Albatlanta

Interviste me Leka Bungon: une s'kam ikur, me kane perzene
24-ore
Interviste me Leka Bungon: une s'kam ikur, me kane perzene
Data e Publikimit: 18/12/2007

Autori i Lajmit:
Shqip

1.Si ju duket Shqiperia andej nga Amerika?


C'eshte e verteta Shqiperia qe ketej nuk duket.Dhe jo se eshte larg.Gjate dites nuk kam kohe sepse jam ne pune.Naten vone kur kthehem ,dal ne dritare por nuk duket asgje. E si mund te duket i ziu Atdhe kur nuk ka drita.


 2. Zoti Leka....


 Une nuk jam as Leka,as Bungo.Ketu ,shumica e njerzeve nuk kane as emer as mbiemer,jane thjeshte numura.Une pershembull jam 023 92 41852. Te mire apo te keq ,emrin dhe mbiemrin e kam lene atje ,ne Atdheun e te pareve te mije.Ne Atdheun e Skenderbeut,te Shaban Memis,Cerciz Topullit, Haxhi Qamilit,Skender Gjinushit,Lefter Xhuvelit ...


3.Cila ka qene arsyeja qe jeni larguar nga Shqiperia?


 Une nuk jam larguar nga Shqiperia.Nga Shqiperia me kane PERZENE. 4.Ju kane perzene?Kush?A mund te na e shtjelloni konkretisht. Ne vitin 1973 isha regjisor ne teatrin profesionist te qytetit te Fierit.Per pikepamje moderniste ne art ,dhe ndikime borgjezo revizioniste me PERZUNE nga teatri dhe me cuan ne Patos per tu riedukuar ne gjirin e klases punetore. Ishte koha e regjimit KOMUNIST. Ne vitin 1996 kur isha drejtor i Qendres Nderkombetare te Kultures ,si nje nga njerzit e besuar te Partise Demokratike,(Deri ne ate vit kisha qene shef i propagandes dhe i shtypit prane Partis demokratike.) me ngarkuan per te krijuar televizionin e pare gjysem privat shqipetar :Alba T.V. dhe Diskoteken emadhe per rinine e kryeqytetit. Diten kur do te peruroheshin Televizioni dhe Diskoteka, me PERZUNE. Sot e kesaj dite ,megjithese kane kaluar me shume se dhjet vjet,as une,as ata qe me perzune nuk e dine arsyen. Ishte koha kur ne pushtet qe Partia Demokratike.


I trembur nga politika,ne vitin 2000 se bashku me nje biznesmen krijova nje teater privat me emrin : "Rubairat." Me ne fund do te isha i pa varur nga politika. Nuk kaluan me shume se gjashte muaj dhe ortaku biznesmen i penduar nga qe nuk nxirnim fitim ,me propozoj qe teatrin ta kthenim ne klub nate.


Natyrisht une nuk pranova dhe natyrisht ai me PERZURI. Ishte koha kur ne pushtet qe Partia Socialiste. Kesisoj perseri mbeta pa pune.... Pa pune,pa pension....


 Ne xhep me kishin mbetur a s'me kishin mbetur nje miljon dollare nga ato qe kisha vjedhur ne televizionin Shqipetar sipas Erion Braces... E ku mund t'i prish ne Shqiperi nje miljon dollare i ziu njeri....Keshtuqe....


5.Zoti Bungo,ta leme humorin per nje cast.Ju keni qene funksionar ne Partin Demokratike.Me ardhjen e saj ne pushtet nuk ju kane ofruar asnje post?


 Post...!? Ne shqiperi edhe vendi i punes me i humbur eshte i ndervarur nga politika. Ndersa qe te marresh post nga Partia demokratike duhet te plotesosh disa kushte.


 6.Pershembull...?


 Pershembull...Se pari duhet te keshe shkruar ne shtypin e perditeshem dhjetra artikuj kunder Partis demokratike,te keshe hedhur balte mbi te ne intervista televizive, konferenca shtypi,mitingje,te keshe bere c'eshte e mundur qe te hiqet nga kreu i saj Sali Berisha,qofte edhe duke e percare Partine.


Se dyti,ajo qe te jep edhe me shume dore eshte neqoftese hyne ne rradhet e atyre qe rrebyen armet per te rrezuar nga pushtetit qeverine e Partis Demokratike ne vitin 1997. Po,po...mos u cuditni. A nuk i plotesojne keto kushte ne menyre te perkryer Arben Imami,Prec Zogaj,Genc Pollo,Genc Rruli,Ferdinand Xhaferri,Tritan Shehu,Nard Ndoka, e dhjetra te tjere ,te cilet Sali Berisha i beri ministra dhe deputete,?


Nje tjeter kusht qe duhet plotesuar per te marre poste nga Partia demokratike, jo aq te larte sa te paret, eshte qe gjate regjimit komunist te Enver Hoxhes te mos keshe qene nje cope komunist i thjeshte,por te keshe pasur nje detyre te rendesishme partie,si pershembull Mehmet Elezi,QemaSakajeva, Maxhun Peka....e te tjere.


 Ne te vertete ,ky lloj nuk shkon me lart se rangu i ambasadorit.


Ndersa per te marre nje post me te thjeshte,si pershebull:deputet ne parlament,apo zevendes minister,mjafton te keshe qene bashkepunetor i sigurimit te shtetit si Prec Zogaj,Ekrem Spahia,qe dihen ,e me dhjetra te tjere qe fshihen akoma.


7.Sa kohe keni qe jeni larguar nga Shqiperia?


Megjithese kane kaluar me shume se gjashte vjet qe jetoj ne Amerike,une nuk jam larguar nga Shqiperia.Jo ne kontekstin patriotik.Aspak.As ne kuptimin qe medemek ,trupin e kam ne amerike ndersa mendjen dhe zemren e kam atje.Jo. Madje une kam pershtypjen se nentedhjete e nente perqint e shqipetareve qe kane ardhur ne amerike,rrojne ne shqiperi. Nga mengjesi deri ne darke,ata flasin shqip.Gatuajne si ne shqiperi,ne me te shumten e hereve groshe,gezojne si ne shqiperi sepse mblidhen vetem ne rast festash kombetare,ne ekranet e televizoreve ndjekin vetem kanalet shqipetare,merren me thashetheme,madje ka prej atyre qe bejne edhe letra anonime.


Une jetoj ne qytetin e Bronxit,qe po t'a perqasesh me ndonje nga qytetet e shqiperise ,i bije te jete Memaliaj. Madje ne Bronx,zona ku jeton pjesa me e madhe e pasardhesve te Nolit dhe Konices,quhet Bathore.


Ketu,po te kerkosh,mund te gjeshe ndonje qe nuk flet shqip.


 Shumica e pallateve,apo e Billdingjeve sic i quajme ne amerikanet e vonuar, jane ne ngjyre kafe te erret,rreth e rrotull njerezit qe vertiten jane te zinj,ajri vjen si ne gri....Shkurt,Memaliaj.


Shqipetaret ngrihen ne oret e para te mengjesit,marrin trasten me buke dhe nxitojne per te kapur trenat e punes.Ne tren,rralle mund te gjeshe ndonje qe nuk fle. Te gjithe sapo ulen,mbyllin syte dhe i a kepusin gjumit.Dhe per cudi,te gjithe zgjohen ne stacionin qe duhet te zbresin.


Disa kohe me pare,punoja ne nje parking. Jo drejtor.Atje gjeta edhe tre shqipetare te tjere.Njeri kish qene shef komisariati ne Lushnje,tjetri zevendes minister dhe i treti komisar divizioni ne Korce . Pergjegjes turni kishim nje zezak. Djal i mire dhe plot humor. Shefi i komisariatit kishte lene takim me nje te njohurin e tij.


Ky erdhi ne parking dhe meqenese asnjeri nga shqipetaret nuk ndodhej aty rrotull, i u drejtua zezakut : ne gjuhen angleze: "Mos dini gje ku ndodhet ...?" "Nuk e di ..." "Shkerdhata ...!",shfryu neper hunde shqipetari. "Shkerdhate mos je vete.",iu pergjigj zezaku me nje shqipe te paster..


 Emigrantet shqipetare,ata per te cilet mund te thuhet plot goje se jane integruar ne jeten amerikane,numurohen me gishtat e dores.


Ne me te shumten e rasteve jane te rinj e te reja ,femijet e atyre qe i ze gjumi neper trena dhe qe per cudi te gjithe zgjohen ne stacionin qe duhet te zbresin. Shumica e ketyre te fundit punojne ose ne pastrime,ose ne ndertim dhe marrin nje page modeste sa per te jetuar.


Dhe neqoftese do t'i pyesesh se perse kane lene vendin e tyre,te afermit dhe kane ardhur ne mergim,nga te gjithe do te marresh te njejten pergjigje:PER FEMiJET. Ndryshe nga politikanet,te cilet vetem me nje tender ,mund t'i dergojne femijet e tyre per te studjuar ne te kater anet e botes,ketyre shqipetareve te mire u duhet te sakrifikojne edhe ato vite jete qe u ka mbetur, me shprese se femijet e tyre do te DUAN dhe do te DINE t'a bejne nje dite shqiperine.


 6.Me tregoni pak per jeten tuaj personale atje,si dhe per dimensionin artistik te saj.


 Jeta e ime ketu eshte shume e thjeshte.Se bashku me gruan punojme per te jetuar.Kaq. Ndersa per jete artistike as qe mund te behet fjale. Une nuk hy ne rangun e atyre artisteve shqipetare qe kane "CARE" ne rrugen e artit amerikan.Kam lexuar dhe lexoj vazhdimisht neper gazeta qe botohen ne shqiperi ,se shume artiste kane pushtuar ameriken me artin e tyre. Cuditerisht,kjo nuk ka ndodhur me Pirro Manin,pa dyshim regjisori me i madh i teatrit shqipetar,me Pellumb Kullen,nje nga mjeshtrit me te medhej te humorit shqipetar,Agim Krajken,kompozitori me i sukseseshem i muzikes se lehte per dekada me rradhe,Kristaq Dhamo,regjisori i pare i kinematografise shqipetare,te cilet jetojne prej vitesh ketu,ne Memaliaj,peseqint hapa larg njeri tjetrit. Megjithate,gazetat ne shqiperi shkruajne per artiste qe kane tronditur skenat e New Yorkut,per piktore qe kane hapur ekspozita marramendese ne kryeqytetin e botes,per aktore qe kane pushtuar hollivudin,per modele dhe supermodele.....


Mesa di une ,kengetaret shqipetare,suksesin me te madh e kane arritur ne koncerte qe japin neper restorante,ne dasma,pagezime, synetlleqe dhe rralle,shume rralle ne salla koncertesh te organizuar enkas per shqipetare te cilet e paguajne bileten sa frengu pulen.


Mesa di une,ndonje piktor ka hapur ekspozite te cilen mund ta kene vizituar pervec familjareve te tij edhe dhjete apo dymbedhjete komshinj. Mesa di une,dy,apo tre aktor shqipetare,kane arritur sukses te madh kur kane luajtur si figurante ose ne role episodike ne filma te dores se shtate. Duke besuar ne prrallat e me siperme ,me te ardhur ne Amerike, i hyra seriozisht punes. Hartova nje projekt per te ndertuar nje Studio modeste televizive. U mblodhem rreth tridhjete vete,te gjithe ish punonjes te Radio Televizionit Shqipetar,te cilet aktualisht jane bojaxhinj,kamarjere,roje nate,shofere,punetore ndertimi dhe pasi diskutuam e sterdiskutuam per dite me rradhe, hartuam nje leter dhe ia nisem qeverise shqipetare. I spjeguam se te gjithe komunitetet e tjera te emigracionit ne New York, te mbeshtetur nga qeverite e vendeve te tyre kane ngritur Qendra Kulturore dhe Studio Televizive ne gjuhen ametare. I kujtuam se ne New York dhe rrethinat e tij jetojne me shume se dyqintepesedhjetemije emigrante qe flasin shqip.


Dhe ashtu sic pritej letra e beri efektin e saj. Edhe ministrat e qeveris Nano,edhe ministrat e qeveris Berisha u mallengjyen aq shume, sa te paret....hoqen Arben Rakipin nga posti i Prokurorit te pergjitheshem ,ndersa te dytet Theodhori Sollakun.


Myzeqaret kesaj do t'i thoshin:"Ku pjerdhim ne,e ku merrni ere ju!!!"


7.Ju jeni nje nder emrat e njohur te humorit shqipetar,vitet e fundit, spektakli "Portokalli"eshte shndrruar ne kulmin e Showt te humorit,ku libreti, interpretimi aktoresk ndryshojne shume nga tradita.C'mund te na thoni.


Neqoftese kini vene re,vitet e fundit nje nga fjalet qe perdoret me shume eshte fjala;"NDRYSHE" Politike NDRYSHE,Mode NDRYSHE,Spektakel NDRYSHE.... Sikur kjo te ishte e vertete do te qe nje mrekulli dhe do te me vinte mire, por per fat te keq ne te shumten e rasteve kjo eshte thjeshte nje deshire "Portokalline" e kam ndjekur.Ai eshte nje spektakel me shume vlere.Por sipas meje, vlera e tij e vertete nuk qendron as ne ato qe thoni ju dhe as ne ato qe kane deshire te vitrinojne drejtuesit e saj. Kohet e fundit ,ne nje nga faqet e internetit ,ne Top Chanal shkruhej tekstualisht:"Portokallia eshte spektakli me i sukseseshem i TE GJITHA KOHRAVE!!!" Nga e dine autoret e kasj ideje pershembull ,se ne vitin 1453 trupa profesioniste e Rashbullit nuk paska pasur nje spektakel me te sukseseshem?!.


 Edhe ne pyetjen tuaj, fjala NDRYSHE eshte e mireqene.Per kete, do te me lejoni t'iu bej une nje pyetje:Perse "Portokalli" eshte nje spektakel NDRYSHE?


Cili eshte ndryshimi i konstruktit te tij me ate te teatrit te Estrades qe eshte importuar nga Bashkimi Sovjetk qysh ne luften e dyte boterore?


Konferenciere,skec,dialog,monolog,kenge,balet,imitime,pantonima...ja komponentet mbi te cilet eshte ndertuar e gjithe struktura e spektaklit te Portokallise.


Pikerisht,mbi keta komponente jan ndertuar te gjithe spektaklet e estradave profesioniste,madje edhe amatore per pesedhjete vjet me rradhe ne shqiperi. Atehere cili eshte ai element" TJETER" ne strukturen e ndertimit te " Portokallis", qe do t'i jepte statusin e spektaklit NDRYSHE?


Me thoni te pakten nje!


 Sipas gjykimit tim,me te cilin mund te buzeqeshin lehte autoret dhe drejtuesit e spektaklit, keta te fundit nuk duhet te bien pree e duartrokitjeve dhe e te qeshurave qe i vidhen spektatorit nepermjet zhargoneve dhe ca me keq , banaliteteve.


Shitja e biletave,duartrokitjet,te qeshurat,nuk jan kurdohere tregues i suksesit te nje spektakli Ne qoftese ne nje salle do te shfaqej "Portokalli", dhe perball saj ne te njejten kohe do te hapej nje ekspozite me kryeveprat e Van Gogut,jam i sigurt qe salla e portokallis do te mbushej plot e perplot,pavaresisht nga cmimi i biletes,nderkohe qe ne ekspoziten e Van Gogut ku hyrja mund te jete gratis,pervec ciceronit, mund te ndodhet edhe Maks Velo.


Kjo, nuk tregon as nivelin e Portokallis,as te Van Gogut.Per fat te keq kjo tregon nivelin e spektatorit shqipetare. Humori eshte veti e njerzeve te mencur.Mirepo ne spektaklin e Portokallis ,ne qoftese kini vene re ,levizin me shume budallenj dhe debila se sa njerez normal.


Dhe kjo,jam i bindur qe nuk eshte as shije as deshire e autoreve,por thjeshte kerkese e nivelit te spektaorit. Per te ilustruar mendimin e mesiperm do te sillja nje shembull pa u larguar nga spektaklet e Top Channal.


Ne "Fiks fare", Saimiri dhe doktori jane dy brilante qe ndricojne njeri me shume se tjetri.Me nje humor fin,spontan dhe mbi te gjitha te mencur.


Edhe doktori qe shpesh luan "debilin" eshte tejet i mencur sepse noton ne ujrat e Shvejkut.Ata nuk tentojne asnje here te spekullojne duke luajtur 'budallain" i cili profesionalisht eshte me i lehti per t'u interpretuar,perkundrazi ,ata kane nje humor intelektual dhe interpretojne me profesionalizem te larte.


Megjithe rezervat e me siperme te karakterit profesional,'Portokalli'mbete nje spektakel i kendeshem,plot humor dhe argetues.Disa prej aktoreve jane te shkelqyer por qe gjithesesi do t'u duhet shume munde e djerse per te arritur gjere tek ikonat e humorit shqipetare Tano Banushi,Aleko Prodani,Zyliha Miloti e te tjere.


Per gazetaret qe do te shkruajne,sepse kritika ka vdekur me kohe,do te kisha nje kerkese. Kur te shkruajne per "Portokalline' ,te pakten te mos thone qe eshte spektakli me i sukseseshem ne shqiperi sepse nuk kane me ke t'a krahasojne.


 Ata mund te shkruajne pa frike se "Portokallia" eshte spektkli i VETEM humoristik ne shqiperi. Dhe sipas gjykimit tim ,kjo nuk eshte pak .Perkundrazi.Eshte shume.


Pa dyshim per kete kane merite te pa diskutueshme qe nga drejtuesit dhe gjere tek puntoret e skenes. Por gjithnje sipas gjykimit tim....meriten me te madhe e ka pronari i Top Medias, i cili ka arritur te sfidoje edhe shtetin,shtet qe eshte kujdesur vetem per te vene kurora ne varrin e humorit shqipetar


 Dhe Sali Berisha,ne vend qe kete njeri,Presidentin e Top Medias, i cili brenda nje kohe te shkurter arriti te ndertoje nje perandori mediatike te nivelit europian t'a beje minimumi minister te kabinetit te tij ,e kemben me Emin Gjanen apo Nard Ndoken!!!!!!!


Ky po.Ky eshte humori me i sukseseshem i TE GJITHA KOHRAVE.


 8.Kur jeni larg,mendoni nje rikthim e imagjinata iu ysht per ndonje veper artistike.E them kete sepse shume artiste shqipetare jane kthyer me nje sindrome te tille,por pak prej tyre kane bere dicka te hajrit.A ndodh keshtu edhe me ju?


Nuk ndodh.Nuk ndodh sepse nuk kam ndermend te kthehem.Une do te vi ne shqiperi nje, ose dy dite perpara vdekjes.Dhe jo pse varrimi ne amerike kushton shtrenjte, por sepse dua te shkoj ne parajse.Qe ketej e kam te veshtire,ndersa nga shqiperia e kam te sigurt.


Si keshtu...?!


Si te gjithe mekataret edhe une fillimisht do te shkoj ne ferr .Ne ferr do te jene edhe te Partis Socialiste edhe te Partis Demokratike.Per mua nuk ka shume rendesi se cilet do te kene shumicen atje.Si njera pale ,si tjetra,sapo te arrije,do te me PERZENE me shumice votash.Keshtuqe nuk me mbetet tjeter rruge pervec asaj te parajses.


 

24-ore - Shqip | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com