Albatlanta

Pavarėsia nuk falet
Esat Stavileci
Ndėrkohė qė politikanėt vendės deklarojnė se 120-ditėshi ėshtė "shtyrja e fundit" dhe se "nuk do tė ketė shtyrje tė tjera" pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė Kosovės, shtyrja e re "troket nė derė". Nė tė vėrtetė, pėr ata qė e kishin kuptuar drejtė fjalėn e ndihmėssekretarit amerikan tė Shtetit, Daniel Fried, tė shprehur njė muaj mė parė se "e ardhmja e Kosovės mund tė zgjidhet nė muajt qė i paraprijnė takimit tė ardhshėm tė Aleancės sė Veriut Atlantik", paralajmėrimi se "pavarėsia e Kosovės vjen nė pranverėn 2008" nuk do tė duhej tė paraqiste ndonjė befasi. Ata nuk do tė duhej tė befasoheshin edhe nėse "pranvera vonohet", duke pasur parasysh tė gjitha vonesat qė kanė ndodhur deri mė tash nė procesin e "zgjidhjes sė ēėshtjes sė Kosovės".

Takimi i ardhshėm i Aleancės Veri-Atlantike nė prill 2008, nuk duhet tė ndahet nga disa zhvillime tė tjera qė pritet tė ndodhin nė pranverėn 2008, e qė mund tė jenė mė shumė ndikim nė rrjedhat e procesit rreth sė ardhmes sė Kosovės. Shtyrja e re qė "troket nė derė" bėhet e "themeltė" pėr shkak tė njė zhvillimi tjetėr tė paralajmėruar pėr muajt e pranverės nė Rusi, vendin qė nuk ndryshon mendje dhe qė nuk ka ndėrmend tė ndryshojė mendje nė lidhje me tė ardhmen e Kosovės. Nė tė vėrtetė, Perėndimi qė edhe vetė "ka humbur rrugėn nė oborrin e vet" nė lidhje me Kosovėn, "ėshtė i interesuar pėr rezultatet e zgjedhjeve nė Rusi, qė do tė mbahen mė 9 mars 2008". Ndoshta nuk kam tė drejtė tė gjykoj nė atė mėnyrė, por Perėndimit sikur i "mirėvjen" ky zhvillim pėr "tė blerė kohė", pėr tė satėn herė, rreth Kosovės. Nė Kosovė kanė filluar t‘i numėrojnė shtyrjet qė janė bėrė deri mė sot dhe kanė humbur guximin qė tė bėjnė parashikimet pėr kohėn e "zgjidhjes sė ēėshtjes sė Kosovės".

Vetėm brendapėrbrenda kėtij viti ndodhėn tri shtyrje tė procesit. Sė pari; zgjidhja u paralajmėrua pėr pranverė, e pranvera "iku" pa shijuar "bukurinė" e saj. Sė dyti; zgjidhja u paralajmėrua pėr verė, e vera "po ik" nė thatėsi tė madhe. Sė treti; zgjidhja u paralajmėrua pas 120 ditėsh tė "negociatave shtesė", por sipas "lojės qė kanė pėrgatitur kundėrshtarėt", nuk ka gjasa qė "tė shėnohet gol" nė asnjėrėn prej portave, prandaj do tė luhen "minutat shtesė" (lexo ditėt, javėt, muajt shtesė) pėrderisa gjyqtari i takimit "tė mos akordojė ndonjė penallti", qoftė edhe tė paqenė, nė mėnyrė qė ndeshjen "ta mbyllė me ndonjė rezultat" qė do tė shėnonte mbarimin e lojės", qoftė edhe me pakėnaqėsinė e ndonjėrės prej ekipeve. Gjykuar sipas rrjedhave qė "ka marrė procesi" duken tė pamatura dhe naive deklaratat e politikanėve vendės se, "nuk do tė ketė vonesa tjera", se statusi i Kosovės "do tė zgjidhet deri nė fund tė vitit" e tjera tė ngjashme. E kemi thėnė me njė rast se qė ta mbash fjalėn ėshtė mė sė miri qė tė mos e japėsh. Politikanėt vendės duhet ta vrasin mendjen se pas ēdo veprimi tė bashkėsisė ndėrkombėtare pasojnė procedurat qė marrin kohė.

E para; ėshtė paraparė qė, kur periudha 120-ditėshe tė pėrfundojė mė 10 dhjetor 2007, Treshja t‘i dorėzojė njė raport Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB-sė, Ban Ki Moon. E dyta; pasi ta ketė marrė raportin prej Treshes, Sekretarit tė Pėrgjithshėm Ban Ki Moon do t‘i duhej njė kohė pėr tė gjykuar pėr hapat e mėtejshėm, veēanėrisht nėse nuk do "tė arrihet njė kompromis ndėrmjet palėve", e pėr blerje tė reja tė kohės tė kėrkohet qė "tė bėhen pėrpjekje tė reja pėr afrim pikėpamjesh ndėrmjet palėve", pa gjasa se kjo do tė mund tė bėhej ndonjėherė. Ndoshta atėherė nė Kosovė do tė kuptohet se me tė, nė fakt, po zhvillohet "njė lojė", pėr rrezikun e sė cilės Grupi Ndėrkombėtar i Krizave ka paralajmėruar nė raportin e tij tė fundit pėr Kosovėn. Ndėrkohė, ne nė Kosovė do tė duhej tė ndėrgjegjėsoheshim se pėr Kosovėn nuk mund tė vendosė askush tjetėr pėrveē se vetė dhe vetėm Kosova; se pavarėsia kurrė nuk falet, por se ajo duhet tė fitohet dhe se ėshtė shumė i gabuar gjykimi se me Kosovėn dhe rreth saj "gjithēka ka pėrfunduar" dhe se ne duhet tė presim vetėm ditėn "kur do tė festojmė" pavarėsinė dhe sovranitetin e plotė, nė gjithė territorin e Kosovės", pa vra mendjen, sė paku pėr pjesėn veriore, se atje serbėt "jetojnė krejtėsisht tė veēuar nga shqiptarėt; se shpalosin tjetėr flamur; se pėrdorin njė tjetėr valutė; se pėrdorin njė tjetėr gjuhė dhe se marrin urdhra nga njė tjetėr qeveri nga shqiptarėt"; pa vra mendjen se bashkėsia ndėrkombėtare po i privon shqiptarėt dhe vetėm shqiptarėt, nga njohja, garantimi dhe mbrojtja ndėrkombėtare e sė drejtės sė tyre pėr vetėvendosje qė ėshtė njė e drejtė e natyrshme etnike, historike e politike, e ligjshme, qoftė juridikisht, qoftė politikisht dhe pa vra mendjen se shqiptarėt, duke mos qenė vetė asnjėherė pushtues, pretendimet e veta nuk i kanė jashtė hapėsirės sė tyre etnike.
SHQIP | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com