Albatlanta

Autoritarizmi si korrupsion nė "antikorrupsion"
Andrea Stefani
"Shteti jam unė, partia jam unė, demokracia jam unė, drejtėsia jam unė, ligji jam unė, Kushtetuta jam unė, antikorrupsioni jam unė, patriotizmi jam unė, madje unė jam edhe kombi, populli, liria dhe pavarėsia. Ēdo gjė qė unė prek shndėrrohet automatikisht nė diēka atdhetare nėse unė dua qė ajo tė shpallet e tillė, qoftė kjo kontrabandė apo korrupsion. Por unė jam edhe mė shumė se njė Midas i patriotizmit, sepse kam pushtet jo vetėm ta shpall tė keqen tė mirė, por edhe tė mirėn tė keqe, kam mjeshtėri qė patriotin ta bėj tradhtar, kushtetuesen ta paraqes si antikushtetuese, etjen pėr pushtet si etje pėr liri, luftėn kundėr medias kritike ndaj meje si luftė kundėr evazionit, flakjet e njerėzve nga puna si "reformė" dhe punėsimin e fanatikėve tė paaftė si "meritokraci", sakrifikimin e shtetit si mbrojtje tė shtetit. Unė kam forcėn madhore tė pėrbalt ndershmėrinė dhe tė ngre nė piedestalin e nderit, poshtėrsinė. Askush nuk mund t‘i bėjė ballė magjisė dhe muskujve tė autoritetit tim.

Tė gjithė dridhen para forcės sime faranike, sepse fati dhe dinjiteti i tyre, janė tė epshme nė duart e mia si ajo balta nė duart e poēarit". Kjo ėshtė kredoja, krenaria e fshehtė e Kryeministrit dhe (prej 18 vjetėsh) zotit tė pėrjetshėm politik tė "sė djathtės", Sali Berisha. Njė kredo e pa shqiptuar, por e demonstruar gjithnjė e mė me arrogancė nė punėt e qeverisjes dhe tė shtetit, pjellė e njė kulti antiliri dhe shumė anakronik pėr kohėn, pėr njė parti dhe pėr njė sistem qė shpallen demokratike, ves i njė kulti tė rrezikshėm qė po konkurron denjėsisht me atė tė ish-diktatorit komunist, Enver Hoxha. Dhe si i tillė, ky kult autoritarist, pikėrisht ashtu sikundėr qe parathėnė, nuk mund tė mos gjeneronte korrupsion me tė ardhur nė pushtet. Sepse gjithēka qė del mbi ligjet e njė shteti, edhe pse e veshur me flamurin e antikorrupsionit apo tė patriotizmit, ėshtė e dėnuar tė jetė e jashtėligjshme, tė jetė rrėnja e korrupsionit edhe nė "antikorrupsion".

***

Ai qė po cilėsohet si skandali i rrugės Durrės-Kukės, ėshtė nė fakt rrjedhojė e drejtpėrdrejtė e arrogancės autoritariste tė Kryeministrit, arrogancė qė ėshtė manifestuar me shkelje tė ligjeve tė vendit dhe deri transplantimin e habitshėm tė ligjeve angleze. Kjo akrobaci juridike do tė ishte krejt e panevojshme nėse qeveria do tė kishte prirjen tė vepronte me ligj. Ndryshe nuk ka sesi shpjegohet qė nė vend tė amendimit tė ligjit tė prokurimeve qė nuk parashikonte zbatimin e kontratės me ēmime pėr njėsi, qeveria preferoi ta bėjė tė ligjshme kėtė tip kontrate duke importuar njė ligj nga Britania. Pėrse ky fiflak juridik qesharak dhe pa precedent? Eshtė thjesht arrogancė berishiste e tipit ‘unė nuk pyes pėr ligj‘? Apo qeveria dhe mazhoranca nuk donin njė amendim tė ligjit, sepse njė gjė e tillė do pengonte t‘i bėnin punėt ashtu si i kanė bėrė pra, duke krijuar premisa korrupsioni dhe grabitje tė parave publike ? Apo mos ndoshta nė momentin qė do tė tentonin amendimin e ligjit, nuk gėzonin mbėshtetjen e opozitės, sikundėr pėrflitet? Por edhe nė qoftė kėshtu, a nuk ėshtė burimi kryesor i konfliktualitetit me opozitėn, autoritarizmi agresiv i Kryeministrit Berisha? Dhe a nuk do tė qe e tėrė kjo histori, njė shembull tjetėr i bumerangut apo kostos politike qė herėt a vonė, do tė detyrohet tė vuajė autoritarizmi?

Mosparaqitja e ministrit Basha nė prokurori me pretekstin se nuk ka kohė (ndėrsa shpenzon shumė kohė nė debate televizive) ėshtė njė formė arrogance e pacipė autoritariste, ėshtė njė nga format e dhunės (a nuk janė tė tilla shpesh mospėrfillja dhe pėrbuzja?) tė ekzekutivit mbi pushtetin e ligjit. Por brenda kėsaj arrogance, fshihet frika pėr t‘u ballafaquar me ligjin dhe drejtėsinė. Ndėrkaq, ky akt, bie ndesh me tė gjithė angazhimet dhe betimet e Berishės, para se tė rimerrte pushtetin, se tė gjithė deputetėt e PD nuk do tė pėrdornin imunitetin pėr t‘iu shmangur ligjit. Konsekuent i strategjisė sė tij autoritariste pėr kapjen e tė gjitha pushteteve dhe mposhtjen e ēdo opozite apo kritike, Berisha po pėrpiqet ta kthejė kundėr opozitės duke politizuar kėrkesėn normale qė njė ministėr tė paraqitet nė prokurori. Ai po e kushtėzon vajtjen e Bashės nė prokurori, me njė ēėshtje tjetėr qė s‘ka tė bėjė fare me tė, me ēėshtjen e heqjes sė imunitetit pėr tė gjithė deputetėt pra, edhe pėr opozitėn. Berisha bėn sikur nuk e kupton qė imuniteti, ėshtė shpikur qė tė mbrojė pakicat politike nga shumica dhe pushteti i saj. Aq mė tepėr kur nė pushtet, ndodhet njė Kryeministėr autoritarist si Berisha qė ka kapur tė gjitha pushtetet dhe shumė shpejt, mund tė kapė edhe atė tė Kryeprokurorit. Nė kėtė kuptim, opozita ka tė gjithė tė drejtėn politike ta kundėrshtojė njė iniciativė tė tillė nė thelb antikushtetuese, pa u trembur nga akuzat e pritshme se ėshtė e korruptuar.

Heqjen nė bllok tė imunitetit nga deputetėt, mund ta bėjė Gjermania, por atje, nuk ėshtė drejtėsia qė shkon te Helmut Koli, por Helmut Koli qė shkon para drejtėsisė. Atje ka prokurorė dhe gjykatės tė lirė e tė pavarur me integritet tė tillė profesional qė nuk duan t‘ia dinė pėr planet politike tė Kryeministrit. Ndėrkaq, nuk duhet harruar se imuniteti, si nocion juridik dhe praktikė politike, nuk ėshtė shpikur pėr tė mbrojtur opozitat e korruptuara, por pėr tė penguar lakmitė autoritariste tė pushteteve dhe shumicave nė pushtet. Pikėrisht kėtė pengesė do tė dėrrmojė Berisha duke spekuluar me nevojėn e njė "antikorrupsioni" tashmė qartas tė korruptuar. Por le tė pranojmė pėr njė moment qė opozita, nuk do tė heqė dorė nga imuniteti, sepse ėshtė e korruptuar. Po pastaj, mos duhet tė shėrbejė kjo si pretekst qė ministri Basha tė mos u paraqitet nė prokurori? Nė ndodhtė kėshtu, a nuk do tė ēonte lėvizja politike e shumicės pėr heqjen e imunitetit tė tė gjithė deputetėve, nė bllokim dhe nė mos-heqjen e asnjė imuniteti? Nė favor tė kujt do tė ishte ky rezultat i strategjisė autoritariste tė Berishės, nė favor tė korrupsionit apo antikorrupsionit? Pushteti nuk duhet tė gjejė te sjellja e opozitės njė pretekst pėr tė mos u ballafaquar me ligjin. Ai duhet tė dėrgojė njerėzit e vet para ligjit kur e kėrkon ligji duke dėshmuar vullnetin e vet pėr tė luftuar korrupsionin. Dhe ka njė shkak mė shumė pėr ta bėrė kėtė. Sepse pėrsėri nuk duhet harruar qė korrupsioni, nė tė gjitha kohėt, e ngre folenė nė pullazet e pushtetit.

***

Mund tė gjenden shembuj tė shumtė qė provojnė se autoritarizmi duke qenė antiliri ėshtė edhe antiligj dhe duke qenė antiligj, nuk mund tė mos jetė edhe antipatriotik. Dihet qė pėrgjithėsisht ligjet e sotme shqiptare, janė hartuar sipas standardeve perėndimore. Ato kanė nė thelbin e tyre lirinė e njerėzve dhe bizneseve. Kjo e bėn tė pashmangshme pėrplasjen e autoritarizmit me ligjin qė, duke qenė sanksionim i lirisė sė njerėzve dhe bizneseve, ėshtė edhe garantues i marrėdhėnies kryesore mes tyre qė ėshtė konkurrenca. Por pikėrisht konkurrenca qė ligji rreket ta mbrojė, shfaqet si njė nga armiqtė kryesorė tė autoritarizmit. Jo rastėsisht, gjėja e parė qė bėn njė lider autoritarist, ėshtė mbytja e konkurrencės nė partinė e tij. A nuk ka bėrė kėshtu Berisha? Mė pas kulti autoritarist nuk mund tė funksionojė, nuk mund tė ushqehet dhe tė fryhet, nėse lejon konkurrencėn. Me marrjen e pushtetit, kjo nevojė vitale e autoritarizmit pėr tė mbytur konkurrencėn brenda partisė, pėrhapet edhe nė shtet. Sepse duhen pėrkrahur ato biznese qė mbėshtesin pushtetin, ndėrkohė qė jo tė gjitha ato, janė mė tė aftat pėr tė dalė fituese nė njė konkurrencė tė pastėr. Konkurrenca nis tė sabotohet me favorizime dhe pseudo-tendera. Duhen mbėshtetur njerėz qė duartrokasin me fanatizėm pushtetin dhe qeverinė dhe kėta, nė shumicėn e rasteve, nuk janė ata tė aftit qė mund tė triumfojnė me anė tė konkurrencės sė lirė. Pėrsėri konkurrenca dhunohet nga hatėret, nepotizmat, klanizmat.

Por pas ardhjes nė pushtet, nevojės politike qė autoritarizmi ka pėr tė mbytur konkurrencėn i shtohet etja pėr fitim, sepse paraja dhe ari, ky dėrrmues i pėrbotshėm, vepron mbi shpirtrat e pushtetarėve si ndryshku mbi hekurin. Edhe kur kėta kanė ardhur nė fuqi me premtimin pėr tė luftuar korrupsionin. Por edhe paraja ėshtė njė mjet jo pak i rėndėsishėm nė mbajtjen dhe forcimin e pushtetit sa mė e korruptuar tė jetė shoqėria dhe institucionet e saj. Ndaj ndryshe nga sa premtoi, autoritarizmi i Berishės ka bėrė aleancė me korrupsionin e nė radhė tė parė me korrupsionin e ri tė qeverisė "Berisha". Prandaj ėshtė tretur ajo gatishmėri idealiste pėr t‘u ballafaquar me ligjin qė njerėzit nė pushtet dhe lideri i tyre Berisha premtonin sa pa vėnė vithet nė kolltuqe. Por evidente ėshtė edhe aleanca e Berishės me segmente tė korrupsionit tė vjetėr. Fakte? Po ēfarė ėshtė "kompromisi historik" i Berishės me "padrinon", "kumarxhiun", "trafikantin", "kriminelin", "vrasėsin", "kryeministrin e korrupsionit" Fatos Nano? Vėrtet Berisha mund tė besojė pėr veten se ėshtė Midas, se Nanon mund ta shndėrrojė si t‘ia dojė mideja nga "tė korruptuar" nė "paqeruajtės" por, e gjithė kjo, ėshtė njė "magji" qė nuk funksionon pėr shumicėn e shqiptarėve. Ata qė janė emancipuar nuk mund tė besojnė mė qė njė lider tė ketė gjithnjė tė drejtė si Duēja apo Enveri. Ky i fundit kishte tė drejtė edhe kur e puthte edhe kur e shante Titon, edhe kur e puthte edhe kur e shante Hrushovin, edhe kur e puthte edhe kur e shante Maon, edhe kur e puthte edhe kur e pushkatonte apo "vetėvriste" Xoxen, Spirun, Shehun, Ballukun, Dumen dhe shumė tė tjerė.

Dhe ėshtė alarmante tė shohėsh se 18 vjet pas pėrmbysjes sė komunizmit dhe kultit tė Hoxhės, realiteti shqiptar ka pjellė pėrsėri njė lider qė i interpreton sipas dėshirave tė tij situatat dhe njerėzit. Nano dje qe i keq, sepse kėshtu thoshte Berisha, sot ėshtė i mirė se kėshtu do Berisha, dje blerja e energjisė nga KESH me 42 euro pėr 1000 kilovatorė ishte korrupsion, por sot, qė Berisha ėshtė nė qeveri, blerja e energjisė me rreth 85 euro pėr 1000 kilovatorė ėshtė "patriotizėm", kur Berisha ishte nė opozitė mungesa e dritave deri 4 orė ishte paaftėsi qeverisėse dhe korrupsion, sot kur Berisha ėshtė nė qeveri mungesa e dritave deri 14 orė ėshtė thjesht "fatkeqėsi" natyrore. Po, pėr njė gjė Berisha ka tė drejtė. Historia duhet t‘i ndihmojė shqiptarėt tė emancipohen nga kultet politike duke goditur mė qartė dhe prerė kultin e diktatorit Hoxha, duke denoncuar edhe gjymtimet qė ka shkaktuar nė trutė e shqiptarėve sundimi i tij 40-vjeēar. Njė nga kėto gjymtime ėshtė paaftėsia e tyre pėr tė qenė njerėz tė lirė. Dhe duke bėrė kėtė, do t‘i ndihmojė tė ēlirohen edhe nga nėnshtrimi qė ju imponojnė kultet politike pas-enveriane si ato tė Berishės. Duke goditur kultin e shėmtuar tė Enverit, historia do t‘i ndihmojė shqiptarėt tė godasin kultin poshtėrues tė Berishės.

***

Ėshtė e habitshme sesi njė shoqėri nuk neveritet nga akrobacira tė tilla, kur i njėjti lider atė qė e shpallte dje tė bardhė sot e bėn tė zezė dhe anasjelltas. Sepse kjo nuk ėshtė politikė, as diplomaci, por pafytyrėsi. Dhe kuptueshėm kjo nuk ka tė bėjė fare me ndonjė aftėsi tė veēantė, aq mė tepėr magjike, tė Berishės apo me ndonjė gojėtari a propagandė tė stėrholluar. Pėrgjithėsisht ato qė thotė janė nė nivelin mediokėr. Por pikėrisht pėr kėtė gjejnė mbėshtetje mė lehtė. Sepse shumė pasues tė tij shohin te ky mediokritet, zbritjen e pushtetit nė nivelin e tyre mediokėr. Berishėn e ndihmon edhe tradita e rrėnjosur e konformizimit total me liderin. Por pėrveē traditės sė vetėnėnshtrimit qė mbetet e fuqishme mes shqiptarėve, kanė hyrė nė lojė faktorė tė rinj. Nė radhė tė parė ėshtė tendenca e arratisjes nga liria dhe sfidat e saj qė i bėjnė mjaft njerėz tė kėrkojnė strehė dhe mbrojtje diku. Njėra nga kėto strehėza antiliri, ėshtė autoritarizmi, nėnshtrimi ndaj njė lideri autoritar si Berisha.

Kjo arratisje nga liria ėshtė akoma mė masive nė njė vend si Shqipėria ku demokracia mė shumė se u ngjiz brenda vendit, u importua nga jashtė nė momentin historik tė kolapsit tė mbarė sistemit tė socializmit real. Demokracia mė shumė se u fitua nga shqiptarėt, ėshtė njė dhuratė qė atyre u bėri historia. Dhe atė qė nuk e ke fituar, nė jo pak raste, nuk tė vjen shumė keq kur e humbet. Aftėsia e Berishės si politikan ėshtė se po maksimalizon nė favor tė kultit dhe pushtetit tė tij, tėrė kėtė traditė vetėskllavėrimi dhe kėtė lodhje tė shqiptarėve nga njė liri e vėshtirė qė ėshtė bėrė edhe mė e vėshtirė, pėr shkak tė politikanėve si Berisha. Por natyrisht, ai ka edhe mjaft bashkėpunėtorė qė e ndihmojnė nė kėtė mision skllavėrues. Janė tė gjithė ata qė dikur pasi Berisha i pėrzuri me shkelma nga PD, e shanin dhe e mallkonin autoritaristin Berisha, por mė vonė, kur nisėn tė ndiejnė avujt dehės tė pushtetit, e ndėrruan gjuhėn dhe nisėn tė propagandojnė Berishėn ndryshe. Berisha qė i kish denoncuar si "agjentė", "tradhtarė", "tė korruptuar" e "karrigethyer" i shpalli tė mirė dhe ata, nga ana e tyre, thanė se Berisha nuk ishte mė ai tirani dhe autoritaristi, por se kish ndryshuar.

Janė tė gjithė gencėrit, zogėria dhe xhuvelėria e qeverisjes sė sotme qė punon dhe "ua mbush mendjen" ndėrkombėtarėve dhe "qytetarėve" se Berisha po lufton krimin dhe korrupsionin nė njė kohė qė krimi pėrgjak rrugėt e Shqipėrisė dhe korrupsioni pėrmbyt buxhetin e shtetit dhe xhepat e varfėr tė qytetarėve. Ky ėshtė truri i klaneve tė reja qė pėrfiton mė shumė ekonomikisht nga kulti i Berishės. Por pas klaneve qė mbėshtillen rreth Berishės, vjen masa e gjerė e fanatikėve me tru tė mbyllur qė nuk mendojnė. Pavarėsisht si qeveris Berisha, edhe sikur tė mos kemi drita 24 orė pas njė premtimi pėr 24 orė drita, pėr ta ai do tė mbetet lideri historik i shqiptarėve. Dhe po deshi Berisha, i tillė ėshtė do tė jetė pėr ta edhe Nano edhe pse ishin po ata qė pak vite mė parė, nė shtator ‘98, desh e vranė Nanon tė nxitur nga thirrjet e Berishės kundėr Nanos. Pėr kėto viktima pa tru qė shpėtimin e gjejnė jo te liria e tyre, por te nėnshtrimi, Berisha duhet tė qeverisė jo vetėm deri nė 2013, por deri sa tė ketė ymėr. Tamam si Enveri. Por a nuk kėrkon demokracia qarkullim tė elitave, tė liderėve, pushteteve? Edhe kėtė e kanė zgjidhur. Shqipėria pėrsėri do tė ecė drejt Evropės nė rrugė tė pashkelura nga Evropa.

Ndėrsa Enveri e ndėrtoi "socializmin" nė njė vend tė vetėm dhe tė vogėl, ne do ndėrtojmė "demokracinė" me njė lider tė vetėm, por "tė madh". Dhe le tė themi se Berisha do tė qeverisė deri nė 2013 sikundėr edhe e ka shpallur publikisht ambicien e tij. Deri nė atė kohė do t‘i jenė bėrė rreth 25 vjet nė krye tė partisė dhe tė shtetit. Dhe pa dyshim pėrvjetori do tė festohet nė Tiranė me fishekzjarrė, qė do tė ndriēojnė nė faqen e malit tė Dajtit jubileun e XXV tė Berishės. Vėrtet do tė ketė disa qė X-et e vjetra nė faqen e Dajtit, do t‘u duken si ato tė pėrvjetorėve tė Enverit apo si hekura a tela me gjemba, por nuk do tė guxojnė ta thonė dhe do tė bėjnė atė qė shqiptarėt dinė tė bėjnė mė mirė nė kėto raste, do heshtin. Ndėrkaq, shumica do tė festojnė plot gaz. Se askush nė botė nuk di ta festojė mė hareshėm se shqiptarėt, dhe kjo u provua nė 45 vjet komunizėm, diktaturėn si demokraci. Prandaj pse tė mos ngrenė dolli edhe pėr demokraturėn?
Shqip | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com