Albatlanta

Udhėtim nė Ēamėri, tokėn historikisht shqiptare
Shqip
Pėr herė tė parė filmon kamera e njė televizioni shqiptar

Ēamėria ėshtė tokė shqiptare, e tillė ėshtė identifikuar edhe nga shumė studiues, por u pushtua nga Greqia gjatė luftės ballkanase. Kėshtu ka deklaruar nė emisionin "Shqip", nė "Top Channel" historiani dhe politikani Pėllumb Xhufi. Ndėrkaq, Rudina Xhunga e emisionit "Shqip" ka udhėtuar nė trevat ēame nė Greqi, duke na treguar, veē tė tjerash, edhe pėr bukuritė e tyre.

Nga vjen emri Ēamėria? Ē‘shtrirje ka pasur si zonė dhe sa banorė ka pasur nė atė kohė?

Pėllumb Xhufi: Rreth emrit Ēamėria ka shumė debate. Ka pasur njė ide qė vinte nga emri i njė peme, ēami, e cila ėshtė hedhur poshtė. Pastaj nga shekulli XIX e kėtej, ėshtė hedhur njė tezė tjetėr, e cila ėshtė mė konsistente, qė e lidh emrin Ēamėri me emrin e lumit Thiamis, Akeronti i antikitetit, pra njė lumė qė derdhet aty nė jug tė Pargės. Ky i fundit vazhdon tė quhet Akeronti. Ėshtė njė zakon qė ka ndodhur edhe me zona tė tjera, si pėr shembull, emri Devoll qė vjen nga lumi Devoll. Nė Antikitet, kėtu, sinjalizohet fisi i Thesprotėve, i cili sė bashku me fise tė tjera, Mollosėt dhe Kaonėt, qė zėnė atė qė sot rėndom quhet Epir, quheshin fise ilire. Nga autorėt grekė konsideroheshin fise barbare, pra tė huaja dhe kėshtu konsideroheshin gjatė gjithė antikitetit. Edhe ndonjė qytet qė ngritėn grekėt nė bregdetin e Ēamėrisė u quajtėn koloni greke, qė do tė thotė se ai territor konsiderohej si territor i huaj. Nė Mesjetė, situata nuk ka ndryshime, pavarėsisht nga sundimet si ai bizantin ose mė vonė sundimi i Perandorisė Osmane. Zona dhe popullsia konsiderohen si jo greke. Kėtė e thonė edhe autorėt e mesjetės bizantine, tė cilėt vendosin kufijtė e Greqisė shumė saktė nga aty ku janė malet e Pindit, derisa dalin poshtė nė Gjirin e Ambrakisė dhe thonė se nė krah tė djathtė shtrihet Greqia, nė krah tė majtė shtrihen fise shqiptare, tė cilėt janė pasardhės tė fiseve tė vjetra ilire. Kėtė e thotė shprehimisht njė autor i viteve 1400. Grekėt pretendojnė se ėshtė tokė ēame. Shqiptarėt pretendojnė se ėshtė tokė shqiptare.

Ku bazohen tė dyja palėt pėr kėto pretendime? Kush ka tė drejtė?

Pėllumb Xhufi: Ēėshtja qėndron se pėrveē autorėve grekė dhe shqiptarė, ka edhe shumė autorė tė tjerė shumė seriozė, tė cilėt rreshtohen nė krahun tonė dhe tė gjitha janė dokumente arkivore tė mesjetės tė shekullit XIV, XV qė janė dokumente edhe greke bizantine, janė edhe dokumente veneciane, spanjolle dhe dokumente qė vijnė nga arkivat e Vatikanit. Nė mėnyrė tė vazhdueshme e tė qėndrueshme, kėto dokumente thonė se kėto zona janė banuar nga shqiptarė. Mund tė pėrmend njė kronikė greke tė zbuluar nė arkivin e Vatikanit, e cila flet pikėrisht pėr kėtė zonė, flet pėr kohėn ku nė Ēamėri ishte zot Gjin Zenebishi i famshėm nė fund tė shekulli XIV, kronikė qė zė me emėr tė gjitha fshatrat dhe ku thuhet se nė kėto zona jetonin shqiptarė deri nė kufijtė e Janinės. Kemi dokumente qė tregojnė pėr ngjarje tė mėdha, siē ėshtė ajo nė fund tė shekullit XVI dhe fillim tė shekullit XVII, me kryengritje tė mėdha antiosmane, nė tė cilat pėrfshihen ēuditėrisht nė krye tė tyre klerikė, peshkopė shqiptarė. Pikėrisht kėtu kemi njė kryengritje nė krejt Ēamėrinė, ku njė peshkop shqiptar nga Paramithia, me emrin Dionis, ngriti 70 fshatra dhe tė gjithė kryengritėsit ishin shqiptarė. Dhe fshatrat po ashtu. Kėto tė dhėna janė zbuluar nga dokumentet greke dhe ato veneciane. Kur kryengritja u shtyp, po ashtu erdhi edhe ekzekutimi i kryengritėsve nga turqit osmanė, nga Pashai i Janinės, qė pėr fat tė keq ishte shqiptar dhe qė pėr fat tė keq ishte nga i njėjti fshat i Dionisit. Peshkopin e therėn dhe, sipas kronikės greke, e mbushėn me kashtė dhe e dėrguan nė Stamboll. Ka pasur njė vijimėsi tė popullsisė, pra nuk ka pasur shkėputje. Kjo ka qenė gjithmonė njė zonė e mbuluar edhe pėr shkak tė terrenit tė rrethuar me male. Edhe toponimia e Ēamėrisė ėshtė e pastėr, e trashėguar dhe e pandikuar nga toponimia sllave, si zonat e tjera nė Peloponez apo nė Maqedoni.

Kur nisi Greqia ta kėrkojė Ēamėrinė dhe kur ia doli ta marrė?

Pėllumb Xhufi: Nėse shohim librat e fundit tė shekullit XVIII dhe tė fillimit tė shekullit XIX, midis tyre edhe njė autor, Psalidha, qė quhet babai i historiografisė greke, tė gjithė e quajnė Ēamėrinė si tokė shqiptare dhe popullsinė krejtėsisht shqiptare. Psalidha ka bėrė njė histori tė asaj qė ai e quan Historia e Epirit, tė cilin Epir ai e quan edhe Shqipėrinė, d.m.th. Historia e Epirit ose e Shqipėrisė. Ai jep njė pasqyrė tė qartė dhe e pranon pa bėrė asnjė polemikė, qė Ēamėria ėshtė njė tokė e banuar nga fise shqiptare. Problemi ndryshon me krijimin e shtetit grek, qė u bazua nė njė ideologji politike, e cila e kishte thelbin e vet te Megalidea. Kjo do tė thoshte se shteti grek i porsakrijuar duhej tė shtrihej nė tė gjithė territorin qė kishte pushtuar dikur Perandoria Bizantine, pra e identifikonte Greqinė e vogėl me Perandorinė Bizantine. Nė kėtė aspekt ka qenė Koleti, njė ndėr kryeministrat e parė qė, nė njė fjalim nė Parlamentin grek e ka cituar me emėr Epirin si njė tokė, tė cilėn Greqia duhej ta pushtonte. Dhe qysh aty filluan pėrpjekjet e Greqisė, jo vetėm nė rrafshin diplomatik, por edhe nė atė konkret, duke dėrguar bandat e armatosura, duke nxitur, nėpėrmjet klerit ortodoks grek qė dėrgohej nga Patrikana, ndarjen midis ortodoksėve ēamė dhe myslimanėve ēamė. Dhe kėtė e jep shumė qartė Alfred Filipson, i cili ėshtė njė historian gjerman qė e ka bredhur me mushkė Ēamėrinė. Ai shkon nė njė nga fshatrat e Ēamėrisė, takon priftin, i cili ishte grek dhe qė i foli me njė urrejtje pėr ēamėt myslimanė. Ai i tregon sesi pėrpiqej tė tėrhiqte komunitetin ortodoks dhe tė krijonte bindjen qė ishin tė ndryshėm etnikisht, meqė kėshtu ishin fetarisht. Madje, kėrkuan ta krijonin kėtė ndarje edhe me njerėzit, tė cilėt kishin krijuar krushqi, edhe pse ishin tė feve tė ndryshme. Nė rrugė diplomatike, ishte Kongresi i Berlinit, pėrpjekja e parė pėr tė aneksuar Ēamėrinė, me ndihmėn e Francės dhe tė Anglisė.

Pse nuk arritėn ta merrnin qysh nė Kongresin e Berlinit?

Pėllumb Xhufi: Nuk e morėn dot, sepse atėherė pati njė reagim tė fuqishėm nga faktori shqiptar. Ishte koha e Lidhjes sė Prizrenit ku ngjizet pėr herė tė parė njė lėvizje e organizuar kombėtare shqiptare, pėr tė ndalur copėtimin e trojeve shqiptare. Ndodhi, siē e dimė, me kufijtė nė veri tė Shqipėrisė qė iu dhanė Malit tė Zi apo edhe me Nishin nė veri tė Kosovės. Ndodhi po kėshtu edhe nė jug, ku njė degė e Lidhjes sė Prizrenit drejtohej nga Abdyl Frashėri e Abedin Dino. Bėnė njė punė tė jashtėzakonshme duke shantazhuar madje Kongresin e Berlinit me kryengritje tė armatosur, qė nėse Fuqitė e Mėdha do ia japin Ēamėrinė Greqisė, atėherė do tė pėrballen me njė lėvizje kryengritėse, e cila realisht u organizua dhe u detyruan Fuqitė e Mėdha tė tėrhiqen.

Ēfarė ndodhi pasi arritėn ta marrin Ēamėrinė nė vitin 1913, vetėm pak kohė pasi shteti shqiptar ishte krijuar?

Pėllumb Xhufi: Ndodhi Lufta e Parė Ballkanike, e cila shpėrtheu nė marrėveshje midis Greqisė, Bullgarisė, Serbisė dhe Malit tė Zi pėr tė ndaluar krijimin e shtetit shqiptar. Kjo ishte nė thelb Lufta e Parė Ballkanike, qė ishte njė luftė nė funksion antishqiptar, pra pėr tė copėtuar territoret e Shqipėrisė dhe pėr tė ndalur krijimin e shtetit shqiptar. Nė kėtė rrėmujė tė Luftės sė Parė Ballkanike, ushtritė greke arritėn tė avancojnė dhe tė pushtojnė njė pjesė tė Maqedonisė dhe nė 1913-ėn u lėshuan edhe nė Ēamėri. Pushtuan me dhunė, me vrasje dhe kėtu filluan shpėrnguljet e para tė popullsisė ēame. Pastaj vjen Konferenca e Londrės, qė e njeh "de jure" kėtė pushtim, qė ushtritė greke i kishin bėrė Shqipėrisė.

Me ēfarė arsyetimi ndodhi kjo z. Xhufi?

Pėllumb Xhufi: Ėshtė e vėshtirė tė hysh nė logjikėn e Fuqive tė Mėdha tė asaj kohe. Ēamėria nuk ėshtė i vetmi rast. Me kėtė logjikė iu dha edhe Kosova Serbisė, meqė Kosova ishte aleate e Antantės dhe meqė nė atė kohė Greqia ishte aleate e Francės dhe Anglisė. Arsyetimi ishte i thjeshtė: shpėrblim aleatėve me dhėnie tokash qė ata i pretendonin. Madje, nė Konferencėn e Parisit qė mbylli edhe Luftėn e Parė Botėrore nė vitin 1919, pa u druajtur fare, pėrfaqėsuesi francez thoshte qė edhe Vorio-Epiri, pra pjesa jugore e Shqipėrisė, duhet t‘i kalojė Greqisė, sepse ėshtė interesi i Greqisė qė e kėrkon dhe ajo ėshtė aleatja jonė dhe duhet ta mbėshtesim. Pra, janė arsyetime tė tilla cinike, qė pėr fat tė keq, nė rastin shqiptar kanė funksionuar, pavarėsisht se duken tė padrejta.

Nė vitin 1923 vjen Marrėveshja e Lozanės, kur, pėrveē tė tjerave, filloi pėrzėnia e ēamėve pėr nė Turqi si myslimanė turq. Si ndodhi qė nuk ia dolėn t‘i pėrzėnė tė gjithė?

Pėllumb Xhufi: Ėshtė njė moment ku pala greke u mundua ta shfrytėzojė Traktatin e Lozanės midis Turqisė dhe Greqisė, i cili e njihte shpėrnguljen e popullsisė dhe tentuan ta fusin popullsinė myslimane ēame nė kuadrin e popullsive turke, si dhe t‘i shpėrngulnin nė Turqi. Ky proces filloi realisht, u dėrguan disa anije tė para, derisa qeveria shqiptare, vetė komuniteti ēam, nėpėrmjet pėrfaqėsuesve tė tij mė tė shquar, protestoi nė Lidhjen e Kombeve nė mėnyrė energjike. Edhe qeveria shqiptare e Nolit kėrcėnoi qė nėse do tė dėbohej popullsia ēame, atėherė ai do tė dėbonte minoritetin grek. Mesa duket kjo gjė funksionoi dhe kjo shpėrngulje u ndal. Ka pasur gjithashtu njė moment tjetėr nė vitin 1925, ku nė krye tė vendit u vendos njė Kryeministėr me emrin Teodor Pangallos, i cili ishte me origjinė shqiptare. Nė kujtimet e tij thoshte qė me tė ėmėn fliste shqip, sepse ajo nuk dinte greqisht. Ai ndoqi njė politikė ndryshe nga politikat e tjera tė shtetit grek. Ai shihte si rrezik sllavėt dhe donte tė bėnte aleancė me Shqipėrinė dhe Italinė pėr tė pėrballuar rrezikun sllav. Nė kėtė koncept, ai normalizoi marrėdhėniet me Shqipėrinė dhe dha provat e njė politike ndryshe. Kjo zgjati vetėm njė vit. U bė njė grusht shteti dhe qeveria greke u rikthye nė politikat e saj tė mėparshme. Shtetarėt shqiptarė nė atė kohė mesa duket ishin jo vetėm mė patriotė, por edhe diplomatė mė aktivė. Mė bėri pėrshtypje fjalimi i z. Mehdi Frashėri nė Lidhjen e Kombeve...

Agim Tartari: Patjetėr qė ndihmoi nė frenimin e pėrzėnies sė shqiptarėve nga Ēamėria nė Turqi. Megjithatė, duket sikur 33 mijė shqiptarė u dėbuan nga Ēamėria pėr nė Turqi, duke i kėmbyer gjoja me grekėt qė vinin nga Azia e Vogėl. Pasojat u mbetėn atyre qė erdhėn, sepse ky ishte kushti, qė ēamėt tė shkonin nė Turqi.
Dhe ndalojmė tek eksodi, pėrzėnia dhe masakra. Kush ėshtė Napolon Zerva, qė pėrshkruhet si tmerri i ēamėve, por qė kishte njė bust nė Igumenicė, pra hero grek?

Amoz Dojaku: Mė vjen keq qė duhet ta nis fjalėn time me Zervėn, kur duhet tė them mė parė, faleminderit, pasi kjo ėshtė njė natė biblike pėr ēamėt. Ti shkove nė Ēamėri dhe sot po i ēmall tė gjithė me shtėpitė, qė nuk i kanė parė mė nga viti 1945. Pastaj, pėr tė vazhduar me Zervėn, nė fakt janė dy buste tė tij, njė ėshtė nė Artė, i cili ėshtė me armė nė dorė nė drejtim tė Shqipėrisė dhe njė tjetėr nė Igumenicė.

Mentor Nazarko: Zerva ėshtė njė figurė me dualitet. Ka shumė fakte, shumė dėshmi tė ushtarakėve amerikanė. Ai ka bashkėpunuar me gjermanėt, madje edhe spastrimin etnik tė ēamėve e ka realizuar duke bashkėpunuar me gjermanėt. Ne kemi botuar dokumentin e Komisionit Hetimor Amerikan qė e provon kėtė bashkėpunim, por ajo qė ėshtė si moment interesant ėshtė fakti qė qeveritė greke u pėrpoqėn qė tė nxisnin armiqėsi midis ēamėve ortodoksė dhe ēamėve myslimanė, duke shfrytėzuar edhe njė moment me natyrė klasore. Duhet pranuar fakti qė ēamėt nė atė periudhė ishin subjekt i diskriminimeve, pėr shkak tė pasurive tė mėdha qė zotėronin, kontrollonin sasi tė mėdha toke dhe, grekėt apo pjesa e ēamėve tė krishterė ishin tė punėsuar tek ata. Pra, u shfrytėzua momenti klasor, momenti fetar pėr tė futur pėrēarjen dhe pėr tė ofruar pretekste pėr mė vonė.

Ėshtė e vėrtetė qė Zerva ka qenė ēam i krishterė?

Pėllumb Xhufi: Ai ka qenė nga fshati Zerva, qė ėshtė diku nė lindje tė Prevezės dhe nuk pėrjashtohet kjo ide, por ajo qė ka rėndėsi ėshtė se Zerva ishte njė instrument i politikės sė Britanisė sė Madhe, e cila kishte interesa tė mėdha pėr ta mbajtur Greqinė brenda zonės sė saj tė influencės. Madje, Zerva ka qenė nga ata ushtarakėt konservatorė, tė gatshėm pėr tė bėrė grushte shteti, siē ka ndodhur vazhdimisht nė historinė e Greqisė dhe kanė qenė pikėrisht anglezėt, tė cilėt e nxorėn nė mal, nė malet e Epirit dhe e detyruan dhe e shantazhuan qė nėse nuk do tė dilte nė mal, atėherė do ta kallėzonin te gjermanėt. D.m.th. anglezėt donin tė krijonin polin e djathtė tė rezistencės, duke menduar qė pas luftės do tė krijoheshin kushtet qė pushtetin ta merrte e djathta dhe jo e majta, e cila nė atė kohė ka qenė shumė e fortė, Lėvizja Partizane, sidomos nė malet e Epirit. Zerva bėri shumė masakra, e para nė Paramithia nė qershor 1944, tė cilat ēuan nė dėbimin e ēamėve. Amerikanėt kanė qenė shumė tė vėmendshėm dhe skeptikė ndaj kėsaj figure. Pas 1946, kur Zerva u bė ministėr i Brendshėm i Greqisė, ka qenė ndėrhyrja e amerikanėve qė ai u hoq nga ky post, nė bazė tė kaluarės sė tij tė dyshimtė pėr bashkėpunim me gjermanėt.

A ėshtė bėrė masakra e madhe nė Ēamėri nėn dijeninė e plotė tė anglo-amerikanėve nė atė kohė?

Pėllumb Xhufi: Natyrisht. Aleatėt qė ishin atashuar pranė forcave tė Zervės ishin nė dijeni tė plotė, madje kanė asistuar nė kohėn kur turmat ēame vinin nė drejtim tė Shqipėrisė nė dimrin e 1945-ės dhe duhet thėnė se nė atė kohė u organizua sistemi i ndihmės. Ai moment ka qenė shumė delikat. Anglezėt e njohėn spastrimin si njė lėshim qė ia bėnė Zervės, pėr hir tė ruajtjes sė ndikimit tė tyre nė kėtė pjesė tė Ballkanit, por amerikanėt patėn njė ndryshim nė qėndrimin e tyre. Gjenerali Xhakobs nga Tirana shkoi nė kufi. Ai referon pėr njė takim qė ka pasur me Enver Hoxhėn nė atė kohė dhe Hoxha artikuloi, ndonėse nė mėnyrė tė ndrojtur, tezėn e vjetėr tė pėrgjigjes me tė njėjtėn monedhė qė, nė rast se grekėt do tė dėbonin ēamėt, ai do tė dėbonte minoritetin grek nga Shqipėria. Mesa duket kjo i alarmoi aleatėt dhe u bė njė problem i madh atėherė. Ardhja e ēamėve merrej si njė sistemim i pėrkohshėm i tyre nga qeveria shqiptare, sepse u tentua qė kėto tė vendoseshin nė zonėn kufitare, u organizua dhe njė Komunitet Nacionalēlirimtar Ēam, me synimin pėr tė gjetur momentin pėr t‘i kthyer ata nė tokat e tyre. Kjo situatė fatkeqėsisht nuk u krijua.

ĒAMĖRIA SOT

Ėshtė njė zonė shumė e bukur Ēamėria, por ėshtė shumė e vėshtirė tė shkosh deri atje. Apo jo?

Amos Dojaku: Nuk ka fjalė pėr tė komentuar bukurinė e Ēamėrisė. Sot shumė shqiptarė po kuptojnė pse ēamėt e duan kaq shumė Ēamėrinė e tyre tė dashur. Ėshtė shumė e vėshtirė pėr tė kaluar nė Ēamėri dhe ka mbi 60 vjet qė njerėzit tentojnė tė kalojnė nė Ēamėri dhe nuk kalojnė dot. Madje ka raste tė tilla qė vdesin dhe u lėnė amanet nipave dhe mbesave qė nėse njė ditė do tė shkojnė nė Ēamėri, ju lutem mė ktheni eshtrat nė tokėn, nė fshatin ku kam lindur. Ėshtė njė kalvar vuajtjesh, qė ende nuk e ka gjetur rrugėn e zgjidhjes. Tė paktėn t‘i shikonin, tė kenė lirinė e lėvizjes, tė komunikojnė lirshėm me njėri-tjetrin. Ne ishim bashkė Rudina atje dhe e pamė sesi ortodoksėt ēamė e kishin tė vėshtirė tė flisnin para kamerave.

Mentor Nazarko: Prefektura e Thesprotisė, por edhe disa prefektura tė tjera ku kanė banuar shqiptarė tė pėrzėnė, janė trajtuar me legjislacione tė veēanta, me legjislacione tipike lufte, ku nuk lejohej vendosja e shqiptarėve, nuk lejohej shitblerja e pronave. E gjitha ishte administratė ushtarake, qė ekziston edhe sot, me shqetėsimin e vendeve tė tjera tė NATO-s, tė cilat nuk mund ta imagjinojnė sesi njė gjė e tillė ushtrohet ende. Greqia ėshtė pjesė e Bashkimit Evropian dhe nuk ka tė drejtė tė mos i lejojė ēamėt tė vizitojnė vendin e tyre...

Mentor Nazarko: Natyrisht, por ėshtė pikėrisht ky legjislacion tipik lufte qė mban kėtė atmosferė, qė ėshtė kufizues edhe pėr diplomatėt shqiptarė. Je gazetare, shkon atje pėr tė bėrė njė emision dhe shoqėrohesh nė ēdo hap pėr tri ditė tė tėra. A ėshtė normale njė gjė e tillė apo kėto janė ligjet e njė shteti tė caktuar dhe ti nuk i paragjykon dot?

Pėllumb Xhufi: Jo, nuk ėshtė normale njė gjė e tillė. Kjo gjė ėshtė anormale dhe tregon qė ekziston njė shqetėsim nė qeveritė greke, tė gjitha pa pėrjashtim, tė cilat mesa duket nuk e konsiderojnė tė pėrmbyllur misionin e tyre tė helenizimit tė plotė tė kėsaj treve. Edhe unė kur kam qenė para disa vitesh, edhe pse isha diplomat, i vuajta ato gjurmimet nė ēdo lėvizje qė bėja dhe aty ndeshesh me njė realitet tė hidhur. Ēdo lėvizje e jotja kontrollohet dhe prapė isha nė njė ambient, ku shqipja mė shoqėronte kudo, qysh nga Parga, qė tashmė ėshtė njė qytet turistik, qė mbushet me turistė tė huaj gjatė gjithė verės, por qė ėshtė njė vend ku tė gjithė flasin shqip, deri nė fshatin mė tė thellė tė Fushės sė Frarit apo nė Buzė tė Sulit, ku edhe fėmija mė e vogėl dhe njeriu mė i rėndomtė tė flet nė gjuhėn shqipe.

Amoz Dojaku: Rudina, ti e mban mend kur shkuam te zonja e hotelit dhe ajo fliste njė shqipe shumė tė rrjedhshme dhe tė bukur. Kur e pyete sesi kishte mundėsi ajo u pėrgjigj: "Gjithmonė nė shtėpinė tonė flitet shqip dhe se ēdo gur qė lėvizte nė Gumenicė, tė pėrgjigjet shqip". Momenti i ndjekjes sė makinės, ku ishim tė gjithė, ishte shumė i frikshėm, me ndalime, me ndėrrim makinash pėr tė mos na zėnė. Pėr njė moment m‘u duk vetja si nėpėr filma, ku makinat ndiqen. Besoj se gazetarėt grekė nuk hasin tė njėjtat vėshtirėsi kur shkojnė pėr tė xhiruar nė Himarė.

Ėshtė me tė vėrtetė e vėshtirė tė udhėtosh pėr nė Ēamėri pėr turizėm? Ashtu siē bėhet pėr nė Mal tė Zi apo Korfuz, pse tė mos bėhet edhe pėr nė Pargė?

Pėllumb Xhufi: Ėshtė e vėshtirė, nė radhė tė parė, pėr vetė ēamėt pėr tė bėrė njė adet krejt njerėzor, siē ėshtė ai i nderimit tė tė parėve tė tyre, pėr tė parė shtėpitė e tyre, tė cilat u ndalohen nė mėnyrė selektive, nė mėnyre tė veēantė ēamėve. Selektimi fillon qysh kėtu, nė ambasadėn dhe konsullatėn greke, ku ēamėve u ndalohet mundėsia pėr tė shkuar atje. Ėshtė njė problem qė ėshtė pėrhapur, ka dalė jashtė suazės sė marrėdhėnieve tė thjeshta shqiptaro-greke. Kur flitet pėr Ēamėrinė nuk bėhet fjalė vetėm pėr vaje e varre, por edhe pėr pasuri, pasuri tė madhe tė njerėzve qė kanė pėrbėrė njė komunitet shumė tė pasur, siē dhe tani janė tė pasur. Ēėshtja ēame nuk ėshtė thjesht ēėshtje e harruar e njė toke tė harruar, por e njė toke tė premtuar, qė tė vjetrit ua lanė tė rinjve amanet ta shohin dhe jo vetėm. Apo ashtu siē ka thėnė edhe shkrimtari Ismail Kadare: "Ēamėria nuk ėshtė njė fantazmė qė ngrihet pėr tė rrėzuar miqėsinė midis grekėve dhe shqiptarėve, pėrkundrazi, kur popujt lehtėsojnė ndėrgjegjen e tyre nga peshat e vjetra, ato afrohen dhe e duan mė shumė njėri-tjetrin".

Amoz Dojaku: Mjerisht, politika shqiptare nuk ka dhėnė kontributin e duhur qė kjo ēėshtje tė zgjidhet. Gjithmonė hidhet njė tezė ekonomike. Ne aty kemi humbur dinjitetin, tė cilin e kėrkojmė. Ky dinjitet nuk mund tė blihet me disa euro. Absolutisht. Duhet njė punė hap pas hapi qė ky problem tė kalojė nė instancat e duhura, por nuk mund tė arrihet me kėto veprime sporadike tė politikės shqiptare, qė njė herė nė 4 vjet t‘i mjelė kėtij komuniteti votat dhe pastaj ta harrojė atė. Ēdo katėr vjet vijnė politikanė qė thonė: martirėt, luftėtarėt, ēamėt dhe me kaq mbyllet kjo histori.

Kush ndikoi dhe ndihmoi mė shumė nė ēėshtjen ēame gjatė gjithė historisė nga koha e Zogut deri tek ajo e Enver Hoxhės, pėr tė ardhur nė ditėt tona?

Pėllumb Xhufi: Fatkeqėsisht, ēėshtje ėshtė lėnė pas dore, por vitet mė intensive ku ėshtė trajtuar ēėshtja ēame nga diplomacia, por edhe politika shqiptare, ka qenė nė vitet ‘20, kur ishin pėrpjekjet mė tė mėdha pėr tė ndaluar shpėrnguljen e popullsisė ēame. Me tej, ka pasur njė heshtje qė me ardhjen e Luftės sė Dytė Botėrore dhe ardhjen e ēamėve kėtu. Regjimi parashikonte qė ēamėt tė ktheheshin, por nė kuadėr tė njė aleance pėr kthimin e tyre si forcė ushtarake pėr tė ndihmuar nė ardhjen e tė majtės nė Greqi, pra nė funksion tė diēkaje qė nė fund tė fundit nuk ishte dhe nuk kishte tė bėnte me popullsinė ēame. Pas ‘49 ka pasur njė heshtje totale, pėrveē rasteve kur Greqia ndėrhynte.

Mentor Nazarko: Zogu bėri presion pėr ēėshtjen e shkollave, pėr tė futur shkollat shqipe nė Ēamėri, gjė qė nuk ėshtė bėrė pas ‘90 dhe po t‘u referohemi studiuesve grekė, qeveria greke ka ndryshuar qėndrim nga viti 1991, kur Micotaqis premtoi se ēėshtja ēame mund tė merrte njė lloj zgjidhjeje deri nė qėndrimin aktual, kur ata thonė se kjo ēėshtje nuk ekziston. Pra, ėshtė njė evolucion pėr keq, qė lidhet me dobėsimin e Shqipėrisė nė planin ndėrkombėtar. Pra, njė Shqipėri qė nga 1991 ka ecur duke u dobėsuar nė planin ndėrkombėtar e ka vėnė Greqinė nė njė pozicion mė komod qė tė mohojė ekzistencėn e problemit ēam. Ka pasur kontakte diplomatike jo publike, pėr shkak se Greqia ėshtė konsideruar njė lloj partneri strategjik, me tė cilin problemet nuk duhen diskutuar nė publik, por kjo nuk ėshtė bėrė, sipas mendimit tim, nė mėnyrė institucionale, nė mėnyrė tė koordinuar qė do t‘i krijonte presione tė mjaftueshme Greqisė pėr ta ēuar kėtė problem drejt zgjidhjes.

A ka tė ngjarė qė ēėshtja ēame tė zgjidhet me politikė?

Pėllumb Xhufi: Normalisht me politikė, por politika nuk i ka ezauruar mjetet e saj. Do tė thosha se ka pasur njė moment pozitiv, ku ēėshtja ēame u shtrua nė fund tė viteve ‘80 nga Adil Ēarēani, pastaj u vazhdua edhe me qeverinė demokratike qė erdhi mė vonė, me Meksin, me ministrin e Jashtėm, Sereqi, i cili e parashtroi ēėshtjen ēame me tone mjaft konkrete. Mė tej ka pasur njė ngurtėsim tė pozicioneve greke. Kėta tė fundit e kanė bėrė tė qartė qė nėse futet ēėshtja ēame nė dialogun tonė dypalėsh, atėherė problemet do tė mbeten dhe ne nuk mund tė tolerojmė qė kjo ēėshtje tė diskutohet. Shembulli mė i mirė ėshtė takimi i anuluar i Presidentit Papulias me ish-presidentin Moisiu, mė 1 nėntor tė vitit 2005, qė bėri jehonė ndėrkombėtare, qė nuk u kuptua jo vetėm nga ne, por edhe nga ndėrkombėtarėt. Ndėrkohė ka njė sensibilizim nga njerėzit.
Nuk mund tė injorohet njė komunitet kaq i madh dhe tė lihet ēėshtja ēame nė njė kohė ku njė ēėshtje e ngjashme, jo identike, ėshtė objekt i marrėdhėnieve dypalėshe, siē janė midis Italisė dhe Kroacisė apo Gjermanisė dhe Ēekisė apo Polonisė.
Amoz Dojaku: Doja tė evidentoja njė fakt. Kur ishim para njė viti nė Strasburg, si pjesė e delegacionit tė Partisė pėr Drejtėsi e Integrim, patėm njė kontakt me zonjėn Doris Pack. Ajo u habit dhe tha si ėshtė e mundur se unė kam pesė vjet qė punoj me shqiptarėt dhe asnjė politikan nuk ka ardhur, nuk ka sjellė njė kopje ose njė shqetėsim pėr kėtė komunitet, kur ky komunitet zė njė vend tė rėndėsishėm, zė 8% tė popullsisė. Janė 250 mijė banorė dhe nuk janė pak.

Pėllumb Xhufi: Ndonjėherė, partnerėt tanė bėjnė tė paditurin, siē ėshtė edhe ligji i luftės. A ėshtė ēėshtja ēame ēėshtje pronash pėr grekėt?

Mentor Nazarko: Ėshtė e vėshtirė pėr Greqinė e sotme tė kėrkosh qė tė rikthehet njė popullsi prej 250 mijė vetash nė territorin e saj. Por, sigurisht, ēamėt e sotėm duhet tė pėrdorin njė gjuhė qė ėshtė e kuptueshme pėr Perėndimin, qė ėshtė gjuha e tė drejtave dhe sigurisht duke futur argumente juridike nė gjuhėn qė pėrdorin, pėr tė zgjidhur problemet e tyre.

Amoz Dojaku: Nuk duhet tė pėrfytyrojmė njė kufi qė hapet papritur dhe 300 mijė veta vėrsulen atje. Investitorėt grekė vijnė nė Shqipėri dhe kanė hapur bizneset e tyre. Pse tė mos e kemi edhe ne atė fat qė tė investojmė nė tokėn tonė. Pjesa e Ēamėrisė ėshtė pjesa mė pak e zhvilluar e gjithė Greqisė, edhe pse ėshtė zonė turistike.

Mentor Nazarko: Ka njė komunitet tjetėr qė ėshtė pėrzėnė njėsoj si ēamėt, ai sllavo-maqedonas i Greqisė, tė cilėt kanė arritur tė fusin nė Kėshillin e Evropės njė temė pėr debat dhe kanė kėrkuar, nėpėrmjet lobingut me deputetė belgė ose holandezė, tė sigurohet kthimi i tyre nė Greqi, duke kėrkuar abrogimin e njė ligji tė vitit 1981. Tė njėjtėn gjė duhet tė bėjnė edhe ēamėt.

Mendoni z. Tartari se kjo ēėshtje duhet zgjidhur kolektivisht apo rast pėr rast, sikundėr thotė z. Dule, nė kėtė insert pėr emisionin "Shqip"?

Agim Tartari: Pėr mendimin tim, kjo ēėshtje ose zgjidhet tėrėsisht ose nuk zgjidhet fare. Individualisht nuk mund tė zgjidhet, pėr arsyen e thjeshtė qė nuk mund tė kėrkojnė 20 mijė veta ose mė shumė tė drejtėn e tyre individualisht. Pastaj, kėtu ėshtė penalizuar si komunitet i tėrė, nuk janė penalizuar individualisht. Pra, edhe ēėshtja nuk duhet trajtuar si individuale.

Nė cilėn gjykatė duhet tė drejtohen ēamėt nė mėnyrė kolektive?

Agim Tartari: Sipas njė Konvente tė miratuar nga Kombet e Bashkuara nė vitin 1948 mbi parandalimin e gjenocidit, pėr mendimin tim, dėbimi i ēamėve nga trojet e tyre me anė tė vrasjeve ishte njė gjenocid i vėrtetė dhe nė momentin qė ky veprim konsiderohet gjenocid, ke tė drejtė jo vetėm tė kėrkosh pronėn, por edhe njė dėmshpėrblim. Madje, edhe shteti shqiptar ka tė drejtė t‘i kėrkojė Greqisė njė dėmshpėrblim, pėr faktin se kėta ishin tė gjithė shtetas grekė, qė Enver Hoxha u dha nėnshtetėsinė shqiptare, pasi ajo greke ia hoqi. Ne, si shtet shqiptar nė vitin 1945, u detyruam tė strehojmė, tė ushqejmė 30 mijė persona. Tė gjitha kėto ishin shpenzime tė buxhetit tė shtetit nė atė kohė. Ka njė moment qė ėshtė shumė i rėndėsishėm; qė ēamėt akuzohen pėr bashkėpunim me fashizmin, gjė qė i pėrjashton nga mundėsia pėr tė pėrfituar tokėn e tyre...

Agim Tartari: Ēamėt u dėbuan nėpėrmjet vrasjeve, nuk ėshtė se i morėn dhe i dėbuan nga vendi. Nė kėtė mėnyrė u pėrzunė nga vendi i tyre, prandaj ishte gjenocid. Nė rastin e parė kemi tė bėjmė me pasuri tė shtetasve shqiptarė, qė Greqia i vuri nėn sekuestro konservative, pėr t‘i ruajtur. Edhe sot e kėsaj dite, qė kemi bėrė njė traktat miqėsie, nė nenin 15 tė tij parashihej mundėsia qė shqiptarėt t‘i marrin ato prona, por qė deri sot e kėsaj dite nuk u morėn. Diēka pėr t‘u habitur.

A kanė pasur njė bashkėpunim ēamėt me fashistėt?

Agim Tartari: Sido qė tė jetė, me tė drejtė penale pėrgjegjėsia ėshtė gjithmonė individuale. Nuk ke tė drejtė tė shuash njė popull tė tėrė, vetėm pse 10 veta bashkėpunuan me kėtė apo atė.

Mentor Nazarko: Ka dhe njė moment, ku grekėt pėr shkak se gjyqet ndaj ēamėve, natyrisht ata u treguan masivė nė gjykime, janė krime qė janė amnistuar. Madje, grekėt i kanė zhdukur dosjet e atyre gjyqeve. Nuk ekziston asnjė dėshmi. Ato janė gjyqe tė zhvilluara nė mungesė, gjyqe tė paapeluara dhe sipas kodit grek janė tė falur.

Agim Tartari: Sipas evidencave, Ēamėria nė vitin 1937 ishte rreth 17 mijė banorė ose mė mirė, shqiptarė myslimanė. Sipas njė autori grek, nė vitet ‘40-‘41 kanė qenė rreth 21 mijė banorė. Atėherė tė dėnuarit janė rreth 2 mijė veta. Po tė marrim parasysh se popullata e njė vendi pėrbėhet prej fėmijėsh, prej tė moshuarish e grash etj. Rezulton se 50% e meshkujve janė dėnuar si bashkėpunėtorė. Kjo ėshtė njė shifėr e papranueshme, e pamundur.

Pėllumb Xhufi: Masakra mbi ēamėt ėshtė bėrė pėr dy arsye: sė pari, se qenė shqiptarė, sė dyti, se qenė myslimanė, d.m.th. mbi baza etnike dhe fetare, edhe sociale. Por tė mos harrojmė diēka, qė nė Ēamėri ka pasur njė lėvizje partizane, rezistencė kundėr italianėve dhe kundėr gjermanėve, qė ka nisur qysh nė ‘42. Ka pasur njė ēetė nė Filat, ku u krijua ēeta e parė, pastaj ka qenė Batalioni "Ēamėria". Ka pasur shumė ēamė qė ishin edhe mė vonė nė Shqipėri me poste tė larta. Madje, do tė thosha qė shumė mė tepėr bashkėpunim ka pasur nė krahun grek me gjermanėt dhe vetė Zerva ka qenė njė bashkėpunėtor i gjermanėve, nė dijeni edhe tė aleatėve.

Mentor Nazarko: Ambasadori amerikan i asaj kohe thotė qė italianėt u zhgėnjyen nga fakti qė ēamėt nuk bashkėpunuan me ta.

Z. Tartari, mund ta merrni juridikisht ju zgjidhjen e ēėshtjes ēame nė ndonjė gjykatė tė huaj, pasi ju kam parė shumė tė angazhuar nė kėtė ēėshtje?

Agim Tartari: Mua mė ka intriguar ēėshtja ēame dhe kam shkruar, por e di edhe kufirin tim, deri ku shkon ēapi im dhe nuk mund tė marr pėrsipėr diēka pėr tė cilėn nuk jam i sigurt ta bėj. Pėr mendimin tim, do ishte mė mirė tė kėrkonim njė zyrė avokatore tė huaj, e cila ka njėfarė pėrvoje nė kėtė punė. Kėtu te ne nuk ka zyra tė tilla. Vetėm njė zyrė e huaj mund ta merrte pėrsipėr. Por ēėshtja ēame ėshtė njė ēėshtje qė do ketė zgjidhje? Nuk ka pse kjo ēėshtje tė mos gjejė zgjidhje, ashtu siē janė gjetur zgjidhje pėr ēėshtje tė tjera tė ngjashme...

Agim Tartari: Kėtė nuk e di, sepse nuk jam unė qė i gjej kėto zgjidhje. Por qė tė zgjidhėsh njė ēėshtje duhet mė parė tė tentosh. Ne ende nuk kemi filluar tė tentojmė.

Rudina Xhunga: Ende nuk kemi filluar tė tentojmė, por shpresojmė qė ēėshtja ēame tė ketė njė zgjidhje ligjore, politike, analitike dhe qytetare. Do doja tė bėja njė paralelizėm me Kosovėn, pasi Megaloidea greke dhe Nacertanja serbe kanė qenė tė ngjashme, ndaj edhe fatet e Ēamėrisė e tė Kosovės ka pasur ē‘t‘i bashkojė. Ura e Artės, tanimė ėshtė urė greke, por uroj tė jemi nė kohė pėr urėn mbi Ibėr, atė tė Mitrovicės.
S P E C I A L E
ndihmon trojet tona nė Ēamėri
Shqip | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com