Albatlanta

A na e mban stomaku relativizimin e vlerave historike?!
Gjergj Erebara
Sa pėr hyrje

"Kur Zoti braktisi ngadalė vendin nga ku kishte dirigjuar Universin dhe rendin e tij tė vlerave, duke ndarė tė mirėn nga e keqja dhe duke i dhėnė kuptim ēdo gjėje, Don Kishoti doli nga shtėpia e tij; por nuk ishte ende nė gjendje pėr tė njohur botėn".

Burimi: Milan Kundera, Arti i Romanit

Mjaftoi njė deklaratė e tipit "direktivė nga lart" nga ana e Kryeministrit, qė termi "rishikim i historisė" tė thithte debat nė tė gjitha krahėt. Nuk ka se si tė ndodhė ndryshe nė njė vend ku historia u shkrua nė tėrėsi nė kohėn e ēmendurisė dhe, siē ndodh nė vendet e prapambetura, tė dhėnat historike shėrbejnė si legjitimim pushteti. Pėr rrjedhojė, binomi nacionalizėm-legjitimim pushteti, krijoi njė histori qė i ndau njerėzit qė kanė jetuar nė kėtė truall nė tė mirė dhe tė kėqij, qė nga lashtėsia deri nė ditėt tona.

Problemi nuk ėshtė te rishikimi i historisė (qė ėshtė njė fenomen qė ndodh ēdo ditė), por te konteksti. Personi qė beson se historia duhet rishikuar dhe jep pėr kėtė njė direktivė, duket se ka problemin qė nuk i pėlqen ky apo ai, tė paraqitur si "tė mirė" te historia ekzistuese apo ai tjetri i paraqitur si "i keq".

Dalja e shqiptarėve nga libri i historisė qė vijon tė mėsohet nėpėr shkolla, i ngjan eksperiencės sė Don Kishotit. Nė mungesė tė sė mirės supreme dhe tė sė keqes supreme, njė analizė duhet tė pėrcaktojė se sa e mirė dhe sa e keqe ishte ajo figurė historike apo ajo periudhė.

Kėtu punėt sėrish ngatėrrohen, sepse qė nga vitet '60, bota e historianėve kanė hequr dorė nga dallimi i sė mirės dhe tė keqes dhe i kanė hyrė punės tė dallojnė shkakun dhe pasojėn e ngjarjes historike.

Sapo u dha direktiva se "historia duhet tė rishkruhet", njė numėr i madh njerėzish ngatėrruan ndjesitė personale me historinė. Nga politikanėt, te njerėzit e thjeshtė, tė gjithė filluan tė kėrkojnė rehabilitimin historik tė gjyshit tė filanit dhe tė fistekut, si njė detyrė qė i lind, kush dreqin e di se kujt, tashmė qė hartimi i historisė mė nė fund nuk ėshtė monopol i shtetit, por i studimeve private.

Ėshtė fare normale qė individė tė ndryshėm tė dėshirojnė t'i tregojnė publikut vlerat e patreguara tė zyrtarėve tė ndryshėm tė shtetit qė nga pavarėsia, qofshin kėto edhe gjyshi apo katragjyshi. Por metodat e pėrzgjedhura, nuk ndryshojnė fare nga ajo metodė qė hartoi kėtė histori qė kemi.

Kjo ėshtė njėra anė e medaljes. Ana tjetėr ėshtė se, a na e mban stomaku relativizmin e tė vėrtetave historike?! Problemi fillon nė faktin se tė vėrtetat supreme historike qė ne njohim sot, kanė ngrėnė mijėra faqe shkrime dhe shekuj tė tėrė pune nga ai grup studiuesish qė tashmė rrezikojnė tė ndahen nė dy krahė: nė ata qė do tė mbrojnė ēfarė kanė bėrė nė 50 vitet e fundit dhe nė ata qė do tė sulmojnė ēfarė ėshtė bėrė. Kėtu puna shkon pėr dreq. Kush fiton zgjedhjet, fiton kreun e atyre pak institucioneve "shkencore" qė kanė mbetur e rrjedhimisht, fiton edhe tė vėrtetėn supreme, tė vėrtetėn pėr tė thėnė kush ka qenė i mirė dhe kush ka qenė i keq nga shqiptarėt qė kanė bėrė emėr. Pjesa tjetėr e popullatės do tė bjerė nė retorikėn e "gjyshi im nuk ka qenė ashtu si e ka paraqitur historia".

Nė rast se heqim aspektin nacionalist, hyjmė nė njė drejtim ku do ta ndjejmė veten akoma mė keq, njė Donkishot qė ka dalė pėr tė kuptuar tė vėrtetėn. A jemi me tė vėrtetė pasardhės tė Ilirėve?! Po nėse nuk jemi pasardhės tė tyre, a ndryshon ndonjė gjė nė jetėn tonė?! Mjaftojnė kėto dy pyetje pėr tė kuptuar se e ashtuquajtura "rishkrim i historisė" ėshtė njė lloj ushqimi qė vėshtirė se mund tė tretet nga stomaku ynė i dobėt, sė paku edhe pėr njė shekull tjetėr. Dhe pėr mė tepėr, ē'kuptim ka tė shtrosh njė pyetje tė tillė kur sakaq, me direktivė nga lart, disa mijėra faqe libra janė shkruar pėr tė vėrtetuar se ne jemi pasardhės tė Ilirėve? Dhe ēfarė kuptimi ka tė kėrkojmė tė vėrteta relative historike kur jetojmė nė Ballkan, njė rajon ku tė gjithė i mėsojnė disa ēmenduri historike fėmijėve tė vet, nga ato ēmenduri qė habisin tė gjithė studiuesit e huaj?!

Te historia e re, situata ėshtė mė e dhimbshme. Ajo mbart makthe nė ndėrgjegjen e tė gjithė shqiptarėve. Dikush e ka patur gjyshin partizan, dikush ballist, dikush shtetar dhe dikush bandit. Thirrja zyrtare pėr rishikimin e historisė i mbush tė gjithė me zemėrim. Kanė tė gjithė njė hesap tė pambyllur. Thirrja pėr rishikim ėshtė si njė thirrje pėr gjyq, ku dikush, pėr tė njėjtat arsye tė pėrfitimit politik, do tė marrė pėrsipėr tė shajė dikė e tė lavdėrojė dikė. Nėse muhabeti i "rishkrimit zyrtar" do tė pasohet nga veprime konkrete, atėherė, z.Berisha do tė na bėjė edhe njė dhuratė tė ēmuar: do ta kthejė tė gjithė vendin nė njė Parlament tė madh tė ēmendurish ku palėt akuzojnė njėri-tjetrin pėr gjėra boshe, jo mė se kush ėshtė hajduti, por se si e ka patur gjyshin.

Nė njė farė mėnyre, pa patur nevojė pėr thirrjen e Berishės dhe pa patur nevojė pėr vulėn zyrtare, historia jonė e re po rishkruhet ēdo ditė. Gazetat publikojnė vazhdimisht fakte mbi historinė e pas-pavarėsisė. Libra tė shumtė nxjerrin nė dritė figura tė harruara, tė mohuara apo tė super-akuzuara nga historia zyrtare. Kjo ėshtė e pashmangshme. Pėrshkrimi i Mbreti Zog p.sh., nė studimet e vendėsve dhe tė tė huajve, ėshtė njė e vėrtetė relative mbi njė njeri qė pati shumė merita e shumė mangėsi. Nuk ka nevojė qė ndonjė vulė zyrtare tė pėrcaktojė se sa i mirė e sa i keq ishte. Kjo ėshtė njė lloj pune, qė nuk ka nevojė as pėr gjaknxehtit qė sulmojnė njėri-tjetrin nėpėr gazeta. Dhe, siē besojnė disa, dihet se gjaku i njė populli do nja 40 vite qė tė ndėrrohet. Deri atėherė, do tė vijojmė tė ushqejmė politikė me makthet kombėtare.
Shekulli | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com