Albatlanta

Njė pėrmendore tė dijetarit tė madh nė Tiranė
Prof. Dr. Agron Fico
• Nga Prof. Dr. Agron Fico
Kam pasur fatin ta njoh nga afėr. Tė ndjek mbledhjet e sektorit tė Gramatikės dhe Sintaksės tė Gjuhės Shqipe, diskutimin pėr veprėn e tij madhore – Buzuku transliterim dhe transkriptim, nė mbledhjet e redaksisė sė revistės autoritare “Studime filologjike”, etj. Sa herė qė fliste, nxirrte menēurira 


Akademik Eqrem Ēabej, gjithė jetėn e vet shkencore ia kushtoi monumentit mė tė rėndėsishėm e vezullues tė kombit shqiptar, gjuhės shqipe. Ai ishte edhe u bė me njė punė krijuese shkencore mbi gjysmė shekulli, ikonė e shqipes moderne. Arritjet e tij shkencore ishin madhore dhe tė pamasa. Dijetari i talentuar, Eqrem Ēabej ėshtė njė shkencėtar poliedrik. Nė ēdo lėmė qė punoi, ai vuri gurė themeli.
Kam pasur fatin ta njoh nga afėr. Tė ndjek mbledhjet e sektorit tė Gramatikės dhe Sintaksės tė Gjuhės Shqipe, diskutimin pėr veprėn e tij madhore – Buzuku transliterim dhe transkriptim, nė mbledhjet e redaksisė sė revistės autoritare “Studime filologjike”, etj. Sa herė qė fliste, nxirrte menēurira.
Ruaj si gjė tė rrallė njė separate tė studimeve etimologjike tė dhuruar, nė tė cilėn me dorėn e vet shkruan: “Shokut Profesor Agron Fico, me urimet mė tė mira nė detyrėn e re. E. Ēabej 9.I.1962”. Fjala ėshtė pėr caktimin tim si profesor i Gjuhės Shqipe nė Universitetin e Gjuhėve tė Huaja tė Pekinit (Kinė).
Te personaliteti i tij akademik janė ngjizur nė njė tė vetme, shkenca dhe dimensioni njerėzor. Mbledhėsi i folklorit, Fatos Mero Rrapaj, i pėrndjekur dhe i nėnēmuar nga institutet shkencore tė kohės, kishte grumbulluar thesare tė folklorit ēam nė ekspedita vetjake, duke pėrdorur ditėt e pushimit. Ia bėra tė njohura Profesor Ēabejt dhe ai ia hapi derėn e shtėpisė kėtij mbledhėsi tė pasionuar tė folklorit. Profesor Ēabej dėgjonte me kujdes vėzhgimet e sjella nga fusha e kėrkimeve tė Fatos M. Rrapajt dhe i jepte, me shumė dashamirėsi udhėzime pėr kujdesin ndaj fjalės sė pastėr shqipe.
Kisha pak kohė qė kisha filluar si punonjės i ri shkencor nė Institutin e Historisė dhe Gjuhėsisė, nė sektorin e Folklorit. Kėshilli shkencor kishte shtruar si detyrė botimin e korpusit tė folklorit shqiptar sipas gjinive dhe llojeve. Si gjithmonė, debatet pėr kriteret e botimit, pėr vlerėn shkencore dhe kulturore ishin tė nxehta. Profesor Ēabej ishte njė njohės i thellė i etnokulturės kombėtare dhe gjithmonė interesohej pėr botimet dhe materialet e reja qė vinin nga ekspeditat kėrkimore nė terren, nga vise tė ndryshme tė Shqipėrisė. Profesori e miratoi programin pėr botimin tėrėsor tė folklorit shqiptar, atė qė u quajt “Korpusi i folklorit shqiptar”, qė u botua, sipas gjinive dhe llojeve, nė disa dhjetėra vėllime. Ai shtroi njė ide tepėr origjinale. Pėrmendi punėn e madhe tė kujdesshme tė botuesve tė “Visareve tė kombit” (1937), dhe nėnvizoi nevojėn e njohjes dhe pėrvetėsimit tė asaj tradite tė mirė, si bazė edhe pėr botimet e ardhshme.
“Kam mendimin, - tha Profesori, - se pėrpara botimit tė materialeve mbledhur dhe grumbulluar nga ekspeditat dhe bashkėpunėtorėt, duhet tė botohet gjithė trashėgimia folklorike nga 1635, me Fjalorin e Frang Bardhit dhe deri tek Pavarėsia e Shqipėrisė (mė 1912)”. Kjo ide e profesorit u mishėrua me botimin e tre vėllimeve me titullin, “Mbledhės tė hershėm tė Folklorit shqiptar (1635-1912). Po ėshtė pėr tė ardhur keq, se mjaft mbledhės dhe studiues tė shquar tė folklorit nė ato vite mbetėn jashtė kėsaj serie. Kjo ishte pasojė e qėndrimeve dhe politikės sė egėr tė diktaturės komuniste ndaj intelektualėve, veēanėrisht atyre katolikė.
Interesi i Akademik Eqrem Ēabejt pėr etnokulturėn ėshtė pjesė pėrbėrėse e sistemit tė tij shkencor dhe lidhet ngushtė me metodėn e tij tė studimit dhe tė kėrkimit.
Vetė dijetari kishte bindjen se gjuhėsia dhe folklori “janė dy fusha shkencore qė duhet tė ecin krah pėr krah dhe rezultatet e njėrės dije i hyjnė nė punė edhe tjetrės”. (E.Ē. f. 141)
Madje jo vetėm nė studime tė mirėfillta pėr fenomenet etnokulture, por edhe nė studimet etimologjike gjejmė shembuj dhe shpjegime pėr figurat mitologjike dhe folklorike shqiptare. Edhe tek njė nga botimet e fundit, “Enciklopedia e Iso-polifonisė popullore shqiptare” (Tiranė, 2007), shpjegimi i mjaft termave dhe emėrtimi i disa veglave popullore janė vjelė nga studimet etimologjike tė Ēabejt. Tė tilla janė: avaz, bakllama, bicule, bilbil, bipe, bori (buri), canganė, cicėron, cingare, cingron, citėr, ēallgi, ēengi, ēomange, flojere, jehonė etj.
Njė veēori e metodės sė Ēabejt nė studimet folklorike ėshtė zbatimi i parimit diakronik. Kėshtu, nė Esenė shkencore pėr baladėn e njohur “Kostandini i vogėlith dhe kthimi i Odiseut”, ai krahas analizės sė thelluar tė motivit kryesor dhe pėrqasjeve me simotrat ballkanike, trajton edhe etimologjinė e emrit tė personazhit kryesor, shtresimet kulturore. Variantet arbėreshe janė mė tė hershme, ndėrsa tek emri Ymer Ago (ose Imer Ago) shikon njė ndikim islamik. Dijetari Eqrem Ēabej, nė referencė tė njė studiuesi hungarez, Karl Kerenji, na thotė se “prehistoriani i dėgjuar gjerman, Karl Shuhard shikon tek Odiseu “ilirin e vėrtetė’, sepse ky mbretėron mbi ishuj qė janė tė sferės ilire dhe dallohet me urtėsinė e me gjakun e ftohtė tė tij prej heronjve tė Iliadės”. (Vep. cit., f.208)
Kontributi i Prof. Eqrem Ēabejt nė fushėn e Etnokulturės ėshtė i veēantė, origjinal dhe shkencor.
Ai ka trajtuar njė rreth tė gjerė problemesh tė kulturės folklorike shqiptare nga njė kėndvėshtrimi kritik dhe ka dhėnė teza dhe mendime qė i kanė qėndruar kohės. Po pėrmendim studimet e tij si: “Kėnga e Leonorės nė poezinė popullore shqiptare”, “Kostandini i vogėlith dhe kthimi i Odiseut”, “Djana dhe zana”, “Vatra dhe Bota nė poezinė e De Radės”, “Themelet kulturore-historike: Populli dhe poezia e tij”, etj.
Kur flet pėr njė nga pasuritė kulturore mė tė gjera dhe mė tė ēmuara tė kombit tonė, kėngėve tė kreshnikeve ose “ēifti vėllazėror, Muji e Halili”, gjen aty jo vetėm ndikime tė islamizmit, por edhe gjurmė tė kohės bizantine, madje shkon edhe mė tej, gjen gjurmė tepėr tė lashta, gjurmė ilire. Ai shkruan se “Mua te Muji e Halili mė pėlqen tė shoh analogjinė shqiptare tė lashtė e ndofta ilire tė atij ēifti vėllezėrish trima qė ndeshim te grekėt (Dioksurėt), keltėt, gjermanėt dhe indėt (Aēvins) si dhe nė epopenė heroike armene: Sanazar dhe Aslimetik, tė bijtė e mbretit Senekerin”. (Sh.Demiraj, f.40-41). Duke kuptuar kompleksitetin e origjinės dhe pėrhapjen e kėtyre kėngėve jo vetėm nė Ballkan, por edhe nė vende tė tjera tė Europės dhe mė tej, Ēabej i madh thotė: “Ka shenja edhe pėr rolin dhėnės tė poezisė popullore shqiptare brenda kėtij qerthulli epik”. (Po aty, f.41). Kėtu sjell si argument ndėrtim tri-pjesėsh tė emrave tė heronjve tė kėtij cikli si: Gjergj Elez Alia, Destar Osman Aga, Sokol Hali Aga etj, etj; qė barazohen me emrat e tyre tri-pjesėsh me emra shqiptarė tė Veriut si Ded Gjo Luli, Prek Bib Doda, Prelė Memė Ujka, (ky nė Kosovė) me emra labe Metat Gjonligu, Isa Gjonzeneli, etj. Emra tri-pjesėsh tė personave ka pasur nė Shqipėri edhe nė kohėn e mesme, si Gjin Bue Shpata, Tanush Muzak Topia, etj. Emra tri-pjesėsh tė personave, qė i kanė sė bashku, si Veriu dhe Jugu i Shqipėrisė, janė gjurmė tė lashta tė njėsisė sė dikurshme shqiptare. (Vep. e cit., f.41)
Dijetari i talentuar nėnvizon edhe njė fakt tjetėr se Gjergj Elez Alia, heroi popullor aq i kėnduar ndėr shqiptarė, boshnjakėt muhamedanė e bullgarė, rron te kėta dy popuj sllavė me emrin e parė shqiptar, Gjergj, Gerg.
Studiuesit e kėtij cikli kanė vėnė re se figura dhe motive karakteristike pėr poezinė popullore jugosllave mungojnė nė poezinė e sllavėve tė tjerė. Ēabej mendon se “rrjedhin prej nėnshtrese ilire, tė cilėt sllavėt jugorė e ndeshėn kur pushtuan kėto vise.” Kėto analiza tė mprehta krahasuese e kanė shpėnė dijetarin Ēabej nė pėrfundimin madhor se “procesi sllavo-shqiptar i huamarrjes do tė ketė qenė kėtu i dyfishtė… Sllavėt, nė simbiozėn qė bėnė me shqiptarėt e moēėm, do tė kenė marrė lėndėn e kėngėve tė kėtyre dhe do t’ua kenė kthyer pastaj rishtas nė njė trajtė disi tė sllavizuar”. (Vep. cit., f.41-42)
Ky ėshtė njė kontribut i pamasė origjinal, nė diskutimin rreth origjinės e huazimeve tė kėtij cikli me simotrat ballkanike.
Ky qėndrim ėshtė njė shembull konkret i ndritur i kodit moral-atdhetar i kėtij gjeniu tė kulturės shqiptare - Tė jemi objektivė, por jo indiferentė.
“Universi i eposit heroik shqiptar ka zanafillėn e vet, ose ka lindur si bėrthamė artistike nė periudhėn mitologjike dhe, i zmadhuar si rrathėt e njė vale oqeanike, mori formėn e plotė nė mesjetėn e hershme. Eposi i madh i kreshnikėve ka lindur dhe ka marrė formėn e plotė nė truallin iliro-shqiptar. (A.Fico- “Dituria”, nr.7, f.60)
Ky vėshtrim shkencor ėshtė krejt i ndryshėm nga ata studiues shqiptarė qė, tek cikli i kreshnikėve, tek luftėrat e tyre me kundėrshtarėt sllavė shihnin “luftėn pėr kullota,” (Epika legjendare, vėllimi i parė, 1966, f.140), madje ndonjė studiues tjetėr shkon edhe mė larg kur thotė: “Tė gjitha konkluzionet… tė ēojnė nė pėrfundimin qė cikli shqiptar i Mujit dhe Halilit ėshtė me origjinė boshnjake.” (Stavro Skėndo: poezia epike gojore e shqiptarėve dhe e sllavėve tė jugut, Tiranė, f.277). Madje. Prof. Skėndo habitet shumė qė njė studiues me kaq autoritet si Maksimilian Lamberci, nuk paska ndjekur zotin Stavri Skėndo pėr t’ua falur tė huajve, boshnjakėve, ketė epos madhėshtor me origjinė shqiptare.
Albanologu i madh gjerman, M. Lamberci, shkruan me bindje dhe argumente shkencore se “Nga burimi ato - (kėngėt e ciklit rreth figurės sė Gjeto Basho Mujit - A.Fico) - janė me prejardhje shqiptare: nė krahinat ku kanė lindur dhe ku ato ende sot kėndohen nė tė dyja gjuhėt”. (S. Skėndo, vep. cit., f. 277, shėnimi)
Nė studimet e veta rreth etnokulturės shqiptare, Ēabej i ka kushtuar vėmendje tė veēantė poezisė popullore - tė cilėn thotė ai, “tani ėshtė puna ta trajtojmė njė herė sė brendshmi, por sidomos historinė shqiptare, duke studiuar nga gjendja e sotme nė tė shkuarėn. Pra, siē kemi theksuar, ai pėrdori metodėn sinkronike dhe diakronike edhe nė studimet e etnokulturės. Shkencėtari zbulon tiparet e poezisė popullore shqiptare, si krijim organik nė zhvillim dhe ndryshim tė vazhdueshėm, si pasqyrė e jetesės dhe historisė sė popullit, si bartėsi e tipareve tė kombit shqiptar, “qė shkon pas frymės sė kohės dhe ndėrron bashkė me tė”. Poezia popullore shqiptare ka ashtu simotrat ballkanike dy tipare: anėn nacionale dhe anėn ballkanike. Ai shtjellon sintetikisht llojet e ndryshme tė poezisė popullore shqiptare nga format e thjeshta dhe mė tė hershme si kėngėt rituale, kėngėt pėr stinėt e motit, gjėzat, proverbat, pėrrallat dhe motivet e tyre, disa figura pėrrallash shqiptare; gojėdhėnat. Dallon qartė poezinė popullore nga kėnga popullore. Kjo e fundit ka llojet e saj lirike e epike. Kėtu hyjnė kėngėt epike historike, baladat, kėngėt e kaēakėve, kėngėt e dasmės dhe ligjet, kėngėt e dashurisė, tė mėrgimit, etj. Eqrem Ēabej thekson, krahas ndryshimeve krahinore, tė pėrbashkėtėn, “njėsinė shqiptare”.
Me interes tė veēantė janė mendimet e Ēabejt pėr meloditė e lashta ruajtur nė kėngėt e malėsorėve tė Shqipėrisė Veriore, qė quhen “kangė tėrthorēe”, ose “kangė maje krahit”. “Kjo kėngė solo e fortė, - shkruan ai, - ėshtė shprehja e qėmoēme e malėsorit tė lirė, gjurma tingėllore e fundit e shtresės primere e kulturės shqiptare”. (Vep. cit., f.46)
Befasohet studiuesi nga mendimet e Prof. Ēabejt pėr kėngėt polifonike, kėngėt korale nė Jug tė Shqipėrisė. Ai jep vlerėsime dhe mendime tė njė specialisti tė mirėfilltė, analizon dy ndarjet e mėdha: kėngėt labe dhe ato toske. Flet pėr ndėrtimin rimiko-muzikor dhe bėn hamendje tė guximshme pėr origjinėn e kėngės polifonike labe. “Nuk besoj se gabojmė po tė themi se ky popull barinjsh e ka krijuar kėngėn e vet duke u mbėshtetur, pa e ditur, nė zėrin e dashur e tė zakonshėm tė kėmborėve. Kėtė duhet ta vėrtetojė edhe gjuha, meqė pėr njė kėngė qė u kėndua mirė, thuhet se “vate si kumborė.” (Vep. cit., f. 50)
Dijetari, nė pajtim me kriteret e veta shkencore, vė nė dukje krahas anės nacionale tė poezisė dhe kėngės popullore edhe anėn ballkanike. Nė rastin konkret, ai shpreh mendimin se mund tė themi me plot gojėn se meloditė e Shqipėrisė sė Jugut kanė ndikuar nė disa fise aromune dhe tek grekėt e Epirit, tė cilėt kėndojnė me melodi labe disi tė ndryshuar.
Nė universin shkencor tė Eqrem Ēabejt gjen mjaft teza dhe mendime edhe pėr fenomenet etnografike shqiptare, pėr njėsinė shqiptare tė tyre. Ai shkruan se “trajtat e moēme nė mėnyrėn e jetesės dhe nė kulturėn materiale shpirtėrore… nuk janė ruajtur aq besnikėrisht te asnjė nga popujt e sotėm indogjermanė sa ndėr shqiptarėt”. (Vep. cit., f. 21) Dijetari i talentuar flet gjerė pėr organizimin fisnor tė shqiptarėve nė tė kaluarėn, si nė Shqipėrinė e Veriut ashtu edhe nė jug, flet pėr shtegtime fisesh. Kryesore pohon ai, ėshtė njėsia. Ėshtė njėsi etnike e kulturo-historike, e rrjedhur nga njėsia gjeografike.
Ēabej nėnvizon faktin se pėr natyrėn individualiste tė shqiptarit, ai banon nė njė shtėpi tė vetėm mjaft tė izoluar. Veēoria e kėtyre banesave ėshtė karakteri mbrojtės qė merr formėn e shtėpisė sė fortifikuar siē ėshtė kulla.
Tipar i jetės sociale tė shqiptarit ėshtė familja e madhe. Me tė lidhet gjithė jeta e tij si nė fshat edhe nė qytet. Kudo qė jeton dhe punon, shqiptari pėrpiqet pėr nderin dhe mirėsinė e njerėzve tė vet. Kėtej buron edhe malli i tokės, i vendlindjes. “Dėshira pėr shtegtim dhe malli i tokės bashkohen tek karakteri i shqiptarit nė mėnyrė tė ēuditshme”, - shkruan Ēabej.
Tė larmishme dhe tė ndryshme nga pamja dhe ngjyrat paraqiten kostumet nė Shqipėri nė krahina tė veēuara. Faktorėt historiko-socialė-tregtarė, pekuniarė, faktorė tė modės, kanė luajtur rol nė kėto ndryshime. Megjithatė mund tė thuhet se e bardha ėshtė ngjyra kombėtare e veshjes shqiptare.
Dukja e jashtme tregon se shqiptarėt i pėrkasin racės dinarike. Kryesore kanė trajtat e brendshme, qė duke rrjedhur prej tė parėve, lidhen me jetėn shpirtėrore e janė tė pėrbashkėta pėr tė gjitha pjesėt e popullit… Duke iu referuar edhe autorėve tė huaj qė kanė shkruar pėr tiparet dhe karakteristikat e shqiptarit, Ēabej pėrmend se shqiptari ka shpirt luftarak, ėshtė i durueshme, me vullnet tė fortė, me mendje tė shkathėt, bujar dhe mikpritės. Nuk lė pa pėrmendur studiuesi i talentuar edhe ndonjė cen tė racės shqiptare.
Dihet se nė Shqipėri ekzistojnė fe tė ndryshme, por ato janė nė harmoni me njėra tjetrėn dhe kjo pėrbėn njė tipar tė rėndėsishėm pėr kombin shqiptar. Ēabej vėren gjithashtu se “ndėrgjegjja e fisit dhe ndjenja nacionale kanė qenė gjithnjė mė tė forta.”
Ēabej pėr gjysmė shekulli ka punuar me njė pėrkushtim si rrallėkush dhe ka arritur pėrfundime tė mėdha nė fushat e albanologjisė dhe ballkanologjisė. Ai ėshtė njė dijetar i pėrmasave europiane. Studimet, artikujt shkencore dhe kumtesat e tij janė botuar nė mjaft vende tė Europės: Austri, Francė, Greqi, Gjermani, Itali, Rumani, Poloni, ish-Jugosllavi, Turqi etj.
Studimet e shumta dhe nė lėmenjtė mė tė ndryshėm tė gjuhėsisė, e veēanėrisht nė fushėn e studimit diakronik tė gjuhės shqipe, horizontet e reja qė ai hapi nė fushėn e studimeve albanologjike, qė sollėn krijimin e shkollės gjuhėsore shqiptare, janė kontribute tė pamasa tė kėtij dijetari tė talentuar.
Nė pėrfundim mund tė themi:
Sė pari: Dijetari i shquar ka elaboruar nė mėnyrė shkencore tiparet e etnokulturės shqiptare qė janė: lashtėsia iliro-indoeuropiane, njėsia e pėrbashkėt dhe vijueshmėria e pandashme.
Sė dyti: Metoda shkencore e shqyrtimeve diakronike dhe atyre sinkronike i ka dhėnė mundėsi pėr tė bėrė zbulime origjinale dhe qė tė hapė horizonte tė reja edhe nė lėmin e etnokulturės shqiptare.
Sė treti: Studimet e tij edhe nė lėmin e etnokulturės, ashtu si arritjet e pamasa nė fushėn e gjuhėsisė shqiptare, mbėshtesin idenė e tij themelore, se “Shqipėria ka qenė e orientuar mė tepėr nga Perėndimi”.
Emri dhe vepra e kėtij gjeniu tė shqipes moderne do tė rrojnė ndėr shekuj. Ka ardhur koha qė pėrmendorja e kėtij gjeniu tė vendoset para ndėrtesės sė Akademisė sė Shkencave nė Tiranė, si mishėrim dhe simboli mė i lartė i shkencės shqiptare.

Nju Jork, 3 qershor
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)


Balkanweb | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com