Albatlanta

Misteret e rikthimit te Berishes
Andrea Stefani
Nuk qenė tė pakėt ata qė u shtangėn nga ringjitja nė pushtet e Sali Berishės nė korrik tė vitit 2005. Dhe jo pa shkak. Vetėm 8 vite mė parė nga ky rikthim Berisha ishte larguar nga pushteti duke lėnė pas njė shtet nė kolaps dhe njė shoqėri qė nuk kish hyrė nė luftė civile, vetėm pėr meritė tė njė ndėrhyrjeje shpėtimtare ushtarake nga Evropa. E gjithė kjo gjėmė i kish rrėnjėt nė tolerimin skandaloz qė pushteti u kish bėrė disa skemave piramidale, ku humbėn kursimet shumica e familjeve shqiptare. Dhe fajtor kryesor pėr kėtė ishte vetė Berisha, i cili, nė rolin e njė Presidenti autoritarist, kish diktuar tė gjitha veprimet dhe mosveprimet e shtetit dhe tė ligjit. Si mund tė rikthehej nė pushtet njė politikan qė mbante mbi supe pėrgjegjėsinė e njė katastrofe? Aq e pamundur ishte njė gjė e tillė pėr njė logjikė normale, sa kur njė delegacion nga Kosova kish shprehur nė Shtėpinė e Bardhė dėshirėn pėr rikthimin e Berishės nė pushtet, Presidenti Klinton qe pėrgjigjur me gjuhėn e Heraklitit: "Ujėrat nuk rrjedhin dy herė nė tė njėjtat brigje". Por nuk kaluan pak vjet dhe e pangjara ndodhi. Lumi i politikės shqiptare nisi tė rrjedhė mbrapsht dhe ujėrat e vjetra u rikthyen duke pėrmbytur brigjet e pushtetit. Berisha u bė Kryeministėr. Si ndodhi njė gjė e tillė? Vėrtet Berisha kish ndryshuar aq shumė sa nuk ishte mė Berisha? Vėrtet shqiptarėt i kishin harruar pasojat katastrofike tė qeverisjes sė tij tė parė? Vėrtet ky rikthim ishte produkt i demokracisė? Dhe nėse jo, atėherė pjellė e kujt qe kjo hata? Analiza e ngjarjeve, si edhe e disa fakteve tė reja qė po dalin, tė bėn tė besosh se rikthimi i Berishės nė pushtet nuk ishte produkt i demokracisė, por pjellė e njė pazari tė fshehtė mes zotave tė derisotėm tė politikės, e njė pazari mes Nanos dhe Berishės.

***

Hipoteza e njė pazari tė fshehtė mes Nanos dhe Berishės u vėrdallos nė ajėr menjėherė pas ndėrrimit tė pushteteve. Zhvillimet e mėvonshme vetėm e kanė rikonfirmuar atė, duke e shndėrruar tashmė nė njė tezė tė frikshme. Dy njerėz qė me klanet e tyre dhe lloj-lloj lidhjesh tė errėta dalin mė tė fortė se mekanizmi i demokracisė dhe arrijnė tė manipulojnė fatet e vendit. Njė pazar i fshehtė del mė i fortė se vullneti real i zgjedhėsve dhe i gjithė procesi i votimit tė njė populli figuron si njė tender ku fituesi ėshtė paracaktuar. A nuk ėshtė e gjithė kjo njė tallje e madhe e prapaskenės me skenėn politike? Por njėherazi a nuk ėshtė edhe njė dhunė sa e gjithėfuqishme, aq edhe e padukshme mbi lirinė e votės, mbi vullnetin e popullit? Nėse vėrtet ka ndodhur kėshtu, atėherė pazari Nano-Berisha sado i turpshėm, ėshtė pa dyshim njė vepėr prej zotash. Sepse vetėm zotat mund tė diktojnė nė fshehtėsi vullnetin e njė populli apo fatin e njė shteti. Por a ėshtė misioni i demokracisė tė krijojė ca zota qė dalin mbi vullnetin e popullit, mbi vetė demokracinė? Nėse vėrtet ka pasur njė Pazar, kjo flet edhe pėr dėshtimin e demokracisė, pėr gabimin e madh qė bėnė shqiptarėt qė pas pėrmbysjes sė kulteve tė bronzta tė diktaturės, ngritėn kultet e gjalla tė demokraturės, duke i kthyer pėrsėri shpinėn lirisė.

***

Mjerisht, shumė shenja tė vjetra dhe tė reja duan tė thonė se ka pasur njė pazar. Mė sė fundi ėshtė njė pohim i Ali Ahmetit, bėrė ca ditė mė parė nė emisionin "Top Show" tė Alban Dudushit. Ahmeti pohoi se pėrpara se tė bėhej transferimi i pushtetit nė Shqipėri, ishte thirrur pėr njė vizitė nga Kryeministri Nano, i cili i kish pohuar ndėr tė tjera se "...pavarėsisht se ēfarė them unė, zgjedhjet i kam tė humbura". Ishte ky sinqeritet i Nanos njė pasqyrė realiste e betejės elektorale, apo rrėfimi i njė pazari tashmė tė vulosur? Vetė rezultati i zgjedhjeve tė 5 korrikut nuk e justifikon pesimizmin e Nanos, sepse e majta mori nė total mė shumė vota krahasuar me fituesit. Por edhe sikur vėrtet shenjat, sondazhet t‘i parathonin Nanos se do tė humbte, kjo nuk e lehtėson qėndrimin e tij. Pėrkundrazi, shton dyshimet se Nano ka ecur nė mėnyrė tė ndėrgjegjshme drejt humbjes, duke ja falur fitoren Berishės. Ndryshe do tė kish bėrė gjithēka pėr tė shmangur humbjen, qoftė edhe duke gjetur njė gjuhė tė pėrbashkėt me LSI dhe Ilir Metėn. Por mesa duket, mosmarrėveshja deri nė fund me LSI do tė ishte njė nga alibitė qė do ta paraqiste mė bindėse humbjen e sė majtės, duke fshehur pazarin misterioz.

***

Edhe zhvillime tė tjera tė mėvonshme mbėshtesin tezėn e njė pazari mes Nanos dhe Berishės. Njė nga ato ėshtė largimi i Nanos nga politika dhe Shqipėria pėr njė kohė tė gjatė, menjėherė pas humbjes. Mė shumė se njė "ēlodhje" e liderit tė mundur, ikja ngjason me atė tė njė personi qė largohet nga vendi i njė krimi qė sapo e ka kryer. Por pėr njė pazar tė mundshėm flet edhe rikthimi i Nanos me pretendime pėr t‘u zgjedhur President dhe veēanėrisht shtrėngimi i duarve nga ana e tij publikisht me Berishėn nė fund tė vitit 2006. Edhe kjo njė hata e vėrtetė. Berisha, qė e kish anatemuar Nanon si "Padrino tė mafias", si pronar linjash tė trafikut tė drogės, shtrėngonte duar me tė duke e paraqitur si liderin mė influent tė opozitės. Natyrisht Berisha po luante pėr bukuri Cezarin pėr tė pėrēarė PS dhe dobėsuar liderin e ri dhe rivalin real politik Edi Rama, por ndėrkaq, jo pak vetė e perceptuan "kompromisin historik" si vazhdim tė njė pazari tė fshehtė mes Nanos dhe Berishės. Me kohė ishte bėrė e qartė se Nano dhe Berisha nga armiq ishin shndėrruar nė vėllezėr siamezė, se vdekja politike e njėrit do tė sillte edhe fundin e tjetrit. Prandaj qė nė 2004 Nano deklaronte publikisht (duke dalė mbi drejtėsinė) se nuk do ta arrestonte Berishėn dhe tė njėjtėn gjė formuloi Berisha nė prag tė ardhjes nė pushtet edhe pėr Nanon. Pazari kish nisur. Sepse Berisha nuk mund tė rikthehej nė pushtet, por edhe nuk mund tė qėndrojė gjatė nė pushtet, pa ndihmėn e Nanos. Kjo ndihmė ka njė emėr: pėrēarje e sė majtės. Ndėrkaq, Nano nuk mund t‘i realizonte ambiciet e tij presidenciale pa mbėshtetjen e Berishės. Ndaj ky i fundit, qė dikur e deklaronte si absurde qė tė zgjidhej President Nano, ky "njeri qė figuronte nė tė gjitha dosjet ndėrkombėtare tė krimit", shpalli se nuk kundėrshtonte as kandidaturėn e tij. Ku shkuan "krimet", dosjet dhe tė gjitha akuzat e tjera? Duket se njė pazar i fshiu ato. Dhe dihet qė nėse Nano nuk arriti tė bėhej President, kjo nuk ėshtė pėr faj tė Berishės, por edhe tė ca zhvillimeve tė tjera brenda kampit blu. Ndėrkaq, rikthimi i Berishės si produkt i njė komploti i tė fortėve tė politikės nė kurriz tė demokracisė, denoncohet edhe nga tė tjera sinjale edhe mė tė hershme. Njė nga ato ėshtė rikthimi te Berisha i shumė prej atyre qė Berisha i kish flakur nga PD duke i shpallur agjentė, tė korruptuar, armiq, karrigethyer. Shumė nga kjo racė politike bastarde qė pėrmbylli rikthimin dhe gjunjėzimin para Berishės me "xhuvelėrinė", vetėm ca pak muaj mė parė e denonconin Berishėn autoritarist dhe tė pandreqshėm. Si i besuan befas ndryshimit tė Berishės kur vetėm 1 vit mė parė ai kish frymėzuar njė tjetėr hyxhym tė trimave tė tij mbi kryeministri, hyxhym qė u praps vetėm nga tė shtėnat nė ajėr tė ushtarėve tė gardės? Duket se hunda e kėtyre nuhatėsve tė hollė dhe tė pėrjetshėm tė pushteteve, ndjeu afshin e ēorbės sė pushtetit qė po gatuhej nė kazanin e dy kuzhinierėve tė mėdhenj.

Koha do tė sjellė tė tjera fakte qė do ta zbardhin deri nė fund misterin e rikthimit nė pushtet tė njė lideri tė dėshtuar qė vetėm pėr kėtė shkak nuk mund tė ketė qenė njė akt i mirėfilltė i demokracisė. Sepse demokracia dhe meritokracia nuk e shpėrblen por e ndėshkon dėshtimin. Aq mė tepėr njė dėshtim si ai i vitit 1997, qė pati pėr kosto pronat, paratė e gjysmės sė shqiptarėve, jetėn e qindra njerėzve dhe kolapsin e shtetit. Pėrpiqet tė justifikohet njė rikthim i tillė me interesa mė globale, me interesat e "fuqive tė mėdha" apo tė vogla. Spekulohet deri edhe me lobime masonike nė kancelaritė e botės. Ndoshta kėto mund tė kenė qenė faktorė, por nėse vėrtet kanė ndikuar, kjo ka ndodhur pėr shkak tė dobėsisė sė demokracisė shqiptare. Tė gjitha janė forma tė rrėmbimit tė fateve tė njė populli nga duart dhe vota e njė populli. Sepse nuk janė "fuqitė" dhe "masoneritė" ato qė kanė krijuar demokracinė, por demokracitė qė kanė krijuar "fuqitė" dhe mundėsuar masoneritė. Pėrmbysja e kėtij raporti prodhon forma tė ndryshme tė despotizmit dhe autokratizmit qė tentojnė ta vrasin demokracinė. Dhe a nuk po ndodh kėshtu?
2008 | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com