Albatlanta

Levizja studentore nuk ishte levizje per demokraci
Mustafa Nano

Qysh prej vitit 1991, nė ēdo fillim dhjetori, celebrohet me tam-tam-e tė mėdha lėvizja studentore e dhjetorit tė vitit 1990, e cila e detyroi Ramis Alinė tė shpallte pluralizmin politik, e tok me tė, fundin e regjimit komunist gjysmėshekullor. Midis celebrimesh, janė shkruar e shkruhen libra, monografi, kujtime, biografi e autobiografi, nxirren nga "arkivat" procesverbale, lista pjesėmarrėsish e organizatorėsh tė momenteve mė tė nxehta tė asaj lėvizjeje, lista nismėtarėsh tė krijimit tė partisė demokratike, e tė gjitha kėto rrahin tė hedhin dritė mbi "skuta e qoshe tė errėta" tė ngrehinės sė asaj ngjarjeje tė rėndėsishme. E nė kėto kuturisje e sipėr, hidhen teza konspirative, kėrkohen aleanca tė maskuara, kėrkohen duar e qendra tė fshehta jo shqiptare, demaskohen komunistė e spiunė tė konvertuar sa e hap e mbyll sytė nė antikomunistė, gjurmohen agjentė tė komanduar nga establishment-i politik komunist, tė cilėt mė pas morėn nė dorė kontrollin e lėvizjes vetė e tė asaj qė erdhi mė pas etj., etj., por e gjitha kjo tė ngjan me njė punė tė kotė. Ėshtė marrė vesh tanimė, qė thelbi i asaj qė ndodhi duhet kėrkuar nė atė qė duket e dihet: lėvizja studentore e dhjetorit lindi vetvetiu si njė protestė e revoltė kundėr njė regjimi shtypės e totalitar; ajo lėvizje ishte e pakomanduar dhe e pakontrolluar; ajo lėvizje u transformua shpejt e shpejt e natyrshėm nė njė parti politike, e cila mė tej u mor nėn kontroll, jo nga njerėz tė komanduar prej regjimit komunist, por thjesht nga njerėz ambiciozė, arrivistė, tė etur pėr pushtet.

Kur e kam pyetur njėherė Ramis Alinė (nė njė takim qė kam bėrė me tė nė shtėpinė e tij) lidhur me rolin e tij tė hamendėsuar nė krijimin e leadershipi-it tė Partisė Demokratike tė sapothemeluar, ai ma mohoi pa njė, pa dy. "Nuk kam absolutisht asnjė rol. Kur nisi lėvizja studentore, unė thirra Sali Berishėn si komunist e si tropojan (pėr tė cilin mė kish folur fjalė tė mira Xhelil Gjoni), dhe i thashė tė shkonte nė Qytetin Studenti pėr tė qetėsuar dy-tre studentė me origjinė nga zona e tij e pėr tė dhėnė njė dorė nė qetėsimin e situatės. Ai m‘u pėrgjigj me njė ‘si urdhėron", iku, dhe unė pas ca ditėsh mora vesh se ishte vėnė nė krye tė asaj lėvizjeje. Mė pas Berishėn e kam takuar si kryetar tė Partisė Demokratike. Kaq ka qenė e gjitha".

E rrėfeva kėtė anektodė me Ramis Alinė (unė i besoj kėto qė thotė ai) pėr tė nėnvizuar njė bindjen time, tė cilėn e kam pasur edhe pėrpara se tė bėja kėtė bisedė me njeriun mė tė informuar mbi atė qė ndodhte nė Shqipėrinė e fundit tė vitit 1990: Nuk ka asgjė tė fshehtė nė atė lėvizje; lėvizja vetė ishte njė shpėrthim i pakulkuluar i zemėrimit kolektiv; mė pas, kur kjo lėvizje po transformohej e u transformua nė njė parti, gjithēka ishte njė kacafytje ambiciesh tė shfrenuara pėr pushtet. Nga kjo kacafytje nuk dolėn tė fituar njerėzit e Ramis Alisė. Jo, dolėn tė fituar ata qė ditėn tė shkėputeshin sa mė shpejt prej tharmit idealist tė asaj lėvizjeje; me fjalė tė tjera, dolėn tė fituar ata qė ditėn tė bėnin veē hesape nė atė turmė njerėzish naivė e idealistė. Po, nuk ka dyshim, qė hesapeve tė tyre u erdhi nė ndihmė edhe trajnimi i gjatė nė shkollėn komuniste, edhe lakmia e madhe pėr pushtet, edhe karizma individuale, edhe non-chalance-a e turmės sė mbėrthyer prej gėzimit naiv e tė qashtėr.

***

Lėvizja studentore ishte njė lėvizje e bukur dhe e virgjėr. Nė kėtė kuptim bėjnė mirė ata qė pėrmendin herė pas here pėrmasėn guximtare tė saj, s‘ka gjė se nė instancė tė fundit, nuk ishte i nevojshėm ndonjė heroizėm kushedi se ēfarė pėr t‘iu kundėrvėnė njė regjimi qė po jepte shpirt nė njė kontekst jashtėshqiptar krejt tė pafavorshėm pėr tė. Por edhe duke shfryrė disi tullumbacen e heroizmit, ajo lėvizje ishte dhe mbetet njė lėvizje antikomuniste par excellence; ishte dhe mbetet njė lėvizje kundėr regjimit. Madje - kėtu po shtroj njė tezėn time - nuk ishte asnjė ēik mė shumė sesa kaq. Dua tė them, se nuk ishte njė lėvizje pėr demokraci e pėr njė Shqipėri evropiane, s‘ka gjė se njė numėr sloganesh tė bėrtitura nė kor rrekeshin tė dėshmonin pikėrisht tė kundėrtėn (Liri-Demokraci, dhe E duam Shqipėrinė si gjithė Evropa).

Kėto slogane ishin fraza tė thata e deklarative. Nėse ato kohė do tė bėhej njė anketim, pėr tė marrė vesh se ē‘ngarkesė e ē‘domethėnie kishin pėr shqiptarėt protestues termat "liri" e "demokraci", sipas tė gjitha gjasave do tė kishim si konkluzion veē ca tė vėrteta tė llojit "do tė jemi tė lirė tė shprehemi, do tė jemi tė lirė tė lėvizim, do tė jemi tė lirė tė pasurohemi", gjėra qė mund t‘i belbėzojnė tė gjithė ata, tė cilėve u ka vajtur nė majė tė hundės me njė regjim shtypės e diktatorial. Takimi qė ajka e studentėve e pedagogėve protestues (por dhe njė takim i mėparshėm qė disa intelektualė tė Tiranės) bėnė me Ramis Alinė dėshmoi pikėrisht kėtė gjė: asnjėri syresh nuk kish idenė mbi atė qė kėrkonte. AmĆ” tė gjithė ata dinin qė me regjimin komunist nuk mund tė shtyhej asnjė ditė. Edhe vetė ngrefosja e Ramis Alisė pėrballė studentėve nė atė takim, mė shumė se sa me njė know how pak mė tė strukturuar nė lėmė tė politikės, legjitimohej me hijen e rėndė tė numrit njė tė regjimit tė frikshėm. Kur vinte puna te debati (debat i thėnēin!) mbi zhvillimet e mėpastajme, Alia, edhe pse kish pasur akses e interes tė plotė nė njohjen e regjimeve tė demokracisė liberale (armike pėr tė), nuk dėshmonte se kish njohuri tė pėrpunuara e tė sofistikuara kushedi se ēfarė. Padija nė lėmin e demokracisė liberale e tė shtetit tė sė drejtės ishte okupatore.

Dhe ėshtė mbi tė gjitha kjo padije - mezi e pranuar prej protagonistėve tė asaj lėvizjeje; dhe kjo s‘merret vesh pse - qė e bėn ca si tepėr pretencioz emėrtimin "lėvizje demokratike". Nė thelb pra, nuk kishim tė bėnim me asnjė lėvizje demokratike, dhe kjo gjė s‘ka pse tė turpėrojė lėvizjen, pjesėmarrėsit nė tė e organizatorėt e saj. Kėta tė fundit duhet tė jenė krenarė qė janė ngritur kundėr regjimit shtypės komunist, por duhet t‘i lėnė mėnjanė mėtimet e kota mbi vizionet e tyre demokratike.

Eshtė aq e vėrtetė kjo, sa shumica e atyre qė pak mė pas ndėrtuam Partinė Demokratike, regjimin postkomunist e pėrfytyronin dhe e kėrkonin mė sė shumti si njė regjim edhe/ose nė duart e tė shtypurve, edhe/ose nė duart e atyre qė u ngritėn nė protesta kundėr regjimit komunist (s‘ka gjė se regjimi komunist kishte qenė ngritur apo mbajtur mė kėmbė prej tyre e pėr tė mirėn e tyre), nė tė cilin tė tjerėt nuk do tė kishin aspak tė drejta, ose do tė kishin mė pak tė drejta se tė tjerėt. Dhe kur erdhi puna qė pushteti u mor prej Partisė Demokratike, ēfarė u ndėrtua nuk ishte gjė tjetėr, veēse njė regjim i shpifur nė fillim antidemokratik, e mė pas edhe autokratik. Nė kėtė mes ėshtė pėr tė ardhur keq qė u mundėn e u mposhtėn disa njerėz, tė cilėt edhe pse shquheshin po njėlloj prej padijes nė lėmė tė demokracisė, kanė pasur sidoqoftė njė edukim mė qytetar, njė sjellje mė civile, njė botėkuptim mė civil e njė qasje mė idealiste nė kokėēarjen e angazhimin e tyre nė betejat kundėr regjimit komunist. Fakti qė kėta u mposhtėn me lehtėsi e humbėn pa nam e pa nishan do tė thotė se ajo lėvizje nuk ka qenė e tyre matanė pėrmasės antikomuniste.

Kjo ka qenė e pashmangshme. Nga njė lėvizje e tillė, ku demokracia as nuk njihej, as nuk pėrfytyrohej e as nuk dėshirohej, nuk mund tė lindte gjė tjetėr, veēse njė parti aspak demokratike (e tillė ka qenė, e pėr fat tė keq ėshtė edhe sot e kėsaj dite, Partia Demokratike); dhe nga njė parti e tillė nuk mund tė pritej gjė tjetėr, veēse ndėrtimi i njė regjimi, nė tė cilin u burgos leader-i i opozitės, nė tė cilin tė gjitha institucionet shtetėrore ishin nėn komandėn e njė njeriu tė vetėm, nė tė cilin gazetarėt pėrndiqeshin e rriheshin, nė tė cilin zgjedhjet manipuloheshin e nė tė cilin opozita nuk lejohej tė demonstronte nėpėr sheshe.

Shumėēka prej asaj qė pasoi - ky ėshtė pėrfundimi qė dua tė nėnvizoj - e ka burimin te fakti, qė nė themel tė lėvizjes studentore tė dhjetorit tė viti 1990 nuk kish asnjė aspiratė pėr demokraci; kish vetėm njė dėshirė e vullnet pėr t‘u ngritur kundėr regjimit brutal komunist. Demokracia ka qenė - dhe ėshtė edhe sot e kėsaj dite deri nė njė farė mase - njė zgjedhje shumė qibare pėr t‘u bėrė e pėr t‘u adaptuar nga shqiptarėt e kėtyre kohėve.
Shqip | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com