Albatlanta

Zgjidhja pėr statusin e Kosovės nuk mund tė eksportohet !
Arban Bislimi
Statusi i Kosovės do tė vendoset si rezultat i balancimit ndėrmjet dy normave juridike ndėrkombėtare qė kundėrshtojnė njėra tjetrėn: e drejta e popujve pėr vetėvendosje (qė ishte paraparė pėr tė lehtėsuar dekolonizimin e popujve tė kolonizuar) dhe principin e respektimit tė integritetit territorial dhe mosndryshimit tė kufijve. Kėsaj problematike juridiko-politike i shtohet njė sfidė qė rrjedh nga vullneti i bllokut pro-serb pėr njė aplikim tė sė njėjtės zgjidhje nė mėnyrė universale pėr rregullimin e konflikteve tė ngrira post-sovjetike si nė rastin e ca territoreve kaukaziane, tė Transnistrisė dhe siē mendojnė serbomėdhenjtė, pėr Republika-Srbsken ose Mitrovicėn. Argumentimet nga pėrfaqėsuesit kosovarė pėr pavarėsinė e Kosovės ka qenė shpesh herė tė gabuara sikurse edhe kundėrshtimet ndaj tendencave pėr aplikim universal tė zgjidhjes kosovare.

Kriteri i parė pėr tė pasur drejt vetėvendosje ėshtė tė dėshmohet se popullata nė fjalė i pėrket njė tjetėr kulture apo populli qė dallohet nė mėnyrė tė qartė nga kombi qė banon shtetin nga i cili popullata nė fjalė dėshiron tė shkėputet. Definicionet e kombit mė tė pėrhapura siē ajo e gjermanit Fishtė dhe francezit E. Renan insistojnė sė pari nė gjuhėn, racėn, kulturėn etj ., dhe sė dyti nė vullnetin “pėr tė jetuar sė bashku”. Nga tė dyjat duket qartė se shqiptarėt e Kosovės nuk kanė asgjė tė pėrbashkėt me serbėt dhe me eufemizėm, mund tė themi se nuk dėshirojnė tė “jetojnė sė bashku”.

Sikur tė ndalemi pak po nė kėto definicione mundemi tė konstatojmė se Kosova pėrbėn njė vazhdimėsi territoriale, kulturore, etnike, gjuhėsore, historike etj., me vendin nga ėshtė shkėputur nė periudhėn 1878/1913 (duke filluar me spastrimin etnik tė trojeve shqiptare pėrreth Nishit e deri nė okupimin definitiv.)

Pėrfaqėsuesit kosovarė nė vend qė tė insistojnė nė kėtė kėrkesė legjitime pėr ribashkimin me Shqipėrinė insistuan nė shkeljet ndaj kushtetutės dhe dhunėn e viteve tė nėntėdhjeta. Monitorimi i kėtyre negociatave do tė duhej bėrė nga Tirana qė ėshtė qendėr e kombit shqiptar dhe qė ėshtė e vetmja legjitime pėr tė diskutuar dhe mbrojtur interesat kombėtare shqiptare (siē e parasheh artikulli 8 i kushtetutės), dhe nė koordinim me tė do tė kishte ēuar nė njė rregullim mes dy kombeve dhe te paqja afatgjate nė Ballkan. Ky propozim edhe pse do tė kishte qenė vėshtirė tė bėhet realitet nė kontekstin aktual kishte bėrė qė edhe serbėt e edhe ndėrkombėtarėt tė kuptojnė qė pavarėsia ėshtė minimumi.

Pra, Pavarėsia e Kosovės nga Serbia ka legjitimitet historik, juridik, politik por edhe legjitimitet nga fitorja luftarake e luftės nacionalēlirimtare, argument i cili nuk ėshtė folur nga pėrfaqėsuesit duke u lėnė, serbėve nė veēanti dhe botės nė pėrgjithėsi, ndjenjėn se pavarėsia na u dha nga Fuqitė e Mėdha si dhuratė e si tė mos ishte fituar me gjak e barut.

Tendencat pėr tė krahasuar pavarėsinė e Kosovės me kėrkesat separatiste tė republikave kaukaziane nuk janė asgjė tjetėr pėrveē njė tentativė e Rusisė pėr tė legalizuar aneksimin ilegal dhe ilegjitim tė trojeve tė popujve qė ishin nėn okupimin sovjetik. Kėrkesa shqiptare pėr pavarėsi ėshtė njė kėrkesė legjitime qė tė pėrmirėsohet zgjidhja e padrejtė e ēėshtjes shqiptare qė ishte bėrė mė 1913. Kjo ėshtė njė kėrkesė pėr liri, njė kėrkesė e arsyeshme dhe e natyrshme qė ėshtė mbrojtur dhe fituar edhe me luftė. Pavarėsia e Kosovės ėshtė njė akt progresist i lindur nga lufta mbarėpopullore dhe qė emancipon shumicėn e popullatės duke synuar ndėrtimin e njė rendi mė tė drejtė, kurse rastet e ndarjeve tė enklavave kaukaziane janė akte konservative tė njė pakice e ish tė privilegjuarve dhe nostalgjikėve qė manipulohen nga Rusia pėr interesat e saj shtetėrore. Nė fakt ēėshtja e kėtyre territoreve mund tė krahasohet me punėn e minoriteteve serbe nė Ballkan e jo me atė tė popullatės shqiptare. Popullatat rusofone dhe serbofone u dėrguan si kolonė pėr tė njėjtin qėllim nė territoret ku ato janė sot minoritete; ato erdhėn nė fillim tė shekullit XIX-tė nė Kaukaz sepse Cari mendonte se rusifikimi do t’i bėnte periferitė e perandorisė mė tė sigurta; serbizimi i Kosovės do tė kishte sikur nė rastin e rusifikimit tė Kaukazit njė dimension strategjik pėr shkak tė pozitės sė saj strategjike nė zemėr tė Ballkanit dhe kishte pėr qėllim pėrvetėsimin dhe sigurimin e Kosovės siē e thekson libri i ēubriloviēit i cili insiston nė faktin qė vetėm njė shtet etnikisht i pastėr ėshtė i sigurtė. Kjo gjenealogji e pėrbashkėt e kėto dy popullimeve kolonizuese duket qartė kur shikohen kategoritė socio-profesionale tė kėtyre popullatave nė kohėn e pushtimit dhe nė kohėn e kolapsit: stėrgjyshėrit e tyre ishin ushtarakė qė kishin ardhur pėr tė “siguruar” vendin dhe punėtorė tė ndryshėm tė shtetit sepse konteksti i kolonizimit bėri qė territoreve tė sapo fituara u nevojiteshin ushtarakė pėr t’i siguruar, nėnpunės tė shtetit pėr t’i administruar etj... Prandaj kolonėt nė shumicė ishin punėtorė tė shtetit dhe ushtarakė. Kolapsi i Bashkimit Sovjetik rezultoi nė lindjen e shteteve tė reja si Moldavia apo Gjeorgjia dhe nė ndryshimin e gjuhės zyrtare dhe pozicionit tė privilegjuar tė kolonėve tė kombit dominues nė perandorinė sovjetike apo serbomadhe qė ishte Jugosllavia. Duke u ballafaquar me njė situatė tė re dhe me nevojėn pėr t’iu adaptuar shumicės dhe pranuar rregullat e demokracisė, me humbjen e statusit tė privilegjuar, me frikėn nga sė qenuri minoritet dhe refuzimi i realitetit tė ri: qindra mijėra rusofonė preferuan tė lėshojnė Kaukazin ose tė bashkohen nė enklava siē janė Transnistria, Abkhazia ose Osetia. E njėjta frikė e sė qenuri njė minoritet dhe refuzimi i integrimit sikurse mbėshtetja dhe presioni i Beogradit kundėr bashkėpunimit me UNMIK-un dhe institucionet kosovare bėri qė me dhjetėra mijėra serbė tė lėshojnė Kosovėn apo tė bashkohen nė enklava ku jetojnė ende nė njė realitet segregacionist (veēmas shoqėrisė). Pra, tė dyja rastet mund tė krahasohen nė formimin e tyre historik, sociologjik dhe pėr mė shumė nė reagimin e tyre ndaj ndryshimeve tė viteve 90-ta qė mund t’i quajmė reaksionarė ndaj demokratizimit tė vendeve tė sapoliruara nga diktatura apo pushtimi. Rezistenca kosovare ėshtė njė rezistencė progresive kurse ajo e popullatave rusofone mund tė krahasohet me atė tė popullatave serbe nė Bosnjė dhe Kosovė qė mund tė definojmė si konservative dhe anti-demokratike.

Kjo differencė fundamentale shihet edhe nė mėnyrėn se si ėshtė monitoruar kriza. Nė rastin e Kosovės ajo monitorohej nga i gjithė komuniteti ndėrkombėtar kurse nė rastin e enklavave kaukaziane menaxhimi ėshtė bėrė nė mėnyrė tė njėanshme dhe pėrgjan nė njė okupim unilateral rus. Nėse nė Kosovė ėshtė prezente pjesa mė e madhe e komunitetit ndėrkombėtar nė bazė tė njė rezolute legale tė Kėshillit tė Sigurimit 1244, nė enklavat kaukaziane tė vetmit paqėruajtės janė rusėt tė cilėt ndihmojnė forcat separatiste qė tė deklarojnė vullnetin e tyre pėr t’iu bashkangjitur Federatės Ruse duke bashkuar delegatėt e tyre nė njė parlament tė pėrbashkėt qė ka pėr detyrė t’i adaptojė ligjet e tyre me ato tė federatės ruse.

Gjithashtu, prania e komunitetit ndėrkombėtar nė Kosovė ėshtė rast unik pėr shkak se territoret nėn tutelė pas Luftės sė Dytė Botėrore ishin kryesisht shtete si Republika Federale Gjermane apo Austria apo edhe shtete tė kolonizuara kurse Kosova nuk ishte shtet por krahinė autonome. Ky unilateralizėm ėshtė edhe mė i dukshėm pėr sa i pėrket Transnistrisė e cila ekziston dhe mbahet vetėm si rezultat i intervenimit tė ushtrisė sė 14 sovjetike dhe mbėshtetjes nga Rusia.

Pak a shumė tė njėjta me planet e ish fuqisė hegjemoniste tė Bashkimit Sovjetik janė edhe ato tė ish fuqisė hegjemoniste jugosllave: si opinioni publik edhe politikanėt serbė e dijnė qė pavarėsia e Kosovės ėshtė e pashmangshme dhe se rrota e historisė nuk mundet tė kthehet mbrapa. Pėrveē kohezionit tė mbrendshėm dhe kėnaqėsinė e elementeve mė radikalė, insistimi i liderėve serbė ka pėr qėllim fitimin e njė autonomie sa mė tė zgjeruar tė enklavave serbe dhe sidomos atyre tė veriut deri edhe nė aneksimin e tyre. Ata gjithashtu kanė nė mendje Republika Srpsken, enklavė etnikisht tė pastėr serbe e cila funksionon gati si shtet nė vete dhe kėrkon bashkimin me Serbinė.

Komuniteti ndėrkombėtar pėr rregullimin e ēėshtjes sė Kosovės ėshtė bazuar jo vetėm nė tė drejtėn e popujve pėr vetėvendosje por njėherazi edhe nė ndryshimin e kufijve nė mėnyrė pacifike pėrmes negociatave duke aplikuar gjithashtu edhe principin e mosndryshimit tė kufijve. Prandaj, nuk janė mbajtur negociata shqiptaro-serbe por Kosovė-Serbi pa pėrfshirė ēėshtjen e Luginės sė Preshevės nė bisedime. Pra, duke marrė parasysh kriteret qė janė aplikuar, pra, diskutimet nė bazė tė kufijve ekzistues nuk mund tė lejohet ndarja e veriut sikur nuk lejohet edhe ndarja e Bosnjės; sepse ndėrhyrja ndėrkombėtare nė Bosnjė u bė qė tė marrin fund terrori dhe spastrimi i shkaktuar nga serbėt qė si forca konservative dhe reaksionare luftonin deklaratėn e pavarėsisė sė Bosnjės e Herzegovinės duke masakruar nė mėnyrėn mė tė shumtuar popullatėn boshnjake.

Mėnyra se si u menaxhua argumentimi rreth pavarėsisė duke insistuar nė pėrkrahjen e shteteve perėndimore dhe duke mos e pėrmendur luftėn nacionalēlirimtare dhe aneksimin e dhunshėm tė vitit 1912 do tė ketė pasoja edhe nė tė ardhmen duke u thėnė serbėve dhe botės se Kosova u krijua vetėm si vullnet i imperializmit amerikano-evropian. Minoritetet serbe nuk kanė asnjė legjitimitet tė kėrkojnė vetėvendosje sidomos nė Kosovė ku ata pėrbėjnė thjeshtė njė minoritet; tani ata duhet tė pranojnė realitetin e ri dhe barazinė si dhe tė mendojnė nė tė drejtėn pėr tė lėvizur tė lirė: Kosovėn kush nuk e do, ėshtė edhe i lirė ta lėshojė!

*Autori ėshtė student i Shkencave Politike nė Paris
www.neneshqiperi.com | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com