Albatlanta

Imazhi i keq i Shqiperise demton procesin e statusit te Kosoves
Rexhep Qosja
• Ne nje interviste per Zerin e Amerikes akademiku kosovar shprehet se politika e brendshme e Shqiperise demton procesin e statusit te Kosoves 
Shqiperia nuk mund te ndihmoje statusin e Kosoves vetem me nje politike aktive te jashtme, por dhe me nje politike te brendshme te qendrueshme. Eshte akademiku i njohur kosovar Rexhep Qosja i cili ne nje interviste per Zerin e Amerikes ben nje analize te gjere mbi ecurine e procesit te statusit te Kosoves dhe rolit te Shqiperise ne kete drejtim. Imazhi i keq i Shqiperise shprehet akademiku I njohur demton procesine statusit.
“Nuk ndihmohet statusi i Kosovės dhe Kosova vetėm nė politikėn e jashtme, vetėm nė planin ndėrkombėtar. Statusi i Kosovės, ėshtė dashur ta mendojnė kėtė edhe nė Shqipėri edhe nė Kosovė, ndihmohet edhe me gjendjen e brendshme. Fatkeqėsisht ėshtė krijuar njė imixh, apo ishte i krijuar njė imixh jo i dėshiruar pėr shqiptarėt nė pėrgjithėsi nė botė disa viteve tė fundit. Shqipėria do tė bėnte shumė, edhe Kosova edhe Shqipėria, pėr Kosovėn dhe statusin e Kosovės me qėndrueshmėrinė e brendshme, me politikėn e brendshme, me zhvillim demokratik tė brendshėm, me ngritjen e institucioneve vėrtetė demokratike, me veprimtarinė, funksionimin e shtetit juridik, me pasurimin e tė drejtave tė njeriut, me luftėn, mėnjanimin, ērrėnjosjen, aq sa ėshtė e mundshme e korrupsionit qė ėshtė bėrė njė faktor dėmtues pėr imixhin e shqiptarėve nė botė dhe nė pėrgjithėsi pėr zhvillimet tona politike. Bota thotė se aty ku ka korrupsion tė madh nuk mund tė ketė demokraci” tha Qosja.

Akademiku kosovar e cileson procesin e veriut te Kosoves nje problem serioz ndaj te cilit kosovaret nuk duhet te qendrojne indiferent. Bashkesia nderkombetare thote Qose duhet te kishte zgjidhur gjate ketyre 8 viteve kete problem, nderkohe qe terresia teritoriale eshte e rendesishme per pavaresine e Kosoves. „Problemi i Kosovės veriore, i Mitrovicės veriore ėshtė njė problem i madh. Pėr tetė vjet ky problem nuk u zgjidh. Bashkėsia ndėrkombėtare, UNMIK-u kėtu dhe KFOR-i kėtu nuk kėmbėngulėn qė ta zgjidhin kėtė problem. Me shpalljen e pavarėsisė, ne nuk mund t'i parashohim te gjitha sjelljet e shtetit serb dhe tė serbėve nė atė pjesė tė Kosovės. Por, mund tė supozohet se ata do tė bėjnė disa veprime tė cilat mund t'i vėshtirėsojnė punėt tona dhe mund tė bėjnė disa veprime qė do tė donin ata tė dėmtojnė Kosovėn, tė dėmtojnė imixhin e saj, tė dėmtojnė aktin e shpalljes sė pavarėsisė. Ėshtė pra ky njė problem ndaj tė cilit ne duhet tė jemi shumė syēelė dhe shumė tė kujdesshėm“ u shpreh Qosja.

Kushtetuta, simbolet, ligjet dhe ngritja e plote e institucioneve thote me tej Qosja nuk duhet te jene pengese per shpalljen e pavaresie. Kurse sipas tij nderkombetaret duhet te trajtojne Kosoven si rast te vecante ne zgjidhjen e statusit te saj.


Ballkanweb | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com