Albatlanta

Pse ėshtė nė krizė humanizmi social?
Gėzim Tushi
Humanizmi dhe solidariteti nė shoqėrinė shqiptare, ziejnė pėrbrenda njė krize tė thellė. Nuk ka qenė e mundur tė parashikohej, se cila do tė ishte forma konkrete qė do tė merrte shoqėria shqiptare nė rrugėn e demokratizimit tė saj, cilat do tė ishin relacionet e transformuara midis njerėzve. Ėshtė e vėrtetė, nuk ėshtė "marksiste", qė ndryshimi i sistemit tė vjetėr ekonomik, solli relacione tė reja humane dhe sociale nė marrėdhėniet midis njerėzve. Nga shoqėria e "barazisė nė varfėri", po kalojmė nė shoqėrinė e "pabarazisė nė pasuri". Shumė ndjenja false tė sė kaluarės, si humanizmi dhe solidariteti socialist, tashmė janė shembur pėrtokė. "Ketmanėt" (besime politike okulte) tė krijuara me zor nga politika totalitariste, e dėshmuan veten tė pafuqishėm, pėrballė shoqėrisė sė lirė dhe ekonomisė sė tregut. Pikėrisht pasojat komplekse tė kėtij ndryshimi, kanė ndikuar ndjeshėm nė shpėrthimin e ndjenjave tė reja qė kanė mbėrthyer shoqėrinė shqiptare. Pėrfytyrimi i gabuar, iluzioni i distancės midis "realitetit dhe horizontit", tė demokracisė ėshtė njė nga shkaqet e pasojave sociale qė po pėrjeton shoqėria aktuale. Kėto realitete dhe pasoja sociale dhe individuale qė kalojmė, nuk janė tė panjohura pėr shoqėrinė moderne bashkėkohore. Kriza e jetės borgjeze ėshtė fenomen global. Ajo po shtron rrėnjėsisht problemin e krizės sė humanizmit, ka thėnė filozofi francez Edgar Morin.

Baza kryesore e krizės sė humanizmit dhe solidaritetit nė shoqėrinė tonė tė re, qėndron nė shembjen e besimeve tė vjetra, tė dogmave politike apo siē thuhet tani nė politologjinė moderne tė "mitologjive tė mėdha". Janė disa kriza tė lidhura me njėra-tjetrėn, qė i pėrjetojmė tė gjithė nė shoqėrinė shqiptare, tė cilat "ushqejnė njėra-tjetrėn", qė nė thelb pasqyrohen si krizė e njeriut, krizė e humanizmit dhe e solidaritetit social. Nė mendimin sociologjik bashkėkohor, ka vlerėsime tejet pesimiste, qė deklarojnė se "bota nuk ecėn drejt humanitetit, por drejt dehumanizimit dhe tjetėrsimit tė hapur" (Alia Izetbegovic).

Sociologėt dhe analistėt e problemeve sociale tė shoqėrisė moderne, janė tė mendimit, se ato janė nė thelb "krizė historike e koncepsionit dhe e misionit tė njeriut modern". Askush nuk mburret me faktin qė ndjenjat e gėnjeshtėrta tė humanizmit dhe solidaritetit socialist, tashmė janė zhdukur dhe vendin e tyre e ka zėnė egoizmi personal, lufta pėr para dhe pushtet, individualizmi ekstrem, indiferenca totale pėr fatin e tjetrit, reduktimi progresiv i ndjenjės sė humanizmit dhe solidaritetit qytetar, frika dhe pasiguritė pėr tė nesėrmen, etj. Shoqėrinė tonė tashmė e kanė "kapluar" tė gjithė sėmundjet e modernitetit. Njerėzit po kalojnė njė proces tė "ftohjes progresive" me njėri-tjetrin. Kjo sindromė ka hyrė edhe nė institucionin mė intim tė "sigurisė morale" tė shoqėrisė tonė, siē ėshtė familja. Fenomene si divorci, grindjet, vrasjet, egoizmi pronėsor, margjinalizimi i tė paaftėve, tė moshuarve dhe fėmijėve, tashmė nuk ėshtė njė "dukuri rastėsore". Relacionet e njerėzve brenda familjes dhe komunitetit, janė duke u reduktuar vazhdimisht. Familja po tenton tė bėhet gjithnjė e mė e "ngushtė, njėbėrthamore", duke larguar prej saj "anėtarėt e tepėrt", siē kanė filluar tė konsiderohen tė moshuarit. Komuniteti po bėhet gjithnjė e mė i ftohtė pėr fatin e mikut, fqinjit, bashkėqytetarit, kolegut tė punės. Tė gjithė kėto fakte dhe shumė tė tjera si kėto, tregojnė se shoqėria jonė ėshtė nėn ethet e dukshme tė krizės sociale qė ka mbėrthyer humanizmin dhe solidaritetin.

Padyshim, askush nuk mendon se mund tė bėhen aventura dhe tė kėrkohet qė tė "rivendosen" format e vjetra tė humanizmit, tė solidaritetit tė vjetėr. Kjo ėshtė jo vetėm e pamundur, por dhe absurde tė mendohet se mund tė ndodhė. Nė kushte tė njė shoqėrie tė re dhe tė relacioneve tė reja krejt tė ndryshme ekonomike, nuk mund tė pretendosh qė tė ruash format e vjetra tė lidhjes dhe relacioneve interpersonale midis njerėzve. Tani qė ka ndryshuar thelbi i jetės ekzistenciale. Relacionet midis njerėzve janė krejt tė reja, qė nuk i binden mė koncepteve dhe praktikave tė vjetra. Por kjo nuk do tė thotė se kjo shoqėri nuk ka nevojė pėr humanizėm dhe solidaritet tė ri. Ka, madje siē po e tregon realiteti ynė i vėshtirė, ka nevojė gjithnjė e mė shumė pėr tė ndihmuar njerėzit nė nevojė, qė jetojnė nė ethe dhe kriza tė vėrteta ekzistenciale. Natyrisht mund tė ketė ndryshuar forma e tyre e shfaqjes pėr shkak tė ndryshimit tė raporteve tė njeriut me pronėn dhe mjetet e prodhimit, por jo thelbi i tyre si instrumente sociale qė ndikojnė pėr mbėshtetjen e njerėzve nė nevojė nė familje, komunitet apo nė shoqėri. Forma ndryshon, por thelbi dhe funksioni i tyre social mbetet. E gjithė ēėshtja ėshtė qė jo tė heqim dorė nga kėto instrumente tė nevojshme tė humanizmit dhe tė solidaritetit social, por t'i bėjmė mė efektive, mė adekuate me realitetin e ri tė shoqėrisė tonė.

Kėto probleme janė sot nga gjėrat mė tė diskutueshme, nga pikat mė tė dobėta tė sistemit demokratik, i cili krijon hapėsira tė gjėra pėr shoqėrinė nė tėrėsi, pėr njerėzit e aftė, vitalė, ambiciozė e tė guximshėm, por krijon "handikape" jo tė vogla pėr njerėzit e sėmurė, tė vetmuar, pa pėrkrahje, tė cilėt kanė nevojė pastaj pėr humanizmin e shoqėrisė dhe "dorėn sociale" tė shtetit. Sipas mendimit tim, nuk kemi ēfarė t'i bėjmė shoqėrisė nė tėrėsi, e cila tashmė ka filluar dhe me sa duket do tė vazhdojė tė reduktojė shpirtin e saj humanist dhe solidaritesk. Kėto dukuri sociale shpesh kanė natyrė spontane dhe janė jashtė kontrollit tė shoqėrisė dhe tė shtetit. Nė konceptin modern tė "shtetit social", tashmė kur flitet pėr humanizėm dhe solidaritet nuk kihet shumė parasysh ai qė ėshtė vetėm personal apo vullnetar, tė cilat natyrisht janė tė nevojshme dhe tė pazėvendėsueshme. Por krahas humanizmit dhe tė solidaritetit konkret, tė pamohuar ėshtė i pranishėm dhe buron nga ekzistenca e strukturave tė tilla funksionuese sociale si familja, komuniteti, institucionet fetare, shoqėria civile, etj., ėshtė e domosdoshme, e nevojshme dhe imperative qė tė pėrpunojmė konceptin dhe tė gjejmė mekanizmat e njė solidariteti mė tė gjerė, qė me tė drejtė, filozofi i madh gjerman i ditėve tona Jurgen Habermas, e quan "solidaritet qytetaresk". Sipas tij, solidariteti modern i kohės sonė ėshtė abstrakt qytetaresk, qė vepron nė "kufijtė e shtetit nacional", i kuptueshėm vetėm me anė tė ndėrmjetėsimit tė ligjit.

Madje, ai ka njė koncept mė universal pėr kėto ndjenja, duke gjykuar se "solidariteti qytetaresk" duhet tė jetė i zgjeruar tej kufijve ekzistues kombėtarė. Nė kėtė kontekst, duket se reduktimi i humanizmit dhe solidaritetit social tė strukturave sociale, po bėhet njė "barrė" e re pėr shtetin, i cili veē detyrave dhe pėrgjegjėsive tė tjera, i duhet, madje ėshtė i detyruar tė llogarisė edhe "faturėn e humanizmit social", pėr njerėzit qė janė nė nevojė, qė nuk kanė mbėshtetje nė solidaritetin organik qė japin strukturat e vogla, qė nuk janė pjesė e shtetit. Kjo ėshtė pjesa e determinuar e shtetit social, e cila pėrfaqėsohet nga shpenzime qindra millionė dollarėshe tė "asistencės sociale", me punėsimin e mijėra njerėzve nė struktura dhe institucione sociale, qė plotėsojnė "funksionin e munguar" tė humanizmit dhe solidaritetit tė kėrkuar nga familja, komuniteti apo shoqėria. Padyshim kjo kosto sociale e shtetit, ėshtė pasojė e faktit se demokracia jonė ende nuk ėshtė e plotė, funksionuese, efektive. Demokracia efektive ėshtė ajo e cila mund tė vendoset duke formuar mijėra grupe tė vogla qė komunikojnė reciprokisht, me humanizėm dhe solidaritet social.

Tani nuk ka mė dyshime, jemi nė situatėn moderne dhe shpesh krijohet ideja se jemi tė pafuqishėm para realiteteve shoqėrore dhe ekonomike, qė vetė i kemi krijuar, por qė ėshtė e vėshtirė pėr t'i kontrolluar. Nėse nuk punojmė pėr tė ndalur pasojat e ēmendurisė sociale dhe tė ndėrtojmė shoqėri minimalisht humaniste dhe solidare, nė tė cilėn njeriu do tė sillet me njeriun me dashuri, atėherė situata sociale ka pėr tė qenė mė e agravuar. Nuk mė harrohen fjalėt e shkėlqyera tė shkrimtarit nobelist japonez Kavabata, i cili njė vit para vetėvrasjes, e karakterizon kėshtu kėtė realitet tė shoqėrisė moderne :"Njerėzit nga njėri-tjetri janė ndarė me mur betoni,qė pengon ēdo rrjedhė tė dashurisė. Tema e vetmisė, e tjetėrsimit dhe dehumanizimit ėshtė bėrė universale. Kudo po flitet pėr mossuksesin dhe dėshtimin e njeriut nė civilizim".
Shekulli | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com