Albatlanta

Liria e Presidentit
Adrian Thano

Me njė ceremoni ku ra nė sy shpėrfillja e Presidentit ikės pėr tė ftuarit politikė dhe kujdesi i Presidentit bujtės nė radhitjen e falėnderimeve zyrtare, - mes dy-tre gafave karakteristike qė nuk mungojnė kurrė nė ceremonitė tona, gjėmimit tė topave dhe errėsirės sė lagjeve pėrbri, -nė Pallatin e Brigadave, disa qindra tė ftuar morėn pjesė nė hyrjen pėr herė tė parė nė Pallatin Presidencial tė familjes Topi. Bamir Topi ėshtė tashmė Presidenti i ri i Shqipėrisė sė vogėl.

Ajo qė z.Topi duhet tė ketė kuptuar kėto ditė ėshtė qė sfidėn reale ai do ta ketė pikėrisht me ato cilėsi tė personalitetit tė tij, qė e kanė renditur nė toplistėn e preferencave nė dy-tre sondazhe tė fundit popullore. Nuk ėshtė ēudi pse z.Topi del ndėr mė tė votuarit nė kėto sondazhe. I tillė ishte z.Rama p.sh., kur nuk kishte futur ende kokė e kėmbė nė politikė, por kalonte mė shumė kohė nė rrugėt nė ndėrtim tė Tiranės.

Praktikisht z.Topi nuk ka qenė (deri nė ceremoninė e djeshme) “brenda gardhit” tė pėrbaltjes sė pėrditshme qė prodhon kusia politike e Tiranės, pikėrisht sepse nuk ka patur post menaxhues pushteti (dhe fondesh patjetėr), e pėr rrjedhim ka qėndruar jashtė interesave qė prodhojnė dafina ose baltė. E ka patur tė lehtė, si me thėnė, tė ruajė qetėsinė, urtėsinė, butėsinė, integritetin etj. Nė fund tė fundit, s’tunden malet me pėrralla! Tashmė ėshtė ndryshe. Ai do tė ketė rast nga pozicioni i ri politik tė testojė kėto cilėsi tė personalitetit tė tij, qė e kanė mbajtur deri tani larg sportit tė preferuar tė politikės sė Tiranės: pėrbaltjes. Pėr fat tė mirė apo tė keq, kupėn e rekordmenit nė kėtė kategori, e mban vetė kryetari i ish-partisė sė Presidentit. E mbi tė gjitha ai do tė ketė rast tė ruajė kėto cilėsi tė vyera, pėrballė presionit tė pritshėm tė atyre qė e konsiderojnė veten (dhe qė konsiderohen tė tillė edhe nga njė pjesė e madhe e publikut) “kumbarėt” e tij presidencialė, Berisha e Nano.

Sė pari, duhet thėnė se fakti qė Presidenti i ri ėshtė produkt i njė marrėveshjeje mes kėtyre tė dyve, i krijon njė goxha kompleks sjelljes sė ardhshme politike tė Presidentit. Sidoqoftė, do tė jetė ai qė do na tregojė nėse do mundet ta mposht kėtė kompleks e nėse do ketė dėshirėn dhe fuqinė tė veprojė larg ndikimit tė njė Berishe gjithnjė e mė durim-humbur, nė tendencėn pėr tė justifikuar dėshtimet nė qeverisje me pamundėsinė pėr tė kontrolluar institucionet.

Ky Berishė i 2007-ės, me gjithė pėrpjekjet e pėrditshme e tė mundimshme pėr t’i shtuar ndonjė nuancė bardhezisė sė tij tė lodhshme tė diktatit, nė thelb mbetet njė individ qė politikėn e ka pėrjetim shpirtėror, copėn big nė puzzle-n e personalitetit tė vet. Kėsisoj ėshtė njė politikan qė nuk mund tė qeverisė pa kontrolluar. E nėse nuk kontrollon, pushon sė qeni Berishė, e si i tillė nuk do ti hynte mė nė punė askujt. Ndaj z.Topi ka ditė tė vėshtira pėrpara. Njė nga deklaratat e para tė Berishės, jo rastėsisht ishte “nuk do pėrdor Presidentin pėr revansh”. Domethėnė po tė dojė, ky e pėrdor… Do tė mjaftonte edhe vetėm kaq, qė tė kuptosh ēfarė lakrash ka nė kokė Kryeministri.Por le tė shpresojmė qė z.Topi do tė mundet tė dalė nga rrethimi. Tani pėr tani ai ka pėrreth vetėm njė gardh buzėqeshjesh e rrahje shpatullash. Por me siguri (nėse ai do sillet si President i vėrtetė) ky do bėhet njė gardh hunjsh e mė vonė njė mur guri, nga brenda tė cilit ish-partia e tij nuk do pėrtojė t’i lėshojė mė sė paku gurė e shigjeta, siē ka ndodhur lodhshėm me tė gjithė ata qė i dalin kundėr “tė parit tė pagabueshėm”. Doktori duhet tė pushojė sė qeni Doktori pėr Presidentin tonė tė ri.

Z.Topi duhet ta dijė tashmė se Berisha e Nano kanė dėshmuar qė vijimin e sundimit tė tyre politik nuk e lidhin asfare me atė qė kanė bėrė e po bėjnė pėr kėtė vend (po tė ishte ky kuti matės - atėherė ky vend-katastrofė do tė ishte mėse i mjaftueshėm, qė kėta dy arlekinė ta ndiqnin ceremoninė e presidentit shqiptar tė 2007-ės nga ndonjė karrige lėkundėse kashte pėrballė TV, dhe jo nga rreshti i parė dhe i dytė i tė ftuarve) - por e lidhin me ato qė ata i konsiderojnė (pak rėndėsi ka termi) “detyrime” qė politikanė tė vjetėr e tė rinj, tė vegjėl e tė mėdhenj, u kanė kėtyre nė karrierėn e tyre politike. Kanė besuar e vepruar pikėrisht sipas kėtij parimi. Mendojnė se janė dera, dritarja, kuzhina, dhoma e gjumit, haleja, bodrumi, pra gjithēka qė mund tė jetė “shtėpia politike shqiptare”. A nuk thoshte ca muaj mė parė Berisha para njė grupi pedagogėsh: “Doni tė futeni nė politikė ju! Po, po tė doni tė futeni nė politikė, ju fus unė nė politikė juve, po nuk ėshtė kėtu puna…”. E, a nuk thotė shoku Fatos qė “Edin e mori nga Parisi me thonjtė e paprera…” kurse Ilirin e ka “rritur vetė”, a thua se bėhet fjalė pėr ndonjė manar, dhe se “PS ia paska borxh kandidimin pėr President” etj., si kėto. Kėshtu qė z.Topi mund tė jetė i sigurt (sikurse ka shumė gjasa ta ketė menduar kėto ditė) qė Berisha apo Nano janė nga ata burra qė kur t’i bien celularit tė Presidentit, do t’u pėlqente tė mos dėgjonin asnjėherė pėrgjigjen “Jo”.

Pikėrisht, tek kjo liri pėr tė thėnė “Jo”, kur duhet thėnė “Jo”, do tė nisė sfida e vėrtetė presidenciale e z.Topi. A do tė zgjedhė ai njė pavarėsi false apo njė pavarėsi reale? A do tė jetė Presidenti ynė i Lirė? Sigurisht qė nuk ka vlerė qė ai tė duket i lirė. Ai duhet tė jetė i tillė. Dhe z.Topi e ka staturėn pėr tė qenė njė President i lirė. Nėse nuk do mundet, keq pėr tė, keq pėr tė gjithė ne. Liria e tij do jetė lehtėsisht e kuptueshme. Ai qė e ka trupin e drejtė, nuk ka frikė se i del hija e shtrembėr. E veē kėsaj, Shqipėria ėshtė njė vend i vogėl. Por mbi tė gjitha, Berisha e Nano nuk janė nga ata qė janė mėsuar tė mbajnė gjatė vrerin brenda.
Shekulli | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com