Albatlanta

Shqipėria, Europa dhe Aleanca Atlantike
Alfred Papuēiu
Sonte si njė bashkėkombas nė Diasporė, bashkė me shumė miq zviceranė, tė kombeve tė tjerė dhe shqiptarė, morrėm tek „Cajupi“ i Universitetit Popullor Shqiptar, nga media elektronike, njė lajm qė na ngrohu zemrėn e bashkėkombasve tė thjeshtė tė ēdo kraku politik, feje apo krahine. Shqipėria nėnshkroi aktin mė tė rėndėsishėm nė historinė e tij. Aleanca e vendeve tė Atlantikut tė Veriut, siē u shpreh sot Presidenti i nderuar shqiptar, Bamir Topi bėri qė „populli shqiptar tė shkėputet nga e kaluara e Jaltės dhe Potsdamit. Ndėrsa kryeministri i Shqipėrisė, Sali Berisha theksoi se „vendimi i Kryetarėve tė Shteteve dhe Qeverive tė vendeve anėtare tė NATO-s, pėr tė ftuar Shqipėrinė, ėshtė vlerėsim dhe afirmim i pėrpjekjeve dhe arritjeve tė shqiptarėve nė shndėrrimin e Shqipėrisė nga vendi i monizmit total, izolimit mė tė thellė, hiperkolektivizmit tė plotė, lirive dhe tė drejtave tė ndaluara, nė vendin e pluralizmit politik dhe demokracisė funksionuese, shtetit ligjor, ekonomisė sė lirė tė tregut, njė vend qė kėto 15 vite ka vendosur njė bashkėpunim luajal tė gjithanshėm me Aleancėn e Atlantikut tė veriut ».

Kėto fjalė tė dy burrave tė shtetit shqiptar qė i ka zgjedhur populli i qytetėruar i Shqipėrise, mė ēojnė nė kujtime tė largėta. Nė ato vite kur ishim tė detyruar tė dėgjonim „anatema“ tė kobshme pėr NATO-n dhe SHBA, pėr „Koka Kolėn“ qė te dehte; pėr Parkun madhėshtor tė Nju Jorkut, frymėmarrjen e tij ku gjoja nuk kaloje dot (?!); pėr Amerikėn e „mungesės sė lirise“; kur edhe pse vėllezėr tanė, nė Diasporėn e largėt, nė SHBA, kishin zėnė vende tė nderuara nė administratėn amerikane, ne e kishim tė ndaluar tė bisedonim me „imperialistėt“ amerikanė, qofshin kėta dhe punonjės tė Kombeve tė Bashkuara.

Natyrisht kultura politike e njė pjese tė pėrfaqėsuesve realistė tė Shqipėrisė pranė Kombeve tė Bashkuara, si dhe lidhjet qė ata mbanin me pėrfaqėsues tė vendeve mike tė Bashkimit Europian apo tė NATO-s, sillnin si rezultat qė disa prej tyre, shpesh e kapėrcenin rrezen e ngushtė tė politikės sė atėhershme , megjithėse ndeshnin shpesh me „rodhen“ e nomenklaturės qė nxihej e skuqej nė fytyrė. Ata diplomatė, si Shaban Murati me shokė sot, pėrēonin ndjenjat e popullit shqiptar pėr njė jetė mė tė mirė, krahas NATO-s, Amerikės, Europės, lirisė, tė drejtės, apo parimeve tė Kombeve tė Bashkuara.

Nuk i perkas asnje partie politike, por si shqiptar i thjeshte, si ish diplomat, dhe funksionar i pavarur ne disa organizma nderkombetare per rreth 25 vjet, dhe me pjesemarrjen time ne shume konferenca nderkombetare, kam dashur dhe dua tė jap njė mesazh modest pėr lexuesin shqiptar dhe miqtė tanė zviceranė apo evropianė, tė Evropės qė pėrfaqėsohet nė Bruksel. Gjithcka qe shpreh eshte personale dhe nuk perben ndonje qendrim te ndonje grupimi politik, apo tė njė krahine tė Shqipėrisė apo Kosovės

Kam ngritur, jo pa qėllim nė librin tim: „Meditim pėr shqiptarėt, Europėn dhe Kombet e Bashkuara“ (Toena), problemin e pėrkatėsisė evropiane apo nė Aleancėn Atlantike, tė kombit shqiptar. Argumentat kanė qėnė dhe janė tė shumta pėr tė bindur bashkėbiseduesit e shumtė pėr praninė e Shqipėrisė „de jure“ dhe „de facto“nė Evropė dhe nė NATO prej kohėsh: qysh nė fillimet e demokracisė sė brishtė. Nuk ka nevojė tė bėhet shumė filozofi lidhur me kėtė problem. Nuk kanė qėnė shqiptarėt mė pak se qytetarė tė kombeve tė tjerė paqedashės, liridashės, mikpritės, bujarė, punėtorė, vendet e tė cilėve janė pranuar shumė mė parė nė NATO, pas rrėzimit tė diktaturave tė tyre. Po nuk i dhe dorė njė vendi tė ri, s’ka si ai tė avancojė. Kėshtu ėshtė vepruar me Greqinė, Spanjėn, Portugalinė apo edhe me vende tė Europės Lindore. Diznivelet do egzistojnė, por nuk mund tė vazhdohet pėrjetėsisht tė pengohen vende qė i pėrkasin Europės apo NATO-s dhe tė mbahen jashtė tyre. Por fatmirėsisht sot ato pranohen nė familjen e madhe paqėdashėse tė Aleancės Atlantike. Shqipėria e meriton njė ēmim tė tillė, pasi ajo ėshtė njė partnere shumė e rėndėsishme e paqes nė Europė, e zhdukjes njėherė e pėrgjithmonė tė nofkės famėkeqe tė „ballkanizimit“, e vėllazėrisė midis popujve. Ajo ėshtė njė faktor i rėndėsishėm i lirisė sė ėndėrruar edhe nga paraardhėsit tanė qė e mbrojtėn me gjak tokėn e tyre amtare, qė e ruajtėn tė pastėr gjuhėn shqipe.

Eshtė kėnaqėsi e veēantė kur dal pėr shėtitje me familjen, pas punės sė lodhshme tė ditės. Buzė liqenit Leman, ajri ėshte tepėr i pastėr dhe nė fytyrė vjen flladi i freskėt dhe ēlodhės. Pranė hotel "Presidentit", ndodhet dhe ndėrtesa e madhe e te Drejtave tė Njeriut, ose siē quhet ndryshe Pallati Uillson. Thomas Uillson ka qėnė presidenti i SHBA- sė pėr dhjetė vite rresht, rektor i Universitetit tė Princėtounit dhe guvernator i Nju Xhersit, strehė prej dekadash e shumė shqiptarėve tė ndershem. Mendimi pėr krijimin e Lidhjes sė Kombeve ėshtė meritė e kėtij burri tė madh shteti, amerikan. Uillson, mėse njėherė ka mbrojtur pavarėsinė dhe tėrėsinė territoriale tė Shqipėrisė.

Prandaj fjalėt e mira tė pėrfaqėsuesit mė tė lartė tė SHBA, presidentit Xhorxh Bush, edhe nė drejtim tė anėtarėsimit tė Shqipėrisė nė Aleancėn Atlantike tani, mė gėzuan pa masė. Siē mė kanė gėzuar edhe vlerėsimet e amerikanėve tė tjerė mė parė.

Pra edhe « Europa tjeter », ku bėn pjesė Shqipėria, edhe pėr pak kohė jashtė « Bashkimit Europian », si rezultat i presioneve dhe bėmave tė disa antieuropianėve pa cipė, po luan edhe ajo rolin e saj si ndėrmjetėsues dhe shtet me tė drejta tė barabarta, si vendet e tjera Anėtare tė NATO-s, pėr tė ardhmen e Kosovės, tė Ballkanit apo edhe mė tej, tė Europės.

Kush ėshtė Europa ? Nė Universitetin Europian tė Gjenevės, profesori zviceran Braillard na pėrmendte shpesh Shumanin, Denis de Rougemont, baballarėt e Europės dhe dėshirėn e tyre qysh nė fillimet e saj pėr njė Europė pa kufi. Pėrkufizimet janė nga mė tė ndryshmet, nga ata qė e njohin mirė Europėn dhe vendet qė e pėrbėjnė, por edhe nga ata qė shkruajnė pėr vende europiane, si Shqipėria, por qė kurrė nuk kanė shkelur nė tė. Nuk dua t’i bėj njė analizė tė veēantė kėsaj radhe librit nė frėngjisht, viti 2004, « Ligjėrata ballkanike : fjalė dhe njerėz ». Pasi pėrmend memorandumin famėkeq tė 1937 tė akademikut serbomadh Vasa Cubriloviē tė titulluar « Iseljavanje Arnauta », ose nė frėngjisht « L’expulsion des Arnaoutes » (Dėbimi i arnautėve), ai thotė : « Fjala « Shqiptar » (Albanac, nė shumės Albanci) e huazuar nga gjuhėt perendimore, del vetėm me pavarėsinė e Shqipėrisė nė 1913 » ( ?!!). Nuk e di nė ėshtė njė lapsus i autorit, apo i botuesit tė librit, por m’a merr mendja se kushdo qė shkruan pėr Shqipėrinė apo shqiptarėt, pėr pėrkatėsinė e saj nė Europė, apo jo, sipas orekseve dhe fjalėve tė marra nga historianė serbė apo tė tjerė, duhet mė parė tė konsultohet edhe me vetė historianėt shqiptarė, apo edhe vetė shqiptarėt qė ndodhen tanimė kudo, pas kthimit nė skenėn europiane edhe tė « Europės tjetėr », pas ngjarjeve tė vitit 1989, pas rėnies sė Murit famėkeq tė Berlinit. Gjeografia, kultura dhe politika kanė bėrė qė edhe kombe qė mė parė kanė qėnė vetėm objekt i historisė, tani janė bėrė subjekt i saj dhe nuk janė mė jashtė ndėrgjegjes europiane. Albert Kamy jo mė kot ka theksuar : « Mal nommer les choses ajoute aux malheurs du monde » ( Po tė emėrtosh gjėrat keq ato ja u shton mjerimeve tė botės)…Prandaj edhe kur tė shkruaj pėrsėri, lidhur me librin e atij profesori tė gjuhėve dhe letėrsisė slave nė Universitetin e Provansės, do tė mundohem tė marr mendimin edhe tė miqve tė mij historianė, diplomatė, gazetarė nga Shqipėria, si dhe profesoreshes nga Franca Solange d’Angely, mikut tim dhe te saj, Saimir Lolja ne Kanada, Besnik Mustafaj, diplomatit Shaban Murati, Aleksandėr Sallabanda, Mehmet Elezi, Sejdi Qerimaj, Qazim Tepshi, Ylljet Aliēka, Llesh Kola, profesorėve tė nderuar Koli Xoxi dhe Hamit Boriēi, Dritėro Agolli, Alfred Uēi, Xhevat Beqaraj, Agim Faja, shkrimtarit dhe analistit Thani Naqo , historianit Gjergj Biba nė Tiranė e tė tjerė qė tė mė falin qė nuk po i pėrmend kėtu pėr mungesė vendi. Edhe atij « qoftėlargut », ish diplomat me njė dhėmb floriri, apo edhe pa dhØmb tė tillė, qė ėshtė strukur sonte diku atje nė apartamentin e tij nė Gjenevė, pas pranimit tė Shqipėrisė nė NATO do gjej kohė t’i them dy fjalė…Ashtu, si edhe funksionarė ndėrkombėtarė, qofshin kėta tė nivelit tė lartė apo edhe nė drejtoritė pėrkatėse qė merren me « Europėn tjetėr », apo NATO-n, konsultohen me funksionarėt shqiptarė, sado tė paktė qė tė jenė ata. Kam pasur dhe kam respekt tė veēantė pėr gjithė ata kolegė tė kombeve tė ndryshme qė nė njė ēast apo njė tjetėr merrnin edhe mendimin tim pėr ēėshtje qė kishin tė bėnin me Shqipėrinė, por edhe rajonin rreth saj, Kosovėn dhe viset, Maqedoninė, e cila mė 8 prill 1993 u pranua si anėtare e Kombeve tė Bashkuara me unanimitet nga 181 vende qė e pėrbėjnė kėtė organizatė me prestigj…Kam nė dorė njė libėr rreth 500 faqesh, si dhe tė tjera, me dedikim nga zvicerani Basil Shader (Schader), shembull tepėr domethėnės, larg lavdeve tė dikurshme tė m-l pėr E.H. , apo edhe nxirrjes sė realitetit pėr shqiptarėt nga shtypi dhe botimet e « bulevardit » dhe « kronikat e zeza ». Ai ėshtė profesor i Universiteteve tė Zyrihut dhe Tiranės. Kur mė dėrgoi letrėn e parė, me njė kėrkesė pėr t’i ēuar librin tim « Nxėnėsja e etur e gjuhės romanshė », me njė shqipe tė pastėr, mendova se ishte ndonjė bashkėkombas ynė nga Kosova. Por kur mė dėrgoi librat e tij dhe sidomos atė prej 500 faqesh, botuar nėn kujdesin e prof. Gjovalin Shkurtaj, u befasova dhe me tė vėrtetė u emocionova, se kisha tė bėja me njė zviceran qė e di mė mirė shqipen letrare dhe tė folur, se njė pjesė e bashkėatdhetarėve tanė. Prof.Dr. Basil Schader ja u kushton librin e tij tė fundit « Shqiptarėve kudo nė botė, me shpresėn dhe dėshirėn qė tė ruajnė gjuhėn e tyre tė bukur, kulturėn e tyre tė lashtė dhe identitetin e tyre si shqiptarė ». Ai nė tė nuk flet vetėm pėr gjuhėsinė, por edhe pėr bashkėjetesėn 30-tė vjeēare midis zviceranėve dhe shqiptarėve ; pėr Zvicrėn nė perceptimin e mėrgimtarėve shqiptarė ; pėr shqipen qė i pėrket familjes sė gjuhėve indo-europiane, pėr faktin se atė e flasin rreth 6,5 milionė shqiptarė ; pėr shqipen qė ėshtė njė prej gjuhėve mė tė lashta tė Ballkanit dhe preardhjen e saj nga gjuha e ilirėve, tė cilėt kanė ardhur nė Ballkan qė nė fillim tė mijėvjeēarit tė dytė para e.s. Gjithēka ky zviceran, mik i vėrtetė i shqiptarėve e ka tė bazuar nė fakte historike, jashtė ēdo lustre apo nxirrje tė realitetit. Siē shprehet nė parathėnien e librit prof.dr. Gjovalin Shkurtaj : « Prof. Dr Basil Shader ėshtė njė personalitet i dalluar dhe dashamirės i Shqipėrisė dhe shqiptarėve, i cili pėrveē ndihmesave qė jep pėr shqiptarėt nė Zvicėr, sė bashku me gruan e tij, zonjėn Erika, ka kontribuar shumė edhe pėr rindėrtimin dhe pajisjen e shkollave tė komunės sė Balldrenit (Lezhė). Prej disa vjetėsh ai ėshtė lidhur me mėsues dhe drejtues tė arsimit tė asaj komune dhe ka sjellė ndihma tė konsiderueshme financiare pėr ndėrtimin e pajisjen e shkollės fillore tė Torovicės dhe asaj tetėvjeēare tė Kolajakut, si dhe pėr pajisjen me mjete mėsimore tė shkollės sė mesme tė Balldrenit. Pėr meritat e ndihmesat e tij tė vyera, Kėshilli Bashkiak i Balldrenit i ka akorduar prof. Dr. Basil Shaderit dhe bashkėshortes sė tij, titullin « Qytetar nderi » nė shtator 2002 ». Njė shembull i njė njeriu fisnik qė i respekton shqiptarėt, kombin shqiptar, por qė edhe ata e respektojnė dhe e pranojnė nė gjirin e tyre. Tė tillė duhet tė ishin dhe ata qė shkruajnė « Ligjėrata… » apo pėr « Bulevardin Zogu i Parė », nė Tiranė, ku pasi kanė qeshur, por edhe nėnqeshur, kanė pirė e ngrėnė nga shqiptarėt, vjellin vrer dhe pėrēmojnė bashkėbiseduesin e sinqertė qė flet edhe pėr historinė e kombit tė tij, me tė vėrteta historike, pėr dėshirėn e tij pėr tė qėnė nė familjen e madhe europiane, si tanin ė Aleancėn Atlantike. A ėshtė e udhės qė ndonjė autore shqiptare, bashkėkombas nė Zvicėr (sado qė pėrbėn minoritetin) apo ndonjė parlamentar « qoftėlarg » me humor therės negativ, tė thotė pėr bashkėkombasit e vet « Jemi nė Shqipėri. Kėtu nuk bėhet shaka... » Dhe kritikja letrare frankofone, pa e parė Shqipėrinė, por duke u nisur nga stili narrativ i tregimtares thotė se njė fjalė e urtė shpreh pėr mrekulli Shqipėrinė : « Vis que je te haisse, et meurs, que je te pleure ! » (Jeto qė tė tė urrej, dhe vdis qė tė tė qaj). O Zot deri ku arrin mendja e njeriut pėr kombin e vet qė e ka nxjerrė nė dritė, pėr ata fqinjė tė pastėr, punėtorė, gazmorė, paēka se ajo dhe ai historiani duan tė vėnė shenjen e barazimit, me atė diktaturė dhe me « rodhet » e nomenklaturės qė shijnė dhe pėrfitojnė akoma nga demokracia e brishtė.

Shkrimtarja shqiptare bėn mirė tė marrė shembull nga e paharruara shkrimtare zvicerane Liliane Perrin pėr « Njė bashkėshort pa rėndėsi » qė do shohė shpejt dritėn e botimit nė shqip. Apo librin e romancieres tjetėr zvicerane Anne-Lise Thurler me romanin « Agimi i errėt tek fusha e mėllenjave ». Ky roman ėshtė shkruar me vėrtetėsi dhe humanizėm, ėshtė si njė biografi pėrfaqėsuese e mijra e mijra shqiptarėve nga Kosova, tė cilėt si rezultat i dhunės dhe torturave tė pėsuara nga pushtuesit serbė, u detyruan tė shkojnė nė mėrgim pėr tė pasur njė jetė mė tė mirė pėr familjet e tyre. Selajdin Doli qė ėshtė edhe bashkėautor i librit, i torturuar dhe i burgosur pėr vite tė tėra mė kot, ėshtė mirėnjohės ndaj shkrimtares zvicerane, pasi ėndra e tij u bė realitet me kėtė libėr ku shfaqen me realizėm karakteri dhe vuajtjet e njė populli martir. Pas leximit tė kėtij libri, mė vijnė ndėrnend fjalėt e Ismail Kadaresė, nė tetor 1992, i cili nė parathėnien e romanit tė Liliane Perrin, ka shkruar ndėr tė tjera : « Realiteti kafkajan dhe i pėrditshėm i kėtyre tė rinjve shqiptarė tė Kosovės qė pėrpiqen t’i shpėtojnė me ikje dhe migrim fatit tė keq tė njė populli qė nuk duket se mund tė imponojė vendin e tij tė ligjshėm nė hartėn e Ballkanit dhe tė Europės. I vetmi komb i kontinentit tė vjetėr i ndarė nė dy, qė ėshtė akoma pėrballė Golgotės sė tij…Nėse kėto faqe tė shquara janė larg ēdo ambicjeje apo zhargoni politik, shprehet Kadaré, ato shkojnė mė larg se sa njė trillim i thjeshtė, mė larg se sa njė takim pat ė ardhme ».

Le t’i kthehemi pėrsėri Europės : me mbi 10 million km2, ose 6.5 pėr qind tė tokave qė e pėrbėjnė rruzullin tokėsor, ajo pėrfaqėson vetėm njė tė pestėn e Amerikės apo tė Azisė, njė tė tretėn e Afrikės…Emri Europė kur u shfaq pėr herė tė parė nė Antikitet, tregonte, nė mitologjinė greke, njė Feniciane tė re dhe tė bukur qė e rrėmbeu Zeusi…Nė shėnimet e mija pėr « Europėn tjetėr », atė jashtė 25-shes kam shėnuar ndėr tė tjera :

Po tė shfletosh volumet e « Historisė sė pėrgjithshme tė civilizimeve » nuk gjen ndonjė referencė pėr Shqipėrinė. Nuk ėshtė vendi kėtu pėr tė dhėnė argumenta tė tjerė, jo vetėm si ato tė profesor Basilit, gjuhėtarėve, historianėve nė botė, lidhur me historinė e civilizimit shqiptar, por kjo harresė tė bėn tė mendosh : historianėt qė kanė shkruar historinė e Europės, edhe tė « Europės tjetėr » a mos i ka dhėnė vetė shans E.H. tė « sundojė » nė Shqipėri nga 1944 deri nė 1985, derisa vdiq ? E vėrtetė ėshtė se nė atė periudhė, veprat e tij kishin pėrparėsi dhe pėrktheheshin edhe nė gjuhė tė huaj, ato pėrmbanin edhe fakte historike, por ata historianė qė formulonin edhe historinė e Shqipėrisė, krahas asaj tė « Europės tjetėr », diku atje nė njė vend tė Europės, nuk mund tė merrnin si bazė referenca tė diktatorit. Por nga ana tjetėr, nė mos gabohem, janė botuar nė gjuhė tė huaj edhe nė atė kohė libra si « Historia e Shqipėrisė », nė gjuhėn frėnge, nėn kujdesin e profesorėve shqiptarė, mbi 25 vite mė parė, qė pėrmban edhe fakte historike tė pakontestueshme pėr historinė e civilizimit shqiptar jo vetėm gjatė kohės sė Skėnderbeut, por edhe mė parė. Pėr ēudi, botimi i 2004 « Ligjėrata ballkanike : fjalė dhe njerėz », i tė njėjtės shtėpi botuese nė Francė, nuk i referohet shumė veprės sė francezit Zhorzh Kastelan (Georges Castellan) « Histori e Ballkanit » (shekulli XIV-XX), 1991, e cila pėrmban fakte historike bindėse dhe pėr civilizimin e « Europės tjetėr », duke pėrfshirė edhe Shqipėrinė, edhe pėr autoktoninė e shqiptarėve e shumė dėshmi tė tjera, por autori i « Ligjėratės… » gjen me vend tė pėrmendė nga libri i profesor Kastelanit vetėm faktin se « populli » i Shqipėrisė « del shumė jashtė cakut tė shtetit tė tij eponim dhe duke bėrė kėtė ai kėnaq dėshirat kontradiktore tė lexuesve francezė dhe ballkanikė ». Autori nuk mungon t’i japė vend edhe Mira Millosheviēit, gruas sė diktatorit tė vetėvrarė, nė njė kohė qė mund tė merrte, ndėr tė tjera, tė dhėna historike nga botimi i Akademisė sė Shkencave tė Republikės sė Shqipėrisė, Instituti Historisė tė vitit 1993 (mbi 11 vjet para botimit tė « Ligjėratės… » , me titull : « The truth on Kosova » (E vėrteta mbi Kosovėn ). Ky botim voluminoz prej 350 faqesh ka dokumenta mbi ilirėt dhe autoktoninė e shqiptarėve. Qė populli shqiptar s’ka dalė jashtė « cakut » tė shtetit tė tij eponim, mjafton tė pėrmendim vetėm shkrimin e studjuesit Aleksandar Stipeviē, me titull « Every story about the Balkans begins with the Illyrians » (Cdo histori mbi Ballkanin fillon me Ilirėt »), apo tė studjuesit tjetėr Radoslav Katiēiē « Mbi antroponiminė dhe etnogjenezėn e Shqiptarėve » ; tė prof. Henrik Baric « Disa tė vėrteta mbi banimin e hershėm tė shqiptarėve nė Gadishullin e Ballkanit » ; apo prof. francez Alain Ducellier « A e kanė pushtuar shqiptarėt Kosovėn » ; ai libėr pėrmban burime tė shumta studimore , jo vetėm nga arshivat qėndrore shtetėrore tė Republikės sė Shqipėrisė, por edhe tė Turqisė, tė Austrisė, tė Ministrisė sė Punėve tė Jashtme tė Francės, tė Gjermanisė, tė arshivave tė Foreigh Office tė Britanisė sė Madhe dhe tė vetė ish-Jugosllavisė.

Kėto ditė mora librin « Enigmat diplomatike tė pavarėsisė sė Kosovės » (fletė nga ditari i njė ambasadori) e njė diplomati dhe gazetari penėartė, me njė pėrvojė 40 vjeēare edhe nė fushėn e gazetarisė, apo prej mbi njė dekade, nė atė tė diplomacisė. E kam fjalėn pėr Shaban Muratin, me tė cilin vite mė parė ishim kolegė. Atij ndoshta nuk do t’i vijė mirė qė unė shkruaj pėr tė, pasi ai ėshtė tepėr modest, por leximi i librit, si dhe dedikimi qė mė ka dėrguar, nuk mund tė mė lėnė pa e pėrmendur. « Fredit, mikut tim tė vjetėr, miqėsia me tė cilin ka kaluar dekada, duke zbuluar vlerat e miqėsisė sė vėrtetė ».

Mė gėzoi ky libėr, mbit ė gjitha pasi shpreh realitetin shqiptar dhe vjen pas deklaratės sė tij tepėr domethėnėse, si njė prej njohėsve mė tė mirė tė Ballkanit, kur u shpreh para disa ditėsh tek « Zėri i Amerikės » se vendimi i pritshėm pėr ftesėn pėr anėtarėsim nė Nato tė Shqipėrisė, … ėshtė njė vendim strategjik i Aleancės pėr tė shtrirė zonėn e sigurisė edhe nė njė rajon problematik si ai i Ballkanit ». Ai theksoi se ky akt do tė jetė me ndikime edhe pėr Kosovėn dhe Serbinė, ndėrsa ėshtė i mendimit se do tė influencojė nė thellimin e reformave edhe nė Shqipėri.

Shaban Murati me kurajo qytetare nė librin e tij tė ri « Enigmat diplomatike tė pavarėsisė sė Kosovės pėrkrah ndėr tė tjera dhe ndėrhyrjen tepėr domethėnėse tė NATO-s nė vitin 1999, ku procesi politiko-diplomatik i rregullimit tė statusit final tė Kosovės u karakterizua nga lėshime dhe nga llogari, nga ndėrhyrje tė llobeve tona armike, ku Kosova dhe kosovarėt pak ose aspak merreshin nė konsideratė. Ashtu siē sot, ata qė deri dje fėrkonin duart dhe pėrgatiteshin pėr manifestime « tė fuqishme » besoj se janė strukur diku. Ata mendojnė akoma se me pėr shqiptarėt, dhe me shqiptarėt mund tė bėhet ēfarėdolloj pazari, apo qė ta shtynin deri nė « kalendrat greke » pranimin e Shqipėrisė nė NATO. Si pėr tė provuar humoret e sotme ballkanike ndaj shqiptarėve, Shaban Murati na kujton njė fakt tė freskėt, atė tė samitit tė Procesit tė Bashkėpunimit nė Evropėn Juglindore (SEECP) tė mbajtur nė Zagreb vitin e shkuar, ku tė gjitha vendet pjesmarrėse, veē Shqipėrisė, ranė dakort qė tė hiqej nga deklarata finale paragrafi mbi zbatimin e planit Ahtisari pėr Kosovėn. Murati, qė njihet si njė europeist e euroatlantist i vendosur, megjithatė nuk kursen askėnd kur bėhet fjalė pėr lėshime tė paprincipta ndaj ēėshtjes sė Kosovės, apo nė pėrgjithėsi tė kombit shqiptar. Diplomati dhe analisti ynė me penė tė mprehtė, nuk e injoron edhe faktin Serbi nė librin e tij. Jo mė kot, por me argumenta bindėse, Shaban Murati ka paralajmėruar rikthimin e Serbisė nė diplomacinė pėr Kosovėn, qė kurse u panė shėnjat e para tė njė tėrheqje ndaj saj. Qė kurse, ende pa pėrmbushur detyrimin moral e ligjor tė bashkėpunimit me gjykatėn e Hagės, Serbia u ftua tė nėnshkruajė marrėveshje tė veēantė ushtarake me SHBA, u pranua deri nė programin e NATO-s “Partneritet pėr Paqė” dhe… u ftua tė rifillojė negociatat pėr Marrėveshjen e Asociim-Stabilizimit me BE. Dhe tė gjitha kėto “dhurata” iu dhanė Serbisė, nė njė kohė kur Koshtunica e kompani nuk linin rast pa ndėrmarrė anatema nė unison kundėr SHBA, Europės e NATO-n pėr “agresionin” e tyre kundėr Serbisė.

Pa hyrė nė brėndėsi tė argumentave tė tjera tė afishuara nga Shaban Murati, nė librin e tij, do tė uroja qė « Enigmat diplomatike tė pavarėsisė sė Kosovės » tė ishte nė tavolinėn e ēdo diplomati shqiptar, kudo nė vendet e Aleancės Atlantike, nė « Europėn tjetėr » apo nė vendet e Bashkimit Europian, dhe gjetiu, pasi ėshtė njė analizė e thellė e procesit tė « ndėrrimit demokratik » nė Serbi, pas rėnies sė regjimit famėkeq tė Millosheviēit. Libri tė bėn tė nxjerrėsh disa deduksine. Ai tė bėn tė mendohesh dhe niset. siē shprehet edhe nė librin e tij tė parė « Serbia kundėr Serbisė. Analizė e njė gjysėm revolucioni tė lėnė pėrgjysėm « « U konstatua njė avancim i pozitave serbe nė rajon dhe kjo nga disa faktorė :

Nga dėshira e mirė e disa shteteve europiane pėr tė parė Serbinė tė inkuadruar nė proceset e reformave demokratike bashkė me shtetet e tjera tė rajonit.

Nga dėshira jo e qartė e disa shteteve tė Bashkimit Europian dhe e Rusisė pėr tė kundėrshtuar praninė dhe rolin e NATO-s nė rajonin e Ballkanit.

Nga dėshira e vjetėr e disa shteteve tė rajonit pėr tė bėrė njė rikompozim tė aleancave tė vjetra nė terrenin ballkanik me tė njėjtėn bazė antishqiptare. Ekspertė tė ndryshėm vlerėsojnė »se Serbia ia arriti kėtij avancimi nėpėrmjet nxitjes, pjesėmarrjes dhe fryrjes sė vatrave tė tensionit nė rajonin tonė. Nuk ishte rastėsi qė ajo i lidhte vatrat e ndryshme tė tensionit nė Ballkan vetėm me emėrtim shqiptar dhe me pėrrallėn e vjetėr tė pėrpjekjeve pėr « Shqipėri tė Madhe ». Fushata intensive e diplomacisė serbe pėr satanizimin e faktorit shqiptar nė Ballkan, e kombinuar me veprimtaritė e lidhjeve tė vjetra tė shėrbimeve sekrete dhe me idiotizmin apo mercenarizmin e disa grupeve revolucionare ose kriminale shqiptare, arriti tė lėvizė pėr tė keq nė disa kancelari opinione dhe qėndrime kundrejt kombit shqiptar » :

Uroj qė i pėrkushtuari i panairit ndėrkombėtar tė librit dhe tė shtypit nė Palekspo tė Gjenevės « Albimpex », « Toena » e tė tjerė, qė hapet nė fund tė prillit tė 2008, tė na sjellė tė paktėn njė numėr ekzemplarėsh tė librit.

Do tė dėshiroja qė libri i tij tė pėrkthehej edhe nė gjuhė tė huaj qė tė ndodhet edhe mbi tavolinėn e analistėve tė NATO-s, Ballkanit, Serbisė, Shqipėrisė, « Europės tjetėr », apo edhe tek pėrfaqėsues tė llobit serb apo ndonjė tjetri kudo qė janė vendosur. Ky do tė ishte njė shėrbim i madh qė do t’i bėhej edhe kombit tonė dhe vėnies nė vend tė tė vėrtetave historike qė tė mos shtrėmbėroheshin enkas, apo edhe tė prirur pėr t’i servirur opinionit publik dhe lexuesit « fjalė dhe njerėz » qė mund tė shkaktojnė keqkuptime apo fatkeqėsi popujve dhe vendeve tė « Europės tjetėr ». Mjafton qė kėta autorė tė shohin edhe « jetėt e dymbėdhjetė Qezarėve », 12 biografi tė ndara nė 8 libra pėr Qezarin, Augustin dhe trashėgimtarėt e tyre julio-klaudienė (Tiberin, Kaligulėn, Klaudin, Neronin) ; apo pėr tre perandorėt e vitit 69 (Galba, Othoni, Vitelliusi), ato tė tre perandorėve tė dinastisė flaviane (Vespasienin, Titysin, Domilienin). Nė to mėse njėherė pėrmenden me respekt Ilirėt, paraardhėsit autoktonė tė « shqipėtarėve », « arbanasve », « arbėreshėve », « arvanitasve ». Ēfletoj herė pas here, ndėr tė tjera nga biblioteka ime, edhe librin e Gaston Boissier i Akademisė Franceze « Ciceroni dhe miqtė e tij », studim mbi shoqėrinė romake tė kohės sė Qezarit, botuar nga libraria « Hachette » nė 1923. Nė tė pėrmenden me simpati dhe shqiptarėt. Po t’i kthehem qoftė edhe me dy rreshta librit tė profesorit francez Zhorzh Kastelan « Historia e Ballkanit » ke respekt pėr kėtė studjues qė i jep vendin qė meriton edhe « Europės tjetėr », pra ndėr ta dhe Shqipėrisė dhe librin ja dedikon : « Kolegėve dhe miqve tė mi nė Shqipėri, Bullgari, Greqi, Rumani, Turqi e ish-Jugosllavi, tė cilėt gjatė njė ēerek shekulli mė bėnė ta kuptoj e ta dua Ballkanin ». Kėtyre historianėve duhet t’u jepen nė dorė dhe t’u besohen arkivat e shteteve europiane, nė mėnyrė qė e vėrteta historike tė mos shtrėmbėrohet dhe t’i shkojė pėr hosh keqdashėsve tė « Europės tjetėr » pėr ta pėrēarė atė, pėr tė futur pyka midis tyre. Zvicerani Urs Altermatt, profesor i historisė sė sotme nė Universitetin e Friburgut, dhe Bernės, Zvicėr, nė prologun e librit tė tij « Etnonacionalizmi nė Europė », botuar nėn kujdesin e Fondacionit PRO HELVETIA nė shqip nga « Shtėpia e Librit dhe e Komunikimit », thekson : « Sarajeva nuk ėshtė aksident. Kryeqyteti boshnjak qėndron nė njė radhė tė gjatė vendesh qė ngrihen nė murin e historisė se re europiane si pėrmendore ndarjesh etnike dhe dėbimesh me motive raciste, kampesh pėrqėndrimi, luftėrash civile dhe genocidesh :Konstandinopoja, Auschwitzi, Katini, Belfasti, Nikozia, Hoyerswerda… »

Do tė dėshiroja qė hapi i parė qė u bė ndaj Shqipėrisė nė Samitin e Bukureshtit, tė zgjerohej edhe nė Europėn e 25 vendeve, edhe pėr vendin tim dhe tė bashkėbiseduesve tė mij. Ajo i ka dhėnė Europės figura tė shquara dhe ku sot e kėsaj dite me mijra e mijra shqiptarė japin ndihmesėn e tyre nė fushėn e ekonomisė, tė shkencės, tė ndėrtimit, arsimit, tė artit qė ato tė ecin mė pėrpara. Hendeku midis « Europės tjetėr » dhe Europės sė 25-tėve nuk duhet tė thellohet mė. E vėrtetė se epoka e E.H. e kishte hequr Shqipėrinė nga historia e pėrgjithshme e civilizimeve europiane, pasi ishte cilėsuar njė « vend i mbyllur », « hermetik ». Por tani Shqipėria dhe shqiptarėt nuk janė mė si portugezėt kur « flakėn » diktaturėn nė 1964, apo spanjollėt qė fshinė frankizmin dhe hynė nė Europėn e Brukselit, megjithė mangėsitė qė kishin nė ato kohė. Shqiptarėt nuk janė mė si italianėt, grekėt dhe popuj tė tjerė qė u detyruan nė fillim tė shekullit tė 20-tė, apo edhe mė vonė tė merrnin rrugėn e kurbetit, atje nė Amerikėn e largėt. Ėshtė e vėrtetė qė « arbanasit » kur u larguan nga vitet 1700 nga tokat e tyre amtare, u detyruan nga tė tjerėt tė ndronin emrin, siē u detyruan edhe shqiptarėt krishterė nė kohėn e otomanėve tė ndryshonin emrat e tyre pėr tė pasur njė punė nė administratėn e asaj kohe. Megjithatė tė vėrtetat dhe vlerat e njė kombi nuk mjund tė shuhen. Ėshtė e vėrtetė qė nga « padija » apo enkas, bashkė me qingjat shqiptarė, u grabitėn dhe u shitėn pėr dy kacidhe edhe zbulime arkeologjike, siē ka ndodhur edhe me kombe tė tjerė. Por ato nuk mund ta lėnė Shqipėrinė nė njė « Europė tjetėr » pėr shumė kohė. Voskopoja, Apollonia, Butrinti, Berati, Durrėsi… janė vlera qė i pėrkasin civilizimit europian…

Nė shėnimet e mija tė fundit kam shėnuar nė anglisht edhe fjalėt e zotit Panos Englezios, President i Federatės Ndėrkombėtare tė Talasemisė (TIF), i cili mė shkruante pak kohė mė parė pas kthimit nga Konferenca Ndėrkombėtare e Talasemisė nė Dubai :

“We were extremely pleased to learn the Albanian Ministry of Health, the health professionals involved in the treatment of patients with thalassaemia and the Albanian national Anti-Thalassaemic Association are now working closely together towards implementing further improvements regarding prevention and treatment protocols for Thalassaemia in Albania. This is extremely encouraging and soul-satisfying”.

Ja u dhashė versionin nė anglisht, pėr tė mos bėrė edhe unė ndonjė lapsus nė pėrkthimin nė shqip tė fjalėve tė Presidentit tė nderuar tė TIF-I, si ai profesori francez i gjuhėve sllave atje nė Provans: “Jemi shumė tė kėnaqur kur lexojmė se Ministria Shqiptare e Shėndetėsisė, profesionistėt e shėndetėsisė qė merren me mjekimin e pacientėve me talasemi dhe Shoqata kombėtare e Luftės kundėr Talasemisė, po punojnė tani ngushtė pėr tė vendosur vlerėsime tė mėtejshme lidhur me protokollet e parandalimit pėr Talaseminė nė Shqipėri”.

Lexoj tek adresa ime elektronike e sotme mesazhin e ngrohtė tė gazetares Laureta Roshi nė Fier e cila ndėr tė tjera po boton njė gazetė pėr qytetin e Fierit nga janė prindėrit e mij. Ajo po bėn njė punė tė lavdėrueshme edhe pėr tė sensibilizuar opinionin pėr sėmundjen e shekullit tė 21, Talaseminė e cila ėshtė pėrhapur jo vetėm nė Shqipėri, por edhe nė Greqi, Qipro, Itali, Francė, Britani e Madhe, vendet arabe e deri nė SHBA, Kanada, si rezultat I lėvizjeve migratore. Shpresojmė qė shoqata zvicerane e Talasemisė, ajo franceze, TIF, Cooley’s Anemia Foundation nė Nju Jork, biznesmenėt shqiptarė dhe miqtė tanė, do tė japin ndihmesėn e tyre.

Mesazhet qė mė vijnė sonte nga « Europa tjetėr », po nė « Europėn tjetėr » nė Zvicėr, lidhur me pėrkatėsinė e Shqipėrisė demokratike nė NATO, mė mallėngjejnė pėr pastėrtinė e tregimit tė jetės sė pėrditshme edhe atje nė Tiranėn e bukur, edhe pėr atje nė Fierin e njerėzve tė mirė, tė urtė, tė pastėr, edhe pėr Valbonėn, Tropojėn, Devollin…Mesazhe tė ngrohta dhe premtime pėr ndihma pėr Gėrdecin, talasemikėt…

Miku im arkitekti me famė botėrore, Franko Marusich (nga familja Marubi), si edhe unė ruajmė si tė shenjta pemėn gjenealogjike tė familjeve tona, si edhe shumė familje nė Europėn e tė 25-tėve. Nxisim edhe fėmijėt tanė t’i kenė ato, si dhe fotografi tė familjes, gjyshėrve dhe gjysheve. Bėri mirė e krishterja Zografė qė na dėrgoi jetėshkrimin e gjyshit dhe gjyshes sė saj qė tė mos e harrojnė brezat e ardhėshėm. Ato do transmetohen brez pas brezi. Ėshtė e vėrtetė se gjuha jonė dihet se ėshtė e folur qė nė « kohėn e Perėndive », por historiografia perendimore i ka anashkaluar disa herė tė vėrtetat historike tė « Europės tjetėr », sidomos tė Shqipėrisė dhe Kosovės. Tė jesh nė Aleancėn Atlantike, nė Europėn e Brukselit apo edhe jashtė saj, ėshtė njė mėnyrė e pėrkohshme jetese nė tė pėrditshmen e njė qytetari europian, pėr tė cilėn unė shprehen pa prapamendime…Tė gjithė jemi tė ndėrvarur dhe tė lidhur me njeri tjetrin. Sipas mendimit bashkėkohor « Individualiteti » ka kuptim vetėm kur je nė njė grup dhe kur shkėmben mendime, por edhe kulturėn, me tė njėjtėn barazvlerė. Shumė vende qė hynė vite mė parė, apo edhe vitet e fundit nė Europėn e Brukselit dhe u shkėputėn nga « Europa tjetėr », nuk kishin tė njėjtin nivel zhvillimi, siē e kanė sot, pasi kanė marrė subvencione tė shumta. Korrupsoni nė « Europėn tjetėr » ėshtė i dukshėm dhe nė anėn e « civilizuar ». Kjo si rezultat i njė tė vėrtetė, pasi njerėzit bėhen tė pangopur por disa herė edhe nga xhelozia…Lexojmė ēdo ditė lajme tė mira…British Airways dhe shoqėri tė tjera ajrore ka filluar fluturimet nė Shqipėri. Urojmė qė edhe shoqėri tė tjera ajrore europiane, nė interes tė pėrfitimit reciprok, ta bėjnė kėtė, pėrveē atyre egzistueseve. Lexojmė se edhe agjenci udhėtimi kėtu nė Zvicėr organizojnė udhėtime nė Shqipėri. Jetojmė nė njė epokė tė jashtezakonshme, plot shpresa dhe shqetėsime, njė epokė ku zbulimet pasojnė njėra tjetrėn, ku qėndrimet e kundėrta nuk kursejnė as zakonet dhe as traditat mė solide ; njė epokė ku problemet qė dje nuk viheshin nė dyshim : tė energjisė, tė zhvillimit tė vendeve europiane, tė strukturave politike tė botės sė industrializuar, sot pėrbėjnė njė shqetėsim pėr disa ; tani jemi « tė pushtuar » nga Televizionet publike dhe private, si dhe gazetat e shumta ; sociologu kanadez, Herbert Marshall McLuhan me analizėn e tij tė mediave, « revolucionare » pėr epokėn shprehet : « Nga tė gjitha anėt ne na vjen informacioni me shpejtėsi tė madhe, me shpejtėsi elektronike. Mund tė thuhet se ne tė gjithė bėjmė pjesė(…) nė njė fshat botėror »…

Ka ndonjė qė “nė kėtė fshat botėror” don tė shtyjė hyrjen e Shqipėrisė « de jure » nė Bruksel pasi u pėlqen fuqia e lirė punėtore shqiptare, mungesa e mbrojtjes sė tyre nga « shteti i sė drejtės » ku jetojnė…Por ne jetojmė edhe nė njė epokė tė solidaritetit ndėrkombėtar, kur i jepet dora njeri tjetrit. Nė kėtė ndėrvartėsi tė thellė, kufijtė pothuaj fshihen midis njerėzve apo edhe shteteve fqinje. Zvicra dhe Franca nė kufijtė e tyre, nuk kanė mure ndarėse, apo tela me gjemba. Por kanė bimėsi dhe lule. Natyrisht kontrollet « e lėvizshme » nuk mund tė shmangen ndaj keqbėrėsve.

Lexoja kėto ditė intervistėn e njė shkrimtareje, vepra tė sė cilės i kam lexuar edhe mė parė, por qė s’njihet nga lexuesi shqiptar. Do t’i kthehem asaj pėrsėri nė shkrimet e mija. Ajo qė mė bėri pėrshtypje ishte kjo frazė e saj: « Jeta na punon renga tė pabesueshme dhe pėr aq sa pranojmė dhe qė ne mund tė veprojmė, mund ta kthejmė ēdo situatė nė mėnyrė pozitive dhe tė dobishme, jashtė ēdo situate qė na ishte propozuar nė fillim ». Pra edhe pse « funksionarėt jugosllavė » nė kufijtė me Shqipėrinė u thoshin turistėve dhe vizitorėve tė huaj qė do shkonin nga ish-Jugosllavia nė Shqipėri : » Kur tė ktheheni, nė rast se kaloni kėtej, ne do t’u marrin ēdo botim tė nxjerrė nė Shqipėri…Edhe broshurat turistike dhe librat e artit… ».

E njejta gjė ndodhte nė 1988 kur shkruan gazetari francez shkruan nė « GEO » pėr Shqipėrinė si « vendi mė i ēuditshėm nė Europė » ku ndėr tė tjera thotė: « Para se tė nisesha nga Franca, agjencia e udhėtimit atje kishte shpėrndarė njė qarkore: « Materiali i shtypur jashtė Shqipėrisė nuk ėshtė i autorizuar tė hyjė nė Shqipėri. Veēanėrisht, prospektet mbi Jugosllavinė dhe revistat pornografike…Njė pensionisti tė Metz (qytet nė Francė) iu konfiskua njė e pėrjavshme sportive. Kurse njė udhėtar tjetėr duhet tė lėrė aty nė doganėn e Hanit tė Hotit disa revista mode… »

Kėto rregulla tė dy vendeve fqinjė tė « Europės tjetėr » uroj t’i pėrkasin sė kaluarės. Asaj tė kaluare kur megjithė mbylljen, izolimin, shqiptarėt nė Durrės shihnin si para njė TV nė Amerikė me dhjetra stacione televizive italiane dhe ėndėrronin qė njė ditė deti Adriatik tė ngrinte dhe ata tė shkonin nė kėmbė deri atje ; ato i pėrkasin sė kaluarės kur ata qindra shqiptarė tė tė dy anėve tė kufirit shihnin telat me gjemba qė kishin ndarė pėr jetė vėllezėr dhe motra tė njė fshati (si ajo punėtorja shqiptare nė korridoret e Kombeve tė Bashkuara nė Nju Jork nė vitet 80-tė), apo kur krismat e pushkėve rrėzonin pa jetė trupat e tė rinjve qė donin tė shihnin dhe tė shkonin nė Europėn e Brukselit pėr tė bėrė njė jetė mė tė mirė ; apo kur ai arsimtari atje nė bjeshkėt tona tė bukura, krahas mėsimit tė letėrsisė qė u bėnte vogėlushėve dhe adoleshentėve malėsorė, mėsonte dhe vetė njė gjuhė tė huaj, pėr tė pasur njė dritare mė vonė nė botėn tjetėr, atė tė « parajsės perendimore » ku duhet punė shumė, pėr t’u argėtuar pastaj me familjen, me shokė e miq tė mirė.

Mė lejoni ta pėrfundoj kėtė shkrim me mendime tė mija modeste, pa mllef, pa nerva, pa prapamendime pėr vende qė i pėrkasin « Europės tjetėr », me fjalėt e shkrimtarit tė madh francez Viktor Hygo, shumė dekada mė parė: « Do tė vijė njė ditė kur bombat do tė zėvėndėsohen …nga njė arbitrazh i nderuar i njė Senati tė madh sovran qė do tė jetė Europa, njėlloj si Asambleja Ligjvėnėse ėshtė nė Francė… ». Ai Viktor Hygo i madh qė ne tė « Europės tjetėr » e kujtojmė me respekt drejtoi nė vitin 1849 « Kongresin e Miqve tė Paqes » ku u bė thirrje pėr « Shtetet e Bashkuara tė Europės ». Le tė ngrejmė edhe ne nga njė dolli pėr Shqipėrinė nė NATO dhe sė shpejti nė Bashkimin Europian, tė jemi solidarė dhe nė unison pėr ēėshtjet e kombit, parlamentarė, pozitarė dhe opozitarė, si gjithė kombet e tjera tė qytetėruara, si Zvicra qė e mendonin Shqipėrinė “rilindasit” tanė, qė brezat e ardhshėm tė mos na mallkojnė dhe tė na fusin nė kallėpet e atij “qoftėlargut” qė shkon nga e majta apo e djathat, fryn era e ngrohtė pėr tė dhe familjen e tij tė ngushtė. Shqiptarėt meritojnė mė tepėr se Karaburuni ku humbėn jetėn dhjetra njerėz tė pafajshėm vetėm se donin tė shihnin diēka tjetėr nė Europė. Europa ėshtė edhe Shqipėria, edhe Kosova, edhe vendet e tjera tė Ballkanit, edhe ata popuj qė ėndėrrojnė tė „kalojnė qoftė edhe njėherė kufirin nė Evropė“. Jemi nė epokėn kur muri famėkeq i Berlinit ėshtė rrėnuar njėherė e pėrgjithmonė.
24-ore | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com