Albatlanta

Pronat, hetim tapive false
Gazeta 'Shqip'
Asnjė kėrkesė pėr kompensim nuk do tė pranohet pas 1 tetorit 2007. Maho: S‘ka mė shtyrje afati. Digjet kush nuk ka aplikuar

Pronat, hetim tapive false

Pesė dokumentet qė duhet tė paraqesin ish-pronarėt. Procedurat dhe kufizimet

Subjektet e shpronėsuara, tė cilat nuk kanė realizuar ende tė drejtėn e tyre tė pronėsisė, duhet tė nxitojnė pėr tė depozituar kėrkesat e tyre pranė zyrave rajonale tė kthimit dhe kompensimit tė pronave nė nivel qarku, pasi afati zyrtar pėrfundimtar pėr depozitimin e tyre ėshtė 1 tetori i kėtij viti. Lajmin e ka bėrė tė ditur drejtori i Pėrgjithshėm i Agjencisė sė Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave, Besnik Maho. Kjo agjenci nuk do tė lejojė qė tė ketė shtyrje tė afatit tė dorėzimit tė dosjeve dhe se dokumentet e dorėzuara deri tani do tė verifikohen nė mėnyrė tė rreptė pėr tė shmangur falsifikimet. Ndėrkohė qė ka pėrfunduar harta e vlerės sė tokės pėr Qarkun e Gjirokastrės dhe Beratit.

Afati

Kush nuk ka bėrė kėrkesė deri nė fillim tė kėsaj vjeshte, do tė humbasė pėrgjithmonė kompensimin. Ēdo i interesuar qė kėrkon tė kompensohet pėr pronėn e tij sipas ligjit dhe qė nuk ka bėrė ndonjė hap deri mė tani, ėshtė i detyruar qė tė paraqesė dokumentacionin e nevojshėm deri mė 1 tetor. Nė tė kundėrt, e drejta pėr kompensim humbet njė herė e pėrgjithmonė. Ish-pronarėt kanė tė drejtė tė aplikojnė pranė zyrave rajonale tė Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave nė qarqe, ndėrsa kėrkesa do tė duhet tė jetė e mbėshtetur sipas dokumentacionit pėr njohjen, kthimin dhe kompensimin e pronave. Procedurat pėrcaktojnė qė nė dosjen e tyre tė interesuarit duhet tė kenė njė vėrtetim tė pronėsisė, tė lėshuar nga zyra e Regjistrimit tė Pasurive tė Paluajtshme, pėr efekt tė kthimit dhe kompensimit tė pronave dhe dokumentin kadastral.

Ligji

Nė bazė tė nenit 17, Kėshilli i Ministrave ka pėrcaktuar afatin pėrfundimtar qė subjektet e shpronėsuara, pėr fitimin e tė drejtave tė parashikuara nga ky ligj, kanė tė drejtė tė depozitojnė kėrkesa tė reja pėr kompensim deri nė datėn njė tetor tė kėtij viti. Zyra e AKKP-sė nė qendėr shqyrton kėrkesėn pėr kompensim, jo mė vonė se 3 muaj nga data e regjistrimit tė saj. Nė rast se zyra e AKKP-sė nė qendėr e ka tė pamundur tė vendosė brenda kėtij afati, ajo njofton subjektin e shpronėsuar dhe me vendim tė arsyetuar mund tė shtyjė afatin pėr njė periudhė jo mė shumė se 30 ditė. Kėrkesa e subjektit tė shpronėsuar depozitohet drejtpėrdrejt nė institucion, apo nėpėrmjet postės dhe evidentohet nė regjistrin e protokollit tė institucionit. Subjekti pajiset me vėrtetimin e regjistrimit tė kėrkesės. I njėjti afat dhe e njėjta procedurė ėshtė e vlefshme edhe pėr shqyrtimin e kėrkesės pėr njohje pronėsie pranė zyrės sė AKKP-sė rajonale. Nė zbatim tė kėtij ligji, Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave nuk do tė trajtojė me vendim ndonjė kėrkesė qė mbėshtet pretendimin e vet vetėm nė njė vendim gjyqėsor tė vėrtetimit tė faktit juridik tė
pronės mbi pasurinė e paluajtshme, nė kuptim tė nenit 388 tė Kodit tė Procedurės Civile. Tė gjitha aplikimet e mbėshtetura mbi vėrtetim fakti juridik do t‘u kthehen subjekteve brenda 30 ditėve nga depozitimi i tyre. Ekzekutimi i vendimit pėr kompensim financiar kryhet brenda gjashtėmujorit tė parė tė ēdo viti financiar. Kėshilli i Ministrave pėrcakton rregullat dhe kriteret pėr trajtimin e vendimeve tė kompensimit financiar.

vendimi

Pronat qė nuk kthehen

Nuk do tė kthehen pronat e paluajtshme, qė i shėrbejnė njė interesi publik dhe ato qė shėrbejnė pėr realizimin e detyrimeve tė shtetit shqiptar, qė rrjedhin nga traktatet dhe konventat, nė tė cilat shteti ynė ėshtė palė. Gjithashtu s`do tė kthehen ato prona tė cilat janė tė zėna sipas akteve ligjore. Nė rast se pronat e paluajtshme propozohen tė tjetėrsohen, ato u kalojnė subjekteve tė shpronėsuara kur kėto nuk janė kompensuar.

Etapat

Agjencia e Kthimit tė Pronave pėrcakton dokumentet pėr kthimin e subjekteve tė shpronėsuara

Dokumentet dhe procedurat qė ndiqen pėr kompensim

Pėrveē vėrtetimit tė pronėsisė, dokumentin kadastral, Kėshilli i Ministrave ka parashikuar qė tė interesuarit tė kenė dhe njė vendim gjyqėsor tė formės sė prerė, sė bashku me hartėn e pasurisė, tė vulosura me vulėn e gjykatės, dokumentin qė vėrteton heqjen ose marrjen e sė drejtės tė pronėsisė sė subjektit tė shpronėsuar nga shteti, sipas akteve ligjore e nėnligjore, vendimeve penale tė gjykatave ose nė ēdo mėnyrė tjetėr tė padrejtė, qė nga data 29.11.1944, apo dokumentin pėr pasuritė e paluajtshme tė shtetasve shqiptarė, tė krijuara pėrpara datės 7 prill 1939, tė cilat janė sekuestruar sipas nenit 14, tė ligjit nr. 37, datė 13.1.1945, "Ligji i tatimit tė jashtėzakonshėm pėr fitimet e luftės". Nė listėn e dokumenteve tė nevojshme bėjnė pjesė dhe vendimet e mėparshme tė ish-Komisionit tė Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave, tė marra sipas ligjeve nr. 7698, datė 15.4.1993, "Pėr kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronarėve" dhe nr. 7699, datė 21.4.1993, "Pėr kompensimin nė vlerė ose me troje tė ish-pronarėve tė tokave bujqėsore, livadheve, kullotave, tokave pyjore dhe pyjeve", vendimet e Komisionit/Komitetit tė Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave, tė marra sipas ligjit nr. 9235, datė 29.7.2004, "Pėr kthimin dhe kompensimin e pronės", tė ndryshuar, tė cilat janė marrė pėrpara hyrjes nė fuqi tė ligjit nr. 9583, datė 17.7.2006, "Pėr disa shtesa e ndryshime nė ligjin nr. 9235, datė 29.7.2004, "Pėr kthimin dhe kompensimin e pronės", tė ndryshuar. Tė interesuarit gjithashtu duhet tė kenė dhe dokumentin nga arkiva hipotekare, pranė zyrės sė Regjistrimit tė Pasurive tė Paluajtshme, dokumentin nga Arkivi i Shtetit Shqiptar, kur dokumentet, hipotekare apo kadastrale, janė tė depozituara nė tė, si dhe dokumentet qė vėrtetojnė shpronėsimin, konfiskimin apo shtetėzimin e pronės, dekretet e Presidentit, me objekt shpronėsimin e ish-pronarėve, si dhe ēdo dokument tjetėr ligjor, i nevojshėm pėr zgjidhjen e drejtė tė ēėshtjes.

Dokumentet pėr kompensim

Vėrtetimi i pronėsisė
Dokumenti kadastral
Vendimi gjyqėsor dhe harta e pasurisė
Dokumentacioni hartografik
Planvendosja e pronės
Shqip | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com