Albatlanta

Modeli ynė-Izraeli
Qemal Aliu
Nuk thonė mė kot se nuk ka mė tė verbėr se sa ai qė nuk do tė shikojė

Gjenerali Daut Haradinaj, nė njė intervistė dhėnė “Epokės sė Re”, qysh mė 28 nėntor 2006, ndėr tė tjera,ishte shprehur: “Gjatė luftės, unė mendoja se do tė na duhej kohė mė e gjatė pėr tė ēliruar Kosovėn, por falė ndihmės ndėrkombėtare pėr tė pėrzėnė forcat serbe, kjo gjė u realizua mė shpejt. Dhe, pas luftės, unė nuk mendoja asnjėherė se do tė na duhej kohė kaq e gjatė pėr tė pėrmbushur qėllimin tonė- pavarėsinė”. Nė kėtė dilemė-konstatim tė z. Haradinaj padyshim fshehet pjesa mė e madhe nė mos edhe e tėrė dilema dhe hutia aktuale e shqiptarėve nė pėrgjithėsi dhe e atyre tė Kosovės, nė veēanti. Gjendja e amullisė, paqartėsisė dhe tensionimit, me gjasė, do tė vazhdojė tė jetė e tillė edhe gjatė kohė, meqė, siē pat konstatuar kohė mė parė edhe Grupi Ndėrkombėtar i Krizave , “shqiptarėt nuk kanė shėnuar ende njė fitore ushtarake ndaj forcave serbe, qoftė edhe duke i pėrzėnė kėto tė fundit nga Kosova, apo duke mposhtur pėrpjekjet e Serbisė pėr tė rifituar Kosovėn. Nėse ata do tė arrinin tė shfuqizonin ofensivėn serbe, Kosova sot do tė ishte njė shtet i pavarur dhe pothuajse i njohur nė mbarė botėn”.

Sikur tė rikujtonim mesazhin e ish-presidentit amerikan, Bill Klinton, dhėnė kosovarėve qysh mė 1999 gjatė vizitės qė bėri nė Kosovė, kur nė Pallatin e Sporteve nė Ferizaj pat deklaruar se:“Ne (pra, NATO- vėr. ime) e fituam luftėn, ju (Kosova-vėr.ime) duhet ta fitoni paqen”, atėherė shumė gjėra do tė na bėheshin shumėherė mė tė qarta. E vėrteta, tė kapluar nga ndjenja e vetėkėnaqėsisė nga ikja e forcave serbe nga Kosova, padrejtėsisht kemi ushqyer iluzionin, madje e kemi identifikuar kėtė ikje, me “ēlirimin” nga Serbia, gjė qė nė njė fare mase, siē po shihet edhe nga gjendja aktuale, na ka vėnė nė gjumė, duke mos bėrė asgjė, nė pritje tė “zyrtarizimit”, pėrkatėsisht “njohjes formale” tė pavarėsisė. Kjo periudhė e pritjes dhe tė mosbėrit asgjė, fatkeqėsisht, po zgjatė pothuaj edhe sot e kėsaj dite dhe rrjedhimisht pasojat e saj mund tė jenė shumė tė rėnda e tė dėmshme pėr fatin e kombit nė pėrgjithėsi dhe tė Kosovės, nė veēanti. Veēanėrisht e dėmshmepo tregohet strategjia e “tė mosbėrit asgjė” sa i pėrket ēėshtjes sė forcės mbrojtėse, pėrktaėsisht ushtrisė, meqė, siē konstaton edhe GNK, periudha pas fushatės sė NATO-s nga kosovarėt do tė duhej tė shihej si njė dritare mundėsishė kur, nė mungesė tė pranisė tė forcave ushtarake serbe, do tė krijohej njė ushtri e mirėfilltė jona, e cila do tė ishte nė gjendje qė nė ēdo eventualitet tė mbrohej prej armatės moderne serbe dhe tė ishte nė gjendje tė lėnte tė kuptohej se “zgjidhja e statusit tė Kosovės nuk do tė jetė “dėnim” pėr Serbinė, por njė zgjidhje e qėndrueshme pėr tė gjithė banorėt e Kosovės”. Pavarėsisht bllokimit tė KFOR-it, krijimi i njė ushtrie tė tillė, thonė edhe eksperėt, ishte i mundur, meqė ne kemi burime tė mjaftueshme njerėzore pėr kėtė, ndoshta nė njė masė na mungojnė vetėm mjetet materiale. Por, natyrisht, pėr kėtė duhen “koka”, dije. Pėr shembull, ēifutėt nė territorin e mandatit britanik nė Palestinė, pa pasur ndonjė shtet simpatizant nė zonė (siē e kanė kosovarėt Shqipėrinė, bie fjala), organizuan forca ushtarake (Haganah), importuan armė pėrtej detit, i fshehėn kėto armė dhe organizuan trajnime sekrete ushtarake tė popullsisė, pėr meshkuj dhe femra. Pasi Asambleja e Pėrgjithshme e OKB-sė votoi pėr krijimin e shtetit izraelit nė vitin 1947-tė, kėto forca tė krijuara u transformuan nė Forcat Izraelite tė Mbrojtjes dhe siguruan mbarėvajtjen e shtetit izraelit, duke zgjeruar edhe territorin, duke mundur arabėt palestinezė dhe duke u fqinjėzuar me shtetet arabe. Mund tė thuhet se arsyeja kryesore pėr suksesin e kėtyre izraelitėve ishte filozofia politike e themeluesve tė saj, qė ėshtė krejt e kundėrta e “tė mosbėrit asgjė”, pasi ishte pikėrisht kjo pėrpjekje (bashkė me luftimet e ashpra) arsyeja qė ēoi nė mposhtjen e palestinezėve.
E, shqiptarėt dhe hebrenjtė, sipas pohimit tė vetė njė miku hebre ngjajnė nė shumė aspekte si popuj, pėr tė mos thėnė se janė njėsoj, pėr nga inteligjenca, aftėsia, etj, por me njė ndryshim. Shqiptarėt ka shekuj qė largohen nga vendi i tyre pėr tė gjetur njė vend ku t’ju vlerėsohen aftėsitė, ndėrsa hebrenjtė ka shekuj qė kėrkojnė njė atdhe pėr ta shprehur aftėsinė. « Ne (pra, izraelitėt-vėr. ime) i rrimė nė krah njėri –tjetrit pėr t’i treguar botės se kush jemi, ju(shqiptarėt-vėr.ime) luftoni njėri-tjetrin pėr t’i treguar botės se kush jeni”, thotė miku hebre, sipas rrėfimit tė analistit Adrian Dule.Si pėr ironi, kėtij teli i bie edhe Peter Lucas, gazetar veteran, The Boston Herald and The Boston Globe, me prejardhje shqiptare, kur nxjerr njė pėrfundim, qė, po tė na e thoshte dikush nga armiqtė tanė, mesiguri do ta etiketonim si racist: “...shqiptarėt kanė njė difekt nė kompozimin e tyre gjenetik. Ky difekt nė ADN-nė e tyre i bėn shqiptarėt tė urrejnė, tė pėrbuzin dhe t’i kenė zili ata bashkėkombas shqiptarė qė arrijnė sukses dhe ngrihen mbi klanin apo fisin e tyre…” Ky edhe ėshtė njėri ndėr shkaqet, mesiguri jo i vetmi, dhe pjesa jonė mė e dhimbshme e fatėkeqėsisė sonė kombėtare, e cila fatkeqėsisht po vazhdon ende.
Einstein-i thoshte se “politika ėshtė edhe mė e vėshtirė se fizika”, kurse Gandi theksonte se derisa lufta “ėshtė art i zhdukejs sė njerėzve”, politika ėshtė “ art i mashtrimit tė tyre” . Kam lexuar diku, gjithashtu, se: “burrat e shtetit janė si kirurgėt, gabimet e tyre jane vdekjeprurėse”. Por, mbi tė gjitha, politika pa fuqi, padyshim mbetet vetėm njė opinion tragjik. Natyrisht, fuqia nė politikė mund tė jetė ushtri, ekonomi ose masa e organizuar popullore. Duhet veēuar kėto, meqė Kosovės tani, kur Rusia po vė “vija tė kuqe” dhe po kėrkon ta “palestinizojė” Kosovėn, duke u pėrpjekur ta shtyjė nė pafundėsi zgjidhjen e statusit tė saj (“konflikti nė mes palestinezėve dhe izraelitėve zgjatė prej 60 vitesh”, deklaroi para do ditėsh Lavrov, duke aluduar nė konfliktin Kosovė-Serbi) mė shumė se kurrė i duhet pikėrisht kjo fuqi. E kėtė fuqi duhet shtuar jo vetėm me ruajtjen e aleatėve ekzistues tė fuqishėm, por edhe me shtimin e tė rinjėve. Sepse, pavarėsisht pajtohemi ne apo jo, duam ne apo nuk duam ta pranojmė, realisht, Stenlej Kabrik ka patur tė drejtė kur ka pohuar: “Shtetet e mėdhenj kanė vepruar gjithnjė si gangsterė, ndėrsa shtetet e vegjėl si prostituta.” A s’e ilustron kėtė pranimi publik i Ēurqillit plak, kur konstatoi se: “Tri gabime i ka bėrė Perėndimi:1.E kemi shkatėrruar njė Perandori tė kulturuar, Austrohungarinė, 2. E kemi ndėrtuar njė Primitive, Jugosllave dhe 3. Pas LDB kemi gabuar qė pas kapitullimit gjerman nuk e kemi vazhduar luftėn kundėr Stalinit”?
“Shpallja e njėanshme e pavarėsisė sė Kosovės, mund tė ndodhė vetėm me mbėshtetjen e Perėndimit. Por, nėse ndodhė kjo, Perėndimi do t’i bartė tė gjitha pasojat”, u kėrcėnua kėto ditė pasardhėsi i Stalinit, Putin. Normalisht, iso-n nė kėtė plan, madje duke qenė edhe mė konkret, ia mbajti kukulla e tij e dirigjuar nė Beograd Koshtunica, i cilitha se “tė gjithė qė vendosin nė Serbi pajtohen se nuk do tė heqim dorė nga Kosova dhe se dhuna ne Kosovė do tė jetė shumė e madhe e pėrgjegjėsinė do ta kenė SHBA-tė”. Kėto deklarime tė forta, veēanėrisht nė kėrkimin dhe gjetjen e “pėrgjegjėsit” pėr dhunėn eventuale nė Kosovė, mė kujtojnė njė pohim tė kahershėm tė tė nderuarit profesor Ukshin Hoti, nė njė ndejė tė rastit, nė mos gabohem diku mė 1991-1992, se “Kosova ka qenė shkak i dy luftėrave botėrore”, tė cilin, pėr tė qenė plotėsisht i sinqert, mendja ime dritshkurtėr atėbotė nuk e konceptonte. E, siē po shihet dhe dėshmohet aktualisht, profesori ka patur shumė tė drejtė nė pohimin e tij, ndryshe nuk mund tė shpjegohet gjithė ky hezitim lidhur me vendosjen e statusit tė Kosovės, sidomos nga disa vende europiane. Gazeta prestigjioze angleze “The Guardian” kėto ditė madje shkroi se “me kėtė paralizė politike nė Perėndim, Kosova duket se do tė zhytet drejt ndarjes; serbėt do tė mbeten nė veri dhe tė kthyer nga Beogradi, duke e shndėrruar atė pjesė nė njė rajon tė ndaluar pėr shqiptarėt. Ndėrkohė, shqiptarėt do tė ndihen tė shtrėnguar nėn administrimin ndėrkombėtar tė njė toke tė askujt.(cituar, sipas gazetės “Tema” tė Tiranės, 24 shtator). Edhe mė brengosės duketpohimi i kėtoditshėm i Bernar Kushner, Ministėr i Jashtėm Francez, se :“Medoemos duhet tė ruhet uniteti brenda bllokut evropian. Njė gjė e tillė ėshtė mė e vlefshme se sa fati i Kosovės kundrejt Serbisė” !!!Kjo ėshtė logjika evropiane e tė persiaturit .E tha troē, jo fort moti, edhe Gordon Brown, kryeministėr i Britanisė sė Madhe “ Nuk do t’ju befasojė kur tė kuptoni se mė tepėr jam i interesuar pėr ardhmėrinė e Antarktikut, sesa pėr ardhmėrinė e majmunėve tė Antarktikut"!!!

Ky ėshtė realiteti dhe tė tillė duhet ta pranojmė, pavarėsisht na pėlqen apo nuk na pėlqen. Nuk thonė mė kot se nuk ka mė tė verbėr se sa ai qė nuk do tė shikojė.

Ka shumė mėnyra pėr tė dėshtuar, thoshte Aristoteli, ndėrsa pėr sukses ėshtė vetėm njė. Nė ne ėshtė ta gjejmė pikėrisht kėtė tė fundit, sado e vėshtirė qoftė ajo. Izraeli do tė duhej tė ishte shembėlltyra dhe modeli i rrugėtimit tonė drejt suksesit, padyshim.iu qemajli50@hotmail.com
mekulipress.com | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com