Albatlanta

Leter Anonime
Leka Bungo

"MJERE AI POPULL PER UDHEHEQJEN E TIJ
LUM UDHEHEQJA PER POPULLIN QE KA."
UNE

ZOTIT SALI BERISHA
President i Republikes
Kryetar i Kuvendit Popullor
Njeri nga Nenkryetaret e Kuvendit Popullor
Zevendes Kryeminister
MInister i jashtem
Minister i brendeshem
Minister i mbrojtjes
Minister i financave
Minister i arsimit
Minister i transportit dhe i puneve publike
Minister i ekonomise dhe energjitikes
Minister i drejtesise
Minister i shendetesise
Minister i punes dhe ceshtjeve sociale
Minister i mjedisit
Ministwer i integrimit
Kryetar i Keshillit te Larte te Drejtesise.
Prokuror i Pergjitheshem
Kryetar i Shikut
Drejtor i Pergjitheshem i R.T.V.
Kryetar i K.K.R.T-s.
Kryetar i Komitetit te kthimit te pronave
Kryetar i Partis Demokratike
Kryetar i P.Demokratike-Dega e Tiranes
Dezhurn i nderteses ne Partin Demokratike
Centralist i telefonit anti korrupsion ne Kryeministri
dhe
KRYEMINISTER
I nderuar zoti Sali
Rastesisht,nga nje burim i sigurt ,mesova se keni vendosur te jepni DOREHEQJEN.

Madje ,kjo qenka pune ditesh.

Kur e degjova nuk u zura bese vesheve.Me pare mund te besoja qe Edi Rama eshte me i shkurter se Erion Bracja se sa...

Mirepo ata qe ma dhane nje lajm te tille ngulnin kembe se eshte i vertete,sa ceshte e vertete qe nga hetimet e prokurorise ,Lulzim Basha do te dale i pa fajshem.

Kur je larg Atdheut ,lajme te tilla behen edhe me tronditese.

Kjo eshte arsyeja qe me nxiti t'u shkruaj kete leter.Ne te vertet ,kjo nuk eshte leter,kjo eshte lutje.

E marr me mend qe nga fjalet e mija do te prekeni aq shume ,sa qe do te perloteni por...kur mendoj se pasi te keni lexuar keto rrjeshta do te hiqni dore nga vendimi i nxituar qe keni marre e ndjeje vehten te shfajsuar.

(Njekohosisht jam i sigurt se nuk do te harroni t'u jepni porosi gazetareve Tuaj qe te bejne ndonje shkrim te vockel ne te cilin te hidhet drite me fakte qe une kam qene edhe i korruptuar edhe ish spiun i sigurimit te shtetit.)

Kete leter nuk e shkruaj duke u nisur nga interesa personale,sepse po te ishte keshtu,nuk do t'u kerkoja qe te hiqnit dore nga vendimi i Juaj per te dhene DOREHEQJEN,por do t'u lutesha per te kunderten.Ashtu sic kane vepruar vite me rradhe armiqte TUAJ:Lefter Xhuveli,Genc Pollo,Arben Imami,Ferdinand Xhaferi,Tritan Shehu,Prec Zogaj,Nard Ndoka e shume te tjere qe i bete ministra dhe deputete me doren TUAJ.

Zoti Kryeminister

Mendoni per nje cast sikur JU ,nje nate te bukur,ne ekranin e Televizionit Publik Shqipetar te shfaqeshit pa pritur me buzeqeshjen e vitit 97 dhe t'i drejtoheshit populit me fjalet:"Deklaroj ,se une Sali Rame Berisha,jap doreheqjen e pa revokueshme nga te gjitha postet qe me ka besuar populli dhe partia."

C'do te ndodhte...?!

Nje deklarate e tille do te ishte per te gjithe BOMBE.

(Jo si bomba qe i plasi Ylli Pangos dhe e hodhi te ziun nga garazhi drejte e ne kolltukun e ministrit.)

Por bombe qe do te hidhte ne ere te gjitha sukseset e arritura per sigurimin e energjise elektrike,ujit ,investimeve te huaja,kthimit te pronave,demeshperblimit per ish te perndjekurit politike e dhjetra premtime te tjera qe i bete popullit gjate fushates elektorale.

A e perfytyroni se cfar do te ndodhte te nesermen e nje deklarate te tille?

Ne oren gjashte te mengjesit do te mblidhej Kongresi i jashtezakonshem i Partis Demokratike dhe do te zgjidhte Kryetarin e ri,i cili sipas statutit do te ulej edhe ne kolltukun e Kryeministrit.

Po sikur te ndodhte ,larg qofte,qe ne vendin TUAJ te zgjidhej nje person i cili...

PER CESHTJEN E KTHIMIT TE PRONAVE
...te kishte mendime te kunderta me JU?!?

Se pari,te mos kishte durimin Tuaj per te pritur gjeresa te vdisnin edhe femijet e femijeve te ish pronareve,por te ngulte kembe qe pronat e rrembyera nga pushteti komunist t'u kthehen realisht dhe sa me pare pronareve.Sepse sipas mendjes se tij,medemek, nje shtet demokratik nuk u ndertokerka mbi pronat e grabitura.

Se dyti,c'do te ndodhte sikur AI te jepte urdher qe te mbyllej fabrika e inauguruar shtatembedhjet vjet me pare per prodhimin e PRONAREVE TE RINJ,e cila perdor si lende te pare POLITIKANET?

C'do te behej me pasardhesit e Anastas Angjelit,Bashkim Finos,Argita Berishes,Lulzim Bashes te cilet jane ne procesin e prodhimit?

(Si tani me kujtohet dita e perurimit te fabrikes...pardesyja e bardhe,gershera,diplomatet e huaj,tabakaja qe mbante nder duar Vili Minarolli,fjongoja e kuqe...!.)

Se treti,po sikur AI te kundershtoje abrogimin e ligjit 70501 per token dhe ta konsideroje si mashtrim te rradhes qe u behet pronareve dhe Institucioneve nderkombetare perendimore?

Ose ta krahasoje me anekdoten e qershive te Nastradinit...Me fjale te tjera t'u akuzoje Juve se qershite e pastra u a ndate fshatareve sipas mendjes se Leninit,ndersa qershite e shurruara, gjoja paskeni ndermend t'ua ngopni pronareve.

Apo te cirret dhe te ulurije ne mikrofonat e shteteve perendimore se persa kohe ishit ne pushtet JU dhe Fatos Nano,ISH pronaret nuk do te ktheheshin kurr ne PRONARE por gjere ne diten e vdekjes do te ngeleshin ISH.

Zoti Kryeminister

Vetem argumenti i mesiperm eshte i mjaftueshem qe JU te bindeni dhe te hiqni dore nga vendimi qe keni marre.

Po sikur te ndodhte ,larg qofte,qe ne vendin TUAJ te zgjidhej nje person i cili....
v TA MARRE SERIOZISHT DEMSHPERBLIMIN E TE PERNDJEKURVE POLITIKE

Ne nje rast te tille,jo aq per te fituar simpatine e tyre se sa per te terhequr vemendjen e perendimoreve,AI mund t'iu fuse ne nje thes me ish komunistet.Madje ,paturpesia e tij mund te arrije gjere atje,sa te deklaroj qe JU,persa kohe ishit ne pushtet,jo vetem qe nuk kishit ndermend t'iu jepnit asnje kacidhe atyre te gjoreve por do te vijonit te talleshit, sikunder gjoja keni bere per shtatembedhjete vjet me rradhe!

Me fjale te tjera,edhe ligji qe miratuat JU ne Parlament pas kaq shume e shume mundimesh sipas TIJ, qenka nje m..!

Nje mendje e semure si e Tij ,nuk e ka te veshtire te sajoje lloj lloj argumentesh.Bije fjala,Ai mund te trilloje se gjoja ne komisionet Parlamentare per vite,e vite me rradhe ky problem eshte ngritur thjeshte per muhabet,por asnjehere me pikesynimin qe te zgjidhet.

Madje, Ai mund te sajoje edhe debate imagjinare ndermjet deputeteve tane te nderuar si pershembull:

"-Nje i pushkatuar ,kushton me shume se nje ish i burgosur politik.

-Kurse ne kemi mendim te kundert.Te pushkatuarit ,kushtojne shume me pak se sa te burgosurit politike.Keta kane vuajtur per vite me rradhe ne burgjet e komunizmit,ndersa te pushkatuarit,kane ngrene plumbin dhe kane mbaruar pune fet e fet.
-Nuk eshte fjala se cilet kushtojne me lire dhe cilet me shtrenjte.Ne do te gjykojme sipas fondeve qe do te akordoje qeveria.
-Qeveria nuk ka breke ne bythe,e jo fonde per...
-Ne nje mendje jemi, megjithate njeri i bie gozhdes e tjetri patkoit.Detyra e jone si Parlament eshte te bejme ligjin,pastaj se ku do t'i gjeje parate qeveria eshte pune e saj.
-Amaa ligjin thoni ju..?!Ligje bejme tridhjete cope ne dite...Ne pandehnim se e kishit seriozisht ate punen e parave.
-C'para a derebardhe...miratojme ligjin dhe jemi te nderuar.
-E keqja eshte se ata kerkojne parate.
-Pak se po u bejme ligjin,dashkan edhe parate!"

Po sikur te ndodhte,larg qofte,qe ne vendin Tuaj te zgjidhej nje person i cili sapo te vinte bythet ne karrike te deklaronte...

" KY SHTET DREJTOHET NGA SPIUNET"
Madje,per ta bere me te besueshme deklaraten e tij te felliqur,mund te citoje fjalet Tuaja ne foltoren e Parlamentit kur iu akerruat deputeteve te krahut te majte, se po te hapeshin dosjet e ish spiuneve te sigurimit te shtetit,gjysma e tyre duhej te qeroheshin nga ajo salle.

Apo te riprodhoje ish kryeministrin Pandeli Majko,i cili ne diskutimin e tij,madje nga e njejta foltore,deklaroi pa e fshehur kenaqesine se nje e katerta e deputeteve te Parlamentit shqipetar kane qene spiune te sigurimit te shtetit.

Me fjale te tjera ,edhe ish Kryeministri majte edhe Kryeministri i djathte, te cilet jane njerezit me te informuar,kane te njetin mendim.

Nepermjt nje akuze te tille,AI do te perpiqet te hedhe balte mbi figuren Tuaj, se gjasme nuk keni pasur dhe as iu shkon nepermend ti hapni ndonje here ato te uruara dosje.

Sepse medemek,ish spiunet e sigurimit te shtetit i keni zgjedhur deputete me doren tuaj,i keni bere ministra vetem e vetem qe te mund t'i perdorni si te doni,ku te doni dhe kur te doni!

AI mund ta beje nje akuze te tille,jo ngaqe e ha meraku per Shqiperine,jo se i vjen keq per shtetin qe drejtohet nga spiunet,poe sepse ne ate menyre kerkon te vrase dy zogj me nje gur.

Zogu i pare,gjithnje sipas mendjes se tij,do te ishte demaskimi i hipokrizise Tuaj dhe zogu i dyte,do te bente per vehte popullin.

Apo nuk mashtrohet lehte populli i yne u mrekullueshem.

Nuk e besoj te jete nevoja t'u kujtoj se eshte po ai POPULL, i cili ne vitet nentedhjete u ngrit me tersellime kunder komunizmit , rrezoi nga pushteti kryeministrin e asj kohe Fatos Nanon dhe u zgjodhi JUVE president.

Eshte po ai POPULL qe u ngrit ne nentedhjeteshtaten i manipuluar nga ish komunistet, u rrezoi juve nga pushteti dhe zgjodhi perseri Kryeminister Fatos Nanon.

Eshte po ai POPULL i cili ne vitin dymije e tre,rrezoi nga pushteti Fatos Nanon dhe ju zgjodhi JUVE Kryeminister.

C'te beje i ziu POPULL...?!

Kthen koken majtas,Fatos Nano...
Kthen koken djathtas,Sali Berisha...
Ngre koken lart,Fatos Nano...
Ul koken poshte,Sali Berisha...
Nga t'ia mbaje i gjori POPULL...?!

Edhe sikur nje dite te bukur,POPULLI i yne, t'i hipi autobuzit ,te shkoje nga nje maternitet tek tjetri ne te gjitha qytetet e Shqiperise dhe te pyesi se a ka shprese qe te linde ndonje lider tjeter ,do te marre te njejten pergjigje:

"Lodhesh kot i dashur POPULL,ata qe u pollen,u pollen."

Dhe se fundmi,zoti Kryeminister,sikur cinizmi i Tije te arrije gjere ne ate shkalle sa te tallet me JUVE per cikerrima te tilla si KORRUPSIONI,RRUGET ,DRITAT....?

Dhe kur?

Ne nje kohe qe JU do te ngrini centrale berthamore per te shpetuar nga erresira jo vetem Shqiperine, por edhe shtete te tjera te Europes si Gjermania,Franca..te cilet i kane kthyer syte nga ne.

Ne nje kohe qe JU ne krye te POPULLIT jeni nisur drejte Europes, AI iu qakerka hallin se nuk mund t'a gjeni rrugen ne ERRESIRE!

Une jam i vetedijeshem qe nuk do te me ktheni asnje pergjigje per kete leter, sikunder jam i sigurt qe pasi te lexoni keto rrjeshta,do te hiqni dore perfundimisht nga vendimi i JUAJ per te dhene DOREHEQJEN.

Dhe kjo per mua nuk eshte pak.

Ish i yti
LEKA BUNGO
24-ore | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com