Albatlanta

Letėr e hapur Kryeministrit, pėr njė material kompromentues
Nga Adrian Thano / Drejtor i Gazetės "Shekulli"
Kryeministėr!

Nuk po tė drejtohem me Zotėri, sepse i tillė nuk je. Nuk pėrfaqėson as zotėrinjtė e vėrtetė dhe as qytetarėt e kėtij vendi. Ti e di shumė mirė kė pėrfaqėson, ndaj nuk po tė pyes pėr kėtė.

Nuk do tė tė pyes as nėse ndjen ndonjė pėrgjegjėsi pėr banorėt e Gėrdecit, Vorės, Tiranės etj., sepse nė kėto tre-katėr ditė dėrdėllitjesh nė media, kuptoj se ti pėrgjegjėsi prapė nuk ndjen.

Nuk po tė pyes nėse pas kėsaj qė ndodhi nė Gėrdec, tė del ndonjėherė para syve trupi i copėtuar i 3-vjeēarit Flavio; as nėse mund tė pėrfytyrosh si e ka ngritur befas nė ajėr vala goditėse atė fėmijė, ndėrsa luante nė oborr tė shtėpisė, se si ėshtė bėrė njėsh me tokėn pas ca sekondash ajo fytyrė vocėrraku e gjakosur; as nėse mund tė pėrfytyrosh sytė e njė 3-vjeēari tė copėtuar qė jep shpirt pa askėnd pėrreth, nėn predha e nėn tym tė zi, si nė bombardim. Do tė mjaftonte vetėm kaq, qė tė mos dukeshe mė nė TV e gazeta. Por ti del dhe artikulon shfajėsime; pas '97-ės ty ndoshta nuk tė bėjnė mė pėrshtypje as kufomat.

As pėr premtimet e pambajtura me tė cilat more votat, nuk po tė pyes, as pėr performacėn tėnde prej karagjozi nė kėtė vend ku dua tė rris djemtė e mi, qė ti nuk e lėshon thonjsh, anipse pikėrisht ky vend qė ka politikanė si ty, ėshtė mė i varfri, mė i izoluari, mė i parsimuari, mė i pashėndetshmi nė Europė; as pse nė marrėdhėnien normale mes meje si qytetar e drejtues gazete dhe teje si Kryeministėr, ti nuk arrin kurrė tė mė bėsh njė fije krenar, sepse sillesh si burrec dhe jo si burrė shteti...

Nuk po tė pyes as pse njė burrė nė moshėn tėnde bėn gėnjeshtarin patetik, sepse e di pėrgjigjen pėr tė gjitha kėto: ėshtė dėshira jote e panginjur pėr pushtet, qė tė shtyn tė jesh i tillė. Dhe kur them dėshirė pėr pushtet, nuk gjykoj tė drejtėn tėnde pėr tė bėrė profesionin e politikanit, por kam parasysh qė tipa si ty, nuk janė politikanė, por ca gėrmuqė tė marrė fund, qė nuk e duan pushtetin pėr ta menaxhuar por thjesht pėr ta shijuar.

Nuk tė pyes, pra, pėr kėto, sepse ėshtė e kotė. Pyetja ime ka tė bėjė me njė material qė ndodhet nė redaksinė e "Shekullit" prej dhjetorit tė vitit tė kaluar.

Nė kėtė material ekzistojnė disa biseda telefonike tė regjistruara mes njė biznesmeni shqiptar dhe njė biznesmeni amerikan. Regjistrimet ndodhen gjithashtu edhe nė zyrėn e Kryeprokurores sė Republikės dhe nė disa zyra tė tjera hetuese jashtė vendit. Bisedat hedhin dritė mbi njė aferė korruptive trafiku armėsh qė kap shifra pėrfituese hipotetike pėr protagonistėt, deri 100 milionė dollarė amerikanė. E dimė mirė tė gjithė qė ka shumė gangsterė rrotull, qė nuk do ta kishin pėr gjė tė vrisnin njerėz pėr kaq shumė para.

Personat qė pėrmenden nė kėto biseda, janė pikėrisht dy tė arrestuarit e ditėve tė fundit pėr ngjarjen e Gėrdecit Por jo vetėm kėta. Nė kėto biseda pėrmenden edhe tre-katėr emra tė tjerė, mes tė cilėve, ministri i Mbrojtjes i Shqipėrisė, Kryeministri i Shqipėrisė dhe djali i Kryeministrit tė Shqipėrisė.

Kur mendoj qė kėto regjistrime ndodhen nė tė njėjtat duar hetuesish tė huaj, qė hetojnė trafiqe tė tilla edhe nė Afrikė (merreni me mend perceptimin) dhe ku renditja e personazheve (Ministri, djali i Kryeministrit etj.) ėshtė po aq nepotike dhe skandaloze sa tė kujton sėrish Afrikėn, mė beso, ndjej Turp. Nuk dua tė qeverisem nga "afrikanė" tė korruptuar nėse duhet tė jem mė i qartė… Ndaj, me gjithė forcėn e shpirtit, do tė doja qė emrat e kėtyre institucioneve tė nderuara tė vendit tim dhe familjarėve tė atyre qė janė pėrkohėsisht nė kėto zyra institucionesh, tė jenė pėrdorur thjesht si koperturė gangsterėsh…

Por "koincidencat" janė tė shumta; sjellja jote e ditėve tė fundit, kur pėrpiqesh jo tė nxjerrėsh pėrgjegjėsitė dhe tė kėrkosh sė paku ndjesė, por tė mbrosh vrasėsit e Gėrdecit, mė bėjnė tė dyshoj fort.

Lojėrat me kontrata dhe VKM-tė, kompanitė fantazma "amerikane" tė "kontraktuara", etj., etj., ku firma dhe roli yt si Kryeministėr janė primare, prapė mė bėjnė tė dyshoj fort.

Nėse Gėrdeci nuk do tė kishte ndodhur, nuk do ta shkruaja kėtė qė po shkruaj. Nuk jam as nga ata qė shkruaj shpesh, ndaj vėru veshin mirė kėtyre qė tė them! As "Shekulli" nuk do tė botonte pa thėnė fjalėn e fundit Prokuroria, ato regjistrime kompromentuese, tė cilat gjenden nė zyrėn time prej tre muajsh.

Por tashmė jemi tė gjithė borxhlinj tek fėmijėt e vdekur tė Gėrdecit! Duhet bėrė ēdo gjė, pėr tė dhėnė Drejtėsi pėr ta. Boll mė! Tė vdekurit, tė mbijetuarit dhe tė gjallėt e tjerė nė kėtė vend kanė nevojė urgjente pėr Drejtėsi. E meqė jemi kėtu, mos pėrmendni dėmshpėrblimin pėr ta, akoma pa mbledhur kufomat nėpėr rrugė dhe tunele. Ėshtė e neveritshme, Kryeministėr, qė e vetmja mėnyrė qė tė ka mbetur pėr tė vazhduar t'i shohėsh ata nė sy, ėshtė Paraja. E kupton sa poshtė kemi rėnė tė gjithė?

Kryeministėr! Pėr hir tė kėtij detyrimi pėr Drejtėsi, "Shekulli" dhe Shekulli Online duke nisur nga nesėr do tė fillojnė t'i botojnė ato regjistrime dhe materialet sqaruese mbi to. Pėr hir tė kėtij detyrimi pėr Drejtėsi, Prokuroria le tė nxjerrė shpejt njė pėrfundim mbi to.

Pėr hir tė kėtij detyrimi pėr Drejtėsi, ti duhet t'i pėrgjigjesh publikisht pyetjes: Emri yt dhe i djalit janė pėrdorur si koperturė gangsterėsh apo jo?

Kėtė detyrim e ke jo thjesht sepse po ta kėrkon gazeta mė e rėndėsishme e kėtij vendi. As pse ky skandal do botohet kėto ditė edhe nė shtypin amerikan. Kėtė detyrim e ke ndaj atyre qė e mbyllėn jetėn pa faj nė 15 mars, nė Gėrdec; e ke ndaj atyre qė do mbeten pėrjetė tė gjymtuar nga shpėrthimi; e ke ndaj qytetarėve tė kryeqytetit qė paaftėsia e qeverisė tėnde pėr tė garantuar sigurinė fizike, pėr pak u shembi tė gjithėve shtėpitė mbi kokė.

Kohėn pėr t'u pėrgjigjur zgjidhe vetė, para ose pas botimit. Kėtu nė kėtė gazetė, nė media tė tjera apo nė Prokurori. E ke detyrim. Ngule mirė nė mendje, qė ato poste pėr tė cilėt silleni qenēe, kanė jo vetėm tė drejta dhe privilegje por edhe detyrime tė tilla. E ke detyrim, Kryeministėr! Jo vetėm ndaj tė vdekurve e tė mbijetuarve qė pėrmenda mė lart. Por edhe pėr tė gjithė ata qė edhe pse ndodhi '97-a, tė ribesuan pushtetin, jetėn dhe mirėqenien e tyre, tė dhanė votėn.

Sa pėr mua si qytetar, pėrgjigja nuk mė duhet. "Garancitė" e tua Kryeministėr janė kaq skarse sa tė sjellin zorrėt te goja. Ti e ke provuar qė fjalėt e tua i merr flladi, e jo mė era. Atė qė thua sot me zjarr e pathos, e mohon pas njė muaji me po aq pėrvėlim. Ndaj, jam i prirur mos tė tė besoj mė asnjė fjalė.
Shekulli | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com