Albatlanta

KRYETARI KUNDĖR HISTORISĖ
Akademik Rexhep Qosja
Vizita e kryetarit tė Shqipėrisė, Bamir Topi, nė Kosovė prej 25- 27 janar, nė mediat e shkruara e elektronike dhe nė opinionin shqiptar tė Kosovės u quajt vizitė historike. Dhe, u quajt, kėshtu, vizitė historike, pėr arsye se u bė nė prag tė ngjarjes mė tė madhe nė historinė e Kosovės, tė ngjarjes sė ėndėrruar nga tė gjithė brezat e atdhetarėve gjatė njė shekulli: nė prag tė shpalljes sė pavarėsisė. U harrua se vizitat zyrtare tė politikanėve dhe shtetarėve nuk mund tė quhen historike vetėm pse ndodhin nė ēaste me rėndėsi historike. Vizitat zyrtare tė politikanėve dhe tė shtetarėve edhe mė shumė sesa ēasti me rėndėsi historike i bėjnė historike idetė e tyre, gjykimet e tyre, largpamjet e tyre, vizionet e tyre, mė nė fund, karakteri i tyre i treguar nė ēastet historike.

Vizita zyrtare e kryetarit tė Shqipėrisė, Bamir Topi, nė Kosovė, pėrpos se u bė nė prag tė ngjarjes sė madhe, historike pėr popullin e Kosovės dhe pėr popullin shqiptar nė pėrgjithėsi, nuk kishte asgjė tjetėr historike. As ide, as gjykime, as largpamje, as vlerėsime, as vizione historike. Pėrkundrazi: ajo kishte shumėēka tė vogėl qė nuk pėrkonte me ngjarjen e madhe, nė prag tė sė cilės ngjau. Fjalimet qė ai mbajti, sė pari nė institucionin mė tė lartė politik tė Kosovės - nė Kuvendin e Kosovės dhe, mandej, nė institucionin mė tė lartė tė arsimit, tė shkencės dhe tė edukimit moral e atdhetar tė rinisė shqiptare - nė Fakultetin e Filologjisė tė Universitetit tė Prishtinės, ishin fjalime tipike burokratike, tė cilave u mungonte ajo qė pritej ta kishin: larghedhja nė gjykime dhe shpirtgjerėsia nė vlerėsime. Nė vend se ta shikonte Kosovėn nga lartėsia mendore dhe morale e kryetarit tė shtetit, qė qytetarėt e Kosovės e quajnė shteti Amė, ashtu siē e shikuan kur ishin nė Kosovė paraardhėsit e tij ish-kryetari Rexhep Meidani dhe ish-kryetari Alfred Moisiu, ai e shikoi nga niveli i njė partie - i partisė sė cilės i takon! Dhe, shikimi i tillė, i partishėm, madje, palejueshėm i partishėm, i bėri fjalimet e tij intelektualisht boshe, historikisht tė papėrgjegjshme, politikisht polarizuese! Pse mund tė thuhet kėshtu?

Mund tė thuhet kėshtu, e para, pėr arsye se kryetari Bamir Topi kishte harruar se Kosova ka bėrė luftė, ka bėrė njė luftė qė nė historiografi nuk ka se si tė quhet ndryshe pėrpos luftė ēlirimtare dhe, e dyta, pėr arsye se ai ishte kryetari i parė i Shqipėrisė, tė cilit gjatė kėtyre 95 vjetėve prej se Kosova i ėshtė shkoqur me dhunė Shqipėrisė, i ėshtė bėrė e mundshme tė flasė para popullit tė Kosovės nė Kuvendin e Kosovės. Pėr kryetarin e Shqipėrisė, tė shtetit Amė, lufta ēlirimtare do tė duhej tė ishte Pikėnisja, qė pėrcakton gjykimet dhe vlerėsimet e tij pėr organizata politike, pėr veprimtarė politikė, pėr procese politike, pėr ngjarje dhe tė arritura sot nė Kosovė.

Por, kryetari i Shqipėrisė, Bamir Topi, sikur kishte harruar se nė Kosovė ėshtė bėrė kjo luftė, se nė uniformė tė njė ushtrie kombėtare, e quajtur Ushtria Ēlirimtare e Kosovės, nė kėtė luftė kanė rėnė afėr dymijė dėshmorė, se nė kėtė luftė shqiptarėt kanė pasur mbi dhjetėmijė tė vrarė, tė masakruar - djem, vajza, fėmijė, pleq, se gati njė milion shqiptarė janė dėbuar me dhunė nga Kosova, disa qindra nga tė cilėt kanė gjetur strehimin, bukėn, mjekimin, kujdesin vėllazėror nė Shqipėrinė shtetėrore.

Nė fjalimin e kryetarit tė Shqipėrisė, Bamir Topi, nė Kuvendin e Kosovės, as nuk u pėrmend fjala luftė ēlirimtare, as nuk u pėrmend ajo qė e bėri kėtė luftė: Ushtria Ēlirimtare e Kosovės. Dhe, sipas tė gjitha gjasave nuk u pėrmend lufta ēlirimtare, sepse kryetarit Bamir Topit nuk ia qitte goja tri fjalėt: Ushtria Ēlirimtare e Kosovės. Pse nuk ia qitte goja fjalėn UĒK e di, natyrisht, kryetari Bamir Topi, e di kryetari i Partisė Demokratike tė Shqipėrisė, Sali Berisha, por e dinė edhe ata qė kanė mėsuar pėr qėndrimin e dikurshėm tė Partisė Demokratike tė Shqipėrisė ndaj luftės ēlirimtare nė Kosovė, ndaj Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės qė kėtė luftė e ka bėrė dhe ndaj Konferencės sė Rambujesė nė tė cilėn merrte pjesė edhe delegacioni i UĒK-sė.

Nė qoftė se i mungoi vetėdija historike pėr tė njohur nga tribuna e Kuvendit tė Kosovės meritėn historike tė UĒK-sė pėr ēlirimin e Kosovės, pėr mbajtjen e Konferencės sė Rambujesė, pėr vendosjen e NATO-s dhe tė UNMIK-ut nė Kosovė dhe, mė nė fund, pėr ngjarjen e madhe nė prag tė sė cilės gjendet Kosova sot: pėr shpalljen a afėrme tė pavarėsisė sė saj, kryetarit Bamir Topi nuk i mungoi gatishmėria qė tė shquajė njeriun e me tė edhe partinė politike qė prej ēastit tė formimit tė UĒK-sė u ngrit kundėr saj, qė bėri shumė pėrpjekje tė komprometonte UĒK-nė para faktorėve ndėrkombėtarė, njeriun qė gjatė bombardimeve u takua me kryetarin e Serbisė - kriminelin e luftės, Millutinoviē, nė Prishtinė dhe me kryetarin e Jugosllavisė sė mbetur - kriminelin e luftės, Millosheviē, nė Beograd, qė nė Beograd para mediave elektronike e kėrkoi ndėrprerjen e bombardimeve si kusht pėr paqe nė Kosovė e kjo domethėnė pėr amshimin e pushtimit serb tė Kosovės dhe qė, mė nė fund, kur u kthye prej Beogradit nė Prishtinė i filloi pėrpjekjet pėr krijimin e qeverisė kuislinge, qė pėrfunduan me pasoja tragjike pėr dikė qė refuzoi tė hynte nė kėtė qeveri tradhtare! Dhe, kėto janė tė dhėna para tė cilave as historianė, as politikanė nuk mund tė qėndrojnė symbyllur e gojėkyēur kur flasin pėr vitin 1999 dhe pėr pavarėsinė e pritur tė Kosovės. Sado pėr nga vokacioni i parė - shkencėtar e kjo domethėnė njeri qė do tė duhej t‘u bindej fakteve, kryetari i Shqipėrisė, Bamir Topi, mohoi, kėshtu, faktet qė tashmė dihen dhe themeluesin e UĒK-sė dhe nismėtarin e luftės ēlirimtare, Adem Jasharin, pa ngurrim e zėvendėsoi nga mohuesi i tij dhe i gjithė luftės ēlirimtare nė Kosovė!

Dikush do tė thotė se kryetari Bamir Topi, megjithatė, e vizitoi shtėpinė e Jasharajve dhe bėri nderime nė varrin e Adem Jasharit. Kjo, ndėrkaq, nė asnjė mėnyrė nuk e arsyeton fjalimin e tij nė tė cilin u hesht emri i Adem Jasharit, Ushtria Ēlirimtare e Kosovės dhe lufta ēlirimtare nė Kosovė! Tjetėr ėshtė vizita protokollare e tjetėr ėshtė fjalimi "historik" nė Kuvendin e Kosovės.

Po, nuk ishte fjalimi i kryetarit Bamir Topi nė Kuvendin e Kosovės paraqitja e vetme e tij e papranueshme nė Prishtinė. Paraqitja e tij e dytė e papranueshme ishte ajo nė Fakultetin e Filologjisė tė Universitetit tė Kosovės.

Megjithėse rektori i Universitetit tė Prishtinės, Enver Hasani, e pėrkujtoi se titulli ‘Dr honoris causa" i ėshtė "ndarė Presidentit Topi si falėnderim pėr mbėshtetjen e parezervė tė shtetit shqiptar ndaj luftės sė drejtė tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės nė gjirin e sė cilės ishin edhe studentėt e kėtij universiteti", kryetari Bamir Topi e quajti tė lejueshme qė edhe kėtu tė flasė si partizan partiak nė vend qė tė fliste si kryetar i Shqipėrisė. Kėtu ai, nė fillim, pėrmendi emrat e disa studentėve pjesėmarrės nė demonstratat historike tė vitit 1981, shumica e tė cilėve sot janė nė politikė dhe i heshti plotėsisht, si tė mos kishin qenė kurrė, studentėt e shumtė tė kėtij universiteti qė dhanė jetėn nė luftėn ēlirimtare si pjesėtarė tė UĒK-sė.

Kjo amnezi morale e kryetarit Bamir Topi, padyshim, nuk ishte e rastėsishme. Mosmarrėveshja e kryetarit Bamir Topi me luftėn ēlirimtare dhe me UĒKnė, qė e bėri kėtė luftė, nuk mori fund me kaq. Nė vazhdim tė fjalės sė tij, ai e quajti tė nevojshme tė merret pakėz, por paharrueshėm, me pedagogėt e kėtij universiteti. Dhe, si u mor me ta? Nga radhėt e shumė pedagogėve tė kėtij universiteti ai u lejua tė veēojė shtatė-tetė qė, sipas mendimit tė tij partiak, ishin apo, mė saktė, sipas dėshirės sė tij partiake, do tė duhej tė ishin njerėzit mė tė merituar pėr punėn dhe historinė e Universitetit tė Prishtinės, dikur i quajtur Universiteti i Kosovės. I dinte vetė kėta emra apo ia kishin futur nė fjalim bashkėpunėtorėt e Presidencės a suflerėt e Prishtinės nuk ėshtė e rėndėsishme. E rėndėsishme ėshtė se tre prej kėtyre nuk kishin qenė kurrė pedagogė nė kėtė universitet, kurse njėri nga kėta tė tre, ndėrkaq, edhe nuk mund tė bėhej pedagog sepse kishte tė mbaruar vetėm shkollėn e mesme! Pse, atėherė, kryetari i Shqipėrisė i veēoi si pedagogė mė tė merituar tė Universitetit tė Prishtinės vetėm kėta shtatėtetė vetje? Pse kryetari i Shqipėrisė, Bamir Topi, si pedagogė tė lavdishėm tė Universitetit tė Kosovės i shpalli edhe ata qė kurrė nuk kanė punuar nė kėtė universitet ndėrsa harroi, shpėrfilli, gjithė ata pedagogė, vėrtet, tė merituar - mjekė me doktorata, kimistė, fizikanė, matematikanė, ekonomistė, pedagogė, psikologė, romanistė, anglistė, latinistė, historianė, historianė tė letėrsisė, gjuhėtarė, e tė tjerė, qė ia kushtuan gjithė jetėn kėtij universiteti? E bėri kėtė vlerėsim tė gabuar, tė paqėndrueshėm dhe tė palejueshėm, kryetari Bamir Topi vetėm e vetėm pse gati tė gjithė ata qė pėrmendi ishin anėtarė tė njė partie nė Kosovė, pse deshi tė shquajė anėtarėt e kėsaj partie politike tė Kosovės pothuaj tė binjakėzuar me Partinė Demokratike tė Shqipėrisė? E bėri kėtė vlerėsim tė gabuar e tė palejuar kryetari Bamir Topi, sepse deshi tė rishkruajė historinė e Universitetit tė Prishtinės ashtu siē ka kėrkuar kryetari i Partisė sė tij, Sali Berisha, qė tė rishkruhet historia e Shqipėrisė shtetėrore dhe e shqiptarėve nė pėrgjithėsi? Pse jo? Mbasi nė Kuvendin e Kosovės e "rishkroi" historinė mė tė re tė Kosovės ashtu siē po kėrkon Kryeministri i Shqipėrisė shtetėrore qė tė rishkruhet historia ushtarako-politike e Shqipėrisė shtetėrore, nė Universitetin e Kosovės kryetari Bamir Topi e "rishkroi" historinė e kėtij universiteti!

Ndėrkaq, se do t‘i zbatojė kėrkesat e kryetarit tė Partisė Demokratike tė Shqipėrisė, Sali Berisha, kryetari Bamir Topi e tregoi trefish prej se u bė kryetar i Shqipėrisė.

Sė pari, e tregoi kur me nėnshkrimin e tij e shkarkoi kryeprokurorin Theodori Sollakun tė cilin, paraardhėsi i tij, ish-kryetari i Shqipėrisė, Alfred Moisiu, nuk gjeti arsye as kushtetutare, as politike, as morale qė ta bėnte kėtė!

Sė dyti, e tregoi kur me nėnshkrimin e tij e cenoi rėndė autonominė e Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė, duke shpėrfillur dhe, madje, duke fyer anėtarėt e saj dhe e shkarkoi kryetarin e posazgjedhur ligjėrisht, akademik Rexhep Meidanin!

Sė treti, e tregoi pak para se tė vinte nė Kosovė, kur me nėnshkrimin e tij e bėri tė plotfuqishėm ligjin me tė cilin librat, revistat dhe botimet e tjera shqip tė importuara nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi e diaspora dhe librat, revistat e botimet e tjera nė gjuhė tė huaja tė importuara nga bota i ngarkoi me tatim prej 20 pėr qind - e bėri tė plotfuqishėm ligjin paramodern, pra, qė veēon (izolon) Shqipėrinė shtetėrore nga Kosova, viset e tjera kombėtare dhe nga bota nė pikėpamje shkencore, letrare e kulturore, duke cenuar ashtu pėrpjekjet pėr funksionimin e lirshėm tė hapėsirės kulturore kombėtare dhe pėr evropianizimin e krijimtarisė shpirtėrore shqiptare!

Dhe, kėshtu, prej se u bė kryetar i Shqipėrisė, Bamir Topi, me nėnshkrimet e tij mbi ligjet dhe vendimet e qeverisė sė Sali Berishės i ēoi botės mesazhe me tė cilat u tregua se Shqipėria shtetėrore nuk e ka kaluar fazėn e parė tė demokratizimit; se njė institucion i saj - qeveria, i kontrollon edhe institucionet qė nė demokraci janė tė pavarura - Kuvendin, Kryetarin, Gjyqėsorin; se nė Shqipėri institucionet vazhdojnė tė jenė institucione mikste, me veēori tė pakta tė demokracisė e me veēori tė shumta tė autoritarizmit!

Nuk janė mungesa e pavarėsisė sė tij vepruese si kryetar i shtetit e treguar nė shembujt e sipėrthėnė dhe partishmėria e tij si kryetar i shtetit e treguar papranueshėm nė Kuvendin e Kosovės e nė Fakultetin e Filologjisė tė Universitetit tė Prishtinės, tė vetmet tė dhėna qė e bėjnė tė paarsyeshėm nderimin e Bamir Topit me titullin Dr. Honoris Causa. Megjithėse nė arsyetimin pėr dhėnien e kėtij ēmimi thuhet se ai i jepet kryetarit Bamir Topi pėr kontributin e tij personal "pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė statusit tė Kosovės", mendja objektive nuk e pranon kėtė arsyetim: kryetari i Shqipėrisė, Bamir Topi, nuk shquhet me merita pėr "zgjidhjen e ēėshtjes sė statusit tė Kosovės". Ai ėshtė zgjedhur kryetar i Shqipėrisė para afėr gjashtė muajsh dhe pėr gjashtė muaj nuk ka mundur tė bėjė shumė "pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės". Gjatė kėtyre gjashtė muajve ai ka pėrsėritur ato qė janė shqiptuar prej diplomatėve, politikanėve e shtetarėve amerikanė dhe evropianė, qė s‘do t‘i shqiptonte kurrė po tė mos i shqiptonin ata. Mė nė fund, tani ėshtė e lehtė tė bėhet "shumė" pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės, domethėnė pėr pavarėsinė e Kosovės. Tani pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės, pėr pavarėsinė e Kosovės, janė deklaruar pėrfundimisht shtetet prej tė cilave varet ky status: SHBA-tė dhe shtetet e mėdha tė Bashkimit Evropian. Punėt pėr t‘u bėrė e mundshme qė SHBAtė dhe Bashkimi Evropian, mė nė fund, tė deklarohen pėr pavarėsinė e Kosovės janė bėrė pėrpara, para luftės, duke filluar nga viti 1981, e sidomos, gjatė luftės - nė kohėn kur zėri i Bamir Topit pėr Kosovėn nuk ėshtė dėgjuar fare, nė kohėn kur kryetari i Partisė Demokratike tė Shqipėrisė, Sali Berisha, i caktonte Kosovės si status pėrfundimtar autonominė nė kuadrin e Jugosllavisė sė mbetur, kur ai e quante Kosovėn djep qė u takon pėrgjysmė binjakėve tė rritur nė tė shqiptarė e serbė, kur ai furnizonte Malin e Zi e Serbinė me naftė me tė cilėn punonin tanket, autoblindat dhe helikopterėt e ushtrisė e tė policisė serbe me tė cilėt vriteshin tė rinjtė shqiptarė, pjesėtarėt e UĒK-sė dhe masakrohej popullsia shqiptare, kur ai ēohej kundėr Konferencės sė Rambujes!

Siē dihet, pėr punėn e bėrė nė kohėn e duhur pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės, nė Shqipėri janė tė merituar tė tjerė e jo Bamir Topi dhe kryetari i Partisė sė tij, Sali Berisha: janė tė merituar, nė radhė tė parė, ish-kryetari i Shqipėrisė nė kohėn e luftės nė Kosovė, Rexhep Meidani, ishdeputeti dhe kryetari i Kėshillit pėr politikė tė jashtme nė Kuvendin e Shqipėrisė, Sabri Godo, ish-kryeministri i Shqipėrisė, Pandeli Majko dhe ish-kryetari i Shqipėrisė, Alfred Moisiu. E tė tjerė.

Nė qoftė se Kryeministri i Shqipėrisė, Sali Berisha, ėshtė i vendosur tė rishkruajė historinė e re shqiptare ashtu siē po shohim se po bėn nė Shqipėrinė shtetėrore dhe ashtu siē deshi ta rishkruajė kryetari Bamir Topi nė Kuvendin e Kosovės dhe nė Amfiteatrin e Fakultetit tė Filologjisė tė Universitetit tė Prishtinės, senati dhe rektori i Universitetit tė Prishtinės nuk do tė duhej ta bėnin kėtė. Jo. Kurrsesi. Universitetet janė institucione tė arsimit, tė shkencės e tė etikės dhe prej tyre duhet tė rrjedhin vendime, gjykime e vlerėsime tė drejta, objektive e tė ndershme, qė mbesin nė histori e jo vlerėsime tė ēastshme konjukturale. Po, mund tė jetė se nderimi i kryetarit dhe i nėnkryetarit tė Partisė Demokratike tė Shqipėrisė, Sali Berisha e Bamir Topi, tani Kryeministėr dhe kryetar i Shqipėrisė, nuk lidhet fare me zgjidhjen e statusit tė Kosovės! Ajo qė dėgjuam nė Kuvendin e Kosovės dhe nė Amfiteatrin e Fakultetit tė Filologjisė tė Universitetit tė Prishtinės ėshtė njė histori e falsifikuar dhe njė politikė e partishme, polarizuese, qė nė vend se shėndoshjes morale, u shėrbejnė atyre qė po shohim e po dėgjojmė pėrditė nė jetėn tonė politike, shkencore dhe kulturore: gėnjeshtrave, korrupsionit mendor dhe rėnies shpirtėrore tė shoqėrisė shqiptare.

Gazeta “SHQIP”
SHQIP, Neneshqiperi.com | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com