Albatlanta

''Tani Evropa e ka njė numėr''
INTERVISTĖ ME HENRI KISINGER
Tridhjetė vjet mė parė kėrkova njė numėr telefoni qė do tė duhej pėr t’i telefonuar Evropės ...dhe ndodhi. Problemi tani ėshtė: Shtetet-kombe nuk kanė hequr dorė vetėm nga sovraniteti i tyre pėr hir tė BE-sė, por edhe nga njė pjesė e vizionit tė tyre pėr vetė tė ardhmen e tyre. E ardhmja e tyre ėshtė tashmė e lidhur me Bashkimin Evropian

Mendoj se aktualisht pėrballemi me tre sfida: Zhdukjen e shtetit-komb; ngjitjen e Indisė dhe Kinės; dhe e treta, dalja e problemeve dhe sfidave qė nuk mund tė zgjidhen nga njė fuqi e vetme, si energjia dhe mjedisi. Ne nuk kemi luksin tė fokusohemi mbi njė problem; duhet tė merremi me tė tre kėta ose nuk do tė kemi sukses me asnjėrin.

Ish-sekretari i shtetit i SHBA-sė, Henri Kisinger, flet nė kėtė intervistė pėr mbėshtetjen e tij pėr Xhon MekKein, angazhimin e vakėt evropian nė luftėn kundėr terrorizmit islamik si dhe nėse duhet tė vazhdojnė bisedimet e drejtpėrdrejtė me Iranin.

Dr. Kisinger, ju keni pėrkrahur Senatorin Xhon MekKein nė garėn pėr Shtėpinė e Bardhė. Por, MekKein ka thėnė se do tė ish i gatshėm tė qėndronte nė Irak edhe pėr 100 vite tė tjerė. Jeni i sigurt se ai ėshtė njeriu i duhur?

Xhon dhe unė kemi qenė miq prej 30 vjetėsh. Kam shumė besim tek ai.
Shumica e amerikanėve do tė donin tė shihnin njė tėrheqje tė shpejtė nga Iraku dhe ndoshta Afganistani. Por MekKein e ka kthyer “Mosdorėzimin” nė moton e tij.

Ai po pėrpiqej tė bėnte dallimin mes forcave ushtarake amerikane nė njė vend ku ata ishin aty si pjesė e njė lufte civile dhe forcave ushtarake qė janė pjesė e njė aleance tė pranuar nga popullata, si nė Gjermani pas Luftės sė Dytė Botėrore. Ai nuk tha se duhet tė qėndrojmė nė Irak nė njė mision luftimi. Po pėrpiqej tė thoshte ekzaktėsisht tė kundėrtėn.

Demokratėt kanė premtuar njė tėrheqje tė shpejtė. A ėshtė ky njė opsion realist?

Ēėshtja ėshtė: A tėrhiqen forcat amerikane si pjesė e njė marrėveshje politike? Apo tėrhiqen thjeshtė sepse Amerika ėshtė e lodhur nga lufta? Nė kėtė rastin e dytė, pasojat e njė tėrheqje do tė ishin katastrofike.

A mendoni se do tė kishte njė tjetėr shpėrthim dhune?

Do tė kish njė mundėsi tė madhe. Islami Radikal nuk do tė ndalet sepse ne tėrhiqemi. Njė tėrheqje e shpejtė do tė ishte demonstrim i pafuqisė sė Perėndimit nė rajon. Hamasi, Hezbollahu dhe Al Kaeda do tė merrnin njė rol mė dominues dhe aftėsia e vendeve perėndimore pėr tė ndikuar nė gjėrat do tė reduktohej shumė. Virusi do tė kish pasoja shumė tė mėdha pėr tė gjithė vendet qė kanė popullsi tė mėdha myslimane: India, Indonezia dhe pjesė jo tė vogla tė Evropės.

Shumė evropianė nuk mendojnė kėshtu.

Shumė evropianė nuk e kuptojnė se ky nuk ėshtė njė problem vetėm amerikan. Pasojat e njė rezultati tė tillė do tė ishin po kaq tė rėnda pėr Evropėn sa edhe pėr amerikanėt.

Ēfarė nuk kupton Evropa? Parisi, Londra dhe Berlini nuk e shohin “luftėn kundėr terrorizmit” si njė sfidė tė pėrbashkėt pėr Perėndimin?

Nuk mė pėlqeni termi “luftė kundėr terrorizmit”, sepse terrorizmi ėshtė njė metodė dhe jo njė lėvizje politike. Ne jemi nė luftė kundėr Islamit radikal qė pėrpiqet tė pėrmbysė elementėt e moderuar nė botėn islamike dhe qė kėrcėnon strukturat laike tė shoqėrive perėndimore. E gjithė kjo po ndodh nė njė periudhė tė vėshtirė nė historinė e Evropės.

Pėrse e vėshtirė?

Shumica e ngjarjeve nė historinė evropiane kanė ardhur prej shteteve-kombe qė ishin krijuar qindra vjet mė parė. Nė mendjet e evropianėve nuk ka patur asnjėherė dyshim qė shteti ėshtė i autorizuar tė kėrkojė sakrifica dhe qė qytetarėt kanė pėr detyrim t’i bėjnė. Tani, nė Evropė ėshtė hequr dorė deri nė njė farė mase nga struktura e shtetit-komb. Dhe po kėshtu ka rėnė shumė edhe aftėsia e qeverive pėr tė kėrkuar sakrifica.

Tridhjetė vjet mė parė, ju kėrkuat njė numėr telefoni qė do tė tė duhej pėr t’i telefonuar Evropės.

...dhe ndodhi. Problemi tani ėshtė: Shtetet-kombe nuk kanė hequr dorė vetėm nga sovraniteti i tyre pėr hir tė BE-sė, por edhe nga njė pjesė e vizionit tė tyre pėr vetė tė ardhmen e tyre. E ardhmja e tyre ėshtė tashmė e lidhur me Bashkimin Evropian, dhe BE-ja ende nuk ka mbėrritur nė njė vizione besnikėri tė krahasueshme me shtetin-komb. Kėshtu qė, ka njė zbrazėti mes tė shkuarės dhe tė ardhmes.

Ēfarė prisni nga liderėt evropianė? A duhet tė dalė Kancelarja Anxhela Merkel e t’u bėjė thirrje gjermanėve tė bėjnė sakrifica?

Unė mendoj se Anxhela Merkel, ashtu si ēdo lider, duhet tė mendojė pėr rizgjedhjen. Kam shumė vlerėsim pėr tė. Por nuk njoh ndonjė evropian qė do tė mohonte se fitorja e islamit radikal nė Bagdad, Bejrut apo Arabinė Saudite do tė kish pasoja tė rėnda pėr Perėndimin. Megjithatė, ata nuk janė tė gatshėm tė luftojnė pėr ta parandaluar.

A nuk ėshtė kundėrshtimi i gjermanėve dhe evropianėve ndaj shtimit tė trupave ushtarake nė Afganistan rezultat i njė mosbesimi tė thellė ndaj fuqisė amerikane?

Si sot pas njė viti, do tė shohim fillimin e njė administrate tė re. Atėherė do tė shohim se deri nė ēfarė mase administrata Bush ka qenė shkaku, apo alibia pėr mosmarrėveshjet mes evropianėve dhe amerikanėve. Nė kėtė moment, shumė evropianė fshihen pas mungesės sė popullaritetit tė Bushit. Dhe kjo administratė bėri shumė gabime nė fillim.

Cilėt shihni si gabimet mė tė mėdhenj?

Shkuarja nė Irak pa trupa tė mjaftueshme, shpėrbėrja e ushtrisė irakiane, menaxhimi i marrėdhėnieve me aleatėt nė fillim, ndonėse jo ēdonjėri prej tyre spikati pėr besnikėri. Por unė e besoj se Xhorxh Bush e ka kuptuar saktė sfidėn globale me tė cilėn pėrballemi, kėrcėnimin nga islami radikal dhe se ai ka luftuar me guxim. Pėr kėtė, ai do tė vlerėsohet mė vonė.

Pas 50 vjetėsh, historianėt do ta trajtojnė mė me mirėsi trashėgiminė e tij?

Do tė ndodhė shumė mė shpejt.

A do tė kėrkojė Presidenti i ardhshėm i SHBA-sė mė shumė angazhim nga evropianėt?

Nuk ėshtė e pamundur qė njė administratė e re tė thotė se nuk mund tė vazhdojmė mė pa njė pėrkushtim mė tė madh tė evropianėve. Dhe se ata do tė mund ta pėrdorin kėtė si justifikim pėr largim nga Iraku apo Afganistani. Megjithatė, nuk mendoj se Xhon MekKein do ta bėnte kėtė gjė.

Obama thotė gjithashtu se konflikti nė Pakistan ėshtė lufta qė amerikanėt duhet tė fitojnė. A ka tė drejtė?

Gjithmonė mund tė thuash se ėshtė njė tjetėr luftė qė do tė doja tė luftoja nė vend tė asaj ku jam. Ēfarė do tė thotė tė luftosh luftėn nė Pakistan? Duhet tė pėrdorim fuqi ushtarake pėr tė kontrolluar rajonet e tribuve nė Pakistan dhe pėr tė kryer operacione ushtarake nė njė rajon, tė cilin Britania nuk arriti ta paqėsojė nė 100 vite kolonizim? A duhet tė pėrdorim forcėn ushtarake pėr tė mos lejuar njė marrje me dhunė tė pushtetit nė Pakistan? A duhet tė parandalojmė ndarjen e shtetit pakistanez nė tre apo katėr grupe etnikė? Nuk mendoj se kemi kapacitetin pėr ta bėrė kėtė gjė.

Po ē’mund tė thoni pėr mė shumė veprim kundėr terroristėve tė Al Kaedės nė rajonet kufitarė me Afganistanin?

Nė njė periudhė afatshkurtėr, ky ėshtė iluzion.

Cila do tė ishte kėshilla juaj pėr t’u pėrballur me islamin radikal dhe qeveritė e rajonit?

Nuk mund tė bėsh pėrpjekje tė njėkohshme pėr rrėzimin e Qeverisė sė Arabisė Saudite, Egjiptit dhe Jordanisė nė emėr tė demokracisė dhe tė luftosh islamin radikal. Proceset demokratizuese dhe lufta kundėr islamit radikal kanė njė kuadėr kohor tė ndryshėm.

A ėshtė koha pėr njė rivlerėsim strategjik? Ju keni pėrvojė nė kėtė drejtim: Nė vitet shtatėdhjetė, Riēard Nikson, dhe ju befasuat gjithė botėn kur fluturuat pėr nė Kinė dhe u ulėt nė tryezė me diktatorin komunist, Mao.

Nuk ėshtė se u zgjuam njė mėngjes dhe thamė qė sa bukur do tė ishte tė flisnim me Maon. Nikson dhe unė besonim se duhej tė sillnim Kinėn nė sistemin ndėrkombėtar. Ne u pėrpoqėm tė lidhim realitetin objektiv me konsideratat morale. Dhe realiteti objektiv u ndryshua nga tensionet sino-sovjetike si dhe pėrkushtimi i mėpasshėm i Pekinit pėr bashkė ekzistencė.

Kohėrat kanė ndryshuar, por konsiderata tė tilla morale ende ekzistojnė. A duhet qė Presidenti i ri i SHBA-sė tė shkojė nė Teheran dhe tė bisedojė me Mahmud Ahmadinexhadin?

Disa besojnė se thjeshtė akti i bisedimit do tė ulė tensionet. Unė besoj se negociatat kanė sukses vetėm kur pasqyrojnė njė realitet objektiv. Problemi thelbėsor me Iranin ėshtė nėse ai e sheh veten si njė kauzė apo si njė komb. Nėse Irani dėshiron tė jetė njė shtet-komb i respektuar nė rajon, pa pretenduar dominim fetar apo imperial, atėherė duhet tė jemi nė gjendje qė tė arrijmė nė njė formė mirėkuptimi. Por nuk do t’ia arrijmė kėtij qėllimi nėse Irani nuk kupton se ky nuk ėshtė njė shans historik pėr tė ringjallur ėndrrat perse pėr lavdi.

Dhe iranianėt kanė nevojė pėr trysninė perėndimore qė tė arrijnė nė kėtė konkluzion?

Nevojitet njė pėrzierje trysnie dhe stimujsh. Duhet tė kuptojmė se sanksionet pa dhimbje janė kontradiktė.

Tingėllon si loja e vjetėr e shkopinjve dhe karotave. Mendoni se njė President amerikan duhet tė takohet me nė lider iranian vetėm pas sanksionesh tė dhimbshme?

Nuk niset kurrė kėshtu. Nikson u takua me Maon vetėm pasi kishim tre vite kontakte. Mendoj se takimi me njė President iranian do tė duhej tė ndodhte nė fund tė njė procesi, jo nė fillim.

Por, duke parė sėrish trashėgiminė, a do tė shohin pas njė ditė historianėt e tė thonė: Aventura nė Irak nuk i lejoi Amerikės tė fokusohet nė sfida tė tjera strategjike, si pėr shembull ngjitja e shpejtė e Indisė dhe Kinės?

Mendoj se aktualisht pėrballemi me tre sfida: Zhdukjen e shtetit-komb; ngjitjen e Indisė dhe Kinės; dhe e treta, dalja e problemeve dhe sfidave qė nuk mund tė zgjidhen nga njė fuqi e vetme, si energjia dhe mjedisi. Ne nuk kemi luksin tė fokusohemi mbi njė problem; duhet tė merremi me tė tre kėta ose nuk do tė kemi sukses me asnjėrin. Ngjitja e Azisė do tė jetė njė ngjarje madhore. Por nuk mund tė themi se duhet tė lėmė pezull sfida tė tjera, si lufta kundėr islamit radikal.

A ėshtė Kina ende njė partner, apo kryesisht njė rival?

Kina duhet tė trajtohet si njė partner potencial. Duhet tė pėrdorim tė gjithė fuqitė pėr tė krijuar njė sistem nė tė cilin shtetet e mėdha tė Azisė, qė nuk janė shtete-kombe nė kuptimin evropian, por konglomerat tė mėdhenj kulturash, tė marrin pjesė. Nuk kemi zgjidhje tjetėr.

Fakti qė “demokraci tė drejtuara” si Rusia dhe Kina janė aktualisht mė tė suksesshme ekonomikisht, a e dėmton joshjen e perėndimit dhe demokracisė sė stilit perėndimor? A ėshtė ky model i ri qė po bėhet tėrheqės pėr tė rinjtė?

Problemi me demokracitė e drejtuara ėshtė se kanė vėshtirėsi tė madhe nė zgjedhjen e pasardhėsve si dhe afrimit tė pjesės mė tė shėndoshė tė talenteve. Kina i ėshtė afruar mė shumė zgjidhjes sė kėtij problemi se ēdo shtet tjetėr jodemokratik. Mendoj se modeli demokratik ėshtė mė i mirė dhe mė i qėndrueshėm pėr tė ardhmen. Por nuk ndodh automatikisht. Varet nga vizioni dhe pėrqendrimi ynė.
Metropol | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com