardhur sa me pranė te vėrtetės historike. Ngacmues janė etnonimet pellazge, albane, ilire, qe nderthurren dhe shfaqen ngaterrimisht ne kohe. Krahas pellazgeve vėrejmė te flitet pėr albanet dhe Albania, ne Azine Qendrore, ne Kaukaz e me gjerė, madje dhe pėr hyllet, pėr bardejte.

Albania ne autoret romake Plini (shek.I era e re), Taciti (shek i-II era e re) e shenojne si vis ne brigjet e detit Kaspik. Si fis ilir pėrmenden albanet (Albanoi) pėr te parėn here bashke me qytetin e tyre Albanopolis nga gjeografi dhe astronomi Ptoleme (shek. II-II era e re). Vlen te shenohet se fjala "Albane vjen nga gjuha latine albus, a (e, e bardhe). Prandaj shpesh takojme dhe etnonimin bardei, Bardili, Bardii.

Po ne kėtė hapėsirė gjeografike, ne mbreterine pėrse, njihemi me njė fare Bardii, vėlla i Kambyzit dhe ky babai i mbretit Kir (Falls. 3000 vitet e para).

Tani, tepėr larg kėtij areali, gjejmė njė popull me emrin Bardili, ne krahinen Tarakonense ne verilindje te Spanjes. Mos valle ka qenė njė emigrim i ibereve dhe albaneve (bardhenjve, bardyleve) te Kaukazit ne kėtė vis te Evropes? Kėto e te tjera mbeten ende pėr t'u hulumtuar.

Kaj Mari, gjeneral dhe burrė shteti romak (shek.II para eres se re) truprojen e kishte te perbere me Bardei, skllever ilire, te njohur pėr trimėri (Plutarku, Lukuli).

Njė autor romak, Kapitolini, quan Bardei njė popull te Ilirise.

Tėrė kjo histori flet qartė pėr atė qe Bardejte janė Albanet, fis ilir, dhe ne njė kuptim te gjerė ilirėt.

Duke rremuar me kujdes dhe duke qemtuar ato ēka na duken me domethenese ne lidhjet e tyre te brendshme e te drejtperdrejta, mund te arrijme ne perfundime me interes ne te mirė te tezes ne fjale. Sepse ka shpesh sprova pėr te shpjeguar njė dukuri, duke u mbeshtetur ne pėrputhje te rastesishme, apo ne zberthime empirike simpliste etimologjike te njė fjale. Kėshtu: Sikelia (Sicilia) d.m.th. "koka e kalit", Sikani, krahine e Sicilise, d.m.th. "si qeni"; Menela - "ment e lane"; Elena- "e lena nga mendte" e sa e sa te tjera!

Pėr denominativin: Pellazg, Ilir, Arber, Shqiptar do tė bėhet fjale ne njė shkrim tjetėr.


MUZAFER XHAXHIU
http://www.zeriyt.com/ | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com